|
Nga Dr Aid El-Qarni
Ummeti Musliman po e mbyt veten
Nëse shikoni në hartën e botës, do të gjeni se aktet e vrasjeve dhe
bombardimeve janë kryesisht në vendet Islame. Në Palestinë, Irak, Somali,
Pakistan, dhe Afganistan mund të shihni gjakderdhje, vrasje, sulme në
infrastrukturë, dhe në shkatërrimin e ndërtesave. Do të shihni fraksione duke
akuzuar njëri-tjetrin për braktisjen e Islamit. Do të shihni fetua fluturuese
rreth pasqyrimit te gjakut te humbur te ndokujt, duke e shpallur si te
merguar nga ummeti musliman, dhe ndalimin e tij për të hyrë në Xhennet.
Çfarë ka ndodhur me ummetin Islam? Çfarë ka ndodhur me rregullat e
Shariasë që urdherojne për miqësi, vëllazëri, bashkim, dhe paqe? A është
ndokush duke ia vërë veshin urdhërit të Krijuesit, të Lartësuarit dhe të
Madhërishmit" dhe mbahuni fortë, të gjithë së bashku, nga litari të
cilin e ka shtrirë Allahu për ju," dhe urdhëri ", besimtarët e
vërtetë janë,vëllëzër." (Ajete Kuránore në suret, Ali Imran 3:103,
Huxhurat 49:10)
A është ndokush duke e marrë parasysh deklaratën e Muhammedit paqja dhe
mëshira e Allahut qoftë mbi të: "Ai që ngre armët në fytyrat tona nuk
është prej nesh." Kujto edhe urdhërin e Muhammedit s.a.w.s: "U
është ndaluar të derdhni gjak ndaj njëri-tjetrit apo të shkelni pronën dhe
nderin e njëri-tjetrit. U është e ndaluar për ju për ta bërë këtë ashtu
siç është e ndaluar për ju ta shkelni këtë ditë të shenjtë në këtë muaj të
shenjtë në këtë vend të shenjtë.. "
Pse pjesa tjetër e botës është e angazhuar në prodhim, ndërtim,
produktivitet, kreativitet, shpikje dhe zbulim ndërsa ummeti Islam është i
zhytur në armiqësi, ndarje, grindje, dhe akuza reciproke për heqjen dorë ndaj
Islamit? Lajmet e ummetit Islam janë në ballë të buletinit të lajmeve botërore
në gazeta dhe stacionet televizive satelitore. Ju nuk dëgjoni asgjë përveç
lajmeve të organeve trupore të shkatërruara gjymtyrë për gjymtyrë, Kafka të
grimcuara, fëmijë jetimë, gratë e veja, ndërtesa të demoluara, ura të hedhura
në erë, qytete të vëra në zjarr,pengesat në zhvillimin ekonomik, terrorizmi i
njerëzve të pafajshëm, dhe pengimi i progresit dhe zhvilimit të njohurive.
Ku janë
dijetarët e Ummetit,njerzitë qeveritar,njerëzit e mençur, dhe intelektualët?
Deri kur do të vazhdojnë këto masakra? Kur do marrë fund gjakderdhja? Kur do
mbyllen kapitujt e kësaj balade satanike e mbushur me urrejtje? Kur do të
ndalet kjo lojë e ndyrë ? Kur do të na zgjohet ndërgjegjia jonë? Kur do ti
kthehemi mbrapa shqisave tona dhe ti zbatojmë urdhërat tona të shenjta
në Kur'an dhe në Sunetin e Muhammedit s.a.w.s, të cilat bëjnë thirrje për
mëshirë, siguri, harmoni, dhe mospranimin e ndarjeve, urrejtjes, dhe luftës? A
mos ata vrasës në qytete Islame të cilët kanë ngritur armët kundër civilëve
të pafajshëm të paarmatosur dhe fëmijëve të tyre nuk ndjejnë asnjë turp? A
nuk kemi mjaft varfëri, papunësi, dhe padrejtësi në vendet islamike në mënyrë
që sektet e reja duhet të lindin të shtojnë fatkeqësi në fatkeqësitë tona?
Popujt e botës janë të zënë me aktivitetet e tyre ekonomike,
intelektuale, dhe krijuese ndërsa ummeti ynë është në një gjendje zie ndaj të
vdekurëve të tyre, të plagosurve dhe të humburve. Kurdo që kthehemi në setin
ton televiziv, dëgjojmë lajme të fatkeqësive të tilla në vendet muslimane sa
janë të mjaftueshme për ta habitur mendjen, të verbojnë shqisat, dhe vrasin
shpirtin. Nervat tona janë shkatërruar dhe mendjet tona po tronditen nga
ngjarjet që ne shohim në tokat myslimane: Kafka të grimcuara në rrugë,
rrjedhje gjaku në rrugë, dhe xhami të braktisura nga besimtarët, shtëpitë e
djegura para syve të botës, universitetet, shkollat, dhe fabrikat të
shkatërruara për tokë apo të demoluara nga kokat e banorëve të tyre `.
A nuk ka ndonjë fe të ndalojë këtë, nuk ka mendje për ta penguar, nuk ka
ndjenja fisnike për tu treguar i duruar, as zellin për të mbrojtur, nuk ka sy
për të derdhur lot?
Deri kur do të vazhdojë kjo baladë e trishtuar? Kur kjo sirenë do
shpall fundin e kësaj tragjedie të përgjakshme që është shpalosur në tokat
muslimane në emër të Islamit, të mbështetura nga citatet e shkrimeve e
shenjta, e të kryera nga duart e muslimanëve? Secila palë i bën përgatitjet,
ndërton një ushtri, dhe pret për një mundësi të turret mbi vëllezërit e tij
në besim. Fraksionet ngrejnë flamujt e Islamit, nxitin pasuesit e tyre për
t'u bërë dëshmorë në rrugën e Allahut, ata u premtojnë parajsë, u sigurojnë
atyre fitore dhe fuqizim, dhe i deklarojnë jetën e anëtarëve të grupeve të
tjera të humbur pasi quajtën ata si mosbesimtar dhe njoftimin e tyre dënim të
përjetshëm në Xhehnem.
E gjithë kjo është e shoqëruar me urrejtje e mbushur me indoktrinim që
shkakton të rinjët të rriten deri të mbushur me plotë zemërim dhe agresivitet
dhe të gatshëm për të shenjuar kundërshtarët e tyre në pabesimtarë. Ata
bartin armët kundër shoqërive të tyre dhe demonstrojnë një qëllim për të
vrarë njerëz të tyre.
Ne e lusim Allahun që të heqë këtë kamzhik të vuajtjës nga shpina e
Ummetit Islam, Ta ndal gjendjen e tij fatkeqe, ta heq këtë re të errët
nga mendjen e tij, ta rivendos atë në kuptimin e tij, ti bashkon rradhët e
saj, dhe ta udhëzojë atë përsëri në rrugën e drejtë.
|