TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL FICTION

7 views
Skip to first unread message

butk...@gmail.com

unread,
Nov 29, 2007, 6:32:32 AM11/29/07
to FESTIVAL PEOPLE
Muaji dhjetor pėr cudinė dhe fatin e spektatorit tė kryeqytetit, ėshtė
muaji i mirėfilltė i artit dhe kulturės. Muaj nė tė cilin startojnė
aktivitete si Tirana International Film Festival, Tirana Institute for
Contemporary Art, Tirana Art Center, Onufri Prize etj. Ėshtė njė
rastėsi mjaft interesante kjo, ku pėrgjatė gjithė vitit kryeqyteti
vegjeton duke pėrjetuar organizime sipėrfaqėsore, dhe duhet tė viji
fundi i njė viti mjeran, qė spektatori i tij tė asistojė disa grimca
magjike, ku midis tyre spikat padyshim Tirana International Film
Festival, si njė aktivitet absolutisht i konceptuar nė kontekst
ndėrkombėtar, duke sjellė nėpėrmjet dhjetra produksioneve disa nga
kineastėt mė brilantė tė filmit me metrazh tė shkurtėr dhe jo vetėm.
Historia e TIFF starton vite mė parė sikurse tė gjithė jemi nė
koherencė tė plotė me historikun e saj dhe antologjinė e mrekullueshme
tė filmave qė ajo ka prezantuar. Pėr edicionin e 5 tė saj do tė
hulumtojmė ditė pas dite kategoritė e filmit qė TIFF prezanton nga
data 26 nėntor deri nė datėn 2 dhjetor nė hapėsirat e Hotel Imperial.
Pėr kėnaqėsinė e kėsaj hierarkie tė kinemasė, po e fillojmė tregimin e
kėsaj ngjarjeje me trajtimin e kategorisė fiction dhe pėr tė vazhduar
cdo ditė deri nė pėrfundim tė aktivitetit tė TIFF me kategoritė
vijuese: experimental, animation, documentary, Albanian dhe pėr ti
lėnė vend edhe filmave pėrshėndetės, qė prezantohen jashtė konkurimit,
por qė nė njė mėnyrė apo tjetrėn janė pjesė e pandarė e kėtij projekti
brilant, me tė cilin publiku shqiptar tashmė ka krijuar atė feeling qė
Tiranės i mungon.
Pėr kategorinė e filmit fiction Nima Yousefi mbyllet brenda katėr
mureve tė njė zyre dhe nis tė fotokopjojė disa faqe A4, tė cilat mė
pas i ngjit nė njė dritare. Ditė pėr ditė Banu Akseki lan, gėrryen e
pastron nė shėrbim tė tė tjerėve. Njė ditė tjetėr Evgeny Ruman
shfleton njė gazetė dhe zbulon se bashkėshorti i saj ishte pėrpjekur
ta vriste atė. Mikito Kyo nė letargjinė e tij tė paqėllimtė nuk gjen
dot pasionin e nevojshėm pėr tė ecur pėrpara. I pushtuar nga dhimbja
Anthony Chen lufton pėr ti dhėnė fund fundit. Cila nga valixhet e Toni
Bestard do tė dalė pėrpara? Jule Belami do tė debatojė mbi cėshtjet e
abuzimit. Para sė tė fryjė era Samer Najari analizon kontrastin mes
kotėsisė sė njė akti fotografik dhe veprimit radikal qė ne ndėrmarrim.
A ia vlen qė pėr njė lule tė kėputur Luan Kryeziu tė prishė gjithė
kopshtin? Peter Snowdon gjen njė gur jashtė shtėpisė sė tij dhe e merr
me pasoja tė papritura. Por historia e Veit Helmer mund tė kishte njė
fund tė trishtė. Daniel Sanchez Chamorro duket sikur zihet me shumė
pasion. Kjo ndodh edhe tek David Valero. Rogelio Sast Rosa gjithė
jetėn e tij ka dashur tė bėhet kinez. Derisa vizita e Tom Van Avermaet
ndryshon gjithcka. Jose Angel Verdu vuan nga njė sėmundje e rėndė
zemre. Me tė nė park do tė takohet Mariel Macia. Ema Luchini do tė
shesė njė shpirt pėr tė shpėtuar lėkurėn. Pėr Dimitris Apostolou ėshtė
vera e vitit 1950. Nicolas Provost do tė bashkohet dhe ndahet pėrsėri
me Sylvie Balloyt derisa askush nuk do tė flasė mė pėr ta. Burim
Halili ėshtė njė kryefamiljar qė ka njė fėmijė dhe njė grua. Tom
Noakes na zhvendos nė shekullin e 20tė nė Londėrr. Jorge Dorado, Luis
Alejandro Berdejo dhe Borja Cobeaga zoti i bekoftė! Chema Garcia
Ibarra zhvendoset tek dy njerėz dhe dy kafshė tė ngorshura. Gentian
Rexhep Koci thyhen njė pasqyrė. Francesca Staasch ėshtė historia e
Tomazos. Yann Chayia endet pėr 40 vjet lart e poshtė nėpėr avuj. Nė
sfond peizazhi ėshtė plot me kartolina shumėngjyrėshe tė kohėve tė
Francesco Sattas. Steph Green bazohet nė njė tregim tė shkurtėr tė
Roddy Doyle. I vendosur mė 1952 Pascal Tosi nis njė luftė tė vėrtetė.
Kastriot Abdyli trajton njė temė tė realitetit tė sotėm. Atul Taishete
kthehet mbrapsht qė nga fillimi. Nė njė mėngjes tė pazakontė Sherif
Elbndary vihet nė kėrkim pėr celsat e apartamentit. Abdelatif Hėidar
luan kukafshehti me tė atin. Asger Lindgard mbėrrin nė aeroport nė njė
ditė krejt normale pėr tė gjithė njerėzit, pėrvec atij. Lirak Celaj ia
kthen jetėn pėrmbys Hannah Scheėeier dhe ky i fundit qė pak kohė mė
parė dukej i mjerė, tani shndėrrohet nė Bary Nicolas gjatė njė feste
nė kohė lufte dhe shtrėngesash. Ėshtė datėlindja e Alejandro Marzoa
Blasco. Si tia bėjė Cristiano Celeste ta heqė nga mendja njė fiksim?
Bujar Alimani krijon rreth dhunės dhe kundėr saj. Vdekja qė e pret
Juan Pablos Ruiz pa e kuptuar e shtyn atė tė pėrmbushė dėshirat e tij.
Gazmend Nela bleu njė pashaportė tė rreme serbe. Ndodh qė Jay Duplass
dhe Mark Duplass tė detyrojnė tė pranosh se je njė pijanec. Gjatė
transmetimit tė drejtpėrdrejtė tė vizitės sė Papės, Xavi Salės i
prishet televizori. Artak Sevada Grigorian ėshtė nyja qė lidh jetėn nė
fshat me marrėzitė e vogla qė bėjnė katundarėt. Me njė humor absurd
Lizzie Oxby ėshtė njė pėrrallė poetike pėr njė detar tė humbur mes
valėve dhe njė gruaje qė pret nė shtėpizėn buzė detit. Ja Thurring ka
njė sekret pėr Saeid Shokranin qė ėshtė mbarsur me shpirtin e njė
vajze tė vrarė. Ky ushqim i shijshėm bashkon edhe Marton Szirmain. Tė
gjithė sė bashku ata kuptohen pa fjalė.
Shikim tė kėndshėm!!!

Fani Zguro
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages