Shpesh ndodh te mbulohem nga djerset kur mundohem te te sjell nder
mend emrin e dikujt qe sapo ka permendundur emrin tim, por qe eshte e
pamundur te kujtoj ku dhe kur e kam njohur kete person. Nganjehere jam
une qe pershendes me intimitet njerez qe kur mendohem mire kuptoj qe
I njoh nepermjet kinemase, televizionit apo revistave kinematografike,
por qe gjithsesi pershendetjen dhe buzeqeshjen nuk ma kursejne duke u
perpjekur nga ana e tyre te kujtojne ne c'rethana mund te jemi njohur.
E gjithe kjo atmosfere takimesh dhe pershendetjesh i ben qytetet ku
organizohen festivalet te duken qytete te populluara nga njerez qe I
perkasin nje race, asaj qe quhet "the People of Festival"
Jane te njejtet njerez qe levizin qytet me qytet dhe vend me vend,
duke u perpjekur te krijojne kontakte te reja ne menyre qe te
kordinojne ne festivalet e tyre ate cka gjejne me interesante ne
festivale te tjera.
Deri ketu nuk ka asgje te re kur flasim per festivalet, po te kemi
parasysh qe qarkullojne pak a shume te njejtet filma, te njejtet
regjisore, te njejtet kritike, specialiste te sektorit. Por ka dy
elemente qe benjne diferencen midis festivaleve: Programi me te
ftuarit special nga njera ane dhe Publiku nga ana tjeter
Per mua kjo e fundit, "Publiku", merr nje rendesi te dores te pare
sepse ka te beje karakterin dhe personalitetin e vertete te
festivalit, jane pikerisht banoret e qytetit ku zhvillohet festivali
ata qe i ofrojne identitetin Festivaleve.
Jane pikerisht "the People of Festival" qe vendosin urat midis te
ftuarve dhe miqve, qe tregojne qytetin, tregojne ceshte vendi ku
zhvillohet festivali dhe cka qene me pare kur festivalet nuk
egzistonin. Jane pikerisht ata qe lene mbresa te pashlyeshme miqve dhe
te ftuarve qe kane qene present ne edicionet e kaluara duke i mahnitur
me disponibilitetin dhe mikpritjen karakteristike. Jane ata, "the
People of Festival" qe kane hedhur si gjithmone hapin e pare drejt
integrimit me shoqerite e tjera, me raca dhe kultura te tjera,
Pikerisht per kete, duke iu referuar situates ne vendin tone, mendoj
se ai integrim aq i perfolur nga klasa politike shqiptare me pare mund
dhe duhet te realizohet nepermjet shkembimeve kulturore qe mundt te
gjenerohen nga fenomene te tilla qe quhen "Festivale" dhe politikave
kulturore qe jane te lidhura ngushte me stimulimin e tyre.
Shpesh prej organizatoreve te festivaleve nga e gjithe bota kur
takohemi marim ftesa insistuese per te ndjekur festivalet e tyre nga
afer, nderkohe qe ne neper dhembe i pergjigjemi duke i ftuar nga ana
jone ne Tirane per te ndjekur TIFF-in, te preokupuar gjithnje dhe me
shume per buxhetin e reduktuar qe kemi ne dispozicion. Pra me pak
fjale nuk dime si ti shmangemi ftesave dhe u druhemi vizitave te tyre,
pasi mund te ndodhe qe ti paguajme nga buxheti familjar, gje qe ka
ndodhur jo rralle.
Jane te panumurt ata qe kane kuriozitet te vizitojne shqiperine dhe e
shohin festivalin si nje arsye me shume per te ardhur ne vendin tone.
Turizmi kulturor eshte nga me te rekomandueshmit ne kushtet e nje
vendi si yni qe eshte akoma ne procesin e ngritjes se infrastruktures
bazike dhe qe nuk eshte akoma ne gjendje te afroje turizmin ne
kuptimin klasik te fjales.
Marrim nje shembull, me nje buxhet sa ai i festivalit te Sarajeves
mund te organizohen ne shqiperi nje festival nderkombetar ne muaj,
duke e kthyer Tiranen dhe Shqiperine realisht metropol te kultures
Ballkanike.
Eshte e pafund lista e festivaleve qe mund te organizohen, filmike,
teatrore, muzikore, folklorike, arte vizuale, fotografike, etj.
Eshte nje fat gjithashtu qe ne kushtet e mungeses se nje strategjie
kombetare lidhur me kete, inisiativa private kane arritur te krijojne
disa aktivitete te rendesishme ne agenden europiane te kultures si
Tirana International Film Festival, Festivalin e Teatrit Butrint 2000,
Bienalen e Tiranes, Festivali i kenges lirike Marie Kraja, etj. Eshte
fat gjithashtu qe shteti shqiptar i ka mbeshtetur keto aktivitete qe
gjithsesi kane mbajtur vulen e "Ministrise se Kultures" duke u bere
keto aktivitete ambasadoret me te mire te kultures shqiptare.
Shkrirja e Ministrise se Kultures Rinise dhe Sporteve me Ministrine e
Turizmit perkon plotesisht me hipotezen e nje politike agresve per sa
i takon organizimit te festivaleve qe mund ta kthenin Tiranen dhe
Shqiperine ne kryeqender te artit dhe kultures ne ballkan
Perfitimet e nje politike agresive per sa i takon festivaleve
rezultojne te kene nje rikthim pozitiv jo vetem nga pikpamja e
reputacionit por edhe nga ajo ekonomike.
Ne qoftese behet i mundur krijimi i nje festivali ne muaj, pra 12
festivale e vit me nje buxhet total prej rreth 2 milion euro, ne te
cilet do te jene te ftuar rreth 300 vizitore per festival, pra rreth
3600 te ftuar ne vit te cilet do te shpenzojne minimalisht rreth 300
euro sherbime, konsum, dhurata etj., atehere normalisht mund te
parashikojme nje fature pozitive prej afro 1 milion euro e cila do te
shlyente nje pjese te investimit shteteror.
Per te gjithe ata qe shifra te tilla si 2 milion euro u duken te
egzagjeruara, mund ti konfirmoj se me te gjithe hermetizmin qe
mbreteronte ne ambjentet e festivalit te siperpermendur te Sarajeves,
flitej per nje buxhet qe varionte nga 2 deri ne 4 milion euro. Pra nje
shifer teper serioze per nje aktivitet nje javor ne nje vend si Bosnja
e cila doli me nje ekonomi mjaft te demtuar nga lufta, ndersa mund te
konsiderohet minimale per nje investim qe do te shtrihej ne harkune
nje viti ne nje vend si Shqiperia. Per skeptiket e numrit te te
ftuarve besoj se nje shifer prej 3500-4000 vizitoresh nuk eshte aspak
e egzagjeruar perkundrazi modeste po te marim ne konsiderate perseri
festivalin e Sarajeves i cili pret ne harkun kohor te nje jave me
shume se 700 te ftuar te cileve u ofron fjetjen dhe ngrenien.
Duhet theksuar ketu qe qyteti i Sarajeves ka rreth gjysmen e banoreve
te Tiranes.
Vetem ne Tirana International Film Festival kane aplikuar ne kete
edicionin, rreth 800 autore nga gati 70 vende te botes, shifer kjo qe
po perseritet dhe konsolidohet nga viti ne vit gje qe tregon nje
konstante interesi nga te huajt per festivalin por dhe per vendin
tone.
Nje tjeter kontribuese ne kete buxhet mund te jete Bashkia e Tiranes
si perfituese nga pikpamja e reputacionit dhe ajo ekonomike.
Duhet investuar shume githashtu qe biznesi shqipetar te gjeje
atraksionin pikerisht ne keto aktivitete.
Ajo qe te bie ne sy ne shqiperi eshte fakti i pamohueshem i dinamikes
ekonomike ne krahasim me vendet e tjera te rajonit. Investimet
evidente private jane pasqyrim i nje fuqie financiare te
konsiderueshme e cila shume mire mund mundt te luaje rolin e partnerit
me shtetin ne mbeshtetje te strategjive dhe politikave kulturore.
Kjo mund te realizohet nepermjet stimulimit qe mund ti krijohet botes
se biznesit qe sponsorizon art dhe kulture duke mire interpretuar
ligjin e shume perfolur te sponsorizimit i cili nuk arriti asnjehere
te krijonte lehtesirat fiskale te premtuara per ata investitore
private qe realisht kane mbeshtetur financiarisht jeten kulturore dhe
artistike ne vend.
Gjithsesi une jam koshjent per pamundesine e dhenies se solucionit
rreth problematikes se siperfolur nepermjet nje apo disa artikujsh. E
rendesishme eshte qe nje argument i tille mundt te provokonte nje
diskutim me te gjere dhe te zgjonte nga gjumi institucionet shteterore
rreth alternativave kulturore, per te realizuar sa me pare dhe me
efikasitet integrimin e kesaj shoqerie me realitete kulturore
europiane.
Ushqej shpresen ne mundesine e kultivimit te nje populli qe ndjek me
me kersheri festivalet sesa kongreset dhe pleniumet politike, "People
of Pestival"
Ne fund do te ftoja ne sensibilizimin e te gjitha institucioneve
shteterore, ekzekutive, lokale, shoqatat dhe fondacionet, boten e
biznesit dhe te medias te mbeshtesin jeten kulturore dhe artistike ne
vend ne sherbim te krijimit te nje kulture te qendrueshme per nje
shoqeri qe tenton prej vitesh te dale nga tranzicion i tejzgjatur ku
poltika ka qene dominante dhe pak politike eshte bere.
Te dashur miq,
bashkangjituni peticionit per te mbrojtur Tirana Internacional Film
Festival.
Jepni kontributin tuaj per te duke firmosur dhe mundesisht duke
shprehur konsideraten tuaj rreth ketij festivali e rendesise qe
festivalet dhe aktivitetet kulturoro artistike kane ne pergjithesi.
Ju ftojme te reagojme se bashku ndaj prepotences se individeve qe jane
ne krye te institucioneve per te ndihmuar dhe ofruar linfen vitale per
jeten artistiko kulturore jo per ti thare e shkateruar ato.
----------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------------
TIFF
Tirana International Film Festival
P.O. Box 8361
Tirana, Albania
http://www.tiranafilmfest.com
in...@tiranafilmfest.com