Dėrgoni salavate Profetit{s.a.w.s}ditėve tė Xhumas*****

245 views
Skip to first unread message

lule uka

unread,
Jun 15, 2007, 9:41:22 AM6/15/07
to alb-musli...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com
Bismil-Lahirr-Rrahmanirr-Rrahim


Sure : El-Ahzabë-(Ajet)56. Ëështë e vërtetë se All-llahu dhe engjëjt e Tij me madhërim e mëshirojnë Pejgamberin. O ju që keni besuar, madhëronie pra atë (duke rënë salavatë) dhe përshëndeteni me selam.



All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ali Muhammed,kema
sal-lejte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahime inneke Hamidun Mexhid


O Zot,ki mëshirë ndaj Muhammedit dhe familjes së tij,sic pate
mëshirë ndaj Ibrahimit dhe familjes së tij,se vërtet Ti je i
Lavdëruar dhe i Madhëruar.


All-llahumme barik ala Muhammedin ve ala ali Muhammed kema
Barekte ala Ibrahime ve ala ali Ibrahim inneke Hamidun Mexhid.


O Zot,bekoje Muhammedin dhe familjen e tij,sic e bekove Ibrahimin
dhe familjen e tij,se vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhëruar.



All-llahumme sal-li ala Muhammedin ve ala ezvaxhihi ve dhurrijjetihi
kema sal-lejte ala ali Ibrahim,ve barik ala Muhammedin ve ala
ezvaxhihi ve dhurrijjetihi,kema barekte ala ali Ibrahime inneke
Hamidun Mexhid


O Zot, ki mëshirë ndaj Muhammedit,bashkëshorteve të tij dhe
pasardhësve të tij,sic pate mëshirë ndaj familjes së Ibrahimit
dhe bekoje Muhammedin,bashkëshortet e tij dhe pasardhësit
e tij,sic i bekove familjen e Ibrahimit.Vërtet,Ti je i Lavdëruar
dhe i Madhëruar.


Ve Sal-lall-llahu ve sel-leme ve Bareke ala nebij-jina
Muhammedin ve ala alihi ve As-habihi exhme'in.


Mëshira,shpëtimi dhe Bekimi i All-llahut qofshin mbi të
Dërguarin tonë Muhammedin Familjen e tij dhe të gjithë
Shokët e tij.!!!
 
 
 
Nga Ews ibn Ewsi radijallahu anhu thot: Ka then i derguari alejhi selam:Me te vertet se dita me e mir prej ditëve juaja është dita e Xhuma, pra shtoni salavatet ndaj meje ne ate ditë, ngase salavatet me vijn mua, i thanë: o i dërguar i Allahut si të arrijn ty salavatet e tona dhe vec se je bërë tokë(pluhur), Tha;Thotë ështe prishur, Tha i dërguari alejhi selam:Me të vërtet se Allahu ia ka ndaluar (ia ka bërë haram) tokës që të haj(prish) trupet e pejgamberëve'' Transmeton Ebu Davudi me zinxhir të mirë .


Allahume sali ala Muhamedin we ala Ali Muhamed kema salejte ala Ibrahime we ala ali Ibrahime
We barik ala Muhamedin we ala ali Muhamed kema barekte Ala Ibrhahime
fil Alemijn ineke hamijdun mexhijd.
 
 
 
 
 
 


Ready for the edge of your seat? Check out tonight's top picks on Yahoo! TV.

hasan lakna

unread,
Jun 18, 2007, 4:55:18 AM6/18/07
to fjala...@googlegroups.com


ju pereshendese me pereshendetje me te bukure islame eselamu alujkum ve rahmetullahi ve berekatuhu,te falemnderit oj moter muslimane pere keto hadithe e sure qe mi ke dergu ju pereshendese e ishalla do zoti e degjohemi prape

 



FREE pop-up blocking with the new MSN Toolbar MSN Toolbar Get it now!

nevruz thaqi

unread,
Jun 16, 2012, 6:53:53 PM6/16/12
to nevruz thaqi, abdul_...@hotmail.com, abdurrahim, abdu-r...@hotmail.com, abdur...@live.com, abdurrahman bejtullahu, abe_d...@hotmail.com, abi_l...@hotmail.com, adem_r...@hotmail.com, ademiad...@hotmail.com, a...@qiksh.no, adrijan shtanaj, aferdit...@hotmail.com, agim...@hotmail.com, agimr...@hotmail.com, agim thaqi, agon...@hotmail.com, air_k...@hotmail.com, alban_s...@hotmail.com, alba...@hotmail.com, albi...@hotmail.com, albul...@hotmail.com, all...@hotmail.com, ama...@hotmail.com, an_aa...@hotmail.com, anak...@live.com, aqc...@gmail.com, ardh...@hotmail.com, Ardian Shtanaj, ardijan shtanaj, ardit_...@hotmail.com, argu...@msn.com, aria...@gmail.com, arijan jaihu, arli...@hotmail.com, artan-...@hotmail.com, ata...@gmail.com, b3rnoo...@hotmail.com, bajra...@hotmail.com, BAKI nezirov, bashkesia gjakove, bekim_k...@hotmail.com, beluli mirsad, berat_...@msn.com, berat_...@muslim.com, berat_...@hotmail.com, berat_...@live.com, Besa COMPUTER'S, bes...@hotmail.com, bibi...@live.de, Bilza_ Rock, birde_sen...@hotmail.com, bl...@hotmail.com, bota...@hotmail.com, brez...@hotmail.com, buja...@hotmail.com, bujar...@hotmail.com, buja...@hotmail.com, buli...@hotmail.com, bul...@live.com, bu...@hotmail.com, burimbe...@hotmail.com, Burimi Jetes - Radio, bytyqi_...@hotmail.com, cl...@hotmail.com, d.hi...@yahoo.it, dar...@yahoo.it, daweti...@hotmail.com, debr...@hotmail.com, de...@hotmail.com, delphiabo...@hotmail.com, digitalc...@hotmail.com, DiLidReqi, dilli_...@hotmail.com, dituri...@hotmail.com, dpc...@hotmail.com, dre...@hotmail.com, drin...@hotmail.com, dritae...@hotmail.com, dukat...@hotmail.com, du...@hotmail.com, dyli_...@hotmail.com, eda_...@hotmail.com, elenato...@hotmail.com, eliz...@hotmail.com, el-muxh...@hotmail.com, ema_b...@hotmail.com, emra...@hotmail.com, em...@hotmail.com, esat avdyli, fadi...@hotmail.com, fati....@yahoo.it, fehmi...@hotmail.com, feja-...@feja-islame.com, fejai...@ymail.com, Feriz Bytyçi, fer...@hotmail.com, festa_...@hotmail.com, flor...@hotmail.com, florim lata, florin lata, fmgroup...@yahoo.com, forumi...@hotmail.com, fouad...@aol.com, fr...@hotmail.com, ganiba...@hotmail.com, gazmen...@hotmail.com, gentrim, geti_g...@hotmail.com, gi...@hotmail.com, gjako...@hotmail.com, gjum...@msn.com, gju...@hotmail.com, gm_...@hotmail.com, ha...@boss.info, hakim...@gmail.com, hakim...@hotmail.com, hana...@hotmail.com, has...@hotmail.com, hbe...@hotmail.com, hidro...@hotmail.com, his...@hotmail.com, Homez Morina, hori...@hotmail.com, hys...@hotmail.com, ibrahim_...@hotmail.com, ii...@hotmail.com, ilah...@hotmail.com, ili...@hotmail.com, iliri_...@live.com, imp...@hotmail.com, in...@albeu.com, in...@gazetabesa.com, in...@rrugaislame.net, irfan_...@hotmail.com, isb...@hotmail.com, islam_t...@hotmail.com, isl...@hotmail.com, islami_...@hotmail.com, islamifej...@hotmail.com, islamifej...@yahoo.com, isl...@hotmail.com, Ismet Buca, janina, janina thaqi, jemi...@hotmail.com, jetaka...@hotmail.com, kaqa_pr kaqa, klajd...@hotmail.com, klubik...@hotmail.com, kren...@krenaria.com, kuran...@hotmail.com, kuv...@hotmail.com, l_is...@hotmail.com, ladi...@yahoo.com, lata...@msn.com, lexod...@hotmail.it, lule uka, lup...@hotmail.com, mali...@hotmail.com, mbu...@yahoo.com, mes...@hotmail.com, milazim_...@hotmail.com, mrashraf...@hotmail.com, musl...@hotmail.com, muslim...@hotmail.com, musliman...@hotmail.com, naim...@hotmail.com, Naim Hoxha, naim maqi, ne...@mesajcin.com, nevruz thaqi, nevruz thaqi, NEVRUZ THAQI, nexh...@hotmail.com, nur_...@hotmail.com, nur-i...@hotmail.com, oferta...@hotmail.com, o...@zbzrh.mobi915.com, Patrik Radogoshi, penastu...@hotmail.com, portat...@hotmail.com, prin...@hotmail.com, qerim hoxha, radio-...@hotmail.com, rama...@msn.com, relief_int...@hotmail.com, res...@hotmail.com, Revista Familja, rinia_...@hotmail.com, sami_...@hotmail.com, sara...@live.de, sarahm...@att.net, sedat_...@hotmail.com, se...@hotmail.com, senadm...@yahoo.com, Shaban Beqiri, shangri...@hotmail.com, shaykh_...@hotmail.com, shaykh...@hotmail.com, Sherrie McMahan, Shoqata- Mëshira Bonn, shpen...@live.com, shqi...@hotmail.com, st...@fsi-prishtina.com, studi...@hotmail.com, suada_...@yahoo.com, syblebilb...@hotmail.com, t.ru...@hotmail.com, tak...@hotmail.com, tanjohimt...@hotmail.com, tigezojme...@hotmail.com, tirana, ton...@hotmail.com, tv_...@hotmail.com, ummuHalid -, uthm...@hotmail.com, vahidin behluli, vellezeri...@hotmail.com, ve...@hotmail.com, vip-...@hotmail.de, vip-...@live.com, vip...@luckymail.com, wal...@hotmail.fr, www....@hotmail.com, xh_f...@hotmail.com, xhemil...@hotmail.com, xhiha...@hotmail.com, xona...@hotmail.com, xonke...@live.com, Yahoo! Groups, yll...@yahoo.com, ymer...@hotmail.com, zeri...@hotmail.com, Z Fejdullah, zubejr...@hotmail.com



Date: Fri, 15 Jun 2007 06:41:22 -0700
From: burimi_...@yahoo.com
Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 1789} Dërgoni salavate Profetit{s.a.w.s}ditëve të Xhumas*****
To: alb-musli...@yahoogroups.com; fjala...@googlegroups.com
--~--~---------~--~----~------------~-------~--~----~
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjala...@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në fjalaebukur...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur
-~----------~----~----~----~------~----~------~--~---

Fehmi Hajra

unread,
Jul 2, 2013, 7:16:32 AM7/2/13
to fjala...@googlegroups.com

Bota e xhindëv


Xhindët janë krijesa të Zotit. Zoti i Lartësuar i krijoi nga zjarri. Ai thotë në Kur’an:
“Ndërsa xhindët i krijoi prej flakës së zjarrit” [Err Rrahman: 15].
Por fiziku i xhindëve sot nuk është zjarr, sikurse edhe njeriu që e ka origjinën nga dheu nuk është dhe. Xhindët janë krijuar para njerëzve. Ata kanë mendje, sy, veshë, dhe lëshojnë edhe zëra. Xhindët hanë, pinë dhe qeshin. I Dërguari i Zotit, Muhamedi a.s., ka bërë të ditur se xhindët ndahen në tre kategori: një kategori janë ata që fluturojnë në hapësirë, kategoria tjetër janë ata që shfaqen në formë gjarpri apo qeni , kurse kategoria e tretë janë ata që ngulen (vendosen) dhe shpërngulen. Në ekzistencën e xhindëve nuk ka aspak dyshim. Hebrenjtë,muslimanët dhe kristianët janë në një mendje për ekzistencën e xhindëve. Në Kur’an është folur në shumë vende për botën e xhindëve. Fakti që ne nuk i shikojmë, nuk është arsye për mohimin e tyre, pasi nuk është kusht që diçka të hyjë në kuadrin e shqisave të njeriut dhe t’i nënshtrohet eksperimentimit të tij, në mënyrë që të besohet ekzistenca e saj. Është i padiskutueshëm fakti që gjërat që arrin njeriu t’i kapë me shqisat e veta janë shumë më pak se ato që nuk arrin t’i kapë. Për më tepër që të prekurit nga xhindët e ndjejnë praninë e tyre dhe ndjejnë edhe dhimbjen që ata ju shkaktojnë. Ka raste që i prekuri nga xhindi humb ndjenjën pasi i lexohet Kuranë. Nuk janë të pakta rastet, që kam konstatuar vetë, kur të prekurve u është lexuar Kur’an dhe, si rrjedhim, u janë larguar dhimbjet të cilat nuk qetësoheshin nga ilaçet.
Xhindët martohen, riprodhohen dhe shumëzohen. Ata sikurse lindin, vjen dita kur vdesin, pasi pa dyshim, hyjnë në thënien e Allahut: “…” [Err Rrahman: 26-28].

Muhamedi a.s thotë: “Xhindët dhe njerëzit vdesin”. Por ne nuk kemi dijeni se sa zgjat jeta e xhindëve.
Xhindët janë banorë të tokës. Ata gjenden me shumicë nëpër rrënoja, në shkretëtira, në tokat shterp, në vendet ku ka papastërti, si: në banjo, nevojtore, plehërishtë, në varreza etj.. Shejtanët grumbullohen edhe në vendet, ku mund të nxisin prishjen e moralit dhe degradimin shoqëror, si p.sh.: në tregje, pub-e, diskoteka, kinema etj. Shejtanët (xhindët) mund ta kalojnë natën edhe në banesat e njerëzve, në rast se këta të fundit nuk përmendin emrin e Allahut kur hyjnë në to. Ndërsa, nëse thua ‘bismilahi’ kur hyn në shtëpi, atë natë shejtani nuk mund të hyjën në shtëpinë tënde. Shejtani largohet nga ajo shtëpi ku përmendet Allahu dhe lexohet Kuranë, sidomos kur lexohet surja el Bekare dhe ‘ajetul Kursijj’. Pejgamberi a.s i Allahut ka treguar se shejtanët përhapen dhe e shtojnë praninë e tyre kur bie nata. Për këtë, ai na ka urdhëruar që t’i mbajmë fëmijët brenda shtëpisë kur bie nata.

Xhindët mund të lëvizin dhe të zhvendosen me një shpejtësi të madhe. Ifriti, njëri nga xhindët mori përsipër ti sillte Sulejmanit (një Pejgamberi i Allahut) fronin e mbretëreshës së Jemenit në Palestinë në një kohë jo më të gjatë se ngritja e një burri nga vendi ku qëndron i ulur. Zoti i Lartësuar, duke treguar këtë fakt në Kuranë, thotë:

“Njëri nga xhindet – ifriti, tha: Unë do të sjell ty para se të ngrihesh nga vendi; unë për këtë jam i fuqishëm dhe i sigurit” [En Neml: 39].

Xhindët i kanë paraprirë njeriut në sferat e kozmosit. Qysh herët ata ngjiteshin në vende të përparuara në hapësirë për të dëgjuar vjedhurazi informacionet që melekët ia përcillnin njeri -tjetrit në qiell, por pas dërgimit të Muhamedit a.s. u forcua ruajta e qiellit dhe, për pasojë, xhindët e kanë tepër të vështirë që të marrin informacione lidhur me atë që do të ndodhë në të ardhmen. Zoti thotë:

“Ne e ruajmë qiellin nga çdo djall i mallkuar, përveç ndonjërit që dëgjon vjedhurazi e të cilin e ndjek dhe e djeg një zjarr i ndezur fort”. Po ashtu, Zoti thotë: Ne jemi ata që kemi synuar qiellin, por kemi hasur në plot roje të forta (engjëj të fuqishëm) dhe shigjeta të zjarrta (meteorë). Dhe uleshim rreth tij, nëpër vende të përshtatshme për të dëgjuar diçka, por ai që përgjon tani, do të hasë në shigjeta të zjarrta (meteorë) në pritje” [el Xhinn: 8-9].

Megjithatë, ndonjëherë xhindët mund të dëgjojnë vjedhurazi ndonjë informacion dhe t’ia përcjellin magjistarit apo falltorit para si kapin shigjetat e zjarrit (meteorët). Këtij informacioni të saktë magjistari a falltari i shton edhe njëqind gënjeshtra, duke shfrytëzuar faktin që njerëzit i besojnë për shkak të informacionit të saktë që është dëgjuar nga qielli.
Xhindët kanë njohuri edhe rreth ndërtimit. Allahu i Lartësuar na ka informuar se i ka nënshtruar Sulejmanit xhindët të cilët i kryenin punë të shumta për të cilat nevojitet aftësi, inteligjencë dhe profesionalizëm: “Ne i nënshtruam Sulejmanit xhindët të cilët punonin para syve të tij, me urdhërin e Zotit të tij. Këdo prej tyre që largohet nga urdhëri ynë, do ta bëjmë që të shijojë dënimin e zjarrit. Ata punon për të çfare të dëshironte: faltore dhe statuja, enë të gjera si hauze dhe kazanë të mëdhenj të palëvizshëm”.

Duke qenë se xhindët mund të shndërrohen në formë gjarpri, Pejgamberi a.s. e ka ndaluar të vritet gjarpëri i shtëpisë nga frika se mos është ndonjë xhind që ka pranuar Islamin. Ai ka thënë: “Në Medine gjenden xhindë që kanë përqafuar Islamin, kështu që nëse shikoni ndonjërin prej tyre, në shtëpi, në formë gjarpri, paralajmërojeni tre ditë rreshtë që të largohet: nëse shfaqet përsëri pas tre ditëve, vriteni sepse ai është shejtan”.

Siç u tha, kjo ka të bëjë vetëm me gjarpërin që shfaqet në shtëpi, ndërsa jashtë shtëpie, ne jemi urdhëruar që t’i vrasim. Por nga gjarpërinjtë që shfaqen në shtëpi bën përjashtim gjarpri që ka dy vija të bardha mbi shpinë i cili vritet pa e paralajmëruar të largohet, siç ka thënë i Dëruari i Allahut në një hadith tjetër.
Megjithë këto që përmendëm, xhindët nuk janë të plotfuqishëm. Ata nuk kanë pushtet dhe fuqi ndaj çdo njeriu dhe as për të bërë gjithçka që dëshirojnë. Zoti nuk i ka dhënë pushtet shejtanit për detyrimin e njerëzve të dalin nga rruga e drejtë dhe të bëhen jobesimtarë.

Zoti ka bërë të ditur në Kur’an se shejtani nuk ka pushtet mbi besimtarët e sinqertë e të drejtë. Jo vetëm kaq, por shejtani ka frika nga besimtarët e fortë të cilët respektojnë me rigorozitet rregullat e fesë. Për shembull, xhindët ishin të nënshtruar ndaj Sulejmanit dhe ai i shfrytëzonte për të bërë punë të ndryshme. Zoti ka thënë në Kur’an se xhindët nuk e njohin të fshehtën. Megjithë aftësitë dhe shpejtësinë e madhe me të cilën xhindët lëvizin në hapësirë, ata nuk mund t’i tejkalojnë kufinjtë e caktuara për ta, se në të kundërt do të shkatërroheshin. Xhindët nuk mund të hapin një derë të mbyllur, as një enë të mbuluar, as një grykë shakulli të mbyllur, as nuk mund të ndezin një zjarr të shuar (prandaj, duhet fikur zjarri apo mjeti i rrezikshme energjitike, ose duhet siguruar mirë para rënies në gjumë, në mënyrë që të mos e ndezë shejtani, e për pasojë të digjet shtëpia). Pra, nga sa u tha del se Allahu u ka vënë xhindëve disa kufinj që s’mund t’i tejkalojnë dot, aq sa edhe në kontaktin e tyre me botën e njerëzve. Kështu që nga trajtimi që po i bëjmë çështjes nuk ka vend për panik e as për të krijuar ndonjë koncept negativ, pasi qëllimi është të marrim masa që të jemi të mbrojtur si prej njerëzve keqbërës edhe prej xhindëve keqbërës.

Shkeputur nga libri”Sëmundjet shpirtërore”
Autor Ismail Bardoshi.
/ xhamiambret /

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages