Ia vlenë të lexohet ky dokument, nevojli osht çdo Mu'min (besimtarë).
Emrat e bukur të Allahut
Falënderimi i takon Allahut. Atë e falënderojmë dhe prej Tij falje dhe ndihmë kërkojmë.
Kërkojmë mbrojtje nga Allahu prej të këqijave të vetvetes dhe të veprave tona. Kë e udhëzon All-llahu s'ka kush e lajthit dhe kë e largon nga rruga e vërtetë, s'ka kush e udhëzon. Dëshmoj se s'ka hyjni tjetër përveç Allahut , i Cili është Një dhe dëshmoj se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij.
"O ju që keni besuar, keni frikë Allahun me një frikë të denjë dhe mos vdisni, pos duke qenë muslimanë!" (Ali imran: 102)
"O ju njerëz! Keni frikë Zotin tuaj që ju ka krijuar prej një veteje dhe nga ajo krijoi palën e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumë burra e gra. Dhe keni frikë Allahun që me emrin e Tij përbetoheni, ruajeni farefisin, se Allahu është Mbikqyrës mbi ju." (En-Nisa:1)
"O ju besimtarë, keni frikë Allahun dhe thuani fjalë të drejta. Ai (Allahu) ju mundëson të bëni vepra të mira, jua shlyen mëkatet e juaja, e kush respekton Allahun dhe të Dërguarin e Tij, ka shpëtuar me një shpëtim të madh." (El-Ahzab 70-71)
Thënia më e vërtetë është thënia e All-llahut, kurse udhëzimi më i mirë - udhëzimi i Muhammedit sal-lallahu 'alejhi ve sel-lem. Veprat më të këqia janë ato të shpikurat, çdo shpikje është bid'at dhe çdo bid'at është lajthitje, e çdo lajthitje çon në zjarr
Rëndësia e temës “Emrat e Bukur”
Nuk ka dyshim se dituria mbi Allahun, Emrat dhe Cilësitë e Tij është një prej diturive më të ndershme, dhe më të vlefshme në përgjithësi ngase nderi dhe vlera e diturisë është në bazë të vlerës së asaj që studiohet, e Ai që studiohet në këtë shkencë është Allahu i Lartësuar, Emrat, Cilësitë, dhe veprat e Tij, ndaj të marrurit me të kuptuarit e kësaj shkence është nga gjërat e lartësuara dhe të mësuarit dhe arritja deri tek ajo është prej gjërave më të ndershme që mund t’i jipet njeriut.
Njohja e Allahut na udhëzon kah dashuria ndaj Tij, frika, shpresa ndaj Tij, na mëson në Mbikëqyrjen e Tij dhe të vepruarit me sinqeritet çdo vepër për Të, e s’ka dyshim se kjo është lumturia e njeriut, dhe nuk ka mundësi e formë tjetër në njohjen e Allahut vetëm se me njohjen e Emrave të Tij të bukur dhe studimi i domethënieve të tyre.
Shënon Imam Buhariu, Muslimi dhe të tjerët nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur me të!) që thotë: i Dërguari i Allahut (Lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë:Allahu i ka nëntëdhjetë e nëntë emra kush i mëson ai do të hyjë në xhenet, Ai është Një (tek) dhe e do tekun”
Ndërkaq në një transmetim tjetër thuhet:”Kush i njëhson (rëndit) do të hyjë në xhennet”
(Qëndron unanimiteti në mes të dijetarëve rreth vërtetësinë e hadithit)
Në këtë hadith do të ndalemi në disa pika
E PARA: Dijetarët kanë mospajtime rreth kuptimit të fjalës njehsim dhe kanë disa qëndrime prej tyre mund të përmendim fjalët e Ibn Kajjimit ku thotë: Njehsimi i tyre ka disa shkallë
1.Njehsimi i shprehjeve dhe numërimi i tyre
2.Kuptimi i domëthënieve të tyre
3.Thirrja e Tij me ato ashtu siç thotë Allahu: “Allahu ka emrat më të mirë, andaj thirrnie me ata” (Araf 180). Thirrja ne vetevete përfshinë :
a) Falëndërim dhe adhurim (ibadet)
b) Duaja (Lutja) dhe kërkesa
E DYTA: Kanë ardhur transmetime të tjera rreth hadithit në forma të ndryshme shtesë duke përmendur Emrat e Allahut të Lartësuar; i shënojnë: Tirmidhiu, Ibn Maxhe dhe Hakimi. Mirëpo, këto transmetime janë të dobëta (daif) si nga senedi (zinxhiri i transmetuesve) ashtu edhe nga teksti siç edhe kanë deklaruar një pjesë e madhe e dijetarëve.
Ibn Tejmije thotë: “Nga i Derguari i Allahut (salallahu alejhi we selem) nuk ka ardhur ndonjë hadith i vërtetë në lidhje me përcaktimin e tyre në nëntëdhjetë e nëntë emra, ajo që është më e njohur tek njerëzit është hadithi të cilin e shënon Tirmidhiu të transmetuar nga Uelid bin Muslim prej Shuajbi bin ebi Hamza. Dijetarët e hadithit thonë se këtë shtesë e ka përmbledhur Uelid bin Muslimi nga mësuesit e tij të hadithit. Lidhur me këtë çështje kemi edhe një hadith tjetër që e shënon Ibn Maxhe, i cili është më i dobët se hadithi i lartpërmendur
Emrat e Allahut janë “Teufikije” (Brenda kornizave të sheriatit, të perkufizuara).
Qëndrimi i Ehli Sunetit dhe xhematit rreth emrave të Allahut është se ato janë ‘teufikije’,dhe nuk është e lejuar emërtimi i Allahut të Lartësuar me atë që nuk kemi tekst për të.
Ngase emrat e Allahut të Lartësuar janë nga çështjet e gajbit (fshehtësisë) të cilat është e pamundur njohja e tyre vetëm se përmes profetëve të cilët Allahu u ka treguar çështjet e fshehtësisë vetëm për ato që Ai do, e pastaj ata u komunikojnë njerëzve, ndaj këtu nuk është e lejuar analogjia (kijasi) ose ixhtihadi ngase ky është një prej kapitujve që nuk është i lejuar në të ixhtihadi.
Ebu Sulejman Hatabi thotë: Nga dituria e këtij kapitulli do të thotë: Emrat dhe Cilësitë dhe çka kanë të bëjnë me dispozita të tyre dhe me kushtet të gjitha këto nuk duhet të tejkalohen por janë ‘teufikije’e as nuk përdoret analogjia (kijasi) .
Kështu që ‘Bujari’nuk është e lejuar të krahasohet me të Dorëliri, Dorëhapuri edhe pse janë sinonime (të përafërta në kuptim) ngase emri ‘Sehij’ Dorëhapur,Dorëlir nuk është përmendur ashtu siç është përmendur ‘Xheuad’ Bujari, pastaj Dorëliri, Dorëhapuri është vënë për butësi.
Poashtu në Emrat e Allahut ka ardhur emri ‘Kauij’ i Forti.dhe nuk krahasohet me të I Fuqishmi edhe pse janë të përfartë në përmbajtje dhe kuptim, poashtu nuk krahasohet I Plotfuqishmi me ndonjë sinonim tjetër.
Nga Emrat e Tij është edhe i Gjithdijshmi e nga cilësitë e Tij dituria ndaj nuk duhet krahasuar me ato e ta emërtojmë me Njohës ngase nga njohja rezultojnë shkaqet përmes të cilave arrijmë tek dituria e një gjëje.
Emrat e Bukur të Allahut mund të vijnë në njëjës por mund të vijnë edhe të shoqëruara me ndonjë emër tjetër e këtë e vërejmë shpesh tek Emrat e Bukur, nga kjo rezulton se Allahut i takon Plotshmëria nga njëjësi i dy apo më shumë emrave dhe plotshmëria me rastin e bashkimit të dy apo më shumë emrave.
Ka nga Emrat e Tij që nuk mund të vijnë vetëm se në krahasim me Emrin tjetër ngase e tërë Plotshmëria reale e Tij është në bashkimin e tyre.
Kushtet e pranimit të Emrave të Bukur
1.Nga kushtet e njehsimit është edhe vërtetimi i tyre në tekst kuranor apo sunet profetik, përderisa nuk është transmetuar nga i dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) ndonjë hadith për përcaktimin e tyre ndaj për njehsimin e tyre patjetër duhet të ekzistojë tekst kuranor apo hadith të vërtetë, e ky kusht është marrë nga fjala e Allahut:’ ’Allahu ka emrat më të mirë’.Shprehja emrat tregon se ato janë prezente ngase nyja shqyese el këtu tregon shquarsinë, pasi që kërkohet nga ne njehsimi i tyre e jo prejardhja kështu që njehsimi nuk mund të bëhët përveç për atë që ekziston dhe është e shquar andaj kjo nuk mund të mësohet vetëm se me tekst kuranor apo hadith profetik.Ibn Tejmije thotë: Emrat e Bukur të njohur janë ato që kanë ardhur në Kuran dhe Sunet.
2.Kushti i dytë është që emri të jetë i përveçëm, ndaj kushtëzohet në njehsimin e tyre që emri që vije në tekst të jetë për qëllim i përveçëm dhe dallues me veçoritë e emrit të cilat janë të njohura në gjuhë. Ibn Tejmije thotë: Emrat e Bukur të njohur janë ato me të cilat thirret Allahu me ata. Kështu që shumë emra të njohura në gjuhën e njerëzve në realitet ato janë veçoritë e foljeve e nuk janë emra, e kjo është në kundërshtim me atë që është konsensus në mes të selefëve se emrat e bukur janë ‘teufikije’.
3.Kushti i tretë është përgjithsimi, të vijë emri në mënyrë të përgjithshme duke mos e veçuar apo lidhur në mënyrë që të tregojë lavdërim në vetvete, ngase lidhja dhe veçimi konsiderohen nga mirësia dhe bukuria varësisht nga sasia e asaj që është lidhur e Allahu i lartësuar ka përmendur Emrat e Tij me pafundësi për nga bukuria e ka thënë: ’Allahu ka emrat më të mirë’.do të thotë bukuri e pakufizuar. Ibn Tejmije thotë: Emrat e Bukur të njohura janë ato të cilat tregojnë lavdërim në vetvete.
4.Kushti i katërt: Emri të përmbajë cilësi ndaj patjetër emri duhet të jetë në pajtim me atë që është emërtuar ngase Allahu na ka sqaruar se Emrat e Tij janë emra dhe në vete përmbajnë cilësi ndaj dhe ka thënë: ’Thuaj:’’Thërrisni:Allah ose thërrisni Er Rahman, me cilin do që ta thërrisni (me këta dy emra),Emrat e Tij janë më të bukurit” Isra 110. Ndaj çdo gjë që nuk tregon për cilësi që ka të bëjë me Qenien e Allahut nuk konsiderohet si emër.
Shembull për këtë kemi siç ka ardhur në hadithin kudsij:’Unë jam koha” kështu që koha është emër mirëpo nuk bart kuptimin e Emrave të Bukur ngase në realitet është emër për kohën.
5.Kushti i pestë: Që cilësia për të cilën tregon emri të jetë në shkallën më të lartë të bukurisë dhe përsoshmërisë në mënyrë që mos të jetë kuptimi i shprehjes në rast të veçimit të shprehjes i ndarë në plotshmëri apo mangësi apo të përmbajë diçka që llogaritet nga bukuria.
Kështu që dijetarët islam kanë nxjerrur çdo emër i cili nuk pajtohet me kushtet e sipërpërmendura të cilat janë të njohura tek njerëzit janë nga shtesat që i ka futur Uelid bin Muslim në përmbledhjen e Tirmidhiut dhe numri i tyre është njëzet e nëntë e ato janë: Përulësi i pabesimtarëve, Lartësuesi i besimdrejtëve, Ngritësi i të udhëzuarve, Nështruesi i të lajthiturve, i Drejti, Fisniku, Ringjallësi, Gjitënjohësi i krijesave, Nismëtari i çdo gjëje, Rikrijuesi, Jetëdhënësi, Jetëmarrësi, Kreatori, i Nderuari, Udhëheqësi, Ndëshkuesi i të padrejtëve, Atij i takon madhështia dhe nderi, Drejtësidhënësi, Tubuesi i krijesave, Pasuridhënësi, Privuesi i çdo gjëje, Krijuesi i së keqes, Krijuesi i së mirës, Dritë, Udhëzuesi, Shpikësi nga asgjëja, i përhershmi, Frymëzuesi dhe Duruesi.
Emri më i madh i Allahut i cili nëse lutet me të përgjigjet dhe kush kërkon me të i jipet
Ibn Tejmije (Allahu e mëshiroftë!) thotë:Disa njerëz mendojnë se emri më i madh i Allahut është prej emrave të Allahut të bukur dhe atë nuk e di përveç atë që e ka veçuar Allahu me keramete (gjëra të jashtëzakonshme) dhe ky pa dyshim se është mendim i gabuar ngase Allahu i lartësuar na ka nxitur në njohjen e Emrave dhe Cilësive të Tij dhe ka lavdëruar atë që i mëson, kupton, dhe e lut Atë me lutje adhurimi (ibadeti) dhe lutje kërkimi e padyshim se emri më i madh është prej tyre e Allahu është Bujari i Cili bujaria dhe fiskëria e Tij janë të paskajshme dhe Ai do bujarinë nga robërit e Tij dhe Bujaria më e madhe e Tij është dhënia mundësi robërve njohja e Emrave dhe Cilësive të Tij të Larta. Mirëpo e vërteta qëndron në atë se të gjitha Emrat e Allahut janë të Bukur dhe secili prej tyre është emër i Madh. Por emri më i madh është çdo emër njëjës apo i shoqëruar me ndonjë tjetër nëse aludon në të gjitha cilësitë e Qenies dhe veprave të Tij apo tregon domethënien e të gjitha cilësive të Tij, si p.sh: Emri Allah është emër përmbledhës i të gjitha domethënieve të fjalës “uluhije”(të adhuruar), e ato janë të gjitha cilësitë e plotshmërisë.
Poashtu emri “ el Hamid el Mexhid “, emri el Hamid (Falëndëruesi)është emër i cili tregon për të gjitha falëndërimet ekzistuese për Allahun, el Mexhid i cili tregon për cilësitë e madhështisë dhe lartësisë e të përafërt me këtë janë edhe emrat el Xhelil, el Xhemil, el Ganij, el Kerim.
Poashtu si: el Haj (I Gjalli) el Kajum (Mbikëqyrësi), i Gjalli është Ai që ka jetë të plotë, madhështore përmbledhëse e të gjitha domethënieve të Qenies, Mbikëqyrësi i përjetshëm dhe përhershëm është Ai i cili qëndron me vetvetën dhe nuk ka nevojë për askë nga krijesat e Tij dhe ka bërë të qëndrojnë të gjitha që ekzistojnë, është emër që hyn në të të gjitha cilësitë e veprave.
Si fjala: O Ti që të takon madhështia dhe nderi, madhështia është cilësi për madhërinë dhe lartësinë dhe plotshmëritë e ndryshme , ndërkaq el ikram (nderi) që meriton dashuri dhe nënshtrim të pafund nga robërit e Tij.
Në Sunen thuhet se i Dërguari i Allahut ka dëgjuar një njeri duke thënë: O Zot të kërkoj se vërtet unë dëshmoj se Ti je Zot nuk ka Zot përveç Teje je i Vetmi, të gjithë njerëzit kanë nevojë për Ty,që nuk ke lindur e as që lind dhe askush nuk të është i barabartë.Atëherë tha: Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im vërtet e ke lutur Allahun me emrin e Tij më të Madh më të cilin nëse lutet përgjigjet dhe nëse i kërkohet jep”
Poashtu hadithi tjetër kur një njeri lutej duke thënë: O Zot unë të lutem se vërtet Ty të takon falëndërimi, nuk ka Zot përveç Teje Dhënës, Krijuesi i qiejve dhe tokës Ty të takon madhështia dhe nderi o i Gjall!O Mbikëqyrës !atëherë i dërguari i Allahut tha:Pasha Atë në dorën e të cilit është shpirti im e ka lutur Allahun me emrin e Tij më të Madh”
Poashtu fjala e të dërguarit të Allahut(lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!)I cili thotë se emri më i Madh i Allahut është në këto dy ajete: ”Zoti juaj (që meriton adhurim)është Një, Allahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirplotë, gjithnjë mëshiron” dhe “Allahu është Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij.Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm”.Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhi
Ajo që është e vërtetuar nga Emrat e Bukur në Kuran janë gjithsej shtatëdhjetë e tetë emra e ato janë:
1.ER RAHMAN (I Gjithëmëshirshmi), 2.ER RAHIM (Mëshirëploti): ”Zbritje prej Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!” Fusilet 2.
3.EL MELIK (Sunduesi), 4.EL KUDUS ( i Pastërti), 5.ES SELAM (Paqëdhënësi),
6.ELMUMIN (Siguruesi), 7.EL MUHEJMIN (Mbizotëruesi), 8.EL AZIZ (Fuqiploti),
9.EL XHEBAR ( i Gjithfuqishmi), 10. EL MUTEKEBIR (I Madhërishmi).:” Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që i siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!” Hashr 23.
11.EL HALIK (Krijuesi), 12.EL BARI (Filluesi), 13.EL MUSAVIR (Formëdhënësi): ”Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur.”Hashr 24.
14.EL EVEL, 15.EL AHIR, 16.EL DHAHIR (I Dukshmi me krijim), 17.EL BATIN (I Padukshmi me Qenie), : ”Ai është i pari që s’ka fillim dhe i fundit që s’ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi,”Hadid 3.
18.EL SEMII (Dëgjuesi), 19.EL BESIR (Vështruesi): ”Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” Shura 11.
20.EL MEVLA (Mbrojtës) 21.EN NESIR (Ndihmëtar): ”Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.”Haxh 78.
22.EL AFUVU (Mëkatfalësi), 23.EL KADIR (Plotfuqishëm): ”All-llahu është i plotfuqishëm falë shumë.”Nisa 149.
24.EL LATIF (I Buti), 25.EL HABIR (I Gjithinformuari): ”Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” En’am 103.
26. EL KEBIR (I Madhi), 27.EL MUTEAL (I Gjithëlartësuari): ”Ai është i madhëruari e i lartësuari.” Rad 9.
28.EL VAHID (Një), 29.EL KAHAR (Mposhtësi): ”e ata (njerëzit) të gjithë dalin sheshazi para All-llahut, Një, Mbizotërues.” Ibrahim 48.
30.EL HAKKU (I Vërteti), 31.EL MUBIN (I Qarti në drejtësi): ”e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.” Nur 25.
32.EL KAVIJ (I forti), 33.EL METIN (I pathyeshmi). ”Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi.” Shura 19. “All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti.” Dharijat 58.
34.EL HAJU ( i Gjalli), 35.EL KAJUM (I përjetshmi), 36.EL ALIJ (I Larti), 37.EL ADHIMU (Madhështori): ”All-llahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”, “E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori”Bekare 255.
38.ESH SHEKURU (Mirënjohësi), 39.EL HALIMI (I Buti), ’’All-llahu është shumë mirënjohës, i butë”Tegabun 17.
40.EL VASIU (Gjithëpërfshirës me dije dhe mëshirë), 41.EL ALIMU (I Gjithëdituri):” All-llahu është i gjerë (në bujari) e i dijshëm.” Bekare 115.
42.ET TEVAB (Pendimpranuesi), 43.EL HAKIM (I Mençuri): ”Pa dyshim All-llahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.”Nur 10.
44.EL GANIJ (I Pasuri), 45.EL KERIMU (Fisniku): ” e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!"Neml 40.
46.EL EHAD (I Vetmi), 47. ES SAMED (I Domosdoshmi): ” Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.’’Ihlas 2.
48.EL KARIB (I afërt) 49.EL MUXHIB (Lutjepranuesi): ”Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!Hud 61.
50.EL GAFUR (Gjithëfalësi), 51.EL VEDUD (I Dashuri): ”Ai është që falë mëkatet, është i dashur.”Buruxh 14.
52.EL VELIJ (Mbojtësi i besimdrejtëve), 53.EL HAMID (I lavdëruari): ”Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.”Shura 28.
54.EL HAFIDH (Ruajtësi), 55.EL MEXHID (I Lavdishmi): ”E Zoti yt është përcjellës ndaj çdo gjëje.”Sebe 21.” Është i zoti i Arshit, të madhëruar!”Buruxh 15.
56.EL FETAH (Zgjidhjedhënësi): ”se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.”Sebe 26.
57.ESH SHEHID (Dëshmuesi): ”All-llahu di dhe vështron çdo gjë.”Haxh 17.
58.ESH SHAKIR (Shpërblyes): ”E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti (jo obliguese), s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes i gjithdijshëm.’Bekare 158.
59.EL MELIIK (Sunduesi) 60.EL MUKTEDIR (I Gjithmundshmi): ”Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).”Kamer 55.
61.EL KAHIR ”Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij.Enam 18.
62.EL KADIR (I Fuqishmi): ”Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi!” Murselat 23.
63.EL HALAK (:Krijues i përgjithshëm) ”Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi”Hixhr 86.
64.ER REZAK (Furnizuesi): ”All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.” Dharijat 58.
65.EL VEKIL (Përkujdesësi): ”Neve na mjafton që kemi All-llahu, Ai është mbrojtësi më i mirë!".Ali imran 173.
67.ER REKIB (Vigjiluesi): ”All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.”Ahzab 52.
68.EL HASIB (Llogarimarrësi): ”All-llahu llogarit për çdo send.”Nisa 86.
69.EL MUKIT (Ushqyesi): ”All-llahu është i plotfuqishëm ndaj çdo sendi.”Nisa 85.
70.EL EKREM (Më bujari): ”Lexo! Se Zoti yt është më bujari!”Alek 3.
71.EL BERR (Mirëbërësi): ”e Ai është bamirës, meshirues".Tur 28.
72.EL GAFAR (Gjithëfalësi): ”Zot i qiejve e i tokës dhe ç'ka mes tyre, i plotfuqishmi, Mëkatfalësi. Sad 66.
73.ER REUF (I Dhembshuri): ”po All-llahu është shumë i butë, i mëshirshëm.”Nur 20.
74.EL VEHAB (Dhuruesi): ”A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!”Sad 9.
75.EL VARITH (Trashëgues): ”A mos ata i kanë depotë e mëshirës së Zotit tënd, Ngadhënjyesit, Dhuruesit!”Hixhr 23.
76.ER RAB (Zot): ”Qytet i mirë dhe Zot mëkatfalës.”Sebe 15.
77.EL A’LA (Më i lartësuar): ”Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!”A’la 1.
78.EL ILAH (Zot që meriton adhurim): ”Zoti juaj (që meriton adhurim) është një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshrëplotë, gjithnjë mëshiron.”Bekare 163.
Ndërkaq Emrat të cilat janë për përmendur (vërtetuar) në hadith janë njëzet e një e ato janë:
79.EL VITR (Tek): ”Allahu është tek dhe e do tekun” Shënon Buhariu dhe Muslimi.
80.EL XHEMIL (I Bukur): ”Allahu është i bukur dhe e do bukurinë” Shënon Muslimi.
81.EL HAJIJJ (I Turpshmi), 82. ES SETIR (Mbuluesi): ”Allahu është i turpshëm dhe mbulues dhe e do turpin dhe mbulimin” Sahih Shënon Ebu Daudi.
83.EL MUKADIM (Nismëtar), 84.EL MUAHIR (Paslënësi): ”Ti je Nismëtar dhe Ti je Paslënës” Shënon Buhariu.
85.EL MUSAIR (Kontrolluesi). 86.EL KABID (Shrënguesi). 87.EL BASIT (Dhënësi): ”Allahu është Kontrolluesi, Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi”. Sahih, Shënon Ebu Daudi.
88.ED DEJAN (Shpërblyesi): ”Allahu do t’i ringjallë njerëzit dhe do t’u thotë:…Unë jam Sunduesi, Unë jam Shpërblyesi” Shënon Buhariu.
89.EL MENAN (Dhurues): ’’Nuk ka zot pos Teje, Ti je Dhurues”.Sahih, shënon Ebu Daudi.
90.EL MALIK (Sundues): ” Nuk ka sundues pos Allahut” Shënon Buhariu
91.EL MUHSIN (Bamirës): ”Allahu është Bamirës dhe e do bëmirësinë” Sahih, shënon Abdurrezaku.
92.ESH SHAFI (Shëruesi): ”…Shëro, Ti je Shëruesi”. Shënon Buhariu.
93.ER REFIK (I Butë): ”Allahu është i butë dhe e do butësinë në çdo çështje”. Shënon Buhariu dhe Muslimi.
94.EL MU’TI (Dhënësi): ”Allahu është dhënësi unë jam Kasim”.
95.ES SEJID (Zotëri): ”Allahu i lartësuar është Zotëri” Shënon Ebu Daudi.
96.ET TAJIB (I Mirë): ”Allahu është i mirë dhe nuk pranon vetëm të mirën” Shënon Buhariu.
97.EL HAKEM (Gjykuesi): ”Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi” Sahih, shënon Ebu Daudi.
98.EL XHEVAD (Fisniku): ”Allahu është Fisnik dhe e do fisnikërinë” Sahih el hulije.
99.ES SEBUH (I Madhërishmi): ”I Madhërishëm, i Shenjt, Zot i melekëve dhe shpirtit” Shënon Muslimi.
ALLAH
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të lartësuar: ”All-llahu është vetëm një All-llah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç'ka në qiej dhe çka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që All-llahu është planifikues i pavarur.” Nisa 171.
Poashtu fjala e Allahut: ”All-llahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” Bekare 255.
Emri Allah është përmbledhës i të gjitha emrave të bukur dhe cilësive të larta.
Allah është emër më i shenjtë që tregon të qenët më i larti, njëshmërinë e Tij dhe vetitë e Tij hyjnore.
EL VAHID EL EHAD( NJË I VETMI)
Allahu i lartësuar thotë: ” Thuaj: Ai, All-llahu është Një!” Ihlas 1.
Poashtu thotë:” "All-llahu është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!" Rad 16.
Një i Vetëm është Ai i cili është njësuar me të gjitha përsosmëritë, veçuar me çdo përsosmëri, madhështi, fisnikëri, bukuri, falëndërim, urtësi, mëshirë dhe tipare të tjera të përsosmërisë, s’ka të ngjashëm si Ai dhe asgjë nuk i përgjan Atij në asnjë gjë, Ai është i vetëm në jetën e Tij, në përjetshmërinë e Tij, diturinë, fuqinë, madhështinë, fisnikërinë, bukurinë, falëndërimin, urtësinë, mëshirën dhe cilësitë tjera, cilësohet me përsosmëri të paskajshme, poashtu fundi i tij është me të gjitha këto cilësi të sipërpërmendura, ndaj është obligim i robërve njësimin e Tij, me fjalë e vepra dhe të pranojnë përsosshmërinë e përgjithshme dhe veçimin me njëshmërinë, e ta veçojnë me llojet e ibadeteve(adhurimeve).
1.Është i vetëm në Qenien e Tij, dhe s’ka ndonjë tjetër si Ai.
2.Është i vetëm në tiparet(cilësit) e Tij dhe s’ka të ngjashëm si Ai.
3.Është i vetëm në veprat e Tij e s’ka ndihmës.
EL ALIJ EL A’LA (I LARTI, MË i LARTËSUARI)
Allahu i lartësuar thotë: ”E nuk lodhet duke i ruajtur (mirëmbajtur), ngase Ai është i Larti, Madhështori” Bekare 255. Poashtu thotë: ”Madhëroje larg të metave Zotin tënd, më të lartësuarin!”A’la 1.
Këto dy emra tregojnë se të gjitha domëthëniet e lartësisë janë të vërtetuara për Allahun më të gjitha format:
1.Lartësia e Qenies, Ai qëndron mbi arsh, mbi të gjitha krijesat e Tija, i ndarë nga ata mirëpo është i Dijshëm për veprimet e tyre, i sheh ata, rregullues i çështjeve të tyre të dukshme e të padukshme, folës me dispozitat e Tija të përcaktuara, rregullsitë kozmike dhe dispozita sheriatike.
2.Lartësia e fuqisë, ajo është lartësi e tipareve të Tija dhe madhështia e Tij, nuk i gjason asnjë cilësi e krijesave Atij, madje të gjitha krijesat nuk kanë mundësi të përvetësojnë disa nga domethëniet e ndonjë cilësie të vetmë, Allahu i lartësuar thotë: ” Dhe asgjë nga dija e Tij nuk mund të përvetësojnë,”Bekare 255.
Dhe nga kjo mësojmë se asgjë nuk i përgjan Atij në të gjitha cilësitë e Tija.
3.Lartësia e mposhtjes, Ai është Mposhtës i vetëm i cili me fuqinë dhe lartësinë e Tij i mposht të gjitha krijesat, të gjitha çështjet e tyre janë në dorën e Tij, ç’deshi ajo ndodhi, dhe nuk e pengon në këtë askush, e ajo për të cilën s’deshi nuk ndodhi, ndaj po të mblidhen të gjitha krijesat në sjelljen e diçkaje çka nuk don Ai nuk do të munden, e poashtu nëse mblidhen të pengojnë diçka çka Ai dëshiron nuk do të munden, për shkak të fuqisë ssë Tij të përsosur, dhe realizimin e dëshirës së Tij, dhe për shkak të varfërisë së madhe të të gjitha krijesave për Të në çdo formë
EL EVEL(I PARI), EL AHIR(I FUNDIT), EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI).
Allahu i lartësuar thotë: ”Ai është i pari që s'ka fillim dhe i fundit që s'ka mbarim, i dukshmi dhe i padukshmi,”Hadid 3.
Ndërkaq i Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) ka komentuar këtë me një komentim të plotë e të qartë e ka thënë: ”Ti je i Pari e s’ka gjë para Teje, Ti je i Fundit e s’ka gjë pas Teje, Ti je i dukshmi e s’ka gjë mbi Ty, Ti je i Padukshmi kështu që s’ka gjë përtej Teje”. Shënon Muslimi.
Në këtë mënyrë ka sqaruar çdo emër me gjithë domethëniet, e ka mohuar çdo gjë që është në kundërshtim me Të, e këto emra tregojnë për përsosmërinë e përvetësimit të Tij ndaj të gjitha krijesave.
1.Përvetësim kohor: EL EVEL (I PARI), EL AHIR (I FUNDIT)
EL EVEL (I PARI): tregon se çdo gjë është e re e shpikur pasi që nuk ka ekzistuar, ndaj obligim i njeriut është të njohë Vlerën e Allahut në çdo begati fetare apo të kësaj bote, nga shkaku e shkaktari janë nga Allahu i lartësuar.
EL AHIR (I FUNDIT): tregon se Ai synohet, Ai është Strehimtari kah i Cili krijesat strehohen për të gjitha kërkesat e tyre.
2. Përvetësim vendor: EDH DHAHIR (I DUKSHMI), EL BATIN (I PADUKSHMI)
EDH DHAHIR (I DUKSHMI): Tregon për madhështinë e cilësive të Tija, dhe njëkohësisht nevojën (vogëlsinë) e çdo gjëje para Madhështisë së Tij, Qenien, cilësitë dhe lartësinë e Tij.
EL BATIN (I PADUKSHMI): Tregon për përvetësimin e Allahut për çdo gjë të fshehtë e të hapur, për mëkatet, dhe imtësira të tjera njëkohësisht siç tregon edhe për përsosmërinë e afrimit të Allahut të lartësuar.
Ndaj sadoqë të bëjnë përcaktime të kohëve të mëparshme periodike deri në pafund Allahu është para gjithë kësaj, dhe për çdo kohë të mëvonshme sadoqë ta e përcaktojnë Allahu është pas kësaj (I fundit), Ai është i Cili ka shpikur kohërat dhe të gjitha krijesat dhe të gjitha ato në ekzistencën dhe vazhdimësinë e tyre janë të varura nga Allahu i lartësuar.
Nuk ka kundërshtim mes EDH DHAHIR (I DUKSHMI) dhe EL BATIN (I PADUKSHMI), ngase si Allahu nuk është asgjë nuk i gjason Atij asgjë në të gjitha cilësitë Ai është i Larti në afërsinë e Tij dhe i Afërt në lartësinë e Tij.
EL UEDUD (I DASHURI)
Allahu i lartësuar thotë:” Ai është që falë mëkatet, është i dashur.”Buruxh 14.
EL VEDUD, ka kuptimin e atij që don dhe i dashuri, Allahu don profetët, të dërguarit, dhe pasuesit e tyre dhe ata e donë Atë, Ai është më i dashur tek ata se çdo gjë tjetër, zemrat e tyre janë të mbushura me dashuri ndaj Tij, gjuhët e tyre pandërprerë e lavdërojnë Atë, zemrat e tyre janë dhënë pas Tij me një dashuri, sinqeritet dhe kthim kah Ai në të gjitha format.
Dashuria e të zgjedhurve të Tij ndaj Allahut nuk mund të krahasohet me asnjë dashuri tjetër, jo në esencën e as në formën e saj, e kjo është obligim dhe vetëm në këtë mënyrë duhet të jetë dashuria e Allahut në zemrën e secilit, duhet t’i paraprijë dhe tejkalojë çdo dashurie tjetër, dhe çdo dashuri tjetër të jetë pasuese e saj.
Ndaj, dashuria ndaj Allahut është esencë e gjithë veprave, dhe çdo adhurim tjetër qoftë i dukshëm apo i padukshëm buron nga dashuria për Të. Kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është një mirësi nga ana e Allahut, e s’është nga njeriu, andaj Allahu është Ai që kur e don njeriun e fut dashurinë në zemrën e tij, e kur njeriu arrin dashurinë e Allahut me ndihmën e Tij atëherë pason shpërblimi nga ana e Allahut të lartësuar me një dashuri tjetër, e kjo është në esencë bëmirësi e çiltër, ngase shkaku dhe shkaktari janë nga Ai, nuk ka për qëllim kundërshtimin por kjo është dashuri nga Allahu për falëndëruesit nga robërit e Tij, ndaj i tërë interesi kthehet tek robi, i lavdëruar qoftë Ai që ka futur dashuri në zemrat e besimtarëve, në këtë mënyrë vazhdon ta e rrisë dhe forcojë atë derisa të arrijë në zemrat e të zgjedhurve deri në atë gjendje që çdo dashuri tjetër të zvogëlohet (ulet), u lehtësohen fatkeqësitë, dhe vështirësia e respektit ndaj Allahut u bëhet e këndshme, dhe u ofron atyre llojet e shumta të begative të Tija të cilat i dëshirojnë e padyshim më e larta është dashuria dhe arritja e kënaqësisë së Tij, kështu që dashuria e robit ndaj Allahut është e mbushur me dy dashuri nga ana e Allahut: dashuria paraprake me të cilën është bërë i dashuri i Allahut, dhe dashuria tjetër falëndërim nga ana e Allahut për dashurinë në këtë mënyrë është bërë prej të zgjedhurve të sinqertë.
Shkaku më i madh me të cilin fiton robi dashurinë e Allahut që është një prej kërkesave më të mëdha, shpeshtimi i përmendjes së Tij, falëndërimit, të kthyerit kah Ai, të mbështeturit në Të, të afruarit kah Ai me zbatimin e obligimeve dhe adhurimeve vullnetare, realizimin e sinqeritetit në fjalë e vepra dhe të pasuarit e të dërguarit të Allahut(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në gjëra të dukshme dhe të padukshme ashtu siç thotë Allahu i lartësuar: ”Thuaj: Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu të ju dojë,”Ali imran 31.
ET TEUAB (PENDIMPRANUESI)
Allahu i lartësuar thotë: ”Pa dyshim All-llahu pranon pendimin është i gjithëdijshëm.” Nur, 10.
ET TEUAB (PENDIMPRANUESI), i Cili vazhdon të pranojë pendimin e penduesve, u falë gabimet e atyre që i kthehen Atij, dhe secili që pendohet tek Allahu me një pendim të sinqertë Allahu i pranon atij pendimin.
Pendimpranimi nga ana e Allahut është dy llojesh
Një: Allahu fut në zemrën e robit të Tij pendimin dhe të kthyerit kah Allahu e ai (robi) pendohet me kushtet e pendimit.
Dy: Pranimi dhe përgjigjja e pendimit me faljen e mëkateve, ngase pendimi i sinqertë shlyen mëkatet e mëparshme.
EL XHEMIL (I BUKURI)
Në hadithin të cilin e transmeton ibn Abasi (Allahu qoftë i kënaqur me të) thotë: i dërguari i Allahut(paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: “Allahu është i Bukur dhe e do të bukurën…” Shënon Muslimi.
I Bukuri është ai që cilësohet me mirësi dhe bëmirësi. Ndaj Allahu i lartësuar është:
a) i bukuri në Qenie, Emrat dhe Cilësitë e Tija. i dërguari i Allahut (paqja dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) ka thënë: ”Mbulesa e Tij është dritë, sikur të mos ishte kjo mbulesë do të digjej çdo gjë.”
b) i Bukuri në veprat e Tij: Veprat e Allahut të tëra janë të bukura ato janë në mes të mbarës dhe mirësisë, mes vlerës dhe drejtësisë, të tëra janë në pajtim me urtësinë dhe lavdërimin e nuk ka në veprat e Tija diçka të kotë e të pavlefshme, por të gjitha janë mirësi, udhëzim, mëshirë, drejtësi, Allahu i lartësuar thotë: “vërtet Zoti im është i drejtë.” Hud 56.
c) i bukuri në krijim: “Ai që përsosi krijimin e çdo sendi,” Sexhde 7.
d) i bukuri në gjykim: “Për një popull që bindshëm beson, a ka gjykim më i mirë se ai i All-llahut?” Maide 50.
EL XHEVAD (BUJARI)
I Dërguari i Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: ”Allahu është Bujar dhe e do bujarinë” Hadithin e ka nxjerrur Ebu Nuajmi në Hulije.
EL XHEUAD (BUJARI) përfshin bujarinë e përgjithshme për çdo krijesë, e mbuloi atë me bujarinë, fisnikë-rinë dhe begatitë e llojllojshme.
I veçoi me bujarinë e Tij të gjithë ata që kërkojnë prej Tij, të mirin, të këqiun, myslimanin, jobesimtarin, ndaj kush i kërkon Allahut Ai i jep atij, dhe i përgjigjet Atij që i kërkon, ngase Ai është Bamirës i Gjithëmëshirshëm.”
Ndërkaq ka përfshirë me bujarinë e Tij banorët qiellit dhe tokës, dhe çdo gjë me të cilën begatohen robërit ajo është nga ana e Allahut të lartësuar: ” Dhe ai ju dha gjithatë që e kërkuat (që kërkoi nevoja juaj)”Ibrahim 34.
Ndaj s’ka krijesë vetëm se begatohet me mirësitë e Tij, mirëpo dallojnë mes tyre, varësisht nga ajo se si u lehtëson Allahu shkaqet të cilat çojnë në bujarinë e Tij, e prej më të mëdhave përsosja e adhurimeve të Allahut të dukshme e të padukshme, veprore e të pasurisë, e gjithë kjo realizohet me pasimin e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të).
E nga Bujaria e Tij e gjërë është edhe ajo që ka përgatitur për robërit e Tij të afërt në botën tjetër, atë që syri nuk ka parë, veshi dëgjuar, e as që i ka shkuar dikujt në mend.
EL HAKIM (I URTI)
Allahu i lartësuar thotë: “All-llahu është i gjithdijshëm, është i urtë.” Teube 28.
Ndaj nuk krijon asgjë kot, e as nuk ligjëson asgjë pa kurrfarë përgjegjësie.
Urtësia është: vënie e gjërave në vendet e tyre, dhe zbritja në pozitat e tyre.
Ndaj i urti është Ai që ka dituri të gjërë, dhe njeh parimet e çështjeve, fundin e tyre, është Ai që i vë gjërat në vendet e tyre, kështu që nuk i parashtrohet pyetja e as nuk kundërshtohet në urtësinë e Tij, ndaj i urti është Ai që ka urtësi të madhe në krijim dhe urdhër, kështu që urtësia është dy llojesh:
1) Urtësia në krijim, Ai ka krijuar krijesat me të vërtetën, dhe ato përmbajnë të vërtetën, dhe synimi iI Tij ka qenë i vërtetë, ka krijuar krijesat me një rregull të përkryer, ka bërë renditjen e tyre, dhe çdo krijese i ka dhënë formën që i takon, madje çdo pjese të krijesave, dhe çdo organi prej organeve të kafshëve i ka dhënë formën që u takon, kështu që askush nuk sheh në krijimin e tij mangësi, ndonjë të metë, kështu që nëse tubohen të gjithë nga i pari deri te i fundit, që të propozojnë si krijimin e të Gjithëmëshirshmit, apo të përafërt me të, siç ka vënë në krijesat e Tij rregullin, përsosmërinë nuk do të mundnin, e ku të kenë mundësi ata në këtë?!
2) Lloji i dytë: Urtësia në ligjet dhe urdhërat e Tija, Allahu ka vënë dispozita, ka zbritur librat, ka dërguar profetë, me qëllim që ta njohin Atë dhe adhurojnë, andaj a ka ndonjë urtësi më të madhe se kjo, bujari më të madhe se kjo? Njohja e Allahut të lartësuar, të adhuruarit e Tij, sinqeriteti i veprave për Të, falëndërimi dhe lavdërimi ndaj Tij janë prej dhuratave më të mëdha ndaj robërve të Tij përgjithësisht, ndërkaq vlerat më të mëdha janë për ata që Allahu i ka begatuar me to, e në të njëjtën kohë është edhe njëri prej shkaqeve për arritjen e lumturisë dhe begatisë së përhershme, ndaj po të mos ekzistonte në urdhërin dhe ligjet e Tija asgjë më tepër se kjo urtësi e madhe e cila është esencë e mirësisë, kënaqësisë së plotë, për të janë krijuar krijesat, xheneti, xhehenemi, do të mjaftonte.
ER REZAK (FURNIZUESI)
Allahu i lartësuar thotë:” All-llahu është furnizues i madh.”Dharijat 58. “Nuk ka anjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj,” Hud 6.
Furnizues për të gjitha krijesat, ndaj nuk ka krijesë në botë vetëm se furnizohet me furnizim nga ana e Allahut të lartësuar, i kapluar me bujarinë e Tij.
Furnizimi i Tij është dy llojesh:
1. Lloji i parë.Furnizim i dobishëm në të cilin nuk ka dyshim, dhe nëpërmjet tij robi arrin kah synimet e larta, dhe i cili është në duart e të dërguarit të Allahut me udhëzimin dhe porositë e këshillat e tij, e ky gjithashtu është dy llojesh:
a) Furnizim i zemrës me dituri të dobishme dhe besim të drejtë, zemrat s’mund të përmirësohen e as të shpëtojnë përderisa të arrijnë në njohjen e të vërtetave të dobishme dhe synimet e qëlluara, pastaj pajisja me moral të bukur, dhe largimi nga morali i ligë, dhe ajo me të cilën ka ardhur i dërguari i Allahut në të dy çështjet ka siguri dhe garancë të mjaftueshme.
b) Që Allahu ta e furnizojë me hallall (të lejuarën)dhe ta largojë nga harami, e lloji i parë i furnizimit është synimi kryesor ndërkaq ky lloj është vetëm mjet për të arritur tek i pari, ndaj kur Allahu e furnizon robin e Tij me dituri të dobishme, besim të drejtë, rizk të lejuar dhe bindjen e plotë me atë që i ka dhënë, me këtë rast janë plotësuar gjërat e tij dhe është përqendruar gjendja e tij fetare dhe trupore, dhe pikërisht për këtë lloj të furnizimit kanë ardhur tekstet në hadithe të profetit duke e lavdëruar.
2. Lloji i dytë: Është ofrimi nga ana e Allahut të lartësuar të gjitha llojet e ushqimeve me te cilat ushqehen krijesat të mirët dhe të këqijtë, të ngarkuar me obligime e të tjerët, kjo mund të jetë me hallall apo haram, dhe kjo është ndarje e mospajtimeve në çështjen se harami (e ndaluara) a emërtohet si rizk (furnizim) apo jo? Nëse kemi për qëllim llojin e parë atëherë rizku haram nuk emërtohet si rizk ngase robi kur kërkon nga Allahu ta e furnizojë nuk dëshiron vetëm se furnizim të dobishëm në fe dhe në trup, e nëse kemi për qëllim llojin e dytë e ai është furnizim i përgjithshëm atëherë hyn në të, ngase nuk ka krijesë vetëm se Allahu përkujdeset për furnizim të saj, kështu thuhet edhe për begatinë, mëshirën e të ngjashme me ato.
ES SEMI’I (DËGJUESI)
Allahu i lartësuar tjotë: “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.”Shura 11.
Prej Emrave të bukura është edhe ES SEMI’I (DËGJUESI) i Cili dëgjon të gjitha zërat padallim gjuhe, me nevojat e llojllojshme, dhe fshehtësia tek Ai qëndron në atë se i largëti tek Ai është i afërt.
Dëgjimi i Allahut është dy llojesh:
1. Dëgjimi i Tij të gjitha zërat e dukshme e të padukshme, të fshehura e të shfaqura, dhe përvetësimi i plotë i tyre.
2. Dëgjimi i lutjeve të lutësve, thirrësve, adhuruesve dhe shpërblimi i tyre.Thotë Allahu i lartësuar: “ dhe fjala e namazliut (falësit) Semia Allahu limen hamideh do të thotë u përgjigjet.
Shpeshherë Allahu i lartësuar bënë bashkimin mes ES SEMI’I dhe EL BESIR si në fjalën e Tij: “All-llahu dëgjon dhe sheh si veproni.” Nisa 58. dhe çdo dëgjim, shiqim është i përfshirë me gjithë atë që ka të bëjë me të të dukshme e të padukshme, Dëgjuesi dëgjimi i Tij përfshin të gjitha të dëgjuarat, dhe çdo gjë që ekziston në botë nga zërat i dëgjon të fshehtat e të hapura, nuk i ngatërrohen Atij zërat, e as nuk i fshihet asnjë prej tyre, i afërti e i largëti, i fshehti e i hapuri para Tij janë të njëjtë: ” Për të është njësoj (në dijen e Tij) si ai që fsheh prej jush thënien, si ai që e shpreh haptazi, si ai që vepron fshehtas natën (në errësirë të natës) dhe si ai që vepron haptazi ditën.”Rad 10.
Poashtu Ai thotë: “Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.”Muxhadele 1.
Aisha r.a thotë: i Madhëruar qoftë Allahu i Cili dëgjon zërat, erdhi grua e cila ankohej për burrin e saj tek i dërguari i Allahut, unë isha në këndin e dhomës e nuk dëgjoja mirë fjalët e saja e Allahu zbriti fjalët e Tija: ” Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet” Muxhadele 1.
EL BESIR (GJITHËSHIKUESI)
Thotë Allahu i Lartësuar: “Vërtet, All-llahu dëgjoi fjalët e asaj e cila bisedoi me ty lidhur më burrin e vet, që u ankua te All-llahu; prandaj All-llahu e dëgjon bisedën tuaj, All-llahu dëgjon çdo bisedë dhe sheh çdo punë.” (Muxhadele 1).
EL BESIR (GJITHËSHIKUESI), Shiqimi i të cilit përfshin çdo gjë në tokë e në qiej, madje edhe gjënë më të fshehur në to. Sheh madje zvarritjen e milingonës së zezë në gurë të fortë (të ngurtë) në natë të errët. i sheh të gjitha pjesët e saj të dukshme e të padukshme. Sheh lëvizjen (ecjen) e ushqimit në pjesët e saja të holla. Sheh lëvizjen e ujit në degët e drunjve dhe të gjitha pemëve me të gjitha llojet e tyre të vogla e të holla. Sheh damarët e milingonës, bletës, dhe mushkonjës, madje edhe më të vogla se këto. i Lartësuar qoftë Ai që flitet për madhështinë e Tij, madhështinë e cilësive të Tija, për përsosmërinë e Tij, butësinë, për Diturinë e Tij për gjëra të fshehura (gajbin) dhe të dukshme, për të pranishmet dhe jo të pranishme. Sheh lëvizjen e çerpikëve të syve, sheh lëvizjen e zemrave.
Thotë Allahu i Lartësuar: “I cili të sheh kur të ngrihesh në këmbë. (E të sheh) Edhe lëvizjen tënde në mesin e atyre që falen.” (Shuara 218, 219).
Gjithashtu thotë: “Ai di për shikimin me cep të syve, e edhe për atë që e fshehin në zemra.”(Gafir 19).
EL FETAH (ZGJIDHJEDHËNËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: "Zoti ynë na tubon neve dhe juve, e pastaj me drejtësi gjykon mes nesh, se Ai është gjykatës i drejtë, i dijshëm.”(Sebe’ 26).
EL FETAH (ZGJIDHJEDHËNËSI): i Cili gjykon mes robërve të Vet me gjykimet e sheriatit , gjykime kosmologjike, të shpërblimeve. i cili me butësinë e Vet çel mendjemprehtësinë e të sinqertëve. Hap zemrat e tyre për njohjen e Tij, për dashurinë e Tij, për kthim kah Ai. Robërve të Vet u ka hapur dyert e mëshirës dhe furnizimeve të llojllojshme dhe u ka lehtësuar atyre shkaqet për arritjen mirësive të kësaj dhe botës tjetër.
Zgjidhjedhënia e Tij është dy llojesh:
1.Zgjidhjedhënia me gjykim fetar dhe me gjykim të shpërblimit.
Zgjidhjedhënie fetare është ligjvënia e Tij përmes të dërguarve të Vet për gjithë atë që kanë nevojë njerëzit e obliguar (të ngarkuar me obligime) dhe të përqendrohen në rrugën e vërtetë.
Ndërsa zgjidhjedhënia e shpërblimit është zgjidhjedhënie mes të dërguarve dhe kundërshtarëve të tyre, mes të dashurve të Vet dhe armiqve të Tij, duke i nderuar të dërguarit dhe pasuesit e tyre dhe shpëtimin e tyre, dhe me nënçmimin dhe poshtërimin e armiqve e kundërshtarëve të tyre, dënimin e tyre. Gjithashtu, zgjidhjedhënia në ditën e Kiametit, gjykimi i Tij mes robërve, me ç’rast shpërblehet secili për atë që ka bërë.
2.Zgjidhjedhënës me gjykim të përcaktimit.a
Ndërsa zgjidhjedhënie e përcaktimit, është ajo që e cakton mes robërve të Vet, të mirën, të keqen, të dobishmen, të dëmshmen, dhënien, mosdhënien, thotë Allahu : “Atë që All-llahu ua dhuron njerëzve nga mëshira e Tij, nuk ka kush që mund ta pengojnë, e atë që Ai e ndal, nuk ka kush që mund ta lirojë pos Tij; Ai është ngadhnjyesi, i gjithdijshmi.”(Fatir 2).
Ndaj, Allahu është zgjidhjedhënësi, i gjithëdituri i cili u jep zgjidhje robërve të Vet të nënshtruar nga bujaria dhe fisnikëria e Vet, ndërsa kundërshtarëve të Vet u jep të kundërtën e kësaj, dhe këtë me mirësinë dhe drejtësinë e Vet.
EL MUKADIM- EL MUEHIR (NISMËTARI, PASLËNËSI)
I Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thoshte para se të jipte selam në namaz : “ O Allah, më fal për atë që kam nisur e për atë që kam lënë pas, për atë që kam fshehur e për atë që kam shfaqur, dhe për atë që Ti di më mirë se unë, Ti je Nismëtari dhe Ti je Paslënësi, nuk ka zot pos Teje” (Shënon Muslimi).
EL MUKADIM DHE EL MUEHIR janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruar e përballë njëri tjetrit. Njëri prej tyre nuk i thuhet Allahut të Lartësuar porse vetëm të shoqëruar, ngase bukuria dhe përsosmëria qëndron në bashkimin (shoqërimin) e tyre. Allahu është Nismëtar për atë që bën keq dhe Paslënës për atë që do me urtësinë e Vet.
Nisma dhe Paslënia është dy llojesh:
1.Mund të jetë kosmologjike, si përparësia e disa krijesave ndaj disa të tjerëve, ose paslënia e disa prej tyre ndaj disave, si hershmëria e shkaqeve ndaj shkaktarëve, kushteve ndaj kushtëzuesve, nisma dhe paslënia në krijim. Përcaktimi është det pa bregdet.
2.Mund të jetë sheriatike, siç i veçoi të Dërguarit ndaj krijesave, veçoi të dërguar në mesin e tyre, veçoi disa nga krijesat e Veta ndaj disa të tjerëve, si në dituri, në besim (iman), moral, vepra, dhe në të gjitha veti tjera. Dhe i la pas atë që deshi të lë pas me këto, dhe e tërë kjo me urtësinë e Vet.
EL HASIB (LLOGARIMARRËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Mjafton që All-llahu është llogaritës.” (Nisa 6).
EL HASIB (LLOGRIMARRËSI) Ai është i gjithëdituri për robërit e Vet, Vigjiluesi, Llogarimarrësi, Shpërblyesi i robërve të Vet me të mira e të këqija sipas urtësisë dhe diturisë së hollësishme për veprat e tyre të vogla e të mëdha, thotë Allahu i Lartësuar: “All-llahu llogarit për çdo send.”(Nisa 86).
EL HASIB (LLOGRIMARRËSI) Ai i mjafton robërve të Vet për brengat dhe shqetësimet e tyre, Ai i mjafton atyre që i mbështeten Atij: “Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij,”(Talak 3).Do të thotë i mjafton për gjëra të kësaj dhe botës tjetër. Ai thotë: “O Pejgamber! All-llahu të mjafton ty dhe besimtarëve që janë me ty.”(Enfal 64).
EL BERR (MIREBERESI), EL VEHHAB (DHURUESI), EL KERIM (BUJARI), EL EKREM (ME BUJARI).
Argumentet për këto emra janë fjalët e Allahut të Lartësuar : “Ne më parë ishim ndër ata që lutëm Atë, e Ai është bamirës, meshirues".( Tur 28).“E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!". (Neml 40).“Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh".( Ali imran 8.)
“Lexo! Se Zoti yt është më bujari!”( Alek 3).
Mirëbërësi, Dhuruesi, Bujari i Cili me mirëbërësinë, dhuntinë dhe bujarinë e Vet ka përfshirë të gjitha krijesat. Ai është ndihmues i bukur, gjithnjë bëmirës, dhurues i madh, cilësimi i Tij me këto cilësi me të gjitha këto begati të dukshme e të padukshme, secili ndien nevojë për mirëbëmirësinë e Tij në çdo çast. Këto emra tregojnë për mëshirën e madhe të Tij, dhuntitë e Tija që kanë përfshirë çdo krijesë, ashtu sipas urtësisë së Tij.
Mirëbëmirësia e Tij është dy llojesh: e përgjithshme dhe e veçantë.
E përgjithshme është theksuar në fjalët e Allahut të Lartësuar: “Zoti ynë, Ti me mëshirën dhe me diturinë Tënde ke përfshirë çdo send” (Gafir 7). “e mëshira ime ka përfshirë secilin send.” (Araf 156.) “Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut,”( Nahl 53). Në këtë përfshihen të gjithë: i miri dhe i keqi, banorët e qiejve dhe të tokës, të obliguarit me obligime fetare dhe të tjerët.
E veçantë: mëshira dhe dhuntia e Tij mbi të devotshmit, sikur që thotë : “Atë (Mëshirën) do ta caktoj për ata të cilët i ruhen (mëkateve), e japin zeqatin dhe për ata që argumentet tona i besojnë. Që pranojnë të dërguarin (Muhammedin), Pejgamberin arab, (që nuk shkruan as nuk lexon),” (Araf 156,157). “S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.”( Araf 56). Në lutjen e Sulejmanit paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të : “e me mëshirën Tënde më shtie në mesin e robërve Tuaj të mirë!"” Neml 19. Kjo është mëshirë e veçantë të cilën e kërkojnë profetët dhe pasuesit e tyre, e ajo rezulton sukses në besim, në dituri, në punë, në përmirësimin e të gjitha veprave, në lumturinë e përhershme, në shpëtim dhe ajo është synim i robërve të dalluar të Allahut Fuqiplotë.
EL HAKK (I VËRTETI)
Argument, për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar : “Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” (Haxh 62).
I Vërteti në Qenien dhe cilësitë e Tij. Prania e Tij është e domosdoshme. Ai është i përsosur në cilësitë e Tij. Ekzistimi i Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Tij, dhe çdo gjë që ekziston është përmes Tij.
Fjalët e Tij janë të vërteta, veprat të vërteta, takimi më Të është i vërtetë, i Dërguari i Tij është i vërtetë, Librat janë të vërteta, Feja e Tij është e vërtetë, adhurimi vetëm ndaj Tij është i vërtetë, dhe çdo gjë tjetër që i takon Atij është e vërtetë. Thotë Allahu i Lartësuar : “Kjo ngase All-llahu është Ai i vërteti, dhe atë që lusin ata pos Tij është e kotë. All-llahu është vërtetë Ai i larti, i madhi.” (Haxh 62).
“E ti thuaj: "E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë.” ( Kehf 29).
“Pas të vërtetës nuk ka tjetër pos iluzione,” (Junus 32).
“Dhe thuaj: "Erdhi e vërteta e u zhduk e kota". Vërtet, e kota gjithnjë ka qenë e zhdukur.” ( Isra 81).
EL HAKEM ( GJYKATËSI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e të Dërguarit të Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të, ku thotë: “Vërtet Allahu është Gjykuesi dhe tek Ai është gjykimi” Shënon Ebu Daudi. Ai (Ebu Daudi) Allahu e mëshiroftë, thotë: ”Ndër emrat e Allahut është edhe EL HAKEM ( GJYKATËSI), që ka për qëllim drejtësinë, e që gjykon mes robërve të Tij, në këtë dhe botën tjetër me drejtësinë e Tij, nuk i dëmton as sa grimca e atomit. Nuk bart mëkatet e asnjërit te dikush tjetër, e as nuk dënon robin e Tij më tepër sesa gabimi i tij. “vërtet Zoti im është i drejtë.” (Hud 56).
Gjykatësi i drejtë është tek i Cili bëhet gjykimi për çdo gjë, Allahu gjykon me ligjet e Veta, sqaron robërve të Vet të gjitha forma të drejta e të urta me të cilat gjykon mes armiqve, ndan mes atyre që kanë mospajtime, gjykon me dispozita të përcaktimit, ashtu siç i përket urtësisë së Tij, i vën gjërat në vendet e tyre, dhe i zbret në ato pozita që meritojnë. Gjykon mes tyre në Ditën e Shpërblimit dhe LLogarisë. Gjykon me drejtësi. Krijesat e lavdërojnë Atë për gjykimin e Tij edhe ata për të cilët ka gjykuar kundër tyre me dënim, do të pranojnë se ka gjykuar me drejtësi dhe nuk i ka dëmtuar as sa grimca e atomit
EL HALIM ( PËRDËLLIMTARI, i BUTI)
Argument për këtë emër këmi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ta dini se All-llahu e di çka fshehni në vete, pra kini frikë prej Atij, dhe dine se All-llahu shumë falë është i butë.” (Bekare 235).
Përdëllimtar i Cili ka përdëllimin e përsosur. Përdëllimi i Tij përfshin jobesimtarët, mëkatarët e gabimtarët, ndërsa privon dënimin e Tij t’i përfshijë mizorët, por Ai i toleron ashtu që të pëndohen, mirëpo nuk i toleron nëse ata vazhdojnë dhe këmbëngulin në atë që janë dhe nuk pendohen.
Përdëllimtar i Cili Di, për robërit e Tij begati të dukshme e të padukshme, përkundër mëkateve të tyre të shumta. Është i butë ndaj mëkatareve me mëkatet e tyre, i toleron dhe shtyn dënimin ashtu që të pendohen e kthehen.
Allahu i Lartësuar është i Butë, Falës, Atij i takon Butësia e përsosur dhe falja e përgjithshme. Ato që kanë të bëjnë me këto dy cilësi të mëdha, mëkatet e mëkatareve dhe padrejtësia e kriminelëve, mëkatet tregojnë dhe rezultojnë për dënim të menjëhershëm, të ngutshëm e të llojllojshëm, ndërsa Përdëllimi i Allahut rezulton në tolerimin e mëkatareve dhe mos nxitimin në dënimin e tyre ashtu që të pendohen. Falja e Tij rezulton në faljen e asaj që ka ndodhur prej tyre nga mëkatet, veçanërisht nëse ushtrojnë dhe praktikojnë shkaqet e faljes si: kërkimi i faljes (istigfari), pendimi, besimi dhe veprat e mira. Përdëllimi i Tij përfshin qiejt dhe tokën, po të mos ishte falja e Tij, nuk do të linte në tokë asnjë krijesë. Allahu është Falës, e do faljen e robërve dhe meqë Ai është aq i butë, aq falës, robërit e Tij duhet të kërkojnë shkaqet me të cilat përfitojnë faljen e Tij, të punuarit për kënaqësinë e Tij dhe bëmirësinë ndaj krijesave të Tij.
Nga falja e pakufishme e Tij është edhe ajo se ata mëkatarët ndaj vetës së tyre nëse pendohen, Ai u fal atyre çdo të keqe të madhe e të vogël. Ka bërë që islami t’i shlyejë të kaluarat.
EL HAMID (I FALENDERUARI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar :”O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.” ( Fatir 15).
I falenderuari në Qenien e Vet, emrat, cilësitë, dhe veprat e Veta. Emrat e Tij janë më të mirë, cilësitë e Tij më të përsosura, veprat më të plota e më të mira. Veprat e Allahut sillen mes dhuntisë dhe drejtësisë.
I falenderuari është Allahu për shkak të shumë cilësive të Tij falenderuese. Allahu është i Falenderuar në dy aspekte:
1. Të gjitha krijesat shqiptojnë falëndërimin e Tij, Çdo falenderim nga banorët e qiejve dhe të tokës, të parët e të fundit prej tyre, në këtë dhe në botën tjetër.çdo falenderim që nuk është shqiptuar e që ka qenë i përcaktuar dhe obliguar që nuk është shqiptuar e që ka qenë i përcaktuar dhe obliguar në çdo kohë e moment, pa dyshim se Allahu është meritor nga shumë aspekte, ndër to: Allahu është Ai që i ka krijuar, furnizuar, dhuruar begati të dukshme e të padukshme të asaj e kësaj bote, larguar nga ata fatkeqësi dhe sprova, ngase çdo begati është prej Allahut, dhe vetëm Ai largon fatkeqësi. Për këtë arsye Ai meriton ta e falenderojne në çdo kohë e moment.
2. Ai falenderohet për emrat e Tij të bukura dhe cilësitë të larta e të përsosura. Të gjitha falendërimet dhe cilësitë fisnike e të bukura, Atij i takon çdo cilësi e përsosur. Çdo cilësi prej cilësive të Tija meriton falenderim të përsosur. Atij i takon falëndërimi për Qenien e Tij, falëndërim për cilësitë e Tij, për veprat e Tij, për krijim, për ligjet e Tij, kosmologjike dhe të sheriatit, dispozita të shpërblimit për këtë dhe botën tjetër. Për gjithë atë që meriton të falenderohet nuk është e kapshme për mendjet dhe nuk mund të bëjnë llogari lapsat.
EL HAJJIJ (I TURPSHMI), ES SITTIR (MBULUESI)
Për këto dy emra argumentohemi me fjalët e të Dërguari të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qofshin mbi të) me ç’rast thotë: “Allahu është i turpshëm, turpërohet nga robi i tij kur i zgjas duart tek Ai (që t’i kërkojë diçka) t’i kthejë ato të zbrazura” Shënon Ebu Daudi dhe Tirmidhi dhe thotë se hadithi është hasen sahih.
Gjithashtu thotë: “Allahu është i turpshëm, mbulues (i mëkateve), dhe e do turpin dhe mbulesën, kur të pastrohet ndokush prej jush le të mbulohet” Shënon Ebu Daudi dhe Nesaiu në “ Sunenin” e tij.
E gjithë kjo, është nga mëshira e Tij, bujaria , përsosmëria dhe butësia e Tij. Robi shfaqet me mëkatet e tija haptas me gjithë nevojen e madhe që ka për Të, madje ai nuk ka mundësi t’i bëjë mëkat Atij vetëm se duke u përforcuar me begatitë e Allahut të Lartësuar, Allahu me gjithë pasurinë e Tij dhe nuk ka nevojë për asnjë krijesë të Tij, me bujarinë që ka, turpërohet ta e ekspozojë dhe ta e shfaqë e ta e turpërojë. Ai e mbulon atë dhe e fal. Bëhet i dashur tek ata duke u ofruar begati të shumta, ndërsa ata bëhen të urrejtur tek Ai me mëkate. Mirësitë e Tija për çdo çast zbresin, ndërsa të këqijat e tyre tek Ai ngriten.
Mëkatet dhe çdo gjë e keqe e tyre vazhdon të ngritet tek Ai, ndërsa Allahu turpërohet ta e dënojë një njeri që është thinjur në islam, dhe ta e kthejë me duar të zbrasura një njeri që shtrin duart te Ai. i thirr robërit e Tij që ta e lusin dhe u premton me përgjigje.
Ai është i turpshëm, mbulon (mëkatet) shumë: i do ata që turpërohen dhe që mbulojnë të tjerët. Kush mbulon një musliman, Allahu atë do ta mbulojë në këtë dhe bptën tjetër. Për këtë, është gjë e urryer për një musliman kur bën ndonjë të keqe ta e përhapë atë, por pendohet tek Allahu dhe ai mëkat ngel mes Allahut dhe robit dhe nuk e shfaqë tek njerëzit.
Ndër njerëzit më të urryer te Allahu është një njeri i cili bën mëkat, e kalon natën, Allahu i mbulon Atij e ky, kur të zgjohet në mëngjes e përhap atë që Allahu i ka mbuluar atij.
Allahu i Lartësuar thotë: “Ata, të cilët dëshirojnë që te besimtarët të përhapet imoraliteti, ata i pret dënim i dhembshëm në këtë dhe në botën tjetër. All-llahu di (të fshehtat) e ju nuk dini.” (Nur 19).
EL ALIM (I GJITHEDITURI), EL HABIR (I GJITHINFORMUARI)
EL ALIM, EL HABIR, është Ai i Cili dituria e Tij ka përfshirë të dukshmet e të padukshmet, fshehtësitë e jo fshehtësitë, gjëra të domosdoshme (të obliguarat), të pamundshmet e të mundshmet, botën e lartësuar e të poshtme, të kaluarën, të tashmën dhe të ardhmen, që nuk i fshihet Atij asgjë.
EL ALIM, EL HABIR, dituria e Tij ka përfshirë:
a) Të domosdoshmet (obliguarat) Allahu di për vetën e Tij të ndershme, cilësitë e shenjta e të mëdha, ku ekzistenca e tyre është e domosdoshme.
b) Të pamundshmet Ai di për gjëra të pamundshme në kohën e pamundësisë së ndodhjes së tyre, gjithashtu Di për pasojat në rast të ndodhjes së tyre, siç thotë i Lartësuari: “Sikur të kishte në to (në qiej e në tokë) zota pos All-llahut, ato të dyja do të shkatërroheshin.” (Enbija 22). Gjithashtu thotë: ”All-llahu nuk ka marrë për veten kurrfarë fëmijë (as nga engjëjt,e as nga njerëzit), nuk ka me Të ndonjë zot tjetër, pse (sikur të kishte zot tjetër), atëherë secili zot do të veçohej me atë që ka krijuar, dhe do të dominonte njëri mbi tjetrin!”(Muminun 91).
c) Të mundshmet Të mundshmet, Allahu di për gjëra të mundshme. Ato janë që lejohet të ndodhin ose mos të ndodhin, ato që kanë ndodh ose që nuk kanë ndodh e tërë kjo me urtësinë e Allahut të Lartësuar. Ai është i gjithëdituri që dituria e Tij ka përfshirë botën e lartësuar e të poshtme. Çdo vend dhe çdo kohë është në dijeni të Allahut. Ai di për gjëra të fshehta e të hapta, të dukshme e të padukshme, thotë Allahu i Lartësuar: “All-llahu është i Gjithdijshëm për çdo send.” ( Bekare 282).
Dituritë dhe njohuritë e krijesave pa marrë parasysh sado të shumta e të llojllojshme të jenë, në krahasim me diturinë e Allahut të Lartësuar është e fikur, e zhdukur. Gjithashtu fuqia e tyre nuk mund të përpjesëtohet me fuqinë e Allahut të Lartësuar në asnjë aspekt, ngase Allahu është Ai i Cili u mësoi atë që nuk ditën, dhe u dha fuqi për atë që nuk patën mundësi
ER REUF (I DHEMBSHURI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “All-llahu u jep të frikësohen prej dënimit që vjen prej Tij, megjithqë All-llahu është i mëshirshëm ndaj robëve.” (Ali imran 30).
ER RE’UF: që ka dhembshuri të madhe ndaj robërve. Nga dhembshuria dhe mëshira e Tij ndaj tyre është që t’ua plotësojë begatitë e Tija të cilat u ka dhënë që në fillim.
Gjithashtu nga dhembshuria e Tij është edhe suksesi i dhënë atyre që t’i zbatojnë dhe përfillin të drejtat e Tija dhe të drejtat e robërve.
Ai, nga dhembshuria dhe mëshira e Tij ka bërë që robërit të kenë frikë, e i ka qortuar ata nga joshje të shumta dhe gjërave të këqija. Ai thotë: “Me këtë All-llahu i frikëson robërit e Vet: "O robërit e Mi, kinie frikë (dënimin)!"( Zumer 16).
Dhembshuria dhe mëshira e Tij u ka lehtësuar atyre rrugët përmes të cilave do të arrijnë mirësi, e në të njëjtën kohë i ka paralajmëruar për rrugët që çojnë në shkatërrim e humbje.
Lusim Allahun e Lartësuar me mirësitë e Tija të na mundësojë pasimin e rrugës së drejtë, e të na shpëtojë nga rrugët që çojnë në zjarr
ER RABB (ZOTI)
Emri ER RABB është përmendur në shumë ajete kuranore.
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Thuaj: "A të kërkojë Zot pos All-llahut, e Ai është Zot i çdo sendi (ekzistues)”(En’am 164).
ER RABB është edukues i të gjitha krijesave me rregullim dhe me lloje të begative.
Ndërsa edukim i veçantë është për të zgjedhurit e Vet me përmirësimin e zemrave dhe shpirtrave të tyre, moralit të tyre. Ndaj, pikërisht për këtë arsye janë shpeshtuar lutjet e tyre me këtë emër fisnik, ngase ata kërkojnë nga Ai këtë edukim të veçantë.
Allahu është Ai të Cilit i takojnë të gjitha domëthëniet e rububijetit dhe Ai meriton të adhurohet me to. Ato të gjitha janë cilësi të përsosura. Të gjitha falëndërimet e lavdërimet janë për të. Bëmirësia i takon Allahut të Lartësuar dhe askush nuk e shoqëron Atë në ndonjë nga domethëniet e rububijetit : “Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi.” (Shura 11). Asgjë nuk është si Ai, as njeri as melek, port ë gjithë janë robër të Tij me të gjitha llojet e rububijetit.
Të nënshtruar fisnikërisë dhe Madhërisë së Tij. Ndaj, askush nuk mund të bëhet rival, shok i Tij në adhurim.
Rububijeti i Tij edukon të gjithë, melëkët, të dërguarit dhe të tjerët në krijim, në furnizim, rregulim, jetëdhënie dhe vdekje.
Ndërsa ata e falëndërojnë Atë për të gjitha këto me sinqeritet në adhurim. E adhurojnë Atë dhe nuk marrin pos Tij zot tjetër, ndërmjetësues tjetër.Adhurimi është e drejtë e Allahut për robërit e Tij.
ER RAHMAN- ER RAHIM (I GJITHËMËSHIRSHMI, MËSHIRËPLOTI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar : “Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botërave. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit” (Fatiha 2,3).
ER RAHMAN ER RAHIM- Dy emra që tregojnë se Allahu i Lartësuar është mëshirues dhe ka mëshirë të gjërë e cila ka përfshirë çdo gjë, ka përfshirë çdo krijesë. Ndërsa, mëshirën e plotë e ka shkruar për të devotshmit, pasuesit e të Dërguarve dhe profetëve. Atyre u takon mëshira e vazhdueshme e shoqëruar me lumturi të përjetshme. Ndërsa të tjerët janë të privuar nga ky lloj i mëshirës, ngase ai vet ka larguar këtë mëshirë, ka refuzuar me përgënjeshtrim të asaj që ka lajmëruar Allahu, ndaj për këtë mos ta fajësojë vetëm se vetën e vet.
Kush mediton emrin ER RAHMAN dhe se Ai është i Gjithëmëshirshë, Atij i përket mëshira e përsosur. Mëshira e Tij ka mbuluar botërat, këtë dhe botën tjetër, ka përfshirë të gjitha krijesat.
Nëse meditojmë ajetet kuranore do të vërejmë këtë qartë: “e mëshira ime ka përfshirë secilin send.” (A’raf 156). “S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve.”(Bekare 143). “Shiko pra, gjurmët e mëshirës së All-llahut, se si e ngjall tokën pas vdekjes së saj, e s'ka dyshim se Ai është që do t'i ngjallë të vdekurit, se Ai për çdo send është i plotfuqishëm.” (Rum 50). “Ndërsa atyre që fytyrat e tyre u janë zbardhur, ata janë në mëshirën (Xhennetin) e All-llahut dhe aty janë përgjithmonë.” (Ali imran 107).” Ai është mëshirues i mëshiruesve".(Jusuf 64, 92).
Ndërsa në hadithin sahih Allahu i Lartësuar i thotë xhenetit : “Ti je xheneti im mëshiroj me ty atë që dua nga robërit e Mi”. Gjithashtu në hadithin sahih: “Allahu është më i mëshirhsëm me robërit e Vet sesa nëna ndaj fëmijës së saj”. Ndërsa me një hadith tjetër thuhet: “Allahu ka shkruar libër mbi arshin e Vet se Mëshira ime tejkalon hidhërimin Tim”.
Me një fjalë , Allahu ka krijuar krijesat me mëshirën e Vet, ka dërguar të dërguar me mëshirën e Vet, i Urdhëron , ndalon, ka ligjësuar ligjet robërve të Vet me mëshirën e Vet, i ka begatuar me begati të dukshme e të padukshme me mëshirën e Vet.
Ka rregulluar me çdo lloj rregullimi, ka mbuluar këtë dhe botën tjetër me mëshirën e Vet. Vetëm me mëshirën e Tij çdo gjë bëhet e mirë dhe e këndshme, vetëm me mëshirën e Tij lehtësohen gjërat, arrihen synimet dhe kërkesat vetëm me mëshirën e Tij.Madje mëshira e Tij është mbi çdo gjë.
Ndërsa, bëmirësve, të devotshmëve u takon hise e madhe dhe mirësi e madhe : “S'ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.’’(A’raf 56).
ER REFIK (I BUTI)
Ndër emrat e Allahut të Lartësuar është edhe ER REFIK (I BUTI) në veprimet dhe ligjëvëniet e Veta. Për këtë emër kemi argument fjalën e të Dërguarit të Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) në hadithin sahih : “Vërtet Allahu është i butë dhe i do ata që janë të butë…” .
Allahu është i butë në veprimet e Veta .Ka krijuar të gjitha krijesat me gradualitet sipas urtësisë dhe butësisë së Vet, edhe pse Ai është i plotfuqishëm që të krijojë me një krijim dhe për një cast.
Kush mediton në krijesat dhe ligjet e Tija se si i sjell ato do të vërejë çudira. i maturi është ai i cili u vie gjërave me butësi, me maturi duke pasuar në këtë ligjet e Allahut dhe duke pasuar të dërguarin e Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të).
Nëse ky është udhëzimi dhe rruga e tij s’ka dyshim se do t’i lehtësohen gjërat, veçanërisht ai i cili urdhëron dhe ndalon njerëzit, i këshillon ata, është e domosdoshme për të butësia dhe maturia. Gjithashtu, atë që e dëmtojnë njerëzit me fjalë fyese, e ruan gjuhën e vet nga sharja e tyre, s’ka dyshim se ata do të largohen, ndërsa ai do të fitojë rehati e qetësi.
Kush mediton në atë se çfarë përfshijnë ligjet e Allahut, gjërësi, lehtësira, pastaj urtësitë në krijim, ngase ka krijuar krijesat me etapa, dhe i barti nga një gjendje në tjetrën me urtësi dhe fshehtësi të cilat nuk mund t’i përfshijë logjika.
Butësia nga ana e robit nuk e kundërshton vendosmërinë e tij. Është i butë, në çështjet e tija, i matur, mirëpo nga ana tjetër, nuk i lëshon rastet të cilat mund të zbatohen, e as nuk i lë pas dore kur i paraqiten ato.
ER REKIB (VIGJILUESI), ESH SHEHID (DËSHMUESI
ER REKIB, ESH SHEHID janë ndër emrat e bukur të Allahut dhe janë sinonime. Këto dy emra tregojnë për përfshirjen e dëgjimit të Allahut për të dëgjuarat, për përfshirjen e shiqimit të Allahut për të shiquarat, për diturinë e Tij për të gjitha njohuritë, të dukshme e të padukshme. Ai është Vigjilues për atë që sillet në mendjet, për atë që lëviz në pllakat, e më parësore për veprat e dukshme që bëhen me gjymtyrë.
Ai është Vigjilues, Njohës i asaj që fshehin gjoksat, i asaj që punojnë. Ai i ruan krijesat dhe i bën
ESH SHEHID (DËSHMUESI), Njohës i të gjitha gjërave, dëgjon çdo zë, shiqon çdo gjë ekzistues, të hollësishëm, të vogël, e të madh. Dituria e Tij përfshin çdo gjë që ka dëshmuar për robërit e Vet, dhe dëshmon për veprat e robërve të Vet.
Allahu i Lartësuar thotë: “All-llahu është mbikëqyrës mbi ju.”(Nisa 1). “All-llahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.”(Muxhadele 6).
Për këtë arsye , mbikqyrja e Allahut është një ndër veprat më fisnike të zemrës. Është adhurim ndaj Allahut me emrat ER REKIB ESH SHEHID. Ndaj , kur njeriu kupton se lëvizjet e dukshme e të padukshme, Allahu i përfshin ato me diturinë e Vet, dhe këto janë prezente në diturinë e Tij, ia obligon robit një mbikqyrje të fshehtë nga çdo mendim, nga çdo emocion, ndjenjë që urren Allahu. E ruan veten e vet nga çdo fjalë e vepër me të cilën hidhërohet Allahu i Lartësuar, dhe e adhuron Atë me ihsan (bëmirësi), e adhuron sikur e sheh, edhe pse nuk e sheh, Ai e sheh atë.
EL KUDDUS (I SHENJTI), ES SELAM (PAQËDHËNËSI), ES SEBUH (I MADHËRUARI), ET TAJIB (I MIRI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë),”(Hashr 23). Ndërsa, në hadith i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të) thotë: “ i madhëruar, i Shenjti, Zot i melekëve dhe i shpirtit” (Shënon Muslimi).Gjithashtu në hadith: “Vërtet, Allahu është i Miri dhe nuk pranon veçse të mirën” (Shënon Buhariu).
Ndër emrat e Allahut janë edhe EL KUDDUS ES SELAM, do të thotë i Madhëruar, i pastërt nga të gjitha cilësitë e mangëta, ose të i ngjasojë dikush nga krijesat . Ai është i pastërt nga të gjitha të metat, i pastërt që t’i ngjasojë Atij dikush në diç nga përsosmëria : “Asnjë send nuk është si Ai;”(Shura 11). “Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.” (Ihlas 4). “A di për Të ndonjë emnak (adash)!” (Merjem 65). “pra mos i përshkruani All-llahut shokë,” (Bekare 22).
EL KUDDUS është si ES SELAM, mohojnë çdo mangësi në të gjitha aspektet, dhe në vete përfshijnë përsosmërinë , ngase kur mohohet mangësia atëherë vërtetohet përsosmëria e plotë. Ai është i Shenjti, Madhështori, i pastër nga çdo e keqe, nuk i gjason Atij asgjë nga krijesat, i pastërt nga çdo mangësi dhe nga çdo gjë që kundërshton përsosmërinë e Vet. Ky është rregull me të cilën Allahu është i pastërt nga çdo mangësi në të gjitha aspektet. Është Madhështori që të ketë të barabartë ose të ngjashëm si Ai ose të emërtohet dikush si Ai. Është i pastërt në cilësitë e Veta, të cilat janë cilësi më të përsosura, më madhështore.
Madhërim do të thotë pastrim. Nga pastërtia e përsosur është edhe vërtetimi i cilësive të madhështisë dhe madhërisë për Të. Me të synohet ruajtja e përsosmërisë së Tij nga mendimet e këqija, si mendime të injorancës që mendojnë për Allahun mendim të keq. Mendim që s’i takon dhe si përket Atij. Ndaj, kur robi e lavdëron Zotin e vet duke thënë: Sub’hanallah (i Lartësuar qoftë Allahu!) ose i Madhëruar e të ngjashme me këto, me këtë nënkuptohet lavdërimi i Tij duke i vërtetuar çdo përsosmëri dhe larguar nga Ai çdo mangësi.
Ndërsa, ET TAJIB (I MIRI), thotë Kadi Ijad : i Miri në cilësitë e Allahut ka për qëllim i pastërt nga çdo mangësi, dhe ky emër ka kuptimin e emrit EL KUDDUS (i SHENJTI). Ndërsa esenca e emrit ET TAJIB rrjedh nga dëlirësia dhe pastërtia nga ndytësirat.
ESH SHAKIR – ESH SHEKUR (FALËNDERUESI, MIRËNJOHËSI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar : “Nëse All-llahut i huazoni diçka të mirë, Ai juve ua shumëfishon atë dhe ju falë; All-llahu është shumë mirënjohës, i butë.” (Tegabun 17). Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “All-llahu është mirënjohës i dijshëm.”(Nisa 147).
Ndër emrat e bukur të Allahut janë edhe ESH SHAKIR DHE ESH SHEKUR,Ai është Mirënjohësi edhe për punën e vogël dhe të paktë por që është e pastërt, e sinqertë dhe e dobishme. Fal shumë nga mëkatet dhe nuk humb shpërblimin e atij që bën vepra të mira por atyre ua shumëfishon këtë. Nga Mirënjohja e Tij Ai shpërblen për një të mirë nga dhjetë deri shtatëqind ose edhe më shumë.Allahu e shpërblen robin e Vet për një të mirë me shumëlloje të shpërblimeve me shpërblim të hershëm para atij të mëvonshëm. Dhe e gjithë kjo nuk është ndonjë obligim dhe e drejtë obliguese e Tij për shkak të veprave të robërve por Ai ia ka bërë këtë të drejtë obligim Vetës nga bujaria dhe fisnikëria e Vet. Ai nuk ua humb shpërblimin e atyre që veprojnë nëse janë vepërmirë dhe janë të sinqertë në ato vepra.
Nëse robi i Vet i përfill urdhëresat dhe i zbaton obligimet e Tija Ai e ndihmon në këtë, e lavdëron për këtë. E fut në zemrën e tij dritën, besimin. Ndërsa, në trupin e tij forcë, aktivitet dhe në çdo gjendje u jep begati, mirësi ndërsa në veprat e tyre shtim dhe sukses.
E më pastaj u ofron për shpërblim të mëvonshëm tek Ai shpërblim të plotë, duke mos u munguar asgjë nga këto. Nga Mirënjohja e Allahut ndaj robit të vet është edhe ajo se kush lë diçka për hir të Allahut Ai do t’ia kompensojë më të mirë se ajo. Kush i afrohet një pëllëmbë, Ai i afrohet një krah, nëse i afrohet një krah, i afrohet një pashë, nëse ivjen duke ecur , do t’i shkoj duke vrapuar.
ES SAMED ES SEJID (STREHIMTARI, ZOTËRI)
Allahu iLartësuar thotë: “Thuaj: Ai, All-llahu është Një! All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.”(Ihlas 1,2).
Ndërsa, në hadithin të cilin e shënon Ebu Daudi qëndron: “Allahu i Lartësuar është Zotëri” (sahih Ebi Daud).
ES SAMED don të thotë Zot i përsosur, Zotëri, i Madhi. Nuk ka cilësi të përsosur vetëm se Ai është i cilësuar me të, është cilësuar me përsosmërinë e saj me ç’rast krijesat e Tij nuk mund tipërfshijnë disa nga ato cilësi me zemrat e tyre. Gjuhët e tyre nuk mund të shprehen për ato. Ai është Strehimtari, Ai synohet në çdo situatë të vështirë : “(Ai mbetet) Atij i drejtohet me lutje kush është në qiej e në tokë dhe Ai në çdo moment është i angazhuar në çështje të reja (falë mëkate, largon brengosje, jep jetë, jep vdekje, krijon gjendje, zhduk të tjera etj.).” (Rahman 29).
Ai është i Pasuri dhe të gjitha krijesat janë të varfëra dhe kanë nevojë për Të : krijimin dhe ndihmën e tyre për çdo gjë që kanë nevojë në të gjitha aspektet.
ES SAMED është Ai i Cili e synojnë të gjitha krijesat për të gjitha nevojat në çdo gjendje, ngase Ai është i Përsosur në Qenien e Vet, në cilësitë, emrat dhe veprat e Veta.
ES SAMED është pasuridhënësi që në të hynë të gjitha domethëniet e këtij emir fisnik. Ai është Strehimtari, Atë e synojnë të gjitha krijesat me përulësi, dhe nevojë.
E tërë bota i është e nënshtruar Atij. Ai është i përsosur me diturinë, urtësinë, me butësinë, me fuqinë, me madhështinë, me mëshirën dhe me të gjitha cilësitë.
EL AZIZ, EL KAVIJ, EL METIN, EL KADIR, EL KADIR, EL MUKTEDIR (FUQIPLOTI, i FORTI, i PALËKUNDSHMI, i FUQISHMI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Zoti yt është ai i fuqishmi, ngadhënjyesi.” (Hud 66).
Gjithashtu thotë: “All-llahu është furnizues i madh. Ai fuqiforti.”(Dharijat 58).
Gjithashtu thotë: ”All-llahu është i fuqishëm, All-llahu falë mëkatet, është mëshirues”(Mumtehineh 7). “Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).”(Kamer 55). “Dhe Ne bëmë përcaktimin e krijimit. Sa përcaktues të mirë jemi! (Murselat 23).
Të gjitha këto emra kanë domethënie të përfërta. Ai ( Allahu) është i Plotfuqishëm, Madhështori, Fuqiploti : “E tërë fuqia dhe ngadhënjimi i takon vetëm All-llahut. Ai i dëgjon dhe i di të gjitha.”(Junus 65).
- Krenaria e fuqisë: Atë nuk mund ta mposhtë askush nga krijesat. Ai është Mposhtësi i të gjitha ekzistencave, Madhështisë së Tij i janë nënshtruar krijesat.
- Krenaria privuese : Ai është i Pasuri me Qenien e Vet dhe s’ka nevojë për askë. Nuk mund t’i bëjnë dëm e as dobi, mirëpo Ai është Dëmsjellës, Dobiprurës, Dhënësi, Privuesi.
- Krenari mposhtëse: Kjo lloj krenarie i përket vetëm Atij, vetëm madhështisë së Tij i është nënshtruar, Dëshirës së Tij . Të gjitha krijesat janë në dorën e Tij. Asnjë vepër, asnjë lëvizje s’lëviz vetëm se me ndihmën e Tij, fuqinë dhe lejen e Tij. Atë që deshi u bë, atë që s’deshi nuk u bë, s’ka forcë e fuqi pos Tij.
Të tre domethëniet e Fuqisë së Allahut janë të përsosura.
Ndër emrat e Tij janë edhe :
EL KAVIJ EL METIN (I FORTI, I PALËKUNDSHMI), fuqia e Tij nuk krahasohet me fuqinë e askujt sado që fuqia e tyre të jetë e madhe. Nga Fuqia e Vet ka krijuar qiejt, tokën dhe atë çfarë ka mes tyre Brenda gjashtë ditëve. Ai ka krijuar krijesat e pataj i vdes e pastaj i ngjall e pastaj tek Ai kthehen : “Krijimi dhe ringjallja juaj nuk është më e rëndë se krijimi i një qenieje (një njeriu);” (Lukman 28). “Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaje përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj).”(Rum 27).
Ai është EL KADIR (I FUQISHMI), e nga gjurmët e fuqisë së Vet ti e sheh tokën të thatë (të vdekur), e kur ia lëshon ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme. Gjithashtu nga gjurmët e fuqisë së Vet është edhe ajo se çfarë ka bërë me popujt përgënjeshtruesë, jobesimtarët mizorë, nga llojet e dënimeve të shumta, nuk i bën dobi atyre dredhia e tyre, kurthet e tyre, as pasuria e tyre, as ushtarët e as fortifikatat e tyre nga dënimi i Allahut të Lartësuar kur do të vijë urdhëri i Allahut. Veçanërisht në këto kohë, kur këto fuqi të mëdha, zbulime mahnitëse të cilat kanë arritur janë nga përcaktimi i Allahut për ta, mësim për ta. Nga shenjat e Allahut i ka bërë të fuqishëm. Zbulimet e tyre nuk i bëjnë dobi nga ajo që i godet nga dënimet e ndryshme edhe përkundër përpjekjeve dhe angazhimeve të tyre në këtë. Mirëpo urdhëri dhe fuqia e Allahut është më e madhe. Fuqisë së Tij i nënshtrohen botërat.
Nga gjurmët e Fuqisë së Tij është edhe ajo që ka përmendur në librin e Vet, ndihmën e robërve të afërm të Tij përkundër numrit të tyre të vogël kundër armiqve të tyre të cilët janë numerikisht më tepër dhe më shumë të përgatitur, Ai thotë:” "Sa e sa grupe të vogla me dëshirën e All-llahut kanë triumfuar ndaj grupeve të mëdha!"(Bekare 249).
Gjithashtu nga gjurmët e fuqisë dhe mëshirës së Tij është çfarë u ka përgatitur banorëve të zjarrit dhe banorëve të xhenetit llojet e dënimeve përkatësisht llojet e begative të vazhdueshme që nuk ndërpriten e as nuk përfundojnë.
EL ADHIM – EL KEBIR (MADHËSHTORI, I MADHI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është i Larti, Madhështori.”(Bekare 255). Gjithashtu thotë: “Ky (dënimi) është, pse kur bëhet thirrja për të besuar All-llahun Një, ju e mohuat, e nëse i përshkruhej shok Atij, ju besuat, pra i tërë sundimi është në duart e All-llahut, të lartit, të madhëruarit!” (Gafir 12).
Madhështori i Cili përmbledh në vete cilësitë e madhështisë, cilësitë e lavdërimit, nderimit, bukurisë.
Allahu është Madhështori. Atij i përket çdo atribut dhe domethënie që tregon për madhështi. Ndaj, krijesat nuk mund ta e lavdërojnë Atë siç meriton Ai, por Ai është ashtu siç e lavdëron Veten.
Domethëniet e Madhështisë për Allahun e Lartësuar janë dy llojesh:
1. Madhështia e Qenies dhe cilësive. Ai është i cilësuar me çdo cilësi të përsosur. E nga kjo përsosmëri Atij i takon më e përsosura, më madhështorja. Atij i përket dituria përfshirëse, fuqia, e madhështia. E nga madhështia e Tij qiejt dhe toka janë në dorën e të Gjithëmëshirshmit dhe ato janë të vogla, siç ka thënë ibn Abbasi dhe të tjerë. Allahu i Lartësuar thotë: “Ata nuk e çmuan All-llahun me atë madhështinë që i takon, ndërsa, në ditën e kijametit e tërë toka është në grushtin e Tij, e qiejt të mbështjellë në të djathtën e Tij.” (Zumer 67). Gjithashtu thotë: ”All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.”(Fatir 41).
Ndërsa në hadithin sahih të transmetuar nga i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) Allahu i Lartësuar thotë: “Krenaria është mbështjellësi im (rida-pjesa e lartme e ihramit), ndërsa madhështia është petku im (izar-pjesa e poshtme e ihramit), pra kush dëshiron të matet me Mua në këto dy gjëra, Unë do ta hedh në zjarr! “. Ndaj, krenaria dhe madhështia janë për Allahun. Janë atribute të cilat thelbin dhe esencën nuk arrin t’i kuptojë pos Allahut të Lartësuar.
2. Lloji i dytë: Prej domethënieve të madhështisë së Allahut të Lartësuar është madhështia e nderit në shpirtëra të robërve të Vet. Askush nga krijesat nuk meriton të madhërohet siç madhërohet Allahu i Lartësuar. Meriton të madhërohet nga krijesat në zemrat e tyre dhe gjuhët e tyre, me organet e trupit të tyre, duke u përpjekur në njohjen dhe dashurinë e Tij, përulësinë ndaj Tij , nënshtrimin ndaj madhështisë së Tij, frikën ndaj Tij. Shprehja e falënderimit të Tij përmes gjuhës, adhurimin e Tij. Prej madhërimit të Tij është edhe t’i kihet frikë Atij me një frikë të vërtetë. Të respektohet e mos t’i bëhet mëkate, të përmendet e mos të harrohet, të falënderohet e mos të mohohet. Gjithashtu, nga madhërimi i Tij është edhe madhërimi i asaj që ka ndaluar dhe ligjësuar : ”Kjo ëhtë kështu! E kush madhëron dispozitat e All-llahut, ajo është shenjë e devotshmërisë së zemrave.”(Haxh 32). “Pra, kështu: Kush madhëron atë që All-llahu e bëri të shenjtë, ajo është më e dobishme për te Zoti i vet.” (Haxh 30).
Prej madhërimit të Allahut është edhe të mos kundërshtohet diçka nga ajo që ka krijuar dhe ligjësuar.
EL GANIJ (I PASURI)
Allahu i Lartësuar thotë: “O ju njerëz, ju keni nevojë për All-llahun e All-llahu nuk ka nevojë për ju; Ai është i falënderuari.”(Fatir 15).
Allahu është i Pasur me Qenien e Vet. Atij i përket pasuria e plotë nga të gjitha aspektet dhe këndvështrimet për shkak të Përsosmërisë së Tij dhe përsosmërisë së cilësive të Tij. Nuk i shfaqet ndonjë mangësi në asnjë aspekt, dhe nuk mund të jetë vetëm se i Pasuri, ngase pasuria e Tij është nga domosdoshmëritë e Qenies së Vet. Siç është Krijuesi, i plotfuqishmi, Bëmirësi, s’ka nevojë për askë.
Ai është i Pasuri në dorën e të Cilit janë depot e qiejve dhe të tokës, depot e kësaj dhe botës tjetër. Pasuridhënësi i të gjitha krijesave dhe pasuridhënësi i robërve të dashur të Tij nga ajo që ka trashëguar në zemrat e tyre, njohjet e Krijuesit dhe të vërtetave të besimit (imanit).
Nga pasuria dhe bujaria e Tij e përsosur Ai i urdhëron robërit e Vet t’i bëjnë lutje (dua) dhe u premton atyre pranimin e lutjeve të tyre, plotësimin e dëshirave të tyre, u jep nga mirësitë e Veta atë që kërkojnë dhe atë që nuk kërkojnë.
Nga përsosmëria e pasurisë së Tij është edhe ajo se sikur të tuboheshin të gjitha krijesat i pari dhe i fundit prej tyre në një vend të vetëm dhe i kërkojnë Atij, do t’i jipte secilit atë që i kërkoi duke mos iu pakësuar asgjë nga pasuria e Vet.
Gjithashtu nga mirësitë e Tija është edhe ajo çfarë ju jep robërve të Vet nga begatitë dhe kënaqësitë e vazhdueshme, mirësi të pandërprera, atë çfarë syri nuk ka parë, veshi nuk ka dëgjuar dhe as që i ka shkuar ndokujt në mend.
Gjithashtu nga pasuria e Tij e përsosur është edhe ajo se Ai nuk ka ortak, as rival as bijë as të afërm. Ai është i Pasuri me atributet dhe cilësitë e Veta. Ai është pasuridhënësi i të gjitha krijesave.
EL AFUV- EL GAFUR- EL GAFFAR (MËKATFALËSI, FALËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “All-llahu shlyen shumë të këqijat dhe falë mëkatet.” (Haxh 60). Gjithashtu thotë: “pra Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi.” (Zumer 5).
EL AFUV, EL GAFUR, EL GAFFAR: i Cili vazhdon të jetë i njohur me falje të mëkatëve ndaj robërve të Vet. Secili është i detyruar dhe ka nevojë për faljen e Allahut të Lartësuar, për mëshirën e Tij, dhe për bujarinë e Tij. Ai (Allahu) ka premtuar me falje për atë që i merr shkaqet. Ai thotë: “Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqendrohet për në rrugën e drejtë.” (Taha 82).
Allahu i Lartësuar vazhdon të i falë mëkatet secilit që pendohet tek Ai. Në hadith qëndron : “O bir i Ademit nëse vjen të më takosh me mëkate të mëdha sa toka dhe nëse vien e më përulesh duke më njohur për të Vetëm unë do të sjell ty falje po aq të madhe sa toka.”
Sa e gjërë është falja e Allahut të Lartësuar: “s'ka dyshim se Zoti yt është që gjerësisht përfshin me falje,” (Nexhm 32).
Allahu ka hapur shkaqet për arritjen e faljes së mëkateve përmes pendimit, kërkimit të faljes (istigfarit), besimit (imanit), veprave të mira, bëmirësia ndaj robërve të Allahut, falja e tyre, mendimi i mirë për Allahun e të ngjashme me këto vepra të cilat Allahu i Lartësuar i ka bërë afruese tek Ai.
EL KARIB ( i AFËRTI)
Allahu i Lartësuar thotë: “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!”(Hud 61).
Ai (Allahu) është i afërt me çdo kënd. Afërsia e Tij është dy llojesh:
1. Afërsi e përgjithshme. Afërsi me secilin me diturinë e Vet, me Vigjilencën e Vet, me Shikimin e Vet. Ai është më afër njeriut sesa damari (që rrah) i qafës së tij.
2. Afërsi e veçantë. Afërsi ndaj robërve të Vet, atyre që i luten Atij me lutje,i atyre që i përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo lloj afërsie rezulton në dashuri, ndihmë, ndihmë gjatë lëvizjeve dhe në qetësi, përgjigje lutjeve të lutësve, pranim dhe shpërblim. Kjo lloj afërsie është e përmendur në fjalën e Allahut të Lartësuar : “vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të” (Alek 19). Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar : “S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"!”(Hud 61). “E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.”(Bekare 186).
Kjo lloj afërsie rezulton në përgjigjen e lutjeve të lutësve, realizimin e dëshirave të tyre. Pikërisht për këtë arsye me emrin EL KARIB (I AFËRTI) shoqërohet emri EL MUXHIB (LUTJEPRANUESI)
Kjo lloj afërsie është afërsi të cilës nuk i dihet realiteti, mirëpo gjurmët e saj shfaqen në Butësinë e Allahut ndaj robërve, Kujdesin e Tij ndaj tyre, dhe ndihmën e tyre. Gjithashtu nga gjurmët e saj është edhe përgjigjja e thirrësve (lutësve) dhe shpërblimi i të devotshmëve.
EL KAHAR – EL KAHIR ( MPOSHTËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Thuaj: "All-llahu është krijues i çdo sendi, ai është i vetmi ngadhënjyes!"(Ra’d 16). Gjithashtu thotë: “Ai është mbizotërues ndaj robërve të Tij. Ai hollësisht di punët e Tij dhe të robërve të Vet.” (En’am 18).
EL KAHAR : Mposhtësi i të gjitha botërave. Mposhtësi i të gjitha gjërave që i janë nënshtruar Atij. E gjithë kjo, për shkak të Fuqisë së Tij të përsosur.
Ai është i Cili ka mposhtur të gjitha ekzistencat. Të gjitha krijesat i janë nënshtruar Atij, Fuqisë, Dëshirës së Tij. Nuk ndodh ndonjë ndodhi, vetëm se me lejen e Tij. Atë çfarë deshi ka ndodhur, ndërsa atë që nuk deshi nuk ndodhi. Të gjitha krijesat kanë nevojë për Allahun. Janë të paaftë dhe nuk posedojnë për vetën e tyre asgjë. Nuk i sjellin vetës as dëm as dobi, as të mirën as të keqën . Nga Mposhtja e Tij rezulton jeta e Tij, Fuqia e Tij. Ngase, Mposhtja e krijesave nuk mund të realizohet vetëm se me jetën e Tij të përsosur, Fuqinë, dhe Krenarinë e përsosur.
EL LATIF ( I BUTI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Të parët (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë, e Ai i përfshinë të parët. Ai është shumë i kujdesshëm, hollësisht i njohur.” (En’am 103).
Ndër emrat e bukur të Allahut të Lartësuar është edhe EL LETIF (I BUTI). i Buti i Cili me diturinë e Vet injeh të fshehtat dhe jo fshehtat. Di atë që fshehin gjoksat, atë çfarë ka nga farat e fshehura në tokë. Është i Buti me të afërmit e Tij dhe të zgjedhurit e Tij. Ua lehtëson atyre gjërat e vështira. Ua lehtëson të gjitha gjërat që çojnë në kënaqësinë e Allahut të Lartësuar. i ruan nga çdo shkak dhe metodë që çon në hidhërimin e Tij, nga forma të cilat i njohin dhe dinë dhe ato që nuk i dinë. Ua ka përcaktuar atyre gjërat që i urrejnë përmes të cilave arrijnë atë që donë. Është i Butë ndaj tyre në gjërat të cilat janë jashtë kompetencës së tyre në të cilat kanë në to mirësi, dhe shpëtim. Emri EL LETIF është i përafërt në domethëniet e emrave EL HABIR (I GJITHËINFORMUARI), ER REUF (I DHEMBSHURI) dhe EL KERIM (BUJARI).
Nga Butësia e Tij ndaj robërve dhe të afërmëve të Vet kur dëshiron t’ia plotësojë mirësinë, ta përfshijë me bujarinë e Vet, ta ngrit në pozita të larta dhe t’ia lehtësojë për punë të lehta, t’ia largojë të vështirën . Sa e gjërë është butësia dhebujaria e Allahut! Këtë, logjika nuk mund ta e kuptojë. Shpesh herë robi dëshiron dhe kërkon ndonjë prej kërkesave të kësaj bote, si udhëheqje, qeverisje ose ndonjë prej shkaqeve të dashura, e Allahu i Lartësuar e largon nga ato, dhe ato i largon nga ai nga mëshira e Tij për të në mënyrë që mos të e dëmtojë në fenë e vet. Kështu që, robi vazhdon të jetë i pikëlluar nga padituria dhe mosnjohja e tij Allahun e Lartësuar. Sikur të dinte atë çfarë ka deponuar për të në gajb (fshehtësitë) dhe Allahu dëshiron për të të mirat, do ta falënderonte Allahun e Lartësuar për këtë, ngase Allahu është i mëshirshëm për robërit e Vet, është i Butë ndaj të afërmëve të Vet.
Në duan (lutjen) e transmetuar qëndron: “ O Zot, atë që më ke furnizuar dhe e dua, bëje për mua forcë për atë që do Ti. Ndërsa, atë që ke veçuar nga unë dhe unë e dua atë, bëje atë boshllëk për mua për atë që do Ti. O Zot bëhu i Butë me ne në vendimet Tua, na begato në Fuqinë Tënde, që mos të duam shpejtimin e asaj që ke vonuar dhe as vonimin e asaj që ke shpejtuar”.
EL MELIK- EL MALIK- EL MELIIK (SUNDUESI)
Për këtë emër kemi hadithin të cilin e shënon Buhariu: “S’ka sundues pos Allahut të Lartësuar” . Gjithashtu fjala e Allahut të Madhërishëm : “Në një vend të kënaqshëm, te Sunduesi i plotfuqishëm (te All-llahu).”(Kamer 55). Gjithashtu : “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm,” (Hashr 23).
Sundues është Ai i cili i zbatohet urdhëri gjatë sundimit. Ngase, çdo sundues nuk i zbatohet urdhëri në atë që posedon. EL MELIK është më i përgjithshëm sesa EL MALIK. Allahu i Lartësuar është MALIKUL MULK (PUSHTETMBAJTËSI ABSOLUT), Atij i takon Pushteti . Ai është cilësuar me cilësinë e sundimit e ato janë cilësi të madhështisë, mposhtjes, rregullimit. Atij i takon veprimi i pakufizuar në krijim, në urdhërim dhe shpërblim.
E Tij është e gjithë bota. Të gjithë janë robër të Tij. Të gjithë kanë nevojë për Të. Ai është që urdhëron dhe ndalon. Ai është Lartësues dhe Përulës i atij që do. Bën me robërit e Vet ashtu siç don. i sjell ata ashtu siç do. Atij i përkasin domethëniet e EL MELIK (SUNDUESIT) atë që meriton nga emrat e bukur si: Fuqiploti, i Gjithëfuqishmi, i Madhërishmi, Gjykuesi, i Drejti, Përulësi, Lartësuesi, Ngritësi, Nënshtruesi, Madhështori, Fisniku, imadhi, Llogarrimarrësi, i Nderuari, Mbrojtësi, i Gjithëlartësuari, Pushtetmbajtësi absolut, Tubuesi, e emra të tjerë që kthehen te domethëniet e emrit EL MELIK.
EL MUXHIB (LUTJEPRANUESI)
Allahu i Lartësuar thotë: ”S'ka dyshim, Zoti im është afër (me mëshirë), Ai përgjigjet (lutjeve)"! (Hud 61).
Ndër emrat e bukur të Allahut është edhe EL MUXHIB (LUTJEPRANUESI). Lutjepranuesi i lutjeve të lutësve, thirrjeve të thirrësve. Lutjepranimi i Tij është dy llojesh:
Lutjepranim i përgjithshëm për secilin që e lut , lutje adhurimi dhe lutje kërkesë, Allahu thotë: “Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem,” (Gafir 60).
Lutje (dua mes’eleh) është të thotë robi: O Zot më jep këtë, ma largo nga unë këtë. Kjo lloj lutje ndodh me secilin të mirin dhe të këqiun . Allahu i përgjigjet secilit që i bën lutje varësisht nga gjendja dhe varësisht nga urtësia e Vet. Kjo na bën me dije dhe na jep të kuptojmë bujarinë e madhe të Allahut të Lartësuar, Bëmirësinë e Tij të madhe ndaj të mirit dhe të këqiut. Dhe kjo, nuk na jep të kuptojmë gjendjen e mirë të lutësit (thirrësit) nëse Allahu ia pranon lutjen atij, nëse nuk shoqërohet me këtë që tregon për të, si sinqeriteti i lutësit, ose e vërteta qëndron me të, si lutjet e profetëve për popujt e tyre ose kundër tyre, e Allahu u përgjigjet në lutjet e tyre. Kjo na jep të kuptojmë në sinqeritetin e tyre në atë që komunikojnë dhe nderin e tyre që kanë tek Zoti i tyre . Pikërisht, për këtë arsye i Dërguari i Allahut (lavdërimi dhe shpëtimi i Allahut qofshin mbi të!) shpesh lutej me lutje në mënyrë që të shohin muslimanët dhe të tjerët pranimin e lutjes nga ana e Allahut të Lartësuar. E gjithë kjo është dëshmi dhe argument i profetësisë së tij dhe shenjat e sinqeritetit të tij. Gjithashtu ajo që përmendet nga shumë të afërm të Allahut të lartësuar në pranimin e lutjeve të tyre, e gjithë kjo dëshmon për kerametet (nderin dhe pozita të larta) që kanë te Allahu i Lartësuar.
Ndërsa, lutjepranim i veçantë, për këtë ka shkaqe të shumta, ndër to mund të përmendim: Lutja e nevojtarit të cilin e ka goditur ndonjë vështirësi e madhe, Allahu pranon lutjen e tij, Ai (Allahu) thotë: “A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës.” (Neml 62). Shkak i kësaj është nevoja e madhe për Allahun, thyerje e madhe e zemrës para Tij, dhe ndërprerje e lidhjes me krijesat, për shkak të mëshirës së madhe të Allahut e cila ka përfshirë të gjitha krijesat varësisht nga nevoja e tyre pët to, e si është puna pra, me atë që ka nevojë të madhe?!.
Gjithashtu, ndër shkaqet e pranimit të lutjeve është edhe udhëtimi i gjatë, ndërmjetësimi tek Allahu me ndërmjetësime më të dashura, me emrat dhe cilësitë e Tij, me begatitë e Tija. Gjithashtu lutja e të sëmurit , e atij që i është bërë padrejtë, lutja e agjëruesit, lutja e prindit për fëmiun ose kundër tij në kohë dhe çaste të ndershme kur pranohen lutjet”.
EL MEXHID (I NDERUARI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Mëshira e All-llahut dhe bekimi i Tij qoftë me ju o familje e shtëpisë (së ibrahimit)! Vërtet, Ai është meritues për falënderim është bamirës i madh.?(Hud 73).
EL MEXHID (I NDERUARI), Të cilit i përket nderi i madh. Nderi është madhështia e cilësive. Çdo atribut prej atributeve të Tija janë madhështore. Ai është i Gjithdijshëm i përsosuri në diturinë e Vet, i Gjithëmëshirshmi, mëshira e të cilit ka përfshirë çdo gjë. i Plotfuqishmi, Fuqia e të Cilit përfshin çdo gjë. i Buti i përsosur në butësinë e Vet. i Urti i përsosur në urtësinë e Vet e kështu me rradhë në të gjitha emrat dhe cilësitë e Veta.
EL MUTEKEBIR (I MADHËRISHMI)
Allahu i Lartësuar thotë : “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr 23).
I Madhërishmi nga çdo e keqe, nga çdo mangësi, dhe nga çdo e metë për shkak të Madhështisë së Tij.
ESH SHAFI (SHËRUESI)
Në hadithin të cilin e transmeton Aishja (Allahu qoftë i kënaqur prej saj!) rrëfen se i Dërguari i Allahut kur i bënte vizitë të sëmurit ose kur i vihej me ndonjë të sëmurë thoshte: Largoje sëmundjen o Zot i njerëzve, shëroje Ti je Shërues, s’ka shërim pos shërimit Tënd” Shënon Buhariu.
EL MUHEJMIN (MBIZOTËRUESI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar : ”i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr 23).
Mbizotërues i të gjitha gjërave të fshehta dhe atë që çfarë ka në gjoksa. i Cili me diturinë e Vet ka përfshirë çdo gjë.
EL MU’MIN (SIGURUESI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. i lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!” (Hashr 23).
EL MU’MIN (SIGURUESI), i Cili e ka Lavdëruar Veten me cilësi të përsosura, me përsosurinë e bukurisë. i Cili ka dërguar profetë dhe ka zbritur libra me argumente, fakte dhe dëshmi.
Ajo që tregon për vërtetësinë e asaj që kanë ardhur: Ai është i Cili i siguron njerëzit, që mos t’I dëmtojë asnjërin nga krijesat. i siguron nga dënimi të gjithë ata që besuan në të. Të gjithë do të arrijnë atë që e meritojnë:” S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh.”(Nisa 40).
EL MU’MIN, është strehuesi i cili e strehon të dëmtuarin nga dëmtuesi, me fjalë të tjera e ruan dhe e ndihmon atë, ashtu siç thotë Ai: ”Thuaj: "Në dorën e kujt është i tërë pushteti i çdo sendi, dh Ai është që mbron (kë të do), e që prej Atij nuk mund të ketë të mbrojtur; nëse jeni që e dini?"(Mu’minun 88).
EL MU’MIN është i Cili vërteton besimtarët kur e njësojnë Atë, ngase Ai dëshmon për Veten e Vet dhe thotë: “All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit, e të Urtit.” (Ali imran 18).
EL MU’MIN (Siguruesi) i Cili vërteton me robërit e Vet besimtarë në premtimin e Vet : “Thuaj: "All-llahu e tha të vërtetën, pra ndiqne fenë e pastër të Ibrahimit, sepse ai nuk u takonte idhujtarëve.”(Ali imran 95). Gjithashtu thotë: “Ne u plotësuam pastaj premtimin, i shpëtuam ata dhe kë dëshiruam Ne, ndërsa ata që kaluan çdo kufi, i zhdukëm.”(Enbija 9).
EL VASIU
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: ” e All-llahu ju garanton falje (mëkatesh) e begati; All-llahu është Dhurues i Madh, i Dijshëm.” (Bekare 268).
Cilësitë dhe atributet e Tij janë të mëdha e të gjëra, në mënyrë që askush nuk mund ta falëndërojë Atë siç meriton, por Ai është siç ka lavdëruar Veten. Ai është i Madhërishëm, ka pushtet të gjërë, sundim të madh, mirësi të mëdha, Ai është shumë bujar dhe fisnik.
EL VEKIL (MBIKËQYRËSI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.”(Zumer 62).
EL VEKIL : i Cili i Mbikëqyr dhe rregullon çështjet e krijesave me diturinë, me fuqinë dhe me urtësinë e përsosur të Tij. Mbikëqyr të afërmit e Tij dhe u lehtëson atyre dhe u largon vështirësitë. Ndaj kush e merr si Mbikëqyrës Atë Ai i mjafton atij.
Ai thotë: “All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë.” (Bekare 257).
EL HALIK- EL HALAK, EL BARI- EL MUSAVIR (KRUJUESI, FILLUESI, FORMËDHËNËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Vërtet, Zoti yt është krijuesi i përgjithshëm, më i dijshmi.”(Hixhr 86).
Krijuesi, Filluesi, Formëdhënësi, i Cili krijoi të gjitha ekzistencat. U dha formën me urtësinë e Vet, dhe Ai (Allahu) vazhdon të jetë me këtë atribut madhështor.
EL HALIK (KRIJUESI) është krijuesi i gjërave nga asgjëja .S’ka krijues tjetër pos Allahut të Lartësuar: “A ka ndonjë zot tjetër që u furnizon juve nga qielli e toka?(Fatir 3).
EL BARIU (FILLUESI), Ai krijoi krijesat pa ndonjë shembull të mëparshëm.
EL MUSAVIR (FORMËDHËNËSI), i Cili krijoi krijesat dhe u dha forma të ndryshme, secila prej tyre dallojnë edhe përkundër numrit të tyre të madh. Ai thotë: “Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi.”(Hashr 24).
EL MENAN – EL MU’TI- EL MUHSIN (MIRËBËRËSI, DHËNËSI, BËMIRËSI).
Enesi Allahu qoftë i kënaqur me të tregon se ka qenë ulur me të Dërguarin e Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) kurse një njeri falej dhe lutej : “ O Allah, unë të lutem, Ty të takon Lavdërimi, s’ka zot tjetër pos Teje, Ti je Mirëbërës, Shpikës i qiejve dhe tokës. O Ti të cilit i takon Madhështia dhe nderi. O i Gjalli, o i Përjetshmi. i Dërguari i Allahut tha: “ E ka lutur Allahun me emrin e Tij të Madh, që nëse thirret me të përgjigjet, nëse i kërkohet jep”.(Shënon Ebu Daudi).
Ndërsa në hadithin të cilin e shënon Buhariu të transmetuar nga Muavije b. Ebi Sufjan Allahu qoftë i kënaqur me të tregon se i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! ka thënë: “Atij që Allahu ia do të mirën, ia mundëson të kuptuarit e fesë. Allahu është Dhënës, ndërsa unë jam el Kasim...” . “ Allahu është Bëmirës dhe e do bëmirësinë” . Sahih transmeton Abdurrezaku.
ED DEJAN
Ky emër nuk është përmendur në kuran, mirëpo i Dërguari i Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! e ka përmendur duke pasur për qëllim me të se është i përveçëm dhe si atribut e cilësi e përsosur. Xhabir b. Abdullah b.Unejs thotë se e kam dëgjuar të Dërguarin e Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! ka thënë: “Allahu do t’i ringjallë robërit e do t’i thirrë me zë të cilin e dëgjon i afërmi dhe i largëti: Unë jam EL MELIK (SUNDUESI), ED DEJAN.
EL VARITH (GJITHËSHTRASHËGUESI)
Ky emër në Kuran është përmendur në formë të madhështisë duke pasur për qëllim si emër të përveçëm dhe si emër i përsosur, si në fjalën e Allahut të Lartësuar : “E sa vendbanime që përbuzën jetën e vet Ne i kemi shkatërruar, e ja, ato janë shtëpitë e tyre, që pas tyre ato pak kohë janë banuar prej dokujt dhe Ne ishim trashëgues të tyre.”(Kasas 58).
Gjithashtu fjala e Allahut të Lartësuar: “Ne, vërtet jemi që japim jetë e vdekje dhe Ne jemi trashëgues (të qiejve e tokës).”(Hixhr 23). Gjithashtu është përmendur në lutjen e Zekerijasë a.s : “(Përkujto) Edhe Zekiriain kur e luti Zotin e vet: "Zoti im, mos më le të vetmuar se Ti je më i miri trashëgues (pas çdokujt)".(Enbija 89).
EL VARITH (GJITHËTRASHËGUESI) është Ai i Cili do të mbetet pas përfundimit të krijesave.
EL MUS’IR – EL KABID- EL BASIT (SHTRËNGUESI, DHËNËSI)
Këto emra nuk janë përmendur në Kuran, por në sunetin e të Dërguarit të Allahut paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të! . Në sunenin e Tirmidhiut dhe thotë (Tirmidhiu) hadithi është hasen sahih, gjithashtu në sunenin e Ebi Daudit, ibn Maxhes, Ahmedit nga Enesi Allahu qoftë i kënaqur me të thotë: “ Njerëzit thanë: o i Dërguar i Allahut çmimi është shtuar (ngritur), na cakto për ne çmim. Me atë rast i Dërguari i Allahut tha: Allahu është Ai i Cili cakton çmimet . Ai është Shtrënguesi, Dhënësi, Furnizuesi. Unë shpresoj të e takoj Allahun dhe askush prej jush të mos më kërkojë për ndonjë padrejtësi për gjak ose për pasuri.
Ndërsa kush është argumentuar për dy emra të Tij EL KABID EL BASIT me fjalën e Allahut të Lartësuar: “All-llahu shtrëngon (varfëron) dhe çliron (begaton)”(Bekare 245) nuk e ka qëlluar.
EL MUS’IR është ndër emrat e Allahut që tregon për cilësinë e veprave të Allahut ngase ka të bëjë me dy llojet e rregullimit ; kozmik dhe atij të sheriatit.
Shtrënguesi dhe Dhënësi janë ndër emrat e Allahut që vijnë të shoqëruara njëri me tjetrin dhe nuk bënë të veçohen ato. Ai shtrëngon furnizimin me urtësinë e Vet dhe Jep me Bujarinë dhe fisnikërinë e Vet.
EL VELIJ – EL MEVLA EN NESIR ( MBROJTËSI)
Allahu i Lartësuar thotë: “Ai është mbikëqyrësi i lavdëruari.” (Shura 28). Gjithashtu thotë: “Sa mrojtës i mirë dhe sa ndihmëtarë i madh që është.” (Haxh 78).
Dallimi mes EL VELIJ DHE EL MEVLA, qëndron në atë se EL VELIJ është Ai i Cili i merr gjërat dhe rregullon gjendjet. Kjo është mbrojtje e përgjithshme. Ndërsa EL MEVLA është Ndihmës ndaj të cilit besimtarët i mbështeten Atij. Ai i ruan dhe mbron ata në çaste të vështira dhe jo të vështira. Kjo është mbrojtje e veçantë. Pëkërisht për këtë arsye ka veçuar besimtarët dhe ky emër është i lidhur me ndihmën në shumë vende në Kuran. Allahu i Lartësuar thotë: “Këtë ngase All-llahu është mbrojtës i atyre që besuan, kurse për jobesimtarët nuk ka mbrojtje.” (Muhamed 11). Gjithashtu thotë: “Po nëse refuzojnë, ta dini se All-llahu është mbrojtës i juaji. E, sa mbikëqyrës e ndihmës i mirë është Ai.”(Enfal 40). Gjithashtu thotë : “Thuaj: "Neve nuk na godet asgjë tjetër, përveç çka na është caktuar nga All-llahu; Ai është ndihmëtar yni". Prandaj, vetëm All-llahut le t'i mbështeten besimtarët.”(Tevbe 51).
EL MUBIN (I QARTI)
Emri EL MUBIN është përmendur në Kuran i Përveçëm i cili tregon cilësi të përsosur, ashtu siç qëndron në fjalën e Allahut të Lartësuar: “Atë ditë All-llahu ua plotëson shpërblimin e merituar, e ata e dinë se All-llahu është Ai i vërteti, i qarti në drejtësi.” (Nur 25).
Ky emër nuk është përmendur vetëm në këtë ajet kuranor e as nuk është përmendur në hadith sahih. Mirëpo ajeti është mjaft i qartë dhe argument i mjaftueshëm se Allahu ka emërtuar Veten me këtë emër.Ky emër ka ardhur pas shpifjeve që i janë bërë nënës së besimtarëve Aishës Allahu qoftë i kënaqur me të! Allahu shfaqi dhe tregoi për pastërtinë e saj nga ajo që ia mveshën dhe qartësoi për besimtarët pastërtinë dhe pozitën e lartë të saj që gëzon.
EL HAJJ EL KAJJUM (I GJALLI, i PËRJETSHMI)
Argument për këtë emër kemi fjalën e Allahut të Lartësuar: “All-llahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare 255). i Gjalli, i Përjetshmi, jetë të përsosur, Qëndron Vetvetiu.
Është i Përjetshëm për banorët e qiejve dhe tokës. i rregullon çështjet e tyre, furnizimet dhe të gjitha gjëra tjera.
I Gjalli : është i Cili ka përmbledhur cilësitë lëndore (dhatije), ndërsa i Përjetshmi: përmbledh cilësitë veprore dhe bashkimi i këtyre dy emrave është bashkim shumë i qëlluar dhe i përshtatshëm, ashtu siç i mblodhi Allahu në shumë vende kuranore si : “All-llahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.” (Bekare 255). Pikërisht për këtë sepse ato ngërthejnë të gjitha cilësi të përsosura . i gjalli është me jetë të përsosur. Dhe kjo përfshin të gjitha cilësitë lëndore të Allahut si ; dituria, krenaria, fuqia, dëshira, madhështia, dhe cilësi të tjera.
EL KAJJUM është përjetshmëri e përsosur. Ai qëndron vetvetiu. Cilësitë e Tij janë madhështore. S’ka nevojë për askë nga krijesat e Veta. Ai krijoi dhe mirëmban qiejt, tokën, dhe çfarë ka në to. Ai s’ka nevojë për to për asgjë,por ato kanë nevojë për Të.i Gjalli, i përjetshmi është Ai i Cili posedon të gjitha cilësi të përsosura. Ai vepron çfarë do. Nëse do diçka vetëm thotë bëhu dhe bëhet. Të gjitha cilësitë veprore, cilësi të madhështisë dhe nderit kthehen tek emri EL KAJJUM.Të gjitha cilësitë e përsosura kthehen tek këto dy emra fisnik. Pikërisht për këtë arsye ka ardhur në hadith emri i madh i Allahut me të cilin nëse lutet me të përgjigjet, nëse i kërkohet Ai Jep : “All-llahu - s'ka zot pos Tij. i Gjalli, Vigjiluesi.”
Ngase përfshijnë çdo përsosmëri. Cilësitë lëndore kthehen tek emri EL HAJJ (I GJALLI), Ndërsa domethëniet veprore kthehen tek emri EL KAJJUM (I PËRJETSHMI).
Të gjitha emrat e bukur mes tyre kanë domethënie gojore (foljore) ose domëthënie logjike ose të përbashkëta
Domethënie gojore (foljore): ER RAHMAN (I GJITHËMËSHIRSHËM) tregon për mëshirën.
Domethënie gojore logjike: ER RAHMAN tregon për qenien dhe mëshirën.
Domethënie logjike: mëshira tregon për jetën, për diturinë dhe fuqinë për sjelljen e mëshirës.
Sqarim i kësaj që thamë: Çdo emër i Allahut të Lartësuar tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar , për cilësinë që përfshin, për gjëra të domosdoshme dhe gjurmët e kësaj, ose me fjalë tjera:
Përmes ngjashmërisë (përputhshmërisë, pajtueshmërisë): përputhja e shprehjes së emrit me domethënien e cilësisë.
Përmes përmbajtjes (përfshirjes): përputhja e shprehjes me domethënien e saj
Përmes obligueshmërisë (domosdoshmerise) do të thotë; obligohet vërtetimi i domethënjes që rezulton nga ato domosdoshmëri.
Shembull i kësaj që thamë: EL HALIK (KRIJUESI), tregon për Qenien e Allahut të Lartësuar dhe për cilësinë e krijimit përmes përputhshmërisë (pajtueshmërisë). Tregon për vet qenien dhe vet cilësinë e krijimit përmes përmbajtjes (përfshirjes) dhe tregon për dy cilësi: cilësinë e diturisë dhe fuqisë përmes detyrimit (obligueshmërisë).
Dobia e parë:
Emrat e bukur në Kuran dhe Sunet vijnë
1. të ndarë (tek)
2. të shoqëruara (çift).
a) jo të ngjashme (kanë dallim mes veti)
EL GAFUR (FALËSI), ER RAHIM (MËSHIRËPLOTI), ES SEMI’U (DËGJUESI), EL BESIR (GJITHËSHIKUESI).
b) Përballë njëri tjetrit, si:
EL MUKADIM( NISMËTARI), EL MU’EHHIR (PASLËNËSI), EL KABID (SHTRËNGUESI), EL BASIT ( DHËNËSI).
Shkaqet e ardhjes së emrave të Allahut të shoqëruara (çift)
1.Shfaqja e përsosmërisë. Falja (e Allahut) është cilësi e përsosur, mëshira është një cilësi tjetër e përsosur. Shoqërimi (bashkimi) i faljes dhe mëshirës së Tij konsiderohet përsosmëri e tretë. Ndaj, Allahu i Lartësuar meriton të lavdërohet e falëndërohet për faljen e Tij, lavdërim për mëshirën e Tij dhe lavdërim për bashkimin e atyre të dyve.
2. Mundësisë së shprehjes që mund të rezultojë imagjinatë. Ndaj, Dhënia e pakufizuar konsiderohet mangësi, nëse nuk është kjo për ndonjë urtësi të barabartë me Shtrëngimin.
Vlerësimit mendor që mund të rezultojë në mangësi, si: EL GANIJ EL KERIM (I PASURI BUJARI), kështu që pasuria mund të jetë me koprraci, dhe bujaria me varfëri. Ndaj, për të larguar këtë imagjinatë dhe këtë dyshim mendor, bëhet shoqërimi (bashkimi) i dy shprehjve EL GANIJ EL KERIM (I PASURI, BUJARI
Arsyes për të cilën ka ardhur argumenti, dhe kjo, përmes:
a) shprehjes, thënies,
b) Domethënies, kuptimit.
Arsyeja e shoqërimit (bashkimit) mes emrave të Allahut të Lartësuar përmes shprehjes dhe domethënies dhe ajetet që kanë të bëjnë me këtë kontekst
Si fjala e Allahut të Lartësuar : “E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!"(Neml 40).
Është sjellur emri EL GANIJ (I PASURI) për të sqaruar pasurinë e Tij (dhe Ai është i panevojë) për atë që e përbuz dhe mohon. Ndërsa me emrin EL KERIM (BUJARI) për të sqaruar bujarinë e Tij për atë që e falëndëron. Ngase është e ditur se çdo i pasur nuk do të thotë se është edhe bujar, ose edhe çdo bujar është i pasur. Ngase ti nuk do të përfitosh nga i pasuri nëse është koprrac, dhe as nga bujari nëse është i varfër. Allahu i Lartësuar është ivetëm icili posedon pasurinë dhe bujarinë e përsosur, dhe pikërisht kjo e nxit robin që t’i mbështetet vetëm Atij e askujt tjetër dhe vetëm Atë ta shpresojë.
Gjithashtu përfundimi i fjalës së Allahut të Lartësuar: “All-llahu i mban qiejt dhe tokën që të mos zhduken, e nëse zhduken, s'ka askush pos Tij që mund t'i mbajë; Ai është që nuk ngutet, është që falë.” (Fatir 41). Me dy emra të Tij: EL HALIM EL GAFUR (I BUTI, FALËSI), edhe pse do të përshtatej përmendja e fuqisë, por ka përmendur butësinë dhe faljen, ngase vet mbajtja (e qiejve dhe tokës) përmban kuptimin e fuqisë.Ndaj, përmendja e butësisë dhe faljes është bërë për të sqaruar madhështinë e butësisë së Allahut ndaj krijesave të Veta, durimin e Tij ndaj tyre përskaj mëkateve dhe mangësive të tyre në të drejtat e Tij.
Arsye e shoqërimit (bashkimit) mes EL HALIM EL GAFUR (I BUTI FALËSI) qëndron në atë se njerëzit janë dy llojesh: mëkatar I cili vazhdon me mëkatin e vet, ndaj është përmendur butësia, dhe mëkatar shpresëdhënës në Allahun e Lartësuar, ndaj është përmendur falja e Tij. Allahu di më së miri !.
Përshtatshmëria (përputhja) mes emrave nuk rezulton se ato janë të njëjta me ato emërtime
Ne e dimë se Allahu i Lartësuar na ka lajmëruar për atë se çfarë ka në xhenet, qumësht, mjalt, verë…të gjitha këto janë të vërteta. Edhe pse këto të vërteta përputhen (janë të njëjta në emërtim) me emrat dhe të vërtetat prezente në këtë botë, nuk janë të njëjta në esencë . Madje, mes tyre dhe mes asaj që është në këtë botë ka dallime të cilat I di vetëm Allahu i Lartësuar.
Në krijim qëndron dallim më i madh, kështu që ka dallim mes krijesës dhe krijesës tjetër. Ndaj, nuk është e domosdoshme nëse janë identike në emërtim të jenë identike edhe në realitet. Allahu ka emërtuar Veten me ES SEMI’U EL BESIR (DËGJUESI, GJITHËSHIKUESI), gjithashtu na ka lajmëruar se edhe njeriun e ka bërë dëgjues dhe shikues. Gjithashtu e ka emërtuar Veten me ER REUF ER RAHIM (I DHEMBSHURI, MËSHIRËPLOTI), gjithashtu na ka lajmëruar për të Dërguarin e Vet se është i dhembshuri dhe i mëshirshëm ndaj besimtarëve.
Emrat e Allahut nuk janë të përkufizuara me numër të caktuar
Duke u bazuar në fjalën e të Dërguarit të Allahut (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!): O Zot, të lus me çdo emër Tëndin, që ke emërtuar Veten Tënde, ose e ke zbritur në Librin Tënd ose ke mësuar dikë nga krijesat Tua ose ke ruajtur në diturinë e fshehtë tek Ti” .Ndaj, atë çfarë ka ruajtur tek Ai në diturinë e fshehtë nuk ka mundësi të përfshihet e të përkufizohet.
Ndërsa, bashkimi mes kësaj që thamë dhe mes hadithit të të Dërguarit të Allahut:“ Allahu ka nëntëdhjetë e nëntë emra kush i njehson ato do të hyjë në xhenet” .
Kuptimi i këtij hadithi është se ndër emrat e Allahut të Lartësuar janë nëntëdhjetë e nëntë emra, ndaj kush i njehson ato do të hyjë në xhenet, e nuk ka për qëllim përkufizimin e emrave të Allahut të Lartësuar me këtë numër. Kjo, është sikur të thuash: I kam njëqind dirhem i kam përgatitur për të dhënë sadaka. Kjo nuk do të thotë se ti nuk i ke edhe dirhem të tjerë të cilat i ke jo për sadaka.
Shuarje e çdo dëshire për të kuptuar domëthënien e vërtetë të këtyre cilësive
Allahu i Lartësuar: ” po dija e tyre nuk mund ta përfshij ate.” (Taha 110).
Ndërsa, imam Maliku Allahu e mëshiroftë, ka thënë kur është pyetur rreth “ istivasë” (ngritja) është përgjigjur : “istiva” është e njohur, ndërsa mënyra e saj është e panjohur, të besuarit në të është obligim (vaxhib), ndërsa pyetja për mënyrën e saj është bi’dat”.
Ndërsa, nga Aliu Allahu qoftë i kënaqur me të, është transmetuar të ketë thënë: “ Ai i cili ka formësuar diç nuk pyetet për të me si.
Emrat e bukur të Allahut të Lartësuar nuk janë sinonime
Ibn Tejmije Allahu e mëshiroftë në librin e tij “ Hyrje në shkencën e tefsirit” thotë: Sinonimet në gjuhë janë të pakta, ndërsa në shprehjet kuranore ose janë të rralla ose joekzistuese.
Gazaliu në librin e tij: “ El meksad el esna” thotë: Këto emra edhe pse janë të përafërta në domethënie, megjithatë nuk janë sinonime. Thënë përgjithësisht, në nëntëdhjetë e nëntë emrat e Allahut nuk ka sinonime.
Ndërsa Muhamed Abduh thotë : Të ashtuquajtura sinonime gjuhësisht, nuk mund të themi se ekzistojnë në Kuran. E kjo ndodh tekaië ciliëshirojnë zbukurimin e fjlëve të tij, ndërsa në gjuhën arabe ka forma të tjera për këtë.
Besimi i ehli sunetit dhe xhematit rreth emrave të bukur të Allahut të Lartësuar
Besimi dhe qëndrimi i ehli sunetit dhe xhematit rreth emrave të Allahut mund të përmblidhet në këto pika vijuese:
Besimi në emrat e bukur të vërtetuara në Kuran dhe sunet pa kurrfarë shtimi dhe kurrfarë mungese.
Besimi se Allahu është Ai i Cili emëron Veten, e këtë nuk e bënë askush nga krijesat. Ngase Allahu ka folur me këto emra. Emrat e Tij janë nga Ai, e nuk janë të shpikura e të krijuara siç thonë Xhehmitë, Mu’tezilitë, Kulabitë e të tjerë si ata.
Besimi se këto emra tregojnë dhe kanë domethënie më të përsosura. Ato janë emra të përveçëm dhe atribute.
Respektimi i domethënieve të këtyre emrave dhe ruajtja e shenjtërisë së tyre pa kurrfarë shtrembërimi ose mohimi siç e bëjnë këtë apologjetikët.
Besimi në atë që obligojnë këto emra dhe në dispozitat që rezultojnë nga ato.
Me fjalë të tjera, ehli suneti dhe xhemati besojnë në emrat e Allahut të Lartësuar me një besim të vërtetë ashtu siç urdhërojnë tekstet kuranore dhe hadithe të të Dërguarit (paqja dhe bekimi i Allahut qoftë mbi të!) dhe sipas asaj që kanë qenë të parët tanë (selefët), për dallim nga të devijuarit të cilët mohojnë këtë ose shtrembërojnë. Mohojnë emrat e Allahut pjesërisht ose përgjithësisht.
Autor : Husein SERRAXH