Nga www.AHLAKU.com

35 views
Skip to first unread message

Naim Hoxha

unread,
Nov 11, 2007, 7:06:44 AM11/11/07
to fjala...@googlegroups.com

Vlera e namazit dhe rreziku i mosfaljes sw tij…

www.ahlaku.com

 

Falenderimi I takon vetem Allahut,Ate e falenderojme dhe vetem prej Tij ndihme dhe falje kerkojm.Kerkojm nga Allahu mrojtje prej te keqiave te vetvetes dhe veprave tona.Ke e udhzon Allahu s’ka kush qe e humb dhe ke e humb Allahu s’ka kush qe e udhzon…Deshmoj se s’ka te adhuruar tjeter perveq Allahut Nje dhe te Pashok dhe deshmoj se Muhamedi salaAllahualejhiweselem eshte rob dhe i derguari i Tij…Paqja dhe meshira e Allhut qofshin mbi Muhamedin salaAllahualejhiweselem mbi familjen e tij,shoket e tij dhe mbi te gjithe ata qe e ndjekin rrugen e tij deri ne diten e gjykimit…Qdo risi ne fe eshte bidat,qdo bidat eshte humbje dhe qdo humbje t’qon ne zjarr…(All-llahu na ruajt prej tij…)

 

Namazi ka vlere te madhe per muslimanin…namazi eshte kushti I dyte I Islamit,siq e dime Islami ngritet mbi 5 shtylla:Deshmia LA-ILAHE-ILA-ALL-LLAH,Namazi,Agjerimi,Zekati dhe shkuarja ne Haxhxh kush ka mundesi…Pra Namazi eshte kushti I dyte I Islamit.Pa namaz nuk mundesh mu fut ne xhen-net sepse diten e gjykimit gjene e pare qe do tap yet Allahu  eshte NAMAZI.

Namazi eshte obligim per muslimanin e rritur,te menqur d.m.th nga ana e Allahut per te gjithe besimtaret…

Muhamedi salaAllahualejhiweselem  ka thene:”Lapsi nuk shkruan per tre lloje njerezish:Per te qmendurin deri sa te sherohet,per femijen deri sa te hyn ne pubertet dhe per ate qe eshte ne gjum deri sa te zgjohet.”

Kushtet e namazit jane: 1. Te jesh musliman, 2.Te jesh I shendosh menderisht, 3.Te dallosh te miren nga e keqja, 4.Nijeti(duke e bere me zemer e jo me goje qofte ai namaz farz apo sunnet qe jemi duke e kryer), 5.Hyrja e kohes se namazit, 6.Pastertia(abdesti)-per kete Muhamedi salaAllahualejhiweselem  ka thene:”Qelsi I namazit eshte pastertia,nuk ka namaz pa abdest.” 7.Pastrimi I trupit,I rrobave dhe I vendit ku falemi nga ndytesit e dukshme, 8.Mbulimi I vendeve te turpshme(tek meshkujt vendet e turpshme jane prej kerthizes deri tek gjunjet,ndersa tek femrat I tere trupi perveq fytyres dhe duarve si dhe rrobat nuk duhen te jene te tejdukshme dhe te holla sa te shihet lekura sepse nuk vlen namazi.), 9.Kthimi nga kibla,vetem nese nuk kemi mundesi si p.sh I semuri,ne aeroplan…

 

DOBITE E NAMAZIT-Jane te shumta…njeriu kur lidhet ne namaz len prapa dunjan dhe drejtuhet nga Krijuesi I vet.Ne namaz gjen qdo te mire Allahu subhanehuweteala’ thote:”Faleni namazin sepse vertet namazi te largon nga te shemtuarat dhe te irituarat.”Pra namazi e qeteson gjendjen tone,shpirtin tone…ai eshte drite  per besimtaret ne diten e gjykimit…

Ne kohen e pejgamberit sahabet kane qene teper te vemendshem  ndaj namazit dhe kurre nuk e kane lene ate ne qfardo situate qe te ishin madje as ne lufte…

Kur O merit radijaAllahuanhu I ra te fiket pasi u godit me thike dhe sipas El-Musevir bin Mekremes qe ka thene:”Asgje s’do ta beje ate te ngrihet perveq thirrjes per namaz,nese ende eshte gjalle” pastaj ata (sahabet) I thane “Namazi ka perfunduar o udheheqes I besimtareve!”,ai u zgjua dhe tha:”Namazi,pasha Allahun nuk ka hise ne Islam ai qe e le namazin”,kurse ai e fail namazin gjersa varra e tij gjakoste…

Shume nga sahabet kane pasur frike dhe drojtje gjate dhe pas perfundimit te namazit…

Kur Hatim el-Esem qe pyetur për namazin e tij, ai tha:"Kur afrohet koha për namaz, unë marr abdes të përkryer dhe shkoj aty ku kam për t'u falur dhe ulem derisa të bëhem plotësisht i vetëdijshëm për atë çfarë do të bëj; pastaj ngrihem dhe falem, duke imagjinuar Ka'ben përpara syve të mi, parajsën në të djathtë, Zjarrin në të majtë dhe engjëllin e vdekjes pas meje; imagjinoj se ky është namazi im i fundit që do ta fali, ngrihem me shpresë [në Allahun dhe parajsën e Tij] dhe me frikë [nga dënimi i Allahut] dhe e them tekbirin ndërsa jam plotësisht i vëmendshëm; lexoj Ku'ranin qetësisht, bie në sexhde i përulur dhe ulem në këmbën time të majtë, me shputën time të shtrirë në tokë dhe shputën e djathtë të ngritur; gjithë këtë ndërsa falem me sinqeritet. Pas kësaj, nuk di [nuk ndihem i sigurt] nëse ky namaz është pranuar nga unë!"

 

NAMAZI-DISPOZITA,URTESIA DHE VLERA E TIJ…

 

DISPOZITA-Namazi eshte obligim per cdo besimtar,sepse Allahu ka urdheruar kryerjen e tij ne me shume se nje ajet,ku thote:
"Faleni namazin,sepse vertet namazi u eshte bere detyrim besimtareve ne kohe te caktuar." (Nisa:103)
"Ndiqini rregullisht faljet (pese kohet e detyruara),e sidomos faljet e mesit(pasdites)." (Bekare:238)
Profeti salaAllahualejhiweselam e ka konsideruar ate si shtyllen e dyte te shtyllave te Islamit,duke thene:"Islami eshte ndertuar mbi pese shtylla: Deshmia qe s'ka Zot tjeter pervec Allahut e se Muhamedi eshte i derguari i Allahut,kryerja e namazit,dhenia e zekatit,vizita e Qabes dhe agjerimi i Ramazanit.Ai qe e le namazin nga dembelizmi eshte mekatar i madh.

URTESIA-Namazi pastron shpirtin e njeriut,e pergatit ate per t'iu lutur Allahut ne kete bote e per te qene prane Tij ne boten e pertejme.Gjithashtu,namazi e ndalon besimtarin prej se keqes dhe imoralitetit,sic thote edhe Allahu i Madheruar:"Vertet qe namazi parandalon nga cdo veper e papelqyer dhe e padrejte." (Ankebute:45)

VLERA-Per te mesuar vlerat dhe poziten e larte te namazit,le te lexojme hadithet e meposhtme:
1 - "Kreu i cdo gjeje eshte Islami,shtylla e tij namazi dhe kulmi i tij eshte perpjekja ne rruge te Allahut."
2 - "Mes nje njeriu dhe mosbesimit qendron lenia e namazit."
3 - "Kur eshte pyetur se cila pune eshte me me vlere,ka thene:'Namazi ne kohen e tij."
4 - "Shembulli i pese namazeve eshte sikurse nje lume i embel e i furishem ne deren e dikujt nga ju,ne te cilen futet cdo dite pese here.A i mbetet me papasterti?
Shoket i thane:"Asgje" Atehere Profeti a.s tha: "Pese namazet i lajne mekatet sikurse uji e lan papastertine "
5 - "Cdo musliman,te cilit i vjen ora e namazit farz,qe merr mire abdes per te,eshte i vemendshem dhe e kryen mire ate,i shlyhen mekatet e meparshme,nese ska bere ndonje mekat te madh.Kjo vlen per tere kohen."
 SI FSHIHEN MEKATET GJATE QDO NAMAZI-Abdullah ibn Mes’ud (radiallahu anhu) ka thënë: I Dërguari i Allahut (salallahu alejhi ue selam) tha: “Një thirrës dërgohet kur të afrohet koha e çdo namazi dhe thotë: O Fëmijët e Ademit, çohuni dhe fikni zjarret të cilat vetë i keni ndezur. Kështu që ata qëndrojnë (në namaz) dhe mëkatet e tyre bien para tyre dhe largohen para tyre, pastaj ata falin namazin dhe u falen ato çka ka patur mes tyre. Pastaj ata e ndezin zjarrin prapë, dhe kur afrohet koha e namazit thirrësi thërret: O Fëmijët e Ademit, çohuni dhe fikne zjarrin të cilin ju e keni ndezur për veten tuaj. Kështu që ata qëndrojnë (në namaz), e pastrojnë veten, e falin namazin e Drekës dhe janë të falur për atë çka kanë bërë në mes tyre. Kur afrohet koha e namazit të ikindisë ndodh e njëjta gjë, dhe kur afrohet koha e namazit të akshamit ndodh e njëjta gjë, dhe kur bie terri ndodh e njëjta gjë. Ata flejnë derisa janë të falur. Kështu që njëri hyn në natë me të mirë ndërsa tjetri me të keqe.”Pra gjate kryerjes se namazit duhet pasur kujdes gjate faljes tone ,qdo levizje duhet ta bejme me perulesi.Thote Muhamedi salaAllahualejhiweselem;”S’ka falur namaz ai qe se lexon suren Fatiha,beje rukune dhe qendro ashtu deri sa te qetesohesh,pastaj qohu deri sa te rrish vertikalisht ne kemebe,pastaj ulu ne sexhde,qendro ashtu deri sa te qetesohesh(per kete thote Muhamedi salaAllahualejhiweselem “Jam urdheruar te beje sexhde me shtate eshtra:balli,hunda,dy shuplakat e duarve,dy gjunjet dhe majet e kembeve pr ate gjitha keto gjymtyr duhet te puthiten ne toke)e kur te ngresh koken nga sexhdeja dhe te qendrosh drejt sa te lexosh ettehijjatin me shehadetin,eshte plotesuar namazi yt,pra qelesi I namazit eshte te thuash All-llahu Ekber dhe mbarimi I tij eshte te japesh selam.

Shume shpesh e ndegjojme pyetjen se a duhet te falemi si Muhamedi salaAllahualejhiweselem?

Po gjithsesi obligohemi që të falemi ashtu siç është falur pejgamberi alejhisselam, ashtu siç obligohemi të gjitha ibadetet ti bëjëmë ashtu siç i ka bërë ai. All-llahu në Kuran thotë:”Ju e kishit shembullin më të lartë në të dërguarin e All-llahut, kuptohet, ai që shpreson në shpërblimin e All-llahut në botën jetër, ai që atë shpresë e shoqëron duke e përmendur shumë shpesh All-llahun”.
Kurse në veçanti me namazin ka thënë: "Faluni ashtu siç jam falur unë". (buhariu).
andaj falja e namazit ashtu siç është falur ai është obligim, të cilin nuk duhet ta lëmë pas dore, sepse prej kësaj gjëje edhe mvaret shpërblimi që e fitojmë nga ai namaz që e falim.
All-llahu e di më së miri…por feja islame nuk eshte e plote pa sunnetin e Muhamedit salaAllahualejhiweselem.

Qe te flasim per te mirat e namazit per dobit qe I marrim nga ai…duhet shume kohe sepse ato dobi skan fund…prandaj tash po flasim per rreziqet e mosafaljes se tij.Mos harroni o vellezerit e motrat e mia se ai qe se fal namazin do te denohet me 15 denime,5 nga ato do te jene ne kete dunja,3 ne momentin e vdekjes,3 duke qene ne varr dhe 4 ne diten e gjykimit.

Pese denimet e tij ne kete dunja jane:

1.)Jeta e tij nuk do te kete bereqet

2.)Nga fytyra e tij do te fshihen shenjat e  njeriut te mire

3.)Sado qe te beje vepra te mira nuk do ti pranohen

4.)Lutja e tij nuk do ti pranohet

5.)Ai nuk do te perfshihet ne lutjet e te devotshmeve.

Tri denimet e tin ne momentin e vdekjes jane:

1.)Ai qe se fal namazin vdes I poshteruar

2.)vdes I uritur

3.)Vdes I etur edhe sikur te pije te gjitha deterat e botes.

Tri denimet e tij ne varr jane:

1.)I ngushtohet varri saqe eshterat I perzihen

2.)Varrin e tij e kaplon zjarri ndersa ai rrotullohet deri ne diten e gjykimit

3.)Atij I hudhet permbi nje gjarper qe quhet ESH-SHUXHA EL-AKRE,syte e tij jane nga zjarri dhe thonjet I ka te hekurt.Ai gjarper I meshon atij pa nderpre dhe do here qe I meshon e fundos shtatedhjete kute ne toke dhe keshtu denohet deri ne diten e gjykimit.

Kater denimet e tij ne diten e gjykimit jane:

1.)Llogaritja e ashper

2.)Hidherimi I Zotit ndaj tij

3.)Hyrja ne xhehennem

4.)Atij do ti shkruj ne balle:O ti qe e perkembe namazin,sot mos shpreso meshiren e Allahut subhanehuweteala’ .

LENIA E NAMAZIT ESHTE MEKAT I MADH NE ISLAM-Allahu i Lartësuar ka thënë: Pas tyre erdhi një gjeneratë e cila e la namazin (d.m.th. e humbën namazin e tyre, ose duke mos e falur fare atë, ose duke mos e kryer atë si duhet, ose duke mos e falur në kohën e vet, etj), dhe pasuan epshet. Pra, ata do të hidhen në Xhehenem. Përveç atyre të cilët pendohen dhe besojnë në Njësinë e Allahut dhe të Dërguarin e Tij, dhe bëjnë vepra të mira. [Merjem,59-60]

Dhe gjithashtu eshte mekat per ata qe fallen te shkujdesur ndaj namazeve te tyre per kete Allahu subhanehuweteala’ thote:Mjerë ata që falen (hipokritët) e që janë të shkujdesur ndaj namazeve të tyre (e vonojnë namazin e tyre prej kohës së caktuar). [El-Ma’un, 4-5]

Gjëja e parë prej veprave të njeriut për të cilën do të gjykohet në Ditën e Ringjalljes është namazi. Nëse këtë e ka të rregullt, atëherë ai do të ketë sukses; nëse ka mangësi në këtë, ai do të dështojë dhe do të jetë humbës. [Nesa’i, Tirmidhi, Ibn Maxhe]

Keshtu qe duhet te kemi kujdes kur ta falim namazin,ai duhet te jete ne rregull e I sinqert …sepse ata qe nuk e falin namazin do te futen ne xhehennem.

Duke na informuar për banuesit e Zjarrit, Allahu i Lartësuar ka thënë: (Njerëzit në Xhehenem do të pyetën:) Çka ju bëri që të hyni në Xhehenem? Ata do të thonë: Ne s’ishim prej atyre që faleshin, nuk i ushqenim të  varfërit, flisnim të pavërteta (tërë atë që Allahu e urrente) me ata që flasin fjalë të kota, dhe e përgënjeshtronim Ditën e Kompenzimit, derisa na erdhi ajo që është e sigurt (vdekja). Pra, asnjë ndërmjetësim i ndërmjetësuesve nuk do t’u bëjë dobi atyre [El-Mudethir, 42-48]

Oj nenat e mia o vellezerit e motrat e mia ju ltem faleni namazin sepse eshte shpetim per ju ne diten e gjykimit.

Muhamedi salaAllahualejhiweselem ka thene:” Ai që e fal namazin, do të jetë dritë, dëshmi dhe shpëtim në Ditën e Ringjalljes për të; ai që nuk e fal, nuk do të jetë dritë, dëshmi dhe shpëtim për të në Ditën e Ringjalljes. Dhe, në atë Ditë, ai do të shoqërohet me Karunin, Faraonin, Hamanin dhe Ubej bin Khalef (një armik i Islamit prej Kurejshitëve)". [Ahmed, Taberani, Ibn Hiban]

Kurse Ibn Mes’ud (radiallahu anhu) ka thënë: “Ai i cili qëllimisht e lë një namaz të vetëm, kur ta takojë Allahun e Lartësuar, do ta gjejë Atë të hidhëruar”. [Muhamed bin nesr El-Miruezi, Ibn Abdul-Berr]

…dhe a kemi deshir ne per kete?!

Padyshim se JO prandaj faleni namazin e mos e hidheroni Allahun me mosfaljen e tij…sepse Ibrahim El-Nekhi ka thënë: “Ai i cili e lë namazin, është bërë mosbesimtar”.

Gjithashtu faleni namazin ne kohe sepse Ibn Hazm ka thënë: “Nuk ka mëkat më të madh pas idhujtarisë sesa vonimi i kohës së namazit derisa të kalojë koha e tij, dhe mbytja e besimtarit pa arsye të drejtë.”

Secili nga ne mundehet te jete me I miri,mundohemi te bejme vepra te mira por qe ten a pranohen keto vepra ne duhet ta kryejme namazin.

Per ju qe se falni namazin sinqerisht po ju drejtohem duke ju thene:”Faleni namazin,fillojani sa me shpejte,mos e leni shejtanin te kenaqet me mekatet e juaja,fillojani namazin mos e lejoni qe te ju kaloj koha pa e falur namazin,mos harroni se  e keni obligim sepse secili nga ne jemi te shendosh menderisht dhe a nuk duhet ta falenderojme Allahun per kete miresi?!Drejtohuni dhe lutjuni Allahut dretperdrejte,kerkoni nga Allahu falje sepse ne jemi krijesa qe gabojme,ne jemi ata qe kemi nevoj per ndihmen e Allahut.

Mos e lejoni veten tuaj te jeni nen dirigjimin e shejtanit,mposhteni ate me faljen e namazit me dhikrin ndaj Allahut subhanehuweteala’ .Pa dyshim se Allahu do t’ju ndihmoj…

Edhe sikur te gjithe drunjet te beheshin lapsa dhe te gjithe deterat te beheshin ngjyre nuk do te mjaftonin per pershkrimin e miresive te Allahut…

Prandaj shpresojme udhezimin e Allahut,meshiren e Tij dhe faljen e Tij sepse vertet Ai eshte Fales dhe e don faljen.Kur Aishia e ka pyetur Muhamedin salaAllahualejhiweselem se cila eshte duaja me e mire per t’ju drejtuar Allahut subhanehuweteala’ ,Muhamedi salaAllahualejhiweselem I eshte pergjigjur se duaja me e mire eshte:”ALL-LLAHUME INNEKE AFUUN KERIMUN TUHIBBUL AFUAFE AFUANNA”(O Allah ti je Fales dhe e don faljen andaj me fal mua).

Prandaj e lusim Allahun me kete dua per me na fal neve gjynahqareve sepse ne jemi bijte e Ademit dhe Allahu ka thene “Te gjithe bijte e Ademit jane gjynahqare”.

I Larte qofte Allahu Zoti yne,Atij I takon falenderimi.Deshmoj se nuk ka te adhuruar tjeter perveq Tij,kerkojme faljen Tende dhe tek Ti pendohemi…

 

Punoi:Gjulije Vehapi

                                                            Gjakovë.

 



FREE pop-up blocking with the new MSN Toolbar MSN Toolbar Get it now!
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages