| Veteranët jovotues nën cenzurë të tmerrshme dhe nën përcjellje ilegale të partive politike në Kosovë |
|
Shkruan: Rexhep AHMETI Se veteranëve jovotues (të Luftës së UÇK-së) nuk ju lihet hapësirë e duhur demokratike e mendimit, fjalës, publikimit dhe veprimit, e provuam edhe njëherë gjatë kësaj fushate të ethshme zgjedhore. Asnjë gazetë e “shtypit të lirë” që botohet në Prishtinë, nuk botoi ngjarjen, edhe jo aq të vogël, kur mbi 70 veteranë të Luftës së UÇK-së nënshkruan, origjinalisht, bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007. “Epoka e re”, gazeta “më e guximshme kombëtare”, as gëk nuk guxonte të bënte prej OSBE-së dhe prej partive politike. As që deshi për të ndier që t’i merrte dhe t’i botonte, në origjinal, nënshkrimet e veteranëve bojkotues të këtyre zgjedhjeve. Thoshin: ne jemi përcaktuar për dalje në zgjedhje. Kjo është politika e redaksisë. Jemi gazetë private. Dmth. pse janë kështu si janë, dhe veprojnë kështu siç veprojnë (bëjnë biznes duke u bërë shumë të dëgjueshëm ndaj OSBE-së ndërsa censorë të paskrupullt ndaj një akti publik të veteranëve të vetëdijshëm të luftës së UÇK-së), ata paskan të drejtë të mos e publikojnë(!) një ngjarje aq të madhe, të cilën e injoruan gazetat “tona”, por e ardhmja e Kosovës së lirë assesi nuk do ta injorojë. Ndërsa gazeta “Lajm” e mori listën e parë të nënshkrimeve origjinale të Veteranëve të Luftës së UÇK-së, e skanoi në kompjuterët e redaksisë dhe premtuan se do ta botojnë. Ndërsa një funksionar i paguar në këtë gazetë (me mbiemrin Blaku) tha: Ta kuptoni z. Pacollin se ka investuar shumë në fushatë dhe tani t’ ua botojë këtë dhe t’i humb votat! Autori i këtyre rreshtave iu përgjigj: Ne po e kuptojmë Pacollin, por a po e paramendoni dhe kuptoni ju se si e ndiejmë ne sot veten, kur shohim se vendi ynë, edhe me këto zgjedhje, po shkon kah Serbia (lidhjet shtetërore me Serbinë), ndërsa ne tërë jetën tonë kemi investuar për t’u shkëputur nga Serbia dhe për t’u bashkuar me Shqipërinë. Deri më sot më 15.11.2007, nuk dimë ku shkuan nënshkrimet tona origjinale për bojkotimin e këtyre zgjedhjeve. Kjo nuk na u bë ne transparente, ndërsa na u morën, kinse për botim. Telashet tjera që na solli ky veprim i lirë yni-nënshkrimet për bojkotimin e zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007 janë edhe përcjellja ilegale e shërbimeve informative partiake si dhe trysnitë (presionet) e tyre direkte. Nja dy persona të një shërbimi partiak ilegal, njëri prej të cilëve iu pat kërcënuar (indirekt) me vdekje autorit të këtyre rreshtave, këtë javë më bënë një vizitë të shkurtër pune të tyre të paparalajmëruar, po në vendin tim legal të punës. (Të afërmit dhe shokët e mijë janë të lajmëruar më kohë për emrat e këtyre kërcënuesve partikë që po na i shantazhojnë, familjet tona, fëmijtë tanë). Vërtetë Kosova qenka e vogël për gjithë këto veprime të paligjshme, shërbime të fshehta ilegale antishqiptare, politika globale ahtisariane etj. Por ne veteranët e vetëdijshëm, busullë e kemi betimin tonë legal të UÇK-së dhe amanetin e dëshmorëve të kombit shqiptar. Prandaj vazhdojmë punën tonë. Gjer më tani, pos listës që kemi publikuar (në www.dervina com, www.shqipëria ebashkuar.org, www.mekuli.com etj.) janë nënshkruar për të mos votuar në zgjedhjet e 17 nëntorit, edhe këta veteranë: Avdi Ibrahimi, Prizren, Emin Begu, Mitrovicë Nexhat Dedia, Mitrovicë, Ramiz Dërnagllava, Lipjan, Vehbi Rafuna, Prishtinë, Musa Ajeti, Trepçë, Mitrovicë, Lavdim Ademi, Trepçë, Mitrovicë, FeritAhmeti, Mitrovicë, Vedat Shyti, Mitrovicë, Xhelal Shyti, Mitrovicë, Veli Sefedini, Mitrovicë, Ajet Uka, Mitrovicë, Bahri Dërnagllava, Lipjan, Arian Agushi, Lipjan, Asllan Jusufi, Mitrovicë, Gjatë këtij aktiviteti për nënshkrime, duke u takuar e biseduar shtruar me shokët tanë të luftës, u bindëm për një gjë: se shumë vëteranë të luftës janë tejet të pakënaqur me gjendjen ekzistuese si dhe me zvarritjen e zgjidhjes së statusit të Kosovës dhe na dhanë fjalën se assesi nuk do të votojnë, edhe pse nuk u nënshkruan, për shkaqe të njohura ekzistenciale, pra, duke prashikuar se partitë politike edhe mund ti largojnë nga puna, kur ti gjurmojnë nënshkruesit. Me siguri do të nënshkruheshin edhe më shumë veteranë, por kohën e patëm të kufizuar, pasi as që na pat shkuar mendja se OVL e UÇK-së do të mbetet pa qëndrim zyrtar rreth zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, i cili do të duhej të mirret në Kuvendin e rregullt ose të jashtëzakonshëm, po të veprohej siç obligon statusti i Organizatës, pra konform dokumenteve programore e statusore si dhe konform situatës politike dhe kombëtare që mbretëron tani. Mitrivicë-Prishtinë 15/11/2007 |