DR.SHEFQET KRASNIQI

17 views
Skip to first unread message

Ferki Mirena

unread,
May 29, 2009, 3:47:54 PM5/29/09
to fjala...@googlegroups.com

Fragmente nga libri “Rruga e ndricuar”                                                                         

 

SHPERNGULJA E MYSLIMANEVE NE MEDINE

 

Pejgamberin a.s, pasi ishte kthyer nga Taifi, vazhdoi ta urreje populli I tij, bile edhe me shume sesa e urrente me heret, ngaqe filloi qe islamin t`ua paraqese kabileve (fiseve) te tjera, gjegjesisht individeve te ndryshem te ardhur ne Meke nga jashte Mekes, ashtu sic kishte vepruar edhe me heret.

Ne kohen e haxhit te vitit njembedhjete te shpalljes doli t`i takoje haxhileret, te cilet kishin ardhur ta bejne haxhin, si individ apo grupe.

Nder ato grupe takoi nje grup njerezish nga Medina, te cilet I ftoi ne islam. Arabet e Medines edhe pse ishin idhujtare, at avec kishin degjuar me heret nga hebrenjte (cifutet) qe jetonin ne Medine se ka ardhur koha te paraqitet nje Pejgamber dhe se ai do te jete nga cifutet. Keshtu qe kur u takuan me Muhamedin a.s dhe degjuan shprehjen Pejgamber, pastaj degjuan Kuran, po e shikojne njeri-tjetrin dhe po thone: Ky na qenka ai Pejgamberi per te cilin na kane folur hebrenjte, shpejtoni e pranojeni ate para se ta takojne hebrenjte e te na e marrin.

Kjo nga njera ane, ndersa nga ana tjeter gjendja e fiseve arabe qe jetonin ne Medine e qe ishin ne lufte te vazhdueshme mes vete, thane ndoshta ky Pejgamber behet shkak e na bashkon mes vete.

Keto dy arsye dhe natyrisht fjala e embel e Kuranit qe doli nga goja e embel e Pejgamberit ndikuan qe I gjithe ai delegacion apo grup haxhileresh ta pranojne islamin, e qe ishin gjashte veta.

Grupi I haxhilereve u kthye ne Medine musliman, duke bartur ne supe nje amanet te madh dhe Brenda nje kohe te shkurter nuk mbeti shtepi pa u permendur emir I Pejgamberit a.s, jo vetem ne Medine, por edhe jashte saj ne periferi.

 

Ne haxhin e vitit te ardhshem shkuan nga Medina 12 veta, te cileve me vete Pejgamberi a.s. ua dhe nje misionar qe t`ua mesoje islamin.

Ai ishte Musab Bin Umejri. Musabi e kreu kete detyre ne menyre me te mire qe ka mundesi te kryhet. Keshtu qe brenda me pak se nje viti thuajse nuk mbeti shtepi ne tere Medinen qe dikush nga anetaret e saj most a pranoje islamin.

Natyrisht Musabi ishte I pergatitur per kete mision sepse kishte marre shkolle nga Pejgamberi a.s., ishte nxenes I tij nga te paret, ishte ai I cili kishte sakrifikuar familjen e tij, pasurine, cdo gje per kete fe.

Kishte qene djaloshi me I zoti ne Meke, me I veshuri, e mbanin prinderit e tij sikur te ishte princ. Aroma e parfumeve te tij ndihej matane kodres, e gjithe rinia e Mekea ia kishte lakmine.

Mirepo pasi pranoi islamin, gjendja e tij ndryshoi per njeqind e tetedhjete shkalle,  u be nder me te varfurit, nuk kishte cfare te hante e as te pinte, sepse prinerit e tij ia ndaluan te gjitha te mirat si denim qe u fut ne islam, por ai beri saber, duroi, e humbi dynjane, por e fitoi ahiretin, e fitoi xhenetin.

 

Njehere ne Medine e pa Pejgamberi a.s se si ishte veshur me nje teshe te arnuar. Iu kujtua gjendja e tij kur ishte I pasur, I kishte te gjitha dhe tash ne cfare gjendje ka ardhur, e I shkuan lotet per tePejgamberit a.s.

E ne, te nderuar vellezer dhe motra, cfare kemi bere per kete fe, sa njerez I kemi futur ne islam jo vetem gjate nje viti, por gjate tere jetes sone?!

 

Ne haxhin e vitit 13 ne Meke shkuan 70 persona, te cilet, pasi u takuan me Pejgamberin a.s, e ftuan per ne Medine, duke ia dhene besen se do ta mbrojne me te gjitha mundesite qe kane.

Pas kesaj beselidhje Pejgamberi a.s I urdheroi te gjithe myslimanet, qe kane mundesi, te shperngulen. Ata filluan te shperngulen. Natyrisht, ne fillim, fshehurazi, nga nje, nga dy, e keshtu me radhe; shumicen e rasteve naten, mos t`i verenin mekasit, te cilet benin cmos t`i pengonin myslimanet nga hixhreti apo shperngulja.

Mekja po zbrazej cdo dite nga njerezit, shume shtepi filluan te mbesin te zbrazeta. Diku pas dy muajve te marreveshjes per shperngulje thuajse te gjithe myslimanet ishin shperngulur, me perjashtim te Pejgamberit a.s, dhe nje numri shume te vogel te besimtareve.

Mekasit sa vinin e u shqetesonin me shume nga shperngulja e madhe. Kuptuan se Islami ka gjetur vend pjellor dhe ka filluar te forcohet atje ne Medine.

Keshtu qe vendosen te ndermarrin masa para se te shperngulet edhe vete Muhamedi a.s. e per kete u tubuan kreret kryesore te tyre per hapat e metejme. Dhe pas nje konsultimi te gjate, erdhen ne perfundim ta vrasin Muhamedin a.s, mirepo Allahu I Madheruar e informoi te derguarin e tij per kurthet e tyre, duke e urdheruar qe most e fleje ne shtepine e tij dhe te shperngulet menjehere.

Keshtu qe Pejgamberi a.s. se bashku me shokun e tij me te ngushte, Ebu Bekrin, dolen naten jashte Mekes per ta vazhduar rrugen pas tre ditesh per ne Medine, atje ku ishin edhe myslimanet  e tjere te cilet e prisnin me padurim.

Hixhreti I Pejgamberit a.s. nga Meka ne Medine ne aspektin islam nuk ishte thjeshte shpetim nga armiku, ose ikje nga mundimet, apo torturat, por ishte fillim I nje historie te re te myslimaneve ne mbare rruzullin tokesor.

Fillimi i ekzistimit te tyre, fillimi I historise se tyre, zaten per kete arsyje edhe mbeti fillimi i kalendarit Hixhrik nga kjo njgarje e madhe islame dhe si e tille vazhdoi me shekuj radhazi deri sot e kesaj dite. Hixhreti apo shperngulja nga Meka per ne Medine ishte ngjarja me e madhe e cila e ndryshoi tere rrotacionin e historise njerezore net e cilin ishte deri atehere.

Medinasit arritjen e te Derguarit ne vendin e tyre e priten me lot ne sy, I gjithe populli thuajse kishte dale per ta pritur, I madh e I vogel, gra dhe burra, secili nga ta me padurim e priste momentin se kur do ta shohe te dashurin e Allahut.

Natyrisht se kishin te drejte te gezoheshin sepse fetyra e tij e bekuar ndriconte nga nuri dhe drita, fjalet e tij te embla depertonin thelle ne zemer dhe lenin gjurme te pashlyera, andaj themi: te lumte ata per fatin e tyre, e sikur te kishim pasur fat edhe ne te jemi ne mesin e atyre burrave te cilet e shoqeruan ate njeri te madh, me te madhin e te gjitha kohve, sa mire do te ishte.

Allahu na mundesofte ta ndjekim rrugen e tij ne kete bote, e ten a knaqe me te Diten e Gjykimit!AMIN

Te shohim javen e ardhshme per hapat e ndermarre pas arritjes se tij ne Medine, gjegjsisht formimin e shtetit te rid he kartes se Medines.

Deri atehere, selam alejkum! Ndihma e Zotit qofte me ju!

 

Epoka e Re – e premte 29 maj 2009

Dr.Shefqet Krasniqi

Pergatiti: www.ferki-mirena.tk



Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! Try it!
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages