Kur te veçohesh me kohen

46 views
Skip to first unread message

Mevludin Veliu

unread,
Apr 22, 2009, 4:13:15 PM4/22/09
to Mevludin Veliu

 

I tha nxenesi i Ahmed iben Hambelit ( Allahu e meshirofte ) o musues i imi e kam nje poezi apo i kam per t’i cituar disa fjali, a mund t’i tregoj. Iu pergjigj Ahmed iben Hambeli citoj o nxenesi i im. Dhe nxenesi filloi t’a citoj poezine me keto fjal te qendisura:

 

‘’ Kur te veçohesh me kohen mos thuaj mbeta vet por thuaj mua me mbykqyr All-llahu Zoti i vertet, dije se Allahu n'çdo moment t'vrojton prej Tij smund t'fshehish asgje nese logjikon, a spo sheh se dita me te shpejt po kalon dhe e nesermja eshte shum afer per ate qe kupton, per Zotin jeta n'shpeti po na harxhohet derisa mekati me mekat pasohet, sikur Allahu t'na e fal ate qe ka kaluar dhe t'pranoj te kthehemi te Ai te penduar, kur te veçohesh me kohen mos thuaj mbeta vet, por thuaj mua me mbeshtet Allahu Zoti i vertet.’’



See all the ways you can stay connected to friends and family

Ikre Ikre

unread,
Apr 23, 2009, 7:47:08 AM4/23/09
to fjala...@googlegroups.com

I M I T I M I

 

  Te nderuar lexues te kesaj shkrese te vogel fillimisht ju pershendesim me pershendetjen e banoreve te qiellit njekohsisht edhe banoreve te xhennetit pra pershendetjen islame te perhapur ne mesin e muslimaneve  es-selamu alejkum we rahmetullahi we berekatuhu – Paqja meshira begatia e Allahut qoft mbi ju dhe mbi gjith ummetin islam.

  Falenderojm Allahun jo vetem se per te mirat qe na ka dhuruar e na ka zgjedhur prej atyre qe pa asnje mundi dhe lodhje jetojme me islamin (ngase na ka bere te lindim ne familje muslimane), por e falenderojme ngase eshte i vetmi qe  meriton falenderimin e plote.

 

Sot para jush prezentojme nje teme, titulli i te ciles eshte “Imitimi”, e c`na shtyri te zgjedhim ket term? Zgjedhja e ketij termi ishte nga vet fakti se kohen e fundit eshte bere pjes e pa ndashme e jetes, eshte bere nje mode e kerkur me te madhe nga masa e popullit aq sa nuk mund te rrijn pa te, ashtu sic nuk ka mundesi te duroj trupi pa uje. Pervec femijeve qe imitojne prinderit e tyre dhe nxenesve mesuesit e vet, sot imiton nje numer i madh i pjestarve te shoqerise pa dallim moshe dhe gjinie.

  Njeriu imiton kur ndjen mungesen e dickaje, apo kur mbi ate qe posedon nuk eshte i kenaqur me te...

 

Nese na lejohet te themi qe Ibrahimi a.s. kur filloj te kerkoj besimin e vertet deri ne gjetje e siper, ai provoi te zgjedh per zota te vet yjet qe atyre i besonin nje pjese e shoqerise se asaj kohe, dhe ne njefar menyre ai ne ket rast realizon imitimin.

  Nese i kthehemi pak historise dhe hulumtojme vitet kur Pejgamberi a.s. fillon te therras haptas ne fe, do shohim se te paret me fame nga paria mekkase jo vetem se nuk pranojne por me ngulm edhe kundershtojne, ngase per ata nuk ishte asgje tjeter me shume, pervecse nje imitim, pra per ata ishte nje ndryshim i jetes dhe se nuk mundenin ta paramendonin se sa do ishte veshtire te pranojn nje gje te tille.

  Mirepo pas perhapjes se islamit dhe rritjes se tij prap do hasim se si njerezit fillojn te imitojne te derguarin e Allahut, dhe me plot deshire pranojne te jetojne nje jete ashtu sic jetonte edhe vet i derguari s.a.v.s., apo me fjal tjera me plot vetedije imitonin.

Po ashtu faktet historike jane deshmi qe ne Andaluzi-Spanjen e sotme ne kohen e udheheqjes nga ana e muslimaneve, ata qe nuk pranuan fejen islame edhe perkunder qe mbeten ne fejen e tyre prap mundoheshin te imitojne muslimanet-kulturen islame-...

 

 Edhe sot e kesaj dite po hasim ne imitime nga njerezit tane, por fatkeqsisht  imitimi jone aspak nuk i perngjane imitimit te sahabeve...imitimi jone ka ndrru kahjen, pozicionin, ka ndryshuar adresen apo mos ndoshta ne vend se trokitja te behet ne portet e larta dhe te sigurta per pranimin tone, neve na kane drejtuar drejt atyre dyerve ku nuk mund te hapen as me celsat me te cmuar te kesaj jete!!! Lirisht mund te themi se imitimi jone i perngjet imitimit te verber, e kur dihet se imitimi i verber i te tjereve eshte humbje e identitetit tone shpirteror, humbje e besimit ndaj vetvetes, shpie kah mashtrimi me kete bote dhe stolite e saja. Imitimi i verber ne veshmbathje, pamje, sjellje, padyshim personin e shpije ne jete te prishur dhe te shfrenuar. Fatkeqesisht shume te rinje e te reja sot ndjekin moden e popujve pabesimtar…lakuriqesia…e keqja ju ka bere e mire dhe e mira e keqe, e te gjitha keto si rezultat i imitimit te verber. Nese na lejohet te themi se nje njeriu i cili eshte duke humbur gjak, atij duhet ti ndihmohet duke i dhene gjak…e jo dic tjeter, apo neqoftese ndokujt i nevojiten ilace, ne vend te saje cfare rendesie do te kishte sherbeti!

  E si duket ky lloj imitimi nuk na con askund tjeter vetem se ne prrockat ku mblidhen ujerat e zeza, kurse shpetimi nuk mund te gjindet askund tjeter vetem se ne besim e devotshmeri apo thene me gjersisht ne fejen -programin e percaktur nga ana e Krijuesit i cili e din mes miri se per cfar ka nevoj krijesa e Tij- pra ai program eshte Islami, ku ne lidhje me kete Omeri r.a. thote: <Ne jemi popull te cilin Zoti e ka bere krenar me Islamin, kur te kerkojme krenarine dhe autoritetin jasht Islamit, atehere do te jemi te mposhtur.>   

  Ne lidhje me imitimin dijetari i famshem el-Mewdudi thote: “Imituesit sa do qe te jene te ditur prap mbeten injorant, sa do qe te jene te rritur prap jane femije, perderisa te mos lirohen mga imitimi i verber i tyre vazhdojn te mbesin femije.“

  Mos ta harrojme edhe kete se nese ndokush nga perendimoret bie ne ndonje mekat te madh, pershkak bazave te moralit qe i posedojn dhe civilizimit te tyre ne momentin e berjes se mekatit nuk ndjehet kundershtim-perplasje. Mirepo ne, ne momentin e njollosjes me mekate kuptojm qe kemi shperfille moralin dhe nderin tone te ndertuar mbi bazat fetare. Nuk eshte njejt pirja e alkoolit nga ana e nje muslimani dhe te nje perendimori jo musliman.

 

 Po ashtu nese ndalemi e mendojm edhe mbi sistemin e edukimit, si mungese me te madhe e shohim kete se: strukturat e edukimit dhe arsimimit ne vend se ti ruaje dhe forcoje vlerat themelore te besimit, moralit e qyteterimit, ajo me imitimin qe ben po sherben ne rrezimin dhe permbysjen e tyre.!

 Nese ngritemi per t’i zbatuar rregullat edukativo-arsimore te vendosura nga ana e emperjalizmit, dmth se me duart tona kemi pergatitur vendin e varjes tone (vetvrasje).

 Profesoret shartues te dyshimeve jane shume te rrezikshem per islamin…Nese eshte nevoja te flitet haptazi, tradhetar jane ata qe  rinise te shumten e rasteve po i servojne  mendime te dyshimta me qellim crregullimin e ideologjise se tyre. Te tillet jane tradhetaret dhe armiqet me te rrezikshem te islamit, sepse ata duan ta shuajn e shkaterrojn civilizimin islam. E nese brezat e rinj mbesin nen edukimin e ketyre njerezve, atehere dmth qe ardhmeria e tyre eshte erresire. 

 Nese ne mesin e studenteve lind vetedija kunder dukurive negative si ndaj asaj te prostitucionit, te alkoolit dhe te tjera si keto, dhe punohet  ne luftimin kunder tyre, ateher cfar strukture ka mundesi qe t’ju dale para dhe t’ju pengoj ne punen e tyre! Po ashtu nese ju nuk pelqeni kercimin dans, asnje forc nuk mund t’ju bej te dashur e t’ju ofroj me dhune ate…

 Dhe si perfudim ju perkujtojme se pa marr parasysh se cili popull, nese  brezat e rinj e humbin personalitetin kombetar te tyre dhe nese ate e vare ne rrjetin  e nje tjeter personaliteti, kjo dmth qe ai popull te shuhet, apo te shlyhet nga historia.

  Nuk eshte e mundur qe ne te qendrojm ne kembe dhe te udheheqim nese nuk largohemi nga imitimi i verber dhe nese nuk marrim per baze  moralin e caktuar nga ana e Allahut xh.sh. dhe Pejgambeit a.s.

 

  Falenderimet i takojn Allahut s.w.t ndersa pershendetjet mbi te Derguarin s.a.w.s.

 

...Ai i cili nuk e din te djeshmen, nuk ka mundesi ta kuptoj te sotmen. Ai i cili nuk e kupton te sotmen, nuk din te jetoje te nesermen...

 

 



Gruppenchats mit der neuen Messenger Beta. So geht's! Hier klicken!

Ikre Ikre

unread,
Apr 26, 2009, 12:27:46 PM4/26/09
to fjala...@googlegroups.com

Dy lloj simbolesh

 

  Nje here gjyshi me nipin e tij dalin per te shetit kopetè qe kishin ne fshat, dhe pasi qe ulen per te pushuar nen hijen e nje lisi pran tyre kalojn dy qen qe gjyshi i donte shum dhe kujdesej per ata. Por nipi nga kurreshtja pyet gjyshin se cilja eshte urtesia qe ke zgjedh dy qen dhe ngjyra e tyre eshte nje e bardhe e qetra e zeze?! 

 Per t`ia larguar  kurreshtjen nipit, gjyshi i jep kete pergjigje: shiko biri im keta qen per mua jane dy simbole, simbol i te mires dhe te keqes. Ne brendesine tone e mira dhe e keqja si keto dy qent rrapellijne mes veti(perlahen-luftojne). Kur shikoj luften e ketyre dy qenve, kujtoj luften e ndjenjave te mira me ato te keqia brenda vetes! Per ate kam deshire qe keta dy qen, te bardhin dhe te ziun ti kem para syve te mi.! Nipi prap i drejton pyetjen tjeter...sipas teje gjysh, cili nga keta fiton betejen-luften? Pergjigjeja e gjyshit: Po pyet se cili nga keta dy apo jo! Sigurisht se cilin ta ushqej dhe te kujdesem me shume per te, ai do fitoj.

  

tek nje njeri qe gjinden me shume te mirat, te keqiat e vogla nuk i permenden, mirepo tek ai qe te kqiat jane me te shumta se te mirat, atehere te mirat do jene te pa permendura...(Abdullah ibni Mubarek)



Hol dir noch heute die neue Beta des Windows Live Messengers! Hier klicken!

Ikre Ikre

unread,
Apr 26, 2009, 10:30:24 AM4/26/09
to fjala...@googlegroups.com

 

Gjithçka me MASE  

 

  Nje dite mesuesi merzitet nga nxensi i tij qe vazhdimisht ankohet se nuk mundet t`i mesoj mesimet. Dhe ketij nxensi deshiron qe t`i jape nje mesim te mire te duhur, ngase ky nxenes nga asgje nuk ishte i knaqur dhe nuk ja arrinte te behet i lumtur. Mesuesi nje dite e obligoi nxensin te sjell me vete nje grusht kripè, dhe me pastaj e urdheroi ta marr nje gote me uje dhe pas perzirjes me kripen i tha qe ta pije...! pas pirjes se nje gllenke ai e hodhi menjehere jasht dhe filloi te ankohet se eshte shume e hidhur dhe nuk ka mundesi te pij me teper! Me pastaj mesuesi mori nxenesin per dore dhe shkuan afer liqenit qe kishin dhe urdheroi qe at grusht te kripes ta hudhe ne liqe, me pastaj i tha qe te marre dhe te pije nje gote me uje nga liqeni...tani e pyet se cfare shije ka? nxenesi ia kthen: shume i mire. Po a ka ndonje shije qe ka lene hudhja e kripes nga ana yte pak me pare?! JO; ia kthen nxenesi.

  Shqetsimet , dertet gjat jetes jane sikur kripa, as me shume as me pak. Masa e shqetsimeve dhe derteve eshte gjithnje e njejt, mirepo eshte e lidhur me ate se brenda çkafit e ve ithtesine e zemerimit apo shqetsimeve. Ne momentet kur te jesh i shqetesuar puna e pare qe duhesh te besh eshte qe kunder gjerave qe te japin shqetsim t`i zgjerosh ndjenjat dhe te mundohesh ti kuptosh ato. Ne ket aspekt ti mos ngurro te behesh gotè, por mundohu e te behesh liqe...

Ikre Ikre

unread,
Apr 28, 2009, 4:33:38 PM4/28/09
to fjala...@googlegroups.com

SADAKAJA -  ure lidhese mes te pasurit dhe nevojtarit

  Islami pervec qe ka vendosur rregula per mirembajtjen e trupit dhe shpirtit, ai ka vendosur edhe rregulla per mirembajtjen e shoqerise.

  Nje nder ato rregulla qe luan rol te rendesishem ne ruajtjen, ngritjen, zhvillimin, harmonine, afersine e shoqerise eshte edhe vet zekati apo sadakaja.

  Njerezit jane te dhene pas pasurise se kesaj bote. Po edhe nese eshte i pasur aq sa posedon te gjitha pasurite e botes ka frike se do i harxhohen nese i ndan nje sasi per nevojtaret. Njeriu per te arritur deri tek pasuria eshte e mundur qe deshira e tepert e tij per pasuri t`i shndrrohet ne pasion, dhe kjo gjendje e ben qe mos te njohe askend per rreth tij, dhe mos te vlersoje asgje tjeter pos materiales. Disa njerez  jane  ne adhurim te prones, mallit apo pasurise, dhe ate qe posedon beson se eshte e pa mbaruar-e gjithmonshme. Pra zekati apo sadakaja pasionin e pasurise dhe roberine ndaj saj zhvendos apo largon nga mesi i shoqerise, dhe ate e shndrron ne nje adhurim qe te ofron jo vetem  me Allahun xh.sh. por edhe me njerezit. 

 Shume njerez nuk japin sadaka pasi kane frike se u pakesohet pasuria. Por Zoti i madheruar  ne Kur`an`in Fisnik na garanton se jo qe pakesohet , por ajo vetem se shtohet. Ne Kur`an`in Famelarte Allahu thote: “shejtani u premton varferi dhe ju urdheron per pune te keqia, kurse Allahu u premton meshire dhe miresi“ (el-Bekare; 268) “kush eshte ai qe i jep hua(jep sadaka) Zotit dhe Ai do t`ia ktheje ate te shumefishuar“ (el-Bekare; 245)  Ne kete ajet Zoti nuk thot jepni pasuri, por thot i jepni Zotit hua, me qellim qe njeriu te sigurohet qe ate qe e jep, para se t`ia  jap nevojtarit, ia ka dhene Zotit e Ai do t`ia kthej te shumefishuar ate. Ne lidhje me kete Pejgamberi s.a.v.s. ka thene: “dhenia nuk e pakeson pasurine“. Po ashtu nje rast kur Aisheja r.a. para se te jepte sadaka mori monedhen dhe e parfymosi, kur e pyeten se pse veproi ashtu, tha; E bej pasi ajo do te bjer ne dore te Zotit para se te bjer ne doren e  nevojtarit.

  Kush jep pasuri ne rruge te Zotit, Ai do tja kthej  ate deri ne 700 fish e me teper. “shembulli i atyre  qe japin pasuri, eshte si shembulli i nje kokrre, e cila nxjerr shtate kallinj, ne cdo kalli, ka njeqind kokrra. Zoti ia dyfishon atij qe do.“ (el-Bekare; 261) 

  Ne nje menyre zekati eshte nje ure lidhese  ne mesin e muslimaneve. Ai qe ndihmon nevojtarin ne mesin e shoqerise, ne te njejten kohe ka krijuar edhe lidhje te ngrohta me ata, po ashtu  nese i del ne ndihme edhe atyre qe i  kane kapluar shqetsimet e ndryshme, ka arritur t`i fitoj zemrat e tyre. Ku ne lidhje me kete po permendim rastin e Safvan bin Umejje ku thote se: Muhammedin e urreja sa nuk urreja tjeterkand aq shume, por ai vazhdonte te me jape derisa fillova ta dua. Pra ta mesojme edhe ne kete menyre te perfitimit te njerezve nga strategjia e Pejgamberit a.s., nese te urren dikush, jepi qe te te doje. I Derguari i Allahut thote; i beni dhurata njeri-tjetrit qe t`ju shtohet dashuria.

  Sadakaja eshte njera nder tregueset me te qarta  te ndarjes ne islam. Ai i cili shperndan sadakane ne nje menyre ka deshmaur egzistencen e Allahut si dhe ka forcuar lidhjet sociale. Sadakaja nuk eshte vetem nje adhurim i lidhur me pasurine, por egzistenca e saj permbledh edhe cdo individ te shoqerise, po ashtu eshte pretekst edhe i egsistences se jetes sociale. Ashtu sic konsiderohet sadaka kujdesja per familjen po ashtu sadaka konsiderohet edhe ndihma ofruar kafsheve, shpezeve, po ashtu edhe buzeqeshja drejtuar drejt vellezerve ne fe. 

 

Muslimani nuk eshte nje individ qe jeton vetem per veten e tij...

Muslimani nuk eshte nje individ qe jeton vetem per veten e tij, por ai eshte nje rob i Zotit qe jeton per shoqerine, aq sa dhimbjet dhe gezimet i ndan sbashku me ata .

  Sduhet harruar edhe kete se dhënia e zekatit-sadakaja, ka dimensione të shumta, ku mund të rendisim ato ekonomike, politike, madje edhe edukative. Diçka e tillë ndikon shumë në formimin, edukimin, karakterin, psikologjinë dhe mënyrën e të menduarit. Tregon nje njeri i mire duke thene; Sa herë që shihja të varfër, më vinte në mendje babai me zarfet e tij në dorë, duke shkruar emrat e nevojtareve. Ditën e parë të Ramazanit, ai hynte në shtëpi me zarfet, regjistrin dhe të hollat në dorë. Të gjithë ne e ndihmonim në shkrimin e emrave dhe ndarjen e të hollave për çdo nevojtar. 

  Prof. Xhasim El-mutava tregon:"Një ditë, një grua nga Kuvajti më tregoi diçka të çuditshme. Ajo më tha:"Kur isha e vogël, shtëpia jonë ishte prej qerpiçi. Unë dilja në oborr dhe luaja gjithë ditën. Një ditë, gjyshi hyri në oborr dhe me një qese të mbushur në dorë, filloi të kërcejë i gëzuar dhe i lumturuar. Unë mendova se ndoshta atë ditë ka fituar shumë në tregëti ose i ka ardhur ndonjë lajm i gëzuar. Kur e pyeta mbi shkakun e gëzimit më tha:"Sot është dita e parë në jetën time që më është mundësuar të jap zekatin e pasurisë!"

   Xhafer bin ebi Talibi kur vdiq, la pas tre vajza. I Derguari a.s. i mori ne krah vajzat e tij dhe iu drejtua te pranishmeve: “kush do t`i perkrah vajzat e Xhaferit?“ menjehere i pam tre veta qe u ngriten duke thene: une o i derguari i Allahut, une o i derguar i Allahut. Secili prej tyre ishte me i varfur nga tjetri... Kurse neve sot na vdes vellai prej nene e babai, dhe nuk duam t`ia dijme per femijet e tij. Dalin dhe ndoshta lypin ne rruge femijet e tij, kurse neve na interesojne  vetem femijet tane. Te jipet pra sadakaja, qoft ajo fshehtas apo haptas. Haptas eshte mire pasi nxiten edhe njerezit e tjere deri sa shohin dike qe ndihmon nevojtaret. Kurse fshehtas eshte me e dashur te Zoti i Madheruar, sic thuhet ne nje hadith “shtate lloje njerezish do te qendrojne nen hijen e Zotit, diten kur nuk do te ket hije tjeter vec hijes se Tij...dhe nje njeri qe jep sadaka, pa e ditur dora e majt se cfar dha e djathta“ 

  Duhet pasur  parasyshe se neqoftese nuk do japesh, Zoti i Madheruar do te ta marre ne nje menyre tjeter. Te ndodhe dicka ku do te shpenzosh me shume se c`do te jepje, ose te behet femija haram dhe i harxhon parate ne bixhoz, apo ne vende te ndyta.! Po ashtu Pejgamberi a.s. ne nje hadith tjeter thot: ”sikur te kisha florinje sa kodra e Uhudit, do ti kisha shperndare pa kaluar tre dite“. Kurse ne i kemi garderobat te mbushura me rroba qe nuk i perdorim dhe nuk na shkon mendja t`ju japim nevojtareve.! 

  Per fund nje perkujtim per ata qe vuajn nga mos dhenja e sadakase nga arsye te ndryshme…Pejgamberi .a.s. thote: ”ne cdo dite qe lind, dy melek zbresin dhe thot njeri: O Zot, shtoja pasurine atij qe jep. Kurse tjetri thot: O Zot, shkaterroja pasurine atij qe nuk jep.“

  Zoti na ruajt nga cdo e keqe e mundshme dhe na beft nga ata qe te kemi mundesi me dhene, na beft nga ata qe dora e tyre vazhdimisht eshte e shtrire…

  Ta kuptojme se padyshim që sistemi i zekatit-sadakase është një mrekulli sociale më vete. Nëse do e zbatonim këtë sistem në shoqëritë tona, ashtu siç kërkon dhe porosit vetë Zoti i Madhëruar atehere ne mesin e shoqerive nuk do kishte nevoje te luftohet varferia, vjedhja, dhe anomalite tjera si keto, ngase cdo gje do ishte e sistematizuar dhe ne harmoni.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages