DISA ANË TË IDENTITETIT EVROPIAN

65 views
Skip to first unread message

Senad Maku

unread,
Apr 13, 2010, 7:05:07 PM4/13/10
to kosova...@yahoogroups.com, shqi...@yahoogroups.com, alb-musli...@yahoogroups.com, alb-mus...@yahoogroups.com, islamg...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com, cam...@yahoogroups.com, forumi...@yahoogroups.com, penai...@yahoogroups.com, penako...@yahoogroups.com, feja...@yahoogroups.com, Feja...@yahoogroups.com

DISA ANË TË IDENTITETIT EVROPIANPDFPrintE-mail
Shkruajtur nga Behxhet Jashari   
E mërkurë, 13 Prill 2010 22:40

Historikisht vërejmë se datat kyçe historike dhe kulturo-qytetëruese të Evropës janë: themelimi i qytetit të Romës në vitin 753 para erës sonë dhe themelimi i polisëve (qyteteve të mëdha) greke siç janë Athina, Sparta, Tebe, Mikena dhe qytetet tjera të cilët u themeluan në periudhën ndërmjet shekullit të V dhe III para erës së re. Ndërsa nga ndodhitë më të rëndësishme në periudhën e Perandorisë Romake veçohen:

- lufta njëqindvjeçare kundër Kartagjenës dhe shkatërrimi i tërësishëm i saj,

- djegia e Romës nga ana e mbretit Neron,

- zhvendosja e hebrenjëve në shumë vise të botës në vitin 142 të erës së re nga Tertulijani,

- pushtimet romake në Afrikë, në shumë pjesë të Azisë, Galisë, Anglisë dhe Ballkanit,

- shpallja e mbretërve romak August Dioklecijanit dhe Neronit për gjysmë hy,

- përqafimi ose pranimi i krishterizmit si religjion i vetëm zyrtarë i Perandorisë Romake nga ana e mbretit Konstandin në vitin 313 të erës së re në vend të paganizmit të deriatëhershëm dhe

- ndarja e krishterimit në dy rite; në ortodoks dhe në atë katolik (viti 1054).

Gjatë zhvillimit të teologjisë mesjetare krishtere do të vërejmë se Kisha si institucion i vetëm universal religjioz në Evropë assesi nuk mundi t’i ndalojë skizmat dhe ndasitë religjioze të cilat ishin vazhdimësi natyrore e ndarjeve shtetërore dhe politike të Evropës. Përçarja brenda krishterimit dhe ndarja në ortodoks dhe në katolik që ndodhi në vitin 1054 gjatë sundimit të mbretit Teodosije - pasi që papa dhe patriarku Kerzularijus u mallkuan ndërmjet vete - ishte niveli kulminant i skizmave kishtare teologjike. Me këtë mund të vlerësojmë se në një aspekt Evropa është ngritur mbi themelet e varfërisë shpirtërore të saj, gjë që prodhoi aspiratat për t’i kolonizuar viset dhe popujt joevropianë...

Sidoqoftë, shikuar nga këndi historik, Evropa Perëndimore asnjëherë nuk ka qenë e sulmuar nga ndonjë faktor i jashtëm oriental (lexo: nga Orienti islam), përveç se që është sulmuar nga vetvetja e saj nga brenda. Pikërisht Evropa me të “birin e saj” Jul Qesarin, ishte ajo e cila e sulmoi Orientin, atëherë kur në vitin 49 p.e.r. (Jul Qesari më ushtrinë e tij) e shkatërron Aleksandrinë, me këtë duke e djegur edhe Bibliotekën e famshme të Aleksandrisë. Një kronist i njohur që quhej Oroz (shek. V të erës së re), thotë se “Qesari i kishte veçuar rreth 40.000 libra nga Biblioteka e Aleksandrisë të cilat i kishte paketuar me qëllim që t’i transportojë në Romë”[1], ndërsa historiani Vil Durant do të shprehet në mënyrë më të drejtpërdrejtë kur thotë se “Bibliotekën e dogji Qesari”[2]. Gjithashtu edhe Marcelini pohon për një gjë të këtillë se “plaçkitja dhe djegia e bibliotekës së Aleksandrisë u realizua nga diktatori Jul Qesar”[3].

Me fillimin e erës islame, respektivisht në vitin 625 - bota e atëhershme islame për së pari herë do të sulmohet nga një koalicion i gjerë i përbërë nga disa grupe krishtere dhe hebreje, si dhe nga hipokritët dhe idhujtarët mekkas. Ajo ndodhi në afërsi të kodrës së quajtur Uhud (Arabi). Mund të thuhet se kjo ishte edhe kryqëzata e parë kundër Orientit të atëhershëm islam.

Synimet evropianë ndaj botës së Orientit do të zgjerohen në fillim të shek. XI, madje, që nga fillimi i shek. XI e deri në shek. XIII, Orienti islamik do të përjetojë jo më pak se dhjetë kryqëzata të tmerrshme. Të gjitha ato ishin të drejtuara nga liderët fetar të krishterë. Në këto kryqëzata, të cilat zgjatën plot 194 vite, u sulmuan Siria, Palestina, Egjipti, Tunizia, Algjeri...

Në vitin 1258 Orienti islam do të përjetojë sulme edhe nga mongolët, kur u shkatërruan shumë qendra të kulturës dhe qytetërimit musliman, ndërsa Bagdadi u rrënua deri në themel. Shkatërrimet nuk u ndalën këtu, por ato do të vazhdojnë edhe me inkuizicionin, siç ishte rasti ndaj muslimanëve dhe kulturës islame në Spanjë (shek.XI-XVI), si dhe ndaj muslimanëve të Ballkanit gjatë periudhës ndërmjet shek. XVII dhe XX.

Pas mossuksesit të kryqëzatave dhe inkuizicionit, evropianët arritën që t’i kolonizojnë pothuajse të gjitha trojet e botës islame, ashtu që deri në përfundimin e Luftës së Parë Botërore nuk kishte asnjë shtet të pavarur musliman në botë. Kjo qartë flet për faktin se Evropa ishte ajo e cila e sulmoi, i solli tragjedi dhe shkatërrime të papara, madje edhe e kolonizoi Orientin islamik, e jo anasjelltas...

Historia asnjëherë nuk shënoi ndonjë akt barbar ose sulm nga Orienti kundër Oksidentit ose Evropës. Muslimanët ishin ata që në Evropë erdhën vetëm si bartës të kulturës dhe qytetërimit, gjë për të cilën flet Spanja muslimane. S’do mend, se një gjë të këtillë me plot bindje e konstaton edhe orientalisti spanjoll Blasko Ibanjez kur thotë: “Spanja me kënaqësi i pranoi njerëzit që vinin nga Afrika... Ishte ajo një ekspeditë qytetëruese... Nuk ishte invazion... Në qytetet e pushtuara, kishën ia linin të krishterit, kurse sinagogën hebreut. Prej shekullit VIII deri në shekullin XV është krijuar dhe zhvilluar qytetërimi më me ndikim në Evropë”.

Ajo që e nxiti Evropën për të ndërmarrë sulme të atilla ndaj gjithë asaj që nuk është katolike dhe evropiane, është pikërisht edhe sindromi i imoralitetit, dukuri negative kjo e cila paraqitet në hierarkinë kishtare të shekujve X, XI dhe XII dhe kur në Romën papale paraqitet pornokratia (gjë që vazhdon edhe sot e kësaj dite, kur në media për çdo ditë publikohen skena të turpshme që realizohen nga udhëheqësit e “religjionit të dashurisë” - krishterizmit, ku në mënyrë të drejtpërdrejtë involvohet edhe papa dhe klerikët kishtar).

Sidoqoftë, historia nuk i harroi edhe betejat ndërmjet pushtetit shpirtërorë - fetarë dhe atij profan, ndërmjet papës dhe mbretit (shek. XI dhe XII), të cilat nuk ndodhën askund tjetër, përpos në Evropë. Konflikte të këtilla religjioze do të paraqiten edhe atëherë kur mbreti Filipi IV do t’a poshtërojë dhe persekutojë papën, e pastaj - në vitin 1321, do ta anulojë dhe zhdukë sektin më të fortë krishtere të quajtur Templarë...

Për Evropën është absurde dhe tragjike që viti më i rëndësishëm në historinë e saj të jetë viti 1492 - viti kur është zbuluar Amerika. Njëkohësisht kjo do të thotë edhe zhdukje e muslimanëve dhe hebrenjëve në Spanjë, kurse nga ana tjetër ky vit është edhe fillimi i zhdukjes dhe dëbimit të indianëve të Amerikës Veriore, të Mesme dhe asaj Jugore. Zbulimet e detarëve evropian do t’i ndihmojnë Evropës që pranë kontinentit amerikan, të pushtohen dhe kolonizohen Afrika dhe pothuajse e tërë Azia. Kolonitë Britanike arritën të zgjerohen njëqind herë më tepër se vet Anglia, sa që me vend e kishin shprehjen kur pohonin se “dielli asnjëherë nuk perëndon në Britaninë Mbretërore”.

Ndër ndodhitë më të theksuara në historinë e Evropës, nga të cilat - siç duket Kisha asnjëherë nuk mori mësime adekuate - janë: kryqëzatat, inkuizicioni dhe dy luftërat Botërore. Si rezultat i kryqëzatave, inkuizicionit dhe Luftërave Botërore, jetën humbën rreth dyqind milionë njerëz. Të gjitha këto “epidemi” u paraqitën në Evropë - në brendinë e kompleksit kulturo-historik të saj, ku fjalën kyçe e pati Kisha Romano-katolike...

Sidoqoftë, është duhur të kalojnë të gjitha këto marrëzira, që më në fund Edgar Morin të deklarojë se “tanimë nuk jam kundër Evropës, sepse shkolonializimet u kanë hequr në mënyrë të pandjeshme vendeve evropiane karakterin e tyre grabitqar”[4].

Pasi që sipas një legjende të lashtë e cila thotë se “Evropa si personalitet hy erdhi nga Azia - nga nëna e të gjitha religjioneve...”, pra nga Orienti, atëherë për çfarë arsye i gjithë ai mllef ndaj Orientit!?

KRYQËZATAT GJATË SHEKUJVE

(1096-1290)

1. Kryqëzata e parë (1096 - 1099)

Evropa e periudhës mesjetare (shek. VII-XVI) ishte e mbushur me ide skizmatike dhe konflikte të ndryshme të cilat zhvillohe shin ndërmjet pushtetit fetar dhe atij profan. Kisha si institucion i vetëm universal religjioz assesi nuk mundi t’i ndalojë skizmat e këtilla fetare e religjioze që ishin vijim dhe vazhdimësi natyrore e ndarjeve shtetërore dhe politike, gjë që rezultuan me skizma të shumta fetare kishtare, siç ishte ndarja në ortodoksë dhe katolikë në vitin 1054 dhe konflikti ndërmjet papës dhe patriarkut Kerzularijus.

Si pasojë e këtyre skizmave brendakishtare evropiane, madje edhe si pasojë e ëndjes për supremacion të Evropës ndaj Orientit, u organizuan ekspedita luftarake kishtare, të quajtura kryqëzata.

Themelues i luftërave të Kryqëzatave konsiderohet Papa Urbani II (në pozitën e papës qëndroi në periudhën e viteve 1088-1099), i cili në vitin 1095 ftoi Asamblenë e Klermontit të mbajtur në Klermon Feran që Evropa të vërsulet në luftërat e shenjta kryqëtare kundër pushtuesve të Jerusalemit për “çlirimin e varrit të shenjtë nga pabesimtarët (muslimanët)”.

Kësaj thirrjeje pa hamendje dhe me ngazëllim e kënaqësi i’u përgjigjën të gjithë mbretërit, ushtritë dhe popujt evropian. Me këtë gjest ish doktrina pacifiste e krishterë u lë anash. Lufta e shenjtë ishte thirrur me qëllim që t’i rrëmbejnë tokat e shenjta muslimane në Orient. Thirrjes së këtillë të Papës Urbanit të Dytë, iu përgjigjen me shpresë se çdonjëri i cili do të inkuadrohet në kryqëzata do t’i jepej një kompensim i plotë për të gjitha mëkatet e kryera, madje edhe për çdo krim. Praktika e këtillë e faljes së mëkateve dhe krimeve nga administrata Kishtare ndaj atyre të cilët do të marrin pjesë në beteja kundër “të tjerëve dhe jobesimtarëve” daton nga qarqet teologjike të krishterimit të hershëm, gjegjësisht aty kah shek V. Kjo bëhej përmes një shkrese, ku Papa aktual - si pasojë e pagesës - publikonte se personit përkatës i falen mëkatet dhe të gjitha krimet e kryera. Pra, cilido që kryente ndonjë mëkat, për t’iu falë mëkati i bërë ai do të duhej t’i paguante një shumë monedhash të argjendta Kishës, e me këtë të lirohej nga mëkati i kryer.

Që këtu, edhe gjatë organizimit të kryqëzatës së parë, Kisha i ftoi të gjithë ata të cilët kishin kryer veprime të gabuara, edhe atë duke filluar që nga vjedhja e deri tek vrasja, mund të grumbulloheshin nën flamurin me kryq, gjegjësisht nën “shenjën papale për kryqëzatë” kundër botës së Orientit. Të gjitha këto metoda eksploatuese e bënë Kishën shumë të pasur.

Këto ishin periudha kur Evropa ballafaqohej me uri masive, epidemi nga murtaja dhe sëmundje tjera vdekjeprurëse, ndërsa nga ana tjetër udhëheqësit kishtar iu pëshpëritnin njerëzve se e gjitha ajo që po ngjanë me Evropën është shkak i asaj që varri i Jezuit gjendet në duart e pabesimtarëve. Në luftërat e planifikuara çdo kush shikonte llogarinë personale. Kisha perëndimore kultivonte shpresën se ata do të sundojnë me Lindjen, prandaj edhe të gjithë pjesëmarrësve në luftë u premtonte falje të mëkateve. Disa mbretër dhe çifligarë shpresonin në pushtimin e tokave të reja dhe në zgjerimin e pasurisë së tyre. Të varfrit të cilët nuk kishin trashëguar asgjë nga pasuria e baballarëve të tyre, shpresonin se pas kryqëzatave do të pasurohen. Në këto luftëra, fshatarët vërejtën mundësinë e lirimit nga dhuna ekonomike, juridike dhe ajo politike e feudale. Në të gjitha tubimet kishtare dhe në ato publike, krerët kishtarë vazhdimisht ua përkujtonin popullit, se është turp i madh dhe mëkat i pashlyer ajo që varri i Jezuit të gjendet në duart e pabesimtarëve. Kështu që gjithçka ishte mirë e përgatitur dhe e planifikuar, prandaj luftërat mund të fillonin...

Historianët e besojnë edhe atë se aventura e Papës Urbani II kishte lindur nga ëndja e tij për pushtet, madje aty radhiteshin edhe shumë interesa të tjera materiale... Përderisa mbretërit evropianë, princërit, aristokratët dhe të tjerët, përshëndetnin thirrjen e Papës me kënaqësi, në fytyrat e tyre vëreheshin synimet për të plaçkitur dhe për të okupuar hapësira sa më të mëdha të tokave në Orient. Në lidhje me këtë prof. Donald Queller nga Universiteti i Ilinoisit do të shprehet në këtë mënyrë:

“Përderisa kalorësit francezë dëshironin më shumë sipërfaqe të tokës, tregtarët italianë shpresonin se do t’a zgjeronin tregtinë edhe në portet e Lindjes së Mesme, ndërsa një numër shumë i madh i të varfërve iu bashkëngjitën ekspeditave vetëm për shkak që të largohen nga jeta e vështirë e tyre”[5].

Sidoqoftë, në gusht të vitit 1096 nga Franca dhe Evropa e mesme do të nisën grumbujt e popujve, qytetarëve dhe më shumë fshatarëve të varfër që ishin të udhëhequr nga agjitatorët kryesorë dhe oficerët shpirtërorë të luftës. Të gjithë ata ishin nxitur nga “shpirti i Kishës”. Në këtë kryqëzatë të parë (1096-1099) si udhëheqës më të njohur u dalluan Godfrid de Bujon-i dhe vëllai i tij Baldovin-i.

Në të vërtetë rrugët e Kryqëzatës së parë përmes së cilëve kryqtarët depërtuan në Orientin islamik, ishin:

- ushtritë që shkuan përmes rrjedhës së lumit Danub, nëpër Hungari dhe Serbi, e prej këtu për në Azinë e Vogël, i udhëhoqi Godfrid de Bujon-i;

- ushtritë që kaluan nëpër Alpe drejt Italisë Veriore, e më pas nëpër Dalmaci, i udhëhoqi Rajmondi i Tuluzit dhe Igo;

- ushtritë që e kaluan detin Adriatik dhe që arritën deri në Durrës, e prej këtu nëpër Greqi për në Konstandinopojë, i udhëhoqi Boemundi i Tarantenës.

Numri i atyre që u inkuadruan në kryqëzatën e parë arrinte deri më 60.000, edhe atë kryesisht - siç e përmend edhe Giboni - nga më shumë grupe të hajdutëve dhe kriminelëve. Të gjithë ata marshuan nëpër Evropë.

Më 12 prill të vitit 1096 Pjetri i Përkushtuar (1050-1115) kishte tubuar një ushtri në Keln të Gjermanisë me qëllim të realizimit të kryqëzatës së parë kundër muslimanëve në Orient për ta “çliruar varrin e shenjtë”. Gjatë rrugëtimit nëpër Gjermani kryqtarët francez ishin treguar të padurueshëm dhe nuk kishin dëshiruar t’a presin Pjetrin dhe gjermanët, andaj disa mijëra ushtarë francezë, nën udhëheqjen e Valter San Avorit u nisën drejt Hungarisë. Pasi që mbërritën në Beograd, aty ku edhe ishte kufiri me Bizantin, kryqtarët filluan të shkatërrojnë dhe të plaçkitnin. Shkatërrime, vrasje dhe plaçkitje të mëdha kishte në tregjet e Zemunt (qytezë në afërsi të Beogradit), ku kryqtarët mbytën rreth katër mijë hungarezë... Më pas ata u drejtuan kah Nishi, e prej këtu nëpër Bullgari, e më pas në gusht arritën në Kostandinopojë.

Në betejat që i realizuan kryqtarët në Azinë e Vogël ndodhën masakra të shumta, ku nga 20.000 kryqtarë, të gjallë mbetën vetëm 3.000 prej tyre.

1.1. Kryqëzata e fshatarëve (viti 1096)

Kryqëzata e fshatarëve paraqet pjesë e Kryqëzatës së parë. Në radhët e kryqtarëve të kryqëzatës së parë u inkuadrua edhe një grup i madh fshatarësh të varfër të Francës, Italisë Veriore dhe Gjermanisë, të cilët i udhëhoqi predikuesi karizmatik Pjetri i Përkushtuar.

Kjo kryqëzatë zgjati vetëm gjashtë muaj, edhe atë prej muajit prill, e deri në muajin tetor të vitit 1096. Siç pohojnë historianët, kjo ndodhi është regjistruar kështu, pasi që këtë grup të madh të ushtarëve që përbëhej nga fshatarët, Pjetri i Përkushtuar e udhëhoqi vetëm gjashtë muaj, ndërsa më vonë ata u zhdukën dhe u shpartalluan nëpër beteja të ndryshme deri në Jerusalem...

Në të vërtetë Pjetri i Përkushtuar ishte një predikues dhe udhëheqës shpirtëror krishter nga Franca. Ai së bashku me mijëra ushtarë kishte arritur deri në Konstandinopojë, e pasi që kishte arritur në Antioki, planifikoi që të ikë e të kthehet në Evropë, mirëpo nuk arriti që ta realizojë një gjë të atillë. Pas çlirimit të Jerusalemit ai kthehet në vendlindjen e tij në Neufmouter ku edhe e ngriti një manastir. Sipas historianëve të cilët shkruan për të, roli i tij thuhet se është zmadhuar...

1.2. Kryqëzata kundër hebrenjve të Gjermanisë (viti 1096)

Gjatë ekspeditës së kryqtarëve në pranverë të vitit 1096, kryqtarët katolikë të cilët ishin nisur drejt “varrit të shenjtë” për në Jerusalem, kishin planifikuar që së pari në disa rajone nëpër të cilat kalonin - në këtë rast nëpër disa vendbanime hebreje të Gjermanisë - t’iu hakmerren hebrenjve për krimin e tyre, siç beson kisha, për “atentatin e kryer ndaj Jezusit”. Kështu pra, në disa rajone të Gjermanisë kryqtarët u vërsulën drejt vendbanimeve hebreje nëpër rrjedhën e lumit Rajna, me ç’rast i mbytën dhe i masakruan mijëra hebrenj. Hebrenjtë përjetuan tmerr... Ata u vranë dhe u therën, e më pas u dogjën, sepse sipas kishës “zjarri pastron”.

Ushtrinë më të madhe të kryqtarëve kundër hebrenjve e udhëhoqi grofi Emih. Ai në verë të vitit 1096 me 10.000 ushtarë, gra dhe fëmijë kaloi pranë zonës së lumit Rajna në drejtim të Majnit, e më pas deri në Danub. Episkopi i Vormsit, Rutard ishte orvatur që t’i mbrojë hebrenjtë, mirëpo kryqtarët ishin futur në rezidencën e episkopit dhe më 18 maj të vitit 1096 i mbysin një numër të madh të hebrenjve.

Gjatë rrugëtimit të tyre kryqtare nëpër Majnc dhe Keln të Gjermanisë, Gotfrid de Bujoni i detyroi hebrenjtë që të paguajnë para të shumta për ta ndihmuar ushtrinë kryqtare. Në qytetin Keln të Gjermanisë kryqtarët kryen plaçkitje të mëdha ndaj popullatës lokale hebreje.

Kryqëzata e parë inicoi një traditë të gjatë të dhunës së organizuar kundër hebrenjve në Evropë. Këto akte barbare të krishterëve katolikë kundër hebrenjve të këtyre zonave të Gjermanisë së atëhershme, historianët i konsiderojnë si kryqëzatë gjermane. Sulmet në fjalë kundër hebrenjve, udhëheqësit kishtar i realizuan me qëllim që të përfitonin sado pak pasuri për kryqëzatën që duhej ta zhvillonin në Orient, madje jo vetëm kjo, por këto masakra kundër hebrenjve i realizuan edhe si pasojë e urrejtjes ndaj hebrenjve. Pra siç shihet rrënjët e antisemitizmit në Evropë datojnë që në shek. XI.

Pas suksesit të kryqëzatës së parë, të gjithë hebrenjtë u dëbuan nga Jerusalemi, ndërsa ata që nuk e bënë atë u mbytën nga katolikët evropianë.

1.3. Kryqëzata e parë vazhdon drejt Hungarisë, e prej aty në Orient

Pas këtyre sulmeve që i kryen ndaj hebrenjve përreth lumit Rajna të Gejrmanisë, kryqëtarët vazhduan rrugën e tyre drejt Hungarisë, pasi që hungarezët i konsideronin si paganë. Pasi që arritën në Hungari, aty u ballafaquan me një rezistencë të ashpër nga një ushtri të cilën e udhëhiqte mbreti Koloman. Aty u ndeshën me Paulicianët - stërgjyshërit e të cilëve kishin ardhur nga Trakia, ku në këtë betejë 2/3 e kryqtarëve u mbytën, ndërsa pjesa tjetër u vendosën si refugjatë në malet e Trakisë, prej ku perandori i Kostandinopojës u erdhi në ndihmë dhe i shpëtoi duke i strehuar në qytet. Mirëpo, me të arritur në Kostandinopojë, kryqtarët vërejtën pasuri të mëdha pas së cilës edhe u vërsulën. Mirëpo, për fat të mirë, perandori i dëboi afër Bosforit para se ata të shkatërronin gjithë qytetin... Gjatë depërtimeve të tyre, kryqtarët arritën në Nike dhe në vitin 1097 e pushtuan atë[6].

Në vitin 1098 kryqtarët francez dhe ata normanë nën udhëheqjen e Gotfrid de Bujon-it dhe Rajmondit nga Tuluzi, e pushtuan Edesën dhe Antiokinë, ndërsa më pas edhe Tripolin. Atëherë kur kryqtarët pushtuan Antiokinë - qytet të cilin e gjetën me shumë pak ushqim - dhe kur më 12 dhjetor të viti 1098 arritën në Ma`arra, aty takuan njerëz që vuanin nga uria dhe që gjendeshin afër vdekjes. Ata arritën t’i kalojnë muret e qytetit dhe më pas i masakruan rreth 20.000 banorë... Më pas, pasi që nuk mund të gjenin ushqim të mjaftueshëm, kryqtarët iu kthyen kanibalizmit (ngrënies së njerëzve). Njëri prej komandantëve të kryqëzatës i shkroi Papës Urbanit II duke i thënë: “Ushtria në Ma`arra vuan prej një urie të tmerrshme dhe e ka vënë atë në një gjendje të egër duke e ushqyer vetën e tyre me trupat e Saracenasve”.

Një kronistë me emër Radulf Kein kishte shkruar: “Në Ma`arra trupat tona i zienin trupat e të rriturve pagan për së gjalli në tenxhere për zierje, ata i shponin fëmijët në hell dhe i gëlltitnin ata të pjekur”.

Gjatë rrugës për në Jerusalem, kryqtarët kryenin shumë masakra ndaj popullatës, si ndaj muslimanëve ashtu edhe ndaj hebrenjve. Pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë dhe pas shumë plaçkitjeve dhe masakrave, hordhitë e egra të quajtur Luftëtarë të Kryqëzatave më 7 qershor të vitit 1099 arritën në Jerusalem. Pas rrethimit pesëjavorë qyteti u pushtua. Kryqtarët arritën të hyjnë në qytet...

Me të hyrë në Jerusalem, kryqtarët u organizuan në ndarjen e mbikëqyrjes së mbretërive. Në të vërtetë Igo u emërua si administrator i të ashtuquajturës Mbretëri të Jerusalemit, ndërsa Gotfrid de Bujon-it i takoi titulli Mbrojtës i “Varrit të shenjtë”...

Gotfrid de Bujon-i ishte mjaft aktiv në rrethimin e Jerusalemit dhe i cili me mjaft mjeshtri luftoi kundër muslimanëve fatimitë, madje ai ishte ndër të parët i cili hyri në këtë qytet. Gotfrid de Bujon-i vdiq në vitin 1100, për të cilin u thurën mjaft poema epike, siç është poema për “Çlirimin e Jerusalemit” nga Torkovata Tasa. Në Komedinë Hyjnore të Dante Aligierit “shpirti i de Bujonit gjendet në Parajsën e Marsit, atje ku gjenden luftëtarët e fesë”. Gjithashtu, Gotfrid de Bujon është hero edhe i dy poemave franceze, ndërsa opera Longrin e kompozitorit Riçard Vagner, mbështetet në legjendat për paraardhësit e Bujonit...

Gjatë pushtimit dhe pas pushtimit të këtyre rajoneve të Lindjes së Mesme, kryqtarët treguan egërsi të ashpër, sa që bota kurrë më parë nuk kishte mundur t’i shohë. Të gjithë muslimanët dhe hebrenjtë ishin vënë nën tehun e shpatës. Të gjithë ata që u gjetën nëpër kisha dhe manastiret (jo katolike) si dhe priftërinj koptë, sirian, ermen, gjeorgjian dhe grek, u dëbuan nga Kisha e Varrit të Shenjtë. Këtë akt barbar e realizuan kryqtarët.

Sipas historianëve thuhet se “ata i kanë mbytur të gjithë Saracenët (muslimanët arabë) dhe turqit që i kanë gjetur aty, edhe atë si meshkujt, ashtu edhe femrat”[7].

Prifti Rajmund Agulie kishte shkruar: “Në tempullin e Solomonit në Jerusalem ecnim nëpër gjak, i cili arrinte deri në gjunj, e ndonjëherë edhe deri në fretë e kuajve...”. Gjatë dy ditëve janë mbytur rreth 40.000 muslimanë dhe hebrenjë. Kanë treguar se kryqtarët e kishin djegë një sinagogë përplot me besimtarë hebrenj[8]. Ndër pjesëmarrësit në këto kryqëzata kishte qenë edhe Raymond nga Aguileja i cili mburrej me aktet kriminale duke thënë: “Aty mund të shiheshin pamje të bukura. Disa nga njerëzit tanë - e kjo ishte gjëja më e mëshirshme - ua këputnin kokat armiqve, të tjerët gjuanin me shigjeta, ashtu që binin nga kështjellat, e disa të tjerë i torturonin më gjatë duke i hedhur në flakë... Grumbuj të mëdhenj të kokave, duarve dhe këmbëve mund të vëreheshin nëpër rrugët e qytetit. Ishte e pamundur që të gjesh ndonjë rrugë të kalueshme nga kufomat e njerëzve dhe kuajve. Por këto ishin gjëra të imta në krahasim me atë se çfarë ndodhi në Tempullin e Solomonit, vend ku shërbimet fetare zhvilloheshin në mënyrë normale. Në Tempullin dhe oborrin e Solomonit njerëzit laheshin në gjakun që arrinte deri në gjunjë”[9].

Kryqtarët mbytën dhjetëra mijë qytetarë në Jerusalem, duke përfshirë edhe ata që u strehuan në xhaminë al-Aksa, pas një premtimi sigurie në te. Kryqtarët e kthyen Kuben e Gurit në një kishë dhe al-Aksanë në një stallë kuajsh dhe ngritën një kryq mbi te[10].

Pasi që kryqtarët në kryqëzatën e parë e pushtuan Jerusalemin (v. 1099), rajonin bregdetar e ndanë në katër mbretëri dhe në dy principata, edhe atë: Mbretëria Latine, Mbretëria e Selanikut, Mbretëria e Nikesë, Mbretëria e Trabzonit, Principata Ahaje dhe Principata e Athinës.

Kryqtarët katolikë të Evropës u dalluan me atë masë të egërsisë dhe barbarizmit si kundër muslimanëve dhe hebrenjve, ashtu edhe kundër të krishterëve Ortodoksë. Po qe se vështrojmë në të kaluarën e Jerusalemit, do të vërejmë se atëherë kur kalifi Omer ibn Hattab (r.a.) në shek. VII i pranoi çelësat e qytetit, nuk u derdh asnjë pikë gjak, që do të thotë se muslimanët assesi nuk ushtruan dhunë ndaj jomuslimanëve. Humanizmin e njëjtë islam do t’a vërejmë edhe pas 88 viteve, atëherë kur gjenerali musliman Salahuddin Ejubi do t’a çlirojë Jerusalemin dhe tërë Palestinën nga të krishterët. Ai me kryqtarët - si kundërshtarë më të përbetuar të Islamit - veproi në mënyrë më humane. Ai i liroi të gjithë robërit e zënë në luftë. Këta robër i liroi pa kurrfarë kompensimi. E liroi edhe mbretin e Jerusalemit i cili quhej Gije de Lusinjan, i cili u betua se asnjëherë nuk do të luftojë kundër muslimanëve. Mirëpo, porsa iu afrua mundësia e parë, ai e shkeli fjalën e dhënë. Salahuddini i liroi të gjithë ushtarët e krishterë, ndërsa krishterët jo që nuk i lironin muslimanët asnjëherë, por ata bënin terror dhe masakër mbi çdo musliman duke mos i kursyer as gratë, e as fëmijët.

Me qëllim që kryqtarët t’i mbajnë pozitat e tyre në Lindjen e Mesme, në vitin 1118 - gjegjësisht njëzet vite pasi që kryqtarët e pushtuan Jerusalemin nën udhëheqjen e Hugh de Payens dhe Godfrey de St. Omer - themeluan njësinë ushtarake - që nuk kishte ekzistuar kurrë më parë - të njohur me emrin Templarë[11].

Ky formacion në fillim numëronte vetëm nëntë anëtarë, ndërsa më vonë numri i tyre vazhdimisht rritej. Ky grup u betua se do t’i mbrojë të gjithë të krishterët, pasi që për vendqëndrim të tyre e zgjodhën një pjesë të pallatit të mbretit që gjendej pranë Tempullit të Solomonit. Anëtarët e këtyre njësiteve që vinin nga Evropa në Palestinë, jetonin në një manastir ku kryenin edhe stërvitje ushtarake për të luftuar kundër muslimanëve të Lindjes së Mesme. Ky grup kalorësish dalloheshin nga besimtarët tjerë me atë që në vete mbanin tunikën e tyre të bardhë mbi të cilën gjendej i vizatuar një kryq i madh me ngjyrë të kuqe.

Rendi i templarëve u përmbahej të ashtu quajturave Rregulla të Shën Benediktit dhe dalloheshin me jetën modeste askete të tyre. Me respektin që e gëzonin templarët, fituan rejting mjaft të lartë. Ata pa kurrfarë ndërmjetësimi nga klerikët e shtresave të ulëta, kishin të drejtë të komunikojnë drejtpërdrejt me papën. Pozita e këtillë bëri që templarët të jenë shumë të fuqishëm dhe pushtetëmbajtës të vërtetë të Mbre tërisë së Jerusalemit.

Templarët ishin ata që bartnin përgjegjësinë më të madhe për sulmet e luftëtarëve të kryqëzatave ndaj muslimanëve. Për këtë shkak - komandanti më i madh musliman Salahuddin Ejjubi i cili me sukses e mposhti ushtrinë e kryqëzatave në vitin 1187 në betejën e Hittinit - pasi që e çliroi edhe Jerusalemin, i dënoi për vdekje Templarët për krimet e tyre të realizuara, edhe pse e fali një numër shumë të madh të pjesëtarëve në këtë kryqëzatë. Templarët u vetëquajtën luftëtarë të varfër, por për një kohë shumë të shkurtër u bënë mjaft të pasur, sepse ata merreshin edhe me vep rim tari bankiere, financiare etj., andaj edhe u pasuruan. Pelegrinët e krishterë që vinin nga Evropa në Palestinë vazhdimisht ishin nën kontroll të plotë të tyre, e që me të hollat e tyre ata u bënë shumë të pasur. Përpos asaj që templarët merreshin edhe me vep rim tari bankiere dhe financiare, thuhet se për herë të parë këta e rregulluan sistemin e çeqeve dhe kredive, të ngjashëm me atë të bankave të sotme. Sipas autorëve britanikë Michael Baigent dhe Richard Leigh, templarët ishin ata që themeluan një lloj të kapitalizmit mesjetar, si dhe themeluan mënyrën moderne të veprimtarisë bankare përmes transakcioneve të tyre me bazë interesi[12].

Megjithatë, pozita e këtillë e templa rëve filloi t’i sjellë kokëdhëmbje papatit romano-katolik, andaj kah viti 1244 fillon edhe rënia e tyre. Kështu pra, shumica e templarëve - në krye me Mjeshtrin e Madh të tyre - ikën në Francë. Filipi IV i akuzoi templarët për herezi dhe amoralitet, si dhe për atë se ata praktikojnë ligje jokrishtere. Kjo akuzë solli deri te burgosja e një numri të madh të tyre. Me kërkesën e mbretit të Francës, Filipit IV, papa Klementi V kishte dhënë urdhër që ky sekt të shpërndahet, gjë që ndodhi në vitin 1312.

Gjithashtu, templarët u ndoqën nga Inkuizicioni dhe u dënuan me vdekje. Rendi i Kavalierëve të ushtrisë së Tempullit - templarët, definitivisht u zhdukën në vitin 1324, atëherë kur në turrën e druve u dogj Mjeshtri i Madh i tyre i njëzetedyti me radhë, i quajtur Jacques de Molay (Zhak de Moli). Është interesante se po në këtë vit (v. 1324) vdiqën edhe mbreti Filipi IV dhe papa Klementi V. Sipas dokumenteve historike një numër i konsiderueshëm i templarëve u shpërngulën në mbretërinë e vetme evropiane që nuk e njihte autoritetin e Kishës Katolike në shek. e XIV, në Skoci, që do të thotë se templarët duke ikur nga Kisha, strehim gjetën tek mbreti skocez, Roberti i Brusit.

Sot janë të njohura dy organizata të krishtera të templarëve. Ato janë: Ordo Templi Orientis (OTO) dhe Ordo Novi Templi (ONT)[13].

2. Kryqëzata e dytë (1147-1149)

Shtetet të cilat u themeluan më rastin e kryqëzatës së parë, ekzistuan deri në vitin 1144, gjegjësisht deri atëherë kur Edesa u pushtua nga turqit. Kjo ndodhi e tronditi Evropën e atëhershme, ndërsa si pasojë e kësaj papa Eugeni III - i cili në postin e papës qëndroi prej vitit 1145 e deri në vitin 1153 - në vitin 1147 ndërmori organizimin për një kryqëzatë të dytë ndaj Orientit islam.

Kryqëzata e Dytë u zhvillua 48 vite pasi që Jerusalemi ra nën okupimin e krishterë. Këtë kryqëzatë e udhëhoqën Konradi III - perandori i Gjermanisë dhe Luij VII - mbreti i Francës, ku përveç ushtarëve të rëndomtë, morën pjesë një numër i madh i monarkëve të sekteve të ndryshme, si dhe templarët.

Gjatë kësaj ekspedite ushtarake të krishterët arritën deri në afërsi të Damaskut, ku pas konflikteve të ashpra, kryqtarët nën presionin dhe rezistencën e muslimanëve u detyruan që të kthehen andej nga kishin ardhur.

Kryqëzata e dytë konsiderohet si e dështuar, sepse si pasojë konsiderohet mosmarrëveshja ndërmjet Konradit të Tretë dhe mbretit të Francës, Luijit VII. Këta nuk kishin mund të merren vesh rreth ndarjes së rajoneve të pushtuara.

Pasi që kaluan rreth nëntë dekada, gjegjësisht 88 vite që nga rënia e Jerusalemit, në vitin 1187, komandanti musliman me origjinë kurde Salahuddin Ejjubi, organizoi ushtritë me qëllim që ta kthejë Jerusalemin nën juridiksionin musliman, gjë të cilën e arriti me sukses. Salahuddini me ushtrinë e tij jo vetëm që e çliroi Jerusalemin, por ai arriti ta çlirojë edhe tërë Palestinën dhe Sirinë e sotme.

Me rastin e pushtimit të Jerusalemit nga ushtria muslimane, Salahuddini tregoi humanitetin dhe korrektësinë e sinqertë ndaj të gjithë atyre që u zunë rob, ndër të cilët ishte edhe Riçardi Zemërluani... Të gjithëve ua fali lirinë.

3. Kryqëzata e tretë (1189-1192)

Kryqëzata e tretë zgjati prej vitit 1189 e deri në vitin 1192. Kryqëzata e tretë ishte shkak i drejtpërdrejtë i çlirimit të Jerusalemit dhe Sirisë nga udhëheqësi musliman Salahuddin Ejubi. Çlirimi i Jerusalemit nga ana e muslimanëve në Evropën krishtere u pranua me një dëshpërim të madh, gjë që shkaktoi thirrjen e përgjithshme krishtere në luftë kundër muslimanëve dhe Islamit nën emrin e kryqit.

Këtë kryqëzatë e organizoi Papa Grguri VIII (i cili në postin e papës qëndroi vetëm gjatë vitit 1187), ndërsa e udhëhoqën Riçard Zemërluani i Anglisë, Frederik Barbarosa i Gjermanisë dhe Filip Augusti i Francës.

Pas ngujimit dhe bllokimit dyvjetor të Jerusalemit dhe sulmit ndaj muslimanëve nga toka dhe deti, muslimanët pësuan humbje të mëdha nga kryqtarët. Në këtë luftë u mbytën shumë muslimanë, ndër ta edhe 3.000 (muslimanë) të zënë rob.

Pasi që Riçardi me ushtrinë e tij në vitin 1191 e pushton Akrën, urdhëron që robërit e zënë të ekzekutohen. Kështu që pa kurrfarë mëshire u mbytën 3.000 njerëz muslimanë, numri më i madh i të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Gjatë nxitjes në këtë masakër makabre, peshkopët kishtar pohonin se “jeta e jobesimtarëve nuk ka kurrfarë vlere”.

Mirëpo, Jerusalemi si qytet i lirë dhe i hapur përsëri mbeti nën kontrollin dhe pushtetin musliman, ndërsa Riçard Leonhart në vitin 1192 i turpëruar u kthye në Angli së bashku me ata që i kishin mbijetuar betejës.

4. Kryqëzata e katërt (1201-1204)

Kryqëzatën e katërt e udhëhoqën feudalët francez nën flamurin e Republikës Mletase. Në këtë kryqëzatë, e cila zgjati prej vitit 1201 e deri në vitin 1204, haptazi u ngrit edhe kisha romano-katolike, edhe atë jo vetëm kundër islamit dhe muslimanëve, por edhe kundër Bizantit dhe ortodoksisë. Kryqëzata e katërt zgjodhi një objekt më të lehtë për të pushtuar dhe përveç faktit që Kostandinopoja ishte në duart e të krishterëve ortodoksë, mundi të arrinte deri aty ku dy kryqëzatat e para kishin dështuar. Rrugës për në Orient kryqtarët e pushtojnë Zarën, ndërsa në vitin 1204 arrijnë në Konstantinopojë dhe e pushtojnë atë.

Pasojat e pushtimit të Kostandinopojës nga kryqëzatat ishin zëvendësimi i mbretërisë Bizantinase ortodokse me atë katolike latine, ndërsa në hapësirat e Bizantit lindën shtete të reja. Kryqtarët arritën të plaçkitin dhe masakrojnë njerëz të cilët nuk mendonin dhe nuk besonin si ata, madje ata i shkatërruan pothuajse të gjitha kishat ortodokse që u gjetën në Azinë e Vogël, e veçanërisht ato në Konstandinopojë.

Të gjitha ato pasuri që u plaçkitën nga kishat e Orientit, u dërguan nëpër kishat katolike të Evropës. Ky akt i kryqtarëve katolikë mjaft e dobësoi Bizantin. Pasojat e pushtimit të Kostandinopojës nga kryqëzatat ishin zëvendësimi i mbretërisë Bizantinase ortodokse me atë katolike latine, ndërsa në hapësirat e Bizantit lindën shtete të reja.

5. Kryqëzata e fëmijëve (viti 1212)

Kryqëzata e fëmijëve ndodhi në vitin 1212. Në këtë kryqëzatë morën pjesë 50.000 fëmijë francez dhe gjerman me shpresë se pastërtia e tyre do të ndikojë në realizimin e qëllimit të cilin nuk kishin mundur dekada me radhë ta arrijnë kryqtarët e moshuar.

Sipas një bindjeje kishtare “Varri i Krishtit” do mund të çlirohej vetëm nga fëmijët pa mëkate, andaj edhe udhëheqësit kishtar i tubuan këta fëmijë me qëllim të realizimit të ëndjes së tyre.

Të gjithë ata fëmijë me anije i kishin dërguar për në brigjet e Egjiptit dhe të Palestinës, madje - sipas disa historianëve - qëllimi kryesor ishte shitja e tyre si robër me qëllim të pasurimit të udhëheqësve kishtar, ashtu siç një pjesë e madhe të atyre fëmijëve i shitën si robër në Tunizi dhe në Egjipt, ndërsa shumë prej tyre vdiqën nga të ftohti dhe uria. Ky është rasti i parë në historinë njerëzore kur janë krijuar formacione ushtarake me fëmijë, meqë Papa kishte siguruar se varrin e Krishtit mund ta çlironin vetëm fëmijët e moshës së mitur, të cilët nuk kishin bërë mëkate.

Ekzistojnë disa versione kontradiktore në lidhje me kryqëzatën e fëmijëve, andaj edhe historianët nuk janë të gjithë të një qëndrimi në lidhje me këtë ndodhi. Polemikat përqendrohen në çështjen se:

- vizioni ishte i një fëmije të cilit ishte parafytyruar se vetëm fëmijët do të mundin ta çlironin “varrin e shenjtë”, sepse ato janë pa mëkate;

- ekspedita është realizuar në drejtim të Italisë Jugore, e jo drejt Orientit;

- ekspedita kishte për qëllim çlirimin e Tokës së Shenjtë;

- kjo ekspeditë kishte për qëllim shitjen e fëmijëve si robër.

Sipas disa studiuesve bashkëkohorë, në vitin 1212 kanë ndodhur dy kryqëzata. Në ndodhinë e parë përmendet një bari me emër Nikolas, i cili në pranverën e vitit 1212 përmes Alpeve drejt Italisë i kishte udhëhequr një grup prej 7.000 fëmijëve, të cilët në muajin gusht kishin mbërritur në Gjenovë. Mirëpo, plani i udhëheqësve kishte dështuar, pasi që disa prej tyre ishin kthyer prapë, disa të tjerë kishin shkuar në Romë, ndërsa një numër mjaft i madh ishin shitur si robër, e kështu asnjëri prej tyre nuk arriti në Tokën e Shenjtë.

Ekspeditën tjetër e kishte udhëhequr një “bari fëmi” i quajtur Stiven de Klojs, i cili kishte pohuar se ka pranuar një letër nga Jezusi për mbretin francez. Ky pohonte se mund të bëjë çudira dhe kështu arriti t’i tubojë rreth 30.000 ithtarë, e që më pas u drejtua në drejtim të Saint-Denis. Sipas urdhrit të Filipit II dhe sipas këshillit të një Akademie në Paris, njerëzit u dërguan nëpër vendbanimet e tyre, ndërsa një numër i madh u shpërndanë. Kështu pra, asnjëri nga këto burime nuk thekson se ekzistoi ndonjë plan drejt Jerusalemit.

Sipas Metju Paris, njëri nga udhëheqësit e “ekspeditës kryqtare të fëmijëve” u bë “Le Maitre de Hongrie”, udhëheqësi i ekspeditës kryqëtare të barinjve në vitin 1251. Krahas të gjitha këtyre aktiviteteve, synimet e Evropës asnjëherë nuk pushuan së planifikuari për pushtimin e Tokës së Shenjtë.

Këtu mund të vërejmë verbërinë dhe fanatizmin fetar kur me këtë rast kishte arritur kulmin e çmendurisë kolektive.

6. Kryqëzata e pestë (1217-1221)

Kryqëzata e pestë zgjati prej vitit 1217 e deri në vitin 1221. Këtë kryqëzatë e nxiti papa Honorije III të cilën e udhëhoqën mbreti hungarez Andria II dhe Ludvigi I. Në këtë kryqëzatë morën pjesë edhe kalorësit më të njohur austriak dhe gjerman.

Kjo kryqëzatë u ndërmor me qëllim që të pushtohet Egjipti nga dinastia muslimane e ejjubidëve. Kryqtarët me rastin e kësaj ekspedite ushtarake e pushtojnë Jerusalemin, mirëpo pas disa ditëve ata u detyruan që të largohen nga këto vise, pasi që kishin pësuar humbje të mëdha edhe në frontet përreth Kajros.

Thuhet se për shkak të skizmave religjioze brenda udhëheqësve kryqtarë ata kishin pësuar humbje të rënda, e kështu u detyruan që të tërhiqen nga Egjipti, ndërsa faktet historike flasin për një mjeshtri mjaft efikase të sulltanit të ejjubitëve në Egjipt i cili kishte planifikuar përmbytjen e disa zonave përreth lumit Nil, e kështu i kishte detyruar armiqtë të tërhiqen andej nga kishin ardhur.

7. Kryqëzata kundër katarëve ose albigenezëve (1209-1229)

Katarë = greq. katharoi = i pastër ishte një lëvizje heretike që u përhap në Evropë ndërmjet shekullit XII e XIV. Ithtarët e këtij sekti quheshin katarë, por edhe albigenezë, nga emri i qytetit francez Albi. Katarët haptazi iu kundërvunë doktrinës katolike zyrtare në përgjithësi, me këtë edhe klerit katolik në krye me papën. Ata e kundërshtonin Kishën dhe push tetin e Papës, refuzonin krishterimin të cilin e predikonte papa, e mohonin trininë, ferrin, purgatorin etj. Katarët ose albigenezët më të shumtë ishin në Jug të Francës, por më vonë u përhapën edhe në viset e tjera të Evropës.

Kryqëzatat kundër skizmatikëve katarë (albigenezë) mund të ndahen në tri etapa, edhe atë:

- Etapa e parë: 1209-1215, sukseset e kryqtarëve në Langdok atëherë kur në pushtet qëndronte papa Inoçenti i III (1198-1216);

- Etapa e dytë: 1215-1225, humbja e territoreve të pushtuara nga ushtritë kryqëtare të papës – në këtë kohë papë ishte papa Honoriusi III (1216-1227);

- Etapa e tretë 1225-1229, pasojnë intervenimet e mbretërve francez dhe territoret sërish kthehen nën juridiksionin e papës /Honoriusi III (1216 -1227) dhe Gregori IX 1227-1241/.

Jugu i Francës në atë kohë ishte pjesë më e populluar, e veçanërisht në rajonin Langdok që në atë kohë ishte pjesë e konfederatës Katalone-Aragone të mbretërisë së Aragonës.

Atëherë kur në vitin 1198 në pushtet erdhi papa Inoçenti i III, u orvat që ta pengojë zgjerimin e katarëve. Së pari ai përdori disa metoda paqësore me qëllim që t’i detyrojë të heqin dorë nga mësimet heretike. Ai dërgoi disa priftërinj për t’i kthyer katarët në besimin katolik, mirëpo këto orvatje nuk patën kurrfarë suksesi.

Rajmondi i Tuluzit refuzon që t’i kundërshtojë katarët, andaj papa e ftoi mbretin e Francës Filipi i II Augustin që të luftojë kundër fisnikëve të cilët i mbrojnë katarët. Mirëpo, mbreti nuk kishte reaguar, pasi që kishte qenë i zënë në ndonjë betejë tjetër.

Sidoqoftë, pas këtyre zhvillimeve, papa urdhëron që skizmatikët katarë të sulmohen në Langdok. Në fillimin e sulmeve kundër katarëve, katolikët kryqtarë pothuajse e shkatërruan tërësisht qytetin Bezijer me 10.000 banorë. Në këtë qytet ata i dogjën edhe katarët e gjallë, por edhe ata të cilët i kishin mbytur. Qyteti Karkason ishte i fortifikuar, mirëpo në gusht të vitit 1209 u pushtua nga ushtritë e papës. Pas qytetit Karkason u pushtuan edhe qytetet Albi, Kastelnodar, Kaster, Fanzho, Limo, Lomber dhe Montreal. Në këto konflikte antiskizmatike të kishës katolike kundër katarëve, pothuajse tërësisht u shkatërruan qytetet Perignan, Narbon, Karkason dhe Tuluz.

Gjatë betejave që vijuan në vitet 1211 dhe 1212, katarët arritën që t’i çlirojnë disa provinca të Tuluzit. Në ndihmë të katarëve erdhi Pjetri i II i Aragonës. Ai erdhi nga Katalonia me qëllim që t’i ndihmojë qytetit Tuluz kundër ushtrive katolike kryqtare. Në një betejë ai mbytet, ndërsa kjo ndodhi mjaft i tronditi katarët. Në vitet 1214 dhe 1215 kryqtarët përparuan në shumë fronte, andaj edhe serish e pushtojnë qytetin Tuluz.

Kryqëzata kundër katarëve (albigenezëve) pati një domethënie të madhe në themelimin e inkuizicionit mesjetar. Pas përfundimit të kryqëzatave kundër skizmatikëve katarë (albigenezë) në Francë, inkuizicioni do të aktivizohet në masë më të madhe, madje edhe pse ende ekzistonin rebelime deri në vitin 1225.

8. Kryqëzata e gjashtë (1228-1229)

Kryqëzata e gjashtë ndodhi prej vitit 1228 e deri në vitin 1229. Këtë kryqëzatë e udhëhoqi mbreti gjerman Fridrih II Hoenshtaufi pa lejen paraprake të papës me qëllim që të sundojë në Tokën e Shenjtë. Në këtë kryqëzatë teplarët refuzuan që të marrin pjesë, pasi që ata në një aspekt përfaqësonin frymën e kishës.

Në të vërtetë kjo kryqëzatë më tepër kishte domethënie diplomatike, se sa ushtarake, pasi që mbreti gjerman Fridrih II Hoenshtaufi arriti sukses në negociata me guvernatorin e Egjiptit al-Kamil (1218-1238) që t’a kthejë Jerusalemin dhe disa zona tjera nën juridiksionin e krishterë.

Më vonë, gjegjësisht në vitin 1244, arabët sërish e çliruan Jerusalemin nga të krishterët evropianë.

9. Kryqëzata e shtatë (1248-1254)

Kryqëzata e Shtatë zgjati prej vitit 1248 e deri në vitin 1254. Organizimi i kësaj kryqëzate filloi nga territori i Francës, ndërsa e udhëhoqi mbreti i Francës, Luij i Nëntë. Kjo kryqëzatë kishte synimin drejt Egjiptit, kur ata edhe e pushtuan vendbanimin Damijet, mirëpo në betejën e Mansurës në afërsi të Kajros mbreti Luigj i IX u zu rob, ndërkohë francezët e paguan me para lirimin e tij.

U bënë mjaft orvatje për kthimin e Jerusalemit, mirëpo të gjitha përpjekjet e kryqtarëve dështuan.

10. Kryqëzata e tetë (viti 1270)

Kryqëzata e tetë ndodhi në vitin 1270, të cilën - ashtu sikur se edhe kryqëzatën e shtatë - e udhëhoqi mbreti i Francës Luji IX. Kjo kryqëzatë filloi me sulmin kundër Tunizisë.

Në këtë sulm u rrezikua qyteti Kajro. Mirëpo, disa paralagje të Kajros ishin të ndërprera me kanale për ujitje, kurse lumi Nil atëherë kishte nivelin më të lartë të ujit, prandaj edhe komunikimi ishte plotësisht i ndërprerë. Kjo ofensivë e kryqtarëve ishte plotësisht e pasuksesshme, sepse ata nuk mundën as të përparojnë e as të kthehen prapa, meqë ishin të bllokuar nga ushtritë muslimane. Në këtë bllokadë ushtrinë krishtere e shfarosi murtaja, kur edhe mbreti Luji i IX u sëmur dhe vdiq. Vdekja e mbretit Luji i IX karakterizohet me atë se ai gjatë vdekjes vazhdimisht përsëriste fjalët “Jerusalemi, Jerusalemi”. Nga kjo ekspeditë ushtarake kryqëtare vetëm një numër i vogël ushtarësh u kthyen në Francë.

Më pas, vëllai i Lujit IX, Karlo I - i cili ishte mbret i Sicilisë - arriti ta pushtojë Tunizinë dhe ta vendos nën protektorat të tij.

11. Kryqëzata e nëntë (1271-1272)

Kryqëzata e nëntë ndodhi gjatë viteve 1271 dhe 1272. Thuhet se kjo kryqëzatë ishte vazhdimësi e kryqëzatës së tetë, me qëllim të pushtimit të Egjiptit, ku atëherë sundonte sulltan Bajbari.

Këtë kryqëzatë e udhëhoqi princi anglez Eduardi, i cili me sukses i mbrojti disa rajone ku administronin të krishterët, gjë që arriti t’ia zgjasë jetën edhe për dy dekada një pjese të mbretërisë së Jerusalemit, gjegjësisht deri në vitin 1291, kur edhe ra Akra - bastioni i fundit i mbretërisë krishtere të Jerusalemit.

12. Kryqëzata e Aragonës (1284-1285)

Kryqëzatën e Aragonës e shpalli papa Martini IV (1281-1285) kundër mbretit të Aragonës, Pjetrit III të Aragonës.

Papa Martini IV i përkrahte anzhuvinët si zotërinj të Sicilisë. Ndodhi një luftë ndërmjet sicilianëve dhe Pjetrit III të Aragonës kundër anzhuvinëve. Atëherë kur Pjetri u bë mbret i Sicilisë, papa e përmbysi si mbret dhe e shpall luftën e kryqëzatës kundër tij, me pretekst se Sicilia është pronë e papës. Papa ia dorëzon Aragonën mbretit Karli III, të birit të mbretit francez Filipit III...

Konflikti në Sicili u zgjerua. Vëllai i Pjetrit III i cili iu bashkëngjitet francezëve sundoi me Majorkën dhe Rusilonën. Me këtë sundim ai vendosi një zonë tampon ndërmjet francezëve dhe Aragonës.

Ushtria e madhe franceze në vitin 1284, nën udhëheqjen e Karlit III, Filipit III dhe Filipit IV hyn në Rusilon. Ushtria numëronte 16.000 kalorës, 17.000 shigjetarë dhe 100.000 këmbësorë. Mirëpo popullata vendase ishte kundër francezëve dhe ata rezistuan. Gjatë këtyre betejave, gjegjësisht në shtator të vitit 1285, flota franceze u shkatërrua afër Barcelonës... Kështu pra, në të gjitha këto beteja ushtria franceze pësoi humbje të mëdha, si dhe e kaploi murtaja.

13. Kryqëzata e dhjetë (viti 1290)

Kryqëzata e fundit dhe e dhjetë me radhë - që për kryqtarët ishte luftë plotësisht e humbur, ndodhi në vitin 1290, atëherë kur muslimanët e çlirojnë edhe kështjellën e fundit të kryqtarëve në Akka.

Këtë kështjellë kryqtarët e kishin mbajtur të okupuar rreth një shekulli, mirëpo duke i shfrytëzuar përvojat e tij luftarake, sundimtari egjiptas i memelukëve Halil el-Eshref Kalavuni në pushtimin e kësaj kështjelle mjaft strategjike përdori 92 katapultë.

Të gjitha luftërat kryqëtare dyshekullore, si në aspektin ideor ashtu edhe në atë materijal - me ndihmën e të gjitha shteteve evropiane, veçanërisht të Francës - i udhëhoqi kisha romano-katolike. Nuk duhet harruar asnjëherë se nga dhjetë kryqëzatat, nëntë nga ato ishin të organizuara pikërisht në territorin e Francës, prej ku edhe drejtoheshin kah tokat e Orientit.

Është më rëndësi të theksohet se luftërat e kryqëzatave vendosën platformën dhe kornizat për inkuizicionin 120 vjeçar (1492-1609) ndaj muslimanëve dhe hebrenjëve të Spanjës, e jo vetëm kaq, por inkuizicioni u drejtua edhe kundër sekteve dhe skizmatikëve të ndryshme të krishterë të cilët vepronin në Evropë.

14. Epilog

Të gjitha ato kryqëzata realizoheshin me pretekst, gjoja për ta “çliruar varrin e shenjtë” të Jezusit (Isaut). Historia tregoi se muslimanët janë ata të cilët shekuj me radhë e kanë mbrojtur më mirë se kushdo tjetër “varrin” apo vendet e shenjta ku veproi dhe predikoi Jezusi (Isau).

Besimtarët muslimanë me plot bindje besojnë se Isau është i Dërguari i Zotit dhe i biri i Merjemes, i cili është i lindur pa baba. Madje, në Kur’anin Fisnik ekziston një kaptinë e cila është e emëruar me emrin e nënës së Isaut, Merjem.

Që këtu, çdo besimtar musliman e ka të ndaluar të fyejë ose t’i minimizojë profetët e Zotit ose Librat e shenjta të ithtarëve të Librit (të krishterëve dhe hebrenjve), madje edhe të religjioneve të tjera, me këtë edhe të “varrit të shenjtë”.

Duke i marrë parasysh të gjitha këto fakte historike dhe ato nga Kur’ani, vërejmë se kryqëzatat assesi nuk kishin arsyetim për ta mbrojtur “varrin e shenjtë”, sepse një gjë të atillë besimtarët musliman e bënin shekuj me radhë.

Pjesa e dytë

INKUIZICIONI DHE MËKATET E TIJ

“Jetës së Kishës nuk do t’i gjykohet sipas

nivelit të përparimit njerëzor,

por në bazë të faqeve të historisë së saj”.

Viktor Ygo)

Me përfundimin de jure të kryqëzatave dy shekullore - të cilat i organizoi Evropa krishtere kundër Orientit islamik - lind një institucion tjetër famëkeq i njohur në historinë e Evropës si Inkuizicioni. Luftërat e kryqëzatave ishin ato që vendosën platformën dhe kornizat për themelimin këtij institucioni famëkeq. Nocioni Inkuizicionrrjedh nga fjala latine Inquisition që do të thotë hetim, kërkim, gjurmim. Emërtimi zyrtar i inkuizicionit ishteSanctum Officium (Shërbimi i Shenjtë).

Inkuizicion do të thotë zëvendësim i Gjyqit të Zotit dhe Ditës së Gjykimit nga ana e Kishës në Tokë. Një gjë të atillë duhej ta bënte vetëm ai i cili konsideron se është burim dhe pronar i të vërtetës, e sipas papës, ajo është Kisha.

Inkuizicioni ishte një përgjigje e papës kundër herezisë anembanë Evropës. Shikuar nga këndvështrimi historiko-religjioz, ky Gjyq është një vazhdimësi e praktikës faraonike të Egjiptit të lashtë dhe sjelljes së tij kundruall atyre që mendojnë ndryshe, gjë për të cilën e regjistroi edhe Kur’ani: “(Faraoni) Tha: ‘Nëse ti beson zot tjetër pos meje, do të gjendesh në mesin e të burgosurve’!” (esh-Shuar’a, 29).

Historia njohu disa lloje të inkuizicionit, ndërsa më të njohur janë:

- Inkuizicioni i peshkopatës

- Inkuizicioni i papatit ose inkuizicioni romak

- Inkuizicioni spanjoll

1. Inkuizicioni i peshkopatës nënkupton persekutimet e organizuara kundër heretikëve duke u mbështetur në dekretin papnor Ad Abolendam të lëshuar më 4 nëntor të vitit 1184. Sipas këtij dekreti, mbreti Frederiku I Barbarosa dhe papa Luçie i III (1181-1180) urdhëruan që çdo peshkop të emërtojë nga një klerik të cilët në qarkun veprues të kishës të iniciojnë që veprimet e tyre të drejtohen kundër heretikëve.

2. Inkuizicioni i papatit ishte gjykata kishtare e cila u vendos sipas bulës së III humani generis më 8 shkurt të vitit 1232 nga ana e papa Gurgurit IX (1227-1241).

3. Inkuizicioni spanjoll u themelua në vitin 1480 në asamblenë e kuqe të mbajtur në Toledo të Spanjës. Qëllimi ishte për t’i mbrojtur vlerat shoqërore kulturore dhe fetare të katolicizmit në Evropën Perëndimore, veçanërisht në Spanjë, Francë dhe Itali. Papa Sikstusi IV (1471-1484) ishte ai i cili e autorizoi Ferdinandin e Aragonës që të emërojë inkuizitorë të cilët do të vendosnin paqe në territorin spanjoll[14].

Siç dihet, Gjyqi i Parë Special i Inkuizicionit është themeluar në vitin 1183 në Veronë (Itali). Koncili i Katërt që u mbajt në pallatin Latern të Romës në vitin 1215 kishte domethënie vendimtare për institucionin e Inkuizicionit. Në këtë Koncil të udhëhequr nga papa Inoçenti III vendoset që nën juridiksionin e episkopëve të ndërmerren hetime gjyqësore kundër heretikëve albigjenë Mirëpo, papa Gërguri IX në vitin 1235 filloi t’i përjashtojë gjykimet e heretikëve nga juridiksioni i episkopëve, kurse në vend të tyre si gjyq i dërgoi delegatët e tij. Në vitin 1235 ai i privilegjoi dominikanët duke i emëruar pikërisht ata si gjykatës të Inkuizicionit. Në vitin 1246 ai privilegj zgjerohet edhe në radhët e françeskanëve, kështu që edhe themelohet Inkuizicioni i vërtetë.

Nocioni i herezisë në lidhje me kompetencën e Inkuizicionit si gjyq kundër heretikëve, gjithnjë e më shumë zgjerohej. Në fillim, në atë kompetencë bënte pjesë hereza - në kuptimin e plotë të fjalës renegatët dhe skizmat. Në vitin 1264, papa Aleksandri I i zgjeroi kompetencat e Inkuizicionit edhe kundër magjistarëve, kurse papa Nikola V në vitin 1451 dhe papa Inoçenti VIII në vitin 1484, Inkuizicionit ia dorëzonin magjistarët dhe fallxhorët e të gjitha llojeve.

Gjyqet profane, pranë atyre kishtare, gjithnjë e më tepër kishin kompetencë të plotë që t’i gjykojnë magjistarët dhe fallxhorët. Dënimet ishin të njëjta me ato të inkuizicionit që i zbatonin inkuizitorët papistë kundër heretikëve. Kompetencat e Inkuizicionit zgjeroheshin edhe më tej.

Sistemi i dënimeve në gjyqin Inkuizicionist ishte mjaft i elaboruar. Për të pandehurit që kishin braktisë herezën dhe përsëri ishin kthyer nën mbrojtjen e kishës, dënimi ishte denoncim publik nga herezia, bartja e një shiriti dhe vuajtje. Për ata që ishin këmbëngulës në herezi, dënimet ishin mjaft të ashpra dhe të rënda; robëri të përjetshme në burgjet famëkeqe inkuizicioniste ose dorëzim i heretikëve të gjykuar pushtetit profan (brachium saeculare) që të digjen në stivë. Kisha vepronte në këtë mënyrë, sepse sipas dogmës kishtare, stiva (grumbulli i druve ku digjeshin heretikët) ishte një dënim konform dhe adekuat për heretikët, sepse sipas kishës “zjarri shëron” (ingis sanat), kurse nga ana tjetër vet kisha, në mënyrë hipokrite dhe me cinizëm, vërtetonte se ajo nuk “është e etur për gjak”.

Nga lëvizjet dhe rrymat më të njohura skiz matike krishtere të cilat ashpër u dënuan nga Gjyqi i Inkuizicionit, do të veçojmë:

Katarët, greq. katharoi = i pastër ishte një lëvizje heretike që u përhap në Evropë ndërmjet shekullit XII e XIV. Ithtarët e këtij sekti quheshin katarë, por edhe albigenezë, nga emri i qytetit francez Albi. Katarët haptazi iu kundërvunë doktrinës katolike zyrtare në përgjithësi, me këtë edhe klerit katolik në krye me papën. Ata e kundërshtonin Kishën dhe push tetin e Papës, refuzonin krishterimin të cilin e predikonte papa, e mohonin trininë, ferrin, purgatorin etj. Katarët ose albigenezët më të shumtë ishin në Jug të Francës, por më vonë u përhapën edhe në viset e tjera të Evropës. Kundër katarëve thjeshtë u zhvillua një kryqëzatë (gjë për të cilët biseduam më lartë) e ashpër, ndaj të cilëve u zbatuan edhe urdhrat e Gjyqit të Inkuizicionit.

Valdenezët (Varfanjakët e Lionit): Lëvizje më e rëndësishme laike reformiste e krishterë të cilën në vitin 1167 e themeloi tregtari francez Petrus Valdus (vdiq në vitin 1209). Ky sekt i krishterë u përhap më së tepërmi në shtresat e varfra fshatare të jugut të Francës, Gjermanisë, Zvicrës, si dhe në Itali, Spanjë, Bohemi, etj.

Doktrina esenciale teolo gjike e valdenezëve qëndronte në këtë që vijon:

- Papa nuk është përfaqësues i Jezusit por i Satanit, prandaj atij nuk duhet t’i nënshtrohet asnjë i krishterë,

- Lutjet dedikuar të vdekurve nuk kanë asnjë vlerë, lutjet mund të kryhen edhe në shtëpi, e jo vetëm në kishë,

- Kisha duhet të heq dorë nga pasuritë dhe luksi, etj.

Me qëndrimet e këtilla teologjike, valdenezët u kundërshtuan me krishterimin zyrtar të Papës dhe në vitin 1184 Kuvendi i Veronës valdenizmin e shpalli herezi të rrezikshme për Kishën katolike. Valdenezët ose “varfanjakët e Lionit” të cilët ishin robër, duke imituar Jezusin shumë shpejtë ranë në kundërshtim me kishën zyrtare, sepse ata refuzuan t’a adhuronin Jezusin si Zot, ndërsa në vitin 1190 ata u bashkuan me katarët. Në vitin 1209 papa Inoçenti III i sulmoi valdenezët, ndërsa këta u tërhoqën në Zvicër dhe në veri të Italisë. Ata vendosën miqësi me protestantët dhe në vitin 1532 u konstituan si degë e kishës reformiste. Ediktin e parë kundër valdenezëve e solli papa Inoçenti VIII në vitin 1487, ndërsa ndjekja më e madhe kundër tyre ka ndodhur në vitin 1655 dhe sidomos në periudhën e viteve 1686-1687[15].

Sot në botë janë të njohur me Kishën Evan gjeliste Valdeneze me rreth pesëdhjetë mijë ithtarë nga të cilët shumica jeton në Itali[16].

Bagardetët: Sekt katolik që u themelua në shek. XIII. Thuhet se ky sekt së pari u paraqit në Francë, e më pas edhe në Itali dhe Gjermani. Mësimet e këtij sekti skizmatik katolik binin në kundërshtim me Kishën romake katolike, andaj me vendim të Kishës ky sekt u zhduk në tërësi. Zhdukja përfundimtare e këtij sekti skizmatik ndodhi kah fundi i shek. XIV[17].

Hugenotët (fr. huguenots): Këta ishin pjesëtarë të bashkësisë dhe të lëvizjes protestante kalviniste e reformiste e cila u shfaq dhe ekzistoi gjatë shekujve XVI-XVII në Francë dhe në Zvicër. Mësimet themelore të hugenotizmit përbëheshin nga teologjia e Martin Luterit (1483-1546) dhe ajo e Zhan Kalvinit (1509-1564). Hugenotët ashpër luftuan kundër dy shtyllave kryesore të feudalizmit:

- kundër absolutizmit mbretëror dhe

- kundër Kishës katolike.

Në anën e hugenotëve u radhit borgjezia e re, aristokracia dhe disa shtresa të tjera sociale, si dhe familja e famshme franceze e quajtur burbonë. Regjimi absolutist i Kishës katolike shihte rrezik nga hugeno tët, andaj Kisha kundër tyre ndërmori masa rigoroze. Armiqësia kundër tyre kulminacionin e arriti pikërisht atëherë kur në Francën e periudhës së Henrit II (shek. XVI), Kisha ndërmori një fushatë të ashpër kundër herezisë, në këtë rast edhe kundër hugenotëve. Një nga faqet më tmerruese të historisë së katolicizmit evropian është pikërisht edhe qëndrimi i Kishës ndaj kësaj lëvizjeje krishtere, akt që ndodhi më 23 gusht të vitit 1572, e njohur si Nata e Bartolomeut.

Në të vërtetë në natën e 23-24 gusht të vitit 1572, kur hugenotët kremtonin për nder të Shën Bartolomeut, ata tinëzisht u sulmuan dhe u persekutuan nga katolikët. Në këtë sulm u mbytën disa mijëra besimtarë hugenotë, si dhe të gjithë prijësit e tyre më të njohur. Pas kësaj date u mbytën edhe mbi njëqind mijë hugenotë të tjerë anembanë Francës[18]. Ky akt kriminel në historinë e religjioneve njihet si Nata e Bartolomeut. Pozita e hugenotëve në Francë filloi të përmirë sohet pas Revolucionit Francez Borgjez (1789), ndërsa pas vitit 1804, përmes Ediktit të Napoleonit, hugenotët arritën të bëhen qytetarë të barabartë me pjesëtarët e konfesioneve të tjera.

Të gjitha këto ishin akte tmerruese të katoliciz mit mesjetar evropian, gjë që nuk përfunduan vetëm me “heretikët” por ato i orientuan edhe kundër fem rës. Nuk duhet t’i harrojmë qëndrimet fundamen tale kishtare ndaj femrës, ndaj së cilës Gjyqi i Inkuizicionit i manifestoi dënimet më drastike.

Kisha urdhëronte administratorët dhe agjentët e saj që t’i dënojë gratë vetëm pse janë të racës së zezë, fallxhore ose për atë që përgatisnin ilaçe nga barishtet e ndryshme. Inkuizicio ni në shumë raste ua ndalonte grave që t’iu ofrojnë ndihmë mjekësore edhe lehonave gjatë lindjes, sepse sipas Kishës, dhembjet e lindjes janë dënim për atë që Eva e kishte këputur mollën nga druri i diturisë në parajsë, andaj ishte përgjegjëse për Mëkatin Lindor.

Dokumenti i titulluar Malleus maleficarum (Çekani i shtrigave), të cilin paraqitet romansieri Den Braun në “Kodin e Da Vinçit” të tij, është një përkujtim se Evropa është ajo e cila historinë e saj vërtetë e ka të errët. NëMalleus maleficarum kuptohet se vetëm gjatë tre shekuj ve Kisha i kishte djegur në stivë afër pesë milio në gra. Ndoshta për një qëndrim të këtillë kontribuoi edhe prifti Tertulian (160-230), i cili që në shek. e II të erës së re kishte pohuar:

“A e dini se secila nga ju është një Evë, në këtë kohë bëhet gjykimi i gjinisë suaj nga Zoti, faji gjith ashtu ekziston, ju jeni dera e djallit, ju jeni ajo që veproi lirshëm me pemën, dezertori i parë i ligjit të shenjtë...”.

Inkuizicioni kundër dijetarëve dhe librit

“Ju lutem, këto libra medoemos t’i dërgoni diku.
Dërgoni në universitet në Kajro ose në Fes.
Për to këtu në Garnatë nuk ka shpëtim”.

(Një zonjë plakë e Granadës, dhjetor, 1499, Granadë/ Spanjë)

Inkuizicioni me aktivitetet e tij u inkuadrua edhe kundër dijetarëve dhe librave të tyre. Në periudhën e kundëreformacionit - atëherë kur Kisha e ashpërsoi qëndrimin e saj ndaj Librave të padëshiruara dhe atëherë kur publikohet Indeksi i librave të ndaluara (Index librorum prohibitorum), privilegjin për t’i ruajt dhe për t’i lexuar librat e ndaluara e morën jezuitët. Ata u obliguan nga zyra e lartë e Kishës që t’i përcjellin botimet e ndryshme teologjike, madje edhe ato të lëmenjve të tjera, veçanërisht ato që publiko heshin nga luteranët, jo vetëm në Gjermani, por edhe në Itali.

Deri para Revolucionit Francez zyrtarët fran cez e zbatonin ligjin kundër autorëve të teksteve blas femuese duke i mbyllur në kështjellën-burg që gjendej në Bastiljë. Në Bastiljë u mbyllën shumë libra, ndër të cilat edhe ato të Volterit, Rusosë, Holbahut dhe shumë libra të autorëve dhe filozofëve të tjerë francezë[19].

Inkuizicioni me syçeltësi i vështronte lëvizjet e botueseve dhe shitësve të librave në të gjitha qytetet e ndryshme evropiane, si në Itali, Spanjë, Francë, me qëllim që të ketë kontroll sa më efikas ndaj tyre. Pasi që Kisha gjithnjë e më tepër ballafaqohej me skizma të ndryshme krishtere, si dhe me librat e tyre “heretike”, në vitin 1571 papa Piu V themeloi Congregatio Indicis librorum prohibitorum (Kongregacioni i Veçantë për Indeksin e Librave Heretike). Ky kongregacion kishte për detyrë t’i përgatitë botimet e reja të Indeksit[20].

Mirëpo, ajo që punën e inkuizitorëve e bënte më të rëndë dhe më të komplikuar, ishte urdhri që në Indeks të shënohen të gjithë autorët dhe titujt e atyre veprave që në ndonjë mënyrë bien ndesh me mësimet zyrtare të Kishës. Në këtë regjistër u gjet edhe emri i Galileut, Xhordano Brunos, Dekartit, Stendalit, Spinozës, Balzakut, Zolës, etj.[21].

Njëri nga teologët më me ndikim të kohës së tij shën Bernard Clairvaux (1090-1153) shprehu mosbesim të thellë ndaj intelektit dhe përsëriste duke pohuar se “po qe se dituria nuk është në shërbim të Misionit të Shenjtë, ajo është një vepër e shëmtuar”. Kisha ishte ajo që përmes institucionit të saj të Inkuizicionit publikoi listën e librave të ndaluara, libra këto që konsideroheshin si të rrezikshme për kishën dhe fenë. Indeksi i parë për ndalimin e librave u publikua në vitin 1557 nga papa Pali IV.

Lista e librave të ndaluara vazhdoi të jetë aktuale deri në vitin 1948, ndërsa botimi i tridhjetë e dy të këtij Indeksi përmban më se 4.000 libra të ndaluara. Çuditërisht në këto botime të Indekseve nuk figuron ‘Meine Kampf’, si dhe as një nga veprat e ndonjë autori fashist i cili ka qenë me fe katolike. Në listën e atillë ekzistojnë edhe librat e autorëve:

Edvard Gibbon, Galileo Galilei, Anatoli Franc, Gustav Flaubert, Desiderius Erasmus, Denis Didero, Rene Dekart, Daniel Defo, Nikola Kopernik, Xhordano Bruno, Honore de Balzak, Francis Bekon, Andre Gide, Thomas Hobbs, Viktor Ygo, David Hjum, Imanuel Kant, Xhon Lok, Nikolo Makiaveli, Nikola Malebransh, Karl Marks, Xhon Milton, Blaise Paskal, Zhan-Zhak Ruso, Zhan Pol Sartr, Baruh de Spinoza, etj.

Ekzistojnë mjaft të dhëna që flasin për ndali min e mendimit të lirë dhe veprave të autorëve të ndryshëm të cilët Inkuizicioni i konsideroi se janë në kundërshtim me frymën kishtare. Historia i shënoi rastet e shkeljes flagrante të të drejtave të mjaft auto rëve skolastikë. Ndër ata të cilët u dënuan nga ky Gjyq ishin edhe Abelari nga Bati (v. 1120), Ivan Skot Eriugeniu (v. 1225), Xhon Viklifi (1328-1384), si dhe shumë e shumë “heretikë” të tjerë, me të cilët Kisha me vrazhdësi i “qëroi hesapet”.

Librat që përmbanin rrezik të veçantë, siç ishin ato të dijetarëve të reformacionit, Viklifit, Kalvinit, Sigerit, si dhe të Ibn Rrushdiut (1126-1198), Galieut etj., digje shin. Kështu ndodhi edhe me Talmudin e hebrenjve, i cili gjatë historisë disa herë u ndalua dhe u dogj, siç ndodhi edhe në vitin 1242 kur në sheshin e Parisit publikisht u dogjën disa kopje të Talmudit.

Atëherë kur në pushtet erdhën Isabella dhe Ferdinandi i Aragonës (1479-1516), për inkuizitor kryesor në Spanjë ishte emëruar françeskani Francisko Ksimenes de Cisneros. Ky kishte urdhëruar që të zhduken të gjitha librat e muslimanëve që gjenden nëpër bibliotekat e Granadës, madje edhe nëpër ato biblioteka private. Kështu pra, në sheshin Bab ul-Ramle të Granadës u tubuan dhe u dogjën më shumë se tetëdhjetëmijë libra[22], ndërsa ekzistojnë dokumente ku thuhet se gjatë akteve kriminele të Ferdinadit, vetëm në Granadë janë djegur afër tetëqindmijë libra[23]. Librat ishin tubuar nga gjithsej 195 biblioteka të qytetit, përfshirë këtu edhe disa biblioteka private... Në atë ditë të fundit të dhjetorit të vitit 1499, kultura dhe qytetërimi islam - jo vetëm në Spanjë, por edhe më gjerë - humbën vepra të mëdha me vlerë.

Martirët e Inkuizicionit

Martirët më të njohur në historinë e tmerrshme të Inkuizicionit, të cilët njëkohësisht edhe u anatemuan nga Kisha, janë:

- Xhon Viklifi (1328-1384): Teolog i njohur i kohës së tij i cili e kundërshtoi ashpër pushtetin papal, duke pohuar se “thelbin e doktrinës kristiane e përbën vetëm Shkrimi i Shenjtë, e jo predikimet dhe interpre ti met e Papës”. Pikëpamjet e Viklifiut ushtruan ndikim të rëndësishëm në mendimet reformiste kundërpapale te reformistët e mëvonshëm, siç ishin Jan Husi, Jeronimi, Martin Luteri etj. Në koncilin e Oksfordit të mbajtur në vitet 1408-1409 në Londër u soll urdhri kishtar në të cilin thuhej se “asnjë tekst i shkruar nga Xhon Viklifi të mos lexohet nëpër shkolla... ose kudo tjetër nëpër provinca, po qe se nuk është recensuar nga njerëz tanë kompe­tentë”[24]. Po ashtu, librat e këtij reformatori anglez, si dhe të nxënësit të tij Reginald Pekokut, janë djegur disa herë[25].

- Jeronimi dhe Jan Husi (1369-1415): Reforma torë religjioz çek të cilët ashpër e kritikuan kishën ka to like dhe papën, ngase këto dy institucione krishtere ishin të dhënë pas lakmisë dhe ishin korruptuar lidhur me shitjen e indulgjencave etj. Jan Husi ishte nën ndikimin e pikëpamjeve reformiste kishtare të Viklifit, andaj edhe u ngrit kundër dukurive të atilla negative. Husitët ashpër u kundërshtuan nga Kisha katolike, andaj Papa Gjoni XXII (1410-1415) përmes një bule të shkruar kërkoi që Jan Husi të burgoset dhe të mos i jepet as bukë, as ujë, e as strehim. Në Kuvendin e përgjithshëm Kishtar të mbajtur në Konstancë në vitin 1414, u vendos që Jan Husi të mbytet. Mbytja e tij u realizua në një mënyrë mjaft perfide, kur papa dhe perandori Sigizmund e ftuan Jan Husin në Konstancë gjoja për të diskutuar për çështjet teologjike kontestuese dhe me këtë rast ia dhanë fjalën se nuk do t’i ndodhë asgjë e keqe. Duke besuar në premtimet e tyre, Jan Husi u takua me zyrtarët kishtarë, mirëpo, papa dhe perandori nuk e mbajtën fjalën e dhënë, ndërsa Jan Husin e burgosën, e më pas (në vitin 1415) e dënuan duke e djegur në turrën e drunjve[26]. Fatin e njëjtë e përjetoi edhe Jero nimi, ndërsa pluhurin e trupit të djegur të tyre e kishin hedhur në lumin Rajna[27]. Në bazë të Kuvendit të Konstancës me vdekje u gjykuan edhe disa refor mistë të tjerë, si: Peter Kanishi, Martin Guska dhe disa të tjerë të cilët ishin themelues të sektit të quajtur adamitë (të cilit i takuan edhe Jan Husi dhe Jeronimi)[28].

- Miguell Serveto (1509-1553): Mjek dhe teolog i njohur i krishterë nga Spanja, i cili kishte vepruar në disa qytete të Evropës. Në veprat tij ai e kundërshtoi ashpër trininë dhe assesi nuk u pajtua që foshnjat të kryqëzohen. Qëndrime të cilat Serveto i kishte trashë gu ar nga rryma skizmatike krishtere të quajtur sebelia ni zëm,...

- Sigeri i Brabandit (1240-1280): Përfaqësuesi më i njohur francez i averroizmit (mësimeve filozofike e teologjike të Ibn Rushdiut), i cili me vendim të Gjyqit të Inkuizi cionit në vitin 1277 ose në vitin 1280 në Paris u gjykua me vdekje.

Që nga themelimi i Inkuizicionit e deri te heqja e tij, anekënd Evropës u dënuan më se një milion njerëz. Thuhet se vetëm gjatë periudhës 1481-1804 Inkui zicioni spanjoll i persekutoi, i dënoi ose i mbyti mbi tridhjetë mijë njerëz. Ndër inkuizitorët më të ashpër dallohej Tomas de Torkuemado (1420-1498), ngase vetëm gjatë qëndrimit të tij në krye të Gjyqit të Inkuizicionit u dogjën 10.220 njerëz. Gustav le Bon thotë se “të gjitha tmerret që i kanë bërë kryqëzatat, kun dër miqve dhe armiqve, kundër fshatarëve dhe ush ta rëve, i vënë ata në vend të parë sa i përket egër sisë. Të gjithë së pari i kanë plaçkitur, e pastaj i kanë vrarë”[29].

Inkuizicioni kundër hebrenjve dhe muslimanëve

Është me rëndësi të përmendet se kur bëjmë fjalë për Inkuizicionin Spanjoll, duhet theksuar se për dëbimin e jo të krishterëve nga Spanja, urdhri papnor datonte që nga shek. XIII - edhe pse Inkuizicioni Spanjoll u themelua në vitin 1480[30]. Pra, që me Koncilin e Lateranit (i mbajtur në vitin 1215) në Romë, lëshohet një dokument sipas së cilit hebrenjtë - me qëllim që të njihen - detyrohen të mbajnë nga një shenjë me ngjyrë të verdhë, ndërsa në vitin 1267 papa Klementi IV përmes ediktit të quajtur Turbato corde urdhëron Gjyqin e Inkuizicionit në Spanjë që t’i dëbojë të gjithë hebrenjtë nga Spanja.

Me rëndësi është të theksojmë se në Evropën e shekullit XIII hebrenjtë u ballafaquan me persekutime të ashpra skizmatike, gjë që u bë me urdhrin zyrtar të Vatikanit. Në të vërtetë dyshimet ndaj hebrenjve dhe librave të tyre teologjike erdhën si pasojë e paraqitjes së disa sekteve të krishtera, siç ishin katarët, albige ne zët, bogumilët etj. Të gjithë këta ranë në sytë e domi nikanëve (agjentëve të Kishës), andaj në vitin 1236 - me urdhrin e papës Gërgurit IX - Kisha filloi fushatën edhe kundër hebrenjve. Si pasojë e këtyre zhvillimeve (në vitet 1239-1242) në Paris janë djegur 24 qerre me disa mijëra libra hebreje.

Në të vërtetë, në vitin 1240 françeskani Nikolas Donin e kishte nxitur Gregorion X që t’a digjte Talmudin...[31]. Madje, hebrenjtë përjetonin dhunë dhe terror të pandalshëm nga të krishterët spanjoll të shek. XIV, gjegjësisht atëherë kur në verë të vitit 1391 grupe kriminelësh të krishterë hynë në lagjet e hebrenjve të Barcelonës dhe të qyteteve të tjera të ngjashëm, duke i shtrënguar banorët që të zgjidhnin midis pagëzimit ose vdekjes...[32].

Fushata e djegies së librave fetare kundër hebrenjve vazhdoi edhe edhe në Itali, Spanjë, Angli, ku u dogjën mijëra libra që i përkisnin teologjisë hebreje[33]. Po ashtu edhe në shekullin XVI pati fushatë të ashpër antihebreje. Me urdhrin e papës, në vitin 1553 në shumë qytete të Italisë - si në Romë, Venedik, etj. - u dogjën disa mijëra libra hebreje, madje edhe kopje të shumta të Talmudit. Kjo ndodhi më 21 dhjetor e vitit 1533 kur sheshi Shën Marku u mbulua nga hiri i librave të djegura hebreje[34]. Pas asamblesë kishtare në Toledo, papa Sikstusi i IV e autorizoi mbretin Ferdinand që t’i emërojë dy ose tre gjykatës-inkuizitortë që do t’i gjykojnë hebrenjtë të cilët kishin kaluar në krishterizëm, e në realitet ata kanë mbetur në fenë e tyre hebreje. Përveç këtyre ata duhej që t’i gjykojnë edhe maurët-muslimanët spanjoll. Pas dorëzimit të çelësave të Grenadës dhe pas humbjes së pushtetit në vitin 1492, për muslimanët dhe hebrenjtë e Spanjës erdhën ditë të errëta... Filluan persekutimet, mbytjet kolektive dhe terrori inkuizicionist. E gjithë kjo bëhej në emër të religjionit të tyre krishter dhe në emër të dinjitetit mbretëror. Menjëherë pas rënies së Grenadës në duart e të krishterëve, muslimanët dhe hebrenjtë u ftuan që të kthehen në krishterizëm, në të kundërtën do të duhej t’i nënshtroheshin dënimeve të rrepta inkuizicioniste[35].

Në vitin 1501 mbreti Spanjoll urdhëroi që të gjithë muslimanët e krahinave të Kastiljes dhe Leonit, doemos ta ndërrojnë fenë e tyre ose të shpërngulen. E njëjta mënyrë e shtypjes dhe persekutimeve ngjau edhe me muslimanët e Aragonës në vitin 1525. Në vitin 1556 Filipi i II nxorri ligjin, sipas të cilit, të gjithë muslimanët e mbetur në Aragonë medoemos të largohen nga feja Islame, nga gjuha arabe, nga mënyra e jetesës dhe veshmbathjes islame. Përfundimisht pas 117 viteve të persekutimit dhe terrorit inkuizicionist ndaj muslimanëve dhe hebrenjëve të Spanjës në vitin 1609, Filipi i III nënshkruan urdhrin për persekutimin e plotë, respektivisht për dëbimin e të gjithë muslimanëve nga siujdhesa Iberike. Me këtë urdhër janë persekutuar më shumë se gjysmë milioni muslimanë, ndërsa gjatë 117 viteve të inkuizicionit krishter, nga Spanja u dëbuan, u mbytën dhe u zhdukën më tepër se tre milionë muslimanë.

Të theksojmë se të krishterët, në drejtim të Perandorisë Osmane i dëbuan edhe rreth 300.000 hebrenj. Në këto procese rreth zhdukjes së muslimanëve të Andaluzisë rolin kyç e kishte Kisha. Dëbimi i muslimanëve ishte shpallur detyrë e shenjtë fetare nga kryepeshkopi i Valensisë i cili kanosej me “hakmarrje nga qielli” po qe se kursehen pabesimtarët.

Marsel Kash në “Historinë e civilizimit” do të shkruajë:

“Gjatë kësaj periudhe janë gjykuar me vdekje ose janë hedhur në burgje të errëta e me lagështi rreth pesë milionë njerëz, edhe atë pikërisht për shkak të thyerjes së dekretit papnor. Gjatë 18 vjetëve (prej vitit 1481 e deri në vitin 1499), sipas urdhrit të gjyqit janë djegur 1020 njerëz, janë çarë përgjysmë 6.860, ndërsa deri në vdekje janë torturuar 97.023 njerëz. Sipas Enciklopedisë së shekullit XX, T. 6. f. 598, në mesjetë, me urdhrin e Gjyqit Kishtar, gjithsej janë djegur 350.000 dijetarë dhe njerëz të arsimuar”[36].

Agjentët e Inkuizicionit

Nga të gjitha “veglat” me të cilat ishte shërbyer Kisha në luftë kundër reformacionit, dijetarëve, kundër skizmave dhe sekteve të ndryshme, si dhe kundër fjalës së lirë dhe librit, kanë qenë jezuitët dhe dominikanët[37].

Jezuitët: Jezuitët ishin një grup i krishterë të cilët morën për obligim përhapjen sa më efikase të religjionit katolik. Kjo ishte një lëvizje katolike të cilën në vitin 1534 e themeloi ushtaraku dhe njëkohësisht edhe teologu Ignacio Lojola (1491-1556). Këtë lëvizje të murgjve katolikë Lojola e formoi gjatë qëndrimit të tij në Universitetin e Parisit, që në fillim e quajti Shoqëria e Jezuit[38]. Pasi që papa Pali III në vitin 1540 u njoh për së afërmi me jezuitët, ai tha: “Po këta janë gishtërinjtë e Zotit”! Jezuitët ishin mjaft të suksesshëm në misionin e tyre. Ata arritën ta përforcojnë bindjen katolike në shumë vise të botës, si në Indi, Kinë, Japoni, Brazil, Argjentinë, Amerikë etj. Jezuitët u konfrontuan edhe me reformistët luteristë anembanë Evropës. Lëvizja e jezuitëve, me dekret të Papës Klementi XIV (1769-1774), u ndalua në vitin 1773. Ndalesa u bë për shkaqe politike, sepse ata ndikonin në lëvizjet politike të shu më shteteve evropiane. Madje ata me fanatizmin kato lik që vazhdimisht e predikonin, shpeshherë u kun dër viheshin edhe reformave ekonomike, politike, etj.

Në sytë e shtetarëve evropianë të shekullit XVIII jezuitët ishin element reaksionar që nxitën dekre tin e papës Klementi XIV për ndalimin e kësaj lëvizje, të cilën Papa dhe Vatikani e kishin mbështetur që nga themelimi. Në vitin 1814 papa Piu VII (1800-1823) përsëri e lejoi veprimtarinë e tyre, por disa shtete evropiane ishin kundër legalizimit të kësaj lëvizje krishtere... Kah fundi i shekullit XIX, rendi jezuit u inkua drua edhe në fushatën raciste dhe më vonë edhe në atë nacional-socialiste kundër hebrenjve. Ata u inkuadruan edhe në formimin e kampeve famëkeqe të koncentrimit[39]. Sot jezuitët janë në numër shumë të vogël (disa mijëra), ndërsa në botë janë të njohur me emrin Civilita Catolika.

Dominikanët: Dominikanët ishin ndihmëtarë dhe dorë e djathtë e inkuizicionistëve të cilët i gjurmonin heretikët dhe të gjithë ata që i kun dër viheshin Kishës katolike. Themelues i dominikanizmit ishte teologu Dominigo de Guzmani (1170-1221) i njohur si Shën Domeniku. Dominikanizmi (term që në gjuhën latine është bërë një lojë fjalësh, si: domini-canes që do të thotë qentë gjurmues të Zotit) ishte lëvizje në shërbim të Kishës dhe Inkuizicionit, andaj pjesëtarët e saj kurrë nuk e mohu an pozitën e tyre si gjurmues ose si hetues të heretikëve, në veçanti ndaj katarëve/ambigjenëve/[40].

Dominigo de Guzmani në vitin 1216 kishte ardhur në Tuluz (Francë) me qëllim që t’i luftojë katarët, ndërsa Papa Inoçenti III e lejoi themelimin e rendit të domi ni ka nëve dhe zyrtarisht kjo lëvizje u quajt Rendi i Vëlle zër ve Predi kues (Ordo Fratrum Praedicatrum)[41]. Ndiki mi i domi nikanëve ishte mjaft i suksesshëm, sa që ata arritën të depërtojnë në shumë katedra, fakul tete e universitete evropiane. Qëllimi kryesor i lëvizjes domi nikane ishte lufta kundër heretikëve; zhdukja fizike ose “rieduki mi” dhe kthimi i serishëm i tyre në gjirin e Kishës katolike. Siç kuptohet, dominikanët ishin agjen të të denjë të Inkuizicionit dhe ishin nën ndikimin e mësi meve të Shën Augustinit.

Njëri nga dominikanët më me ndikim ishte edhe teologu i krishterë Toma Akuini (1225-1274) i cili në radhët e tyre ishte inkua druar në vitin 1243[42]. Thoma Akuini e kishte formuluar edhe ven dimin e Kishës kundër heretikëve, në të cilën thuhej: “Herezia është mëkat, për ç’arsye heretiku duhet jo vetëm të eskomunikohet nga Kisha, por edhe të mbytet. Po qe se heretiku këmbëngul në qëndrimet e tij, atëherë Kisha nuk duhet të kujdeset për të, por për njerëzit tjerë. Me këtë Kisha do ta largojë heretikun nga krahu i saj, ndërsa procesin e mëtejmë Kisha ia lë gjyqit profan, ashtu që ai do ta largojë nga faqja e dheut”[43].

Në përgjithësi Akuini njihet si njëri ndër personalitetet më të shquara të lëvizjes së libera liz mit juridik në teologji dhe filozofi. Ai është autor i veprës së famshme Summa Theologiae të shkruar në vitet 1266-1273 në të cilën e paraqiti sintezën më të kapshme dhe deri tani të pakapërcyer të doktrinës së krishterë të quajtur tomizëm e cila ishte mbështetur në filozofinë dhe teologjinë e Aristotelit (384-322 p.e.r.). Në të vërtetë tomizmi është tërësia e pikëpa mjeve filozofike e teologjike të Toma Akuinit ose një sintezë ndërmjet filozofisë aristoteliane dhe teologjisë së krishterë katolike[44].

Pasqyra e lëndës:

Në gjuhën shqipe:

Abdussamed Nasuf Bushatliq, “Endelus - uspomena i opomena”, SAFF, Zenica, 2006.

Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, Rilindja, Prishtinë, 2000.

Ellen G. White, “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit”, ‘Znaci na vremeto, Shkup’, 2003.

Ernest H. Gombrih, “Histori e shkurtër e botës”, Elena Gjika, Tiranë, 1999.

MORIN, Edgar, “Evropa në mendje”, ORA, Tiranë, 2001,

Sejjid Muxhteba Musavi Lari, “Islami dhe civilizimi perëndimor”, Drita, Gjilan, 2004.

Rino Camileri, “Historia e vërtetë e Inkuizicionit”, Medaur, Tiranë, 2004.

Në gjuhën serbe, boshnjake dhe maqedone:

Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, Naklada Benja, Lokve, 2000.

Амин Маалуф, “Крстоносните војни видени од арабјаните”, Мисла, Скопје, 1993.

Амијан Марцелин, “Историја”, Просвета, Београд, 1998.

Beatris Komelja, “Španska Inkvizicija”, Clio, Beograd, 2003.

Вил Дјурант, “Цезар и Христ”, 3, Народна књига, Београд, 2003.

Мостафа ел-Абади, “Животот и судбината на старата александриска библиотека”, Македонска цивилизација, 1997, Скопје.

Max Beer, “Opča historija socijalizma i socijalnih borba”, Zagreb, 1933.

Web faqet nga interneti:

www.lajme.parajsa.com/Kulture/SPANJL-E-verteta-mbi-Inkuizicionin/?date=2007-09-29

www.loyola.edu/about/ www.jesuit.org/sections/ default.asp

www.b92.net/trr/radio/katarza7.html

www.vnikolaj.org.yu/katolici_13.html

www.harunyahya.com/albanian/liber/frankmasoneriaglobale

www.ezadar.hr/forum/archive/index.php/t-372.html

www.forum.wiaderko.com/.../183028-%5Brs%5D-3500-e-knjige.html

www.dekada.org/?Povijest,koji-su-uzroci-krizarskih-ratova&d=4338

www.medzlis.com/textovi/armstrong.doc

www.vrazici.blogger.ba/arhiva/

www.vitezovi-templari.hr/index.php?option=com_content&view=article&id=3

www.nova-akropola.hr/Clanci/Razno/Detail

www.templari.hr/povijest-templara/vremenski

http://storico.radiovaticana.org/ALB/Storico/2008-04/20

http://www.magicus.info/hr/magicus/tekst.php?id=27092

http://www.newadvent.org/cathen

http://host.sezampro.yu/rec

http://eydis.fantasy-hr.com/Razdoblje-Krizarskih-Ratova-1071-1302-t1265.html

http://www.gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1502

http://hr.wikipedia.org/wiki/Inkvizicija

PËRMBAJTJA:

Pjesa e parë, KRYQËZATAT - pjesë e rëndësishme e historisë evropiane, DISA ANË TË IDENTITETIT EVROPIAN

KRYQËZATAT GJATË SHEKUJVE (1096-1290)

1. Kryqëzata e parë (1096 - 1099)

1.1. Kryqëzata e fshatarëve (viti 1096)

1.2. Kryqëzata kundër hebrenjve të Gjermanisë (viti 1096)

1.3. Kryqëzata e parë vazhdon drejt Hungarisë, e prej aty në Orient

2. Kryqëzata e dytë (1147-1149)

3. Kryqëzata e tretë (1189-1192)

4. Kryqëzata e katërt (1201-1204)

5. Kryqëzata e fëmijëve (viti 1212)

6. Kryqëzata e pestë (1217-1221)

7. Kryqëzata kundër katarëve ose albigenezëve (1209-1229)

8. Kryqëzata e gjashtë (1228-1229)

9. Kryqëzata e shtatë (1248-1254)

10. Kryqëzata e tetë (viti 1270)

11. Kryqëzata e nëntë (1271-1272)

12. Kryqëzata e Aragonës (1284-1285)

13. Kryqëzata e dhjetë (viti 1290)

14. Epilog

Pjesa e dytë - INKUIZICIONI DHE MËKATET E TIJ

Inkuizicioni kundër dijetarëve dhe librit

Martirët e Inkuizicionit

Inkuizicioni kundër hebrenjve dhe muslimanëve

Agjentët e Inkuizicionit

Pasqyra e lëndës:

PËRMBAJTJA:



[1] STIPČEVIĆ, Aleksandar, “Sudbina Knjige”, Naklada Benja, Lokve, 2000, f. 331.

[2] ДЈУРАНТ, Вил, “Цезар и Христ”, 3, Народна књига, Београд, 2003, f. 333, 589 dhe 721.

[3] МАРЦЕЛИН, Амијан, “Историја”, Просвета, Београд, 1998, XIV, f. 277, po ashtu shih edhe Мостафа ел-Абади, “Животот и судбината на старата александриска библиотека”, Македонска цивилизација, 1997, Скопје, f. 143.

[4] MORIN, Edgar, “Evropa në mendje”, ORA, Tiranë, 2001, f. 13.

[5] Harun Jahja, ‘Frankmasoneria globale’, www.harunyahya.com/albanian/liber/frankmasoneriaglobale

[7] Harun Jahja, ’Frankmasoneria globale’, po aty.

[9] Harun Jahja, ’Frankmasoneria globale’, po aty.

[11] Harun Jahja, ’Frankmasoneria globale’, po aty.

[12] Harun Jahja, ’Frankmasoneria globale’, po aty.

[13] MURTEZAI, Ekrem, “Fjalor i feve”, Rilindja, Prishtinë, 2000, f. 539.

[15] WHITE, Ellen G., “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit”, ‘Znaci na vremeto, Shkup’, 2003, f. 64-82, si dhe shënimet historike në f. 646, cituar sipas: Jean Leger, Historie generale des Eglises vaudoises; Chastel, Histoire du Christianisme, vol. III, pp, 476-479.

[16] WHITE, Ellen G., “Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit”, po aty - shënimet historike në f. 646 dhe Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, f. 574.

[17] MURTEZAI, Ekrem, “Fjalor i feve”, po aty, f. 56.

[18] MURTEZAI, Ekrem, “Fjalor i feve”, po aty, f. 136-137 dhe f. 305.

[19] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 97.

[20] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 194.

[21] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 197.

[22] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 270-271.

[23] Abdussamed Nasuf Bushatliq, “Endelus - uspomena i opomena”, SAFF, Zenica, 2006, f. 5 e më tej.

[24] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 95.

[25] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 270.

[26] Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, po aty, f. 137-138.

[27] Ellen G. White, po aty, f. 111 dhe Ernest H. Gombrih, “Histori e shkurtër e botës”, Elena Gjika, Tiranë, 1999, f. 208.

[28] Ekrem Murtezai, , “Fjalor i feve”, po aty, f. 12.

[29] Sejjid Muxhteba Musavi Lari, “Islami dhe civilizimi perëndimor”, Drita, Gjilan, 2004, f. 26, cituar sipas: Gustav le Bon, “Historia e qytetërimit islamo-arab”, f. 407.

[31] Rino Camileri, “Historia e vërtetë e Inkuizicionit”, Medaur, Tiranë, 2004, f. 58.

[32] Thomas F. Madden është Profesor i Asociiuar dhe Shef Katedre i Historisë në Saint Louis University, www.lajme.parajsa.com/Kulture/SPANJL-E-verteta-mbi-Inkuizicionin/?date=2007-09-29.

[33] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 268-269.

[34] Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 278.

[35] Beatris Komelja, “Španska Inkvizicija”, Clio, Beograd, 2003, fq. 48-49.

[36] Sejjid Muxhteba Musavi Lari, po aty, f. 24, cituar sipas: Marsel Kash, “Historia e civilizimit – II”, f. 123.

[37] Ellen G. White, po aty, f. 646, po ashtu shih edhe: Aleksandar Stipčević, “Sudbina Knjige”, po aty, f. 97.

[38] Në vitin 1622 Vatikani Ignacio Lojolën e shpalli për shenjtor. Shih edhe: www.loyola.edu/about/ www.jesuit.org/sections/default.asp

[39] Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, po aty, f. 162.

[40] Max Beer, “Opča historija socijalizma i socijalnih borba”, Zagreb, 1933, f. 151, shih edhe Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, po aty, f. 88.

[41] Ekrem Murtezai, “Fjalor i feve”, po aty, f. 88.

[42] Max Beer, “Opča historija socijalizma i socijalnih borba”, po aty, f. 151.

[43] Toma Akuin, Summa theologiae, II/2, 11, 3, cituar sipas; www.vnikolaj.org.yu/katolici_13.html. Shih edhe Max Beer, “Opča historija socijalizma i socijalnih borba”, po aty, f. 164.

[44] Beatris Komelja, “Spanska Inkvizicija”, po aty, f. 25-27.


 
Senad  Maku - Ulqin
Studime Komperative rreth: BIBLES dhe KURANIT

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages