Ferman i Sulltan Mustafes III, viti 1733

14 views
Skip to first unread message

Hamdi Nuhiju

unread,
Feb 10, 2013, 6:48:58 AM2/10/13
to Shqiprim Arifi, Gazeta Shqiperia, cameria, kosova...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com, Alb Students, Hamdi Nuhiu
Sipas Fermanit te Sulltan Mustafes se III te vitit 1733, ferman i leshuar per zejtaret dhe nxenien e zejeve:

1. Nxenesi, te mjeshtri eshte i obliguar te mesohet dhe t`i adaptohet qetesise, karakterit te mire, urtesise, ndegjeses dhe sjelljes se mire, vetive pa te cilat nuk mund te behet mjeshter dhe te hape dyqanin e vet te pavarur si edhe te kete tryezen e mjeshtrit.


2. Pas kesaj, pasi nxenesi do te pervetesoje vetetite e lartpermendura dhe mjeshtri do te bindet ne pjekurine e tij, ne aftesine per udheheqje te pavarur te zejes, per te mesuerit e se ciles ai i ishte kushtuar, nxenesi behet kallfe. Ne pranine e disa kallfeve dhe te mjeshtrit, si mirenjohje mjeshtri ia ngjeshte nxenesit kushanmen ( perparsen).


3. Mjeshtri, tek i cili nxenes ose kallfe ushtronte mesimin dhe kishte mesuar zejen, i leshonte deftesen me shkrim, me te cilen vertetonte ndershmerine, pervojen, diturine dhe aftesine ne zeje me ngjeshjen e brezit te mjeshtrit. Keshilli i esnafit ne baze te asaj deftese i leshonte nxenesit te aftesuar deftesen zyrtare, e cila ishte nenshkruar ne menyre kompetente dhe e vertetuar me vulen kryesore te esnafit.

Dhe 4. Duke pasur deftesen esnafore, nxenesi kallfa kishte te drejte te hape dyqanin e vet te pavarur, te vinte tryezen ne dyqan te vet dhe te regjistrohej ne regjistrin kryesor te sekretarit te esnafit si mjeshter.

Burimi: Jehona ( reviste per ceshtje shkencore, artistike, letrare e kulturore) Shkup, 8/9 1980 viti XVIII, f.772
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages