UJI I
ZEMZEMIT
Autor: Adil b. Ahmed
Banaimeh
Përshtati: Sedat G.
ISLAMI
Data & Vendi: 26 nëntor 2007, e
hënë, Vushtrri, Kosovë
***
Rezymeja e hutbes: 1. Shpërthimi i
Zemzemit nën këmbët e Ismailit, alejhi’s selam. 2. Disa dobi të ujit të
Zemzemit. 3. Për çka është pirë uji i Zemzemit?
Hutbeja e parë
Falënderimi i takon Allahut ndërsa
përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, alejhi’s selam!
Buhariu transmeton nga Ibni Abbasi
i cili thotë: "Ibrahimi a.s i solli nënën e Ismailit a.s dhe Ismailin a.s afër
shtëpisë (Qabesë), tek pema mbi zemzem. Atëbotë në Meke nuk kishte njeri e as
(kushte për jetesë madje ) as ujë. I vendosi aty duke ua lënë ca ushqim dhe një
ibrik ujë. U kthye Ibrahimi a.s ndërsa Haxherja e ndiqte pas duke i thënë: Ku po
shkon? Si po na lë në këtë vend (luginë) ku nuk ka njeri dhe as
asgjë?
Disa herë i tha kështu por Ibrahimi
nuk ktheu kokën.
Haxherja: A Allahu të ka urdhëruar
kështu?
Ibrahimi: Po.
Haxherja: Atëherë Ai nuk na humbë
neve!
Pastaj u kthye Haxherja ndërsa
Ibrahimi vazhdoi derisa arriti tek Thenijja (vend ne Meke) ku nuk mund ta shihte
Haxherja, u kthye kah Qabeja, ngriti duart e tha:
" ÑøóÈøóäóÇ Åöäøóì ÃóÓúßóäÊõ ãöä
ÐõÑøíøóÊöì ÈöæóÇÏò ÛóíúÑö Ðöì ÒóÑúÚò ÚöäÏó ÈóíúÊößó ?áúãõÍóÑøóãö ÑóÈøóäóÇ
áöíõÞöíãõæÇú ?áÕøóáæ?Éó Ýó?ÌúÚóáú ÃóÝúÆöÏóÉð ãøäó ?áäøóÇÓö Êóåúæöì Åöáóíúåöãú
æó?ÑúÒõÞúåõãú ãøäó ?áËøóãóÑ?Êö áóÚóáøóåõãú íóÔúßõÑõæäó
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit
e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin
namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi
me fruta ndoshta janë falënderues!”. ([1])
Haxherja i jepte gji Ismailit dhe
pinte nga uji që ia kishte lënë Ibrahimi, por kur uji u harxhua dhe fëmija
ndiente etje puna ndryshoi. Haxherja filloi ta shikonte fëmijën me dhembshuri
madje nga dhimbja e madhe për të nuk mund ta shikonte kështu që shikoi kodrën më
të afërt e pa se ajo ishte Safa-ja dhe ia mësyu ndoshta e shef dikë. Askënd nuk
e pa dhe u kthye duke ecur e lodhur derisa arriti në Merve (kodër tjetër ne
Meke) dhe u ngjit në të, të shikonte se ndoshta është dikush. Por edhe kësaj
radhe pa sukses. Kështu veproi Haxherja 7 herë (duke u sillur prej njërës në
tjetrën kodër). Thotë Ibni Abbasi se Pejgamberi a.s ka thënë: "Mu për këtë
njerëzit ecin mes tyre" .
Kur doli tek Merveja dëgjoi një zë:
Hesht! Deshi të bindej se a është iluzion apo është realitet. U bind se ishte
zë. Pas pak vërejti se ai ishte Xhibrili pranë zemzemit, i cili groponte me
krahun e tij derisa doli uji. Atëbotë Haxherja mbushte ujë me gastaren e saj dhe
sa herë që mbushte ujë me gastare uji derdhej. Piu ujë dhe i dha gji fëmijës. I
tha Meleku: Mos u frikësoni se do te shkatërroheni sepse mu këtu është shtëpia e
Allahut s.w.t, te cilën do ta ndërtojë ky fëmijë dhe babai i tij dhe (dine) se
Allahu nuk i humbë ithtarët e Vet!!!...([2])
***
Kanë kaluar mijëra vite por ende
spektrografi i saj shfaqet para njerëzve duke vrapuar e frikësuar dhe me gjysmë
fryme. Ende një zë shqyen perden e kohës duke thirrur për ndihmë. Ankth dhe
shqetësim...Si jo kur fëmija i saj i vogël dridhej e përpëlitej para syve të
saj; uria dhe etja gati sa nuk i kishin dhënë fund jetës së tij. Me duket sikur
e shoh tani Mekken dhe kodrinat e saja, më duket sikur e shoh Haremin e shenjtë
tek ndien dhimbje dhe qan për hallin e saj.
Shpërtheu Zemzemi([3]). Po, pas
goditjes së Xhibrilit, Zemzemi shpërtheu nën këmbët e Ismailit, alejhi’s selam,
si përmbushje e lutjes së babait të tij, Ibrahimit, alejhi’s selam:
„ÑøóÈøóäóÇ Åöäøóì ÃóÓúßóäÊõ ãöä
ÐõÑøíøóÊöì ÈöæóÇÏò ÛóíúÑö Ðöì ÒóÑúÚò ÚöäÏó ÈóíúÊößó ?áúãõÍóÑøóãö ÑóÈøóäóÇ
áöíõÞöíãõæÇú ?áÕøóáæ?Éó Ýó?ÌúÚóáú ÃóÝúÆöÏóÉð ãøäó ?áäøóÇÓö Êóåúæöì Åöáóíúåöãú
æó?ÑúÒõÞúåõãú ãøäó ?áËøóãóÑ?Êö áóÚóáøóåõãú íóÔúßõÑõæäó
O Zoti ynë! Unë vendosa pasardhësit
e mi ne një lugine pranë shtëpisë Sate ku nuk ka bime. Zoti ynë! Beri ta falin
namazin dhe be qe zemrat e njerëzve te ndiejnë dhembshuri për ta si dhe furnizoi
me fruta ndoshta janë falënderues!“. ([4])
Haxherja, Allahu pastë mëshirë mbi
shpirtin e saj, ujin e merrte dhe e mbushte në një enë për ujë që kishte me
vete. Ka thënë Ibni Abbasi: Ka thënë Pejgamberi, alejhi’s selam:
„íÑÍã Çááå Ãã ÅÓãÇÚíá áæ ÊÑßÊ ÒãÒã
áßÇäÊ ÒãÒã ÚíäÇð ãóÚöíäÇð
Allahu e mëshiroftë nënën e
Ismailit; sikur ta linte Zemzemin të rrjedh lirshëm ai do të ishte krua-burim i
njohur tani“. ([5])
Shpërblimi i mbështetjes absolute
në Allahun ishte ky krua i ëmbël i cili nuk shteret. Pasuria e nënshtrimit për
Allahun ishte kjo pasuri e bekuar. Zemzemi është simbol i shpërblimit hyjnor për
tërë ata që bëjnë durim dhe i nxisin të tjerët për durim në rrugën e Allahut.
Haxherja me plot besim tha kur u largua Ibrahimi, alejhi’s selam dhe e la vetëm
atë me të birin:
“Ýáä íÖíÚäÇ Çááå
Allahu nuk do të na lërë të humbur
neve!”.
Allahu i Madhëruar në zemrën e çdo
besimtari të sinqertë bën të shpërthejë një burim bindjeje (jekini) dhe qetësie
shpirtërore, freskinë e të cilit e ndien brenda në shpirtin e tij.
Filloi ky ujë rrjedhshëm dhe
vazhdoi ashtu e së bashku me të edhe bereqeti dhe begatia e tij…
Me këtë ujë u pastrua zemra e
Muhammedit, alejhi’s selam. Enes b. Maliku rrëfen: Ebu Dherri rrëfente se
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
„ÝÑÌ ÓÞÝ ÈíÊí æÃäÇ ÈãßÉ ÝäÒá ÌÈÑíá
ÝÝÑÌ ÕÏÑí Ëã ÛÓáå ÈãÇÁ ÒãÒã Ëã ÌÇÁ ÈØÓÊ ãä ÐåÈ ããÊáÆ ÍßãÉ æÅíãÇäÇð ÝÃÝÑÛåÇ Ýí
ÕÏÑí Ëã ÃØÈÞå Ëã ÃÎÐ ÈíÏí ÝÚÑÌ Èí Åáì ÇáÓãÇÁ
U hap kulmi i shtëpisë sime kur
isha në Mekke dhe zbriti Xhibrili, i cili ma hapi gjoksin dhe ma pastroi me ujë
Zemzemi. Pastaj e solli një tas të arit i mbushur plot me urtësi dhe besim dhe e
derdhi ne gjoksin tim e më pas e mbylli dhe më morri për dore e më ngriti në
qiell“. ([6])
Sikur Zemzemi të mos kishte vlerë
tjetër përveç kësaj do të mjaftonte; me të është pastruar zemra më e pastër.
Ka thënë Ibni Ebi Xhemreh: Nuk
është pastruar Muhammedi, alejhi’s selam me ujë Xhenneti për faktin se uji i
Zemzemit bazën e ka në Xhennet e më pas është përqendruar si burim në
tokë.
Ka thënë Suhejliu, Allahu e
mëshiroftë: Meqë Zemzemi buroi si rezultati i gropimit të Xhibrilit për nënën e
Ismailit, alejhi’s selam, u përshtat që Muhammedi, alejhi’s selam, nip i
Ismailit të pastrohej me këtë ujë me rastin e takimit me këtë melek dhe
bisedimit më të. Ka thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit
është më i mirë se sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i
Pejgamberit, alejhi’s selam.
Zemzemi është uji më i mirë në
faqen e dheut. Taberaniu transmeton në el-Kebir dhe në el-Eusat me sened dhe
Ibni Hibbani, i cili njëherit e ka cilësuar autentik, se Pejgamberi, alejhi’s
selam ka thënë:
„ÎóíúÑõ ãóÇÁò Úóáóì æóÌúåö ÇáÃóÑúÖö
ãóÇÁõ ÒóãúÒóãó Ýöíåö ØóÚóÇãñ ãöäó ÇáØøõÚúãö æóÔöÝóÇÁñ ãöäó
ÇáÓøõÞúãö
Uji më i mirë në faqen e dheut
është uji i Zemzemit; në të ka ushqim që të ngop([7]) dhe shërim nga sëmundja.
“. ([8])
Eshtë vërtetuar se, bazuar në këtë
hadith autentik, uji i zemzemit është ushqim, pije dhe shërim. Ka thënë Ibnu’l
Kajjimi: Uji i Zemzemit është uji më i mirë, më me vlerë, më i ndritshmi, më i
dashuri tek shpirti, më shtrenjti dhe më i çmuari tek njerëzit. Eshtë gropuar
nga Xhibrili dhe është ofruar si pije nga Allahu për Ismailin, alejhi’s
selam…
Uji i Zemzemit është ushqim i ti
uriturit, shërim-ilaç i të sëmurit, uji i tij është favorizuar edhe mbi atë të
Keutherit meqë me të është pastruar zemra e Pejgamberit, alejhi’s selam. Ka
thënë Shejhu’l islami Siraxhuddin el Belkini: Uji i Zemzemit është më i mirë se
sa uji i Keutherit ngase me të është pastruar gjoksi i Pejgamberit, alejhi’s
selam.
Ndërsa përkitazi me atë se është
ushqim me shije, pra ushqim që të ngop, kjo është një gjë e ditur. Ka thënë Ibni
Abbasi, siç rrëfen Abdu’rr Rrezzaku në Musannefin e tij:
ßäÇ äÓãíåÇ (íÚäí ÒãÒã) ÔÈÇÚÉ¡ æßäÇ
äÌÏåÇ äÚã ÇáÚæä Úáì ÇáÚíÇá
E quanim ngopës (ujin e zemzemit).
E llogaritnim si idare (furnizim) të mirë për familje.
Një gjë e tillë është vërtetuar
edhe në rrëfimin e Ebu Dherrit kur kishte ardhur në Mekke. „Erdha tek Zemzemi
dhe pastrova gjakun nga plagët dhe piva nga uji i tij. O nipi im, kam qëndruar
tridhjetë ditë e net pa patur asnjë ushqim përveç ujit të zemzemit. Fitova peshë
aq shume saqë barku mu bë palë-palë dhe në mëlçitë e mia nuk ndieja dobësi të
urisë...Erdhi Pejgamberi, alejhi’s selam...dhe tha: Prej kur je këtu? Jam këtu
qysh tridhjetë ditë. Kush të ka ushqyer?- më pyeti. Nuk kam patur ushqim tjetër
përveç Zemzemit dhe ja, kam fituar peshë aq sa barku më është bërë palë-palë dhe
nuk ndiej dobësi urie në mëlçinë time- ia ktheva. Pejgamberi, alejhi’s selam
tha:
„ÅöäøóåóÇ ãõÈóÇÑóßóÉñ ÅöäøóåóÇ
ØóÚóÇãõ ØõÚúãò
Ai ujë është i bekuar, ai është
ushqim ngopës“. ([9])
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kam parë
njeri që ushqehej me të gjysmën apo më shumë se gjysmën e muajit dhe nuk ndiente
uri. Bënte tavafin (sjelljen) rreth Qabesë sikur të ishte njeri i zakonshëm. Më
ka thënë se ndonjëherë 40 ditë ehte ushqyer vetëm me të dhe se kishte forcë për
marrëdhënie seksuale me gruan dhe forcë për agjërim dhe tavaf disa herë.
Ndërsa sa i përket qenies së tij
shërim, bar, ilaç, këtë mund ta mësojmë edhe nga ky hadith i Aishes, Allahu
qoftë i kënaqur me të, e cila transmeton se:
“ ßÇä íÍãá ãÇÁ ÒãÒã Ýí ÇáÃÏÇæì æ
ÇáÞöÑóÈ æ ßÇä íÕÈ Úáì ÇáãÑÖì æ íÓÞíåã
Pejgamberi, alejhi’s selam e barte
atë në edava ([10]) dhe gëzof lëkure për bartje të lëngjeve dhe me të spërkatte
të sëmurit dhe iu jepte të pinin prej tij“. ([11])
Ebu Xhemre ed-Dubeijj rrëfen e
thotë:
„ ßõäúÊõ ÃõÌóÇáöÓõ ÇÈúäó ÚóÈøóÇÓò
ÈöãóßøóÉó ÝóÃóÎóÐóÊúäöí ÇáúÍõãøóì ÝóÞóÇáó ÃóÈúÑöÏúåóÇ Úóäúßó ÈöãóÇÁö ÒóãúÒóãó
ÝóÅöäøó ÑóÓõæáó Çááøóåö Õóáøóì Çááøóåõ Úóáóíúåö æóÓóáøóãó ÞóÇáó ÇáúÍõãøóì ãöäú
ÝóíúÍö Ìóåóäøóãó ÝóÃóÈúÑöÏõæåóÇ ÈöÇáúãóÇÁö Ãóæú ÞóÇáó ÈöãóÇÁö ÒóãúÒóãó Ôóßøó
åóãøóÇãñ
E shoqëroja Ibni Abbasi në Mekke
dhe më kapën ethet. Largoji prej vetes me ujë të zemzemit -më tha- ngase
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë: Ethet janë nga vapa e Xhehennemit andaj
ftohni (largoni ato) me ujë ose me ujë të zemzemit- dyshon Hemmami, transmetuesi
i hadithit.“ ([12])
Ka thënë Ibnu’l Kajjimi: Kur isha
në Mekke u sëmura dhe meqë nuk gjeta mjek e ilaç merrja ujë të zemzemit dhe
këndoja disa herë kaptinën el-Fatiha në të e pastaj e pija. Me këtë arrita të
shërohem tërësisht dhe fillova të mbështetem në të sa herë që ndieja dhimbje.
Përfitoja shumë nga kjo metodë shërimi.
Në një rast tjetër thotë: Unë dhe
të tjerë kemi provuar gjëra të çuditshme kur kërkuam mjekim nga uji i Zemzemit.
Kam provuar të mjekohem nga disa sëmundje nëpërmjet kësaj metode dhe, me lejen e
Allahut, jam mjekuar.
Të gjithë ne e kemi dëgjuar
tregimin e gruas marokiane e cila vuante nga kanceri. Pasi që mjekët mbetën në
konfuzion përkitazi me shërimin e saj dhe lehtësimin sadopak të dhimbjeve, ajo
udhëtoi në Mekke dhe filloi terapi të re shërimi duke përdorur ujë zemzemi dhe
nga një bukë të vogël dhe një vezë gjatë ditës. Lutej, falej dhe qante shumë.
Befasisht, ajo u shërua tërësisht dhe sëmundja shkoi pa lënë asnjë gjurmë. Me
lejen e Allahut Zemzemi mundi kancerin.
Ndoshta e tërë kjo qëndron në
faktet, të zbuluara tashmë edhe prej njerëzve, madje jomuslimanë, se Uji Zemzem
përmban shumë pak sulfur. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë
vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur. Ndërsa sipas analizave të
bëra në SHBA njoftohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban
mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO së uji Zemzem është njëri ndër
ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë([13]).
Prej vlerës së këtij uji është se
ai nuk prishet. Eshtë përmendur se një njeri e ka bartur atë në vendin e tij dhe
e ka lënë 12 vite në një vend e nuk është prishur dhe nuk ka ndërruar. Madje,
edhe pse kanë kaluar mileniume prej burimit të parë ende nuk shteret dhe çka
është më me rëndësi se burimi i tij nuk dihet. Sipas raportit të WHO-së
(Organizata Ndërkombëtare e Shëndetësisë) me gjithë teknologjinë moderne ende
nuk mund të deshifrohet mistika e ujit Zemzem, ujë i cili konsiderohet ndër
ujërat më të shëndetshme ne fytyrën e tokës. Burimi i ujit Zemzem ende nuk është
i njohur dhe është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit.
Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt kjo që shkakton huti
tek shkencëtarët. Prej burimit të Zemzemi, e cila është vetëm 1.5 metër e
thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por assesi nuk
pakësohet niveli i ujit. Uji Zemzem krahas ujërave tjera përmban shumë më shumë
materie ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet
burimi i tij([14]).
Uji i Zemzemit është një nder për
mysafir. Ai është dhurata më e mirë që dhurohet. Muxhahidi rrëfen se kur tek
Ibni Abbasi shkonte ndonjë mysafir ai i dhuronte ujë zemzemi dhe nuk ndodhte që
t’i shtronte dikujt bukë-ushqim e të mos i jepte të pijë nga uji i zemzemit.
Aisheja rrëfen se Pejgamberi,
alejhi’s selam barte me vete ujë zemzemi. ([15])
Para çlirimit të Mekkes Pejgamberi,
alejhi’s selam dërgonte ndonjë njeri tek Suhejl b. Amri që t’i dhuronte ujë
zemzemi. ([16])
Prej zemzemit nuk ngopet apo nuk
pinë shumë mynafiku. Muhammed b. Abdurrahman b. Ebu Bekir transmeton se derisa
isha tek Ibni Abbasi erdhi një njeri, të cilin e pyeti: Prej nga erdhe? Erdha
nga Zemzemi-iu përgjigj. A pive prej tij siç duhet pirë?- e pyeti Ibni Abbasi. E
si duhet pirë prej tij?- pyeti njeriu. Kur të pish prej tij kthehu kah kibleja,
bë bismilah merr fryme tri herë dhe ngopu-pi shume prej tij. Kur ta përfundosh
falënderoje Allahun ngase Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
Shenja e cila na dallon neve nga
hipokritët është se ata nuk pijen ujë shumë nga zemzemi”. ([17])
Et-tedal-lu’ (ÇáÊÖáÚ) është pirja e
shumtë derisa të mbushen brinjët dhe eshtrat ujë.
Hutbeja e dytë
Për çka pihet?
Hadithi i Muhammedit, alejhi’s
selam:
“ãóÇÁõ ÒóãúÒóãó áöãóÇ ÔõÑöÈó
áóåõ
Uji i Zemzemit shërben për çka do
që të pihet”. ([18])
...është i vërtet.
Ka thënë Muxhahidi: Nëse e pinë
ujin e zemzemit që të shërohesh, të shëron Allahu, nëse e pinë që të ngopesh, të
ngop Allahu me të, nëse e pinë që ta largosh etjen, ta largon Allahu atë.
Ka thënë Sheukani: Në këtë hadith
ka dëshmi se uji i zemzemit bën dobi për çdo gjë për hire të së cilës e pinë
njeriu atë, pa marrë parasysh se a bëhet fjale për gjëra të dunjasë apo
ahiretit. Mu për këtë një grup dijetarësh e kanë pirë për gjëra që do t’i
përmendim:
§ Ibni Mubareku e pinte që
të mos etej në Ditën e Kijametit.
§ Hakimi e pinte që të
shkruante (përpilonte libra) mirë.
§ Ibni Huzejme e pinte që
të peritonet dituri të dobishme.
§ Ibni Ujejne ua rrëfente
nga 100 hadithe atyre që pinin ujë zemzemi.
§ Ibni Haxheri e pinte që
ta arrinte pozitën e Dhehebiut në nxënien përmendesh të haditheve.
§ Sujuti e pinte që të
arrinte gradën e Siraxh el Belkinit në fikh dhe Ibni Haxherit në hadith.
§ Shafiu e pinte që të
gjuante më mirë. Në çdo dhjetë shigjeta nëntë i kishte të sakta.
§ Selefi e kishin bërë
traditë që kur merrnin ndonjë udhëtim dhe largoheshin prej shtëpisë shkonin te
Zemzemi dhe pinin ujë prej tij.
Përshëndetjet qofshin mbi
Muhammedin, alejhi’s selam ndërsa lutja jone e fundit është: Falënderimi i
takon Allahut, Zotit të botëve!
--------------------------------------------------------------------------------
[1] Ibrahim, 37
[2] Islami shkëndijë që s’fiket 1,
Sedat G. Islami, b.1, Vushtrri, Kosove, 2005, f. 644. Hoxha i nderuar fillon
hutben me këto fjalë në një xhemat që tregimin që lidhet për Zemzemin e kane
dëgjuar dhe e dëgjojnë shumë herë. Për të mos mbetur mangu në rolin që duhet të
luaj kjo hutbe, unë po sjell një tregim që e kam përkthyer më herët për Haxheren
dhe Ismailin, alejhi’s selam.
[3] Zemzemi quhet kështu për shkak
se ka ujë të shumtë. Thuhet: Ujë zemzem- ujë i shumtë. Eshtë thënë se quhet
kështu për shkak të tubimit të tij. Gjuhësisht ez-Zemzemeh (ÇáÒøóãúÒóãóÉ) i
thuhet grupit te burrave prej mbi 50-të. Disa kanë thënë se quhet Zemzem ngase
rrjedh prej el-Hezmeh, që d.t.th.: goditje me këmbë në tokë. Disa të tjerë kane
thënë se për shkak te lëvizjes së tij është quajtur me këtë emër. Eshtë thënë
edhe ndryshe. Quhet kështu ngase ai stabilizon peshoren (zummet bi’l mizani
ÒõãøóÊú ÈöÇáúãöíÒóÇäö) dhe nuk e lë të lëviz majtas-djathtas. Shih: Fet'hul
bari, komenti i kreut: Ma xhae fi mai zemzem.
[4] Ibrahim, 37
[5] Buhariu
[6] Buhariu. Hadithi bën fjalë për
Isranë dhe Miraxhin...
[7] Shprehja Taamun mine’t ta’mi
d.t.th.: ushqim qe ngopesh prej tij. Shih: El-Faik fi garibi’l hadithi ve’l
etheri, Zemahsheriu, pj. 1, f. 274. Shenim i përkthyesit.
[8] Shejh Albani në Sahihu’l
xhamii, 3322, e ka cilësuar autentik. Shënim i përkthyesit.
[9] Muslimi
[10] Një lloj çante e vogël e
thurur nga dy lëkura që shërbente për bartje të ujit. Shih: Shih: Lisanu’l areb,
pj. 14, f. 24
[11] Transmeton Tirmidhiu ndërsa
Albani ka thënë se ka sened xhejjid- të mirë. Shih: es-Silsiletu’s sahihah,
2/572
[12] Buhariu
[15] Transmeton Tirmidhiu ndërsa
Albani e ka cilësuar autentik këtë hadith me tekst pak më ndryshe por me kuptim
të njëjtë në es-Silsiletu’s sahihah, 963
[16] Transmeton Hejthemiu me sened
xhejjid-të mirë
[17] Autori thotë se hadithin e
transmeton Ibni Maxheh dhe se ai ka sened sahih li gajrihi ndërsa Albani ne
el-Irva, 1125, e ka cilësuar të dobët-daif. Allahu e di me se miri!
[18] Transmeton Ibni Maxheh në
Sunenin e tij ndërsa këtë hadith Albani e ka cilësuar autentik. Shih: El-irva,
1123
Windows Live: Make it easier for your friends to see
what you’re up to on Facebook.