A ESHTE USHQIMI JONE HALLALL ????

1,491 views
Skip to first unread message

Dritan Latifi

unread,
Sep 24, 2009, 12:06:18 PM9/24/09
to fjala...@googlegroups.com

BISMILAHI RRAHMANI RRAHIM
Falënderimi i takon vetëm Allahut Zotit të botërave, i vetmi që meriton të adhurohet me të drejtë.Salavatet dhe selamet tona qofshin mbi pejgamberin Muhammed s.a.v.s. mbi familjen e tij të pastër , mbi shokët e tij besnik dhe mbi të gjithë ata që e pasojne rrugën e tij deri në ditën e gjykimit! 


Dritan Latifi
24.09.2009, Kumanovë

Esselamu alejkum !

Të ndreruar vëllezër dhe motra,

disa prej jush sigurisht keni dëgjuar se në produktet që i blejmë nëpër shitore mund të kenë përmbajtje jo hallall(haram). Disa prej neve shikojnë me përpikshmëri përmbajtjen e çdo produkti që e blejnë. Shikojmë se mos ndoshta produktet përmbajnë alkool, mishi derri etj etj. Tani flitet shumë edhe për një paletë tjetër të madhe produktesh që mund të përmbajnë sende haram. Prej tyre janë zhelatina (gelatine) dhe disa nga emulgatorët (E-numrat).

Zhelatina

Zhelatina është një produkt që përdoret në shumë produkte ushqimore. Përdoret në disa lloje të margarinave, si dhe në shumë ëmbëlsira, si psh. gumi bombonat (nga firma Haribo dhe nga firmat tjera), Resana, krem banane etj.

Gjithashtu edhe materiali i kapsulave (medikamenteve), i cili në shiqim të parë duket se është plastikë, prodhohet në shumicën e rasteve nga zhelatina.

Zhelatina është 100% produkt shtazorë dhe prodhohet prej eshtrave dhe lëkurës së shtazëve.

Është vërtetuar me mjete moderne kimike se në shumicën e produkteve, të cilat përmbajnë zhelatinë, është konstatuar prezenca e ADN-së [8] së derrit.

Sipas halal.de [1], 80% të zhelatinës që prodhohet në Europë prodhohet nga derri. Kurse sipas Wikipedia gjermane [2] 70% e zhelatinës në Europë prodhohet nga derri. Në Wikipedia në gjuhën angleze [3] është përqindja pak më e vogël, përshkak se aty përfishet prodhimi në gjithë botën.

Pamarrë parasysh sa është përqindja, është e mjaftueshme për neve që se paku ta vëmë në dyshim origjinën e zhelatinës. Kurse muslimani duhet t'i mënjanohet sendeve të dyshimta, sepse ai i cili i largohet sendeve të dyshimta, i është larguar haramit.

Ka thënë Muhammedi a.s. në një hadith:" Vërtet hallalli është i qartë , por edhe harami është i qartë. Ndërmjet tyre janë gjërat e dyshimta , të cilat shumë njerëz nuk i dijnë. Kush mbrohet nga gjërat e dyshimta , e ka siguruar në pikëpamje të besimit dhe nderit , ndërsa kush ka rënë në gjërat e dyshimta , ka rënë në të ndaluarën , ngjajshëm sikur bariu, i cili e ruan kopenë rreth vendit të ndaluar , në çast kopeja mund të ikë dhe të kullotë në të. Cdo sundues e ka vendin për të tjerët të ndaluar , kurse vendi i ndaluar i Allahut janë ndalesat e Tij. Në trupin e njeriut gjendet një copë mishi , kur ai është i shëndosh , i shëndosh është tërë trupi , kur ai prishet , prishet tërë trupi , Ajo copë mishi është zemra." ( Transmetojnë Buhariu dhe Muslimi).

Emulgatorët (E-numrat)

Përzierja e dy lëgjëve, që në janë të papërzieshme mes veti (psh. uji me vajin), quhet emulsion [4]. Në industri për ta ndihmuar dhe shpejtuar emulsionin, dmth përzierjen e ujit me vajin, përdoren disa substanca të ashtuquajtura emulgatorë. Gjithashtu edhe emulgatorët sikurse zhelatina përdoren me shumicë te produktet ushqimore. Keta emulgatorë në listën e përmbajtes te ushqimet shkruhen me numra E XXX ( p.sh. E 471, E 472 etj).

Një pjesë e madhe e emulgatorëve prodhohet prej yndyrërave të shtazëve [11]. Në halal.de [1] lista e emulgatorëve të dyshmitë është e gjatë. Por më të dyshimtat dhe më shumë të përhapura janë:

E 471- Mono-und Diglyceride von Speisefettsäuren sowie Monoglyceride der Speisefettsäuren [12]

E 472 – Ketu hynë edje E472a, E472b, E472c, E472d, E472e, E472f. [12]

Vlenë të përmendet se emulgatorët e lartëpërmendur mund të jenë të prodhuara edhe nga bimët. Por për fat të keq nuk mund të dihet saktësisht se cilët emulgatorë prodhohen në këtë mënyrë. Keshtu që origjina e emulgatorëve është për momentin e dyshimtë.

Kur bisedon me njerëzit për këtë temë, shumica prej tyre e mohojnë këtë duke thënë se “keto janë vetëm propaganda të turqëve”. Apo, po citoj “Aiii kushdo po shkruan dhe çka do po shkruan në internet, ku me i besuar unë këtyre gjërave.

Kur ia parashtron këtë çështje hoxhallarëve, disa prej tyre i thojnë të njejtat gjëra siç citova më herët, kurse disa nga friga që mos të ndalojnë diçka që është hallall, nuk marrin ndonjë qëndrim për këto sende dhe thojnë se kjo gjë duhet hulumtuar. Kurse disa prej hoxhallarëve vet i mënjanohen këtyre produkteve, por nuk dalin me fetva në publik nga friga se mos po gabojnë.

Mirë tani do t'i drejtohem “argumenteve” rrespektivisht arsyetimeve të njerëzve që më kundërshtojnë:

  • “... kushdo po shkruan dhe çka do po shkruan në internet ...” : Po është i vërtetë ky fakt. Web faqja me të cilën u referova më shumë ishte Wikipedia. Në internet me të vertetë mund të shkruan kushdo, por Wikipedia është bërë një prej enciklopedive të mëdha shkencore nga fakti se njerëzit e dijshëm dhe të sinqertë shkruajnë dhe menjëherë i korrigjojnë gabimet dhe dezinformatat që gjinden aty. Nuk po them se informatat aty janë 100% të sakta, sepse ka edhe tema ku ka më tepër se një mendim, psh. temat politike. Por sa mund të vlerësoj, kjo nuk është ndonjë temë politike apo ku mund të ketë më tepër se një mendim. Për këto gjëra kam hasë gjithashtu edhe web faqe të vegjetarianëve. Vegjetarianët rrespetktivisht veganët [5] i menjanojnë çfarëdo lloj produkti që mund të ketë origjinë shtazore. Te referencat poshtë është një web faqe e veganëve [6] dhe [7]. Një pjesë të informatave i kam marrë nga “VERBRAUCHER INITIATIVE” (Iniciativa e konsumatorëve) [11] dhe [12]. Kjo është organizatë jo qeveritare në Gjermani për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve. Një prej detyrave të kësaj organizatave është informimi i hollësishëm i konsumatorëve për të gjitha produktet.

  • ... këto janë propaganda të turqëve, që t'i shesin produktet e tyre ... ”: Po, mund të jetë e mundshme, se disa tregëtarë jo të sinqertë bëjnë cka mos për t'i shitur produktet e tyre. E vetmja web faqe muslimane që iu kam referuar është halal.de [1] . Kjo është organizata që ka “Halal certifikatën”. Sa janë të sinqertë këta njerëz unë nuk e di, nëse dikush konteston le të sjellë argumente.


Për fund, çka mund të bëjmë ne? Së pari të gjithë ne e kemi OBLIGIM (FARZ KIFAJE) t'i sqarojmë këto gjëra. Pastaj nëse vërtetohen sendet që i ceka, atëherë t'i menjanohemi këtyre produkteve. Kur të gjithë veprojmë së bashku mund të bëjmë ndryshime të mëdha. Fundi fundit kush e shtyri firmën “Droga Kolinska” të marrë “Halal certifikatën” për pashtetën Argeta, kur ajo është pashtetë pule? Kur ti tregon vendosshmëri në qëndrimet e tua, prodhuesit medoemos do t'i përmbahen kërkesave tua. Me këtë i detyrojmë prodhuesit të ndërmarrin diçka, si psh. të përdorin “Halal certifikatën”. Sa i përmbahen fabrikat këtyre certifikatave pastaj, është detyrë e organizatave që japin këto certifikatë të kontrollojnë fabrikat rregullisht. E pamë se çfarë mundi bëri fabrika e pashtetës Argeta të demantojë lajmet se ajo nuk po i përmbahet certifikatës duke futur mish derri në produktet e saj. Ajo pruri argumente nga disa institute shkencore të pavarura për të mohuar këtë gjë. Nga kjo shihet se prodhuesit i përmbahen dëshirave të konsumatorëve, kur konsumatorët janë të vendosur në qëndrimet e tyre.

Nuk po bëjë reklamë (të panevojshme) për “Halal certifikatën”, por nëse ka dikush ndonjë propozim, lirisht le ta shprehe, ose edhe më mirë, le të ndërmarre diçka.

Unë për veten time mundohem t'i menjanoj produktet me këto pëmbajtje që ceka më lartë, nga dyshimi se ato mund të jenë haram, duke u munduar të dërgoj në vend porosinë e Muhamedit a.s. nga hadithi që ceka më lartë.

Ma bëni hallall nëse e zgjata shumë. InshAllah Allahu ma falë dhe ju ma bëni hallall nëse kam gabuar diku. Këtë gjë nuk po e bëjë nga dëshira t'ia vështirësoj vetvetes gjërat. Edhe unë kisha mund t'i bashkangjitem personave që nuk i ikin këtyre produkteve. Në realitet me të vertetë po është vështirë të ruhesh nga këto sende. Qëllimi im ishte vetëm haku (e vërteta).

Referencat

[1] www.halal.de

[2] http://de.wikipedia.org/wiki/Gelatine#Rohstoffquellen

[3] http://en.wikipedia.org/wiki/Gelatin#Production

[4] http://en.wikipedia.org/wiki/Emulsion

[5] http://en.wikipedia.org/wiki/Veganism

[6] http://www.vegansociety.com/food/criteria.php

[7] http://www.vegansociety.com/people/lifestyle/toiletries_and_cosmetics/ingredients.php

[8] http://sq.wikipedia.org/wiki/ADN

[9] http://www.halal-zertifikat.de/enummern/E400-E499.htm

[10] http://halal-austria.at/joomla/index.php?option=com_content&task=blogcategory&id=19&Itemid=33

[11] http://www.zusatzstoffe-online.de/information/688.doku.html

[12 ]http://www.zusatzstoffe-online.de/zusatzstoffe/185.e471_mono_diglyceride_von_speisefetts%E4uren.html


Sa eshte ushqimi jone hallall.odt

Muhamed Dërmaku

unread,
Sep 24, 2009, 6:40:52 PM9/24/09
to dri...@gmail.com, fjala...@googlegroups.com
Alejkumus selam ve Rahmetullah!
 
Allahu të shpërbleftë me të mira vëlla Dritan për çështjen që e ke ngritur për debat, sepse padyshim është shumë jetike që muslimani të ketë kujdes në produktet me të cilat ushqehet vet dhe e ushqen familjen e tij, nëse është kryefamiljar.
 
Shumica e artikujve ushqimorë që ju keni përmendur, nuk janë të listës esenciale të ushqimeve, madjeas të ushqimeve të nevojshme. kryesisht kanë të bëjnë me anën luksoze apo edhe dekorative të ushqimeve, gjë që mund të jetohet pa to, e më e mirë se kjo është edhe mundësia e pajisjes me artikuj të njëjt me ta, por me përmbajtje hallall (siç janë prodhimet e HARIBO-s enkas për Arabinë Saudite), ose me artikuj të tjerë të ngjashëm me ta, e që kanë përmbajtje të pastër hallall.
 
Sido që të jetë, nuk duhet të nxitemi as nga "dëshira" për t'i privuar njerëzit nga ushqimet hallall, dera e të cilave në Sheriat është e madhe, e as nuk duhet të neglizhojmë çëshzjen e ushqimeve të dyshimta, sepse kush bie në gjëra të dyshimta e ka më afër që të bie në haram, derisa të del ndonjë ekspert që e mënjanon atë dyshim. Kam frikë që ne që e luftojmë derrin dhe gjitha produktet e tij, hamë ushqime që prodhohen nga ai duke mos e ditur, kurse vet mosdija në këto kohë, kur ndër muslimanët, edhe ata shqiptarë, ka mjaft ekspertë të fushave të ndryshme sa janë në gjendje që për vete dhe të tjerët t'i kthjellojnë gjërat.
 
Allahu e di më së miri!
 

Date: Thu, 24 Sep 2009 18:06:18 +0200
Subject: A ESHTE USHQIMI JONE HALLALL ????
From: dri...@gmail.com
To: fjala...@googlegroups.com

Invite your mail contacts to join your friends list with Windows Live Spaces. It's easy! Try it!
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages