DIABETI - SEMUNDJA E SHEQERIT
Diabeti i sheqerit është një sëmundje endokrino-metabolike, që ka të bëjë me mënyrën se si organizmi ynë e përpunon sheqerin (karbohidratet apo glukozën) që ne marrim me ushqimet e ndryshme. Defekti qëndron në pamundësinë e insulinës, një hormon i prodhuar nga pankreasi, për të mbajtur nivelin e sheqerit në gjak në vlerat normale. Insulina ose prodhohet pak (pamjaftueshmëri e pankreasit) ose nuk vepron si duhet për të futur sheqerin brenda në qelizat e indeve të organizmit (pamjaftueshmëri e insulinës). Për rrjedhojë, sheqeri është me tepricë në gjak dhe jep shenja të ndryshme (simptoma) si etja, shtimi oreksit, shtimi në peshë, nevoja për urinim të shpeshtë, lodhja e shpejtë, ulja e vëmendjes dhe përqendrimit dhe në përgjithësi një dobësi e përgjithshme. Këto simptoma nuk është e thënë të jenë të gjitha të pranishme tek një pacient me diabet. Ato mund të jenë të veçuara dhe në shkallë të ndryshme të intensitetit të tyre. Është pikërisht ky intensitet që bën në shumicën e rasteve që diagnoza të përcaktohet me vonesë ose ai të zbulohet rastësisht pas një kalimi të një krize të zemrës apo infarktit të saj. Po kështu, shkalla e shprehjes së shenjave të sëmundjes varet shumë nga mënyra e korrigjimit të sëmundjes, pra terapia me ilaçe, mënyra e të ushqyerit (dieta) dhe mënyra e jetesës.
Diabeti ndahet në dy tipa në varësi të moshës së pacientit ku shfaqet sëmundja. Në tipin I, ai shfaqet në moshat midis 0-40 vjeç dhe tipi II, kur shfaqet mbi moshën 40 vjeç. Tipi I është pothuaj gjithmonë i trashëgueshëm dhe mjekohet me injektim të insulinës nën lëkurë një ose disa herë në ditë, ndërkohë që tipi i dytë është fifty-fifty, pra një pjesë e të sëmurëve e kanë të trashëgueshme dhe një pjesë tjetër jo. Ky tip, i cili është më i shpeshtë dhe me incidente që rritet me rritjen e moshës, mjekohet me medikamente. Në rastet e vështira të kontrollit të sheqerit mjeku është i detyruar që edhe në ketë tip të fillojë mjekimin me insulinë. Me rritjen e moshës dhe në prani të mbipeshës e aktivitetit të ulët fizik, mundësia për t’u shfaqur sëmundja është e lartë. Në këtë kuadër si çdo sëmundje metabolike, sëmundje që kanë të bëjnë me mënyrën e përpunimit të lëndëve të ndryshme organike që ne marrim me anë të ushqimit, edhe diabeti i sheqeri është i lidhur ngushtë me dietën dhe mënyrën e jetësës, për shembull aktivitetin fizik. Ky i fundit ndihmon në një funksionim normal të organeve të ndryshme dhe organizmit në tërësi, në ruajtjen e peshës normale në lidhje me seksin dhe moshën dhe në parandalimin e obezitetit (mbipesha dhe dhjamosja), që është “miku” më i ngushtë i diabetit. Stili i jetës është i padiskutueshëm në rolin e tij për korrigjimin e shpejtë të vlerave të sheqerit në gjak dhe ndihmesën ndaj terapisë medikamentoze. Nuk duhet harruar këtu edhe dieta e pasur me perime. Nga frutat këshillohen mollët majhoshe me përdorim të kufizuar. Largim nga dieta i ëmbëlsirave, yndyrave me origjinë shtazore (dhjamërat, gjalpi, qumështi i paskremuar), kufizim të kripës dhe brumërave.
Me poshte po sjellim nje skeme ne forme piramide, me ane te ciles kuptohen ushqimet me paresore qe duhet te perdore i semuri me diabet dhe ato qe duhet te perdore me pak. Maja e piramides tregon ato djeta qe i semuri duhet t'i perdore sa me pak ose t'i eliminoje, ndersa baza e saj tregon ato qe duhet te perdore me shume.

Si përfundim, për një ndjekje korrekte të sëmundjes dhe për një cilësi të mirë të jetesës është tepër e rekomandueshme drejtimi tek mjeku specialist që quhet endokrinolog. Ai është i detyruar të informojë çdo pacient rreth sëmundjes në përgjithësi, gjendjes së individit (pacientit) në veçanti, komplikacioneve të vetë sëmundjes, mjekimit dhe mënyrës se jetesës. Fillimi i medikamenteve (ilaçeve), dozimi i tyre dhe kontrolli duhen bërë patjetër nga endokrinologu. Do të ishte gabim fillimi i mjekimit nga një mjek jo specialist.
Ndersa nga mjekesia popullore, per te semuret me diabet keshillohet:
Qepa, hurdhra, kanella, hilbe-Fenugreek dhe Xhensenxh-Ginseng, te gjitha keto ulin sheqerin ne gjak ne pergjithesi, prandaj keshillohet perdorimi i tyre sa me shume nga te semuret me diabet.
Me ndihmën e Allahut të Madhëruar dhe me suksesin që na ka dhënë Ai, ne kemi mundur të zbulojmë një kurë të përbërë nga bimë natyrore për kurimin e kësaj sëmundje brenda një periudhe kohore prej dy-tre muajsh, me fuqinë e Allahut dhe falënderimi për këtë i takon vetëm Allahut. Ilaçi ynë vepron në atë mënyre qe normalizon ne maksimum sheqerin ne gjak, parandalon rrezikun e shfaqjes se ndonje semundje tjeter per shkak te prishjes se gjakut, dhe mund te arrije ne sherim te plote ne disa raste, ne varesi te pergjigjes ndaj ilaçit dhe te gjendjes se te semurit. Por vetem Zoti eshte Ai qe sheron, kurse ilaçet jane sebep qe Zoti ka urdheruar te kryhen per arritjen e sherimit!
Ju urojme te gjitheve shendet te plote dhe besim te forte te Zoti i Madheruar!