Me superimin e problematikes te edicioneve te meparshme ku targeti
kryesor i TIFF ishte ne krijimin dhe konsolidimin e tradites se nje
festivali nderkombetar, edicioni i 5 ne vetvehte permban nje mision me
ambicioz ne perfeksionimin e standarteve artistiko -organizativ per
ta renditur ate mes aktiviteteve me serioze jo vetem ne rajon por edhe
midis festivaleve te shumta qe zhvillohen gjate vitit ne Europe.
Pas sukseseve te dy edicioneve te fundit te cilat u konkretizuan me
pranine e disa prej ikonave me te spikatura te kinemase boterore
midis te cileve dy here fitues i Palmes se Arte Ken Loach ( fitues i
Palmes se Arte edhe per vitin 2006) si dhe shume kineasteve te tjere
( qe mund te themi se asnjehere me pare nuk kane qene kaq shume
regjizore dhe kineaste te afirmuar gjate nje jave ne vendin tone si
Carl HENRIK Svensted (regjisor, anetar jurie), Alessandro piva
(regjisor), Eduardo Winspeare (regjisor), Nicco Girasola (regjisor),
Bernd Buder, Mathias Groll, (Interfilm, festival I Berlinit), Nick
Broomfield (regjisor), David Darcy (kritik, kryetar Jurie), Jesper
Andersen (Instituti Danez I Filmit), Gianluca Arcopinto (Producent),
Alessandro Contessa (Distributor), Andrea Barzini (regjisor), Andrea
Rocco (Genova Film Commission), etj, per vitin 2005 dhe
GoranPpaskaljvic( regjizor) Motxho Armendariz ( regjizor) Caveh
Zahedi( rejiizor), Greg Watkins( regjizor0 Alexandar Manic( regjizor),
Thomas Logoreci( regjizor,montazhier), Chris Dupont( regjizor), Isa
Qosja( Regjizor), Roland Rust( drejtor i festivalit te filmit te
Cottbus),Gabor Pinter( producent),etj ne vitin 2006 , si organizatore
te edicionit te peste ndjejme se eshte nje klime e favorsheme ne
kthimin e ketij aktiviteti ne nje atraksion per shume figura dhe
personalitete te kinemase boterore.
Perkrah kompeticionit nderkombetar dhe atij shqiptar per edicionin e
peste eshte i rendesishem perfaqsimi ne programin special. Pas nje
raporti te ndertuar prej nje viti eshte rene dakord qe ne edicionin e
peste te TIFF te prezantohet nga vete regjizori i famshem amerikan
fitues i Sundance Film Festival me krijimet e tij indipendente
Alexandre Rockwell i cili per publikun do te prezantoje " In the
soup" dhe " Somebody to love"
Per here te pare ne Shqiperi do te kemi premieren boterore te nje
filmi te huaj . Me kompanine irlandeze jane mbyllur negociatat per
premieren boterore te filmit irlandez " Tonight is Canceled" me regji
te Brendan Grant. Ky film eshte teresisht xhiruar ne Kosove dhe nje
pjese e kastit jane Shqiptare. .
Regjizori i njohur Italian Gianni Amelio do te jete nje nder te
ftuarit e edicionit te peste te TIFF ku ai do i paraqese publikut
Shqiptar krijimet e tij me te mira nder te cilat " Open Doors" dhe "
America America". Eshte rene dakord qe pas cfaqjeve me publikut do te
behet nje sesion pyetje pergjigje ku per filmin e tij " America,
America" pritet qe mes autorit dhe intelekrualeve te ftuar te behet
nje debat terheqes.
I ftuar i vecante ne edicionin e Peste eshte regjizorja Shqiptaro
Amerikane Mary Joordan fituese e cmimit te vecante ne Tribeca Film
Festival me filmin e saj dokumentar " Jack Smiths and the destruction
of Atlantis" .
I nominuari per cmimin Oscar, Sam Green do te paraqese per publikun
filmin e tij te perfolur " Weather Underground".
I ftuar i vecante ne kete edicion do te jete Phil Parmet, drejtor i
njohur i fotografise i cili eshte kineast ne nje nga segmentet e
filmit te fundit te Tarantinos " Death proof", ne filmat e Steve
Buscemit " Trees lounge" dhe " Animal Factory", ne krijimet e
Rockwell, Rob Zombiet dhe shume kineasteve te tjere indipendente. Per
publikun Shqiptar Parmet do te prezantoje nje nga filmat e tij me te
arrirre " Animal Factory". Ne kete prezantim Parmet do te flase ne
emer te Steve Buscemit regjizor dhe aktor i cili per angazhimet qe ka
per vitin ne vazhdim nuk mund te jete ne Tirane.
Regjizorja Greke Angeliki Antoniou do te jete e pranishme ne Tirane
gjate diteve te TIFF07 ku per publikun Shqiptar do te projektohet
filmi i shume cmimeve dhe kandidatura Greke per Oscar filmi "
Eduard". Ne kete film kemi nje fizionomi teresisht Shqiptare me
pjesemarrjen e aktoreve tane me te mire.
Ne bashkepudenim me Ambasan e Spanjes gjate diteve te TIFF07 pritet
te jete i pranishem nje nga regjizoret me te perfolun ne Europe per
momentin autori Miguel Hermoso me dy prej filmave te tij me te
fundit
Nje vend i vecante gjate diteve te festivalit i eshte rezervuar
autorit te njohur Ballkanas per filmat e tij antitotalitariste te
fillimit te viteve 70, Dusan Makavejev. Dy nga filmat e tij me te
perfolur " W.R. Mistery of the organisme " dhe " Sweet movie" do te
prezantohen nga vete autori.
TIFF07 do te jete ne te njejten kohe nje atraksion per te pasionuarit
e filmit te animuar qe nga retropektiva e babait te animacionit
eksperimental Norman Mclaren deri ne prezantimet me te fundit te
filmit te animuar Kanadez.
Gjate kesaj periudhe ne TIFF07 jane aplikuar mbi 800 filma nga 623
autore prej 64 vendeve te ndryshem. Per te theksuar eshte fakti qe mes
aplikuesve kemi fituesin e sivjetshem te Grang Prix ne Kannes per
filmin e shkurter Anthony Chen me filmin e tij " Ah ma". Ky autor vjen
ne TIFF me te njejtin film. Mes aplikuesve eshte edhe legjenda e
eksperimentalit Jay Rosemblat , fitues i cmimit te karrierres dhe per
filmin e shkurter me te mire ne Sundace Film Festival . Duplax
Brothers fituesit e Sundance Film Festiuval ne 2003 per filmin e
shkurter me te mire jane mes konkurrenteve duke e bere me atraktive
kete kompeticion.
Projekt programi i paqyruar me siper do te pasurohet ne muajt ne
vazhdim me perpjekjet qe po behen ne bashkpunim me partneret tane
strategjike si Festivali i Kotbus, Danish Film Institute dhe Berlin
Short Film Festival.
Perkrah emrave te mesiperm te pranishem do jene edhe dhjetra regjizore
te cilet do jene te ftuar si pjesemarres ne konkurim.
Per ti dhene aktivitetit magnituden qe mund te krijoje nje aktivitet
me emra te cilet i permendem me lart, te pranishem do te jene gazetare
nga "Screen international", "Dayly Mirror", "the Guardian" , 'Kino",
"Corrierre della Serra', " Secolo XIX", etj.
Genc Permeti
TIFF
Tirana International Film Festival
P.O. Box 8361
Tirana, Albania
http://www.tiranafilmfest.com
in...@tiranafilmfest.com