Es Selamun Alejkum

514 views
Skip to first unread message

Ismet Buca

unread,
Aug 29, 2007, 4:46:05 PM8/29/07
to fjala...@googlegroups.com

                                     Vëllazëria në Islam



Falënderimi i takon vetëm Allahut, që me anë të Muhammedit solli dritën dhe fenë e vërtetë, udhëzoi me anë të tij njerëzit dhe ua hapi atyre sytë, i bashkoi pasi ishin të përçarë, i bëri miq pasi ishin armiq.

E falënderojmë Allahun që na urdhëron neve, besimtarëve, ta duam njëri-tjetrin dhe ta forcojmë gjithnjë besimin duke forcuar dashurinë për njëri-tjetrin.

O njerëz, kijeni frikë Allahun, përmbajuni urdhrave të Tij dhe urdhrave të të Dërguarit të Tij, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të arrini lumturinë e vërtetë.

I Dërguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) ka thënë: “Mos kini smirë për njëri-tjetrin, mos mashtroni, mos urreni njëri-tjetrin, mos ia ktheni shpinën njëri-tjetrit dhe mos ndërhyni në shitblerjen e njëri-tjetrit. Jini vëllezër, siç i ka hije robve të Allahut. Muslimani është vëlla i muslimanit, nuk i bën padrejtësi, nuk e lë në baltë, nuk e gënjen dhe nuk e përçmon atë. Devotshmëria është këtu (e tha këtë tri herë, duke bërë me shenjë nga zemra e tij). Për një njeri është shumë keq që ta përçmojë vëllanë e tij musliman.” (Marrë nga Muslimi)

Në një hadith tjetër ai thotë: “Atij që i largon muslimanit një brengë, Allahu ia largon brengën Ditën e Kijametit; Atij që i mbulon muslimanit një të metë, Allahu do t’ia mbulojë Ditën e Kijametit.”

Në hadithin që e përmendëm më lart, Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) thotë: “Jini vëllezër, siç i ka hije robve të Allahut”.

Vëllazëria, për të cilën na porosit Pejgamberi ynë i dashur, nuk është sipërfaqësore, ajo duhet të jetë e fortë dhe duhet ta ketë vendin në shpirt e në zemër. Ajo nuk duhet të jetë me qëllime interesi, por një dashuri e vërtetë, që shprehet me fjalë e vepra të mira. Vëllazëri e vërtetë është kur t’i do për vëllanë atë që do për vete, kur dëshiron që ai të jetë besimtar i përpiktë, të jetë krenar, i fortë, i pasur, e të sillet mirë, kur e këshillon atë dhe i mëson si të jetë në rrugë të drejtë, duke përdorur metodat më të favorshme, për t’ia arritur qëllimit.

Gjithashtu, kur nuk do për vëllanë atë që nuk e do për vete, kur të shqetëson fakti që ai mund të jetë i shthurur, i poshtëruar, i varfër, i dobët dhe asnjëherë nuk pajtohesh me sjelljet e tij të këqija, kur i bëhesh krah gjithnjë dhe nuk mjaftohesh vetëm duke iu lutur Allahut për të, nëse e sheh që ka nevojë, por t’i vetë përpiqesh ta ndihmosh me sa ke mundësi.

Dijetari i nderuar Ibnu Kudame el-Makdesi në një nga shkrimet e tij, ka përmendur disa nga detyrimet që ka secili prej nesh ndaj vëllait të tij musliman. Ai thotë:

1. Plotësimi i nevojave të vëllait tënd musliman, ndërkohë që shpërblimi i Allahut për ty, varet nga fakti se në cilën kategori të poshtëshënuar bën pjesë:

T’ia plotësosh nevojat kur ai ta kërkon një gjë të tillë dhe ti je në gjendje për ta ndihmuar. Kjo të bëhet me dëshirë dhe mundësisht me buzëqeshje.

T’ia plotësosh nevojat kur nuk të kërkohet një gjë e tillë, por ti vetë e ndjen nevojën e tij për ty.

Të plotësosh nevojat e vëllait para tuajave. Qenë sahabët ata, që e praktikuan të parët këtë lloj veprimi, prandaj, Allahu i Madhëruar i ka lavdëruar në Kur’an, duke thënë: “Ata u japin përparësi të tjerëve para vetes edhe nëse është diçka personale.”

2. Gjuha duhet të heshtë.

Këtë gjë mund ta sqaronim në këtë mënyrë: duhet të heshtë dhe të mos përmendë të metat e vëllait musliman, në prani a në mungesë të tij. Duhet të mos pyesësh për ato gjëra që ai nuk dëshiron t’i tregojë, të ruash sekretet e tij edhe nëse ndahesh prej tij. Duhet të mos fyesh shokët e tij, pjesëtarët e familjes, madje edhe nëse dëgjon dike duke i bërë këto veprime, të mos i tregosh vëllait, për të mos shkaktuar grindje.

3. Gjuha duhet të flasë

Këtë mund ta sqaronim kështu: ashtu siç përmendëm më lart faktin se nuk duhet të themi atë që vëllait nuk i pëlqen, po kështu duhet që gjuha tashmë të zgjidhet, për të folur për anët e tij të mira.

Duhet që me fjalë e vepra të përpiqesh të fitosh zemrën e tij, ta pyesësh për ndonjë hall që mund të ketë dhe gjithnjë, kur je me të, të përpiqesh të jesh i gëzuar dhe i qeshur. I Dërguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) thotë në një hadith: “Nëse dikush prej jush e do vëllain e tij musliman, le t’ia shprehë.” (Kumtoi Tirmidhiu)

Këtu mund të përmendim se është detyrë që vëllanë ta thërrasim me emrin apo pseudonimin që ai pëlqen. Umer ibn Hattabi (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!) ka thënë:

“Dashurinë e vëllait tënd musliman mund ta fitosh me anë të tri gjërave: ta përshëndesësh kur e takon, t’i bësh vend kur jeni ulur për të kuvenduar dhe ta thërrasësh me emrin që ai pëlqen më shumë.”

4. Lutu për vëllanë kur është gjallë dhe kur ka vdekur

Lutjet duhet të jenë të njëjtat ato që bën për veten tënde (përveç rastit kur ke diçka fare personale). Ebu Derda kumton se i Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), ka thënë: “Kur muslimani lutet për vëllanë e tij, pa ditur gjë (ky i fundit), lutja pranohet. Tek koka e lutësit qëndron një engjëll i ngarkuar të thotë, pas çdo lutejeje të mirë për vëllanë musliman, ‘Amin, të dhëntë Allahu edhe ty të njëjtën gjë!’” (Kumtoi Muslimi)

5. Besnikëria dhe sinqeriteti

Besnikëri do të thotë ta duash vëllanë musliman deri në vdekje dhe pas saj, t’u qëndrosh besnik fëmijëve dhe miqve të tij. I Dërguari i Allahut (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), një herë, pasi ka nderuar siç duhet një të moshuar, tha: “Ajo vinte tek ne shpesh, kur Hatixheja ishte gjallë. Ruajtja e marrëdhënieve të tilla është pjesë e besimit.” (Kumtoi Hakimi)

Që të tregohesh besnik i vërtetë me vëllanë tënd, duhet që marrëdhëniet e tua me të të mos ndryshojnë edhe nëse rritesh në post, të shtohet pasuria etj. Duhet gjithashtu që të mos u vësh veshin fjalëve që mund të të thotë dikush për vëllanë, dhe të mos mbash shok e mik armikun e tij.

6. Lehtësim dhe jo stërmundim

Duhet të mos e stërmundosh vëllanë tënd duke i kërkuar të bëjë atë që nuk ka mundësi, apo t’i kërkosh të t’i zgjidhë hallet, të të shërbejë, etj. Në lidhjet e tua me të, duhet që qëllimet e tua kryesore të jenë: arritja e kënaqësisë së Allahut, kënaqësia dhe shlodhja kur takohesh me të, ta kesh si ndihmë për të forcuar besimin për t’u afruar edhe më shumë me Allahun, duke zbatuar detyrimet që ke ndaj vëllait tënd musliman.

Si mendoni ju, vallë është shenjë e vëllazërisë që të përvetësosh pa të drejtë pasurinë e tjetrit, të kalosh kufijtë e të drejtave reciproke, t’i heqësh riskun vëllait tënd, t’i ndërhysh në tregëti (për t’i prishur punë), të fejohesh a të martohesh me atë vajzë që ai e ka kërkuar para teje dhe pret të marrë përgjigje (nga familja e vajzës), ta mashtrosh vëllanë tënd, ta presësh në besë, të flasësh për të metat e tij dhe të harrosh anët pozitive që ka ai, ta përgojosh duke folur pas krahëve?!

Duhet të mos harrohet se përgojimi i tjetrit është një nga mëkatet e mëdha. O muslimanë, kijeni frikë Allahun dhe mos harroni se jeni vëllezër të një feje dhe marrëdhëniet vëllazërore që keni, janë për hir të Allahut. Kjo është lidhja më e fortë se të gjitha, si në këtë botë, ashtu edhe Ditën e Gjykimit.

Allahu në Kur’an thotë:

“Atë ditë, miqtë e ngushtë do të jenë armiq të njëri-tjetrit, përveç të devotshmëve (besimtarëve).” (Zuhruf, 67)

Allahu i Madhëruar dhe i Dërguari i Tij (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), na kanë dhënë disa rregulla bazë që rrisin dhe forcojnë dashurinë vëllazërore, na afrojnë më shumë me njëri-tjetrin dhe i japin fund njëherë e përgjithmonë përçarjes dhe armiqësisë midis nesh. Prej tyre mund të përmendim përshëndetjen (kryesisht selamin).

Në një hadith Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) porosit ata që janë grindur me njëri-tjetrin dhe thotë: “Nuk i lejohet askujt që të mbajë mëri me vëllanë e tij, më shumë se tri ditë. Më i mirë prej tyre është ai që e përshëndet i pari tjetrin (i jep selam)”.
Eshtë detyrë e atij që dëgjon selamin, që të përgjigjet në të njëjtën mënyrë ose më mirë, duke shoqëruar përshëndetjen me buzëqeshje, çiltërsi dhe me zë, që të dëgjohet.

Në një hadith, i Dërguari i Allahut, Muhammedi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!) porosit njërin prej shokëve të tij (Ebu Ejubin): “Të të tregoj një tregëti të suksesshme?” – “Po”, - ia ktheu Ebu Ejubi. “Nëse dy vetë janë të grindur, - vazhdoi Pejgamberi (Paqja e Allahut dhe bekimi i Tij qofshin mbi të!), pajtoji dhe afroji!”
 
 
Marr nga Forumishqiptar


Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! Try it!

Ismet Buca

unread,
Aug 29, 2007, 4:53:07 PM8/29/07
to fjala...@googlegroups.com
                                                      Xhenneti

Xhenneti është vend i gjerë, madhështor të cilin e ka përgatitur All-llahu xhel-le shanuhu për robërit e Tij të cilët i janë nënshtruar në jetën e kësaj bote dhe i kanë rrespektuar urdhërat e Tij. Ai është shpërblim për besimin e tyre të sinqertë dhe punët e tyre të mira. Thotë All-lahu i Lartësuar:
" Dhe ngutuni ( me punë të mira) në falje mëkatesh nga Zoti i juaj dhe për një xhennet gjerësia e të cilit është si gjerësia e qiejve dhe tokës, i përgatitur për të devotshmit."( suretu-Ali Imran-133)

2)

All-llahu i Lartësuar në Kur’anin e Madhërishëm e ka quajtur (xhennetin) me shumë emra:

Xhennetul-meëva, Shtëpia e përhershmërisë, Firdevs, Shtëpia e shpëtimit, Shtëpia e qëndrimit, Vendbanimi i sigurtë,e emra të tjerë.

(3)

Në xhennet hyn vetëm ai i cili bënë vepra të mira, i cili është i cilësuar me cilësi të mira dhe veçori të lavdëruara me vlerë.

All-llahu i Lartësuar thotë:

"All-llahu bleu prej besimtarëve shpirtërat dhe pasurinë e tyre me xhennet. Luftojnë në rrugën e All-llahut, mbysin dhe mbyten. (All-llahu dha) Premtim të cilin e vërtetoi në Tevrat, Inxhil e Kur’an. E kush është më zbatues i premtimit të vet se All-llahu? Pra gëzonju tregtisë që bëtë me Të. Ky është sukses i madh.

(Të xhennetit janë) Edhe ata që pendohen, ata që sinqerisht adhurojnë, ata që falënderojnë, ata që agjërojnë, ata që bëjnë ruku, që bëjnë sexhde, që urdhërojnë për të mira e ndalojnë nga të këqiat edhe ata që përmbushin dispozitat e All-llahut. Pra, përgëzoi besimtarët." (Et-teube, 112).

(4)

All-llahu xhel-le shanuhu e ka cilësuar xhennetin me begati të përhershme dhe kënaqësia në të nuk përfundon, çdo send që është në të është pa llogari (e panumërt) dhe në të ka lumenjë të shumtë e të mëdhenjë e të lloj-llojshëm.

Prej tyre ka që e kanë ujin e mirë e të shijshëm, nuk ndryshon era e tij, e as nuk ndryshon shija apo oreksi i tij. Prej tyre ka që janë prej qumshtit të pastër e të mirë. Ka që janë prej verës e cila është e shijshme për ata që e pijnë, jo sikur vera e kësajë bote e ndaluar, e cila e shkatërron mendjen dhe e humb vetëdijen, gjithashtu nën të ka lumenj nga mjalti i kulluar.

E të tjera përveç këtyre, prej lumenjve që rrjedhin nën kështjella. Në të ka pemë dhe mish shpendësh.

(5)

E prej mrekullirave që i furnizon All-llahu xhel-le shanuhu banorët e xhennetit janë këto frute të shijshme që kanë shije të dalluar e të ndryshme të cilat i ngjajnë njëra tjetrës, e banorët e xhennetit mendojnë se ky është ushqim i njëjtë të cilin e kanë ngrënë më parë, por nuk është kështu.

All-llahu i Lartësuar thotë:

" E përgëzoi ata që besuan dhe bënë vepra të mira se ata do të jenë në xhennete në të cilët rrjedhin lumenj. Saherë që u jepet ndonjë ushqim nga frytet e tij ata, thonë:"Ky është që me të u ushqenim edhe më parë." Ngase u sillet ushqim i ngjajshëm (vetëm në formë, e jo edhe në shije). Aty do të kenë ata bashkëshorte të pastra dhe aty do të jenë përgjithmonë" (El-Bekare,25).

(6)

Këtë furnizim të cilin ua përgatiti Zoti i tyre- i Lartësuar qoftë-u jep që t’i shërbejnë djelmoshat, të cilët u përgjigjen kërkesave të tyre dhe ua plotësojnë dëshirat e tyre.

Këta djelmosha bartin enë dhe gota nga ari i pastër, të cilat nga bukuria dhe përsosshmëria e madhe u ngjajnë margaritarëve të derdhur.

All-llahu i Lartësuar thotë:

"Dhe atyre u sillen për shërbim djelmosha që përherë janë të tillë sa që kur t’i kundrosh të duken si margaritarë të derdhur." (El-Enbija, 19).

Dhe thotë: "Hyni në xhennet, ju dhe gratë tuaja, të gëzuar! Atyre u shërbejnë me enë e gastare nga ari, aty do të kenë çka t’u dëshirojë shpirti dhe t’u kënaqet syri. Ju do të jeni aty përgjithmonë." (Ez-Zuhruf, 70,71).

(7)

Nga begatitë e xhennetit me të cilat i begatoi All-llahu xhel-le shanuhu robërit e Tij të mirë besimtarë, të cilët veçohen prej krijesave tjera

Veshja. Veshja e banorëve të xhennetit është nga mëndafshi i hollë dhe i trashë, e këto rroba i kanë të zbukuruara me ari të kulluar e të pastër.

Gjithashtu vendbanimet e tyre janë të mira, renditja e tyre është e mrekullueshme, ku ka dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën nën të cilat rrjedhin lumenj.

Thotë All-llahu i Lartësuar: " Ndërsa ata të cilët u ruajtën për hirë të Zotit të tyre, për ata do të ketë dhoma të ndërtuara njëra mbi tjetrën, nën të cilat rjedhin lumenj. Premtim i All-llahut, All-llahu nuk then premtimin."(suretu-ez-Zumer-20).

8)

Gjërat që janë në xhennet përngjajnë vetëm në emra me gjërat e kësaj bote, ngase në të ka atë që syri nuk e ka parë, veshi nuk e ka dëgjuar e as nuk ka mundur ta paramendon mendja e njeriut.Thotë All-llahu i Madhëruar:

" Pra, për ata që kanë vepruar nuk di askush për atë kënaqësi (të zemrës e shpirtit) që u është caktuar atyre si shpërblim."( suretu-es-Sexhde-17).

9)

Në xhennet nuk ka mëkate e as fjalë të kota. Në të ka vetëm përmendje dhe madhërim të All-lahut. Paqeja e All-llahut dhe bekimi i melaikeve është mbi besimtarët e gjithashtu edhe besimtarët e bekojnë njëri tjetrin.Thotë All-llahu xhel-le shanuhu"... ata do t’i vizitojnë engjëjt duke hyrë në secilën derë. (u thojnë) Selamun alejkum, me durimin tuaj gjetët shpëtimin; sa përfundim i lavdishëm është ky vend." ( suretu-ez-Zumer-24).

Prandaj banorët e xhennetit janë banorë të paqes dhe sigurisë, All-llahu xhel-le shanuhu ka nxjerrur prej zemrave të tyre mërzinë dhe urrejtjen ndaj njerëzve. Ata të gjithë janë vëllezër të dashur dhe në xhennet nuk i godet lodhja apo sëmundja.

10)

Begatia dhe dhuntia më e madhe të cilën do ta gjejnë besimtarët në xhennet është se ata do ta shohin Zotin e tyre-I Madhëruar Qoftë- dhe do ta fitojnë kënaqësinë e Tij. Thotë All-llahu i Madhëruar:" Atë ditë do të ketë fytyra të shkëlqyera (të gëzuara) që Zotin e tyre e shikojnë."(suretu-el-Kijame-22-23).

Gjithashtu thotë: " ... dhe kënaqësi nga All-llahu që është mbi të gjitha."( suretu-et-Tevbe-72).

E kjo është nga plotësimi i begative të All-llahut ndaj robërve të Tij dhe në të njejtën kohë nder e rrespekt i Tij ndaj tyre.

11)

Xhenneti është i përhershëm nuk kalon, mbetet përgjithmonë. Për këtë arsye edhe banorët e tij janë të përhershëm, nuk iu arrinë vdekja e as shkatërrimi.Thotë All-llahu xhel-le shanuhu

" E për sa i përket atyre fatmirëve, ata janë në xhennet përgjithmonë, sa të jenë qiejt e toka, përveq ata çka do Zoti yt ( iu dhuron) shpërblim të pakëputur."( suretu-Hud-108).

Fshehtësia e kësaj përhershmërie të banorëve të xhennetit në xhennet është se: pasiqë All-llahu xhel-le shanuhu e ka ditur prej zemrave të tyre këmbëngulësinë në besim dhe vepra të mira, sadoqë të zgjatë jeta e tyre. Për këtë dëshiroi All-llahu xhel-le shanuhu që t’i shbërblejë për qëllimin dhe dëshirën e tyre, edhepse ai (xhenneti) ëhtë më madhështor dhe në shkallë më të lartë, u përcaktoi atyre këmbim që për veprat e mira dhe këmbëngulësinë e tyre në adhurim (nënshtrim) t’ua dhuroj përhershmërinë në xhennet dhe qëndrim në te duke qenë të begatuar, të lumtur dhe të gëzuar.

Ismet Buca

unread,
Aug 31, 2007, 2:35:59 PM8/31/07
to fjala...@googlegroups.com

                                   Dua' kundër brengave

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”



Discover the new Windows Vista Learn more!

Ismet Buca

unread,
Aug 31, 2007, 2:54:32 PM8/31/07
to fjala...@googlegroups.com
SHFRYTËZIMI I KOHËS DHE MARRJA MËSIM PREJ SAJ      
Çdo gjë që ke humbur, ke shpresë se mund ta kthesh, përveç kohës. Nëse humbet koha, nuk ka shpresë për kthi­min e saj. Andaj, koha është gjëja më e shtrenjtë që e ka njeriu, dhe njeriu i mençur duhet t’i presë ditët sikurse koprraci që pret një pasuri të madhe: ai nuk lë pas dore as diç të vogël, duke u mashtruar pas të madhes, dhe mundohet që çdo gjë, sado e imët, ta vërë në vendin të cilin e meriton.

Sikur çdonjëri prej nesh të bëjë një shikim prapa, duke u munduar ta kuptojnë momentin prej kur e ka filluar rrugën në këtë jetë, në mënyrë që t’i numërojnë ditët dhe vitet që i ka kaluar, nuk do të meditojnë gjatë, sepse do të shohë vetëm një fillim të mbyllur, e pastaj do të tubohen ditët dhe netët e gja­ta, por do të duken se janë një ditë me gjatësi dhe gjerësi rrje-dhëse, me ngjarje të pandërprera.

Këtë e ndien njeriu tani, dhe të njëjtën do ta përjetojë edhe në Ditën e Gjykimit, kur do të ndalet për llogaritje:

“(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) si­kur nuk qëndruan (në dunja) vetëm një moment të ditës, “Në ndërrimin e natës e të ditës, dhe në çka krijoi Allahu në qiej e në tokë, vërtetë ka fakte për njerëzit që kanë droje.” atëherë njihen mes vete…” (Junus: 45)

“E ata pëshpërisin mes vete: nuk qëndruat (në dunja) më shumë se nja dhjetë ditë. Ne më së miri e dijmë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: Nuk qënd-ruat më shumë se një ditë!” (Ta Ha: 103-104)

“… atyre (idhujtarëve) do t’u duket sikur nuk kanë jetu­ar më tepër se një mbrëmje ose një mëngjes të saj.” (En-Naziat: 46)

Ky përjetim, me tërë atë që ka, do t’i shkrumojë ata të cilët e ëndrronin amshueshmërinë në tokë dhe që e lidhën epilogun e tyre me dheun e saj. Ky është përjetim korrekt, nëse krahasohen ditët e kësaj bote me ditët e botës tjetër… Mirëpo, ndjenjat e atij që i kaluan ditët dhe i ikën muajt e vitet, i cili qarkulloi gjatë tërë ditës, u lodh e pushoi, janë ndjenja masht-ruese dhe devijuese, sepse ai, edhe për­skaj gjithë kësaj, ende mbeti mospërfillës ndaj kohës, filloi të dëfrehet dhe të vazhdo-jë në këtë rrugë, derisa të arrijë pleqëri të thellë, e të hyjë në terrin e vdekjes, kur zgjohet me ashpërsi! Por, e kotë! Ai u zgjua pasi kaloi koha…

Halli i njerëzve në këtë botë është i çuditshëm; ata tallen, ndërkaq caktimi i Zotit ndaj tyre është serioz; ata ha­rrojnë, kurse çdo imtësi e punës së tyre llogaritet: “Në ditën kur Allahu i ringjall ata të gjithë, i njofton me atë që kanë punuar, pse Allahu ka mbajtur ato shënime, edhe pse ata i kanë harruar. Allahu është Ai që çdo send e sheh dhe e përcjell.” (El-Muxhadele: 6)

Muslimani i vërtetë e çmon shumë lart kohën, sepse koha është jeta e tij. Sikur ai të lejojë të humbet koha e tij kot dhe t’ua lërë ndryshimeve të ndryshme kohore t’ia rrëmbejnë atë, do të bënte vetëvrasje në këtë mënyrë kaq banale.

Njeriu ngutet për te Zoti, dhe çdo rrotullim i tokës agon me dhembjet e një mëngjesi të ri, i cili nuk është tjetër veçse një periudhë prej periudhave të rrugës në të cilën nuk ka ndalje asnjëherë. A nuk është mençuri që njeriu ta kup­tojë këtë reali-tet, dhe ta ketë çdoherë parasysh, duke e shpa­luar atë që ka pas dhe para vetes, sepse mashtrim është që njeriu ta konside-rojë veten të stopuar, kur koha ecën! Ky është mashtrim i shiki-mit, siç udhëtarit me tren i du­ket se sendet në natyrë ecin e ai rri në vend. Realiteti është se koha ecën edhe me vetë njeriun në vendqëndrimin e tij të përhershëm.

Islami është fe e cila e njeh vlerën e kohës dhe e vlerë­son rrezikun e saj; ai konfirmon fjalën e shtrenjtë popullore: “Koha është si shpata, nëse ti nuk e pret atë, ajo të pret ty.” Të kupt-uarit e këtij realiteti dhe veprimi në bazë të tij kon­siderohen fakte të cilat argumentojnë besimin dhe simpto­mizojnë devot-shmëri: (Junus: 6); “Ata që nuk presin takimin Tonë, që janë të kënaqur me jetën e du­nja­së dhe kanë gjetur prehje në të, dhe ata që janë indi­ferentë ndaj argumenteve tona. Vendi për të tillët është zjarri, për shkak të asaj që punu-an.” (Junus: 7-8)

Islami ka bërë ndarjen e adhurimeve të mëdha në tërë pjesët e ditës dhe stinët e vitit. Pesë namazet mbërthejnë tërë ditën, përderisa kohët e tij janë në kontinuitet me rrje­dhën e saj. Në jurisprudencën islame është konfirmuar se Xhibrili [alejhis-selam], në bazë të urdhrit të Allahut, bëri përcaktimin e fillimit të kohës së namazeve dhe mbari­min e tyre, për të rezultuar nga kjo një ligj, sistem i përkryer dhe preciz, i cili do ta rregullonte jetën islame dhe maste atë me minutë, prej agimit, e derisa të humbë e kuqërremta e perën­dimit të Diellit: “Atëherë, Allahun lartësonie kur të vijë mbrëmja dhe kur të agojë mëngjesi. Falënderimi i takon vetëm Atij prej gjithçka ka në qiej e në tokë, edhe në mbrëmje edhe ditën.” (Er-Rum: 17-18)

Ndërsa vrojtuesi i thjeshtë nuk sheh në kohën diç tje­tër, përveçse gjurmë të kufizuara dhe dukuri konkrete, andaj edhe thotë: “Vallë, a mos u rrit fëmija dhe u zhduk plaku, vetëm se me kalimin e mëngjeseve dhe mbrëmjeve?” Po ash­tu ai thotë: “Njeriu gëzohet me kalimin e netëve, e shkuarja e tyre është edhe shkuarje e tij!” Ndërkaq, sa i përket kohës e cila ta rrudhë ballin, mbështjell exhelet, shkatërron civili­zimet, dhe pranë çudirave të së cilës mbesin njerëzit të ma­gjepsur, kjo kohë, në realitet, është rast i cili i motivon të zgjuarit që të shpejtojnë në veprimin e të mirave, në afrimin e të dobishmeve dhe në deponimin e të vlefshmeve. Allahu i Madhërishëm thotë: “I madhërishëm është Ai që krijoi yje në qiell dhe vendosi në të dritë (diell) e hënë që ndriçon. Ai është që bëri natë e ditën zëvendësuese të njëra-tjetrës, dhe për atë që dëshiron të mendojë apo të falënderojë, argument.” (El-Furkan: 61-62)

Nata e zëvendëson ditën, ndërsa dita, me lëvizje të sfe­rave qiellore, të cilat pandërprerë janë në rrjedhë, zëvendë­son natën, e Zoti i botëve nuk i krijoi këto pa ndonjë qëllim. Do të ishte turp për njerëzit që jetën e tyre në këtë hapësirë ta konsi-derojnë të ngjashme me kotësitë. Në realitet, koha është një shesh që është përgatitur për gara maratonike, gara në të cilat inkuadrohen veç ata që e njohin Zotin e tyre, ata që përkujtoj-në të mirat e Tij, që falënderojnë dhuntitë e Tij, dhe ata të cilët vazhdimësisë së viteve ia bashkangjesin mun­din-palodh-shmërinë, për të arritur deri te pushimi i pandërprerë. E sa u përket të eturve pas intereseve të tyre të ngushta, ata s’janë tjetër gjë veçse të marrë, të cilët nuk këshi­llohen me urtësi dhe nuk përfitojnë nga leksionet: “A nuk e shohin ata se për çdo vit sprovohen një herë apo dy herë, e përsëri nuk pendohen e as nuk marrin mësim.” (Et-Teube: 126)

Në të vërtetë, jeta jote është kapitali yt i madh dhe, pa dyshim, së shpejti do të pyetesh si ke vepruar me të dhe si e ke shpenzuar. I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Në Ditën e Gjykimit nuk do të lëvizë këmba e bijve të Ademit, përderisa nuk përgjigjen për pesë gjëra: Si e kanë kaluar jetën? Si e kanë harxhuar rininë? Si e kanë fituar dhe shpenzuar pasurinë? Dhe çka kanë punuar me diturinë e tyre?” /Transmeton Tirmidhiu/  

Islami shikoi në vlerën e kohës në shumë prej urdhra­ve dhe ndalesave të tij. Ai ishte i përkryer në luftën kundër grupeve të përtacëve, të cilët njëri-tjetrin e thërrasin: “Ejani ta mbysim kohën me gjëra të kota.” Të gjorët nuk kuptuan se ajo është lojë me jetën, dhe se mbytja e kohës është shkatë­rrim për indi-vidin dhe humbje për bashkësinë.

Prej urtësive, të cilat shpeshherë humbin nga vëmendja e popullatës së gjerë, është edhe kjo: “Obligimet janë më tepër se koha.” Koha assesi nuk qëndron e përmbajtur: ajo ose do të jetë mik i dashur, ose armik i rreptë.

Një thënie e Hasan El-Basriut thotë: “Nuk ka ditë që agon agimi, e një thirrës nga qielli të mos thërrasë: O biri i Ademit, unë jam një krijesë e re për veprat e tua dëshmuese, shfrytëzo-më mua që të përgatitesh me vepra të mira, ngase unë kurrë më nuk kthehem deri në Ditën e Gjykimit.”

Këto urtësi burojnë nga shpirti islam dhe nga të kup­tuarit e instruksioneve të larta të cilat të bëjnë të përfitosh nga jeta e kësaj bote për të mirën e jetës së amshueshme. Në të vërtetë, inspirimi i njeriut për të shfrytëzuar çdo orë nga jeta e tij në vepra të mira është meritë e Allahut dhe fakt për përkrahjen e Tij: “Po mëshira e Tij, u bëri juve natën dhe ditën për të pushuar në të dhe për të përfituar nga begatitë e Tij, pra-ndaj, të jini mirënjohës!” (El-Kasas: 73)

Është pikëlluese ajo që masa e gjerë nuk ngurrojnë nga humbja e kohës së tyre për së koti, por, më tragjike është se këtij krimi ia bashkangjesin agresionin ndaj kohës së të tje­rëve, për t’ua çuar atë huq. Në shumë raste ata u impono­hen biznes-menëve, kur ata janë përqendruar në çështje serioze, për t’i preokupuar me çështje të imëta.

I Dërguari i Allahut [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] ka thënë: “Në dy begati shumica e njerëzve janë të papër­fill­shëm; ato janë: shëndeti dhe koha e lirë.” /Transmetojnë Bu­ha­riu dhe Muslimi/  

Nga metodat më efikase për shfrytëzimin e kohës është edhe inkurajimi në kontinuitet të veprës, po edhe nëse ajo është e paktë, dhe përbuzja e të shumtës së ndërprerë, për atë se vazhdimësia e veprës së paktë në kontinuitetin e kohës dhe rrjedhën e pandërprerë e shndërron atë nga e imëta dhe e lig-shta, në peshë të kodrave, prej nga edhe vetë individi nuk do ta vërejë.

Islami, gjithsesi, urren që njeriu të bie në afekt, që do ta shtynte që ta shtojë dhe teprojë, e pas pak kohe ta kap­lojë bezdisja dhe ta ndërpresë veprën. Në një hadith qëndron: “O ju njerëz, merruni me vepra të bazë të mundësive, ngase Allahu nuk bezdiset derisa nuk të bezdiseni, veprat më të dashura tek Allahu janë ato që vazhdojnë, po edhe nëse janë të pakta.”

Transmetohet nga Aishja [radijAllahu anha], se i Dër­guari [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem] hyri te dhoma e saj, ku kishte qenë një grua nga Beni Esed, dhe tha: “Kush është kjo?” Ajo iu përgjigj: “Kjo është filanja, e cila nuk fle natën.” Tha: “Ngadalë, preokupohuni me punë në bazë të mundë­si­ve të jua-ja.” Ai i pëlqente veprat fetare në të cilat ishte kon­tinuitiv pro-nari i tyre. /Transmeton Buhariu/

Gjëja e cila flet mbi kujdesin e Islamit ndaj kohës, është nxitja për zgjim herët dhe inkurajimi që besimtari të fillojë ditën herët, i freskët, shpirtmirë, me plot vendosmëri, ngase kujdesi për të përfituar prej orëve të hershme të ditës tërheq në vete vullnetin e fortë, që mos të humbë kot e tërë dita.

Sistemi islam parasheh fillimin e ditës prej mëngjesit; ai e obligon zgjuarjen e plotë para lindjes së Diellit, dhe e urr­en ndejën në orët e natës, ndejë e cila do ta vononte na­mazin e agimit nga koha e tij e përcaktuar. Në një hadith thuhet: “O Zoti im, bekoja umetit tim kohën e hershme.” /Transmeton Ebu Davudi/

Do të ishte moskujdes dhe privim nga e mira që disa t’i adaptohen gjumit deri në orët e vona të mëngjesit, dhe të lindë Dielli derisa ata kridhen në gjumë, përderisa të tjerëve në ato çaste u agon dita, që janë të zhytur në kontribut për të lulëzuar këtë botë dhe për t’u përgatitur për vend­kthimin e tyre.

Transmetohet nga Fatimja [radijAllahu anha], e bija e Muhammedit [sal-lAllahu alejhi ve sel-lem], se kishte thënë: “Kaloi pranë meje i Dërguari i Allahut, përderisa unë isha e shtrirë në mëngjes, e ai më lëkundi me këmbë, e pastaj tha: “Oj bija ime, zgjohu dhe dëshmo furnizimin e Allahut, dhe mos u bë nga indiferentët, ngase Allahu i ndan furnizimet e njerë-zve në mes agimit dhe lindjes së Diellit.” /Transmeton Bejhe-kiu/

Nga fakti se seriozët dhe përtacët dallohen në këtë ko­hë, dhe secilit prej tyre u jepet nga të mirat e kësaj dhe botës së ardhme në bazë të përgatitjes së tyre.

Koha, ashtu siç i përfshin obligimet me të cilat janë të ngarkuara supet e robërve, i përfshin edhe përcaktimet të cilat ua dërgon Allahu njerëzve, nga të mirat apo të kë­qijat. Përcak-time përplot leksione të gjalla dhe mësime të vyeshme për ata që u kushtojnë kujdes. “Allahu bën rro­tullimin e natës e të ditës dhe në të gjitha këto ka fakte për ata që kanë të parit të shëndoshë.” (En-Nur: 44)

Njerëzit i vërejnë ndodhitë, por janë indiferent ndaj Dërgu-esit të tyre; ata i shijojnë të mirat dhe të këqijat, por janë injorantë ndaj Atij që ua shijon ato. E kur t’u ndodhë ndonjë trazirë, ata fillojnë t’i mallkojnë ditët të cilat bartin tmerr. Kjo, pa dyshim, është një lloj injorance ndaj Zotit dhe indiferencë ndaj përcaktimeve të Allahut në robërit e Tij. I Dërguari i Allahut tha: “Thotë Allahu i Lartësuar: “Më fyen biri i Ademit, e shan kohën, e unë jam koha, në duart e Mia janë të gjitha çështjet, e ndërroj ditën dhe natën.” /Transmeton Ebu Davu-di/

Do të thotë se koha nuk u shkakton njerëzve të mira apo të këqija, për të cilat ata do të gëzoheshin apo do të dëshpërohe-shin, por ato i sjell Zoti i kohës dhe i vendit: “Çdo krijesë do ta shijojë vdekjen, e Ne, në shenjë sprove ju spro­vojmë me vështirësi e kënaqësi, dhe ju ktheheni te Ne.” (El-Enbija: 35) Allahu i Madhërishëm nuk u sjell situata të ndryshme njerëzve për diç tjetër përveçse për urtësi, të cilat do t’i kuptonin të dijshmit, dhe me këtë t’u shtohet edhe më tepër besimi në Atë dhe bindja në takimin me Të: “… Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argu­mentet, që të jeni të bindur për taki-min (pas ringjalljes) me Zotin tuaj.” (Er-Rra’d: 2) Ndërsa mendjelehtëve u ka­lojnë situata të mira dhe të këqija, e ata nga ato nuk përfi­toj­në asgjë. Në një hadith thuhet: “Dyfytyrë-shi, kur të sëmuret, e pastaj të shërohet, është i ngjashëm me devenë, të cilën e lidh pronari, e pas pak e lëshon; ajo as nuk kupton përse e kanë lidhur, e as përse e kanë lëshuar.” /Trans-meton Ebu Davudi/

Është e vërtetë se nuk është besimtar i vërtetë ai të cilin nuk e gdhendin përvojat dhe nuk e drejtojnë ditët. Dhembjet u ekspozohen njerëzve për t’u mësuar injorantët, për t’u zgjuar neglizhentët dhe për t’u afruar tek Allahu ata që janë larg Tij. Allahu i Madhërishëm thotë: “Ne ke­mi dërguar (pejgamberë) edhe te popujt para teje (e derisa nuk dëgjuan), i dënuam me skamje e mjerim, ashtu që të përulen. E pse të mos përule-shin kur ju erdhi atyre dëni­mi Ynë?…” (El-En’am: 42-43)

Është natyrë e njerëzve që ta njohin Zotin e tyre në mome-ntet e vështirësive dhe të kërkojnë strehim tek Ai në momentet kur përforcohen krizat. Njeriu i mençur, që goditet nga një vështirësi, e cila i vendos lidhjet me Krijuesin e tij, do të ishte e patjetërsueshme për të që, pas kalimit të vështi­rësisë dhe rik-thimit të shëndetit, atë lidhshmëri ta forcojë dhe kultivojë nga-se, mohimi i të mirave të Allahut dhe supozimi në pavarësi nga Ai, do të ishte turp i paparë.

Ndërsa, të prishurit, të cilët nuk i njohin vlerat dhe nuk u kushtojnë vëmendje gjërave të ndryshme që i goda­sin, e as që nxjerrin mësime nga ndodhitë, ata në momentet e vështirësive i betohen Zotit, ndërsa në momente të siguri­së ikin nga Ai: “E kur njeriun e godet dëmi, ai na lut qoftë shtrirë, ulur ose në këmbë, e kur Ne ia largojmë të keqen atij, ai vazhdon, sikur-se të mos na ishte ulur fare për dëmin që e pat goditur. Kështu kriminelëve u duket mirë ajo që veprojnë.” (Junus: 12)

Këtë sjellje të matufosur nuk bën ta ndjekë njeriu i ndershëm me Dhuruesin e dhuntive të tij.

Nga mënyrat e të përfituarit nga koha është edhe të studi-uarit e historisë së përgjithshme, përcjellja e fakteve të Allahut në horizonte dhe meditimi rreth gjendjeve të po­pujve: Si ngri-hen dhe si dështojnë? Si i ndërrojnë pozi­cionet, nga faza e lulë-zimit në fazë të dekadencës? Allahu i Madhërishëm kërkon prej njerëzve që t’i përcjellin këto ndryshime-situata suksesive dhe të kenë vetëdije solide, e cila do t’i udhëzonte kah përfitimi prej tyre: “A nuk udhëtu­an ata nëpër tokë e të kenë zemra me të cilat do të kup­tojnë, dhe veshë me të cilat do të dëgjojnë? Pse në të vër­tet sytë nuk verbërohen, por verbëro-hen zemrat në kraha­rorë.” (El-Haxh: 46)

Njeriu është në mes dy gjendjeve: të zotërojë përvoja të tij të posaçme, të cilat i shfrytëzon në përmirësimin e ideve dhe forcimin e besimit, apo të mos zotërojë dituri, e në atë rast le të dëgjojë të tjerët për të përfituar nga njohuritë dhe përvojat e tyre. Sa i përket hapjes së syve kah kjo jetë, e cila valëzon me ndodhi madhore, pa medituar,pa studijuar dhe pa marrë leksio-ne nga ato, ajo do të ishte verbërim dhe errë­sirë, gjë e cila nuk i takon një besimtari. Jeta është e shkurtër, ndërsa mjedisi në të cilin jeton njeriu është i ngushtë, dhe mendja nuk përfiton ekzistencë, shkëlqim dhe dinamizëm nga ngurrimi dhe paaftë-sia. Është e patjetërsueshme që nje­riu të tejkalojë vendin e tij dhe të arrijë në hapësirat e gjëra, të tejkalojë kohën e tij derisa të arrijë në kohët e ndryshme të jetës së gjatë. Dhe nga të shkuarit rreth e rrotull, aty e kë­tu, me qëllime hulumtimi, ai kthehet me një thesar të madh nga idetë, rrëfimet, mendimet dhe ndodhitë, të cilat ia shtoj­në përvojën rreth botës dhe ia përforcojnë njohurinë për Zotin e botëve. Islami, pa dyshim, e ngre besimin e fortë në shtyllat e konsoliduara nga meditimi, mosngutja, hulumtimi dhe vëzhgimi. Nisur nga kjo, ai i thirri bijtë e vet që të bëjnë udhëtime të gjata dhe turizëm të gjerë, dhe ua dashuroi aty­re ecjen në anët e ndryshme të tokës; Dhe nuk e bëri këtë për tallje dhe lojë, por për dobi dhe dituri; as për argëtim dhe kalim të kohës, por për të hulumtuar, mësuar dhe përfituar leksion nga të gjallët dhe të vdekurit:

“Përpara jush kanë kaluar popujt ndaj të cilëve janë zbatuar ligjet, ndaj, udhëtoni nëpër tokë dhe shikoni si qe përfundimi i atyre që për­ge­njesh­truan. Ky (Kur’ani) është sqarim për njerëzit, është udhëzim dhe këshillë për të devot-shmit.” (Ali Imran: 137-138)

“A nuk udhëtuan ata nëpër tokë të shohin se si ishte përfundimi i atyre që patën qenë para tyre? Ata ishin edhe më të fuqishëm se këta, e edhe lanë më shumë gjurmë në tokë, po Allahu i dënoi për shkak të mëkateve të tyre dhe nuk patë ndonjë që t’i mbrojë prej dënimit të Allahut.” (Gafir: 21)

Kur’ani Famëlartë, poashtu, thërret që të studijohen ci­vi­lizimet e zhdukura dhe shkaqet e zhdukjes së tyre, për të arri-tur gjeneratat e reja që t’i tejkalojnë venddështimet të cilat ishin shkak për shkatërrimin e të parëve. Sa çudira na shfaq his-toria përmes shfletimit të faqeve të saj:

    

Netët e kohës janë shtatzënë,

Të rënda dhe lindin çdo çudi.

      

Atë që e njohim nga koha janë vetëm gjurmët të cilat ajo i lë në materie, e kush e di se ndoshta fshehtësia e amshueshmë-risë dhe zhdukjes është e përmbledhur në të, gjë të cilën nuk e di kush përveç të Informuarit mirë për gjërat e dukshme dhe të padukshme: “Dhe Ai është që ju krijoi ju në tokë dhe vetëm te Ai do të tuboheni. Dhe Ai është që jep jetë dhe vdekje dhe vetëm Ai bën ndryshimin e natës e të ditës; si nuk e kuptoni?” (El-Mu’minun: 79-80)

Ajo që duhet kuptuar është se jeta jonë nuk është shkel e shko, dhe se Allahu është i pastër nga vepra e tillë. Nëse nga kalimi i kohës përfitojmë sa më shumë, vetes sonë i kemi regjis-truar amshueshmëri, të cilën nuk do ta rrëmbejë koha, as me vjetërim e as me kalbje. E, atë e gjejmë te sho­qëria e lartë!

Marrë nga psikologjia Islame

Connect to the next generation of MSN Messenger  Get it now!

Ismet Buca

unread,
Aug 31, 2007, 3:02:25 PM8/31/07
to fjala...@googlegroups.com
                                         ALOE VERA      
Nje njeri u ankua tek Profeti s.a.u.s. se gjate kohes se haxhit i dhimbte syri dhe Profeti s.a.u.s. i tha te vendose aloe.
Nese aloe perzjehet me ilaçet e tjera, ajo menjanon efektet anesore te tyre. Gjithashtu ajo perdoret per sherimin e kapakeve te enjtur te syve, semundjeve te melçise, hepatitit akut dhe semundjeve digjestive. Druri i Aloes eshte i dobishem kunder kolles dhe te vjellave, si dhe forcon zemren dhe shqisat. Aloe Vera permban mbi 20 lloje mineralesh, qe jane te domosdoshme, per organizmin e njeriut, si p.sh. calcium, fosfor, kalium, hakur, natrium, klori, mangani, magneziumi etj. Gjithashtu ajo permban barbaloine, antranol, antracen, acid cimetik, acid aloik, vaj eterik, rezistanol, vitamin ate shumellojshme etj.
Aloe Vera ndihmon tretjen, qarkullimin e gjakut, funksionimin e veshkave, te melçise, fshikezes se temthit, lehteson dhimbjet reumatizmale, ul nivelin e kolesterines dhe te triglicerideve, si dhe nivelin e sheqerit ne gjak tek diabetiket, forcon sistemin imunitar dhe ka efekt antikancerogjen.

Historia e Aloe Veres eshte shume interesante. Si bime sheruese, per here te pare aloe permendet ne periudhen sumerike, ne pllakat prej argjile. Tek nje mumje egjyptiane eshte gjetur, ne vitin 1550, nje papyrus, i cili permendte vetite sheruese te aloes. Tek greket e vjeter, Aloe ka simbolizuar bukurine, durimin, lumturine dhe shendetin. Hipokrati (i cilesuar si babai i mjeksise) e cileson Aloe Vera-n, ne nje tekst te tij si: stimulus per rritjen e flokeve, sherues se tumorrit, sherues ne problemet e stomakut. Kinezet e perdornin Aloen per sherimin e semundjeve te lekures dhe djegieve. Ne Japoni, Aloe eshte bima mbreterore dhe perdoret per sherim net e gjitha semundjet. Gjithashtu, kjo bime eshte perdorur edhe mjeket e ushtrive romake, per mjekimet e luftetareve.

 Marrë nga psikologjia Islame

Ismet Buca

unread,
Aug 31, 2007, 3:14:26 PM8/31/07
to fjala...@googlegroups.com
 Mjeksia Profetike arrow Fara e Zeze – Nigella Sativa
 

Allahu xh.sh. thote ne Kur’an:

“…dhe asaj i eshte dhene çdo send…”   (En Neml, 23)

I Derguari i Allahut (s.a.u.s.) ka thene: Perdoreni rregullisht kete fare te zeze, sepse ajo permban ne vete ilaç per te gjitha semundjet, perveç vdekjes”

Kjo eshte nje bime e zakonshme, me ngjyre te zeze, kercelli I se ciles rritet 40 deri 60 cm. Kjo bime ka gjethe te ndara dhe lule te kaltra, nga te cilat dalin far ate zeza, te vogla, kenddrejta.

Kjo bime eshte njohur qe ne kohen e egjiptianeve te lashte, grekeve dhe romakeve.

Lengu i zier i fares se zeze ndihmon ne sherimin e crregullimee abdominale te menstruacioneve, mbyt parazitet ne zorre, sherben kunder paralizes, etheve rekurente, apopleksise, hemorroideve, kunder acarimeve akute, kunder renies se flokeve, si dhe kunder halucinacioneve.

Kremi i fares se zeze pengon zbardhjen e flokeve, parandalon plogeshtine dhe marrjen e mendeve.

Pirja e lengut te fares se zeze te perzier me mjalte, ndihmon ne tretjen e gureve ne fshikezn e temthit dhe ne veshke.

Per te njohur me gjeresisht dobite e fares se zeze duhet te shfrytezohet nje literature gjere.

 

Marrë nga psikologjia Islame

Ismet Buca

unread,
Aug 31, 2007, 3:20:21 PM8/31/07
to fjala...@googlegroups.com
  Mjeksia Profetike arrow Hadithe
 

Muhammedi s.a.u.s. ka thënë: “Nëse dikë e ka kapluar brenga apo dëshpërimi, le t’i drejtohet Allahut të Madhërishëm me këtë lutje, pasi në vend të brengosjes dhe dëshpërimit, me dëshirën e Tij, Allahu do t’ia zëvendësojë me gëzim, lehtësim dhe lumturi.”

“All-llahumme inni a’bduke uebnu a’bdike uebnu ummetike nasijeti bijedike madin fijje hukmuke a’dlun fijje kadauke. Es-eluke bi kuli ismin semmejte bihi nefseke eu enzeltehu fi Kitabike eu ‘alemtehu ehaden min halkike eu iste’therte bihi fi ‘ilmi-l-gajbi ‘indeke en texh’ale-l-Kur’ane rebi’a kalbiue nure sadri ue xhelae huzni ue dhehaabe hemmi.”

“Zoti ynë, unë jam robi Yt, i biri i robit tënd, i biri i ummetit Tënd. Fati im është në duart Tua, e kaluara ime në sundimin Tënd, drejtësia në mua është përcaktimi Yt. Të lutem me të gjithë emrat, me të cilët ke quajtur Veten, dhe të cilët i ke shënuar në Librin Tënd, apo me të cilët ndonjërën prej krijesave Tuaja ke mësuar, apo për vete i ke mbajtur, bëje Kur’anin pranverë të zemrës sime, dritë të gjoksit tim, duke më larguar nga dëshpërimi dhe brenga.”

***

“Al-llahumme rahmeteke erxhu fe la tekilni ila nefsi tarfete ‘ajni ue aslih li sh’eni kul-lehu la ilahe il-la ente.”

“Zoti ynë, të lutemi për mëshirën Tënde, mos lejo që në asnjë moment t’i lëshohem vetes sime dhe bëje gjëndjen time më të mirë. Nuk ka Zot tjetër përveç teje.”


***

Thuhet se Halid ibn Velidi iu ankua Pejgamberit s.a.u.s. se kishte shqetësime gjatë gjumit, dhe ai i tha: “A dëshiron të të mësoj disa fjalë, të cilat m’i mësoi mua Xhibrili – ‘Kërkoj mbrojtjen e All-llahut të mëshirshëm me fjalët e Tij të përkryera, të cilat njeriu nuk mund t’i tejkalojë, qoftë i mirë apo i keq, dhe kërkoj mbrojtje nga fatkeqësia e cila vjen nga qielli dhe paraqitet këtu, dhe nga fatkeqësia që është në tokë, nga të gjitha të këqijat ditën dhe natën, nga të gjithë dëmet fatkeqe ditën dhe natën, dhe nga çdo gjë që nuk sjell mëshirën Tënde, o i Gjithmëshirshëm’”

 
 
Marrë nga psikologjia Islame


Get news, entertainment and everything you care about at Live.com. Check it out!

Ismet Buca

unread,
Sep 2, 2007, 6:23:37 AM9/2/07
to fjala...@googlegroups.com
Bota e Melekëve/Engjujve

Nje shikim mbi natyren e melekëve (engjujve)

Meleket jan krijuar qe ta rrespektojn Zotin,ata nuk kan mundesi te kundershtojne ”…nuk kundershtojne Allahun per asgje qe ai urdheron dhe punojnë ate qe jan te urdheruar”.(Et-tahrim:6)
Natyra e melekeve apo engjujve eshte e tillë qe ata gjithnje I nenshtrohen urdherave te Allahut dhe kjo nuk u shpenzon kurfar kundi ,sepse ata nuk kan kurrfar pasioni.

Pozita e melekeve(engjujve)
- Veqoria e me bukur me te cilen pershkruhen meleket eshte se ata jan rober te Allahut ,rober te fisnikeruar. Me pare kemi permendur se pretendimi I politeisteve kinse meleket jan “bijat e zotit” eshte pretendim I kote ,nuk ka kurfar korrektesie dhe Allahu I pergenjeshtroi ata qe supozuan nje gje te tillë dhe ne te njejten kohe sqaroi realitetin dhe poziten e melekeve(engjujve)ne shumë kuranore:
21:26. E ata thanë: "I Gjithëmëshirshmi ka fëmijë!" Larg saj qoftë madhëria e Tij! Ja, ata janë robër të ndershëm!
21:27. Që nuk flasin para Tij, ata veprojnë me urdhrin e Tij.
21:28. Ai (All-llahu) e di çka vepruan më parë dhe çka do të veprojnë, dhe ata nuk përpiqen të ndihmojnë pos për atë me të cilin është i kënaqur Ai, e ata nga frika prej tij janë të kujdesshëm.
21:29. Ndërsa, kush thotë prej tyre se unë jam zot pos Tij, ndëshkimi për të është xhehennemi. Kështu i ndëshkojmë Ne zullumqarët.


Cilesit fizionomike dhe ajo qe ka te bej me to

[I]Materja nga e cila u krijuan dhe koha e krijimit te tyre[/i]

Meleket u krijuan nga drita ,kete e deshmon edhe hadithi(thenja)e profetit
Muhamed a.s te cilin e transmeton Ajshja(gruaja e tij) nga babai I saj ,se ka thene se :”Meleket u krijuan nga drita ,xhinet u krijuan nga flaka e zjarrit ,kurse Ademi (Adami) u krijua nga ajo qe u eshte pershkruar (dheu).”nje thenje tjeter thotë: “Meleket u krijuan nga drita e fuqis,ndersa iblisi (djalli/shejtani)nga zjarri I fuqis”
Shikimi I melekeve(engjujve)
Pasi qe meleket jan trupa te krijuar nga drita e fort ,njeriu nuk ka mundesi ti shof ata ,posaqerisht kur dihet se Allahu nuk I dha mundesi shikimit tone qe ti shoh ata. Asnje njeri ne botë nuk I ka pa meleket(engjujt) ne formen e tyre te vertet perveq Muhamedit a.s, I cili e pa Xhibrilin (gabrielin) dy herëne formen e tij te vertetë.Ndersa ne baze te disa argumenteve tjera thuhet se njerzit mund ti shohin meleket.kur ata personifikohen ne pamje te njeriut.

Madhesia e krijimit te tyre

Allahu I madherishem per meleket te cilet jan kujdestar te Xhehnemit ka thene ne kuran:
66:6. O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt e rreptë e të ashpër që nuk e kundërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruar.
Madhesia e krijimit te Xhibrilit

Imam ahmedi nje sahabi (shok I Muhamedit) transmeton se profeti Muhamed a.s e ka pare Xhibrilin(Gabrielin) ne formen e tij,e ai kishte gjashtëqind flatra,qdonjera prej tyre kishte mbuluar horizontin…nje transmetim tjeter nga Ebu Dawudi se Muhamedi a.s ka thenë “Me eshet lejuar mu ate flas per nje nga meleket e Allahut bartes te Arshit,ai eshte aq u madh saqe largesia mes veshit dhe supeve te tij eshte sa udhetimi 700 vjetë..

Krahet e melekeve(engjujve)

Meleket kan krah ,sikurse na lajmron Allahu ne kuran: 35:1. Falënderimi i qoftë All-llahut, Krijuesit të qiejve e tokës, Sajuesit të engjëjve me nga dy palë, tri palë e katër palë krahë, ndërmjetësues (midis Tij dhe pejgamberëve). Ai shton në krijim atë që do, vërtet All-llahu ka fuqi për çdo send. Bukuria e melekeve(engjujve)
Bukuria e melekeve(engjujve) eshte aq e bukur saqe nuk mund te pershkruhetr,edhe nder njerez traditë qe kur bejne krahasim per ndonje qeshtje te bukur thonë:ky eshte I bukur si melekë(engjull) pra e pergjasojnë bukurin e njeriut me bukurin e (engjujve) .Allahu ne kuran lidhur me Xhibrilin thotë: 53:5. Atë ia mësoi Ai, fuqiforti, (Xhibrili)
53:6. Që ka mendje precize dhe që u përqëndrua në formën e vet (reale).
Ibn Abazi e komenton kete ajet kuranorë,tha: “…që u përqëndrua në formën e vet” d.m.th. me pamje te bukur”,kurse katadaja thotë:”Me trup te gjatë e te bukur”..



Ata nuk I takojn asnjerës gjini
Ajo qe I ben njerzit devijojn ne momentet kur flasin per boten metafizikie eshte fakti se ata orvaten kete bote te panjohur ti a nenshtrojne kritereve te tyre njerzore.Prandaj e sheh se si njeri prej tyre ne nje shkrim te tij habitet se si ishte e mundshme qe Xhibrili tja sjellte pergjijgen te derguarit Muhamedit a.s menjeher pas pyetjeve te cilat u parashtroheshin,kur eshte e ditur se per te arritur drita prej largesive te qiellit deri te ne ka nevoj per miliona vite dritë?!Ky I gjor nuk ka kuptuar se shembulli I tij eshte I ngjajshem me shembullin e mushkonjes e cila perpiqet qe shpejtesin e saj ta krahasoj me shpejtesin e aeroplanit duke iu referuar kritereve te njohuraper atë.E njejta gje vlen edhe per kete njeri ,sikurse te mendonte me thell do te kuptonte se bota e melekeve posedon kritere te cilat plotesisht dallojn prej kritereve te njohura te njeriut.
Ne kete aspect devijuan edhe politeistet arab te cilet supozuan se meleket jan femra ,kjo thenje e zbrazet e tyre pastaj eshte perzier me nje legjend me te madhe e cila ishte reale per ta:supozuan se ata melek femra jan bjat e Zotit.Kurani ne menyre prcoze shpjegon keto problematikadhe dihet fort mire se habia me e madhe qendron ne ate se si ata vet I urrenin femrat aq shume sa qe kur ndonjeri prej tyre lajmrohej se I ehste lindur vajz I nxihej fytyra dhe ndihej I mposhtur dhe I turperuar,e shumica prej tyre per ta larguar kete turp nga vetja e merrte foshnjen femer dhe e varroste ,e pastaj lavderohej dhe qmohej veprimi I tij nga te tjeret.Lexo ajete vijuese se si rrefejn ato legjenda dhe si diskutojn me besimataret e tyre:
37:149.E ti (Muhammed) pyeti ata (idhujtarët): "A të Zotit tënd janë vajzat, kurse të tyre djemtë?"
37:150.Apo, Ne i krijuam engjëjt femra, e ata ishin dëshmitarë (kur Ne i krijuam engjëjt femra)?!
37:151.Vini re se si ata nga trillimet e tyre thonë:
37:152."All-llahu ka lindë!" S'ka dyshim se ata janë gënjeshtarë (kur thonë se engjëjt janë bijat e Zotit).
37:153.A thua vajzat Ai i ka bërë më të zgjedhura se djemt?
37:154.Po ç'keni ju kështu, si po gjykoni ashtu?
37:155.A nuk jeni duke menduar?
37:156.A mos keni ju ndonjë argument të sigurt?

Keto thenjet e tyre te pa baza,do te merren si argument kunder tyre dhe do japin llogari per to,sespe nga gabimet me te medha llogaritet thenja kunder Zotit dhe ti mveshesh Atij ate qe nuk I perket dhe per te nuk ka nevoj: 43:19.Edhe engjëjt që janë adhurues të Zotit i quajnë femra? A prezentuan ata në krijimin e tyre (melekëve)? Dëshmia e tyre do të regjistrohet dhe ata do të merren në pyetje.Meleket as nuk hajnë e as nuk pinë
Meleket nuk kan nevoj per ushqim dhe pije sikurse njerzit.Ne kuran ilustrohet mjaft mire se si meleket I erdhen Ibrahimit(Abrahamit)ne formen e njeriut ,e ai u ofroi ushqim ,por ata refuazuan ,keshtu qe ai u frikesua,e apsi qe ata treguan se kush jan ,atij I kaloi frika dhe habia:
51:24. A ke arritur të dëgjosh ti për rrëfimin e musafirëve të ndershëm të Ibrahimit?
51:25. Kur patën hyrë te Ai dhe thanë: "Të përshendesim me paqë!" Ai tha: "Qofshi gjithnjë të përshëndetur me paqë!" (E me vete tha): "Njerëz të panjohur!"
51:26.Dhe ai pa u vërejtur shkoi te familja e vet dhe solli një viç të majmë të pjekur.
51:27. Atë ua afroi atyre e tha: "Përse nuk po hani?"
51:28. Dhe ndjeu njëfarë frike prej tyre, po ata thanë: "Mos ki frikë!" Mandej i dhanë myzhde për një djalë të dijshëm.
11:70. Kur pa se duart e tyre nuk shtrihen kah ai (viç), iu dukën të pazakonshme dhe ndjeu prej tyre njëfarë frike. Ata i thanë: "Mos u frikëso, ne jemi të dërguar te populli i Lutit".
41:38. Po nëse ata (kufarët) janë kryeneç (e nuk bëjnë sexhde), atëherë ata që janë pranë Zotit tënd (engjëjt më të lartë), Atij i bëjnë tesbih natën e ditën dhe ata nuk mërziten prej adhurimit.
42:5. Qiejt e lartë mbi ta (ose qiejt njëri mbi tjetrin) gati pëlcasin (nga madhëria e Zotit ose nga thëniet e çoroditura të idhujtarëve). Ndërkaq, engjëjt vazhdimisht madhërojnë (bëjnë tesbih) duke e falënderuar Zotin e tyre dhe kërkojnë falje të mëkateve për ata (besimtarët) që janë në tokë. Ta dini se All-llahu është Ai mëkatfalësi, Mëshiruesi!
Vdekja e melekeve(engjujve)
Meleket vdesin ashtu sikurse vdesin njerzit dhe Xhinet .ne lidhje me kete thuhet ne Kuran : 39:68.Dhe i fryhet Surit dhe bie i vdekur çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, përveç atyre që do All-llahu (të mos vdesin), pastaj i fryhet atij herën tjetër, kur qe, të gjithë ata të ngritur e presin (urdhrin e Zotit).Pra ne fryerjen e parë te gjithe do te vdesin me perjashtim te atij qe do Allahu ,kurse kur ti fryhet Surit te dytë ,nuk do ngelet asnje gjalles perveq Allahut te Madherishem ,e ateher Ai thotë: “I kujt është sundimi sot” te cilen shprehje e perserit tri herë ,pasi qe nuk ka kush te pergjigjet ,Ai pergjigjet vetë “I të vetmit Zot Mposhtesit” edhe ky ajet kuranor deshmon se ata vdesin “…Cdo send zhduket e Ai (Allahu) jo…”(el Kasas :88)
 
Marrë nga Forumishqiptar


Explore the seven wonders of the world Learn more!

Ismet Buca

unread,
Sep 5, 2007, 3:32:36 PM9/5/07
to fjala...@googlegroups.com
 
Mirësia e katër fjalëve



Falënderimi i takon Allahut të Lartësuar, Zotit të botërave, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi Muhamedin salallahu alejhi ue selem, mbi familjen e shokët e tij dhe mbi çdokënd që ndjek rrugën e tij deri në ditën e gjykimit. E më pas:



Me të vërtetë Allahu i Lartësuar i ka veçuar këto katër fjalë me mirësi të mëdha dhe me cilësi që dëshmojnë për rëndësinë dhe dallimin e tyre ndaj fjalëve të tjera. Këto fjalë janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Allahu Ekber, Lailahe il-lallah.



Janë transmetuar në mirësitë dhe veçantitë e këtyre fjalëve argumente të shumta nga Profeti salallahu alejhi ue selem që dëshmojnë për të mirat e tyre dhe shpërblimin e madh që ka në dunja dhe Ahiret ai i cili punon me këto fjalë. Prandaj –o vëlla musliman- do sjellim më poshtë disa nga këto mirësi ashtu që të meditosh në to dhe të shërbejnë si ndihmesë në ruajtjen dhe praktikimin e këtyre fjalëve. Allahu është Ai i cili me mirësinë e Tij plotësohet çdo e mirë, nuk ka forcë e as ndryshim vetëm se me ndihmën e Tij.



Prej këtyre mirësive:



1}Këto fjalë janë fjalët më të dashura tek Allahu i Lartësuar, siç ka ardhur në një transmetim nga imam Muslim në Sahihun e tij nga hadithi i Semurate ibn Xhundub i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Fjalët më të dashura tek Allahu janë katër, nuk të prish punë se me kë prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Sahihu Muslim, nr 2137}.



Ka transmetuar Ebu Daud et-Tajalisi në Musnedin e tij: "Katër janë nga fjalët më të mira dhe ato janë prej Kuranit, nuk të prish punë se me cilën prej tyre fillon: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Musnedi i Tajalisit, fq 122}



2}Ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem se këto fjalë janë më të dashura tek ai se kjo dunja dhe çka ka në të, siç ka transmetuar imam Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Hurejres radijallahu anhu i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Që të them: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, është më e dashur tek unë se çdo gjë mbi të cilën lind dielli {dunjaja me çfarë ka në të}". {Sahihu Muslim, nr 2695}



3}
Prej mirësive të tyre siç ka ardhur në 'Musnedin' e Imam Ahmedit dhe 'Shuabul Iman' të Imam Bejhakiut nga Asim bin Behdeleh nga Ebu Salih nga Umu Hani bintu Ebi Talib i cili tha: Kaloi pranë meje Profeti salallahu alejhi ue selem dhe i thashë: Unë tashmë jam plakur dhe më ka dobësuar pleqëria -ose siç ka thënë ajo- më urdhëro me një punë që ta bëj duke qenë e ulur, i tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Thuaj 100 herë Subhanallah sepse ajo është e barabartë me lirimin nga robëria e 100 robërve nga djemtë e Ismailit alejhi selam, dhe thuaj 100 herë Elhamdulilah sepse ajo është e barabartë me pregatitjen e 100 kuajve që të mbartin mbi to 100 kalorësa në rrugën e Allahut {xhihad}, dhe thuaj 100 Allahu Ekber sepse ajo është e barabartë me 100 deve të pregatitura {për në xhihad}, dhe thuaj 100 herë Lailaheil-lallah". Tha Ibn Halef {ai që transmeton këtë hadith nga Asim}: "E mbush çka ka mes qiellit e tokës, dhe nuk i ngrihen asnjërit punët atë ditë veçse nëqoftëse vjen me të njëjtat fjalë me të cilat do vish ti". {Musned Ahmed, vëllimi 6, fq 344. Shuabul Iman i Bejhakiut, nr 612} Tha Mundhiri: E ka transmetuar imam Ahmedi me zinxhir të mirë në et-Tergibu uet-Terhib, vëllimi 2, fq 409, e ka bërë hadithin hasen, dijetari i madh i kohës tonë Albani {Allahu i mëshiroftë të gjithë}.



Vështro me vëmendje në shpërblimin e madh të këtyre fjalëve, kush thotë 100 herë Subhanallah është e barabartë me lirimin e 100 robërve nga bijtë e Ismailit, ka veçuar bijtë e Ismailit alejhi selam sepse rrjedhin nga një fis i nderuar arab. Kush thotë 100 herë Elhamdulilah ka si shpërblim si ai i cili pregatitë 100 kuaj për të luftuar në rrugë të Allahut për lartësimin e fjalës së Tij. Kush thotë 100 herë Allahu Ekber është si të ketë pregatitur 100 deve për xhihad, e kush thotë 100 herë Lailahe il-lallah, ajo mbush hapësirën mes tokës e qiellit, dhe nuk i ngrihet asnjërit puna tek Allahu vetëm atij i cili vjen me këto fjalë.



4}Prej mirësive të shumta të këtyre fjalëve: Ato janë shkak për faljen e gjynaheve, në lidhje me këtë ka transmetuar Imam Ahmedi në Musnedin e tij, Tirmidhiu në Sunenin e tij dhe Hakim në Mustedrakun e tij, nga hadithi i Abdullah ibn Umer radijallahu anhu: "Nuk ka person mbi tokë i cili thotë këto fjalë: Laihe il-lallah, Allahu Ekber, Subhanallah, Elhamdulilah, La haule ue la kuuete il-la bil-lah vetëm se i falen atij gjynahet, edhe sikur të jenë sa shkuma e detit". E bëri hasen Tirmidhiu, Hakimi, e aprovoi Dhehebiu dhe e bëri hasen Albani. {Musned vëllimi 2, fq 158-210, Tirmidhi nr 3460, Mustedrak vëllimi 1, fq 503, Sahihul Xhami'u nr 5636} Hadithi që përmendëm ka për qëllim gjynahet të cilat falen janë të vogla, siç ka ardhur në Sahihu Muslim nga Ebu Hurejra radijallahu se Profeti salallahu alejhi ue selem thoshte: "Pesë namazet, e xhumaja deri në xhuma dhe Ramazani deri në Ramazan falin çdo gjë mes tyre nëse u largohet gjynaheve të mëdha". {Sahihu Muslim, nr 2333}



U përmend mosfalja e gjynaheve të mëdha, sepse ato nuk shlyhen ndryshe vetëm se me pendim {teube}, në lidhje me këtë ka transmetuar Imam Tirmidhi dhe të tjerë veç tij nga hadithi i Enes bin Malik radijallahu anhu se Profeti salallahu alejhi ue selem kaloi pranë një peme me gjethe të thara dhe e goditi me shkopin e tij dhe ranë gjethet prej saj, tha Profeti salallahu alejhi ue selem: 'Me te vërtetë Elhamdulilah, Subhanallah, La ilahe il-lallah, Allahu Ekber, ia shlyejnë gjynahet robit ashtu siç bien gjethet e kësaj peme".{E bëri hasen Albani, Sunen Tirmidhi, nr 3533, Sahihul Xhamiu nr 1601}



5} Prej mirësive: Këto fjalë janë që mbillen në xhenet, sic ka transmetuar Tirmidhiu nga Abdullah ibn Mesud radijallahu anhu nga Profeti salallahu alejhi ue selem se ai ka thënë: "Takova Ibrahimin alejhi selam natën e Israsë dhe më tha: "O Muhamed, çoji selam umetit tënd nga unë dhe lajmëroi se xheneti ka tokë të mirë, ujë të ëmbël, është tokë pjellore dhe të mbjellat në të janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber". {Sunen Tirmidhi nr 3462, e bëri hasen Albani në Silsiletus-Sahihah nr 105}



6} Prej mirësive: Është se Allahu i Lartësuar i ka zgjedhur këto fjalë për robërit e Tij dhe caktoi për atë i cili i thotë këto fjalë shpërblim të madh, siç është transmetuar në 'Musned' Ahmed, 'Mustedrak' Hakim, me zinxhir të saktë nga Ebu Hurejra nga Ebu Seid radijallahu anhuma se Profeti salallahu alejhi ue selem ka thënë: "Me të vërtetë Allahu i ka zgjedhur katër fjalë dhe ato janë: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber. Kush thotë Subhanallah i shkruhen atij 20 të mira dhe i shlyhen 20 të këqija, kush thotë Allahu Ekber ka të njëjtin shpërblim, kush thotë Lailahe il-lallah ka të njëjtin shpërblim, e kush thotë Elhamdulilahi Rabil alemin nga vetja e tij, i shkruhen atij 30 të mira dhe i shlyhen atij 30 të këqija". {'Musned' Ahmed vëllimi 2, fq 302, 'Mustedrak' Hakim vëllimi 1, fq 512, tha Albani në Sahihul Xhamiu nr 1718: sahih}



7}Prej mirësive:Ato janë mbrojtje nga xhehenemi për atë që i thotë këto fjalë dhe janë shpëtuese e fillim i mbarë për të Ditën e Gjykimit, sic tranmeton Hakimi në Mustedrak dhe Nesai në Amelul Jeumi ue Lejleh dhe të tjerë vec tyre nga hadithi i Ebu Hurejres radijallahu anhu tha : Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem:" Merrni mburojat e tuaja" Thamë: O i dërguari i Allahut, nga armiku që është pranë? Tha:" Jo, porse mburojë për ju nga zjarri i xhehenemit, thuani Subhanallah,Elhamdulilah,Lailaheil-lallah,Allahu Ekber,sepse ato ju vijnë Ditën e Gjykimit si fillim i mbarë dhe shpetuese për ju ,ato janë veprat e mira që ngelen". Tha Hakim: Ky hadith është i saktë sipas kushtit të Muslimit, por nuk e ka nxjerrë. E aprovoi këtë Dhehebiu dhe e saktësoi Albani.


{Mustedrak vëllimi 1, fq 541, Amelul Jeumi ue Lejleh, vëllimi 6, fq 212, Sahihul Xhamiu i Albanit nr 3214}



8}Prej mirësive: Këto fjalë sillen rreth Arshit të Rrahmanit dhe kanë një zë që i përngjan zhurmës së bletës dhe e përmendin thënësin e këtyre fjalëve, siç është transmetuar në Musnedin e Imam Ahmedit dhe Sunen Ibn Maxheh dhe Mustedrak të Hakim nga hadithi i Numan ibn Beshir radijallahu anhu i cili tha: Ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem: "Dijeni se me të vërtetë prej madhështisë së Allahut që ju përmendni është: tesbihu {Subhanallah}, tekbiri {Allahu Ekber}, tehlili {Lailaheil-lallah}, tehmidi {Elhamdulilah} dhe sillen rreth Arshit, kanë një zë që i përngjan gumëzhimës së bletës dhe përmendin thënësin e tyre. A nuk dëshiron ndonjëri prej jush të ketë këtë, apo të jetë dikush që e përmend atë vazhdimisht". Tha Buejsiri në 'Zeuaid' Ibn Maxheh: Zinxhiri i tij është i saktë, me transmetues të saktë, e ka saktësuar Hakimi.


{Musned Ahmed, vëllimi 4, fq 268-271, Sunen Ibn Maxheh nr 3809, 'Mustedrak' vëllimi 1, fq 503}.



9}Prej mirësive: Ka lajmëruar Profeti salallahu alejhi ue selem se ato janë të rënda në peshojë siç e ka transmetuar Nesaiu në 'Amelul Jeumi ue Lejleh' dhe Ibn Hibani në Sahihun e tij, Hakim dhe të tjerë nga hadithi i Ebu Selmeh radijallahu anhu tha: Kam dëgjuar Profetin salallahu alejhi ue selem duke thënë: "Bekh, bekh , - bëri shenjë 5 me dorën e tij - sa të rënda janë në peshore: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, dhe një fëmijë i mirë që i vdes muslimanit dhe ai duron duke pritur shpërblimin {prej Allahut}". E saktësoi Hakimi dhe e aprovoi Dhehebiu. {Nesai në 'Amelul Jeumi ue Lejleh', vëllimi 6, fq 50, Sahih Ibn Hiban në kapitullin el Ihsan, vëllimi 3, fq 113, nr 338, Mustedrak vëllimi 1, fq 511-512, ky hadith ka rrugë tjetër që dëshmon për të, hadithi i Theubanit radijallahu anhu, e ka transmetuar Bezari në Musnedin e tij dhe tha: Zinxhiri i tij është i mirë. Vëllimi 4, fq 9, nr 3072}



10}Prej mirësive: Ai person i cili i thotë këto fjalë kanë shpërblim të madh siç ka transmetuar Muslimi në Sahihun e tij nga hadithi i Ebu Dherrit radijallahu anhu: Disa persona nga shokët e Profetit salallahu alejhi ue selem i thanë: O i Dërguari i Allahut, na e kaluan pasanikët në shpërblime, falen siç falemi ne dhe agjërojnë siç agjerojmë ne dhe japin sadeka nga pasuria e tepërt e tyre. Tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "A nuk ju ka dhënë Allahu me çfarë të jepni sadaka! Çdo tesbih është sadaka, çdo tekbir është sadaka, çdo tahmid është sadaka, dhe çdo tehlil është sadaka, edhe urdhërimi për të mirë dhe ndalimi nga e keqja është sadaka, dhe marrëdhënia juaj me gratë tuaja është sadaka. "Thanë: O i Dërguari i Allahut, a edhe në kryerjen e epsheve me bashkëshorten ka shpërblim? Tha: "Po sikur t'i kryente këto marrëdhënie në haram, a do ndëshkohej?! Po kështu nëse e kryen në hallall do ketë shpërblim". {Sahihu Muslim nr 1006}



Menduan të varfërit se nuk ka sadaka vetëm se me pasuri, gjë nga e cila ata ishin të privuar, prandaj i lajmëroi Profeti salallahu alejhi ue selem se të gjithë punët e mira janë sadaka, dhe përmendi në fillim të këtyre punëve katër fjalët.



11} Prej mirësive: Ajo që ka thënë Profeti salallahu alejhi ue selem se këto fjalë janë prej Kuranit, sic transmeton Ebu Daudi, Nesaiu, Darekutni dhe të tjerë nga hadithi i Ibn Ebi Eufa radijallahu anhuma, i cili tha: Erdhi një burrë tek Profeti salallahu alejhi ue selem dhe tha: O i Dërguari i Allahut, unë nuk mundem ta mësoj Kuranin, më mëso diçka e cila më mjafton mua. I tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Thuaj: Subhanallah, Elhamdulilah, Lailaheil-lallah, Allahu Ekber, La haule ue la kuuete il-la bilah". Tha personi: Kështu -duke kapur duart e tij- kjo është për Allahun, po për mua? I tha:"Thuaj, O Zot, më fal mua, më mëshiro, më jep shëndet e furnizim dhe më udhëzo." I mori ato personi dhe i mbylli pëllëmbët e duarve, tha Profeti salallahu alejhi ue selem: "Sa i përket këtij, i ka mbushur duart e tij me hajr {mirësi}". {Sunen Ebu Daud nr 832, Nesaiu vëllimi 2, fq 143, Darekutni vëllimi 1, nr 313-314} Ka thënë muhadithi Ebu Tajjib el Adhijm Abadij në shtesën e tij tek Darekutni: Zinxhiri i tij është i saktë. Ka thënë Albani: Zinxhiri i tij është hasen. Sahih Ebu Daud, vëllimi 1, fq 157}



Këto pra ishin disa mirësi dhe vlera të transmetuara në Sunet në lidhje me këto katër fjalë. Kush vështron me vëmendje në mirësitë e këtyre fjalëve, dëshmon për rëndësinë e tyre pa asnjë lloj mëdyshje. Kanë përmendur disa dijetarë se emrat e Allahut të lartësuar janë të përmbledhura në këto fjalë, psh: Subhanallah përmbledh emrat të cilat pastrojnë Allahun nga çdo e metë si psh: Kudus, Selam. Fjala Elhamdulilah pohon plotësinë e Allahut në emrat dhe cilësitë e Tij. Fjala Allahu Ekber përmban madhërimin dhe lartësimin e Allahut, dhe se askush nuk e falënderon Allahun ashtu si duhet. Pra duke qenë se Allahu është i Vetmi i Cili i posedon këto cilësi, do të thotë se nuk ka tjetër që e meriton adhurimin përveç Tij .



Në përfundim e lusim Allahun të na japë sukses në përmendjen e këtyre fjalëve dhe na bëftë prej atyre të cilët i ruajnë dhe kujdesen për këto fjalë dhe prej atyre të cilët gjuha e tyre nuk pushon së përmenduri Allahun e Lartësuar, Ai është i Cili zotëron çdo gjë dhe ka mundësi për çdo gjë.



Lutja jonë e fundit është: Elhamdulilahi Rabil alemin, ue salallahu ue seleme ala nebijjina Muhamed ue ala alihi ue as'habihi exhmein.




Shkroi dhe mblodhi: Shejh AbduRrezak bin AbdulMuhsin bin Hamd el-Abad el-Bedr {Allahu e ruajtë}



Përktheu: Ebu Abdurrahman {student në Medine}. 15 sefer, 1424 hixhri
 
Marrë nga forumishqiptar

Ismet Buca

unread,
Sep 5, 2007, 3:43:11 PM9/5/07
to fjala...@googlegroups.com

FILOZOFIA E AGJËRIMIT DHE RREGULLAT E TIJ




1. Ajetet e agjërimit
2. Hadithet e agjërimit
3. Hadithet e Bajramit
4. Udhëzimet e Muhammedit a.s. rreth agjërimit dhe dy bajrameve
5. Rregullat e agjërimit
6. Sadakatul-fitri (dhënia lëmoshë)



AJETET E AGJËRIMIT


"O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm. (Jeni të obliguar për) Ditë të caktuara, e kush është i sëmurë prej jush ose është në udhëtim (e nuk agjëroi), atëherë ai (le të agjëroj) më vonë aq ditë. E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri e ai që nga vullneti jep më tepër, ajo është aq më mirë për te. Mirëpo, po qe se e dini, agjërimi është më i mirë për ju. (Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit, që në të (filloi të) shpallet Kur'ani që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë, ndërsa kush është i sëmurë ose në udhëtim, le të agjërojë aq ditë në ditët e mëvonshme. All-llahu me këtë dëshiron lehtësim e jo ngarkim për ju. (T'i agjëroni ditët e lëshuara më vonë) që të plotësoni numrin, ta madhëroni All-llahun për atë se ju udhëzoi dhe që ta falënderoni." (El-Bekare:183-185)
"Netëve të agjërimit u është lejuar afrimi te gratë tuaja, ato janë prehje për ju dhe ju jeni prehje për ato. All-llahu e di se ju e keni mashtruar vetveten, andaj ua pranoi pendimin dhe ua fali gabimin. Tash e tutje bashkohuni me to dhe kërkoni atë që ua ka caktuar All-llahu dhe hani e pini derisa qartë të dallohet peri i bardhë nga peri i zi në agim, e pastaj agjërimin plotësone deri në mbrëmje. E kur jeni të izoluar (në i'tikafë) në xhamia, mos iu afroni atyre (për marrëdhënie intime). Këto janë dispozitat e All-llahut, pra mos i kundërshtoni. Ja kështu, në këtë mënyrë All-llahu ua sqaron njerëzve argumentet e veta që ata të ruhen." (El-Bekare:187).



HADITHET E AGJËRIMIT


A. Vlera e agjërimit:
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush agjëron Ramazanin me bindje dhe kënaqësi, i falen më-katet e bëra." (Buhariu, Muslimi dhe Ebu Davudi).
Transmetohet nga Ebu Se'id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush e agjëron Ramazanin, i njeh rregullat e tij dhe mbrohet nga ajo që duhet të mbrohet, i falen mëkatet e bëra." (Bejhekij dhe Ibn Hibban).
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdil-lah se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Ummetit tim i janë dhuruar pesë gjëra në Muajin e Ramazanit të cilat nuk i janë dhënë asnjë të dërguari para meje.
Njëra prej tyre është se Zoti i Madhëruar i shikon ata në natën e parë të Ramazanit, e atë që e shikon Ai nuk e dënon asnjëherë.
E dyta është ajo se era e keqe e gojës së tyre në mbrëmje është më e mirë se aroma e miskut.
E treta është se engjëjt kërkojnë falje për ta çdo ditë e çdo natë.
E katërta, se Zoti i Madhëruar e urdhëron parajsën kështu: "Përgatitu dhe zbukurohu për robërit e Mi sepse është afruar dita e pushimit të tyre në shtëpinë dhe zemërgjerësinë time nga lodhjet e kësaj bote".
E pesta është se Zoti i Madhëruar i falë të gjithë natën e fundit.
Njëri prej të pranishmëve e pyeti: "A është Nata e Kadrit"? Ai u përgjigj: "Jo, a nuk sheh se punëtorët kur i kryejnë punët i marrin shpërblimet (rrogat)." (Bejhekij).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Pesë namazet, prej xhumasë në xhuma dhe prej Ramazanit në Ramazan falen (mëkatet) pos atyre që janë të mëdha (kebair)". (Muslimi).
Transmetohet nga Ka'b ibn Axhre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Zoti e largon nga mëshira e vet atë që e kalon Ramazanin pa u falur." (El-Hakimi).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Çdo vepër e njeriut shtohet, e mira prej dhjetë deri në shtatëqind herë. Zoti i Madhëruar thotë: "Përveç agjërimit, sepse ai është për Mua dhe unë e shpërblej, sepse ai braktis kënaqësinë dhe ushqimin për Mua. Për agjëruesin ka dy gëzime: gëzimi i parë është në iftar kurse i dyti në takimin me Zotin e tij. Era e keqe nga goja e agjëruesit është më e mirë te Zoti se aroma e miskut." (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga ibn Mes'ud el-Gaffari se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Sikur ta dinë njerëzit vlerën e Ramazanit, do të dëshironin të jetë i gjithë viti Ramazan." (Ibn Huzejme).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Tre personave u pranohen lutjet: 1. Agjëruesit deri në iftar; 2. Udhëheqësit (prijësit) të drejtë; dhe 3. Lutja e të dëmtuarit (të keqtrajtuarit) ngrihet lartë, i hapen dyert e qiellit dhe Zoti i thotë: Pasha fuqinë time, do të ndihmoj, qoftë edhe pas një kohe." (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
B. Nata e Kadrit
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush ngrihet (lutet) Natën e Kadrit, me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e bëra." (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Enes Ibn Maliku se me ardhjen e Muajit të Ramazanit, Muhammedi a.s. ka thënë:
"U erdhi ky muaj, i cili ka vlerë më shumë se një mijë muaj e atij që i ndalohet, i është ndaluar gjithë mirësia. Të mirën e tij e refuzon vetëm i mallkuari." (Ibn Maxhe).
Transmetohet nga Ubade ibn Samit se Muhammedi a.s. për Natën e Kadrit ka thënë:
"Kjo natë është në Ramazan, në dhjetë ditët e fundit, (gjegjësisht) në ditën e njëzet e një, njëzet e tretë, njëzet e pestë, njëzet e shtatë, njëzet e nëntë ose natën e fundit. Kush lutet në atë natë me kënaqësi, i falen mëkatet e kaluara e të ardhshme." (Ahmedi).
C. Prishja e agjërimit të Ramazanit pa arsye
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush e prishë një ditë agjërimi në Ramazan pa arsye e pa sëmurje, nuk mund ta kompensojë as me agjërim shekullor." (Tirmidhiu).
Ç. Lejimet e prishjes së agjërimit
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. ka kaluar në Mekke në vitin e çlirimit edhe atë në Ramazan derisa ka arritur në vendin Kera'ë el-Gamim. Ai aty ka agjëruar së bashku me njerëzit tjerë pastaj ka kërkuar ujë, e ka ngritur lartë gotën derisa e kanë parë njerëzit dhe e ka pirë ujin. Kur është informuar se disa kanë vazhduar agjërimin, ka thënë: "Ata janë mëkatarë, ata janë mëkatarë..." (Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Xhabiri se Muhammedi a.s. gjatë një udhëtimi të tij ka vërejtur një njeri rreth të cilit janë tubuar njerëz. Është afruar dhe i ka pyetur: "Ç'ka ai?" Ata i janë përgjigjur: "Agjëron", kurse Muhammedi a.s. atëherë u përgjigj: "Nuk është mirësi të agjëroni gjatë udhëtimit". (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja se Hamza ibn Amër el-Eslemij e ka pyetur Muhammedin a.s. për agjërimin në udhëtim (ka agjëruar shumë), kurse Muhammedi a.s. i është përgjigjur: "Nëse dëshiron agjëro, e nëse jo, atëherë ha." (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga një njeri i Beni Abdil-las ibn Ka'ëb ibn Malikut, i quajtur Enes ibn Malik, se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Zoti i Madhëruar ia ka shkurtuar namazin udhëtarit dhe ia ka lejuar prishjen e agjërimit. Ai gjithashtu ia ka mundësuar gruas që i jep gji fëmijës dhe asaj që është me barrë për shkak të mëshirës ndaj fëmijëve të saj." (Përmbledhësit e Suneneve).
Transmetohet nga Mua'dh ibn Xhebeli se kur u shpall ajeti: "E ata që i rëndon ai (nuk mund të agjërojnë), janë të obliguar për kompensim, ushqim (ditor) i një të varfëri", çdokush që dëshironte ta prishte agjërimin, e prishte dhe e kompensonte, derisa Zoti e shpalli ajetin: "E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë." Në këtë mënyrë e caktoi All-llahu agjërimin e vërtetë dhe ia mundësoi mosagjërimin: të sëmurit, udhëtarit dhe plakut në moshë që s'mund të agjërojë". (Ahmedi).
D. Vlerat etike të agjëruesit
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Agjërimi mbron nga morali i keq sepse ai që agjëron nuk flet gjëra të turpshme dhe nuk bërtet. Nëse (eventualisht) e shanë ndokush ose e sulmon, le të thotë: 'Unë agjëroj, unë agjëroj'." (Buhariu dhe Muslimi)
Transmetim nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Zoti nuk ka nevojë për njeriun që e braktisë ushqimin e pijen e nuk e braktisë fjalën e keqe dhe veprën e ligë." (Buhariu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Agjërimi nuk don të thotë të largohesh nga harja e pirja por të largohesh nga fjala e keqe dhe vepra e shëmtuar. Nëse ndokush të provokon apo sillet si i marrë ndaj teje, atëherë thuaj: 'Unë agjëroj, unë agjëroj'." (Ibn Huzejme dhe Ibn Hibbani).

DH. Prishja me harresë
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush harron gjatë agjërimit e pin dhe han, le ta vazhdojë agjërimin sepse Zoti e ka ushqyer dhe i ka dhënë të pijë." (Buhariu, Muslimi, Ebu Davudi, Tirmidhiu dhe Maliku).
E. Syfyri (Sahuri)
Transmetohet nga Enes ibn Maliku se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Hani në syfyr sepse në të ka begati (bereqet)." (Ibn Hibbani).
Transmetohet nga Se'id el-Hudrij se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Bëni syfyr qoftë edhe me një pikë uji". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu).
Ë. Iftari me hurma
Transmetohet nga Selman ibn Amir ed-Dibbij se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kur bën ndokush iftar, le të fillojë me hurmë sepse ajo është begati, e nëse s'gjenë dot, atëherë me ujë, sepse uji është i pastër." (Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
F. Shpejtimi i Iftarit
Transmetohet nga Sehl ibn Sa'di se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Njerëzit do të kenë mirësi gjersa ta shpejtojnë iftarin". (Buhariu, Muslimi dhe Tirmidhiu).
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Zoti xh.sh. thotë: "Më i dashuri prej robërve të mi është ai që shpejton më tepër iftarin". (Ahmedi dhe Tirmidhiu).
G. Vonimi i Syfyrit
Transmetohet nga Ja'la ibn Murre se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Zoti i do tri gjëra: shpejtimin e iftarit, vonimin e syfyrit dhe lidhjen e duarve njërën mbi tjetrën në namaz". (Taberani në Ewsat).
GJ. Të ushqyerit e agjëruesit
Transmetohet nga Zejd ibn Halid El-Xhuheni se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush ushqen një agjërues, fiton shpërblimin sa të tij ashtu që nuk pakësohet as shpërblimi i agjëruesit". (Tirmidhiu dhe Nesa'iu).
H. Namazi i teravive
Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi a.s. dëshironte të lutet (falet) në Ramazan pa ndonjë urdhër specifik dhe thoshte:
"Kush lutet (ngrihet e falet) në Ramazan me bindje e kënaqësi, i falen mëkatet e bëra". (Transmetim i të gjithëve).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. është falur në xhami (namazin e teravive) dhe me të janë falur edhe disa njerëz. Kur është falur edhe natën e dytë njerëzit janë shtuar edhe më tepër. Ata janë tubuar edhe natën e tretë e të katërt mirëpo Muhammedi a.s. nuk ka dalur dhe kështu kur ka aguar mëngjesi ai u ka thënë: "Pashë ate që vepruat dhe nuk dola nga frika se mos po ju bëhet obligim, edhe ate në Ramazan" (Buhariu dhe Muslimi).
Transmetohet nga Aisheja r.a. se Muhammedi a.s. nuk shtonte në Ramazan e as jashtë tij më shumë se njëmbëdhjetë reqate. (Buhariu dhe të tjerët).
Transmetohet nga Ibn Abbasi: "I ka falur në Ramazan pa xhemat njëzet reqate dhe namazin e vitrit". (Bejhekiu).
Transmetohet nga Abdurrahman ibn Abdulkarijë: "Shkova me Umer ibn Hattabin në xhami, edhe ate në Ramazan dhe vërejtëm se njerëzit ishin të ndarë e të shpërndarë dhe çdokush falej për vete. Umeri pastaj tha: "Sikur t'i bashkoj ata me një lexues (imam) do të ishte më mirë", dhe i bashkoi nën udhëheqjen e Ubejj ibn Ka'bit. Kur shkuam natën tjetër, i pamë njerëzit se faleshin me një lexues (imam), ndërsa Umeri tha: "Sa risi e bukur është kjo!" (Buhariu dhe Maliku).
Transmetohet nga Jezid ibn Rumani se njerëzit kanë falur në Ramazan gjatë kohës së Umer ibn Hattabit 23 reqate. (Maliku në El-Muvat-ta dhe në të ka shkëputje).




HADITHET E BAJRAMIT


A. Gdhimi i natës së Bajramit
Transmetohet nga Ebu Umame se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Kush lutet (falë namaz) në dy netët e bajrameve me kënaqësi (e sinqeritet), nuk i vdes zemra atë ditë kur do të vdesin zemrat". (Ibn Maxhe, kurse Taberani e transmeton nga Ubade ibn Samiti).
B. Zbukurimi për Bajram
Transmetohet nga Xhabir ibn Abdull-llahu se Muhammedi a.s. e vishte gëzofin (gunën) e kuq të tij në të dy festat e Bajramit dhe në Ditën e xhumasë. (Ibn Huzejme).
C. Ngrënia para namazit
Transmetohet nga Enesi se Muhammedi a.s. nuk dilte ditën e Bajramit të Ramazanit pa ngrënë hurma edhe atë një nga një. (Buhariu dhe Ahmedi).
Ç. Tekbiri në mëngjesin e Bajramit
Transmetohet nga Ibn Umeri se kur (Pejgamberi a.s.) ka dalur në xhami, ka lexuar tekbir me zë të lartë. Sipas një transmetimi tjetër, dilte me agimin e diellit dhe lexonte tekbir derisa të arrinte në xhami. Aty vazhdonte të lexojë tekbir derisa të ulej imami dhe pastaj ndalej. (Shafi'u; Taberani e transmeton nga Ebu Hurejre; Bejhekiu dhe Hakimi nga Ibn Umeri me sened merfu'ë).
D. Namazi i Bajramit
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s., Ebu Bekri dhe Umeri e falnin namazin e Bajramit para hutbes. (Transmetim i të gjithëve përpos Ebu Davudit).
Transmeton Sa'ëd ibn Evs el-Ensari nga i ati i tij se Muhammedi a.s. ka thënë:
"Në ditën e Bajramit, engjëjt ndalen para dyerve dhe thërrasin: "O muslimanë! Shpejtoni te Zoti Fisnik, i cili ju siguron begati dhe ju shpërblen me të mira. Ishit të urdhëruar të faleni (luteni) natën, u falët; ishit të urdhëruar të agjëroni ditën, agjëruat dhe iu nënshtruat Zotit tuaj, pra merrni shpërblimet tuaja!" Gjatë faljes një thirrës thërret: "Zoti i juaj ju fali dhe kthehuni drejtë në vendbanimet tuaja sepse kjo është dita e shpërblimit". (Taberaniu transmeton në veprën e tij El-Kebir transmetimin e Xhabir El-Xhu'fit. Këtë e transmetojnë edhe Bejhekiu me Ibn Hibbanin).




UDHËZIMET E MUHAMMEDIT A.S. RRETH AGJËRIMIT DHE DY BAJRAMEVE

A. Adhurimi dhe bujaria e Muhammedit a.s.
Muhammedi a.s. gjatë Muajit të Ramazanit e shtonte adhurimin. Gjatë këtij muaji Xhebraili ia mësonte Kur'anin. Kur e takonte Xhebrailin ishte edhe më zemërgjerë; ai ishte më zemërgjerë se njerëzit tjerë mirëpo edhe më tepër gjatë Muajit të Ramazanit; gjatë këtij muaji ai shtonte dhënien e lëmoshës, mirësinë, leximin e Kur'anit, namazin, përmendjen e emrit të All-llahut (dhikrin) dhe i'tikafin, gjegjësisht adhurimi dhe bujaria e tij gjatë këtij muaji ndryshonin nga muajt tjerë, ndërsa ndonjëherë agjëronte (edhe natën edhe ditën) me qëllim që sa më shumë kohë të kalojë në adhurim e ibadet, kurse shokëve të vet (as'habëve) nuk ua lejonte agjërimin e vazhdueshëm (natën dhe ditën).
B. Iftari i tij para namazit
Muhammedi a.s. hante iftar para namazit dhe zakonisht fillonte me lëngje, nëse nuk kishte lëngje atëherë me hurma, e nëse nuk kishte edhe hurma, atëherë me ujë.
C. Lutja e tij në Iftar
Transmetohet se Muhammedi a.s. në kohën e iftarit thoshte: "O Zot, për ty agjërova dhe me furnizimin Tënd ha iftar". Gjithashtu transmetohet se ai thoshte: "Përfundoi etshmëria, u ngopën damarët dhe u sigurua shpërblimi, nëse dëshiron Zoti!"
Ç. Mosagjërimi i tij gjatë udhëtimit
Muhammedi a.s. gjatë udhëtimit në Ramazan herë agjëronte e herë jo kurse shokët e tij (as'habët), zgjedhnin njërën prej të dyjave. Muhammedi a.s. i urdhëronte shokët e tij të hanë kur i afroheshin armikut me qëllim që të kenë forcë për ta luftuar.
D. Në dy festat e Bajramit
Muhammedi a.s. falte namazin e të dy Bajrameve në musal-la kurse vetëm njëherë e ka falur në xhaminë e vet edhe ate për shkak të shiut. Falja e tij në musal-la argumentohet me hadithe të transmetuara në Sunenet e Ebu Davudit dhe Ibn Maxhes. Në festat e Bajramit dhe Ditën e xhumasë i vishte rrobat më të bukura. Zakonisht hante hurma para se të dilte në namazin e Bajramit të Madh, kurse në Bajramin e Vogël pas kthimit nga musal-laja dhe hante nga kurbani.
Sipas haditheve autentike ai në këto dy festa të Bajramit, pastrohej.
Muhammedi a.s. dilte në këmbë, shkonte në musal-la dhe kthehej nga ndonjë rrugë tjetër. Kur arrinte në musal-la, fillonte namazin pa ezan, pa ikamet dhe pa thirrjen: "Namazin në bashkësi!". As ai e as shokët e tij nuk faleshin në musal-la para e as pas namazit (të Bajramit). Ai e fillonte namazin para hutbes, falte dy reqate, përsëriste shtatë herë tekbirin: Zoti është më i madhi (All-llahu Ekber) me interval shumë të shkurtë dhe pa cekur diç tjetër. Mirëpo transmetohet nga Ibn Mes'udi, i cili i falënderohet All-llahut xh.sh. dhe kërkon mëshirë për Muhammedin a.s. se: "Muhammedi a.s. pas përfundimit të tekbirit lexonte suren el-Fatiha dhe pas saj lexonte suren Kâf: "KÂF - pasha Kur'anin Famëlartë" në një reqat kurse në tjetrin suren El-Kamer: "U afrua koha dhe u nda hëna...". Ndonjëherë lexonte suren El-A'la: "Madhëroje Zotin tënd më të lartë" apo suren Gashije: "A të erdhi lajmi për belanë që kaplon (kijametin)". Pas përfundimit të leximit merrte tekbir dhe binte në ruku. Kur e përfundonte reqatin e ngrihej nga sexhdja, merrte tekbir pesë herë e pastaj fillonte të lexojë. Në të dy reqatet fillonte me tekbir kurse pas leximit binte në ruku.
Pas përfundimit të namazit, qëndronte para njerëzve të cilët ishin ulur pranë tij, i jepte leje atij që dëshironte të shkojë pa e dëgjuar hutben dhe fillonte hutben, gjegjësisht zhvillonte ligjëratë para tyre e pastaj u ligjëronte grave të cilat edhe jepnin sadaka.
Gjatë hutbes shpesh merrte tekbir.
Këto ishin disa të dhëna rreth asaj se si vepronte Muhammedi a.s. gjatë Muajit të Ramazanit dhe dy Bajrameve.
Zoti i shtoftë ithtarët e tij, na fisnikëroftë me gjurmët e tij dhe na shpërbleftë me të mira!




RREGULLAT E AGJËRIMIT

Obligimi i agjërimit të Ramazanit
Të gjithë muslimanët pajtohen se agjërimi i Ramazanit është obligim (farz), në bazë të ajetit:
"(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramazanit që në të (flloi të) shpallet Kur'ani që është udhërrëfyes për njerëzit, sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra). E kush e përjeton prej jush këtë muaj, le të agjërojë..." (El-Bekare:185)
Obligim është edhe sipas hadithit të Muhammedit a.s.:
"Islami u ngrit mbi pesë (shtylla): 1. Dëshmisë se s'ka zot tjetër përveç All-llahut dhe se Muhammedi është i dërguar i Tij; 2. Faljes së namazit, 3. Dhënies së zekatit; 4. Agjërimit të Ramazanit; 5. Haxhxhit për atë që ka mundësi".
Kushtet e obligimit
Kushtet e obligimit të tij janë: 1. Islami, 2. Mendja e shëndoshë dhe 3. Pjekuria. Agjërimi nuk obligohet për jomuslimanin, as për të çmendurin e as për fëmijën.
Parimet e agjërimit
Parimet e agjërimit janë tre:
1. Hyrja e Muajit të Ramazanit në bazë të pamjes së drejtpërdrejtë të hënës ose në bazë të vendimit të gjykatësit.
2. Largimi nga ngrënia, pirja dhe marrëdhëniet intime prej agimit të mengjesit deri në perëndim të diellit.
3. Vendosja (nijeti)
Koha e vendosjes (nijetit) është para agimit të mëngjesit; duhet të vendoset me bindje të plotë për agjërimin e asaj dite me qëllim që të fitohet shpërblimi i Zotit. Sipas disa shkollave juridike (medhhebeve) mjafton vetëm një vendosje (nijet) gjatë Muajit të Ramazanit pa përsëritje.
Çka e prishë agjërimin
1. Ushqimi i qëllimtë qoftë edhe me pakicë ose me diçka që nuk është ushqyese.
2. Pirja e qëllimtë qoftë edhe një pikë.
3. Barnat ushqyese.
4. Marrëdhëniet intime dhe ejakulimi.
Çka urrehet gjatë agjërimit
Urrehet të ndërmerret çdo gjë që e dobëson agjëruesin, si transfuzioni i gjakut apo që mund ta nxitë e ta prishë agjërimin, si puthja e gruas, kontrollimi i ushqimit me gjuhë dhe atë pa nevojë apo hyrja e pluhurit në gojë qëllimisht.
Aspektet pozitive të agjërimit
Agjërimi është adhurim (ibadet) për kontrollimin e epshit, forcimin e trupit, edukimin për bashkëpunim shoqëror si dhe për t'i njohur vuajtjet e të mjerëve e të varfërve...
Kështu, preferohet që gjatë Ramazanit të shtohen: adhurimi, namazi, kërkimi falje (pendimi) dhe leximi i Kur'anit. Gjithashtu është e preferueshme të jepet më shumë sadaka, të ushqyerit e të mjerëve e të varfërve, vizita e fqinjve dhe anëtarëve të familjes, aplikimi i veprave të vlefshme për shoqërinë dhe pakësimi i veprave të padobishme.
Gjatë agjërimit ndalohet çdo gjë që ndalohet edhe jashtë periudhës së agjërimit: gibeti (përgojimi), shpifja, gënjeshtra, armiqësia dhe njollosja e nderit të njerëzve. Pasi që këto vepra ndalohen jashtë periudhës së agjërimit, atëherë si do të trajtohen gjatë Muajit të Ramazanit, i cili është muaj i adhurimit, pastërtisë dhe dëlirësisë!...
Për këta njerëz, Muhammedi a.s. ka thënë se agjërojnë barqet e tyre kurse gjymtyrët bëjnë mëkate: "Shumë agjërues nuk fitojnë gjë, përpos urisë dhe etjes".
Muhammedi a.s. gjithashtu na ndalon dëmtimin e dëmbërësit dhe të sharësit: "Agjërimi mbron nga zjarri e ai që agjëron të mos harrojë një gjë të tillë. Nëse ndokush e nxitë, të mos e shajë e as ta blasfemojë por le të thotë: "Unë agjëroj". (Nesa'iu).
Le ta dijë agjëruesi se nëse dëshiron shpërblim nga Zoti, do ta fitojë; çdo lëvizje që e bën dhe çdo fjalë që e flet konsiderohen adhurim...
Agjëruesi duhet të ketë nijet të pastër, të bëjë më shumë vepra të mira e dhikër dhe të kërkojë falje (istigfar).




SADAKATUL-FITRI (DHËNIA E LËMOSHËS)

A. Tekstet argumentuese
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. e ka obliguar Sadakatul-Fitrin në Muajin e Ramazanit për robin, të lirin, mashkullin, femrën, fëmijën dhe plakun muslimanë, qoftë nga sa'ë hurme ose elbthi. (Buhariu, Muslimi dhe të tjerët).
Transmetohet nga Ibn Umeri se Muhammedi a.s. ka urdhëruar të jepet Sadakatul-Fitri para se të nisen për në namaz. (Transmetimi i të gjithëve përveç Ibn Maxhes).
Transmetohet nga Ibn Abbasi se Muhammedi a.s. e bëri obligim Sadakatul-Fitrin për pastrimin e agjëruesit nga përgojimi dhe fjalët e turpshme; me agjërimin ai (Muhammedi a.s.) e obligon t'i ushqejë të varfërit; ai që e jep Sadakatul-Fitrin para namazit pranohet e kush e jep pas namazit (të Bajramit) është sadaka (lëmoshë) e rëndomtë. (Ebu Davudi, Ibn Maxhe dhe Hakimi).
B. Rregullat e Sadakatul-Fitrit
Vitrat obligohen të jepen para agimit të mëngjesit në ditën e Bajramit të Vitrit (Bajramit të Madh), kurse për atë që vdes në këtë kohë ose lindet pas kësaj kohe, nuk janë obligim. Më mirë është të jepen para namazit të Bajramit si dhe mund të jepen gjatë Muajit të Ramazanit. Nëse vonohen nga namazi i Bajramit, nuk anulohen por patjetër të realizohen.
Sadakatul-Fitri i jepet për çdo person një të varfëri, bile nuk lejohet t'u ndahet dy apo tre varfanjakëve, sepse qëllimi i kësaj sadakaje është shpëtimi; ngase Muhammedi a.s. thotë: "Shpëtoni ata nga hallet (barra e rëndë) në këtë ditë".
Preferohet Sadakatul-Fitri në të holla, nëse kështu më tepër u konvenon të varfërve.
 
Marrë nga Forumishqiptar

Ismet Buca

unread,
Sep 5, 2007, 3:32:36 PM9/5/07
to fjala...@googlegroups.com
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages