IMAM BUHARIU DHE LIBRI I TIJ "EL SAHIH"

873 views
Skip to first unread message

Arbër Krasniqi

unread,
Mar 29, 2011, 8:18:00 AM3/29/11
to Arbër Krasniqi


Faqja ne facebook: http://www.facebook.com/pages/Sahih-El-Buhariu/211869685490328 (cdo dite nga nje hadith sahih, shkeputur nga libri Muhtesar Sahih El-Buhari)


Te gjitha lavderimet dhe falemnderimet jane vetem per Allahun, Zotin e gjithesise. Vetem Ate e falenderojmedhe vetem prej Tij kerkojme ndihme! Me te vertete ate, qe e ka udhezuar Allahu i Madheruar me Meshiren e Tij, askush nuk mund ta coje ne humbje, ndersa ate qe ka zgjedhur humbjen per veten e tij, askush nuk mund ta drejtoje, pervec Allahut te Lartesuar.
 

Deshmojme dhe vertetojmese nuk ka te adhuruar tjeter te merituar, pervec Allahut, Nje e te Vetem; Po keshtu, deshmojme dhe vertetojme se Muhammedi eshte rob dhe i Derguari i Tij. Nuk ka dyshim se fjala me e mireeshte Fjala e Allahut te Lartesuar dhe udhezimi me i mire eshte udhezimi i Pejgamberit Muhammed (sal-l-lAllahu alejhi ve sel-lem - paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!)    

     Tashme eshte fakt i pranuar nga e gjithe bota muslimane se libri me i sakte pas librit te Allahut eshte "Sahih el-Buhari".    

     Emri i autorit eshte Muhammed ibn Ismail ibn Mughira Buhariu. Lindi ne Buhara ne territoret e Horasanit, sot ne perendim te Turkistanit, me 13 Shevval 194 sipas Hixhrit. Babai i vdic kur ishte fare i vogel, keshtu qe per te u kujdes e ema. Mesoi Kur'anin permendesh qysh si femije dhe ne moshen dhjete vjec, filloje te mesoje edhe shkencen e hadithit dhe disiplinat e saj. Ne moshen 16 vjec, ai udhetoi per ne Meke bashke me nenen dhe me vellane e madh. Duket se atij i pelqeu Meka dhe dijetaret e saj, sepse nuk u kthye ne atdhe me nenen dhe vellain e vet, por qendroi aty per dy vjet, pastaj shkoi ne Medine. Pasi kaloi rreth gjashte vjet ne Hixhaz (pra ne Meke dhe ne Medine), udhetoi drejt Basres, Kufes dhe Bagdadit. Ai i vazhdoi udhetimet e tij edhe ne shume vende e qendra tjera Islame duke mbledhur hadithet e te Derguarit te Allahut (Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te!)perfshire edhe Egjiptin e Sirine. Ne Bagdad u kthye disa here. Gjithashtu, takoi shume dijetare dhe studiues te shquar te diturive Islame te kohes, duke perfshire edhe imamin e madh Ahmed ibn Hanbel.    

 

     Per imam Buhariun tregohen shume ndodhi e peripeci ne perpjekjet e tij per te mbledhur perlat e gojes se te Derguarit te Allahut, alejhi-salatu ves-selem. Thuhet se ai grumbulloi rreth 300000 hadithe, orej te cilave dinte permendesh me shume se 200000. Ne fakt ai lindi, jetoj dhe punoi ne nje kohe kur hadithi po sulmohej dhe ishte perhapur shume edhe trillime ne kete fushe; ose per te kenaqur sunduesit, ose per te luftuar e per te korruptuar Islamin dhe nje nga burimet kryesore te tij.Pikerisht ne kete kohe, ky imam kaq i shquar iu vu punes se madhe per te mbledhur dhe per te qartesuar hadithet e sakta e te besueshme (sahih) nga hadithet e dobeta e te trilluara.

 

      Imam Buhariu eshte i pari qe hartoi e sistemoi permbledhjen e pare dhe me te shquar te haditheve autentike. Ai punoi dite e nate dhe, ndonese dinte permendesh dhe kishte grumbulluar kaq shume hadithe, perzgjodhi vetem 7275 hadithe me perseritje sipas kapitujve dhe rreth 2230 hadithe pa perseritje, per te cilat nuk ka dyshim ne vertetesine dhe besueshmerine e tyre. Para se te pershinte nje hadith ne permbledhjen e tij, ai merrte avdes dhe falte dy rekate namaz duke iu lutur Allahut te Madheruar. Imam Buhariu vdic ne Hartank, nje fshat afer Samarkandit, ne vitin 256 hixhrij. (Allahu e meshirofte me Meshiren e Tij te gjere, per ate qe u dha lexuesve!).

 

     Puna jone ne Perkthimin e kuptimit te haditheve te Buhariut ishte jo vetem nje pergjegjesi, por edhe nje detyre e madhe, mbase, per te permbushur literaturen burimore Islame me veprat themelore te kesaj feje te larte e te paster. Ka qene nje pune e gjate dhe e lodhshme, por qe me ndihmen e Allahut te Lartesuar perfundoi me sukses. Teksti i imam Zubejdit "Et-Texhrid Es-Sherh Li Ahkamil-Xhami'is-Sahih" eshte marre si bosht referues. Per te bere perzgjedhjen kuptimore jane marre per baze librat me te njohur te shpjegimit te librit "Sahih el-Buhari": "Fet'hul-Bari li Sherh SAhih el-Buhari" i dijetarit te madh Imam Ahmed Ibn Haxher Askalani, "Irshadus-Sarij Li Sherh Sahih el-Buhari", i dijetarit tjeter te shquar Ebu Abbas Shahabuddin Ahmed KAstalani, "En-Nihajetu fiGaribil-Hadith vel-Ether", i dijetarit te shquar Mexhduddin Ebu Sadat Mubarek Ibn Ethir, si edhe burime te tjera nga diturite e hadithtit. Falenderojme te gjithe ata qe ndihmuan dhe kontribuan qe puna te dale ne drite. Eshte e veshtire te permenden te gjithe por, sigurisht qe Allahu, i Gjithedijshme, i di dhe i njeh ata dhe Ai do t'i shperbleje ashtu sic di, te gjithe ata qe kryejne vepra te mira e fisnike! Amin! 

Perkthyesi: Telat Sula



Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages