Dashuria e Arkitekt Sinanit dhe Mihrimah-ut

62 views
Skip to first unread message

Hamdi Nuhiju

unread,
Feb 12, 2013, 3:08:27 PM2/12/13
to Shqiprim Arifi, Gazeta Shqiperia, cameria, kosova...@yahoogroups.com, fjala...@googlegroups.com, Alb Students, Hamdi Nuhiu

Dashuria e Arkitekt Sinanit dhe Mihrimah-ut, vajza e vetme e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm.

Dashuritë e mëdha në histori 3
Postuar më 11.02.2013 07:43:06 UTC
Përditësuar më 11.02.2013 07:46:52 UTC

 

 

‘Të dashurosh dhe të të duan është një gjë që dihet historikisht”, thotë Baki, poeti më i madh i kohës së Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm. Dhe ashtu është me të vërtetë. 

Dashuria, për të cilën do t’ju flasim është një nga dashuritë më enigmatike. Ajo është dashuria e këndshme dhe elegante ndërmjet Arkitekt Sinanit me Sulltaneshën, Mihrimah, vajza e vetme e Sulltan Sulejman Kanuniut, i cili ka jetuar në periudhën më të lavdishme të Perandorisë Osmane.

Mendohet sikur dashuria mbaron kur të dashuruarit bashkohen me njëri-tjetrin, por në fakt ajo që merr fund është rrëfeja. Tani nuk ka mbetur më gjë për të përgojuar. Sepse të dashuruarit e vazhdojnë në privatësi dashurinë e tyre. Por në qoftë se nuk bashkohen, pikërisht atëherë ata i kapërcejnë vendet, ambientet, kohën dhe e shkruajnë dashurinë e tyre në histori. Në qoftë se Ferhati me Shirinin nuk do të kishin çarë malet, në qoftë se Mexhnuni nuk do të ishte kthyer në gojëdhënë sepse kishte folur me ujqit dhe zogjtë duke ecur në shkretëtirat pa fund, në qoftë se nuk do të ishin ndërtuar me përmallim për të dashurën sa e sa vepra të shenjta arkitekturore si Taxh Mahall, në qoftë se të dashuruarit nuk do ta shprehnin me zë të lartë dashurinë e tyre me anë të vargjeve duke u shndërruar në poetë, ne sot nuk do të kishim dijeni për historinë e asnjërit prej tyre!

            Një klithmë e tillë e qetë janë edhe veprat e menduara dhe projektuara me një finesë mjaft të hollë të xhamive që ndodhen në lagjet Yskydar dhe Edirnekapi të Stambollit, të ndërtuara për vajzën e Sulltan Sulejmanit të Madhërishëm, Sulltaneshën Mihrimah, nga Arkitekt Sinani, gjeniu më i madh i arkitekturës së të gjitha kohërave.   

Sulejman Kanuniu (i madhërishmi) u gëzua shumë kur gruaja e tij, sulltanesha Hyrrem solli në jetë pas disa princave edhe një vajzë. Padishahu emrin që nëna e sulltanit (Valideja) kishte zgjedhur për vajzën e tij ia pëshpëriti vetë në vesh foshnjës. Ky emër ishte: Mihrimah; që do të thotë ‘diell’ dhe ‘hënë’.

Vitet kaluan dhe kur sulltanesha e bukur u rrit, ashtu si femrat e tjera të familjes së dinastisë edhe ajo do të bënte një martesë politike. Pavarësisht se ajo ishte vajza e Sulltanit, ardhmëria e shtetit renditen para prioriteteve të saj. Kështu që sulltanesha Hyrrem (gruaja e sulltanit), e cila kishte ndikim në politikën shtetërore, e kishte caktuar me kohë kandidatin për dhëndër. Ky person ishte Rustem Pasha, valiu i provincës së Dijarbakirit, një nga njerëzit e besuar të sulltaneshës Hyrrem. 

Sulltanesha Mihrimah, duke qenë një nga femrat e dinastisë ishte e privuar nga dhembshuria e nënës së saj, që njihej për rregulla mjaft të forta e të ngurta, dhe e cila më shumë se gjithçka preferonte të ishte pjesë e politikës, vuante nga malli për babanë e saj, jeta e të cilit kalonte nëpër ekspedita luftarake, ishte e vetmuar nën hijen e konkurrencës që bënin vëllezërit e saj për të hipur në fron, pavarësisht se secilin prej tyre e donte shumë. Kurse Arkitekt Sinani ndjehej i vetmuar për shkak të aftësive të tij mjeshtërore në mesin e arkitektëve të tjerë nën hijen e veprave sublime që kishte ndërtuar në tokat e Perandorisë të shtrirë në tre kontinente dhe nami i të cilave ishte përhapur nga perëndimi deri në lindje. Dhe këta dy njerëz të vetmuar për herë të parë u panë në sy me njëri-tjetrin falë ceremonisë së organizuar në Pallatin e Sulltanit për ndarjen e detyrave pas ekspeditës në Hungari, ku Arkitekt Sinani kishte dhënë një ndihmë të madhe në korrjen e fitores duke ndërtuar mbi lumin Prut një urë me shpejtësi dhe talent, që i kishte lënë të gjithë me gojë hapur.    Xhamia e Sulltaneshës Mihrimah në Edirnekapi/Stamboll

Me sa duket Mihrimah kishte kërkuar nga arkitektët që kishin fituar emër në Perandori me veprat e tyre të ndërtonin për sulltaneshën e vogël një xhami në lagjen Yskydar. Arkitekti i rrëmbyer tashmë pas zonjushës plot hirësi nisi të ndërtojë një nga xhamitë më të bukura të tij. Situata ishte e njëjtë edhe për sulltaneshën Mihrimah. E ndodhur në vetmi nën hijen e dinastisë edhe sulltanesha Mihrimah gjente ngushëllim për dhimbjen e saj duke u marrë me punë të tilla. Ndërsa për arkitektin, Mihrimah ishte sekreti që ai e mbante fshehur nga të gjithë. Ditën ajo ishte ‘mihri’, pra ‘diell’, kurse natën ishte ‘mah’, pra ‘hënë’ që ndriçonte botën.          

Kur shkoi në Bursa për të kontrolluar ndërtimet që vazhdonin në këtë qytet arkitekt Sinani kërkoi takim me Sulltan Sulejamanin duke rrezikuar edhe humbjen e postit të kryearkitektit të Perandorisë. Qëllimi ishte që të kërkonte dorën e vajzës së sulltanit, të cilën edhe ai vet ashtu si dhe Perëndimorët e cilësonte si ‘mrekulli’.  

Edhe pse Sulltan Sulejmani e respektoi dhe e dëgjoi kërkesën e kryearkitektit, të cilin e donte shumë, në fund të dëgjoi të shoqen, Hyrremin dhe vendosi që vajzën t’ia jepte Rustem Pashës. Këtë Sinani e mësoi nga vetë goja e Sulltan Sulejmanit dhe u plagos shumë në zemër. Kështu e kishte humbur përjetësisht Mihrimah-un.

Arkitekt SinaniPër Sinanin ishte tepër e vështirë të merrte pjesë si një nëpunës i Pallatit në dasmën madhështore të një njeriu që e donte aq shumë dhe të përballej me atë në Pallat (Saraj). Ajo që e ngushëllonte ishte xhamia në Yskydar që ishte duke ndërtuar për Mihrimahun. Vetëm se në të kundërt me atë që kishte kërkuar Mihrimah, xhaminë Sinani e mbështolli me brenga sikur donte të shprehte me këtë dhimbjen që kishte përbrenda shpirtit dhe e privoi atë nga kaltërsia e bregut të Yskydarit dhe drita e diellit. Por muret e jashtëm të xhamisë i përdrodhi si të ishin fustani i Mihrimahut, ndërsa muret e brendshëm i zbukuroi me fajanca elegante duke simbolizuar bukurinë që qëndronte në fisnikërinë e sulltaneshës si mjellmë zonjë. 

Që nga ajo kohë Sinani filloi të fliste me gurët dhe të bisedonte me mermerët. Tani veten ia kushtoi punimeve ndërtimore që udhëhoqi vetë duke filluar që nga Ballkani e deri në Hixhaz. Sikur ky përkushtim, i shprehur në çdo vepër të tij me një talent të befasueshëm për cilindo që i shikonte, të ishte një monument më vete i ngritur për të dashurën që nuk kishte qenë asnjëherë e tij. 

Po Mihrimahu që vuante nga mungesa e dashurisë dhe dhembshurisë? Ajo përballej me një tjetër vuajtje nga ajo e Sinanit, i cili ishte ilaçi i vetmisë. Por edhe pse nuk ishte e lumtur, ajo ishte e detyruar të vazhdonte jetën. Në emër të asaj që të dukej sikur merrej me diçka dhe duke marrë si shembull të ëmën, Mihrimah kishte filluar të angazhohej dalëngadalë edhe në politikë duke mbajtur anë në rivalitetin mes vëllezërve të saj. Por megjithatë ajo preferonte të ndiqte aktivitetet bamirëse, të cilat i krijonin asaj mundësinë për të parë Arkitekt Sianin, edhe pse në mes të turmës. Xhamia e dytë që kërkoi të ndërtohej në lagjen Edinerkapi të Stambollit me donacionet e saj do të ishte edhe domethënia më e madhe e dashurisë së tyre elegante. 

Kur i erdhi kërkesa nga sulltanesha Mihrimah për ndërtimin e një xhamie tjetër, pasi kishte mbaruar xhaminë e Sulejmanit, Arkitekt Sinani kishte arritur tashmë periudhën e mjeshtërisë së tij. Ai ishte i lumtur pasi do të ndërtonte edhe një xhami tjetër për sulltaneshën e bukur, malli për të cilën po e digjte për vite me radhë. Xhamia do të mbante emrin e sulltaneshës. Me dashurinë që kishte rritur për vite brenda vetes do të ndërtonte një xhami që rrëfente  Mihrimah. 

Në fillim për të lënë të kuptohet se sa shumë kishte vuajtur shpirtërisht nga mungesa e Mihrimah-ut ai zgjodhi një vend të qetë për ndërtimin e xhamisë. Xhaminë e bëri të vogël me qëllim që të simbolizonte anën fisnike, të sjellshme dhe naive të Mihrimahut. Qemerët e kupolës, rrathët e minares i bëri me forma të përdredhura për të rikujtuar flokët e gjatë të Mihrimahut. Dëshira e tij ishte që faltorja të simbolizonte hijeshinë e bukurisë së thjeshtë, por fisnike të vajzës së sulltanit. 

Në kupolë ndërtoi një numër të madh dritaresh në një mënyrë që deri atëherë nuk kishte arritur ta realizonte asnjë arkitekt. Arkitekt Sinani dëshironte që kur Mihrimah të hynte brenda në xhami, të mbështillej nga një ndjenjë shpirtërore e pastër, çliruese dhe plot dritë. Në kundërshtim me xhamitë me dy minare të ndërtuara deri atëherë në emër të femrave të sulltanatit, Arkitekt Sinani këtë xhami e bëri me një minare me qëllim që kjo të simbolizonte që të dy të dashuruarit bashkoheshin me njëri-tjetrin vetëm në vetmi. 

Arkitekt Sinani emrin e të dashurës së tij të zemrës, - 'Mihr i Mah', pra ‘diell dhe hënë’ i kishte bashkuar deri në pafundësi në këto dy faltore që kishte ndërtuar në emër të saj. Sekreti që do të zbulohej shumë vite më vonë ishte ky: ditën që kishte lindur sulltanesha Mihrimah, pra vetëm në një ditë të vitit, dielli perëndonte prapa xhamisë së sulltaneshës Mihrimah në Edirnekapi, kurse hëna lindte mes minareve të xhamisë së sulltaneshës Mihrimah Yskydar. Sikur donte kështu të aludonte në formën më të bukur për Mihrimahun, që kishte kuptimin ‘hënë’ dhe ‘diell’, dhe në mënyrë që vlefshmëria e domethënies të mbijetonte duke kaluar nga goja në gojë në shekuj. 

Dashuria ishte ndenja e fuqishme që Arkitekt Sinani ushqente për Mihrimahun, që e merrte emrin nga hëna dhe dielli që lartësoheshin mbi dy xhami që ai kishte ndërtuar në Yskydar dhe Edirnekapi me një përllogaritje tepër të mençur, dhe vlefshmëria e kësaj dashurie do të vazhdojë të përcillet brez pas brezi edhe sikur të kalojnë shekuj të tërë. 

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages