|
Falėnderimet dhe lavdėrimet i takojnė vetėm Allahut xhele shanuhu, salavatet qofshin mbi tė dėrguarin e Tij, Muhamedin (salallahu alejhi ue selem), familjen e tij, shokėt e tij dhe gjithė muslimanėt qė ndjekin rrugėn e tij deri nė Ditėn e Gjykimit.Nuk ka dyshim se falja e namazit ka dobi tė shumta dhe mirėsi, do t’i cekim inshallah disa prej tyre:
1. Namazi tė largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat.
Allahu xhele shanuhu thotė: “Vėrtet namazi largon nga tė shėmtuarat dhe tė irituarat, e pėrmendja e Allahut ėshtė mė e madhja (e adhurimeve); Allahu e di ē’punoni ju.”2. Namazi ėshtė vepra mė e mirė pas shehadetit (fjalės ‘La ilahe il Allah’)
Transmetohet se Abdullah ibn Mesudi (radijallahu anhu) ka thėnė:
“E kam pyetur pejgamberin (salallahu alejhi ue selem) pėr veprat mė tė mira, mė tha: ´Namazi nė kohėn e tij.´” Buhariu dhe Muslimi.
3. Me namaz Allahu xhele shanuhu e ngre robin e Tij dhe ia shlyen mėkatet.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Shpeshtoni sexhdet, se me tė vėrtetė ēdo sexhde qė e bėn, Allahu xhele shanuhu do tė tė ngrejė njė shkallė dhe do ta shlyej njė mėkat” . Muslimi.
4. Namazi ėshtė ndriēim pėr tė, nė dynja dhe ahiret (nė kėtė botė dhe botėn tjetėr).
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Pėrgėzoni ata qė shkojnė nėpėr errėsirė nė xhami, sepse ata do tė kenė ndriēim tė plotė nė Ditėn e Gjykimit.” Tirmidhiu - shejh Albani ka thėnė se hadithi ėshtė shih.
5. Namazi i shlyen gabimet dhe mėkatet.
Ka thėnė Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem): “A e shihni, sikur tė kalonte ndonjė lum pranė shtėpive tė juaja, dhe sikur ju tė laheshit pesė herė nė ditė, a thua do t´ju kishte mbetur ndonjė papastėrti?” Thanė tė pranishmit: “Nuk ka mundėsi tė mbetet ndonjė papastėrti,” Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) tha: “Kėshtu ėshtė ēėshtja e faljes sė pesė kohėve tė namazit, Allahu xhele shanuhu i shlyen me to mėkatet.” Muslimi.
6. Allahu xhele shanuhu i fal mėkatet qė bėhen nė mes dy namazeve.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Ēdo person qė merr abdes ashtu si duhet dhe e fal namazin, Allahu xhele shanuhu do t’ia falė mėkatet qė i bėn mes kėtij namazi dhe namazit qė vjen pas tij.” Muslimi.
7. Allahu xhele shanuhu do t’i pėrgatisė falėsit tė namazit gosti nė xhenet sa herė qė shkon pėr sabah dhe mbrėmje.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Ai i cili shkon nė namazin e mėngjesit apo tė mbrėmjes, Allahu xhele shanuhu do t’i pėrgatisė atij gosti nė xhenet sa herė qė shkon nė mėngjes dhe mbrėmje”.. Buhariu dhe Muslimi. (Gosti ka pėr qėllim atė ēka pėrgatit pronari i shtėpisė pėr mysafirėt e tij.)
8. Ai i cili shkon pėr ta falur ndonjė namaz nė xhami, ai e ka shpėrblimin sikur tė jetė nė namaz derisa tė kthehet.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem)thotė:
“Ēdo person i cili merr abdes ashtu si duhet dhe shkon nė xhami, ai ėshtė nė namaz derisa tė kthehet.” Hakimi - shejh Albani ka thėnė se ky hadith ėshtė shih.
9. Engjėjt luten pėr falėsin e namazit sa tė qėndrojė ai nė vendin ku ėshtė falur.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Engjėjt luten pėr falėsin e namazit sa tė qėndrojė ai nė vendin ku ėshtė falur, duke thėnė: ‘O Allah, mėshiroje atė! O Allah, falja mėkatet! O Allah, pranoja pendimin, dhe kėshtu luten derisa tė ngrihet apo tė flasė.” Buhariu dhe Muslimi.
10. Namazi i shlyen mėkatet.
Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) thotė:
“Falja e pesė kohėve tė namazit, xhumaja deri nė xhuma, ramazani deri nė ramazanin tjetėr, janė shkaktarė pėr shlyerjen e mėkateve qė bėhen mes tyre, nėse i largohemi mėkateve tė mėdha.” Muslimi.
Sė fundi, e lusim Allahun subhanehu ue teala qė tė na bėj prej atyre qė i kushtojnė kujdes namazit dhe e falin atė nė kohėn e vet, sepse me tė vėrtetė vdekja ėshtė shumė afėr dhe gjėja e parė pėr tė cilėn do tė japim pėrgjegjėsi para Allahut, do tė jetė namazi, e nėse namazin nuk e kemi kryer, atėherė do tė jemi nė njė humbje tė madhe.
E lusim Allahun xhele shanuhu tė na i falė mėkatet tona, tė prindėrve tanė dhe tė gjithė muslimanėve.
Pėrgaditi:Gazmir Rrahmani
26.02.2007 |