nga Shqiperia Etnike ^ Shqiperia News

20 views
Skip to first unread message

Behar (Sh) Beqiri

unread,
Mar 17, 2008, 8:30:03 AM3/17/08
to alb europe alb euro, LISTA STUDENTORE LISTA STUDENTORE, shqiperia shqiperia, Letersiappoezi Poezia, FJALA E BUKUR FJALA E BUKUR, Gjakova ISLAM Islam Gjakova, mbu...@yahoo.com
 
 
 
 
Janullatos i kërkon Presidentit të bëjë «Shaban Meminë»,
Shkruar nga:Kastriot Myftaraj
Ditën e diel në spektaklin «Portokalli» në Top Channel, një aktor me origjinë ortodokse bëri një monolog ku bënte humor me Krishtin, sikur atë e kishte paguar një kryetar komune, që të bënte rolin e Krishtit duke qëndruar i kryqëzuar në një kryq, që ishte në një kodër, ku do të vinin besimtarët e krishterë të komunës për pelegrinazh.Pastaj, njerëzit e morën për
Krishtin e vërtetë, dhe ranë në gjunjë para tij, duke e quajtur këtë gjë një mrekulli dhe ai u tha: “Fali o Zot se nuk dinë ç’ bëjnë”! Është shumë e çuditshme që ky humor me Krishtin nuk shkaktoi asnjë reagim nga dy kishat në Shqipëri, dhe në radhë të parë nga ajo ortodokse, se aktori ishte ortodoks dhe të dy skenaristët e Portokallisë» janë ortodoksë. Unë e kuptoj shumë mirë diskrecionin e Kishës Katolike, për shkak se në këtë çështje ishin të implikuar ortodoksë, dhe si të thuash topi ishte në fushën e Kishës Ortodokse, dhe i takonte asaj të reagonte. Por, nuk arrij ta kuptoj heshtjen e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare për këtë çështje. Kjo kishë është shumë e ndjeshme kur cënohet sadopak kreu i saj, greku, Janullatos, apo i gjoja shenjtori, sundimtari okupator serb i trojeve shqiptare, Jovan Vladimiri, siç ndodhi me reagimin e klerikëve ortodoksë kur unë shkruajta për të, dhe nuk i bëhet vonë fare kur vihet në lojë Krishti. Kjo flet shumë për mendësinë e këtyre ikonomanëve, të cilët janë ortodoksë,janullatistë e ç’të duash, por duket se nuk janë kristianë!Këto ditë është hapur përsëri çështja e kërkesës për të marrë shtetësinë shqiptare, që i ka bërë Janullatos, Presidentit të Republikës.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 20:44:14
Lexo më Shumë · 0 Komente · 27 Here e Lexuar Printo
 
 Beogradi me 2048, qender e Shqiperise se Madhe!
NewsShkrimtarja ruse Jelena Çudinova ka publikuar nje liber qe trondit publikun, ne te cilin permend edhe Kosoven

Beogradi me 2048, qender e Shqiperise se Madhe!
’’E ardhmja eshte tmerruese.Beogradi shnderrohet ne qendren e Shqiperis se Madhe, dhe ata pak serb qe kane mbetur, rreth 300 000 shperngulen per ne Serbi. Kjo, nuk e ndalon perhapjen e Islamit, ai rritet, pushton Evropen, dhe keshtu me 2048, Parisi shndrrohet ne kryeqytetin e Euro-Arabise, ne te cilin flitet gjuha arabe, dhe jetohet sipas rregullave te besimit Islam, thuhet ne librin e autores ruse, Jelena Çudinova.


Postuar nga Arkeologu on March 17 2008 07:13:21
Lexo më Shumë · 0 Komente · 27 Here e Lexuar Printo
 
 
 Heronjte Shqipetare te Frances
NewsHeronjte Shqipetare te Frances

Edlira Xhemo

Paris 14 Mars, 2008


Kur marr metrone e linjes 7bis apo autobusin 26 ne Paris, do te me duhet te ngerdheshem pasi spikerja ne diktofon thote emrin e stacionit « Bocaris ». Nuk e duroj dot kete lloj emertimi, sa here qe me duhet te marr autobuzin apo metrone me duket se ne nje pike te udhetimit zemra do te me kaloje nje vdekje shume te shkurter klinike, aty ku historia e vendit tim thyhet, aty ku ajo perbaltet aty ku e shkuara ime fundoset nen peshen e politikave te koherave dhe lufterave te te pareve te mi. Aty me duhet te pertypem dhe sa here qe te bjere fjala mes miqsh, profesoresh franceze apo ku do te jem ne ambjente me kontakte t'u them : ja edhe Boçari shqipetar ishte dhe keta (grekerit) keshtu na e kane bere.

Postuar nga paris05 on March 17 2008 07:13:07
Lexo më Shumë · 0 Komente · 15 Here e Lexuar Printo
 
 
Shpërthim i fuqishëm në një depo municioni pranë Tiranës
15 MARS 2008 - Shqiperi
Shpërthimet, sipas kryeministrisë, ndonëse me intensitet më të ulët,
kanë vazhduar edhe 30 minuta pas shpërthimit të parë, që ka qenë më i madhi. Autostrada është e bllokuar dhe qindra banorë, shumica prej tyre të plagosur dhe në panik të plotë, po largohen në drejtim të Tiranës. Forca të shumta të policisë, autoambulanca dhe zjarrfikse, janë nisur drejt vendit të ngjarjes, por sipas autoriteteve e kanë të pamundur për të mbrritur në ndihmë të banorëvë të mbijetuar, pasi situata është në kaos, sidomos në rrugët që të çojnë drejt vendit të shpërthimit. Ndërkohë në spitalin e qytetit të Durrësit dhe në spitalet e Tiranës, po mbrrijnë me dhjetra të plagosur, të cilëve, sipas ministrisë së shëndetësisë, po u jepet ndihma e parë.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 20:51:04
Lexo më Shumë · 0 Komente · 105 Here e Lexuar Printo
 
 
  Kosova në Konferencën Islamike: Jemi vend laik
Nga: Gilmana Bushati

BALLKAN WEB


Kosova edhe pse nuk ishte në axhendën e punimeve dyditore të Konferencës Islamike, e cila mbylli dje punimet, ishte pjesë e diskutimeve, takimeve por edhe debateve të një pjese të mirë të 57 vendeve anëtare. Agjencia e lajmeve “The Associated Press”, njoftoi dje se në këtë konferencë, në pozicionin e vendit të ftuar ishte dhe Kosova, e cila përfaqësohej gjatë dy ditëve me ministrin e Edukimit, Enver Hoxhaj. Ai mësohet të ketë deklaruar nga kryeqyteti i Senegalit, Dakar, ku u mbajt samiti i 11-të i kësaj konference, se “edhe pse jemi shtet me shumicë myslimane, jemi shtet dhe shoqëri laike dhe ky është roli që kemi luajtur që prej 200 vitesh”.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 20:29:48
Lexo më Shumë · 0 Komente · 17 Here e Lexuar Printo
  Islamikët: Pavarësia e Kosovës, fakt real
Nga: Gilmana Bushati
Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha takoi disa nga përfaqësuesit më të lartë të kesaj Organizatës së Konferencës Islamike, duke filluar me sekretarin e Përgjithshëm të
kësaj organizate, Ekmeleddin Ýhsanoglu, me të cilin u fol kryesisht për çështjen e Kosovës. Ihsanoglu është shprehur në këtë takim se “pavarësia e Kosovës është fakt real pas një lufte të gjatë dhe të vendosur të popullit të saj”. Më tej, ashtu siç ishte vendosur dhe më parë, sekretari i Përgjithshëm, në emër të kësaj organizate shtoi se konferenca solidarizohet me “vëllezërit dhe motrat kosovare”. “Komuniteti mysliman u dëshiron atyre sukses dhe i uron në përpjekjet për ndërtimin e shtetit”, - është shprehur në takim Ihsanoglu. Ministri Basha gjithashtu është takuar me drejtuesit e dy vendeve, të cilët janë shprehur se shumë shpejt do ta njohin pavarësinë e Kosovës, si me ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite, princin Saud Al Faysal dhe me emirin e Emirateve të Bashkuara.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 20:25:52
Lexo më Shumë · 0 Komente · 13 Here e Lexuar Printo
  MEHMET (MUHAMED) ALIU-SHQIPTARI
MEHMET (MUHAMED) ALIU-SHQIPTARI
DHE KOHA E ARTË E SUNDIMIT TË TIJ NË EGJIPT



Prof.Dr.Beqir Ismaili
Kairo


Pas periudhës së sundimit francez, për sundimin e mëtejshëm të Egjiptit u oravatën tri fuqi të ndryshme, të cilat kishin qëllime kontradiktore. Këto fuqi shkuan aq larg sa i shpallën luftë njëra-tjetrës duke luftuar secila palë më vete ndërkohë që francezët, për të vazhduar të kenë edhe më tej në duar sundimin e Egjiptit, filluan pregatitjet e tyre në luginën e Nilit. Fuqia e parë që kërkonte të rimerte në duart e veta Egjiptin ishte Perandoria Osmane apo Shteti Osman, i cili tre shekuj të shkuar e kishte çliruar një herë atë dhe për pasojë, dëshironte që Egjipti të rikthehej në duart e tij me qëllim që të të kujdesej për të, duke e futur nën mburojën e vet si një principatë osmane.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 19:12:31
Lexo më Shumë · 0 Komente · 35 Here e Lexuar Printo
  FILLIMET E ALBANOLOGJISE
Nga: Abedin Rakipi
Pas pavaresive serbe dhe asaj greke te viteve 1830 perandoria osmane kishte humbur kontrollin dhe influencen e saj ne shume provinca te Ballkanit. Mbas luftrave te pafundshme Ruso Osmane shume vende qe ishin nen tutelen osmane kaluan nen kontrollin Rus dhe fuqite e medha luanin nje rol te rendesishem ne dobesimin e ndikimit osman ne vendet ballkanike.Tronditja qe i dha Napoleoni perendorise osmane me pushtimin e Egjiptit ne vitin 1798 dobesoi edhe pikat strategjike te ekonomise osmane.Per me teper reformat e famshme te quajtura Tanzimat qe ne shqip do te thote riorganizim kishin per qellim centralizimin e pushtetit , reforma ne administrata qendrore, administrata provinciale,ne drejtesi,
finance dhe edukim.
Postuar nga shqiperia on March 15 2008 19:09:30
Lexo më Shumë · 0 Komente · 36 Here e Lexuar Printo
  MARKO BOÇARI GREKU SHQIPTARVRASES
MARKO BOÇARI GREKU SHQIPTARVRASES

ABEDIN RAKIPI
BRUXELLES 13 MARS 2008


Pas vdekjes se ALI PASHES figurat e Greqise u nguten qe te takonin heroin e Seleides Marko Bocarin dhe te fitonin besimin e tij.Mavrokordato i kushtoi atij nje
vemendje dhe interes te vecante.Kollokotron i e vizitoi ate dhe i dhuroi nje tablo emfatike te sherbimeve ushtarake qe ai i kishte bere ceshtjes se Greqise ne
Peloponez.Ndersa Markoja ja ktheu: Shoku im i dashur e vleresoj kurajon e ushtareve te tu por duhet ti kishim ndaluar qe te kryenin krimet monstruoze qe ata
kryen.Ne vend qe te therrnim femije dhe gra muslimanea nuk do te ishte me mire qe te fshihnim ceshtjen tone kombetare pas detyres ndaj humanitetit, ti dergonim ne Patras , Modon dhe Koron 20.000 te uriturit e Tripolices , Navarinit dhe Monambasise ne vend qe ti therrnim ata?
Postuar nga Sadat on March 14 2008 05:03:34
Lexo më Shumë · 1 Komente · 52 Here e Lexuar Printo
  Kosova dhe (mos)prania e saj në Konferencën Islamike
Ramadan Shkodra

Kosova dhe (mos)prania e saj në Konferencën Islamike


Sot në kryeqytetin e Senegalit, Dakar, filloi Konferenca e Organizatës Islamike, ku, përveç të tjerash, do të debatohet edhe për njohjen e Kosovës.
Kosova në këtë konferencë, sipas njoftimit të shtypit, prezantohet në nivel të ulët; në Dakar nga Kosova do të jenë të pranishëm Ministri i Arsimit, Enver Hoxha dhe shefi i kabinet të kryeministrit Thaçi, z. Bekim Çollaku. Mirëpo, kur kemi parasysh se konferenca mbahet në nivel të mbretërve dhe të kryetarëve të shteteve anëtare, me gjithë respektin për ministrin Hoxhaj, prania e tij në këtë konferencë më duket joadekuate, jo e një niveli me pjesëmarrësit e tjerë në Konferencë
Postuar nga Sadat on March 14 2008 04:27:27
Lexo më Shumë · 0 Komente · 45 Here e Lexuar Printo
 
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS
FORUMI MUSLIMAN I KOSOVËS


Deklaratë për shtyp

Forumi Musliman i Kosovës me vëmendje është duke përcjell zhvillimet aktuale politike në Kosovë në këto çaste historike në të cilin po kalon populli i Kosovës pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës edhe de jure nga Serbia, i cili është një hap përpara drejt zgjidhjes së çështjes shqiptare në Ballkan. Forumi Musliman i Kosovës me kujdes i ka vëzhguar diskutimet publike që kanë përfunduar para ca ditës lidhur me projekt-kushtetutë n e Republikës së Kosovës dhe e sheh të udhës që nëpërmjet kësaj deklarate për shtyp të shpreh opinionet e veta lidhur me këtë draft kushtetues duke njoftuar opinionin e gjerë kombëtar dhe ndërkombëtar me disa vërejtje si në aspektin e cenimeve të drejtave kombëtare ashtu edhe atyre fetare në këtë projekt-kushtetutë të Kosovës:
Postuar nga Sadat on March 11 2008 12:28:08
Lexo më Shumë · 0 Komente · 64 Here e Lexuar Printo
  Pavrësia në emër të krishterëve, çështë kjo?
Pavarësia ne emër te krishterëve, ç’është kjo?

Gustin Marjakaj

Deklaratën e Don Shan Zefit, se Kosova po e fitoka pavarësinë për shkak te shqiptarëve katolik, më shkoi.
Nuk mund te besoja se një njeri si Don Shan Zefin, i cilin e quan veten intelektual, mund te deklaroj diçka kaq absurde, por në anën tjetër edhe provokuese për shqiptarët e besimit mysliman, por edhe për kosovarët tjerë
Postuar nga Sadat on March 10 2008 07:50:18
Lexo më Shumë · 0 Komente · 49 Here e Lexuar Printo
  KUNDËRPËRGJIGJE Z. IDRIZ ZEQIRAJ
SHKRIM DHE AKUZA QË BARTIN POROSI
LINÇI DHE INKVIZICIONI MODERN...!?


Nga: Rexhep Elezaj

Në shkrimin me titull: “KUR PËRGJITHËSIMI BËHET SI HAPËSIRË MANIPULIMI” i botuar në gazetën “Bota Sot”, faqe 17, me 24. ,27 dhe 28. 12. 2007, z. Idriz Zeqiraj, pa e dhënë shpjegimin e duhur se çka e ka shtyrë të polemizojë me mua, pa një pa dy, më vendos në bankën e të akuzuarve përpara lexuesve të “Bota Sot”. Siç mund të kuptohet nga shkrimi ai ka dëshirë të më linçojë sa më keq përpara opinionit, duke me cilësuar që në nëntitull të shkrimit dhe atë me gërma të zeza si “islamist i rreshkur”, si një “antirugovist”, etj.
Postuar nga shqiperia on March 08 2008 04:51:54
Lexo më Shumë · 0 Komente · 32 Here e Lexuar Printo
  REAGIM: PERGJITHESIMI SI HAPESIRE MANIPULIMI
(Reagim përkitazi me shkrimin e zotit Rexhep Elezaj: “Islamofobia
e Idriz Zeqirajt, apo prokatolicizmi i tij skajshëm…!?)

“Nënë, të lutem, më fal që nuk ta jap dorën as në ditën e Bajramit. Feja islame nuk ma lejen këtë, sepse para se të jesh nënë, je femër dhe më zgjon ndjesi seksuale!!! (Fjalët tekstuale të një islamisti shiptar regresiv.) Zoti Rexhep Elezaj ka studjuar në një shtet islamik dhe tani është bërë zëdhënës i ideologjisë islamike për të gjithë shqiptarët e botës edhepse i pautorizuar. Ai mbron gjithëcka islame, përfshi këtu edhe bombaxhinjtë regresivë e agresivë anekand botës, si dhe leshtakët kulexhi, që kërkojnë ndryshime radikale në fenë islame në Kosovë. Nëse dikush merr guximin të denoncon prapësitë e të cituarëve, zoti Elezaj reagon ashpër. Por, mënyra reaguese është dinake e satanike. Pavarësisht se bëhet fjalë
Postuar nga shqiperia on March 08 2008 04:41:06
Lexo më Shumë · 0 Komente · 42 Here e Lexuar Printo
  8 Marsi dita e BURRAVE
Hamdi NUHIJU

Esenca e jetës nuk është vdekja , por realiteti , kënaqësia dhe modestia! Thelbësore për njeriun është jeta e tij e jetuar në qetësi , harmoni dhe lumturi. Në mungesë të dritës lindi errësira , dhe prapa territ ose errësirës frikësohen emocionet të shprehin të drejtën e tyre. Do më sulmonin mediokrët për mediokritet , bile do më quanin edhe prishës të “ emancipimit” dhe lirisë. Le të më quajnë!Shkak- pasojat e infiltrimit po harrojnë diturinë e thellë dhe të gjërë të bukurisë dhe mrekullisë njerëzore. Gjendemi në muajin mars muaj i cili ka një mori ngjarjesh të rëndësishme për njerëzimin. Por , këtij muaji më së shumti i gëzohen tregëtaret dhe biznismenët të cilët e lidhën njeriun për nyje dhe e detyruan që të zbraz buxhetin e tij në kontot milonëshe.
Postuar nga shqiperia on March 08 2008 03:22:09
Lexo më Shumë · 0 Komente · 41 Here e Lexuar Printo
  HIPOKRIZIA E LAICIZMIT
Hipokrizia e laicizmit.

Shkrimi eshte replike e vales se re antislame te kamufluar
me laicizem pas perjashtimit te dy vajzave te mbuluara
nga shkolla 28 nentori ne Tirane.



Laicizmi duket se po shnderrohet ne gjetjen e fundit ne gjuetine e shtrigave.

Nuk e di por ka gjasa qe perdoruesit e termit injorojne universalizmin e tij.

Perflitet shume per laicizem te snksionuar nga rregullorja e shkolles,ne rastin kokret,apo te kushtetutes kur ai mer permasa me te gjera.Neni 7 laq i lakuar eshte i qarte,ne shkolle nuk lejohet propaganda fetare.Por mbulesa eshte nje praktike fetare qe nuk ka vlerat e simbologjive te ndryshme te perfaqesura ne fe te tjera.......
Postuar nga Sadat on March 07 2008 16:48:01
Lexo më Shumë · 0 Komente · 55 Here e Lexuar Printo
  BASHKIMI KOMBETARË
Movies
Postuar nga shqiperia on March 07 2008 04:18:54
0 Komente · 1 Here e Lexuar Printo
  TE MBIKQYREN PLANPROGRAMET E TE KRISHTEREVE
Zijadin KELMENDI( Angli)
TE MBIKQYREN PLANPROGRAMET E TE KRISHTEREVE, SI NE KISHA, PO ASHTU EDHE NE MBARE INSTITUCIONET E TYRE PERKATESE.

Eshte e ditur se cdo here ne mediat lokale dhe ato boterore, me se shumti sulmohet islami dhe muslimanet. Kjo vecori e keqe me plot kuptimin e fjales eshte duke u bere si per inat. Pasi qe edhe kesaj radhe muslimanet dolen fitimtare duke shpallur Pavaresine e Kosoves, u kuptua qartazi se te krishteret si qellim kryesor kishin ndertimin e kishave dhe manastireve, e jo Pavaresine?........
Postuar nga Sadat on March 04 2008 11:40:13
Lexo më Shumë · 3 Komente · 48 Here e Lexuar Printo
  KONVERTIMI I DETYRUAR ME DHUNË GJATË FUNDIT TË SHEKULLIT XIX DHE...
Shkruar nga: Sadat Musa
“Kishte shqipëtar muslimanë që, posa kryqëzoheshin, vraponin në ndonjë lumë dhe i fërkonin ato pjesë të trupit, te cilat ua kishte prekë Popi dhe i fërkonin aq shumë me rërë gjersa u dilte gjaku” Vendosja administratës ushtarake nga qeveria serbe kishte për qëllim, nga njëra anë, sigurimin e shtetit serbomalazez, kurse nga ana tjetër, dëbimin në masë të shqiptarëve prej trojeve të tyre autoktone me anë të shtypjes së vazhdueshme dhe të zbatimit të masakrave të përgjakshme mbi popullsinë e pafajshme.Prej shtypit të kohës bëhej e ditur se në Ponoshec të Rekës së Gjakovës, malazezet kanë mbytur e vrarë 165 veta, në mes të cilëve gjendeshin edhe gra e fëmijë. Malazezët, pasi e kanë mbaruar këtë vandalizëm, “familjet që kanë mbetur të shkreta i kanë përzënë jashtë kufirit”
Postuar nga Sadat on March 03 2008 06:53:27
Lexo më Shumë · 0 Komente · 68 Here e Lexuar Printo
  Bojaxhitë e nënë Terezës
Shkruar nga: Dr.Aurel Plasari
“Travestí elitash” e quante para do kohe në shtyp një kolegu ynë fushatën kinse-nacionaliste për mbrojen me çdo kusht të “shqiptarësisë” së të misionares së madhe të krishterë Nënë Tereza. Përfytyroni tani se ç’mund të ndodhë kur ta dojë rasti që në këtë spektakël e sipër të kesh për duarsh një punim ende të papërfunduar për familjet e mëdha voskopojare dhe “voskopjarët e mëdhenj”: Kavaliotët, Sinat, Shagunat, Dumbat, Gondut, Bellot, Qopekat, Ballaurët/Vallaurët, Fundot etj.; ndër to edhe familja Bojaxhi. Bojaxhitë qenë dhe janë një familje në zë aromane (angl. Aromanians), e përhapur në disa vise të Ballkanit, si dhe përtej tij, në degë të ndryshme. Përfaqësuesi më në zë i Bojaxhive mbahet historikisht Mihail G. Bojaxhi (Boiagi), me të cilin llogaritet të fillojë historia moderne e aromanëve. Së toku me tjetrin filolog aroman Gjorgje Kosta Roza, me të cilin vepruan në dy dhjetëvjeçarët e parë të shek. XIX, ai u bë bashkëthemelues i teorisë së “latinitetit” të aromanëve në Ballkan.
Postuar nga shqiperia on March 01 2008 08:50:14
Lexo më Shumë · 0 Komente · 58 Here e Lexuar Printo
  PAVARËSIA E VITIT 1912 DHE VITIT 2008
Shkruar nga: Faik Miftari
Fillim shekulli i XX si dhe i shekullit XXI do të mbesin të shënuara në faqet e historisë shqiptare si etapa më të ndritshme për kombin shqiptar sikurse saktësisht 28 nëntor i vitit 1912 kur u shpall pavarësia e Shqipërisë si dhe 17 shkurt 2008 kur u shpall pavarësia e Kosovës. Revolucioni xhonturk i vitit 1908 si dhe zbritja me dhunë nga froni i sulltan Abdylhamidit të II-të në vitin 1909, shënoi kthesën e politikës së gjeratëhershme osmane proshqiptare në politikën antikombëtare e antishqiptare nga xhonturqit e rinj, e cila si epilog së shpejti solli edhe shthurjen e Perandorisë Osmane nga Ballkani. Pas humbjes së osmanllijve në luftën e parë Ballkanike të vitit 1912, saktësisht”tradhtisë” së oficerëve të lartë osman ithtarë të xhonturqve, trojet etnike shqiptare një nga një ranë nën sundimin e fqinjve sllavohelen, saktësisht të Malit të Zi, Serbisë, Greqisë dhe Bullgarisë.
Postuar nga shqiperia on February 29 2008 06:24:14
 
 KUSH DHE PSE PO E NXJERR SOT SKENDERBEUN NE MEJDAN?
Shkruan: Dr.Husamedin Feraj
Debati i sotëm për Skënderbeun nuk ka asnjë lidhje me Skënderbeun real, por me përdorimin dhe përdoruesit e tij. Skënderbeu real mund të përdoret dhe është përdorë për politika shumë të ndryshme dhe të kundërta. Skënderbeu ka bërë luftë kundër fuqisë më të madhe të kohës, kundër superfuqisë botërore. Prandaj ai mund të përdoret si shembull i luftës kundër superfuqive dhe të bëhet thirrje “hajde t’i shpallim luftë fuqisë më të madhe të kohës tonë, SHBA-ave, si Skënderbeu fuqisë më të madhe të kohës së tij. Kush është kundër kësaj politike është kundër Skënderbeut!’.Kështu u përdor, për shembull, nga Enver Hoxha për t’iu shpallë luftë dy superfuqive. Skënderbeu u bashku me papatin kundër rilindjes evropiane dhe Europës moderne.
Postuar nga shqiperia on February 28 2008 15:29:24
Lexo më Shumë · 0 Komente · 56 Here e Lexuar Printo
  Fundamentalizmi dhe kisha ortodokse serbe
Shkruar nga: Nexhat Ibraimi
Duke u nisur nga maksima tashmë e njohur se sulmi është mbrojtja më e mirë, Bota Perëndimore katolike sikur edhe ajo lindore pravosllave - ortodokse fundamentalizmin ia atribuojnë fesë islame dhe muslimanëve.[1] Bota islame, inerte dhe në defensivë konstante fetare, morale, politike dhe ekonomike, ende nuk ka arritur që cilësisht dhe vëllimisht t’i përgjigjet këtij provokimi serioz me pasoja fatale. Për këtë arsye, por edhe për arsye objektive (faktori kohë, faktori material, po edhe mungesa e punës institucionale ndër ne), ende nuk është arritur një qasje konstruktive dhe e hollësishme në studimin dhe hulumtimin e çështjes së fundamentalizmit në përgjithësi dhe ndër ortodoksët në veçanti, as në rrafshin teorik dhe as në atë praktik. Andaj pretendimi ynë me këtë punim të shkurtër është modest.
Postuar nga shqiperia on February 28 2008 14:11:43
Lexo më Shumë · 0 Komente · 31 Here e Lexuar Printo
  E DREJTA E SHQIPTAREVE TE KOSOVES
Shkruar nga: FITIM DIKA
Plot shtate shekuj me pare, ose me sakte me 1.08.1291 fiset Uri,Shfyc
dhe Untervald, pavarsisht ndarjeve te tyre, nen slloganin "tembrojme grate dhe femijet tone", shpallen pavarsine e Zvicres sesotshme ndaj si-vellezerve te tyre gjermane. Kjo histori jo edhe aq e jashtzakonshme, por mbi te gjitha e drejte u glorifikua dhe u mitizuafale shkrimtareve gjermane(te cilet edhe ishin te lindur negjermani), Friderih Shileri dhe Gete te cilet ngriten lartestergjysherit e Zviceraneve, per kerkimin e te drejtave te tyre elementare.Kjo histori, e shprehur ne vepren me te njohur te Shilerit "Vilhelm Teli", e shkruajtur me inkurajimin e Getes, u vleresua tej-mase qofte per artin e saj, qofte per idene e saj, qekishte per qellim demokracine, nese shprehemi me gjuhen e te sotshmes.
Postuar nga shqiperia on February 27 2008 09:36:06
Lexo më Shumë · 0 Komente · 11 Here e Lexuar Printo
  7 përparësitë e shqiptarëve të Maqedonisë!!!
Shkruar nga: Hamdi Nuhiju
Feja Islame- Përparësia e shqiptarëve të Maqedonisë më e madhja dhe më e rëndësishmja është feja islame.Ky favor është gjithëpërfshirës për shqiptarët në Maqedoni , Kosovë , Shqipëri , Mal të Zi e gjetiu. Historikisht është e argumentuar se feja islame ka ruajtur dhe ka kultivuar identitetin kombëtar të shqiptarëve në përgjithësi e në veçanti të shqiptarëve të Maqedonisë. Njohë shumë shqiptar ortodoks të Maqedonisë që nuk dijnë as dy fjalë shqipe dhe që ishin kundër pavarsisë së Kosovës. Dua që lexuesi ta ketë parasysh se nuk po sulmoj Ortodoksizmin e as Katolicizmin e shqiptarëve , por dua të shpalos një argument historik që është në të mirën e popullit shqiptar.
Postuar nga shqiperia on February 27 2008 06:39:57
Lexo më Shumë · 0 Komente · 32 Here e Lexuar Printo
  PEMA E NDALUAR
Shkruar nga: Ajni Sinani
Dhiata e Vjetër thotë se pema që iu ndalua Adamit në Parajsë, ishte pema e "njohjes" dhe Adami pasi hëngri frytet e saj, fitoi "aftësinë e njohjes", gjë për të cilën ai shkaktoi zemërimin e Hyjit. Ndërkaq Islami na mëson ne se ishte Zoti Ai që e pajisi Ademin a.s. me dije dhe që pasi ia mësoi emërtimet e sendeve, kërkoi nga engjëjt t’i përulen atij në shenjë respekti për dijen që i kishte dhuruar. Pikërisht për këtë Etërit e Kishës do të flasin në vijimësi kundër shkencës dhe hulumtimeve shkencore, sepse dëshira për të ditur më shumë, sipas tyre, e futi Adamin në mëkate dhe u bë shkak që ai të dëbohej nga parajsa! Si pasojë e kësaj bindjeje jo të vërtet, dijet shkencore do të konsiderohen nga priftërinjtë mëkat shumë i madh, sepse ato do të shkaktonin zemërimin e Hyjit, sikurse kishte ngjarë me Adamin.Ndërkaq, Kurani famëlartë na rrëfen të vërteten mbi Ademin a.s. Kur Zoti i tregoi engjëjve se do të krijonte një krijesë të re, ata të çuditur thanë se si do të krijosh një krijesë që do të bëj rrëmujë në tokë (El Bekare: 30).
Postuar nga shqiperia on February 27 2008 06:35:46
Lexo më Shumë · 0 Komente · 10 Here e Lexuar Printo
  KOSOVA ME PAVARËSI-NJË MASHTRIM I RI…
Shkruar nga: Mexhid Yvejsi
Me 17 Shkurt 2008, në Prishtinë, tani më të gjithë e dinë, se Kosova e shpalli pavarësinë… Pavarësinë e shpallën shqiptarët, por, në të vërtetë, këtë pavarësi e projektuan ndërkombtarët… E projektuan ndërkombtarët jo për hatër të shqiptarëve, por për hirë të ”qytetarëve”… Kjo pavarësi është më e drejtë të quhet “Ahtisaari”…
Kjo pavarësi ose kjo “Ahtisaari” nga dallkaukët tonë, pa iu bërë vonë, është pranuar, miratuar, fare pa e kundërshtuar… Aristofani i kishte shumë inat dallkaukët. Një ditë, njëri nga këta iu ngjit pas dhe ia bënte qejfin duke i miratuar çdo fjalë. Si e dëgjoi një kohë të gjatë, Aristofani i tha më në fund: Të lutem shumë, kundërshtom së paku një herë, që të kem përshtypjen se jam vetë i dytë…! Shqiptarëve të Kosovës, kjo pavarësi, kjo “ahtisaari” iu është imponuar, tani përpara iu është shtruar, e zbukuruar, e maskuar, vetëm për t’i mashtruar… E vërteta është se kjo pavarësi është Pavarësi e Mbikqyrur, që çështjen shqiptare s’ka për ta zgjidhur, por edhe me më shumë nyje ka për ta lidhur... Kosova, me këtë pavarësi, vërtetë u bë shtet, por jo shtet i shqiptarëve, por shtet i “qytetarëve”, i të gjithë ”kosovarëve”…
Postuar nga shqiperia on February 27 2008 06:32:04
Lexo më Shumë · 0 Komente · 19 Here e Lexuar Printo
  E ARDHMJA RELIGJIOZE E KOSOVËS
Shkruar nga: Mexhid Yvejsi
Kur mendonim se u përmbysen iluzionet dhe iluzionistët e të gjitha llojeve, qe na dolën iluzionistë të rinj, me iluzione të reja, taze, të vitit 2000 ! Kush janë këta iluzionistë? Këta janë disa konvertues në krye me një ,,profet”, që profetizojnë: të ardhmën religjioze të Kosovës. Po, cili është ky ,,profet”? Ai është Femi Cakolli. Kush është ky Femi? Jo,nuk është fëmijë, ai është ,,burrë”, është edhe kryeredaktor i revistës fetare ,,Letra e gjallë”, Revistë e Përkohëshme Ungjillore e Kishës rotestante: ,,Bashkësia Ungjillore e Mesisë”, rruga: ,,Hasan Prishtina”, nr. 33, Prishtinë, Kosovë. Revista ,,Letra e gjallë”, nr.5, nëntor 1999-shkurt, 2000 e cila ka 24 faqe, me tema: historike, demografike, politike, aktualitete…, që nga editoriali i redaksisë ,, Fjalët e Para” e deri në fjalët e fundit, të kryeredaktorit, ku parashikohet e ardhmja religjioze e Kosovës, nuk ka veçse mashtrime, trillime, kundërthënje e pështjellime. Pothuajse në të gjitha faqet shprehet një dalldisje antiislame, antikombëtare…
Postuar nga shqiperia on February 27 2008 06:27:50
Lexo më Shumë · 0 Komente · 21 Here e Lexuar Printo
  Një nënë nuk na ka bërë, po një vend kemi të tërë
Shkruan: Mirsim Maliqi
E dimë se “Heshtja është flori”. Porse, gjithashtu e dimë se, po qe se e përdorim këtë floririn në momente që duhet të flasim të vërtetën, atëherë ajo shëndërrohet në djallëzi. Të heshtësh e të mos e thuash realitetin se në shtetet tona kemi armiq të brendshëm greko e serbofila, është hipokritëzi. Të heshtësh e të mos e thuash realitetin se Janullatos orthodoksi punon si spiun grek është vetmashtrim. Të heshtësh e të mos e thuash të vertëtën se, ata që duan të shtrembërojnë identitetin e vërtetë të shqiptarëve janë në një rrugë të gabuar, është injorancë.“Dhe durimi ka kufi”- kjo fjalë e bukur na është transmetuar nga Jugu, pra, vjen po nga ajo pjesë e Shqipërisë së të parëve tanë, ku aty grekofilizmi sot po frymon. Po frymojnë edhe ata pseudoanalistë, që pa fije turpi Faik bëj Konicën e akuzojnë duke shpifuar për të pa kurrfarë baze, vetëm pse ai kishte treguar realitetin se me pranimin e Islamit nga ana e popullit shqiptarë...
Postuar nga shqiperia on February 26 2008 09:43:24
Lexo më Shumë · 0 Komente · 19 Here e Lexuar Printo
  Shenjtërimi i Ismail Kadaresë
Shkruar nga: Olsi Jazexhi
Kur në Korrik të vitit 1990 vegjëlia e Shqipërisë, e cila ishte shtypur për vite të tëra nga regjimi despotik i Enver Hoxhës, theu muret e ambasadave, për t’u çliruar nga shtypja e regjimit dhe bashkuar demokracisë liberale që ekzistonte në Perëndim, shkrimtari më i madh i regjimit të asaj kohe, Ismail Kadare, qe po tronditej nga rrëzimi i pushtetit, nxitoi të sulmojë të rinjtë revolucionarë të Tiranës siç kishte bërë edhe më parë më Fadil Paçramin e Todi Lubonjën, duke i quajtur; jashtëqitja e kombit. Më kujtohet si tani sesi shtypja e regjimit kishte tronditur aq shumë rininë e lagjes së Kombinatit ku unë jetoja, saqë ajo ishte e gatshme të përballej përditë, me tulla dhe gurë me makinën ushtarake të komunizmit.
Postuar nga shqiperia on February 26 2008 08:48:01
Lexo më Shumë · 0 Komente · 19 Here e Lexuar Printo
  Kryqezata ne emer te europianizimit! ?
Shkruar nga:Dr Alfred Aga
Cdo dite e me teper "ofensiva katolike" apo "kryqezata moderne" ne Kosove por edhe ne te tjera vise shqiptare po merr permasa shqetesuese. Ajo qe shqeteson me teper eshte agresiviteti dhe klima e tensionit qe keto "kryatare" po krijojne ne trojet tona. Nje nga rastet me flagrant ne vazhden e sulmeve te vazhdueshme te koheve te fundit eshte "deshmia" e Dode Gjergjit ne Strasburg, para parlamentareve europian. Nese deri dje mund te krenoheshin te gjith me tolerancen fetare nder shqiptare, kjo tolerance rrezikon te zbehet nga keto sulme te shpeshta qe po vijne ne adresen e muslimaneve. Toleranca me te cilen mburren keto zoterinj nuk e ka burimin ne "dashurine dhe respektin para-islamik" por ne dashurine paqen dhe respektin ndaj feve te tjera qe e imponon Islami. Dod Gjergji nuk duhet te mburret me "pagezimin kulturor" qe sipas tij po pershfin rinine dhe intelektualet shqiptar por te shohe realitetin dhe te zgjohet sebashku me bashkudhetaret e tij kryatar pseudointelktual qe ne te vertete jane "bijte" e Darwinizmit, me teorine e te cilit identifikohen me krenari si imitues-majmun te cdo gjeje qe vjen nga perendimi.
Postuar nga shqiperia on February 26 2008 07:54:31
Lexo më Shumë · 0 Komente · 6 Here e Lexuar Printo
  Dadës Gjergjoviq
Dërguar nga: Arbër Fetiu
Me 24.12.2007, presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, me rastin e festes se Krishtlindjes i shkruante nje telegram urimi ipeshkvit te Kosoves, Dode Gjergjit ne te cilen nder te tjera thuhej "Duke e çmuar lart punën Tuaj për paqen, mirëkuptimin dhe dashurinë midis nesh.......ju dëshiroj shëndet dhe suksese edhe në të Ardhmen, me bindjen e palëkundur se Ju, me fjalën dhe predikimin Tuaj të urte.... >>. Nderkaq, ipeshkvi Dode Gjergji, ne fjalimin e tij me 19.02.2008 ne Strabourg para parlamentit Evropian me duket sikur i ka mshuar shqelm fjaleve miradije te Presidentit te Kosoves,z.Sejdiut. Ngjashem me Shan Zefin per te cilin para disa ditesh Berat Buzhala beri nje rreagim ne editorialin e Gazetes Express pasi qe kishte deklaruar se "pa katoliket Kosova nuk do te kish fitue pavarsine
kurre"
Postuar nga shqiperia on February 26 2008 07:44:13
Lexo më Shumë · 0 Komente · 22 Here e Lexuar Printo
 
 
Reagim ndaj “dëshmisë” së Imzot Dodë Gjergji në Strasburg
Reagim ndaj “dëshmisë” së Imzot Dodë Gjergji në Strasburg me dat. 19 shkurt 2008. Senad Maku23.02.2008 “Ofensivat Katolike” dhe të Ithtarëve të tyre të marruara kohëve të fundit, por edhe në të kaluarën si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë dhe trojeve tjera ku jetojnë shqiptarët, po merr përmasa shqetësuese. Rastet janë të shumta që kanë të bëjnë me një Islamofobi dhe anti-Islam. Në raste të shumta të Islamofobisë, mund të veçojmë disa, si: rastin e ish-presidentit të Shqipërisë Alfred Moisiu ku në nëntor 2005 ka mbajtur një ligjëratë në forumin e Oksfordit, ku ka fyer rëndë identitetin e myslimanëve në Shqipëri, kur deklaroi se “shqiptarët nuk janë muslimanë, dhe po ti gërvishtës pak dalin të krishterë”... Po ashtu rastin e Qerim Ujkanit, Ndue Ukajn, Baki Ymeri, Dom Lush Gjergji, të cilët janë drejtuar kundër kulturës Islame, vetëm e vetëm të sulmohet ky besim Islam dhe ta prishin marrëdhënien ndërfetare të mira që kemi pas me shekuj dhe që kemi ende.
Postuar nga shqiperia on February 26 2008 07:09:37
Lexo më Shumë · 0 Komente · 11 Here e Lexuar Printo


Never miss a thing. Make Yahoo your homepage.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages