Disa lutje per sherim

11,959 views
Skip to first unread message

Ismet Buca

unread,
Dec 26, 2009, 3:50:04 AM12/26/09
to fjalaebukur@googlegroups.com fjalaebukur, q-...@hotmail.com, qemajl...@hotmail.com, Ramadan Kusha, erne...@hotmail.com, Rexhep Ademi, Arben Rahimi, basari rexhepi, rabg...@hotmail.com, rafe...@hotmail.com, rejhan, remz...@hotmail.com, reska...@hotmail.com, Reshat, krenar telqiu, torca...@hotmail.com, ubejdfe...@hotmail.com, ubejd...@hotmail.com, ilir berish, Lepaja ing, islam osmani, isuf...@hotmail.com, Isaku bekim, ihsan kizil, peca_...@live.com, Abdylmexhit selmani, Buca Arëdeshir, ardhme...@hotmail.com, aziz mustafa, ardian, arijan...@gmail.com, Avni Hajdari, azi...@hotmail.com, bali sadiku, sadi...@hotmail.com, sadik_...@hotmail.de, Salih salihu, shaip...@hotmail.com, diti...@hotmail.com, dul...@hotmail.com, Fidan, flore...@gmail.com, ganiba...@hotmail.com, gani_b...@live.de, h_t_h...@hotmail.com, haxhi_r...@hotmail.com, hys...@hotmail.com, Zejd Haziri, haxhi...@hotmail.com, nijazi kolgeci, kon...@mjekesiabimorearabe.com, llo...@hotmail.com, lumi...@hotmail.com, Leci Xhafer, Xheladin Leka, zju...@hotmail.com, xhemajl Biqku, v_b...@hotmail.com, val_ke...@hotmail.com, bani...@hotmail.com, bekim_s...@hotmail.com, beni...@hotmail.com, nora_...@hotmail.com, nim...@hotmail.com, na...@hotmail.com
 

24-11-08, 13:02

  #1

Trokisni në portat e qiellit me lutjet tuaja

 

Ne emer te Zotit, Bemiresit te Pergjithshem, Meshiruesit

 

 

 

LUTJA PËR MËNJANIMIN E LYTHAVE


Merren për çdo lyth nga 7 kokrra elbi dhe në çdo kokërr lexohet kjo lutje:

“E kur të ngjajë ndodhia (kijameti). Realitetin e asaj ndodhie nuk ka kush që do ta përgënjeshtrojë. Ajo ëshë që rrëzon, është që grit (lart). (ajo ndodh) Kur toka tundet me dridhje të forta. E kodrat shkapërderdhën e bëhen copë e thërmi. E bëhen pluhur i shpërndarë.”
(El Vakia, 1-6)

Pas kësaj, lexohen shtatë herë këto versete:

“Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrime të shpërndara”.Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.”
(Ta Ha, 105-106)

Kur lexohen këto, merret një nga një kokërr dhe me to fërkohen lythat, ndërsa kokërrzat vendosën në një pelhurë dhe hudhen në pus.
Për menjanimin e lythave me sukses përdoret vaji i ullirit dhe hudhra duke i lyrë disa herë.

LUTJA PËR SHËRIMIN E TË EJNTËRAVE

Për këtë është mirë të merret abdest dhe para dhe pas namazit të rregullt, duke medituar të lexohen këto versete të Kur’anit fisnik:

Me emrin e All-llahut , Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve, që ata të mendojnë. Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër; vetëm Ai, që e di të fshehtën dhe të dukshmen, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi! Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen), shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë), sigurues (që siguroi njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli) mbikëqyrës (që mbikëqyr dhe përcjell çdo send), i plotfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë! Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka ka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi, i urti!”
(El Hashr, 21-24)

LUTJA PËR LEHTËSIMIN E LINDJES

Nëse shtatëzëna ka lindje të vështirë, duhet në letër të shkruhen:

“Ti (Muahamed) duro, ashu sikurse duruan të dërguarit e vendosur dhe mos kërko ngutjen e dënimit për ta, sepse ditën kur do ta përjetojnë atë (dënimin) që u është premtuar, atyre u duket sikur nuk kanë jetuar vetëm se në një moment të shkurtër të ditës. Kumtesë e mjaftueshme! A mos shkatërrohet kush, pos popullit të shfrenuar.”
(El Ahkaf, 35)

“Ditën kur ta përjetojnë atë, atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetuar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.”
(En Naziat, 46)

(Përkujtohu) Kur gruaja e Imranit pat thënë: “Zoti im, Unë këtë që është në barkun tim, vendosa ta kushtoj thjesht vetëm për shërbimin Tënd, pra pranoje këtë prej meje, vertetë Ti je Ai që dëgjon e di!”
(Ali Imran, 35)

Letrën e shënuar shtatëzëna ta mbaj me vete derisa të kryhet lindja, e pastaj ta mënjanojë.

Gjithashtu mund të shkuhet edhe kjo lutje:
“O All-llahi im, i Cili mënjanon brengën dhe mërzinë, Mëshiruesi, Mëshirëbërësi i kësaj dhe asaj bote, mëshiroje....(shënohet emri i shtatëzënës dhe nënës së saj)
Me mëshirën pas së cilës nuk i nevojitet mëshira e të gjitha krijesave Tuaja, mëshirë me të cilën do të menjanosh brengën dhe mërzinë e saj dhe me të cilën do t’a lehtësosh lindjen e saj.

“E do t’i shohësh engjëjt të rreshtuar përreth Arshit, e madhërojnë me falënderim Zotin e vet. E në mes tyre (njerëzve) kryhet gjykimi me drejtësi dhe thuhet: “(prej të gjithëve) Falënderuar qoftë vetëm All-llahu, Zoti i botëve!”
(Ez Zumer, 75)
(fq. 389)

LUTJA PËR SHËRIMIN E TEMPERATURËS

Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. e ka mësuar imam Aliun r.a. që për shërimin e temperaturës të lexojë këtë lutje:
“All-llahu im, mëshiro lëkurën time të ndieshme dhe eshtërit e mij të butë. Prej Teje kërkoj mbrojtje nga zjarri përvëlues. O temperaturë nëse i beson All-llahut, atëherë mos ma ha mishin dhe gjakun tim dhe mos dilë nga goja. Shko tek ai i cili i beson zotave të tjerë e jo All-llahut! Sepse unë besoj se nuk ka zot tjetër, përveç All-llahut, Një të Vetëm, i Cili nuk ka shok dhe besoj se Muhammedi është rob dhe i Dërguari i Tij

Për shërimin e temperaturës është mirë që në mëngjes dhe mbrëmje të lexohet lutja nurë (drita). Selman Farisiu r.a. transmeton nga h. Fatimeja r.a. se Pejgamberi s.a.v.s. ia ka mësuar këtë lutje:

“Me ndihmen e All-llahut, mbrohem prej dëmit të djallit të mallkuar.

Më emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit

Me emrin e All-llahut, Dritë, me emrin e All-llahut Dritë mbi dritë. Me emrin e All-llahut i cili krijoi dritën nga drita. Falënderimi i takon All-llahut i Cili krijoi dritën nga drita, i Cili e shpalli Dritën në kodrën e Turit në Librin e shënuar, në lëkurën e zgjeruar, në masën e përcaktuar, Pejgamberit të ditur. Falënderimi i takon All-llahut , i Cili sipas lartëmadhërisë përmendet, i Cili sipas madhështisë është i njohur, të Cilit i falënderohen haptaz dhe fshehurazi. Salavati dhe selami qofshin mbi Muhammedin dhe familjen e tij të ndershme.
H. Fatimja thotë se kush e lexon rregullisht këtë lutje, nuk do të ketë edhe as temperaturë të lartë.

LUTJA PËR SHËRIMIN E BARKQITJES DHE SËMUNDJEVE
TË ZORRËVE

Pasi të falet namazi i natës (salul-lejl) lexohet kjo lutje:

O Zoti im, çdo gjë e mirë është prej Teje. Unë nuk e meritoj këtë. Atë të keqe që e kam bërë, Ti më ke tërhequr vërejtjen dhe unë nuk kam kurrëfarë arsyetimi. All-llahu im, tek Ti kërkoj mbrojtje nga ajo që të shpresoj në atë që nuk kam pjesë, dhe të kërkoj mbrojtje nga ajo për të cilën nuk kam kurrëfarë arsyetimi.
(fq. 392)

LUTJA PËR SHËRIMIN E LEBRES (GËRBULA)

Në fundin e pjesës së tretë të natës falen dy reçat namaz nafile dhe në sexhden e fundit të reçatit të dytë, disa herë lexohet kjo lutje:

“O i Lartëmadhëruar, më i Madhi, Mëshiruesi Mëshirëbërësi, o Ti që dëgjon lutjet dhe jep të gjitha të mirat, bekoje Muhammedin dhe pasardhësit e tij, më jep të mira në këtë dhe në botën tjetër, dhe largoje nag unë fatkeqësit e kësaj dhe botës tjetër. Largoje nga unë këtë dhembje, sepse më ka rraskapitur dhe mërzitur.
(fq. 393)

LUTJA PËR MENJANIMIN E KROMËS, TË THATËVE, PUQËRRAVE DHE NJOLLAVE NË LËKURË

Për këto lexohet kjo lutje:

“Dhe shembulli i fjalës së keqe si një pemë e keqe që është shkulur mbi tokë e që nuk ka të qëndruar.”
(Ibrahim, 26)

“Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t’u kthejmë përsëri në të, e prej saj do t’ju nxjerrim edhe një herë.”
(Ta Ha, 55)

All-llahu është më i madhi, e ti nuk mund të ngritesh, All-llahu është i përherë e ti nuk je; All-llahu mund të bëjë çdo gjë.

Për mënjanimin e puqërrave dhe të thatëve në lëkurë lexohet 7 herë:

“Nuk ka zot pos All-llahut, i Butë i Ndërshëm, gjatë leximit të kësaj fjale me gishtin tregues lehtë sillemi rreth puçërrës, ndërsa herën e shtatë, fuqishëm shtypet puçërra me gishtin tregues. (fq. 394)


LUTJA PËR SHËRIMIN E DHEMBJEVE NË SHPINË

Për shërimin e dhembjeve në shpinë është mirë të lexohet ky verset kuranor:

“Askush nuk vdes pa vullnetin dhe lejen e All-llahut. Ai është shënim i afatit të caktuar. E kush e dëshiron shpërblimin e kësaj bote, Ne atij ia japim, e kush e dëshiron shpërblimin e botes tjetër, edhe atij do t’ia japim atë, kurse mirënjohësit Ne do t’i shpërblejmë.”
(Ali Imran, 145)

Pas kësaj lexohet 7 herë kaptina El Kadr.

Për mënjanimin e dhembjeve në shpinë pas faljes së namazit obligues, vehet dora në vendin e sexhdes dhe me të duke fërkuar vendin e dhembjes lexohen këto versete kuranore:

“A menduat se Ne u krijuam kot dhe se nuk do ktheheni ju te Ne? I lartë është All-llahu, Sunduesi i vërtet, nuk ka zot tjetër pos Tij, Zot i Arshit bujar. E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shptojnë. E ti thuaj: “O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je me Mëshiruesi i mëshiruesve!”
(El Muminunë, 115-118)
(fq. 395)

LUTJA KUNDËR DHEMBJEVE NË ORGANIN SEKSUAL
DHE VENDET E TURPSHME

Nëse paraqitet dhembja në vendet e cekura është mirë të vehet dora e majtë në vendin e dhembjes dhe të lexohet kjo lutje tri herë:

“Me emrin e All-llahut dhe me All-llahun. Ai i cili i bindet All-llahut dhe bën vepra të mira atë e pretë shpërblimi te Zoti i tij , dhe të tillët nuk do të frikësohen dhe brengosen. All-llahu im, Ty, tu kam mbështetur dhe problemin tim Ty të kam parashtruar. Nuk ka strehim dhe shpëtim përveç tek Ti.
(fq. 396)

LUTJA PËR SHËRIMIN E DHEMBJEVE NË GJUNJË

Transmetohet se h. Hasani për shërimin e dhembjeve në këmbë, i ka lexuar 7 versetet e parë të kaptinës El- Feth:

“Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit”
Ne ty të dhamë (vendosëm për) një fitore të sigurt. Ashtu që All-llahu (pas fitores) të liroi ty prej mëkateve (që t’i mbathën) të mëparshme dhe prej atyre të mëvonshme (kur njerëzit do të pranojnë fenë islame dhe nuk do të jenë më mëkatarë) dhe ashtu të plotëson mirësinë e Vet ndaj teje në rrugën e drejtë. Dhe që All-llahu të ndihmon ty me një ndihmë të fortë. Ai është që në zemrat e besimtarëve dhuroi qetësinë për ta shtuar ata bindjen në besimin e vet që kishin. Ushtritë e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut, e All-llahut është shumë i dijshëm dhe shumë preciz.
(E urdhëroi luftën) Edhe për t’i shtie besimtarët dhe besimtaret në Xhennete nëpër të cilët rrjedhin lumenj e ku do të jenë përgjithmonë, dhe për t’u shlyer të këqijat e tyre, e kjo është fitore e madhe te All-llahu. E në anën tjetër, për t’i ndëshkuar hipokritët dhe hipokritet, idhujtarët dhe idhujtaret, mendimi i të cilëve ndaj All-llahut ishte mendim i keq. Atyre u raftë e keqja! All-llahu shprehu urrejtje kundër tyre dhe i mallkoi e Xhehennemin e përgatiti për ta, që është vendbanim i keq. Edhe ushtritë (ndëshkuese) e qiejve e të tokës janë vetëm të All-llahut dhe All-llahu është i fuqishëm e i urtë.
(El Feth, 1-7)

Kundër dhembjeve në gjunjë është mirë pas namazit të lexohet kjo lutje:


“O Ti që je më xhymerti, më i miri nga i cili mund të lypset, më i mëshirshmi nga i cili mund të kërkohet mëshira, më mëshiro në paaftësinë time dhe më kurse nga kjo dhembje.
(fq. 398}

Kundër dhembjeve në gjunjë është mirë të lexohet ky verset kuranorë 7 herë:

“Lexo çka të është shpallur ty nga libri i Zotit tënd! Nuk ka kush që mund t’i ndryshojë fjalët e Tij dhe pos Tij, nuk mund të gjesh stehim.”
(El Kehf, 27)

LUTJA PËR SHËRMIN E DHEMBJEVE TË SYVE

Për shërimin e dhembjeve në sy, pas namazit të sabahut dhe akshamit lexohet kjo lutje:

O Zoti im, me drejtësinë e Muhammedit dhe pasardhësve të tij dhe Ti bekoje Muhammedin dhe pasardhësit e tij, kërkoj prej Teje që të më dhurosh dritë në sytë e mij, dritë në fenë time, sinqeritet në veprimin tim, shpëtim në jetën time, furnizim të begatshëm dhe falënderime të përhershme ndaj Teje, derisa të jemi gjallë në këtë jetë.
(fq. 399)

LUTJA PËR SHËRIMIN E TË PARET TË DOBËT DHE
VËRBIMIT TË NATËS

Për këtë qëllim nevoitet në enën e qelqit të shkruhet verset kuranor:

Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit , Mëshirëbërësit.
“All-llahu është dritë (ndiçues, udhëzues) i qiejve e i tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur në një zgavër të errët. Kandili gjendet brenda një qelqi si të ishte yll flakërus e që ndizet prej (vajit të) një druri të bekuar, prej ullirit që nuk mund të quhet as i lidjes e as i perëndimit, e vaji i tij ndriçon pothuajse edhe pa e prekur zjarri. Dritë mbi dritë. All-llahu udhëzon kah drita e Vet atë që do Ai. All-llahu sjell shembuj për njerëzit. All-llahu çdo gjë di shumë mirë.”
(En Nur, 35)


Pasi të shkruhet të shpërlahet me ujë, uji të vendoset në një gotë dhe me të të lyhen kapakët e syve gjithashtu, leximi i rregullt i Kur,anit duke e parë , ruan dhe përmirëson të parët.
(fq. 399)

LUTJA PËR SHËRIMIN DHE MBROJTJEN NGA SYRI I LIGË

Për këtë qëllim është mirë të lexohet kjo lutje:

“All-llahu im, Zoti i shiut, gurit të thatë, natës së errët, lagështisë dhe thatësisë, ktheja syrin e ligë atij që e ka bërë, dredhive të tij dhe pasurisë së tij. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit.
Ai është që krijoi shtatë qiej palë mbi palë. Në krijimin e Mëshiruesit nuk mund të shohësh ndonjë kontrast, andaj, drejto shikimin se a sheh ndonjë çarje? Mandej, herë pas here drejto shikimin, e shikimi do të kthehet të ti i përulur dhe i molisur.
(El Mulk, 3-4)
(fq. 400)

LUTJA PËR MBROJTJEN NGA HAJNAT

Për këtë qëllim është e nevojshme që në vendin e qelësit të derës hyrse të lexohet ky verset kuranorë:

Thuaj: “Thërrisni: All-llah ose thërrisni Er Rrahman, me cilindo që ta thërrisni (me këta dy emra), emrat e Tij janë më të bukurit. E ti mos ngrit zërin (duke lexuar) në namazin tënd, po as mos e ul tepër në të, mes kësaj kërkoje një rrugë mesatare”.Dhe thuaj: “Falenderua qoftë All-llahu, i cili nuk pati fëmijë dhe nuk ka për Të shok në sundim, dhe sa i përket aftësisë, nuk ka nevojë për ndihmëtarë, dhe madhëroje Atë me madhërinë që i takon”.
(El Israë, 110-111)
(fq. 401)

LUTJA PËR MBROJTJE NGA GJARPËRINJTË DHE
MERIMANGAT

Për mbrojtje nga gjarpërinjët dhe merimangat është mirë në mbrëmje të lexohet kjo lutje:

Me emrin e All-llahut dhe me Allahun, salavatet qofshin mbi Muhammedin dhe familjen e tij. I largoi të gjitha merimangat dhe gjarpërinjët me lejen e All-llahut të madhërishëm, nga gojët e tyre nga thumbimet e tyre, dëgjimin e tyre, shikimin e tyre dhe fuqinë e tyre, largoi nga vetja ime dhe atë që dua, në dritën e ditës, me lejen e All-llahut. (fq. 402)

 

 

Muslimi shënon në Sahihun e tij që Othman b. Ebu el-As u ankua Pejgamberit s.a.v.s. në dhembje në trup dhe ai i tha që ta vejë dorën në vendin e dhimbjes dhe të thotë 3 herë Bismil-lah dhe 7 herë këtë lutje:

“Eudhu bil-lahi ve kudretihi min sherr-rri ma exhidu ve uhadhir”

“Në All-llahun dhe Fuqinë e Tij kërkoj mbrojtje nga ajo që lëngojë”
(fq. 376)

Në Musnedin e tij Ahmedi shënon nga Ubejd Ensaria që Pejgamberi s.a.v.s. e ka mësuar me këto fjalë dhe e urdhëroi që me këto ti shëroi edhe të tjerët. Ishte kjo lutje: “Zoti ynë është All-llahu, i Cili është Zot i qiejve Emri Yt lartëmadhërohet në qiej dhe në Tokë. All-llahu ynë, ashtu si është pushteti yt gjithëpërfshirës në qiej , zbrite mëshirën Tënde tek ne në Tokë. All-llahu Zot i të mirëve, falna mëkatet dhe të metat tona. Zbrite mëshirën nga Mëshira Yte dhe ilaçin prej ilaçit Tënd në atë që lëngon.... (emri i të sëmurit).

Ubejd Ensariu thotë se kjo lexohet tri herë e pas kësaj lexohet nga tri herë Felek dhe Nas. Hadithin e njëjtë e transmeton edhe Ebu Davudi.
(fq. 376)

Transmetohet nga h. Sadiku që Pejgamberi s.a.v.s. ka thënë, ai i cili ndien një sëmundje le të lexojë pas namazit të sabahut 40herë këtë lutje:

“Në emër të All-llahut , Mëshiruesit, të përgjithshëm Mëshirëbërësit, Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve. All-llahu na mjafton dhe Ai është mbrojtësi më i mirë! Është i Lartë Ai, Krijuesi më i mirë. Nuk ka fuqi as energji përveç All-llahut të Madhëruar dhe të Lartë.
Pas leximit me duar fërkohet vendi i dhembjes. Kjo lutje është mirë të përsëritet disa ditë. (fq. 377)

Lutja kundër dhembjes së kokës

Transmetohet që Muhammedi s.a.v.s. kur kishte dhimbje koke, vënte këna në kokë duke thënë: “Kjo me lejen e All-llahut do të bëjë dobi kundër kokëdhembjes”

Transmetohet se kundër dhembjes në kokë të fërkohet me dorë dhe 7 herë të lexohet: “Tek All-llahu kërkoj strehim, Atij i takon çka në tokë dhe detë, çka në qiej dhe Tokë, Ai dëgjon dhe sheh çdo gjë”.

Kundër dhembjes së kokës është mirë të lexohet në ujë ky ajet i Kur’anit fisnik:

A nuk e dinë ata, të cilët nuk besuan se qiejt e toka ishin të ngjitura, e Ne i ndamë ato të dyja dhe ujin e bëmë bazë të jetës së çdo sendi; a nuk besojnë? (El Enbija, 30)

Pasi të lexohet ky verset i Kur’anit fisnik, i sëmuari e pinë atë ujë.
Transmetohet se Pejgamberi s.a.v.s. kur ka pasur dhembje koke, ka hapur duart duke lexuar kaptinat El Fatiha, dhe Felek e Nas dhe me duart ka fërkuar fëtyrën. Pas kësaj dhembja në kokë ka pushuar. (fq. 379)

Transmetohet se kundër dhembjeve në vesh është mirë të fërkohet me dorë e më pastaj të lexohet kjo lutje 7 herë:

“Tek All-llahu kërkoj strehim, të Cilit i takon çdo gjë në tokë dhe në dete, çdo gjë që është në qiej e në Tokë. Ai dëgjon dhe shehë çdo gjë”. (fq. 380)

Gjithashtu kur veshi mbyllet ose nuk dëgjon mirë vëhet dora në vesh dhe lexohen këto versete të Kur’anit fisnik:

“Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do ta shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua shkoqisim njerëzve në mënyrë që ata të mendojnë.”

Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër, vetëm Ai që e di të fshehtën dhe të dukshmën, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
Ai është All-llahu që nuk ka zot tjetër përveç Tij, sundues i përgjithshëm, i pastër (prej të metave që i mvishen) shpëtimtar (që i shpëton njerëzit prej ndëshkimit të padrejtë) sigurues (që siguron njerëzit me premtimin e vet dhe pejgamberët me mrekulli), mbikëqyrës (që mbikëqyr me përcjell çdo send), i plotëfuqishëm, mbizotërues, i madhërishëm. I lartësuar është All-llahu nga çka i shoqërojnë!
Ai është All-llahu , Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë (All-llahun) e madhëron çka në qiej e në tokë dhe Ai është ngadhënjyesi , i urti”.
(El Hashr, 21-24)
(fq. 381)

Nga H. Sadiku transmetohet që kundër dhembjes në gojë është mirë të vëhet dora dhe lexohet kjo lutje:
“Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, me emrin e të Cilit asnjë sëmundje nuk dëmton. Me fjalët e All-llahut kërkoj mbrojtje, me të cilat asgjë nuk mund të dëmtojë, i Shenjti, i Shenjti, i Shenjti. Prej Teje kërkoj O Zoti im, me emrin Tënd të pastër, me emrin Tënd të shenjtë dhe të bekuar, me të cilin kush ka kërkuar i ke dhënë, kush të ka thirrë Ty, Ti u ke përgjigjur, nga Ti kërkoj o All-llah, o All-llah, o All-llah, bekoje Muhammedi të Dërguarin Tënd dhe familjen e tij, ndërsa mua më jep shërim nga dhimbjet që ndiej në gojën time, në kokën time në veshët dhe sytë e mij, në stomakun dhe shpinën time, në duart dhe këmbët e mia dhe në të gjitha pjesët e trupit tim. (fq. 382)

Transmetohet nga H. Sadiku që kundër dhembjes së dhëmbit, vëhet dora në dhëmb pastaj lexohet El Fatiha, Ihlas, Kadr dhe verseti:

“E, i sheh kodrat e mendon se ato janë të palëvizshme, ndërsa ato lëvizin si retë, (kjo është) mjeshtëri e All-llahut që përsosi çdo send, e Ai është hollësisht i njohur se çka punoni.”
(En Neml, 88)

Transmetohet gjithashtu se kundër dhembjes së dhëmbit është mirë të lexohet El-Fatiha, Felek, Nas, Ihlas dhe pastaj kjo lutje:

“Me emrin e All-llahut Mëshiruesit, Mëshirëbërësit, Atij i takon çdo gjë që qetëson natën dhe ditën, Ai dëgjon dhe shehë. “ O zjarr i tham Ne bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!.” Ata deshën ti vejnë kurthë, por Ne i ndaluam . Dikush thërriti: “Qofshin të bekuar ata që janë te zjarri dhe përreth tij dhe qoftë lavdëruar Zoti i botëve!” (fq. 383)

Pas kësaj duhet lexuar këtë lutje:
“O All-llahu im , Ti je mbrojtës nga çdo send, dhe askush përveç Teje nuk mbronë. Mbroje robin Tënd nga ajo që frikësohet dhe nga dhembja që Ty ta parashtron.

Kundër dhembjes së dhëmbit mund të vëhet një trup metalik në dhëmbë duke e lexuar këtë lutje shtatë herë:

“Me emrin e All-llahut , Mëshiruesit , Mëshirëbërësit. Vërtetë është e çuditshme si krymbi hynë në gojë hanë eshtrat dhe lëshon gjakun. Unë lexoj lutjet ndërsa All-llahu shëron dhe mbronë. Nuk ka zot, pos All-llahut. Falënderimi i qoftë All-llahut Zotit të botëve.

“(përkujtoni) Kur e patët mbytur një njeri dhe u kundërshtuat mes veti për te, e All-llahu është zbulues i asaj që e mbanit fshehtë.E ne u thamë: “Mëshoni atij (të vdekurit) me një pjesë të saj (të lopës së therrur!”) Ja, kështu All-llahu ngjallë të vdekurit dhe ua sqaron argumentet e veta, ashtu që të kuptoni.”
(El Bekare, 72-73)

Kjo mënyrë e shërimit të dhembjes së dhëmbit përsëritet shtatë herë.
(fq. 384)

Transmetohet nga Pejgamberi s.a.v.s. që në dhembjet e stomakut, është mirë të pihet mjalti I tretur në ujë të vokët, duke lexuar shtatë herë surën El-Fatiha.

Nga h. Aliu r.a. transmetohet se në dhembjet e stomakut të pihet ujë I vokët duke lexuar këtë lutje:

“O All-llah, O All-llah, O All-llah , o Mëshirues , Mëshirëbërës, Zot I , më shëro me shërimin tënd, nga çdo sëmundje. Unë jam rob I Yti dhe fëmi I robëve Tu. Ti sundon në mua! (fq. 385)

LUTJA PËR SHËRIMIN E GËRÇEVE NË STOMAK

Shkurhet në një enë të fortë (enë e metalit ose e porcelanit) Fatiha, Ihlas, Felek, Nas dhe nën këto shënohet kjo lutje:

“Kërkoj mbrojtje te All-llahu , Lartëmadhëria e Tij, dhe nuk ka Fuqi pos fuqisë së Tij, kërkoj mbrojtje nga fatkeqësia e kësaj dhembje dhe fatkeqësisë që bartë në vete, dhe nga fatkeqësia që po e përjetoj. Pasi të shkruhen këto, shpërlahet me ujë shiu ose me ujë të zakonshëm dhe uji pihet në mëngjes dhe në mbrëmje esull.

 

Muslimi transmeton që Muhammedi a.s. shpesh e bëntë këtë lutje:

“Zoti im , kërkoj mbrojtje nga dobësia, ose përtacia, nga frika e tepruar, nga koprracia, pleqëria e thellë dhe vuajtja e varrit. Zoti im, jepi shpirtit tim devotshmëri (bindje), pastroje, sepse Ti e pastron atë më së miri, Ti je Miku dhe Mbrojtësi i tij. O Zoti im, më ruaj nga dituria e cila nuk ka dobi, nga zemra, që nuk ka devotshmëri, nga egoja e pangopur dhe lutja e cila nuk pranohet. (fq. 129)

Nga Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Nesaiu, transmetohet kjo lutje e Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti im, kërkoj mbrojtje nga fatkeqësia që dëgjojë, nga fatkeqësia që shohë, nga fatkeqësia e gjuhës sime, nga fatkeqësia e zemrës sime dhe nga fatkeqësia e dëshirave të mia. (fq. 130)

Muslimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

“Zoti im, kërkoj mbrojtje tek Ti nga ndërprerja e dhuntive Tua, nga ndërprerja e bekimit tënd, nga fatkeqësia e papritur dhe nga pakënaqësitë e Tua. (fq. 131)

Muslimi transmeton lutjen e Pejgamberit s.a.v.s. për tu liruar nga borxhi dhe varfëria:

“O All-llahu ynë, Zot i shtatë qiejve dhe Arshit të lartë, Zoti ynë dhe Zoti i për tu liruar nga borxhi dhe varfëria:

“O All-llahu ynë, Zot i shtatë qiejve dhe Arshit të lartë, Zoti ynë dhe Zoti i çdo gjëje, Shpallës i Tevratit, Inxhilit dhe Kur’anit fisnik. Ti je ai i cili jep që nga fara të rritet fryti, kërkoj mbrojtje tek Ti, nga dëmi i çdo gjëje të krijuar, Ti je i Pari dhe para Teje nuk ka asgjë, Ti je i Fundit, dhe pas Teje nuk ka asgjë, Ti je mbi çdo send dhe mbi Ty s’ka pa Ty, ndihmon në kthimin e borxhit dhe më shpëto nga varfëria.” (fq. 132)

Gjithashtu Muslimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

O All-llahu im, më jepë udhëzim, bindje (devotshmëri), shëndet dhe pasuri.
(fq. 132)


Tirmidhiu transmeton këtë lutje të bekuar të Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti ynë, na jepë devotshmëri e cila do të na ndaj në mes nesh dhe veprave të këqija, na jepë bindje e cila do të na futë në xhennet, jepna bindje e cila do të na lehtësoj problemet e kësaj bote. O All-llahu im, na forco veshin dhe syrin tonë, na jep fuqi sa të jemi gjallë, na jep pasardhës, na mundëso që t’ua kthejmë atyre që na kanë bërë padrejtësi, na ndihmo kundër armiqëve tonë, mos na jep mossukses në fenë tonë dhe që kjo botë të jetë preokupim themelor, dhe mos lejo që me të udhëheqin (sundojnë) ata që nuk kan mëshirë ndaj neve.” (fq. 134)

Tirmidhiu transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s. :

“O Zoti ynë, të lutem për mirësi për të cilat është lutur i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. më ruaj nga fatkeqësit për të cilat ka kërkuar mbrojtje i Dërguari Yt, Muhammedi s.a.v.s. Ti je Ai i Cili kërkohet ndihma, Te ti janë begatitë, nuk ka energji as fuqi pa All-llahun.” (fq. 135)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:

“All-llahu im, më jepë mbrojtjen Tënde në këtë dhe në botën tjetër. Zoti im, më jepë mbrojtje në fe dhe jetë, në familje dhe pasuri. Zoti im mbuloi dobësitë e mia dhe siguroi vlerat e mia. All-llahu im, më ruaj mua përpara dhe pas, nga e majta dhe djathtas, mbi dhe nën mua dhe më mbrojë me mëshirën Tënde nga vdekja që vie nga pusia.” (fq. 140)

El Hakimi transmeton këtë lutje të Pejgamberit s.a.v.s.:

“O Zoti ynë, na ofro zemrat tona dhe përmirëso marrëdhënjet (lidhjet) tona, na udhëzo rrugëve të Islamit, na xjerrë nga errësira në dritë, na ruaj nga mëkatet tona të dukshme dhe të padukshme, bekoje veshin dhe syrin tonë, zemrat tona, bashkëshortet tona, pasardhësit tanë, na falë se Ti je vërtetë falës dhe Mëshirues. Na bënë falënderues në begatitë Tua, që për ato të lartëmadhërojmë dhe të lutemi na plotëso ato.” (fq. 141)

Buhariu dhe Muslimi transmetojnë nga Ibni Abbasi që Pejgamberi s.a.v.s. në brengë dhe dëshprime ka thënë këto fjalë:

“Nuk ka Zot përveç All-llahut, fuqiplotit dhe Mëshiruesit, nuk ka zot tjetër përveç All-llahut Zotit të arshit të madh, nuk ka zot tjetër përveçAll-llahut, Zotit të qiejve dhe Tokës dhe Zotit të arshit fisnik.” (fq. 70)


Ebu Davudi transmeton nga Ebu Bekri që ka mësuar Pejgamberi s.a.v.s. si lutje kundër brengës:

“Zoti ynë, të lutemi për mëshirën Tënde, mos lejo që asnjë ti vetes sime dhe bërë gjendjen time më të mirë, nuk ka zot tjetër përveç Teje.”
(fq. 70)

Othman Es-Sekatij iu ankua Pejgamberit s.a.v.s. për dhembje në trup, për çka i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i tha që ta vejë dorën në vendin e dhembjes dhe ti thotë këto fjalë:

Bismil-lahi (3 herë)
Kërkoj mbrojtje nga All-llahu dhe Fuqia e Tij, nga fatkeqësia e asaj që më kë goditur dhe nga e cila frikësohem (fq. 77)

Kur i Dërguari i All-llahut , s.a.v.s. vizitonte të sëmurin , i vente dorën në ballë e kurajonte dhe thoshte këtë lutje:

“O Zoti ynë, largoje sëmundjen , O Zot i njerëzve, bëre të shëndosh, Ti je Ai që shëron, , nuk ka shërim pa ilaçin Tënd, shërim me të cilin sëmundja ndalet. (fq. 78)

 

 

 

O Allah, kërkoj falje per cdo mëkat...

Drejt të cilit eca me këmbën time...

E zgjata dorën time...

E ndëgjova me veshin tim...

E shpreha me gjuhën time...

Që ishte shkak per shkatërrimin e riskut tim...

Pastaj të kërkova risk e megjithatë
Ti më furnizove...

Pastaj furnizimin që më dhe' e përdora për të bërë mëkate...

E
Ti, o Allah, të gjitha m'i mbulove...

Unë të kërkova edhe më tepër e
Ti më pranove lutjen...

Dhe vazhdimisht më toleron dhe më jep te mira...

Vërtet, o
Allah, Ti je me fisniku...

O
Allah, unë të kërkoj falje nga cdo e keqe...

Që e bëra në dritën e Diellit, apo në thellësinë e natës...

Para njerëzve, apo kur isha në vetmi...

Haptazi, apo fshehurazi...

E
Ti, o Allah me shikon...

O
Allah, kërkoj falje për cdo detyrim...

Me të cilin më ngarkove gjatë natës, apo ditës...

E që unë e lash pas dore me ose pa qëllim...

Në harresë, ose për shkak të injorancës...

Kërkoj falje, o
Allah, për cdo sunnet të Pejgamberit...

Shpëtimi dhe paqja qofshin mbi të...

Që e lashë nga neglizhenca, apo harresa...

Nga injoranca, apo pavëmendja...

Apo nga moskujdesi që tregova për të...

Kërkoj falje, o
Allah, dhe pendohem te Ti...

Nga ajo që
Ti e urren...

Qoftë fjalë apo vepër... e dukshme apo e fshehtë

AMIN

 


O Zot, në më japish pasuri, mos ma merr lumturinë, e në më japish fuqi,
mos ma merr mendjen!


O Zot, kur të më dhurosh sukses, mos ma merr lumturinë time, e kur të më dhurosh modesti, mos ma merr krenarinë me karakterin tim!

O Zot, mos lejo të prekem me arrogancë kur kam sukses dhe mos lejo të prekem me pesimizëm kur dështoj, por më përkujto gjithherë se dështimi është përvojë që i paraprinë suksesit!

O Zot, më mëso se toleranca është niveli më i lartë i forcës, kurse dëshira për hakmarrje është aspekti i parë i dobësisë!

O Zot, nëse më zhvesh nga pasuria, ma lë shpresën, nëse më zhvesh nga suksesi ma lë fuqinë e këmbënguljes derisa të triumfoj kundër dështimit, e nëse më zhvesh nga shëndeti, ma lë dhuntinë e besimit!

O Zot, nëse bëj keq ndaj njerëzve, më jep forcën e kërkimfaljes, e nëse ndaj meje bëjnë keq njerëzit, më jep forcën e faljes dhe tolerancës!

O Zot, nëse unë të harroj Ty, mos më harro Ti mua!

 

 

 

http://www.forumivirtual.com/besimtaret-musliman/7731-trokisni-ne-portat-e-qiellit-me-lutjet-tuaja.html

 


Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail you.

Aladin Abazi

unread,
Dec 26, 2009, 2:41:43 PM12/26/09
to r678ol r6y7ok
selam alejkum vella i nderuar
 
Fillimisht lus Allahun e Lartesuar per kontributin qe po jepni në përcjelljen e letrave të ndryshme të dobishme për muslimanet, padyshim kjo aludon në qëllimin tuaj të mirë.
 
Por në këtë mesazh te fundit kam vërejtje se disa nga lutjet të cilat përcillen nuk janë të vërtetuara në argumente të sakta dhe të qëndrueshme. Unë nuk pata kohë të thellohem në të gjitha këto lutje të përcjellura pasi që nevojitet tu kthehesh në libra por nga shiqimi i parë vërej se shumë mga këto lutje dhe forma se si këshillohet të bëhen nuk janë të sakta.
 
p.sh. Lutja për menjanimin e lytheve, t`i marrim kokrrat e elbit, e t`u lexojmë atyre lutje e më pas me i hudh në pus nuk është lutje e vërtetuar dhe e bazuar në hadithe.
 
pastaj mbajtjejn e letrës nga shtatëzëna dhe lutjet tjera.
 
Duhet ta dimë se në Islam nuk na lejohet të themi se një praktikë duhet të veprohet kështu apo ashtu, pa u mbështetur në argumente të sakta për shkak se kjo është përligjje në fe dhe prurje e diçkafit. Kjo e drejtë në Islam i takon ekskluzivisht Allahut dhe të Dërguarit të Tij.
 
me respekt vëllau i juaj
 
Alaudin Abazi
 
   

From: isme...@hotmail.com
To: fjala...@googlegroups.com; q-...@hotmail.com; qemajl...@hotmail.com; engof...@hotmail.com; erne...@hotmail.com; adem...@yahoo.com; arben...@hotmail.com; basrir...@hotmail.com; rabg...@hotmail.com; rafe...@hotmail.com; rejhan...@hotmail.com; remz...@hotmail.com; reska...@hotmail.com; reshath...@hotmail.com; krenar...@hotmail.com; torca...@hotmail.com; ubejdfe...@hotmail.com; ubejd...@hotmail.com; muxhahid_...@hotmail.com; ing_...@hotmail.com; islam_...@hotmail.com; isuf...@hotmail.com; bekim...@yahoo.com; ihsan...@yahoo.com.tr; peca_...@live.com; ame...@gmail.com; arbg...@hotmail.com; ardhme...@hotmail.com; azizmu...@hotmail.com; ardi...@hotmail.com; arijan...@gmail.com; avni_...@hotmail.com; azi...@hotmail.com; balis...@hotmail.com; sadi...@hotmail.com; sadik_...@hotmail.de; salih_...@lawyer.com; shaip...@hotmail.com; diti...@hotmail.com; dul...@hotmail.com; fidanx...@hotmail.com; flore...@gmail.com; ganiba...@hotmail.com; gani_b...@live.de; h_t_h...@hotmail.com; haxhi_r...@hotmail.com; hys...@hotmail.com; ze...@hotmail.com; haxhi...@hotmail.com; nijazi...@hotmail.com; kon...@mjekesiabimorearabe.com; llo...@hotmail.com; lumi...@hotmail.com; xhafe...@web.de; xhelad...@hotmail.com; zju...@hotmail.com; xhemus...@hotmail.com; v_b...@hotmail.com; val_ke...@hotmail.com; bani...@hotmail.com; bekim_s...@hotmail.com; beni...@hotmail.com; nora_...@hotmail.com; nim...@hotmail.com; na...@hotmail.com
Subject: {Fjala e Bukur - Grup: 7901} Disa lutje per sherim
Date: Sat, 26 Dec 2009 08:50:04 +0000
--
Ju merrni këtë mesazh sepse jeni të anëtarësuar në grupin "Fjala e Bukur" në Google Groups.
Për të dërguar në këtë grup, dërgo email në fjala...@googlegroups.com
Për t'u ç'anëtarësuar nga ky grup, dërgo email në fjalaebukur...@googlegroups.com
Për më shumë mundësi, vizito këtë grup në http://groups.google.com/group/fjalaebukur

Windows 7: Watch live TV, right from your laptop. Learn more.

sabri bro

unread,
Dec 28, 2009, 4:35:36 PM12/28/09
to fjala...@googlegroups.com

 

From: alko...@hotmail.com
To: fjala...@googlegroups.com
Subject: RE: {Fjala e Bukur - Grup: 7903} Disa lutje per sherim
Date: Sat, 26 Dec 2009 22:41:43 +0300

Selam alejkum vella i nderuar!!!
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages