Fjalor Shqip-Anglisht-Gjermanisht-Frengjisht-Italisht ( Linku )

72 views
Skip to first unread message

Naim Berisha

unread,
Mar 22, 2007, 11:01:12 AM3/22/07
to Fjala e Bukur, ALB GRUPI
http://www.intein-nt.com/download_fjalor2005/Install_Fjalor2005.msi



Programi kompjuterik që integron gjuhën Shqipe - gjuhën më të vjetër në Europë - me 4 ndër gjuhët më të rëndësishme në Botë - Anglisht, Frëngjisht, Gjermanisht dhe Italisht
Si një ndër softwerët më të sofistikuar në Botë në fushën e fjalorëve, ky produkt ofron:

Përkthimin në mënyrën më të shpejtë dhe komode që është realizuar ndonjëherë! Mjafton vetëm një dopio-klik, mbi një fjalë çfarëdo, në një program çfarëdo, për të patur në çast përkthimin në Shqip.

Anglishten me zë! - Jo vetëm që fjalorët e Anglishtes janë me zë (femre/mashkulli), por programi mund t'ju lexojë me zë faqe të tëra në Anglisht, në ç'do program (Notepad, Word, Internet, etj.)

Përkthim i faqeve apo dokumentave të tërë! - Fjalori integrohet me 2 nga programet më të përdorshëm nga ju - MS Word dhe Internet Explorer - për t'jua ofruar përkthimin në Shqip pikërisht aty ku del nevoja për të!

Tetë fjalorë 50,000 fjalësh të gjuhës Shqipe që kushtojnë sa një!

Me këtë produkt, jo vetëm ka për tu zbutur impakti i përballjes me gjuhët e huaja, por në mënyrë spontane keni për të përmirësuar Anglishten tuaj, mbasi në çast realizohet lidhja midis mënyrës se si shkruhet një fjalë, mënyrës se si lexohet ajo dhe përkthimin e saj në Shqip.



Ju mund ta provoni këtë produkt edhe pa e blerë atë. Në vijim shpjegohen hapat që duhet të ndiqni për të instaluar në kompjuterin tuaj një kopje që është krijuar enkas për demostrim (i vetmi ndryshim midis kësaj kopje dhe kopjeve "normale" është se ju s'mund ta regjistroni dot atë, pra mund ta përdorni programin vetëm për një periudhë të kufizuar kohe). Gjithashtu, programi punon pa kodin e regjistrimit vetëm në kompjuterat e pajisur me Windows 2000 dhe Windows XP Profesional (si dhe Windows-et që do vijnë më pas). Pra nëse nuk dispononi një kompjuter në të cilin të jetë instaluar një nga këto sisteme operimi, ju s'mund ta provoni dot programin pa e blerë më parë atë.



Për të instaluar programin në kompjuterin tuaj duhet të:

Dritarja dialoguese që do shfaqet ju lejon ta ekzekutoni programin e instalimit pa e ruajtur më parë në kompjuterin tuaj atë (opsioni "Run"), por ne ju sugjerojmë që më parë ta ruani programin në kompjuterin tuaj (duke zgjedhur opsionin "Save"). Në këtë mënyrë, nëse më pas do ju duhet ta ekzekutoni programin e instalimit përsëri (psh. për të ndryshuar konfigurimin apo për ta çinstaluar) nuk do ju duhet ta download-oni atë nga e para (megjithëse ne e kemi kompresuar fort, paketa e instalimit është gjithësesi 15 Mb).

Bëni një dopio-klik mbi paketën e instalimit "Install_Fjalor2005.msi" që download-uat në kompjuterin tuaj dhe ndiqni udhëzimet që do ju shfaqen në ekran. Paketa e instalimit është e gjitha në Shqip.




New Yahoo! Mail is the ultimate force in competitive emailing. Find out more at the Yahoo! Mail Championships. Plus: play games and win prizes.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages