Nga Kushtrim JANINA, Historian
INDEKSI I EMRAVE NË SHKRIM SIPAS RENDIT
ALFABETIK:
Agim Zatriqi, Altin Ahmeti, Arbana Xharra, Arben Hasani, Arbër Gashi, Arsim
Bilalli, Astrit Gashi, Avni Spahiu, Babai i Beratit, Baton Haxhiu, Behxhet
Begu, Berat Buzhala, Djali i Ibrahim Rexhepit, Enver Robelli, Fadil Hoxha,
Flutura Bacaj, Gazmend Elshani, Gruaja e Nebi Maxhunit, Hasan Korrupsioni,
Hashim Thaçi, Ibrahim Rexhepi, Menduh Abazi, Mentor Shala, Nebi Maxhuni, Ramë
Maraj, Ridvan Berisha, Robert Bacaj, Resul Sinani, Sahit Zatriqi, Syzana Bytyqi,
Shaban Polluzha, Urim Ahmeti, Valmira Deliu, Viktor Buzhala, Xhym(y)r(i)et
Veliu.
MEDIAT DHE EKONOMIA: KRIMET E GAZETARËVE NË KOSOVË
Keqpërdorimet dhe Shantazhet e disa Gazetarëve kanë bërë që të gjithë
gazetarët të ndihen të turpëruar në shoqërinë Kosovare.
NJË QASJE GAZETARESKE ANTI-CENSURUESE
Ende nuk e kemi të qartë pse u bihet rrotull krimeve, keqpërdorimeve dhe
shantazheve të gazetarëve kur të gjithë gazetarët që ushtrojmë punë në ndonjë
medium Kosovar e dinë se kush janë të korruptuarit e mediave tona, madje në të
shumtën e rasteve ata kënaqen duke na treguar disa raste të shantazheve që u
bëjnë disa individëve.
Ne pajtohemi plotësisht me shkrimin e z. Robelli, – RAFINERIA PËR TORTURIMIN E
KOSOVËS – i përgatitur enkas për të vetmin medium publik RTK-në, i cili merr
buxhetin e çdo qytetari dhe në fund keqpërdor Televizionin për përfitime
personale duke ia filluar prej Drejtorit të Përgjithshëm Agim Zatriqi (i biri i
kryekriminelit komunist Sahit Zatriqi), Mentor Shalës, Resul Sinanit,
Xhym(y)r(i)et Veliut, bubazhelit Robert Bacaj (i afërt i Flutura Bacajt dhe
klanit të insekteve tjera në UNDP) etj., sepse edhe ky institucion është
publik, e mos të flasim për këta të vegjlit e emisionit Subvencione si Behxhet
Begu, Ridvan Berisha, Gazmend Elshani. Madje nëse i shikoni emisionet e tyre të
vie për të qarë se çfarë këta matrapazë u bëjnë njerëzve duke u përgatitur për
t’u mvesh e për t’i degraduar para qytetarëve për qëllime konkretisht të
partive politike, mirëpo nuk duhet të fajësohen partitë në këtë drejtim sepse
secili pushtet mundohet t’i blej matrapazët e tillë, të lirë, të pa moralshëm
dhe që nuk kanë dëgjuar për etikën gazetareske. Për këtë duhet të fajësohen ata
që u japin mundësinë për keqpërdorim këtyre matrapazëve si: Menaxhmenti,
Agjencioni Antikorrupsion, e një pjesë faji e kanë edhe ata të gjorët të cilët
u shkojnë në emision këtyre pakurrizorëve. Për fat dy televizionet tjera TV-21
dhe KTV qëndrojnë pak më mirë, të paktën duken më të pavarur.
Por për fat të keq nuk është vetëm RTK-ja. Shikoni mediat e shkruara, më të
mirat kanë ngelur Epoka e Re, Bota Sot dhe Infopress të cilat e kanë bërë të
qartë se u takojnë subjekteve të caktuara politike, ndërsa kulminacionin e
keqpërdorimeve e ka arritur e “PAVARURA” Gazeta Express qe po të kishte
drejtësi në Kosovë edhe pastruesit do të ishin në gjendje t’i fusnin në burgje
drejtuesit e saj. Këtë gazetë e kanë udhëhequr deri më tani dy “PATRIOTA”, për
të parin keni dëgjuar të gjithë; të madhin Baton Haxhiu i cili ka pranuar edhe
publikisht marrëdhëniet e tija me regjimin serb, ndërsa i dyti Berat Buzhala i
cili merret me Fadil Hoxhën e Shaban Polluzhën, e si duket ka harruar se gjatë
luftës Babai i tij si “PATRIOT” ishte marrë nga UÇK-ja por atë botë ishte
liruar me urdhër të Hashim Thaçit. Po si nuk ka turp ky llaskuc të shkruaj për
ata njerëz të cilët kanë dhënë shumë kontribute për këtë vend? Po pse Hasan
Korrupsioni nuk e shikon patundshmërinë e Tauregat e këtyre llaskucëve, po kjo
nuk do shumë koment. Mos t’i përmendim zagarët e tyre Viktor Buzhala (vëllau i
Beratit), Nebi Maxhuni, Arben Hasani e shumë të tjerë. Tani besoj po e kuptoni
mirë pse Berati si bir shpijuni dhe kolaboracionisti është bërë i Hashimit
sikur ta kishte pjellur Hashimi.
Kemi po ashtu gazetat si Kosova Sot e Zëri, të cilat politikën e tyre e kanë
drejtuar kah publikimet prej të cilave fatkeqësisht janë të varura dhe shkrimet
e gazetarëve për pushtetarët të cilat, ose i zbusin ose nuk i publikojnë fare
për hir të publikimeve.
Mediumi Koha Group i njohur si më i pavarur dhe më i shitur në Kosovë, ka
prodhuar klanin e Shantazherëve duke filluar nga Astrit Gashi (sipas disave i
njohur por jo i vërtetuar si Arbër Gashi “Director of Anti-Social Behaviour
Undercover Investigation” – megjithatë të dy janë persona të veçantë dhe të një
farefisi ose familjes së gjerë; është vërtetuar se Astriti shpesh e zëvendëson
në detyrë, por Drejtori është patriot i ndershëm e Astriti llaskuc i flliqt),
Ibrahim Rexhepi, Menduh Abazi, Arsim Bilalli, Arbana Xharra, Syzana Bytyqi, në
bashkëpunim me gazetarët e Gazetës Lajm: Altin Ahmeti (i afërt i kryemadhit
Urim Ahmeti), Valmira Deliu dhe Gazetës Express: Berat Buzhala, Viktor Buzhala,
Nebi Maxhuni, Arben Hasani etj.
Ky klan njëherit është klani i DR, MR, Profesorave të keqpërdorimeve dhe
shantazheve, me një fjale përgjegjës për nivelin famëkeq të mediave në vendin
tonë. Për të mos harruar dëmin që ky klan famëkeq i ka shkaktuar Politikës dhe
Ekonomisë, sa për ilustrim dëmi që i është bërë vetëm në një rast një Ndërmarrje
Publike PTK/VALA., p.sh. Astrit Gashi i Kohës Ditore (KD) i cili përmes
shantazheve punësohet në PTK bashkë me Menduh Abazin e KTV-së, Arsim Bilallin e
KD-së me djalin e Ibrahim Rexhepit (Ibrahimi ka kaluar nga KD në Lajm dhe tash
gjendet në Express), e tjerë. Ky llaskuc me kolegët e tij nuk ndalet me kaq në
kohën kur operatori i dytë IPKO hynë në Kosovë. Llaskuci Astrit Gashi, stopon
gjithë marketingun e Valës, i cili në atë kohë ishte përgjegjës, kishte
obligim, paguhej dhe i ushqente fëmijët nga parat publike të këtij institucioni
dhe krejt në fund pasi gjunjëzoi operatorin VALA kaloj tek operatori i dytë
IPKO sikur mos të kishte ndodhur asgjë, ndërsa sa ka marrë mjete për vete dhe
për llaskucët e tjerë, kjo mbetet të bëhet publike. Këta llaskuc në vend që të
shkruanin ndonjë rezultat pozitiv për këto ndërmarrje publike prej të cilave
merrnin mjete thuajse ditore, ata shpiknin dhe shkruanin zi e më zi dhe e
përcillnin me radhë Kohën Ditore, Expressin, Lajmi ose anasjelltas qe këto
shpifje të dukeshin sa më reale.
Kjo dukuri ka filluar edhe në KEK me të madhin Viktor Buzhala i cili së bashku
me klanin famëkeq kishte fundosur këtë ndërmarrje edhe ashtu në gjendje të
mjerueshme vite me radhë, tash i punësuar në të.
Nga ky klan famëkeq nuk shpëtoi as Aeroporti me shantazhet e tyre depërtuan të
punësoheshin edhe Altin Ahmeti, Shpiuni i Ramë Marës, siç njihet në shoqërinë
tonë, dhe atë në një pozitë të shpikur enkas për të, dhe Valmira Deliu, madje
kjo zyrtare e lartë e prokurimit. PA KOMENT!!! Për të vazhduar me Gruan e Nebi
Maxhunit e shumë e shumë të tjerë.
Duke pas parasysh që Media luan një rol kyç në zhvillimin e Institucioneve
Demokratike dhe zhvillimit Ekonomik të një vendi, e sidomos në kohën e
tranzicionit siç jemi ne, neve na vjen shumë mirë që Gazeta Express ka botuar
shkrimin famëkeq të Avni Spahiut, por mos të harrojnë se në një kohë të duhur
të gjitha faktet lidhur me dëmet që klani i lartpërmendur i ka shkaktuar
shoqërisë sonë, sidomos në aspektin Politik dhe Ekonomik, do të publikohen.
Ndoshta atëherë do ta kenë parasysh se sa laik dhe sa të pavlerë kanë qenë dhe
do të mbeten për shoqërinë Kosovare, në kurriz të të cilëve kanë blerë Shtëpitë
e Tauregat.
Për fatin e zi që Kosova ka me Agjencionin Prokorrupsion, i cili si zakonisht
nuk ka fakte për këto ndodhi famëkeqe edhe pse këto fakte i shohin edhe
qytetarët e rëndomtë, ne kemi fatin e mirë që kjo Agjenci është në pritje, që
një ditë Baton Haxhiu, Resul Sinani, Berat Buzhala e Gazmend Elshani te
vizitojnë këtë Agjencion e t’u deklarojnë mënyrën e blerjes së veturave luksoze
me pagat e tyre të larta të gazetarisë. Ata janë në pritje se Ibrahim Rexhepi,
Viktor Buzhala, Altin Ahmeti, Valmira Deliu, Nebi Maxhuni e shumë të tjerë do
t’u deklarojnë atyre se si i kanë shantazhuar menaxhmentet e Ndërmarrjeve
Publike për t’u punësuar vet dhe për t’i punësuar të afërmit e tyre. Ata
gjithashtu janë në pritje se disa nga këta mafiozë do të shkojnë një ditë dhe
t’u deklarojnë atyre se cilat shkrime për afera Korruptive të këtyre
menaxherëve i kanë futur në sirtar me kusht për t’u punësuar vet apo për të
punësuar dikë, madje ky agjencion është në pritje se këto ditë Astrit Gashi,
Menduh Abazi, Arsim Bilalli etj. do të bëjnë publike shifrën marramendëse të
mitos që ky klan ka marrë nga IPKO për të stopuar marketingun e VALA-s, në
mënyrë që IPKO të sigurojë klientelën e saj. Jemi të sigurt se posa këta
mafiozë të deklarojnë vullnetarisht para Agjencionit PROKORRUPSION për krimet e
rënda që i kanë bërë, ky Agjencion do t’i bëj publike.
Duke pas parasysh se në Kosovë tani për tani nuk ka vullnet institucional dhe
organe të mirëfillta juridike për t’i luftuar këto dukuri mafioze, mbetemi me
shpresë se qytetarët e Kosovës me kohë do të gjykojnë drejtë dhe nuk do e
fajësojnë gazetarinë Kosovare në përgjithësi.
Profesioni i gazetarit çmohet lartë në të gjitha vendet Demokratike dhe është
krenari të prezantohesh si gazetar. Fatkeqësisht, duke ju falënderuar këtij
klani MAFIOZ, ne tani turpërohemi që jemi gazetar.
Me shpresën se edhe në Kosovë do vij dita kur gazetari do krenohet me
profesionin e tij.
Kushtrim JANINA
(në emër të Gazetarëve të Pakorruptuar të Kosovës)
Koment në artikullin e një autori që më ka lënë përshtypje të mëdha me analizat
e tij:
http://unitedalbania.org/index.php?option=com_content&task=view&id=1133
Reagimi i Autorit:
http://lajme.dervina.com/archive/2474-2395:787/PO-PO-E-VERTETE.Mercenarizmi-cinik-ne-Kosove-plus-MERCENARI-ANONIM-KUSHTRIM-JANINA.htm
Përgjigje
reagimit të Autorit:
http://lajme.dervina.com/archive/9139-2675:330/PERGJIGJE-PER-ISA-MULAJ-HULUMTUES-TE-INSTITUTIT.htm