TIFF ne Tirane edhe pa mbeshtetjen e Ministrise

1 view
Skip to first unread message

butk...@gmail.com

unread,
Nov 24, 2007, 4:53:30 PM11/24/07
to FESTIVAL PEOPLE
Nuk perkrahet nga Ministria e Kultures, por nga organizatoret
premtohet se Festivali Nderkombetar i Filmit ne Tirane do te
zhvillohet edhe pa ndihmen e shtetit

Ndonese rreth 450 artiste nga e gjithe bota kane nenshkruar nje
peticion derguar ministrise se kultures, ku I kerkohet mbeshtetje
financiare per kete aktivitet, ministri Pango, nuk e ka bere nje gje
te tille. Instituti shqiptar i artit nga datat 26 nendor deri me 2
dhjetor organizon edicionin e peste te Festivalit Nderkombetar te
Filmit ne Tirane . 92 filma me nje shtrirje gjeografike prej 47
shtetesh te botes do te konkurrojne ne kater kategori, artistike,
eksperimentale, dokumenatare dhe animacion. Persa u perket filmave
shqiptare jane perzgjedhur 11 per konkurim nderkombetar dhe 28 filma
ne seksionin e filmit shqiptar. Drejtori i festivali Ilir Butka ka
falenderuar dhe vleresuar te gjithe bashkepunetoret. Do te jene dy
juri qe do te vleresojne filmat konkurues, nje per filmat nderkombetar
dhe nje per filmin shqiptar. Per filmat konkurues organizatoret kane
menduar qe hyrja te jete e lire.
Besjan Abazi
(News24)
(Dërguar më: 24/11/07)
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages