NACIONALIZMI!

34 views
Skip to first unread message

Hamdi Nuhiju

unread,
Mar 8, 2013, 8:10:58 AM3/8/13
to Shqiprim Arifi, Gazeta Shqiperia, cameria, kosova...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com, Alb Students, Hamdi Nuhiu

Nacionalizmi është një temë që gjendet në rendin e ditës botërore për afërsisht 200 vjet.

Nacionalizmi!
Postuar më 07.03.2013 13:02:24 UTC
Përditësuar më 07.03.2013 13:02:24 UTC

Nacionalizmi është një temë që gjendet në rendin e ditës botërore për afërsisht 200 vjet, është një lëvizje ideologjike dhe politike që herë pas here humbet në ndikimin e saj, por që shumë shpesh del në pah në mënyrë të fuqishme. Nacionalizmi, që është i lidhur me Revolucionin Francez në histori, është një dukuri për të cilën disa edhe kanë luftuar e disa të tjerë kanë dalë kundër gjatë shekujve 18, 19 dhe 20. Së bashku me këto dy veçori nacionalizmi vazhdon të tregoj efektin e tij edhe në shekullin e 21-të. Ndërkohë që disa teoricienë pretendojnë se nacionalizmi gjatë procesit të globalizimit do të humbet rëndësinë e tij dhe se i gjithë njerëzimi do të integrohet edhe matanë kufirit, disa të tjerë janë të mendimit se nacionalizmi gjatë periudhës së globalizimit do të dalë në pah me reflekset reaksionare dhe proteksioniste. Ndërkohë që vazhdojnë debatet mes teoricienëve në lidhje me nacionalizmin, ai vazhdon të shfaqet në rajone dhe vende të caktuara.

Do të ishte e dobishme që të sqarohet disa koncepte themelore me qëllim të qartësimit të këtyre debateve dhe konfuzioneve. Në krye të këtyre koncepteve gjendet nocioni i “kombit” që është thelbi i nacionalizmit. Fillimisht të cekim se në literaturën politike nocioni i kombit nuk është një gjendje e natyrshme e njerëzve dhe njerëzimit, por është një model i socializmit politik i dalë në shekullin e 15-të paralel me modernizmin dhe kapitalizmin. Kombi është një grup njerëzish me cilësi politike. Sepse gjendja e natyrshme ose ontologjike e njeriut si gjuha, gjaku, feja dhe lidhjet tradicionale, ka edhe grupime të bazuara në veçoritë ontologjike. Edhe gjatë perceptimit të kombit i referohet në gjuhën, fenë dhe traditat e përbashkëta, por këto referenca mbështeten në ndërgjegjen dhe dëshirën e përbashkët për të jetuar në bashkësi. Për këtë arsye preferencat në të kaluarën dhe të ardhmen, si ndërgjegjja e përbashkët dhe dëshira për të jetuar në bashkësi, janë shumë të rëndësishme tek fenomeni i kombit.

Gjatë gjithë historisë njerëzit janë socializuar në mënyra të ndryshme. Njerëzimi hyri në kallëpe të ndryshme funksionale dhe politike duke filluar nga themeli ata nga klani hynë në një nivel më të avancuar në qytet-shtet, nga feudalizmi në perandori dhe së fundmi nga fisi në komb. Fenomeni dhe ideja e kombit doli në pah dhe u forcua pas feudalizmit nga aspekti ekonomik, ndërsa nga aspekti fetar nga unioni fetar, pra nga umeti nga pikëpamja e islamit dhe nga unioni katolik nga pikëpamja krishtere. Në këtë aspekt kombi doli në pah si një shoqëri njerëzish që jetojnë brenda kufijve të një shteti modern që udhëhiqet me modelin kapitalist ose atë laik. Në këtë formacion pjesërisht ndikuan faktorët patriarkal, pra veçoritë natyrore si gjuha dhe kultura, por pjesërisht ndikuan edhe faktorët e modernizimit.

Këtë mund ta shpjegojnë edhe kështu: Disa kombe kanë lindur nga nevojat e natyrshme, ndërsa disa të tjerë si një nevojë e botëkuptimit të shtetit modern. Pa marrë parasysh se në çfarë mënyre kanë lindur këto kombe, ato çdoherë kanë qenë të përbëra nga grupe të ndryshme etnike dhe kulturore. Për këto arsye kombet e sotme (përveç një pjese të Japonisë) përbëhen nga grupe të ndryshme etnike dhe kulturore. Pra, nuk ka kombe ose shtete kombe të pastra dhe homogjene.

Nëse procesi i formimit të kombeve ka dalë nga nevoja dhe kërkesa atëherë ato në përgjithësi sjellin me vete edhe rezultate pozitive, por nëse janë formuar me presion të forcave të jashtme ose të brendshme, atëherë ato zakonisht sjellin rezultate të shumta negative dhe fatkeqësi të ndryshme. Nëse shikojmë në histori, formimi i shteteve-komb në Evropën qendrore, si në shembullin e Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Anglisë zakonisht u zhvillua në mënyrë natyrore, ndërsa formimi i kombeve posaçërisht në Azi dhe Afrikë, për shembull kombet e dala gjatë procesit të shpërbërjes së Perandorisë Osmane dhe më pas zakonisht janë formuar me politika të jashtme dhe brendshme.

Nocioni i kombit dhe nacionalizmi kanë një lidhje të ngushtë mes vete. Nacionalizmi në thelb, krijohet për të formuar dhe udhëhequr një shtet-kombit. Faktori që luan rolin kryesor në procesin e formimit të kombeve janë ideologjia nacionaliste dhe lëvizja politike. Nacionalizmi ose lufton për ndërgjegjësimin e një kombi aktual dhe për të formuar një shtet-komb, ose lufton për të fituar vetëdijen kombëtare të popullit të një vendi të formuar.

Pavarësisht se cili përkufizim zbatohet, procesi i kombit dhe nacionalizmit në disa rajone dhe situata solli edhe rezultate pozitive, por në disa rajone dhe situata tjera solli rezultate shkatërruese dhe shumë të dëmshme. Rezultatet pozitive që solli kombi dhe nacionalizmi janë dashuria për atdheun, solidariteti mes popullit, bërja e veprave të mira në emër të shtetit, mbrojtja kundër kërcënimeve nga jashtë dhe fitimi i një identiteti dhe pozitës ndërkombëtare.

Por, në situatat kur kombi dhe nacionalizmi mundohet të vendos epërsi ndaj njerëzve të tjerë, përjashtojnë dhe tjetërsojnë ata që nuk u ngjajnë ose që nuk kanë veçoritë e tyre, mbajnë nën presion grupet e ndryshme etnike të kombit të vet, bëjnë kryengritje kundër një shtet-kombit të formuar dhe përdorin dhunën, bëjnë diskriminim mes njerëzve dhe më e rëndësishmja zbatojnë terrorin, ato shkaktuan edhe përleshje shoqërore por edhe luftëra në marrëdhënie ndërkombëtare.

Autor: Prof. Dr. Ramazan Gozen

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages