http://fjalaebukur.com/sq/content/view/410/82/
Shkruar nga Selman Avde (Nga anglishtja: Driton Maxhuni)
Falėnderimi i takon Allahut, Atė e falėnderojmė dhe prej Tij
ndihmė e falje kėrkojmė. Kėrkojmė mbrojtje nga Allahu prej tė
kėqijave tė vetvetes dhe tė veprave tona. Kė e udhėzon Allahu
s'ka kush e lajthit dhe kė e largon nga rruga ė vėrtetė, s'ka
kush e udhėzon.
Dėshmoj se s'ka hyjni tjetėr pėrveē Allahut dhe dėshmoj se
Muhammedi ėshtė rob dhe i Dėrguar i Tij.
"O ju qė keni besuar, keni frikė Allahun me njė frikė tė denjė
dhe mos vdisni, pos duke qenė muslimanė!" (Ali Imran, 102)
"O ju njerėz! Keni frikė Zotin tuaj qė ju ka krijuar prej njė
vete dhe nga ajo krijoi palėn e saj, e prej atyre dyve u shtuan shumė
burra e gra. Dhe keni frikė Allahun qė me emrin e Tij pėrbetoheni,
ruajeni farefisin, se Allahu ėshtė Mbikėqyrės mbi ju." (Nisaė,
1)
"O ju besimtarė, keni frikė Allahun dhe thoni fjalė tė drejta. Ai
(Allahu) ju mundėson tė bėni vepra tė mira, jua shlyen mėkatet e
juaja, e kush respekton Allahun dhe tė Dėrguarin e Tij, ka shpėtuar
me njė shpėtim tė madh." (Ahzabė, 70-71)
Tema e shqyrtimit nė kėtė punim tė shkurtėr ėshtė ēėshtje
shumė e rėndėsishme. Kėtė temė duhet ta njohin punonjėsit
islamė, ndėrsa njerėzit e fushave tė ndryshme duhet tė dėgjojnė
pėr tė. Kėtė e themi, sepse ēdo familje kėrkon njė lloj shtėpie
pėr tė jetuar nė tė. Kjo shtėpi pėrfshinė njė strukturė tė
plotė tė shoqėrisė. Aty ka prindėr, fėmijė tė vegjėl dhe po
ashtu ka tė rritur, qė kanė arritur pjekurinė, meshkuj e femra.
Shtėpia ėshtė njė institucion i kompletuar. Ėshtė njė
institucion mė i vogėl, nga i cili ėshtė ndėrtuar shoqėria si
tėrėsi.
Nėse i shikojmė shoqėritė, tė cilat ekzistojnė dhe kanė
ekzistuar nė tėrė botėn, ne gjejmė se disa nga institucionet, qė
rėndom lidhen me ekzistencėn civile, mund tė mos jenė tė
pranishme. Pėr shembull, ka pasur shoqėri pa shkolla dhe shoqėri pa
industri, e madje shoqėri pa qeveri. Nė anėn tjetėr, kurrė nuk ka
pasur shoqėri nė botė pa shtėpi, nė tė cilėn familjet do tė
gjenin rehati. Nuk ka rėndėsi se a ka qenė shoqėria e pasur ose e
varfėr, e vogėl ose e madhe, muslimane ose jomuslimane. Familjet
jetojnė nė shtėpi, tė cilat ekzistojnė nė tė gjitha shoqėritė
njerėzore. Njė institucion me njė rėndėsi tė tillė
gjithėpėrfshirėse dhe universale na tėrheqė vėmendjen.
Shtėpia nė ligjin islam
Njė mėnyrė pėr tė ēmuar rėndėsinė e shtėpisė nė Islam
ėshtė hedhja e vėshtrimit nė disa rregulla qė i ka vendosur ligji
islam lidhur me kėtė:
Ėshtė e ndaluar hyrja nė shtėpinė e ndokujt pa e pyetur dhe pa
marrė leje nga banorėt e saj. Allahu thotė: "O ju qė keni besuar,
mos hyni nė shtėpi tė huaj pa kėrkuar leje dhe pa pėrshėndetur
njerėzit e saj." (Nurė, 27)
Pra, nuk lejohet hyrja nė shtėpinė e ndokujt pa pyetur sė pari, dhe
pastaj pa t'u dhėnė leja. Ligji shkon edhe mė larg se kaq. Ai
rreptėsisht e ndalon bile edhe shikimin nė shtėpinė e ndokujt.
Njėherė Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi
tė!) ishte nė shtėpi duke i krehur flokėt. Njė njeri, i cili
qėndronte jashtė shikonte vjedhurazi nė tė. Kur e vėrejti i
Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!), iu
drejtua me fjalėt: "Sikur ta dija se po mė shikonit vjedhurazi do
t'ju godisja me krehėr nė sy." Arsyeja e vetme qė ėshtė
obligim pėr tė kėrkuar leje para se tė hyni nė njė shtėpi
ėshtė pėr shkak tė shikimit.[1]
Rregulla islame kėtu ėshtė mjaft e ashpėr. Ėshtė e lejueshme qė
atij, i cili shikon vjedhurazi nė shtėpi tė huaj t'i shpohet syri,
dhe kush e zbaton kėtė nuk ka nevojė t'ia kompensojė pėr shpimin
e syrit. Arsyeja pėr kėtė ėshtė se shikimi nė shtėpinė private
tė dikujt tjetėr i humbė tė drejtėn pėr kompensim ligjor.
Ligji islam i vė theks tė madh tė drejtave tė fqinjit. Kjo
dėshmohet me numrin e madh tė rregullave ligjore, tė cilat paraqesin
kėto tė drejta. Muhammedi (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė
mbi tė!) ka thėnė: "Engjėlli Xhibril vazhdonte tė mė porosiste
pėr tė drejtat e fqinjit derisa fillova tė dyshoj se ata do tė
marrin pjesė nė trashėgimi."[2]
Pėlqehet qė namazet vullnetare tė falen nė shtėpi. I Dėrguari i
Allahut i urdhėronte muslimanėt t'i kryenin kėto namaze nė
shtėpi. Ai porosiste: "Mos i ktheni shtėpitė nė varreza."[3] Ai
po ashtu thoshte: "Namazi mė i mirė pas namazeve tė detyrueshme,
ėshtė namazi qė personi e fal nė shtėpi."[4]
Falja nė shtėpi i sjell falėsit dobitė vijuese:
-E ruan falėsin nga prirja pėr syefaqėsi.
-Sjell shembull tė mirė pėr anėtarėt tjerė tė familjes.
-E mban shejtanin larg shtėpisė duke ushqyer brenda saj njė ambient
tė pėrkujtimit tė Allahut dhe lutjeve.
-Kur nė shtėpi falet namaz, shtėpia bėhet gati si xhami. Ndėrsa
kur nuk falet namazi nė shtėpi, shtėpia bėhet si varrezė ku ligji
islam e ndalon kryerjen e faljes.
-Sa keq bėhet kur shtėpitė tona bėhen vend i mėkateve dhe veseve
tė kėqija. Kėto shtėpia janė mė tė kėqija se varrezat. Ato
janė mė afėr shtėpive publike.
Kapitulli i parė
Thirrja nė bindje ndaj Allahut nė shtėpi
Islami e ka pajisur shtėpinė me njė nder tė veēantė. Na ėshtė
obliguar neve pėr t'i thirrur anėtarėt e shtėpisė nė bindje
ndaj Allahut. Nėse ne mundemi t'i bindim vėllezėrit tė kujdesen
vetėm pėr ēėshtjet e tyre nė shtėpi dhe t'i drejtojnė
pėrpjekjet e tyre pėr da'vet nė shtėpitė e tyre, ne do tė
shohim se do tė ndodhin mrekulli.
Nėse kombet mė tė fuqishme dhe mė tė pasura nė tokė do tė
dėshironin tė mobilizonin njė ushtri misionare, pėr tė ngritur
njė ide ose parim tė caktuar, ata do t'ia dilnin tė mobilizonin
mė sė shumti disa mijėra persona. Nė anėn tjetėr, nėse ne do tė
arrinim ta bindim ēdo musliman fetar t'i kryejė detyrat e thirrjes
nė Islam brenda familjes sė tyre, imagjinoni ēfarė rezultati do tė
kishte. Rasti do tė ishte ku miliona njerėz do tė mobilizoheshin
pėr punė islame, pa u ofruar ndonjė kompensim financiar.
Pėr mė tepėr, ju keni mobilizuar njė forcė tė aftė pėr tė
depėrtuar nė shtėpi. Njė punonjės islamik ndoshta u flet njerėzve
nė xhami, nė qendra islame ose nė sheshe publike. Mirėpo, ai
zakonisht nuk ka qasje tė drejtpėrdrejtė ndaj jetės private nė
shtėpitė e tyre. Madje edhe nėse mund tė arrijė tė hyjė nė
jetėn private, ai rrallė mund ta ketė ndikimin e njėjtė qė ka
anėtari i shtėpisė.
I dashur lexues!
Ju jeni njėri nga elementet qė pėrbėjnė shtėpinė tuaj bashkė me
babanė, nėnėn, vėllezėrit dhe motrat tuaja dhe ndoshta
bashkėshortin, bashkėshorten ose fėmijėt. Kėta janė njerėzit me
tė cilėt keni lidhje mė tė forta dhe marrėdhėnie mė tė afėrta.
Pėr kėtė arsye ju keni mundėsi tė arrini me kėta njerėz atė qė
nuk mund ta arrini me dikė tjetėr. Kėshtu qė mos prit qė tė
tjerėt tė vijnė nė shtėpinė tuaj dhe tė njoftohen me familjen
tuaj pėr t'i thirrur ata nė bindje ndaj Allahut nė vendin tuaj.
Islami fillon nė shtėpi
Falėnderimi i takon Allahut qė sot gjejmė njerėz qė po kthehen nė
Islam me numėr tė madh. Kjo sjell gėzim nė zemrat e besimtarėve.
Kurdoherė qė flasim pėr kėtė ringjallje, na bėn tė lumtur tė
mendojmė se Islami ėshtė nė duar tė besimtarėve dhe, se si Allahu
po e ēon Islamin pėrpara nė ditėn dhe kohėn tonė. Allahu ua
shtoftė atyre udhėzimin!
Pėr sa i takon armiqve tė Islamit, ata po flasin me nxitim si njerėz
qė janė tronditur nga diēka qė kurrė nuk e kanė pritur. Qendrat e
pushtetit nė Perėndim nxjerrin rezolutė pas rezolute qė theksojnė
rreziqet e Ringjalljes Islame dhe rėndėsinė e kundėrvėnies ndaj
Tij.
Ringjallja e bekuar ka shkaktuar dėshirė te shumė tė rinj tanė
pėr tė parė forcimin e serishėm tė Islamit. Ata dėshirojnė ta
shohin atė se e ka kthyer forcėn qė mė parė e gėzonte. Kėto
shpresa tė ēmueshme janė nė tė gjitha zemrat tona.
Si muslimanė, ne tė gjithė jemi tė njohur me kėto shpresa dhe
aspirata. Ne shikojmė drejt qėllimit tė rindėrtimit tė Islamit,
ngritjen e tij nė tokė dhe pėrhapjen e tij nėpėr tėrė botėn.
Siē thotė fjala e urtė: "Njė udhėtim njė mijė kilometra fillon
me njė hap tė vetėm." Atėherė, cili ėshtė hapi ynė i parė?
Pėrgjigjja ėshtė se nė momentin kur dikush vendos tė bėj
da'vet, hapi i parė ėshtė qė ai tė merret me shtėpinė e vet.
Rruga e sahabėve
Ėshtė pikėllim tė shohim tė rinj e tė reja tona duke shpresuar ta
ndėrrojnė botėn kur ata madje nuk mund ta ndėrrojnė gjendjen
brenda shtėpive tė tyre. Si mundet qė njė person, i cili nuk mund
ta pėrmbush njė amanet aq tė vogėl, tė shpresojė tė bartė
barrėn e njė amaneti aq tė madh?
Sahabėt si Ebu Bekri, Umeri, Uthmani, Aliu, Selmani, Bilalli dhe
Suhejbi, (Allahu qoftė i kėnaqur me ta!), ėndėrronin qė Islami tė
triumfonte, derisa po pėsonin persekutimin mė brutal nė Mekė. Ata
mbetėn tė durueshėm dhe tė qėndrueshėm deri kur Allahu u dha
fitore. Tėrė kohėn ata ishin nė dijeni tė faktit se fitorja fillon
nė shtėpi.
Nėse e shikojmė jetėn e Ebu Bekrit, ne do tė shohim se fėmijėt e
tij ishin nė mes tė muslimanėve. Ata i besuan tė Dėrguarit
(Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) dhe luftuan pėr
Islamin. Ne duhet tė kemi nė mendje rolin qė e luajtėn bijtė dhe
bijat e tij gjatė emigrimit.
Ne duhet gjithashtu tė shikojmė birin e Umerit, Abdullah bin Umerin,
i cili ka qenė kandidat pėr kalif, pas kohės sė kalifėve tė
drejtė.
Gjithashtu duhet t'i shohim edhe fėmijėt e Aliut, Hasanin dhe
Husenin, pėr tė cilėt i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė!) ka thėnė se do tė jenė prijėsit e rinisė
nė xhenet.
Ne po ashtu duhet tė vlerėsojmė familjen e Zubejrit. Fėmijėt e
tij, sidomos Abdullah bin Zubejrin, tė cilėt u rritėn me Islam dhe
bėn sakrifica tė mėdha pėr fenė.
E njėjta gjė mund tė thuhet edhe pėr sahabėt tjerė. Shtėpia e
ēdonjėrit nga ata ishte ēerdhe pėr edukim tė duhur islam. Secila
nga kėto ēerdhe nxorėn njerėz tė mėdhenj, tė cilėt i shėrbyen
Islamit. Ata formuan ushtritė dhe udhėheqėsit e tyre dhe Allahu
ndėrtoi Islamin me duart e tyre.
Kapitulli i dytė
Gjenden tri detyra themelore, tė cilat duhet tė zbatohen brenda ēdo
shtėpie
Secilėn prej tyre do ta diskutojmė me radhė:
Detyra e parė:
Pėrmbushja e nevojave tė familjes
Ne duhet t'i pėrmbushim nevojat familjare. Nuk duhet tė mendojmė
qė njė djalosh fetar nė shtėpi, duhet tė kalojė gjithė kohėn e
tij duke udhėtuar me vėllezėr tjerė muslimanė, pėr tė shkuar nė
qendra islame ose pėr tė ndjekur ligjėrata fetare ose t'ia
kushtojė gjithė kohėn aktiviteteve personale si tė lexuarit, tė
recituarit e Kur'anit, dėgjimin e ligjėratave ose duke fjetur, pa
bėrė asgjė pėr familjen dhe nevojat e tyre. Atėherė, kush do
t'i kryejė punėt e shtėpisė? Kush do t'i ēojė anėtarėt e
familjes nė vendin ku duhet tė shkojnė? Kush do t'i pres
mysafirėt? Kush do ta marrė familjarin tjetėr nga aeroporti? A ka
arsye qė anėtari fetar i familjes tė jetė ai qė thotė: "Mė
falni! Nuk kam kohė, jam i zėnė!" Ky djalosh fetar nuk e ka kryer
rolin e tij si duhet. Si rezultat duhet tė jetė dikush tjetėr pėr
ta kryer atė. Ky person tjetėr mund tė jetė i dobėt nė fe, por
pėr shkak se kujdeset pėr nevojat e shtėpisė ai do tė ketė ndikim
mė tė madh nė familje. Fjalėve tė tij do t'ua vėnė veshin dhe
urdhrave tė tij do t'iu binden. Mendimet e tij do tė ēojnė
peshė. Sa i pėrket djaloshit fetar, fjala e tij nuk do tė ketė
peshė fare, meqė ai nuk bėn asgjė qė do t'i bėnte dobi ndokujt.
Nganjėherė situata ėshtė edhe mė keq. Ka raste kur njeriu fetar
nuk ia lė ēėshtjet e familjes nė pėrgjegjėsi vėllait tė vet,
por ia lė shėrbėtorit ose shoferit. Shoferi i ēon vajzat nė
shkollė dhe nė dyqan e treg. Ky i huaj qėndron me ato nė veturė
ose nė qendra tregtare me orė tė tėra. Ky ėshtė njėri prej
gabimeve mė tė mėdha nė tė cilat bien disa nga njerėzit fetar.
Shėrbimi ndaj anėtarėve tė familjes ėshtė mėnyra mė e mirė
pėr tė ndikuar te ta. Njė djalosh fetar duhet ta ruajė familjen
prej largimit tė panevojshėm nga shtėpia. Ai vetė duhet tė
kujdeset pėr nevojat e tyre. Ai duhet tė dalė nė treg pėr ta. Ai
fare nuk do tė mund t'i pengojė gratė nga dalja nė treg, nėse
nuk del nė vend tė tyre, duke u arsyetuar sė ėshtė i zėnė.
Shtėpia e tij nuk ėshtė hotel ku duhet tė flejė, ha dhe pi.
Pėrfundimisht nuk ėshtė vend pėr tė mos bėrė asgjė tjetėr, pos
tė veprojė si perandor duke urdhėruar tjerėt dhe duke u vėnė
ndalesa pa u siguruar alternativa.
Nėse dėshironi qė tė tjerėt t'ju dėgjojnė, atėherė ju duhet
tė gjeni pak kohė dhe tė bėni pėrpjekje pėr tė qenė tė
siguruar se nevojat e familjes po pėrmbushen. Duhet tė gjeni kohė
pėr t'i blerė gjėrat qė ju duhen dhe pėr t'i ēuar atje ku
kanė nevojė.
Fjalėt e njėjta mund t'i themi pėr motrat tona tė devotshme, pasi
qė disa nga motrat e reja fetare, nuk po i kryejnė punėt e
shtėpisė qė kėrkohen nga ato.
Mundet qė njė motėr tė arsyetohet se nuk ka kohė pėr t'i bėrė
punėt e shtėpisė pėr shkak se po lexon Kur'an ose po dėgjon njė
ligjėratė nė kasetė. Atėherė, e pyet veten se si mund tė ketė
ndikim pozitiv nė anėtarėt tjerė tė familjes sė saj dhe t'i jap
fund sjelljeve tė liga qė ata i shfaqin?
Pėr tė qenė tė aftė qė ta luftoni sjelljen e keqe tė
anėtarėve, e cila zhvillohet nė shtėpi, sė pari duhet tė
ndėrtoni pozitėn tuaj brenda familjes, duke u shėrbyer atyre dhe
duke ua plotėsuar nevojat. Mos e bėni veten tė padukshėm! Bėni qė
prezenca juaj tė ndihet duke u ndihmuar tė tjerėve! Disa nga tė
rinjtė tanė fetarė nė njė farė mėnyre ikin nga shtėpitė e tyre
nė momentin kur pėrqendrohen nė fe. Ata e ndiejnė se nuk mund ta
pėrballojnė qėndrimin nė shtėpi, sepse ajo ėshtė e rrethuar me
mėkate.
Disa prej tyre mendojnė se ata mund tė ikin duke bėrė xhihad. Ata
shpesh nuk ua vėnė veshin rregullave ligjore islame lidhur me njė
vendim tė tillė serioz, i cili lehtė mund tė rezultojė nė vdekje.
Disa tė rinj thjesht e pranojnė se dėshirojnė tė bėjnė
vetėvrasje dhe e shohin xhihadin si njė mėnyrė tė ligjshme islame
pėr tė vepruar ashtu.
Tė tjerėt kėrkojnė tė arratisen, pėr tė studiuar ose thjesht
pėr t'u shpėrngulur nga shtėpia. Shpesh vėrejmė shenja tė qarta
nė sjelljen e tyre qė na jep tė kuptojmė se ata thjesht po
arratisen nga shtėpia. Disa prej tyre e lėnė shtėpinė pa lejen e
prindėrve tė tyre. Ata harrojnė se kur njė njeri e pyeti Muhammedin
(Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) nėse kishte
mundėsi tė shkojė nė xhihad, i Dėrguari menjėherė e pyeti se a i
kishte gjallė prindėrit. Kur ai u pėrgjigj se ata ishin gjallė, i
Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) i tha:
"Xhihadi juaj ėshtė kujdesi pėr prindėrit".[5] Ata po ashtu
harrojnė se kur njė i ri tjetėr iu afrua tė Dėrguarit pėr t'i
kėrkuar leje qė tė shkojė nė xhihad, i Dėrguari (Lavdėrimi dhe
shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) e pyeti se a e kishte nėnėn
gjallė. Kur e mori vesh se ajo ishte gjallė, ai i tha: "Mjerė pėr
ty! Kujdesu pėr tė, do ta fitosh xhenetin!"[6] Kėshtu qė nėse
dėshirojmė xhenetin, mėnyra mė e shpejtė pėr tė arritura atje
ėshtė nderimi i nėnave tona.
Gjatė sundimit tė Umer bin Hattabit, njė djalosh i quajtur Kulab
shkoi pėr xhihad nė Siri me ushtrinė e Jezid bin Ebu Sufjan. Babai i
djalit vajti te Umeri dhe i tregoi atij me vargje poetike se si djali i
tij e kishte braktisur babanė dhe nėnėn. Umeri e pyeti se pėr
ēfarė po bėhej fjalė. Plaku iu pėrgjigj se djali i tij ishte nisur
pėr nė Siri dhe i kishte braktisur dy prindėrit e tij tė moshuar.
Me tė dėgjuar kėtė, Umeri filloi tė qajė dhe shpejt i shkroi
Jezidit duke e urdhėruar qė ta kthejė tė riun me tė gjitha
plaēkat e tij tek Umeri.
Djaloshi kur arriti, Umeri e pyeti: "Ju jeni Kulabi?" Pastaj i tha:
"Shko te prindėrit tuaj, nderoji ata dhe qėndro me ta derisa tė
vdesin."
Edhe pse xhihadi ėshtė nga veprat mė tė ndershme nė Islam,
kėrkohet leja e prindėrve. Pa kėtė leje, ėshtė e ndaluar tė
shkohet, pėrveē nė raste kur xhihadi bėhet obligim pėr ēdo
individ.
Nganjėherė njė person nuk mund t'ia del me thirrjen nė Islam tė
familjes sė tij. Njė person i tillė nuk do tė mund tė angazhohet
nė da'vet ose pėrpjekje larg nga shtėpia. Si mundet njė person, i
cili nuk mund t'u bėjė ballė detyrave nė shtėpinė e vet, tė
mendojė se mund tė marr pėrsipėr detyra, qė do tė ndikojnė nė
Umetin Islam?
Detyra e tij e parė ėshtė qė tė bėjė vend duke i kryer obligimet
e tij ndaj familjes. Ai duhet tė pėrpiqet tė qėndrojė nė shtėpi,
pa marrė parasysh se ēfarė rrethanash janė krijuar dhe tė bėjė
atė qė ka mundėsi pėr t'i rregulluar gjėrat.
Detyra e dytė:
Edukimi, udhėzimi dhe udhėheqja
Farefisi mė i afėrt i personit ėshtė brenga primare dhe ata janė
tė parėt, tė cilėt duhet tė trajtohen mirė nga ai. Nuk ka dyshim
se thirrja e tyre nė atė qė ėshtė e drejtė ėshtė pjesė e
kėtij trajtimi tė mirė qė duhet t'u bėjmė.
Allahu duke iu drejtuar i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut
qoftė mbi tė!) thotė: "Dhe tėrhiqja vėrejtjen farefisit tėnd
mė tė afėrt." (Shuaraė, 214)
Pasi i zbriti ky ajet tė Dėrguarit (Lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė!), ai e mblodhi farefisin e tij dhe u tha: "O
kurejshitė! Shpėtoni veten nga zjarri, sepse unė nuk mund tė bėj
asgjė pėr ju tek Allahu. O Ebu Abdumenaf! Unė nuk mund tė bėj
asgjė pėr ju tek Allahu. O Safie, halla e tė Dėrguarit tė Allahut!
Unė nuk mund tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu. O Fatime, bija e
Muhammedit! Shpėtoje veten nga zjarri, sepse unė nuk mund tė bėj
asgjė pėr ju tek Allahu. Mė kėrkoni nga pasuria ēfarė dėshironi,
por unė nuk mund tė bėj asgjė pėr ju tek Allahu!"[7]
Farefisi juaj i ngushtė kanė mė shumė tė drejtė pėr t'u
thirrur nė bindje ndaj Allahut se sa tė tjerėt. Ėshtė gabim t'i
thėrrasėsh tė tjerėt nė Islam, ndėrsa familjen tėnde ta lėsh
nė devijim e nė mėkate. Ju duhet t'i filloni pėrpjekjet nė
shtėpi dhe t'u tregoni rrugėn e drejtė anėtarėve tė familjes.
Ka shumė mėnyra pėr ta bėrė kėtė.
Mėnyra e parė ėshtė arsimimi. Ju duhet tė filloni me njė hallkė
tė dijes nė shtėpi. Kjo ėshtė nė pajtim me Sunetin. Njė ditė
gratė shkuan te i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė
mbi tė!) dhe i thanė: "Burrat po ju marrin gjithė kohėn. Na jep
njė ditė pėr tė na mėsuar!" Ai u premtoi atyre se do tė
veprojė ashtu. Njėherė gjatė ligjėratės ai i kėshilloi ato duke
u thėnė: "Nėse njė grua ka tre fėmijė dhe tė gjithė i vdesin,
ata do tė jenė mburojė nė mes saj dhe zjarrit." Njė grua pyeti:
Nėse ėshtė e njėjtė pėr edhe dy fėmijė, dhe ai i tha: "Dy
gjithashtu."[8] Nė njė transmetim tjetėr, pėrmendet se njė grua
tjetėr foli dhe pyeti: "Po pėr njė fėmijė?" Kėsaj iu
pėrgjigj i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi
tė!) duke thėnė: "Madje edhe njė."[9]
Ne mund tė kuptojmė nga ky hadith se i Dėrguari (Lavdėrimi dhe
shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) caktoi njė ditė tė veēantė ku
do t'i mėsonte gratė. Buhariu e vendosi kėtė hadith nėn
kapitullin "A duhet t'u caktohet grave njė ditė e veēantė pėr
ligjėrim?" Ne gjithashtu duhet tė kemi parasysh faktin se kur i
Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) u foli
grave, ai i informoi mbi ēėshtjet qė kishin nevojė tė dėgjonin.
Si rrjedhim, ne duhet tė pėrpiqemi pėr t'u dhėnė anėtarėve tė
familjes udhėzime qė u pėrkasin nevojave tė tyre.
Disa hapa praktik qė mund tė merren:
Bėni njė bibliotekė tė vogėl nė shtėpinė tuaj qė pėrmban
libra dhe artikuj, tė cilat u drejtohen nevojave tė burrave, grave
dhe fėmijėve nė familjen tuaj. Ju gjithashtu duhet tė keni disa
libra tregimesh me tematika islame pėr fėmijė. Ju duhet t'i merrni
disa libra tė historisė islame dhe disa punime interesante. Ju duhet
tė organizoni librarinė mirė dhe duhet tė jetė e kapshme nga
anėtarėt e ndryshėm tė familjes, kėshtu qė ata do ta pėrdorin
dhe pėrmes saj do tė bėhen tė predispozuar pėr pranimin e rrugės
sė drejtė.
Pėrveē bibliotekės me libra ju duhet tė siguroni njė bibliotekė
tė vogėl me kaseta qė pėrmban ligjėrata tė incizuara, ilahi,
Kur'an dhe lutje pėr tė gjithė anėtarėt e shtėpisė. Duhet tė
ketė ligjėrata qė kanė tė bėjnė me ligjet islame dhe me kryerjen
e adhurimeve dhe disa qė kanė tė bėjnė ekskluzivisht me ēėshtjen
e gruas. Ju gjithashtu duhet tė bėni njė program pėr t'i ndihmuar
anėtarėt e shtėpisė tė pėrfitojnė nga kėto dy biblioteka.
Ėshtė e domosdoshme qė ēdonjėri nga ne tė mbajė njė orė fetare
nė shtėpi, sė paku njė herė nė javė, pėr tė gjithė familjen.
Ajo duhet tė pėrfshijė mėsimin pėrmendėsh tė Kur'anit, tė
disa haditheve, njė sesion pyetje e pėrgjigje, udhėzime se si duhet
tė kryhen aktet e adhurimit me saktėsi dhe diēka pėr t'i zbutur
zemrat. Nė kėtė mėnyrė ju do tė keni ndikim nė familje dhe do
t'u mėsoni atė qė kanė nevojė.
Njė mėnyrė tjetėr ėshtė urdhėrimi nė tė mirė dhe ndalimi nga
e keqja. Ne duhet ta bėjmė atė ashtu si ka vepruar i Dėrguari
(Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!).
Njėherė i Dėrguari kaloi pranė njė gruaje, e cila po qante mbi
njė varr. Ai i tha asaj: "Ke frikė Allahun dhe bėhu durimtare."
Ajo, duke mos kuptuar se kush i foli, iu pėrgjigj: "Mė ler rehat.
Ju nuk jeni goditur me atė qė mė ka ndodhur mua dhe ju nuk e keni
njohur kėtė njeri!" Kur i treguan se njeriu qė e kėshilloi ishte
vetė i Dėrguari, ajo shkoi te dera e tė Dėrguarit dhe gjeti se
askush nuk e ruante derėn. Ajo e pa tė Dėrguarin dhe i tha: "Unė
nuk e dita se ju ishit." Ai iu pėrgjigj: "Koha pėr durim ėshtė
nė fillim tė fatkeqėsisė."[10]
Kėtu i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!)
sė pari e urdhėroi nė tė mirė duke e thirrur tė jetė e durueshme
dhe t'i frikėsohej Allahut. Pastaj, ai iu pėrgjigj asaj duke e
informuar se duhet tė jetė e durueshme nė fillim tė fatkeqėsisė.
Kjo ėshtė mėnyra se si i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i
Allahut qoftė mbi tė!) i mėsoi sahabėt tė urdhėrojnė nė tė
mirė dhe tė ndalojnė nga tė kėqijat. Kurdo qė ai e shihte njė
tė keqe, ai do ta nxirrte nė pah atė nė mėnyrė tė butė dhe do
t'ua pėrkujtonte Allahun.
Kjo nuk ėshtė njė kohė pėr tė shfaqur fuqinė dhe autoritetin
tuaj, por ėshtė koha pėr tė urdhėruar nė tė mirė dhe pėr tė
ndaluar nga tė kėqijat nė tė njėjtėn kohė, pėr t'i
pėrkujtuar pėr Allahun. Nga ne kėrkohet t'i ngjallim zemrat e
njerėzve nė familje dhe tė mbjellim nė zemrat e tyre frikėn dhe
dashurinė ndaj Allahut dhe njė dėshirė pėr tė kėnaqur Atė dhe
pėr tė fituar xhenetin. Kjo kėrkon nga ne njė qasje qė do tė
mbjell besim nė zemra.
Detyra e tretė
Mbikėqyrja dhe monitorimi i ēėshtjeve tė familjes
Kjo detyrė vjen pas dy detyrave tjera. Ėshtė shkallė tė cilėn ju
dhe familja juaj duhet ta arrini. Megjithatė, kur arrihet kjo
shkallė, ju duhet tė keni mundėsi tė monitoroni ēėshtjet e
familjes suaj dhe t'i merrni nė llogari pėr gabimet e tyre. I
Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi tė!) e
pėrmbushi kėtė detyrė shumė bukur. Abdullah bin Amar transmeton:
"Ne ishim me tė Dėrguarin e Allahut kur ai e vėrejti njė vajzė,
tė cilėn nga largėsia nuk mund ta njihte. Kur ne iu afruam asaj,
doli se ishte vajza e tij, Fatimja. Ai e pyeti atė: "Fatime, ēfarė
ju bėri tė dilni nga shtėpia?"
Ajo tha: "Erdha ta vizitoj familjen e tė ndjerit qė tė mund t'i
ngushėlloja."
Ai e pyeti: "Mos shkove te varrezat me ta?"
Ajo u pėrgjigj: "Allahu mė ruajt prej veprimit tė asaj pune, pasi
ju kam dėgjuar se ēfarė keni thėnė pėr njė punė tė tillė!"
Ai i tha asaj: "Nėse do shkonit te varrezat me ta, nuk do ta shihnit
xhenetin siē nuk e ka parė stėrgjyshi juaj."[11]
Natyrisht se stėrgjyshi i saj ishte jobesimtar. Ajo qė na intereson
kėtu ėshtė interesimi i tė Dėrguarit qė ta dijė se pse ka dal
ajo nga shtėpia.
Njėherė i Dėrguari (Lavdėrimi dhe shpėtimi i Allahut qoftė mbi
tė!) shkoi nė shtėpinė e Fatimes dhe nuk e gjeti Aliun nė shtėpi,
kėshtu qė e pyeti se ku ishte ai. Ajo iu pėrgjigj: "Ne patėm njė
mospajtim dhe ai mė zemėroi, kėshtu qė ai doli dhe nuk e bėri
pushimin e mesditės nė shtėpi." I Dėrguari i Allahut e porositi
dikė qė ta gjejė Aliun. Njeriu u kthye dhe e informoi se Aliu ishte
nė xhami duke pushuar. I Dėrguari i Allahut shkoi te xhamia dhe e
gjeti Aliun tė shtrirė. Palltoja i kishte rrėshqitur nga supet dhe
ishte bėrė me dhe. I Dėrguari filloi t'ia heq pluhurin dhe i tha:
"Ngrihu, o Ebu Turab (Zotėri i dheut)!" Nga ajo ditė, Aliu ishte
shumė krenar pėr atė ofiq (arabisht: kunje), sepse i Dėrguari ia
kishte lėnė.[12]
Aishja transmeton: "Kur mė erdhi radha ta kaloja natėn me tė
Dėrguarin e Allahut, ai erdhi nė dhomė, hoqi pallton dhe i zbathi
kėpucėt, tė cilat i vuri pranė kėmbėve tė tij. Ai shtriu
mbulesėn nė shtrat dhe u shtri nė tė duke qėndruar ashtu deri sa
mendoi se mė kishte marrė gjumi. Pastaj, ai e hapi derėn dhe doli
duke e mbyllur atė lehtė. Unė e mbulova kokėn, vura mbulesėn,
rregullova rrobat dhe dola pėr tė shkuar hapave tė tij deri sa ai
arriti nė varreza. Ai qėndroi atje pėr njė kohė tė gjatė. I
ngriti duart tri herė. Pastaj, kur ai u largua, u largova edhe unė.
Ai ecte shpejt, edhe unė ecja shpejt. Ai filloi tė vrapojė, edhe
unė fillova tė vrapoj. Unė arrita tė kthehem nė shtėpi para tij
dhe u shtriva nė shtrat. Ai hyri brenda dhe mė pyeti: "Pse o Ajshe
ke mbetur pa frymė?" I thashė: "Asgjė s'ka ndodhur."
Ai tha: "Mė trego ose Njohėsi i hollėsive do tė mė
informojė."
Unė i thashė: "O i Dėrguar i Allahut, flijofsha babėn dhe nėnė
pėr ty". Dhe i tregova gjithė ngjarjen.
Ai mė pyeti: "A ju ishit figura e errėt qė e shihja para meje?"
Unė thashė: "Po."
Ai mė qėlloi nė gjoks qė mė shkaktoi pak angėshti dhe mė tha:
"A menduat se Allahu dhe i Dėrguari i Tij do tė veprojnė
padrejtėsisht me juve."
Unė i thashė: "Ēfarėdo qė njerėzit e fshehin Allahu e di
atė."
Ai tha: "Xhibrili mė erdhi kur ju mė pat mua. Ai mė thirri mua dhe
e fshehu veten nga ju. Unė iu pėrgjigja thirrjes sė tij, por unė e
fsheha atė nga ju. Ai nuk do tė hynte derisa ju nuk ishit krejt tė
veshur. Unė mendova se ju kishit rėnė nė gjumė dhe nuk dėshirova
t'ju zgjoja, duke u frikėsuar se ju mund tė tronditeshit. Xhibrili
pastaj mė tha: "Zoti juaj ju ka urdhėruar tė shkoni te banorėt e
varrezave dhe tė kėrkoni falje pėr ta."[13]
Ne duhet t'i shqyrtojmė tė gjitha pyetjet qė i Dėrguari i Allahut
ia bėri Aishes. Pastaj, ai e informoi atė se ajo ēfarė brengosej
kurrė nuk mund tė ndodhte dhe i tregoi arsyen e largimit dhe punėn
qė e kishte bėrė. Aishja, (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!)
transmeton edhe shumė incidente tjera interesante.
Arsyeja e pėrmendjes sė kėtij tregimi ėshtė tė ilustrojmė se si
i Dėrguari i Allahut kujdesej pėr veprimet e familjes sė tij. Ai na
urdhėroi tė bėjmė tė njėjtėn gjė me ata qė i kemi nėn
kujdesin tonė.
Kapitulli i tretė
Sot shtėpia pėrshkohet nga ndikime tė shumta. Disa nga ato vijnė
nga brenda shtėpisė, kurse tė tjerat jashtė saj. Ėshtė me
rėndėsi tė madhe qė tė jemi nė dijeni tė kėtyre ndikimeve. Le
t'i shikojmė disa prej tyre.
Shkolla
Shtėpia nuk ėshtė vend i vetėm ku bijat tona edukohen. Gjendet njė
institucion tjetėr qė ka hise nė kėtė. Shkolla ka njė ndikim tė
dukshėm. Ne duhet ta pyesim veten se ēfarė efekti kanė shkollat nė
bijat tona.
Ne mund t'i pėrgjigjemi kėsaj pyetje vetėm nėse i hapim sytė dhe
shikojmė se ēfarė po sjellin bijat nė shtėpi nga shkolla. A vijnė
ato me diturinė e saktė, sjelljet e mira dhe frikėrespekt pėr
Allahun apo zhduken kėto cilėsi pėr ēdo ditė?
Ėshtė gabim qė ne t'i vėmė fėmijėt tanė nė ēfarėdo shkolle
dhe pastaj t'i themi vetes se ata janė nė duar tė sigurta. Ėshtė
mė mirė tė sigurohemi se a me tė vėrtetė po i vendosim nė duar
tė sigurta. Madje edhe kur kemi besim se shkolla ėshtė e mirė, ne
nuk duhet tė harrojmė rolin qė duhet ta luajmė nė shkollė.
Shokėt
Bijat tona pashmangshėm do tė kenė njė grup tė shoqeve me tė
cilat shoqėrohen nė shkollė ose diku tjetėr. Ato shpesh formojnė
lidhje tė ngushta me njėra-tjetrėn dhe kalojnė shumė kohė
bashkė. Ndoshta kėto shoqe janė tė mira, por edhe nėse ėshtė
kėshtu ne duhet tė jemi tė kujdesshėm se mos po drejtohen nga njė
vajzė, e cila ėshtė mė pak e virtytshme dhe qė mund t'i
llastojė shumicėn.
Ka tregime tė tmerrshme, tė cilat mund t'ju tregoj, por ju e keni
tė vėshtirė t'i besoni. Kėto tregime nuk kanė tė bėjnė me
vajzat nė shkollat e larta, por me ato tė shkollave tė mesme. Vajzat
nė kėtė moshė janė shumė mendjelehta dhe tė ndikuara. Zemrat e
tyre janė pastra nė thelb. Megjithatė, nė mes tyre mund tė
qėllojė njė vajzė, e cila ėshtė e keqe, por ka personalitet tė
fortė. Njė vajzė e tillė mund t'i devijojė shumė tė tjera.
Tė njėjtat fjalė mund t'i themi edhe pėr djemtė. Shokėt janė
prej ndikuesve mė tė mėdhenj qė fėmijėt kanė dhe ėshtė detyrė
e prindėrve t'i pėrcjellin fėmijėt se mė kė po shoqėrohen.
Prindėrit, pra duhet ta dinė se kush janė shokėt e fėmijėve tė
tyre.
Telefoni
Ky ėshtė njė kėrcėnim i rėndė brenda shtėpisė. Rrallė ka njė
shtėpi ose dhomė pa telefon nė kohėn tonė.
Shumė njerėz, tė cilėt nuk i kanė frikė Allahut e pėrdorin
telefonin pėr qėllime tė ndyta. Gati ēdo krim qė kryhet nė
shoqėrinė tonė mbėshtetet nė njė telefonatė njė kohė para
kryerjes sė krimit.
Nganjėherė fillon si lojė ose si mjet pėr ta humbur kohėn. Kjo
shpie nė njė takim dhe pastaj nė gjėra mė tė pista. Kėshtu
kalohet nga njė punė e keqe nė njė mė tė keqe.
Para shumė kohe njė poet ka shkruar:
Njė shikim, njė buzėqeshje, njė pėrshėndetje shoqėrore,
Pak biseda, njė takim, pastaj...
Si rrjedhim ne duhet tė mbjellim nė fėmijėt cilėsi tė cilat do
t'i fortifikojnė nga kėto rreziqe. Ne duhet t'i mėsojmė qė
t'i shmangen shfrytėzimit tė kotė tė kohės dhe sjelljes sė
ligė. Nėse ne prindėrit jemi indiferentė nė kėtė ēėshtje,
atėherė kemi shkelur amanetin qė na ėshtė dhėnė. Njeriu ėshtė
bari pėr shtėpinė dhe familjen e tij. Ai ėshtė bari pėr kopenė e
tij.
Tregu
Tregu ėshtė njė vend i hapur ku pėrzihen tė gjitha kategoritė e
njerėzve. Disa vijnė aty pėr tė blerė, disa pėr tė shitur dhe
disa tė tjerė vijnė pėr qėllime tjera. Nė kėtė vend vajzat u
ekspozohen fjalėve provokuese dhe keqpėrdorimeve. Atje gratė
shkėmbejnė shikime dhe gjithashtu ndonjė fjalė tė ndytė.
Paramendoje se sa e rrezikshme ėshtė njė situatė e tillė.
Paramendoje se nė ēfarė joshje po ekspozohen vajzat. Njė bari, i
cili e lė tė lirė kopenė e tij nė hapėsirė tė hapur dhe pastaj
kotet, mund tė pres qė ujqit t'ia hanė delet.
Pėrfundimi
Gjithė atė qė e thamė na sjell deri te njė pėrfundim i
pashmangshėm se shtėpia ka rėndėsi tė madhe. Nėse ne kemi sukses
t'i bėjmė burrat dhe gratė punonjės islamik nė shtėpi, ne do
tė arrijmė shumė. Ne do tė kemi mundėsi tė depėrtojmė nė ēdo
shtėpi dhe do tė kemi ndikim pozitiv nė ēdo anėtarė tė
gjeneratės tonė.
Ka shumė mėnyra pėr tė bėrė reforma nė shtėpi:
-Duke krijuar pozitė nė shtėpi pėrmes ofrimit tė shėrbimeve pėr
familjen.
-Duke pėrdorur metoda tė ndryshme tė arsimimit, mėsimit dhe
udhėzimit brenda shtėpisė.
-Duke i mbikėqyrur anėtarėt e familjes. Vendosja e tyre nėn
mbrojtjen dhe kujdesin tonė pa u bėrė tė dyshimtė, tė lodhshėm e
tė padurueshėm.
Ne lusim Allahun qė ky punim t'i ndihmojė njerėzit nė kryerjen e
roleve tė tyre nė shtėpi. Qėllimi i shkrimit tė kėtij punimi
ėshtė qė t'i nxitė vėllezėrit dhe motrat qė ta vėnė nė
praktikė atė qė shkruhet. Sot ka shumė ndikime negative qė
rrethojnė shtėpitė tona dhe ato tani po veprojnė brenda familjeve
tona.
Zėri i kėngėtarit qė dėgjohet nė shtėpitė tona, valltarit,
spikerit, kasetės, libri, volumi i poezive, piktura dhe revista janė
tė gjitha pjesė tė kėtij komploti pėr tė ndikuar nė ne. Askush
nga ne s'ėshtė i sigurt nga pasojat e tyre, pėrveē atė qė
Allahu e ka ruajtur.
Ne lusim Allahun qė tė na jap sukses nė reformimin e familjeve tona
dhe nė pėrmbushjen e amanetit qė Allahu na e ka ngarkuar. Allahu i
di ēėshtjet tona mė sė miri!
Paqja dhe mėshira e Allahut qoftė mbi Shėrbėtorin dhe tė
Dėrguarin e Tij, Muhammedin, mbi familjen dhe shokėt e tij.
Pėrktheu nga anglishtja: Driton Maxhuni
Redaktor fetar: Bahri Curri
Redaktor gjuhėsor: Avni Avdiu
Titulli nė origjinal: "Islamic Work at Home"
Autor: Selman Avde
Marrė nga: www.islamtoday.com
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Sahihu i Buhariut (6392), dhe Sahihu i Muslimit (4013).
[2] Sahihu i Buhariut (5556), dhe Sahihu i Muslimit (2757).
[3] Sahihu i Buahriut (414, 1114), dhe Sahihu i Muslimit (1296).
[4] Sahihu i Buhariut (689), dhe Sahihu i Muslimit (1301).
[5] Sahihu i Buhariut (2728), dhe Sahihu i Muslimit (4623).
[6] Suneni i Ibėn Maxhes (2771), hadithi ėshtė i saktė.
[7] Sahihu i Buhariut (2548), dhe Sahihu i Muslimit (305).
[8] Sahihul Buhariu (99). Sahihul Muslim (4768).
[9] Taberaniu (2489).
[10] Sahihu i Buhariut (1203).
[11] Suneni i Nesaiut (1857), Suneni i Ebu Davudit (2716), dhe Musnedi
i Ahmedit (6286).
[12] Sahihu i Buhariut (422), dhe Sahihu i Muslimit (4426).
[13] Sahihu i Muslimit (1619).