Mos u dëshpëro, Allahu është falës

1 view
Skip to first unread message

hamdi rrecaj

unread,
Jul 2, 2009, 5:59:16 AM7/2/09
to abdurr-...@hotmail.com, adn_...@hotmail.com, bard...@hotmail.com, beh...@hotmail.com, berat_...@hotmail.com, bmanx...@hotmail.com, cana_uns...@muslim.com, don...@hotmail.com, dashuri...@hotmail.com, e_ma...@hotmail.com, edmond gashi, elbasan...@hotmail.com, fatmir...@hotmail.com, fida...@hotmail.com, hysni...@hotmail.com, ilir...@hotmail.com, ju...@live.com, kena....@hotmail.co.uk, ken...@hotmail.it, lali...@hotmail.com, lami...@hotmail.com, musl...@live.com, naser...@live.com, om r, ramiz manxholli, thebes...@hotmail.it, top_ba...@hotmail.com, torn...@hotmail.de, zuza...@hotmail.com, fjala...@googlegroups.com






Mos u dëshpëro, Allahu është falës

 

Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të falë...

 


"Thuaj: "O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut, pse vërtetë All-llahu i falë të gjitha mëkatet, Ai është që shumë falë dhe është mëshirues!" - Kur'an, 39:53

Mos u dëshpëro, Allahu është më i mëshirshëm se edhe e ëma jote që të mbajti me mund, të lindi, të ushqeu e të rriti. Për ty e ëma brengoset, por Allahu është Ai, që e krijoi atë ndjenjë ndaj teje, që ti të ndihesh i dashur, i sigurt dhe fatlum.

Mos u dëshpëro, Allahu është Falës, qofshin mëkatet tua edhe sa kodrat, Ai të falë, po, vetëm Atij mos i bën padrejtësi. Mos i shoqëro askënd në adhurim. Ai krijoi gjithçka, edhe ty, e si të të mos falë, kur mëshira e Tij kapërceu hidhërimin e Tij.

Mos u dëshpëro, thuaji vetvetes t'i nënshtrohet vetëm Allahut, ta dëgjojë Atë, sepse kush e dëgjon dhe respekton urdhrat e Tij, gjithnjë do të jetë i lumtur, dhe jo vetëm në këtë jetë kalimtare.

Mos u dëshpëro, ndjehu i sigurt, se Allahu është Ai që ty të siguron nga çdo e keqe, nuk mund kush të të bëj asnjë grimcë keq, edhe sikur të mblidheshin të gjitha krijesat kundra teje.

Mos u dëshpëro, ti je krijesë që u nderove, Allahu nuk e thyen premtimin, nëse ti me mendimet dhe veprat tua, e përçmove këtë nderim që t'u bë, e ke bërë nga padituria, vetëdijesohu, se Allahu për ty, njeri, është Pendimpranues dhe ka përgatit Jetë Pabrenga dhe të Lumtur.

Mos u dëshpëro, ti nuk je vetëm, edhe sikur të gjithë të të kthenin shpinën, ke Allahun, Ai është i Butë, i Mëshirshëm, Atë kurrë nuk e merr as gjumi e as nuk kotë.

Mos u dëshpëro, Allahu të udhëzon prapë, vetëm ti kërkoje udhëzimin e Tij sinqerisht, dhe Allahu të udhëzon, sepse Allahu është aq i mëshirshëm saqë do të turpërohej sikur të të mos i përgjigjej lutjes tënde.

Mos u dëshpëro, edhe nëse ti je i shqetësuar e i mërzitur, e jeta të duket e pakuptimtë, dije se, jo gjithçka ndjejmë a shohim është ashtu, jo, njerëzit që jetojnë nën hijen e mëshirës së Allahut nuk ndihen ashtu, janë të rehatuar e plot gëzim.

Mos u dëshpëro, çdo herë që sheh errët dhe ndihesh i pashpresë, drejtoju Atij që është i Gjallë, Atij që prej Tij jeta filloi, dhe hapja kraharorin gjerësisë së qiellit, e merr frymë lehtë, e thuaj: o Allah, më ç'robëro nga robërit e Tu, që të jem vetëm rob i Yti, i jep dritë udhëzimi syve të mi e më forco bindjen ndaj Teje.

Mos u dëshpëro, pse disa njerëz shfaqin urrejtje dhe të fyejnë vetëm pse thua: "Zoti im është Allahu dhe unë jam musliman!", dije se ata njerëz, në thellësitë e tyre sa shumë dëshirojnë që ty të ta rrëmbejnë qetësinë dhe qëndresën që ke në këtë jetë, e sikur ta dinin edhe çfarë begatish i pret besimtarët e devotshëm në Jetën Tjetër, do të të luftonin me forcë për të, mbahu se shpërblime të mëdha të presin, dashtë Allahu.

Mos u dëshpëro, edhe pse sheh mëkatarë, mos u lut kundër tyre, por lutu që edhe ata të pendohen e të përmirësohen, ndoshta janë mëkatarë sepse zemra e tyre është e mbushur me errësirë, e ti reflekto dritë në zemrat e tyre.

Mos u dëshpëro, edhe pse vëllezër në Islam janë të mangët në përgjegjësit e tyre, mos ua kthe shpinën, por buzëqeshu dhe shprehe dashurinë ndaj tyre, le ta kuptojnë se sa shumë i do për hir të .

Mos u dëshpëro, qëndro afër njerëzve që nuk dinë për rrugën e Allahut dhe duan të dinë, mos të të mërzisin fjalët e tyre prej paditurie, këshilloi e përmirësoi, ndoshta prej tyre mund të dalin njerëz edhe më të mirë se sa mund të mendojmë.

Mos u dëshpëro, në pushtetin e Allahut qëndron gjithçka: jeta dhe furnizimi e dituria e pasuria, askush kurrë nuk mund të rrëmbej atë që është e jotja veçse nëse për ty më hajr është të mos ishte e jotja.

Mos u dëshpëro, Allahu për ty, njeri, veçoi ditë e net, që ti të ndryshosh e të përmirësohesh; e bëri Muajin e Agjërimit, ramazanin, një muaj, ku prijësit e së keqes u vunë në pranga, që ti të kesh kohë të pendohesh, të përmirësohesh dhe t'i kthehesh Zotit tënd, Allahut!

"Tha: "Askush nuk e humbë shpresën në mëshirën e Zotit të vet, përveç atyre që janë të humbur". – Kur'an, 15:56.

E, ti inshAllah nuk je prej të humburve, pra, mos humb shpresën në mëshirën e Zotit tënd, Allahut të Plotmëshirshëm!

Sa Falës që je o Zoti ynë! Sa Bamirës që je o Zoti ynë! O Allah, tek Ti pendohemi, prej Teje falje kërkojmë, ndriço mendjen dhe zemrën tonë me udhëzimin Tënd!

SHPËRNDAJE!!! 

 

All-llahu në Kur'anin Famëlartë thotë:

 

"…Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi. Kini dro dënimit të All-llahut, se me të vërtetë All-llahu është ndëshkues i fortë".( Maide, 2)  

 

 Vetëm me një klik në "FORWARD" edhe JU, bëhuni pjesë e së mirës.

Dërgojauni të gjithëve që i keni të regjistruar në adresën tuaj.

Allahu ju shpërbleftë me të mirat e Tij të pafundme! Amin.

 

Mirëpo keni KUJDES për hir të Allahut! Meshkujve dërgoni veç dhe femrave veç.

                                                                                                                               Dërguar nga: Thirrësi i Mbuluar

 



Windows Live™: Keep your life in sync. Check it out!

Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! Try it!

What can you do with the new Windows Live? Find out

Beyond Hotmail — see what else you can do with Windows Live. Find out more.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages