butk...@gmail.com
unread,Nov 25, 2007, 4:29:06 PM11/25/07Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to FESTIVAL PEOPLE
... Ne vitin 2000, Festivali i Filmit te Animuar ne Annecy, France, nje
nga festivalet me te rendesishem ne bote, ekuivalent i festivalit te
Kanes, në gjinine e animacionit, rrezikonte qe pas 40 vjet jete, te
mos zhvillohej më. Kjo, per te vetmen arsye, nuk do te jepeshin më
fonde per realizimin e tij. Lufta e komunitetit te artisteve dhe
drejtorit te saj, të ndjerit z.Jean Luc Xiberra, beri qe ky festival
te zhvillohej e me mjaft sukses.
Sllogani i tij ishte....SHPETONI FILMIN E SHKURTER. (filmi me metrazh te
shkurter, sindozot ky i yni)
Dhe vjen nje dite...
Para një viti, në nëntor 2006, e pikërisht më datën 23, në adresë të E-
mail-it tim, më erdhi një E-mail nga,
Komiteti Organizator Ndërkombetar për Festivalet e Filmit në botë. Në
të kërkohej qe edhe kineastet shqiptare, krahas atyre boterorë, të të
gjitha gjinive, të nënshkruanin një peticion kunder politikes
diskriminuese dhe mos financimin e tyre, nga disa burokrate te
paskrupullt ne organizmat nderkombetare financiare , te cilet kishin
ne dore financimin e ketyre festivaleve.
Kineastet shqiptare jane pjese e perhershme e tyre, pavaresisht numrit
te vogel te prodhimit filmik në Shqipëri.
Janë me qindra e mijëra festivale filmi ne bote, ne te gjithë
kontinentet, ku filmi shqiptar projektohet denjesisht ne to.
Madje -madje eshte i vleresuar edhe me çmime.
Ne nenshkrimin e ketij peticioni une lexova dhe shume emra te njohur
te kinematografise shqiptare. Dhe ky ishte nje detyrim moral e
profesional.
Sepse vjen nje dite dhe...
Pothuaj nje vit me pas...nje tjeter E-mail, me shokues akoma, kete
rradhe nga vendi im, nga organizatoret e festivalit te filmit te
shkurter qe organizohet ne Tirane, TIFF, dhe drejtori i saj z. Ilir
butka.
Festivalit te vetem nderkombetar te filmit ne Shqiperi, kerkohet t'i
mbyllet pamja. Anes tjeter te tunelit po i vihet muri.
Para disa vitesh, per koiçidence, une dhe Ilir Butka kemi realizuar dy
filma ne gjini te ndryshme, por me titull te njejte, "TUNELI". Ky
tunnel u shfaq ne shume festivale nderkombetare, madjedhe me çmime.
Kjo, sepse ne mesazhin e tyre, perpos vlerave artistike, shihnin ne
fund te tij nje drite te forte, nje drite, qe nuk do kish me mbyllje,
nuk do te pranonte me ne krah te saj erresiren.
Ne homazh te ketij optimizmi, te kesaj drite qe te gjithe e kerkuam e
te gjithe e perfituan, Ilir Butka, ndertoi dhe festivalin e pare
nderkombetar te filmit ne Shqiperi.
Sepse, na erdhi dhe kjo dite....
Ne Shqiperine tone te dashur jane organizuar, organizohen dhe do te
organizohen shume aktivitete kulturore dhe artistike me vlera apo pa
vlera, me breke apo pa breke, kombetare e nderkombetare, private apo
shteterore. Te gjitha keto po ti shohesh nuk ndryshojne aspak nga
njera tjetra, me perjashtime te vogla. E megjithate per to, parate
vershojne. Nuk mendoj se kjo vjen per aftesi menaxhimi, por per arsye
te tjera.
Per te vetmin festival nderkombetar te filmit ne Shqiperi,
unik ne llojin e tij dhe me 5 vjet sukses te padiskutueshem,
NUK KA PARA. Dreqi ta haje perse gjithmone ky problem me
kinematografine.
TIFF dhe GIFFONI Albania, jane shume pak per nje Shqiperi qe aspiron
te futet kudo, ne çdo lloj organizmi
Me sa di une po te njejtat probleme dhe festivalin e filmit Shqiptar.
Nje film ndikon shume me teper dhe eshte me mbreselenes tek
njerezit, se sa shume spektakle 2 apo dhe 5 oreshe qe shohim rendom ne
ekranet e sallat tona. Kurse nje festival nderkombetar filmi sjell dhe
percjell qindra mesazhe dhe mijera histori njerezore, sjell me qindra
vlera artistike dhe estetike se sa dhjetra. Ne nje kohe qe ne mendojme
t'arrisim numrin e tyre, e jo vetem ne Tirane por dhe ne qytetet e
vogla, si kudo ne bote. Shembujt nul mungojne, Kana, Annesi, France,
Espinjo, Portugali, Trieste, Brindizi, Bergamo, Itali, Drama, Parga,
Greqi, e shume qytete te tjera ne te gjithe globin.
Ne korrik te ketij viti, per here te pare, ne Brindizi te Italise u
zhvillua BRIFF, festivali nderkombetar i filmit te shkurter.
Ky festival lindi si deshire dhe domosdoshmeri e ndertimit te ures se
komunikimit artistik, kulturor e social med dy venedeve. E ndersa
Italianet plotesojne kete ure komunikimi, ne me keq se Rozafa, shembim
krahun tone, a thua eshte mje ndertim pa leje.
Me fjalen e hapjes se tij, nje nga kolloset e filmit, z. Xhani Amelio
tha nder te tjera, -Tashme dhe Brindizi mund te quhet qytet
nderkombetar-. Tirana, Shkodra, Korça, Kuçova, Durresi, ne, te tere,
çfare emri do te kemi? Flasim per kulture kombetare, art kombetar,
identitet kombetar, dhe kjo, me shume se kushdo nga nepunesit apo
burokratet kulturalë, nga ana tjeter shkelmi.
Ne peticionin per TIFF, lexova te njejtet emra si ne peticionin per
shpetimin e filmit te shkurter.
Mbase kineastet kane nje faj te vogel, ata duhet me pare te shpjegojne
se çfare eshte filmi, e me pas te kerkojne para per te.
Se fundmi, Populli Shqiptar ka nevoje per te jetuar, te ushqehet, te
vishet, te kete drita e uje, te levize ne emer te lirise, e shume te
tjera por KA NEVOJE TE DOMOSDOSHME, TE NJOHE HISTORINE E TIJ dhe te
te tjereve.
Kjo njohje vjen ne menyre te drejte perdrejte nepermjet, historise,
librit, piktures, muzikes valles apo kenges dhe FILMIT.
Mendoj se shteti dhe veçanerisht Ministria e TKRS, ka te gjitha
mundesite t'a financoje kete festival, pa slloganin absurd, ESHTE
JASHTE PRIORITETIT TE MKTRS, ky festival
Zoterinj nepunes kulturalë, nese vete nuk shihni filma, mos pengoni te
tjeret t'i shohin ata.
Zoti Minister,
SHPETONI FESTIVALIN
SHPETONI FILMIN
Ne peticion duhet te jete dhe firma juaj.
NUK JEMI ME TE VEGJEL.
Artur Dauti
Regjisor-piktor
Filmi i animuar