Sektet e Devijuara-NURGJITË

207 views
Skip to first unread message

Besa COMPUTER'S

unread,
Mar 6, 2008, 3:17:34 PM3/6/08
to kosova...@yahoogroups.com, shqi...@yahoogroups.com, alb-musli...@yahoogroups.com, alb-mus...@yahoogroups.com, islamg...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com
Nurxhitë


Një ndër sektet më të përhapura dhe më me ndikim në Turqi është edhe sekti i Nurxhive. [113] Edhe ky sekt, nga shumica e tyre që ekzistojnë në Turqi, janë prej sekteve sufiste. Nga rrjedhin Nurxhitë, kush është prijësi i tyre, cili është libri më i famshëm i tyre në të cilin bazohen këta, e shumë gjëra të tjera si dhe gabimet e shumta që gjenden në librat e tyre do t’ua sqarojmë në vijim.

Kthehu lart


- Një biografi e shkurtër e Said Nursit (shejhu i Nurxhive)



Bediuzzamani[114] është lindur më 1293h/1876 në vilajetin Bitlis të nënprefekturës (ilçe) Hizan në fshatin Nursi në Turqinë Lindore dhe ka vdekur në moshën tetëdhjetë e trevjeçare në mars të vitit 1960.


Said Nursi në moshën nëntë vjeqare për t’i ndjekur mësimet e para u largua nga familja e tij dhe shkoi në medresen e fshatit Tag, në këtë medrese shumë pak qëndroi dhe prap u kthye në fshatin e tij, Nursi. [115]


"Në fillim të shekullit XX, popujt muslimanë përjetuan disfata të mëdha. Përfaqësuesi i Islamit, Perandoria Osmane kishte kohë që ishte shkëputur nga shokët e garës. Muslimanët e ngratë e kaluan kohën vetëm duke e soditur gjendjen. Në një anë shtetet e Evropës përgatisnin projektin se si t’i coptonin vendet muslimane, nga ana tjetër plani përfshinte edhe se si të mund të zhduknin islamin, me një mjet që të mos ringjallet më kurrë. Qëllimi i Luftës së Parë Botërore, këtë e ka pasë në temën e parë, sepse akoma pa filluar lufta, ka qenë e copëtuar bashkësia e popujve muslimanë. Maroku dhe Algjeria kanë qenë të pushtuara nga ana e francezëve, Libia nga italianët, kurse Egjipti dhe Pakistani nga ana e anglezëve. Iraku dhe Siria artificialisht kanë qenë nën sundimin e Osmanëve. Kurse në të vërtetë ato kishin dalur që më parë nga dora e sundimit Osman. Borxhet e jashtme dhe marrëveshjet e mëparshme që ua kishin lidhur duart osmanllinjëve, kishte sjellë të bëhet e të dorëzohet menjëherë. Me gjithë këto dobësi, për të mbrojtur kështjellën e fundit të islamit, trimat, nipërit e osmanllinjëve, duke paraqitur të gjitha vlerat, nuk rrëzuan hije ndaj sundimit të gjyshërve të pashoq, sundimi i të cilëve ka zgjatur më se 600 vjet. Por sundimi dhe gjykimi i All-llahut tregonte që mjerisht askujt nuk i mjaftonte sakrifica individuale në kohën kur është nevoja e zotërimit të çelësave të diturisë së shkencave të natyrës, e jo më t’i mjaftonte forca për të shpëtuar atdheun e dikujt. Por vetëm bota fizike nuk mund ta ngopë këtë njeri, të cilit i mbizotërojnë vlerat shpirtërore. Duke lexuar këtë libër edhe vetë do ta shihni se si Allahu (xh. sh. ) përsëri me anë të një personi nga ky vend, u ka dhënë këtë pamje shpirtërore”.[116] Ai person, sipas pretendimeve të tyre, ishte Said Nursi. Jeta individuale e Bediuzzamanit kapi dekadat e fundit të kalifatit dhe të shtetit Osman, të rëzimit dhe copëtimit të saj pas Luftës së parë botërore dhe, pas formimit të Republikës më 1923, përjetoi tridhjetë e shtatë vjetorin e Republikës, vite këto deri më 1950 të njohura për shtypjen antiislame të qeverisë dhe represionit kundër drejtësisë fetare.


Pas një periudhe afro dy vjeqare, më 1925, Bediuzzamani u detyrua të mërgojë në Anadollin Perëndimor dhe 25 vjet me radhë, deri në prag të dhjetëvjeqarit të fundit të jetës së tij, ai vuajti mërgimin. Gjatë viteve në mërgim e izolim vendosi të shkruante”Risalein-Nur” (Mesazhet e Dritës) dhe përhapjen e tij anembanë Turqisë. [117] Në një periudhë, u dha pas politikës e pastaj e braktisi politikën dhe filloi të merrej me shkrime. Detyrën e tij të "përtëritjes" (përtëritjes së fesë, sipas tyre, sh. a. ) e ka filluar më 1324h.
Kthehu lart


- Një kronologji e shkurtër e Said Nursit:



1878 data e lindjes
1885 filloi studimet
1892 mori titullin Bediuzzaman (mrekullia e kohës)
1907 shkon në Stamboll
1909 u gjykua në gjyqin ushtarak
1910 rikthehet në qytetin Van
1911 mbajti hutbe (ligjëratë) në Xhaminë Emevi në Damask
1911 vizitoi bashkë me Sulltan Reshatin vendet e Ballkanit
1914 mori pjesë në frontin lindor
1916 shkroi gjatë luftës librin “Shenjat e mrekullive të Kur’anit”
1916 bie rob lufte tek rusët dhe internohet në Kosturma
1918 shpëton nga robëria dhe kthehet në Stamboll
1920 botohen librat e tij të parë
1922 me ftesë të Kuvendit të Parë të Turqisë shkon në Ankara
1923 ndahet nga Ankaraja dhe shkon në Van (qytet në Turqi)
1923 botohet fragmenti “Hubab”
1927 internohet në Barla
1934 dërgohet nga Barla në Isparta
1935 burgoset në Eskishehir
1936 lirohet nga burgu dhe internohet në Kastamonu
1943 arrestohet në Kastamonu dhe dërgohet në Ankara
1943 filloi të gjykohet ne gjyqin e Denizlisë
1944 lirohet si i pafajshëm dhe internohet në Emirdağ
1948 burgoset përsëri në Afjon
1949 lirohet përsëri si i pafajshëm duke u internuar në Emirdağ
1950 rikthehet ezani përsëri në origjinal
1951 u vendos në qytetin e Ispartës
1952, janar-mars, gjykohet në Stamboll për librin “Prijësi i rinisë”
1953 vizitoi qytetet e Ispartës, Eskishehirit dhe të Emirdağut
1956 librat e Risale-i Nurit fitojnë lirinë e leximit
1959, janar, viziton qytetet e Ankarasë, Konias dhe Stambollit
1960, janar, ndalohet të udhëtojë
1960, Mars, viziton për herë të fundit Urfën
23 Mars 1960 Bediuzzamani ndërron jetë
1960, Korrik, i bëhet shpërngulja e varrit në një mënyrë të fshehtë në një vend të paditur. [118]
Kthehu lart


- Grupimet e Nurxhive


Nurxhitë janë të ndarë në disa grupe. Prej tyre është një grup që pasojnë Fet'hullah Gylenin[119], të tjerët quhen okujuxhullar (d. m. th. lexuesit e “Risale-i Nurit”), jazëxhëllar (ata të cilët shkruajnë), mirëpo të gjithë e kanë si shejh të tyre Said Nursin. [120]
Kthehu lart


- Disa nga gabimet e pasuesve të Said Nursit


Libri bazë i Nurxhive është “Risale-i Nur” të cilën e ka përgatitur Said Nursi. Vepra e Said Nursit “Risale-i Nur” (Mesazhet e dritës) përbëhet nga 14 vëllime me rreth 6000 faqe. Ata që e pasojnë verbërisht Said Nursin, pretendojnë se veprat e tij kanë qenë frymëzim hyjnor. [121]


Këtë e dëshmon edhe fjala e një pasuesi të tij:“Bediuzzamani, me njëqind e tridhjetë fragmente të përmbledhjes së Risale-i Nurit, është ngadhnjimtar i zemrave të lexuesve të tij, e për këtë arsye këto vepra janë një fakt i gjallë dhe plot e përplot janë të mbushura me moral, sinqeritet dhe sakrificë. Thuhet se parathënia është një përmbledhje e librit, por çfarë t’i them asaj që çdo temë e Risale-i Nurit është në gjerësinë e një libri. Ju me një habi të madhe, duke i lexuar librat e tij, do ta shihni vetë se Bediuzzamani, që nga fëmijëria e deri në fund të moshës ka përjetuar afër një shekull, ku vazhdimisht është përballuar me frymëzimet hyjnore. Duke e hulumtuar këtë personalitet të shquar hollësisht, na përkujton një varg të një poeti arab që thotë: “Fuqiploti nuk e ka të vështirë t’i përmbledhë edhe botët tek një personalitet. . . ”[122]


Po ashtu një thënie të njëjtë e kemi edhe nga vetë Said Nursi: “Fshehtësia e vërtetë e Kur’anit po na zbritet nëpërmjet “Risale-i Nurit”. [123] . Me këtë thënie të tij, ai veten po e vendos në shkallën e pejgamberllëkut. Edhe nëse ai nuk pretendon se është pejgamber, thëniet e tija tregojnë qartë. Pretendojnë se vepra “Risale-i Nur” është prej tefsireve më të mira të Kur’anit. Nëse i japim një vështrim “Risale-i Nur”, do të shohim se në shumë gjëra i ka interpretuar dhe ka shtuar fjalë të veta.


Nurxhitë pretendojnë se Said Nursi ka qenë Muxhedid i asaj kohe. Këtë e pohojnë pasuesit e tij, ja edhe thënia:“Të nderuar lexues! Një hadith i Pejgamberit (a. s. m. ) thekson se:“All-llahu (xh. sh. ) në çdo shekull do t’i dërgojë ummetit (popullit musliman) nga një muxheddit (ripërtëritës, reformator). ” Për përtëritësin e shekullit të parafundit, studiuesit e kësaj fushe unanimisht theksojnë se ai ka qenë dijetari i famshëm Mevlana Halidi Bagdadi, i cili njëkohësisht përputhet në disa pika me të përtëriturin e shekullit të fundit, Bediuzzaman Said Nursiun. Kështu që:Mevlana Halidi Bagdadi u lind më 1193 hixhri, Bediuzzamani u lind pikërisht pas njëqind vjetësh, më 1293 hixhri. Mevlana detyrën e tij të përtëritjes e filloi më 1224, Bediuzzamani më 1324. Mevlana, në moshën 20 vjeçare, arriti të dalë në krye të të gjithë dijetarëve të asaj kohe. Po kështu edhe Bediuzzamani, i cili moshën 14 vjeçare mori diplomën e teologjisë dhe filloi të diskutonte në çështjet më të thella”. [124]


Kanë thënë pasuesit e tij për Said Nursin:“. . . diturinë dhe shkencën që mësohet për njëzet vjet (Said Nursi, sh. a. ) e ka kuptuar dhe plotësuar për tre muaj. Në çfarëdo qoftë shkence që është pyetur, çdo pyetjeje i është përgjigjur menjëherë, pa hezitim". [125]


Thotë shejh Salih el-Feuzani (All-llahu e ruajtë):”…dituria nuk arrihet përveç se me të mësuar, e jo me frymëzim. Kjo - se dituria arrihet me frymëzim - është nga gjërat e shpikura të sufive të devijuar, sepse puna pa dituri është devijim. Mendimi se dituria arrihet pa mësuar është iluzion. "[126]


Thonë se “ka kërkuar ilm nga Pejgamberi, sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, në ëndërr. . . Për këtë arsye, gjersa ishte në moshën fëmijërore, u bë i njohur si më i dituri i asaj kohe dhe nuk pyeste askënd, ndërsa u përgjigjej të gjitha pyetjeve që ia bënin”. [127]


Transmetohet nga el-Hajthem Ibn Xhemil ka thënë:“E dëgjova Malikun të pyetej për 48 çështje. Ai u përgjigj për 32 prej tyre duke thënë ‘Nuk e di’". (Transmetuar nga Ibn Abdul-Berr në Xhami’ul-Bejanil-Ilm ue Fadlihi (2/25)) . Abdur-Rrahman Ibn Mehdi (v. 198H), Allahu e mëshiroftë, ka thënë: “Ishim me Malik Ibn Enes kur erdhi një person dhe tha:“O Ebu Abdullah, kam udhëtuar një distancë prej gjashtë muajsh. Njerëzit e vendit tim më dërguan të të pyes për një çështje. ” Ai tha:“Pyet!” Kështu, personi e pyeti për disa gjëra, kurse ai u përgjigj: “Nuk e di. ” Personi kujtoi se kishte ardhur tek dikush që dinte gjithçka, kështu që i tha: “Çfarë t’u them tani njerëzve të vendit tim kur të kthehem?” Ai tha:“Thuaju që Malik Ibn Enes nuk e dinte. ” (Transmetuar nga Ibn Ebi Hatim në el-Xherh uet-Ta’dil (1/17)).


Thëniet e një pasuesi të verbër të Said Nursit në vijim janë shkëputur nga libri i titulluar në shqip”Prijësi i Rinisë”[128]:Thëniet në vijim-lexoni dhe gjykoni vetë.


Faqe 263:“Po kështu, edhe autorin Bediuzzaman Said Nursiun që është komentator i pashoq i Kur’anit Famëlartë[129] populli akoma nuk ka mundur ta njohë mirë. Kjo ka rrjedhur nga qëllime të këqia të armiqve të fshehtë të brendshëm e të jashtëm që kanë bashkëpunuar për këto qëllime negative. ”


Faqe 265:“Sa më tepër që e lexoni Risale-i Nurin, aq më tepër e kaplon shpirtin dhe zemrën tuaj frymëzimi hyjnor. ”



“. . . kur i lexoni veprat e Risale-i Nurit duke u shdërruar do të ndjeni kënaqësinë dhe lumturinë më të madhe dhe me zell do të bëni ibadet (adhurim) ndaj All-llahut tuaj të Madhëruar. ”



Faqe 265-266:“Vëllezër! Autori, Risale-i Nurin nuk e ka shkruar me dëshirën dhe vullnetin e tij. Por autorit i është frymëzuar nga All-llahu, si dhurata më e madhe nga errësira e devijimit, për t’i shpëtuar myslimanët dhe njerëzit e botës që jetojnë në këtë shekull. ”



Faqe 266:“Ja vëllezër! Do të mund do ta kuptoni vlerën e leximit të Risale-i Nurit, të këtij shërbimi të amshuar që është një shërbim ndaj Kur’anit dhe besimit, vetëm atëherë kur do të merreni me këtë shërbim, ngaqë do të ndjeni një shije që nuk tregohet. Sepse ju, duke u marrë me këtë shërbim edhe sikur t’iu të ftojnë në xhenet, do të thoni: Momentalisht nuk mund të braktisni këtë shije që jeni duke marrë për shërbimin e Kur’anit me Risale-i Nurin. ”



Faqe 267:“Shikoni nxënësit e Nurit si janë lidhur me të! Sikur ndonjërit prej tyre t’i thuash: ty do të të japin pasurinë e Fordit të Amerikës, shumëzoje këtë libër që është veç Risale-i Nurit, ai nuk do ta tërheqë majën e lapsit nga fleta ku është duke shkruar dhe përgjigja e tij do të ishte: “Unë nuk pranoj madje edhe sikur të më japin të gjithë botën me gjithë pasurinë e saj. Sepse All-llahu përballë leximit dhe shërbimit të Risale-i Nurit ne do të na japë një thesar të përjetshëm që nuk mbaron kurrë. Vallë, a ka mundësi të më kënaqë pasuria juaj që është e përkohshme? Por unë, nuk kam aspak dyshim që do të kënaqem me pasurinë e përjetshme që do të më dhurojë All-llahu im i Madhëruar””



Faqe 271-272:“Vetë autori Bediuzzaman thotë se: “Risale-i Nuri nuk jep vetëm dije si librat tjerë, por Ai jep edhe mësime shpirtërore”. Ndikimi i këtij mësimi shpirtëror është aq i madh, saqë duke marrë mësime shpirtërore, zemrën e lexuesve e ka mbushur me dritën hyjnore. Duke i shtyrë ata të vrapojnë në rrugën e All-llahut dhe të Profetit të Tij , shpirtërisht atyre po u pastrohet edhe jeta shpirtërore, duke zotëruar të vërteta të besimit po lartësohen me një ndikim Hyjnor. Ata që duan ta shtojnë diturinë fetare po lexojnë Risale-i Nur. Ata që kërkojnë të vërtetën po lexojnë Risale-i Nur. Ata që në krijimin e tyre mbanin dinamizmin po lexojnë Risale-i Nur. . Trima e heronj po lexojnë Risale-i Nur. Atdhetarët patriotët po lexojnë Risale-i Nur. Zejtarët dhe shkencëtarët po lexojnë Risale-i Nur. Admiruesit e shkencave bashkëkohore po lexojnë Risale-i Nur. Mistikët po lexojnë Risale-i Nur. Gjuhëtarët po lexojnë Risale-i Nur. Domethënë: çdo shtresë e njerëzimit në shpirtin e saj po ndjen nevojën të lexojë Risale-i Nurin dhe të përfitojë nga ai. ”



“O shokë! Kush lexon Risale-i Nur, atij i shtohet aftësia e bindjes, i forcohet kujtesa.”



Faqe 274:“O ju vëllezërit e zgjuar që me kujdes jeni duke pasuar subjektin e Risale-i Nurit! Sikurse ai që lexon Kur’anin Famëlartë edhe po të mos e dijë kuptimin, përsëri në shpirtin e tij Ai lë një ndikim shpirtëror. Sepse është fjala e All-llahut xh. sh. . Kjo nuk është tjetër vetëm se kuptimi i lartësisë së amshuar të fjalës së All-llahut xh. sh. që: Turqit kur kanë mbajtur flamurin e ngadhnjimit të islamit kanë qenë edhe ngadhnjimtar i shteteve dhe i kontinenteve. Njësoj, një koment të lartë të Kur’anit që është Risale-i Nuri, kur lexoni në zanafillë ndoshta nuk do ta kuptoni, por shpirtërisht ndikimi, dhembshuria e tij do të ndikojë në shpirtin dhe në zemrën tuaj ; me kuptimin e tij të plotë ai do të kaplojë botën tuaj. ”



“Me një lexim mendja juaj mund të mos kuptojë plotësisht, por zemra dhe shpirti nga Ai do të marrin pjesën e tyre. Ky ndikim i Risale-i Nurit është i tillë sa që në zanafillën e shpalljes pranë tij kanë qenë 8 apo 10 nxënës, ndërsa tani numri i tyre ka arritur miliona( Në simpoziumin e 2003 të Stambollit një profesor turk tha:”Kemi vërejtur se në Turqi dhjetëmilion persona po e lexojnë Risale-i Nurin “). ”



Faqe 276:“Bediuzzaman Said Nursiu në fundin e fragmentit të sinqeritetit na jep një sihariq të madh. Personalisht jam i bindur që deri tani asnjë nuk ka mundur t’ia parashtrojë këtë lehtësi njerëzimit. Ai shprehet: ”Në këtë kohë Risale-i Nurin duke e kuptuar, kush e lexon një vit, ai është një dijetar i vërtetë të kësaj kohe ”



Faqe 279:“Tani, kush ka lexuar Risale-i Nurin me sinqeritet e me bindje, edhe sikur të jetojë mes njerëzve që kanë humbur moralin, ai patjetër do të mund ta shpëtojë veten pa e prishur fare moralin e vet, duke e ruajtur atë të pastër. Dhe do të fillojë luftën ndaj veseve të tij të liga. Këtë mund ta bëjë vetëm me forcën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri! Në këtë mënyrë mund ta shpëtojë vehten nga komunitete dhe nga individë të këqinj. Bile me kulturën e besimit që ka marrë nga Risale-i Nuri, ai po del fitimtar!”



“Ja, o shokët tanë! Sot vetëm Risale-i Nuri është një mjek i vërtetë që i shëron me themel plagët e shoqërisë. ”



Faqe 280-281:“Tani në shekullin tonë kjo e vërtetë dhe ai Nuri (drita) me një formë shumë të bukur ka dalë në shesh në personalitetin shpirtëror të Risale-i Nurit, buruar nga Kur’ani që është një diell i paperëndim. Risale-i Nuri ua ndriçoi rrugën e atyre”

Kthehu lart


- Përse e quajnë Said Nursin ”Bediuzzaman” (Mrekulli e kohës)?


Pretendojnë se “ky llagap i është dhënë nga njerëzit e ditur të asaj kohe, për shkak të diturisë së jashtëzakonshme (të mbinatyrshme, sh. a. ) që vërejtën tek ai. ”[130]
Kthehu lart


- Disa nga gabimet e Said Nursit



Said Nursi pretendon se librat e tij janë patëmeta dhe të përkryera, pretendon se ajetet e Kur’anit tregojnë në lidhje me Risale-i Nurin, kinse Risale-i Nur është huazuar nga Arshi i All-llahut, kërkon ndihmë nga të vdekurit e të tjera devijime që do t’i lexoni në vijim.


Sipas Said Nursit, vepra e tij “Risale-i Nur” është shkruar dhe dërguar nga All-llahu me rrugë frymëzimi(ilham). Thënia e tij është gjetur tek vepra e tij “On Dördüncü Şua - Faqe. 1080; Emirdağ Lâhikası (1) - Mektup No: 28 - Faqe. 1697; Emirdağ Lâhikası (2) - Mektup No: 89 - faqe. 1865.



Në librin “Jeta dhe vepra e këshilltarit të shekullit BEDIUZZAMAN SAID NURSI”[131] thuhet:“Lindja e Saidit është lajmëruar nga ana e shumë personave me sihariqe. Nursiu thotë:”Paralajmërimet për Risale-i Nurin kanë arritur që dyzet vjet para se të dalin Risalet në shesh…””


Vetë Said Nursi i thërret njerëzit tek librat e tij, thotë Said Nursi:“Risale-i Nur në këtë shekull, në këtë kohë, është ”Urvet’ul Vuthka”, që do të thotë shumë i besueshëm, me zinxhirë të pashkëputur, dhe “Hablullah”, që do të thotë litar i All-llahut. . . është i shpëtuar ai që kapet për të". [132]


“Urvetul Vuthka” dhe “Hablilah” janë nga veçoritë e Kur’anit fisnik. [133] Pra, Said Nursi veprës së vet ia atribuon veçoritë e Kur’anit.


Ka thënë Said Nursi në "Sözler"[134]:“Pa dyshim, "Sözler" është nga nuri i shndritshëm i Kur’anit. Pa pasur nevojë për shpjegim në përgjithësi, është i tëri pa të meta dhe i përkryer". [135].


Zaten, kjo shihet qartë nga pasuesit e tij që e kanë lënë anash leximin e Kur’anit dhe merren më shumë me “Risale-i Nur”, saqë ka prej tyre që njihen si hafizler të “Risale-i Nurit”. Thotë Imam Shafiu rahimehullah, “All-llahu refuzon që ndonjë libër të jetë i saktë (pa gabime) përveq Librit të Tij”[136]



Said Nursi, në “Sikkei Tasdiki Gajbi” (vepra e tij, sh. a. ), na tregon në lidhje me thirrjen (kërkimin e ndihmës) që ia ka bërë AbdulKadrit:”Medet Ja Abdulkadir!”[137] Këtu shihet qartë se Said Nursi kërkon ndihmë nga AbdulKadir Xhejlani, ndërsa dihet fare mirë se AbdulKadir Xhejlani ka vdekur në vitin 561 hixhri. [138] Këtu kemi të bëjmë me shirk në teuhidin uluhije. Thotë All-llahu subhanehu ve teala në suren el-Fatiha:”Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje kërkojmë ndihmë!”


Në një ajet tjetër, All-llahu subhanehu ve teala thotë:

“Thuaju:"Nëse ju vjen dënimi nga All-llahu ose ju vjen kiameti, më tregoni, nëse jeni të sinqertë, a do të thirrni dikë tjetër pos All-llahut (për ndihmë)? Jo, vetëm Atij (All-llahut) do t'i luteshit. E, nëse do Ai, jua heq atë (shqetësimin) për çka i luteni, e do t'i harroni ata (zota) që ia shoqëroni.” (el-En'Aam, 40-41),

“Ata, pos All-llahut, adhurojnë çdo gjë që nuk bën dobi, e thonë: "Këta janë ndërmjetësuesit tanë te All-llahu!". Thuaj: "A po e informoni All-llahun me diçka që Ai nuk e di se ç'ka në qiej dhe në tokë?" E pastër është madhëria e Tij nga ajo që i shoqërojnë!” (Junus, 18),

“Pra, përpos All-llahut, mos lut zot tjetër e të bëhesh prej të dënuarve. ” (Shuara 213), “Ata që po i lusin (pos Zotit) vetë kërkojnë afrimin (te Zoti i vërtetë), shpresojnë në mëshirën e Tij dhe i frikësohen dënimit të Tij. Vërtet, dënimit të Zotit tënd është për t'iu ruajtur.” (Isra, 57).


Ka thënë Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:"Nëse lutesh, lute All-llahun. Nëse kërkon ndihmë, kërko nga All-llahu. ” (Tirmidhiu). Është pyetur Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ve sel-lem:”Kush është mëkati më i madh?” Është përgjigjur:"Të kërkosh ndihmë nga dikush tjetër pos All-llahut, kurse Ai të ka krijuar”. (Buhariu)


Fjalët e Said Nursit në vijim na tregojnë qartë se Ai ka qenë nga sufistët Nakshi[139] e pastaj formoi grupacionin e vet me nxënësit e tij:“Kur unë isha akoma tetë-nëntë vjeç, i gjithë populli i krahinës sonë mbante tarikatin Nakshi dhe duke kërkuar frymëzim nga Gavsi Hizanija, i cili ka qenë shumë i njohur dhe me famë në rrethin tonë, thirrja: “O Gajsi Gejlani”. Në kohën e fëmijërisë sime, kur më humbiste edhe ndonjë arrë, apo diçka tjetër e thjeshtë, thoja: “O sheh, po të këndoj një Fatiha, ti lutju Allahut (xh. sh. ) të ma gjejë këtë send”. Është për t’u habitur se përmbi një mijë herë me lutjen e tij më ka përkrahur. Për këtë arsye në jetën time gjithnjë sa herë që kam kënduar ndonjë Fatiha apo zikër që sjellin sevape, pas Hz. Muhammedit (a. s. m. ), ia dhuroja edhe sheh Gejlaniut. Por studimet e mia vazhdimisht më pengonin që të meresha me tarikate”[140]


Për vërtetësin e sufizmit të Said Nursiut, lexone edhe këtë ngjarje:“Saidi i vogël vazhdonte studimin në një mënyrë tjetër nga të tjerët. Ai së pari filloi me principet e filozofëve “Ishrakijjun” duke filluar të hajë shumë pak. Në tre ditë vetëm një copë bukë hante. Dita ditës trupi i Saidit u dobësua shumë. Filozofia e tyre ishte që kjo mënyrë ia hap njeriut logjikën. Fliste rrallë. U vetmonte ne tyrben e poetit gjenial të kurdëve Mulla Ahmed Hani Efendiut. Aty ku të tjerët trembeshin të hynin ditën, Saidi nganjëherë edhe natën banonte aty. Për këtë arsye populli thonte se Bediuzamani po frymëzohet nga Ahmed Haniu. Në këtë kohë Saidi ishte trembëdhjetë-katërmbëdhjetë vjeç.”[141]


Në një vend tjetër, pëshpërit Said Nursi:“Risale-i Nur nuk është marrë as nga kultura dhe dituria e Lindjes e as nga filozofia e Perëndimit, si një dritë e huazuar. Ai është nga qielli që është zbritur Kur’ani, mbi lindjen dhe mbi perëndimin, ku gjendet Arshi. Është huazuar nga vendi i Arshit". [142]


Thotë All-llahu subhanehu ve teala:

“Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin e pastaj thonë:"Ky është prej All-llahut!", për të arritur me të një fitim të paktë. Pra, është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. ” (el-Bekare, 79).


Në faqen 834 të Birinci Şua-Risale-i Nur, thuhet:“Në suren Hud është një ajet i njohur (ajeti 105), i cili i jep dy shenja të fuqishme. Nëpërmjet llogarisë Xhifr[143], është nxjerrë numri 1303. Po ashtu në suren Shura, në faqen e dytë, në ajetin ku bie numri 1309, pra, kjo datë ka të bëjë me një thirrës në çështjen e llogarisë së Kur’anit. . . data e parë ka të bëjë me shkrimin e Risale-i Nur. . . ndërsa shenja e ajetit të dytë ka të bëjë me përfitimin e diturisë së tij për një kohë shumë të shkurtër".


Në një ajet tjetër, All-llahu subhanehu ve teala thotë:

“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për lidhjen më të fortë, e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues i dijshëm. ” (el-Bekare, 256)


Said Nursi këtë ajet, nëpërmjet llogaritjes Xhifr dhe Ebxhed[144], pjesën e ajetit ”është kapur për lidhjen më të fortë” e komenton se ka të bëjë me “Risale-i Nurin”.


D. m. th. kuptimi i ajetit sipas Said Nursit është kështu:“Në fe nuk ka dhunë. Është sqaruar e vërteta nga e kota. E kush nuk i beson të pavërtetat e i beson All-llahut, ai është kapur për ”Risale-i Nur” (lidhjen më të fortë), e cila nuk ka këputje. All-llahu është dëgjues, i dijshëm. ”


Kurse, në fakt, fraza e ajetit ”lidhjen më të fortë” ka të bëjë me imanin (Taberî, III/1, 29), me Islamin, se nuk ka të adhuruar tjetër që meriton të adhurohet përpos All-llahut (Kurtubî, II/1, 257).


Ja edhe fjalët në faqen 837 të Birinci Şua-Risale-i Nur:“Edhe në suren el-Bekare ajeti 256, edhe në suren Lokman ajeti ”është kapur për lidhjen më të fortë”. . . sipas llogaritjes xhifr të ajetit “Urvetil vuthka”, është nxjerrë numri 1347, dhe ky numër ka të bëjë me vitin e shkëlqimit të Risale-i Nur . . . ”


Në një vend tjetër, “Risale-i Nur” (Risale-Nur-Şualar) e komenton ajetin kështu:“P. sh. fraza e ajetit 35 te sures Nur thotë: “prej ullirit që nuk mund të quhet as i lindjes e as i perëndimit”. Ndoshta është zbritur nga lartësitë e qiellit, nga thesari i rahmetit. Çdo vend është pasuri e Tij. Kërkimi në vende të tjera nuk ka nevojë. Risale-i Nur nuk është marrë as nga kultura dhe dituria e Lindjes e as nga filozofia e Perëndimit, por është si një dritë e huazuar. Ndoshta është huazuar nga vendi prej të cilit është zbritur Kur’ani. ”


Thotë All-llahu subhanehu ve teala:

“Është shkatërrim për ata që me duart e veta e shkruajnë librin e pastaj thonë:"Ky është prej All-llahut!", për të arritur me të një fitim të paktë. Pra, është shkatërrim i madh për ta çka shkruan duart e tyre dhe është shkatërrim i madh për ta ajo çka fitojnë. ” (el-Bekare, 79).


Në një ajet tjetër:

“Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën (nurin) e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. ” (et-Tevbe, 32)


Qëllimi i shprehjes ”nur” që gjendet në këtë ajet, argumenton për pejgamberllëkun e Muhammedit, sal-lAll-llahu alejihi ve sel-lem (Râzî, 1997: VI, 32) dhe për fenë e All-llahut (Taberî, 1995: VI/2, 149), ndërsa Said Nursi këtë ajet e komenton kinse ka të bëjë me “Risale-i Nur” (Lexo: Birinci Şua, fq. 844. )


D. m. th. ajeti i lartshënuar, sipas komentimit të Said Nursit, në përkthim do të ishte:“Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën (Risale-i Nur) e All-llahut, por All-llahu nuk do tjetër pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë. ”


Sipas Said Nursit, ajeti ”Thuaj: "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë” (el-En'aam, 161) ka të bëjë me datën e përgatitjes së “Risale-i Nurit”.


Kjo vërtetohet nga vepra e tij Birinci Şua-Risale-i Nur, në faqen 836:“Ajeti "Vërtet Zoti im më udhëzoi në rrugë të drejtë” (el-En'aam, 161), në bazë të shifrës/llogarisë xhifr që është nxjerrë nga shkronjat e këtij ajeti, tregon në numrin 1316, gjë që bie në të njëjtën datë me përgatitjen e Risale-i Nur. ”


Në faqen 709 Şualar, thuhet:“Risaletun-Nuri e cila përbëhet nga tridhjetë e tre Fjalë (Söz), tridhjetë e tre Letra (Mektub) dhe nga tridhjetë e një Lem’a, jane ajetet (argumentet) e ajeteve te Kur’anit në këtë kohë. Pra tregueset e të të vërtetave të Kur’anit. Argument i prerë që vërteton vërtetësinë e Kur’anit. Janë dokumente të fuqishme të ajeteve që kanë të bëjnë me besimin në Kur’an”.



Sipas Said Nursit, Risale-i Nuri është libër që vërteton Kur’anin, ashtu si Kur’ani që i vërteton librat e mëparshëm si Tevratin dhe Inxhilin. Për këtë ajetet e Risaletun-Nurit jane bërë argument i Ajeteve te Kur’anit sipas pretendimeve të Said Nursit.



Gjithashtu Saidi vazhdon t’a cilesoje Risaletun-Nurin edhe me keto cilesi: “Risaletun-Nuri eshte libër sheriati, libër duash, hikmet, ibadet, urdhër dhe thirrje, dhikër, fikër (mendim), hakikat, sufizëm, logjikë, shkencë kelami, shkence teologjie, art, belagat(elokuencë) dhe libër argumentues i njësimit. [145]



Thëniet e Said Nursit që do t’ua tregojmë në vijim janë shkëputur nga një libër i përkthyer në shqip[146], libri titullohet”Mrekullia e Kur’anit”nga Said Nursi. [147]



Në faqen 154 të këtij libri thuhet: “Vëllëzërit e mi të dashur e besnikë! Ndërsa po lexoja Kur’anin e shpjegimit të mrekullueshëm në muajin e Ramazanit, unë po reflektoja thellë në kuptimet e vërseteve tridhjetë e tre treguesit e të cilëve erdhën në Risale-i Nur tek Rrezja e parë unë pash se faqja dhe tregimi i vërsetit gjithashtu shikonin tek Risale-i Nuri dhe tek studentët e tij, nga këndvështrimi i marrjes së tyre një pjesë prej tregimit dhe kuptimit, e sidomos prej vërsetit të Dritës tek sureja En-Nur;ato vërsete tregojnë e aludojnë me dhjetë gishtërinjë për Risale-i Nurin;gjithashtu edhe vërsetet e errësirës që vijnë pas atij vërseti tregojnë e aludojnë drejtëpërdrejtë për ata që e luftojnë dhe e kundërshtojnë Risale-i Nurin;këto madje, u japin atyre një pjesë më të madhe. Unë kuptova mjaftë qartë se ky “stacion” ngrihet nga veçantia për tek përbotshmëria, dhe se një pjesë e asaj përbotshmërie është Risale-i Nuri dhe sudentët e tij. ” [148]


Këtu shihet qartë se Said Nursi po pretendon se kinse Kur’ani bën isharet për Risale-i Nurin dhe për studentët e tij, All-llahu na ruajt nga ky devijim.



Thotë Said Nursi:“Në atë ditë prej tyre (të tubuarëve), ka fatzi dhe fatbardhë” (Hud, 105), duke vazhduar deri në fund, i jep shenjë dy gjërave të rendësishme, ku përballë kësaj faqeje është një ajet tjetër i famshëm, që sipas shkencës numerike të Kur’anit(xhifër), ka vlerën 1303 dhe në faqen e dytë të sures Shura.


“Përqëndrohu ashtu si të është urdhëruar” (Shura, 15), ajet ky që ka vlerën 1309, data këto (sipas hixhrit), që tregojnë që Kur’ani famëlartë brenda të gjithë dëgjuesve ka zgjedhur njërin dhe në llogari të Kur’anit flet me komplimente me to. ”


Data e parë jep shenjë për zanafillën e studimeve të autorit, rezultat i të cilave do të ishte Risale-i Nur. Data e ajetit të dytë cakton përfundimin e studimit të tij me një mjet superior, ku brenda tre muajve të një dimri ka përfunduar një qind libra, ku të tjerët i mbaronin në një periudhë të gjatë prej 15 vjetësh. Këtë e ka vërtetuar edhe para dijetarëve të famshëm. Duke e pyetur atë nga cilado shkencë, secili ka marrë përgjigjen e drejtë. Gjithashtu numri i vlerësimit të germave Kur’anike, alegorisht shënon për drejtimin e Risale-i Nurit. [149]



Pretendimet e Said Nursit kinse Kur’ani bën isharet për Risale-i Nurin janë të kota, po të ishin këto thënie të vërteta-a thua vallë nuk do të na kishte treguar Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem apo komentatori më i famshëm i Kur’anit, Ibn Abbasi radiAll-llahu anhu për Said Nursin. Kjo është një shpifje ndaj All-llahut, ndaj të Dërguarit të All-llahut dhe ndaj sahabëve dhe ndaj të gjithë muslimanëve të cilët e pasojnë rugën e të parëve tanë të mirë[selefu-salih].


Të gjitha këto janë trillime dhe gënjeshtra të frymëzuara nga shejtani i mallkuar. All-llahu i Madhëruar në Kur’anin Fisnik thotë:

”A t'ju tregoj unë se kujt i vijnë djajtë?Ata i vijnë çdo gënjeshtari e mëkatari. (U vijnë) Dhe hedhin dëgjimin, shumica e tyre gënjejnë.” [esh-Shuara, 221-223].


Said Nursi me thëniet e tija e vendos vetën në shkallën e Pejgamberëve, edhe pse ai nuk e thotë këtë gjë haptaz-veprat e tij aludojnë në të. Në librat e mëparshme të shenjta (Tevrati, Inxhili), All-llahu i Madhëruar na tregon për ardhjen e një profeti të quajtur Ahmed(Muhammed)ndërsa Said Nursi, sipas shkrimeve të tija aludon se Kur’ani flet për ardhjen e një njeriu kinse për ta komentuar Kur’anin më mirë, e ai sipas tij është vetë Said Nursi dhe nxënësit e tij(andaj sipas tij kush e pason Said Nursin është në udhëzim e kush e kundërshton është në lajthitje), lexone edhe njëher thënien e tij:“Fshehtësia e vërtetë e Kur’anit po na zbritet nëpërmjet “Risale-i Nurit”, apo në një vend tjetër thotë:“Risale-i Nur nuk është marrë as nga kultura dhe dituria e Lindjes e as nga filozofia e Perëndimit, si një dritë e huazuar. Ai është nga qielli që është zbritur Kur’ani, mbi lindjen dhe mbi perëndimin, ku gjendet Arshi. Është huazuar nga vendi i Arshit. ”. Këtë çdo njeri që ka intelekt e kupton se në çfarë devijimi të qartë ka qenë Said Nursi, All-llahu na ruajt nga devijimet, e si ka mundësi ai të jetë nga Muxheddidët[ripërtrirës i fesë]-që pretendojnë pasuesit e verbër të tij.


All-llahu subhanehu ve teala e dërgoi Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem si Pejgamber të fundit dhe Ai është vula e të gjithë Pejgamberëve-ndërsa pasuesit e flaktë të Said Nursit dhe vetë Said Nursi me fjalët e tija pretendon të kundërtën e asaj që thotë All-llahu në Kur’anin fisnik dhe i Dërguari i Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem.


All-llahu i Madhëruar, thotë:

”Muhammedi nuk ka qenë babai i asnjërit prej burrave tuaj por ai ishte i dërguari i All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve. . . ” [el-Ahzab, 40].


I Dërguari i All-llahut, Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, thotë:”Vërtetë pas meje do të vijnë 30 gënjeshtarë, secili prej tyre do të mëtoj se është profet, por jam më i fundi i profetëve e nuk ka profet pas meje. ”Profeti (paqja e All-llahut dhe bekimi i All-llahut qofshin mbi të!) ka thënë, gjithashtu:”Unë jam i fundit i profetëve, nuk ka më profet pas meje”[150]



Said Nursi është marrë me ilmul Kelam (apologjetikë):“Bediuzzamani me “ilmi kelam”, duke u mbështetur në themelet e fesë, ka treguar Zotin (xh. sh. ), profetin, ringjalljen, etj., duke preferuar hapjen e rrugës së besimit”[151]



Thotë Ebu Hanifja rahimehullah:"E mallkoftë All-llahu Amr Ibën Ubejdin, ngase ai është i pari i cili u hapi njerëzve rrugën e apologjetikës, e cila nuk u bën dobi në asgjë"[152]



Muhammed ibn Idris esh-Shafiij[rahimehullah], thotë:”Që ta sprovojë All-llahu njeriun me çdo mëkat që All-llahu ka ndaluar nga ai-përveç shirkut, është më mirë për të se sa të merret me apologjetikë”[153]



Transmeton Ebu Nuajmi nga Abdullah ibën Nafiu i cili thotë: "E kam dëgjuar Malikun duke thënë: "Nëse njeriu (besimtari) i bënë të gjitha mëkatet e mëdha -përveç shirkut- dhe largohet nga këto epshe dhe bid’ate e përmendi edhe apologjetikën- do të hyjë në xhennet. "[154]



Transmeton lbën Bat-ta nga Ebu Bekr El-Merveziu i cili thotë: "E kam dëgjuar Imam Ahmedin duke thënë: "Ai i cili mirret me apologjetikë nuk shpëton dhe ai i cili mirret me këtë është shumë afër të bëhet, Xhehmijj. "[155]



Said Nursi në faqen 38 nga përmbledhja e Risale-i Nurit-Lutje” thotë se All-llahu është kudo:“O Zot që je i fshehur nga arsyet por në të vërtetë je kudo! Ti je Mjeshtri, Krijuesi mëshirëploti i Gjithëdijshëm, je mbuluar nga Madhëria e Jashtëzakonshme!



Në faqen 48 të po këtij libri thuhet:“O Zot që je i fshehur por në të vërtetë je kudo!”


Fjalët e Said Nursit “në të vërtetë je kudo” janë në kundërshtim me Kur’anin dhe Sunnetin e Pejgamberit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem. Nëse Allahu është kudo, atëherë Ai do të ishte edhe në vende të ndyra, sepse fjala Arabe ‘Kul’ (gjithë) është fjalë e përgjithshme (gjithëpërfshirëse), por Allahu është shumë larg asaj çfarë thonë ata për Të.



- Argumenti nga Kur’ani:


All-llahu i Madhëruar thotë:

“Rrahmani (i Gjithëmëshirshmi) u ngrit lart dhe qëndroi (ashtu siç i shkon Madhështisë së Tij) mbi Arsh.” [Ta-Ha, 5],

“Pastaj Ai u ngrit lart dhe qëndroi mbi Arsh (ashtu siç i shkon për shtat Madhështisë së Tij.” [Sexhde, 4].


Dhe Ai, më i Larti thotë në lidhje me çështjen e Isait:

“Unë do të marr ty dhe do të të ngre lart pranë Meje.” [Ali-Imran, 55]


- Argumenti nga Sunneti:



Në dy Sahihet (koleksionet e haditheve nga Bukhari dhe Muslimi) ka ardhur transmetimi i Ebu Se’id el-Khudrij, Allahu qoftë i kënaqur me të, i cili ka thënë: I Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, ka thënë: “A nuk më besoni ndërkohë që unë jam më i besueshmi i Atij që është mbi qiej? Shpallja më vjen nga qielli në mëngjes e në mbrëmje. ”


Dhe në Sahihun e Imam Muslimit ka ardhur nga transmetimi i Muavije bin Hakem es-Sulemi, Allahu qoftë i kënaqur prej tij, i cili ka thënë:


"Unë kisha një robëreshë e cila më ruante kopenë e bagëtive në drejtim të Uhudit dhe Xheuanijes, kur një ditë mora vesh se ujku kishte marrë një dele nga kopeja dhe, duke qenë se jam një nga bijtë e Ademit dhe gaboj ashtu siç gabojnë ata, e qëllova me pëllëmbë në fytyrë. Kështu që shkova tek i Dërguari i Allahut, sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, i cili e mori si një çështje shumë serioze. Unë i thashë: “O i Dërguari i Allahut, a ta liroj atë?


Ai tha: “Sille tek unë. ”


Ia çova atij dhe ai e pyeti: “Ku është Allahu?”


Ajo u përgjigj: “Mbi qiej. ”


Ai tha: “Kush jam unë. ”


Ajo tha: “Ti je i Dërguari i Allahut. ”


Ai tha pastaj: “Liroje, sepse ajo është besimtare. ”


Këto janë argumente që vërtetojnë Lartësimin (Uluw) e Allahut mbi Arsh dhe ky është besimi i Ehli Sunetit dhe Xhematit.


Sa për ata që thonë se Allahu është kudo, ata janë Xhehmijet, sekti i shpikur që e kundërshtojnë Sunetin në shumë çështje. Ata janë pasuesit e Xhehm bin Safuanit nga Kufa, i cili ishte një bidatçi i devijuar.



Said Nursiu për të mos qenë i vetëm thotë se edhe Aliut radiAllahu anhu i ka zbritur një libër me emrin Sikine në të cilin gjendeshin të gjitha sekretet në të kaluarën dhe të ardhmen dhe se në këtë libër bëhet me shenjë edhe për Risaletun-Nurin.



Thotë Said Nursi:“Xhibrili a. s. i hodhi Aliut r.a. i cili ishte pranë Pejgamberit alejhi selam një fletë qe quhej Sekine në të cilën ishte shkruar Ismul-A’dham. Aliu r. a. thotë: “E pashë Xhibrilin alejhi selam vetëm si brez (Kushak) qiellore. Ia dëgjova zërin, ia mora fletën dhe këto emra i gjeta brenda”. Kur flet per Ismul-A’dhamin pasi tregon disa ngjarje thotë: “Na u dëshmuan (treguan) në dije dhe sekrete të rëndësishme që nga fillimi i botës e deri në kijamet”. Kushdo le të pyes ç’farë të dojë, ai që dyshon ne fjalën tonë është i poshtër”[156].


Nurxhitë, pos këtyre gabimeve djallëzore që i cekëm më lart nga libri bazë i tyre ”Risale-i Nur”, shpikën edhe lloje të ndryshme të dhikrit, që i bëjnë pas pesë kohëve të namazeve, duke filluar së pari me salatel tunxhinën, pastaj dhikrin e ligjëruar e pas kësaj me disa du'a që nuk janë të argumentuara me sheriat, dhe së fundi me përmendjen e disa emrave të All-llahut, si p. sh Ja Xhemilu, ja All-llah; ja Karibu, ja All-llah; ja Muxhibu, ja All-llah; ja Habibu, ja All-llah. . . dhe e përfundojnë me ajetin 27-29 të sures Fet'h. [157]


Është pyetur shejhul Islam Ibn Tejmije (rahimehullah): A është e lejueshme shpikja e llojeve dhe stileve të dhikrit?


Përgjigje: Pa dyshim që dhikret dhe lutjet janë midis formave më të mira të adhurimit, dhe adhurimi është një nga çështjet në të cilat s'ka vend për opinione personale. Ne duhet të ndjekim atë çfarë bëri dhe mësoi pejgamberi (salallahu alejhi ue selam), jo tekat dhe dëshirat apo risitë/bidatet. Lutjet dhe dhikret e pejgamberit (salallahu alejhi ue selam) janë më të mirat që njeriu mund të gjejë. Ai që ndjek në këtë mënyrë, do të jetë i sigurt, dhe dobitë e rezultatet pozitive që ai do t'i fitojë janë përtej përshkrimeve. Çfarëdo tjetër lutje dhe dhikër mund të jetë haram apo mekruh (e urryer). Ajo mund të përfshijë shirk, ndonëse shumica e njerëzve nuk e kuptojnë këtë – Hollësirat e kësaj do të zgjasnin tepër po të shpjegoheshin këtu. Askush s'ka të drejtë t'i mësojë njerëzit me ndonjë lloj lutjeje apo dhikri veç atyre që janë përmendur në Sunet, apo ta bëjë atë adhurim të rregullt për të cilin ai pret që njerëzit ta bëjnë rregullisht si pesë namazet ditore. Kjo është risi në fe (bidat), të cilën Allahu nuk e lejon… Për sa i përket bërjes së çuditshme të dhikrit rregullisht, kjo s'është parashkruar në sheriat dhe është nga gjërat që s'janë të lejueshme. Lutja dhe dhikri i parashkruar në Sheriat janë më të mirat që dikush ka shpresuar të gjejë, dhe askush nuk i injoron ato në favor të dhikrit të shpikur, përveç atij që është i paditur, i shkujdesur apo keqbërës". [158]



Kjo do të ishte e tëra sa i përket sektit Nurxhi, në vijim do t’ua sqarojmë disa dyshime që i hedhin këto tarikate në mesin e popullates sonë dhe disa dyshime të tjera në marrjen e diturisë nga këta të devijuar, hadithet të cilët bazohen sufistët për idetë e tyre dhe si duhet të jetë qëndrimi i ehli sunnetit ndaj bidatçinjëve.


Express yourself instantly with MSN Messenger! MSN Messenger
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages