Shpetoni Tirana International Film Festival

0 views
Skip to first unread message

ilir butka

unread,
Nov 11, 2007, 7:46:23 PM11/11/07
to festiva...@googlegroups.com
Tirana International Film Festival
Cinema Short Film Festival
Fiction, Documentaries, Animation and Experimental
--------------------------------------------------------------------------------
 

Ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë, Z. Ylli Pango


Nga: Njerezit e Festivalit

 

Tirana International Film Festival, i krijuar në vitin 2003, bazohet në një trinitet të thjeshtë, kineastët, publiku dhe mbështetësit financiarë të festivalit.

 

Në këta 5 vjet, TIFF ka menaxhuar rrjetin më të gjerë të krijuar ndonjëherë nga Shqipëria, që ka mbledhur kineastë nga 70 vende të botës dhe ka lehtësuar qarkullimin e më shumë se 4 mijë filmave, shkëmbimin e përvojave, teknikave përkatëse, këndvështrimeve, temave dhe diversitetin e vlerave kulturore.

 

TIFF duke u mbështetur në pasionin dhe njohuritë e stafit të tij dhe bashkëpunëtorëve, është përpjekur që në këto 5 vjet të promovojë kinemanë shqiptare në botë, përmes shumë aktiviteteve (retrospektiva filmash dhe jo vetëm), duke iu përgjigjur nevojave reale të industrisë filmike dhe audiencës ndërkombëtare. Por ajo që e bën ndryshimin, duke folur në termat e marrëdhënieve njerëzore, janë banorët e qyteteve, ku festivalet e filmave zhvillohen.

Prej reagimit të tyre, prej reagimit të publikut varet së tepërmi suksesi i një festivali filmi. Publiku i Tiranës, publiku i Shqipërisë gjatë viteve të ekzistencës së TIFF ka treguar se International Film Festival është më shumë se një ngjarje e nevojshme në një kryeqytet me zhvillim të shpejtë kulturor. TIFF numëron rreth 3000 spektatorë shqiptarë në vit.

 

Ndonëse dy shtyllat, kineastët dhe publiku, "PEOPLE OF FESTIVAL" bëhen gjithnjë e më të fortë, këtë vit, në 5- vjetorin e TIFF, mosangazhimi i pashpjegueshëm dhe i papritur i Ministrië së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve që ka qenë mbështetësi financiar më i madh, e ka vendosur TIFF-in në një situatë të vështirë.

 

Deri tani nuk ka një përgjigje zyrtare për kërkesën tonë, për të financuar TIFF-in në edicionin e vitit 2007.

 

Duke parë situatën TIFF ka vendosur të përgjigjet me një reagim publik, përmes këtij peticioni.

 

Me të vërtetë ne ushqejmë shpresën që Tirana Film Festival të ketë përkrahës më shumë se ç'ka nevojë ekzistenca e TIFF-it, për të mirën e kulturës së Shqipërisë dhe për integrimin tonë përmes kulturës.

 

KJO ËSHTË ARSYEJA PSE NE JU BËJMË THIRRJE SOT, "PEOPLE OF FESTIVAL", PËR MBËSHTETJEN TUAJ AKTIVE.

 

NE JU KËRKOJMË JUVE, "PEOPLE OF FESTIVAL" TË MBËSHTESNI VEPRIMTARINË E TIFF-IT, DUKE NËNSHKRUAR KËTË PETICION

 

Sinqerisht, Nënshkruesit

 
 
Please Forward this Petition everyone who belives in good things and specials events
--------------------------------------------------------------------------------
TIFF
Tirana International Film Festival
P.O. Box 8361
Tirana, Albania
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages