Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës

5 views
Skip to first unread message

Meriton - i

unread,
Oct 21, 2009, 10:58:52 AM10/21/09
to
Ajetet Kuranore në trupin e foshnjës
 
 
Mrekulli apo shaka? Rusët në mëdyshje pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqen në mënyrë 'spontane' në lëkurën e foshnjës
 


Një fëmijë është duke shkaktuar një valë të spekulimeve në Rusi pasi ajetet nga Kurani filluan të shfaqeshin në lëkurën e tij. Thëniet nga libri i shenjtë musliman thuhet se janë paraqitur në duart, këmbët dhe stomakun e foshnjës nëntë muajshe Ali Yakubov - para se ato të largoheshin dhe zëvendësoheshin me ajete të reja. Punonjësit mjekësor rus deklarojnë se ata janë në mëdyshje për shkak të shenjave në lëkurë të fëmiut tek i cili e tëra filloi kur fjala All-llah u shfaq në mjekrën e tij në javët e para të lindjes së tij. Mjekët mohojnë se janë shenja që dikush ti ketë shkruar në lëkurën e fëmiut. Nëna e tij, Medina tha se ajo dhe burri i saj nuk ishin praktikues të Islamit deri sa shkrimet filluan të shfaqeshin në lëkurën e foshnjës.
 

Fillimisht ata nuk i treguan askujt për shkrimet e pasqaruara tha ajo, deri në zbulimin e tyre nga mjeku dhe imam i tyre në fshatin Tetori i Kuq i cili është një rajon me musliman të fortë nga besimi. Tani djali është bërë një vatër e nderit musliman në vendlindjen e tij në krahinën e trazuar të Dagestanit në jug të Rusisë i rrënuar nga lufta në Çeçeni. Ministri i pushtetit lokal Akhmedpasha Amiralaev tha: "Ky djalë është një shenjë e pastër nga Zoti. All-llahu e dërgoi atë në zonën e Dagestanit në mënyrë që të mos ketë revolta dhe tensione në republikën tonë. "


Nëna e djalit tha: "Normalisht këto shenja shfaqen dy herë në javë - të hënave dhe në netët mes të enjteve dhe të premteve. Aliu ndjehet keq kur kjo i ndodh. Ai qan shumë dhe temperatura e tij shkon lart. Është e pamundur për ta mbajtur në duar derisa kjo ndodh, trupi i tij lëvizë në mënyrë aktive kështu që ne e kemi vënë atë në djepin e tij. Është aq vështirë për ta parë atë duke vuajtur".

"Ajetet Kuranore zëvendësohen rregullisht njëra me tjetrin në lëkurën e foshnjës", tha ajo.

Imami lokal Abdullahu tha se nga parashikimet në Kuran për fundin e botës, është se do të ketë njerëz me thëniet në trupin e tyre. Ai tha se në njërën nga shenjat shkruante: "Mos i fshihni këto shenja nga njerëzit."

Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në mediat ruse dhe në internet. /dailymail/

 
Video reportazh i prezantuar në mediat ruse. Materiali është në gjuhën ruse.


Windows Live: Friends get your Flickr, Yelp, and Digg updates when they e-mail you.

Besfort Gashi

unread,
Oct 25, 2009, 3:08:20 PM10/25/09
to A FJALA E BUKUR



Windows 7: I wanted more reliable, now it's more reliable. Wow!

Windows 7: I wanted more reliable, now it's more reliable. Wow!


Windows 7: Simplify your PC. Learn more.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages