TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL EXPERIMENTAL

1 view
Skip to first unread message

butk...@gmail.com

unread,
Dec 5, 2007, 7:02:14 AM12/5/07
to FESTIVAL PEOPLE
Nga Fani Zguro

Tė flasėsh sot rreth njė argumenti si filmi eksperimental ėshtė sa
interesante, aq edhe klishe. Kjo pėr njė arsye shumė tė thjeshtė, e
cila lidhet drejtpėrsėdrejti me historikun mė shumė se njėshekullor tė
kinemasė dhe nevojės sė kėrkimit permanent pėr hapėsira dhe prurje tė
reja. Nė vitet e para tė kinemasė ishte mėse e natyrshme qė cdo
produksion tė mbarte nė vetvete natyrėn eskperimentale tė kėrkimit.
Fusha asokohe ishte njė projekt i ri dhe natyrshėm detyra e cdo
kineasti ishte sa artistike aq edhe alkimiste. Kjo mėnyrė pune vijoi
pėr dekada tė tėra, ku arrin kulmin e saj nė epokėn e kinemasė sė
restaurimit, menjėherė pas luftės sė dytė botėrore, e cila konsakrohet
me fillimin e viteve '60, ku pionierėt e kinemasė amerikane dhe
sidomos asaj evropiane ngritėn nė kėmbė atė strukturė tė filmit, qė
ende sot ėshtė manuali kinematografik i pakontestueshėm. Megjithatė
ideja pėr tė eksperimentuar nė film, ėshtė njė teoremė a priori, e
cila lė vend pėr cdo kohė dhe gjeneracion, duke arritur deri atje sa
nė mesin e viteve '90, arena ndėrkombėtare u ndėrgjegjėsua se kohėt
hipper elektronike ngushtuan distancėn midis vėshtirėsive tė
produksionit dhe projektit artistik, duke pėrligjur elementėt
dixhitalė, qė tashmė janė prona mė demokratike pėr cdo krijues. Pėr
ironinė pozitive tė fatit nė rastin tonė Tirana International Film
Festival ka ditur t'a promovojė nė mėnyrė perfekte kėtė kontrast tė
shoqėrisė post-industrialiste, duke i ofruar raportit film-publik
esencėn e tensioneve tė kėtij mijėvjecari tė pasigurt. Por mė mirė
kėtė kontekst mund t'a pėrftosh nėse dikush maskohet si njė derr
veshur me uniformė ushtarake dhe njė palė cizme nisin tė jetojnė mė
vete ashtu sikurse edhe Corrine Bot. Kam frikė se Jay Rosenblatt ėshtė
njė film rreth frikės dhe ankthit. Chris Bryant ėshtė njė copėz
eksperimentale nė eksplorim tė konformitetit. Ndėrsa Nadja Marcin
endet nė njė kinema ku pėrballet me situate groteske, seksi dhe dhune.
Sylvia Schedelbauer krijon njė refleksion poetik mbi motėrzimin e
ankthshėm mes kujtimeve dhe ėndrrave. Pa fjalė, pa dialog, Alexandre
Philippe shpalos poetikisht hidhėrimin e njė gruaje tė zėnė nė grackė
nga kujtimi i rrugėtimit tė tė shoqit pėrmes stepave tė pėrkėdhelura
nga era. Jetėt sekrete tė Ruth Jarman dhe Joe Gerhardt zbulohen si
gjeometri kaotike, gjithnjė e mė shumė nė ndryshim. Jelena Bracun
pėrpiqet tė vizualizojė procesin rrethor tė kalimit tė kohės. Nė fund
tė fundit kush ėshtė mė i vetmuar: ariu apo Asya Nikolaeva? Duke
rifreskuar kujtimet e operacionit tė bėrrylit gjatė tetė viteve tė
fundit, Christian Nicoletta mendon pėr lidhjen mes perceptimit tė
normalitetit anatomik dhe implikimeve shoqėrore tė tij. Ky mund tė
jetė edhe njė ndėrtim i saktė i procedurave tė denazifikimit tė James
Hong. Ose njė tjetėr interpretim artistik-modern-izėm i Myznikova dhe
Provorov. Versioni i tyre gati sa nuk pėrfundon nė dramė. Kurse nė
versionin e ri tė filmit me titull "U Turn" tė regjizorit amerikan
Oliver Stone, Fani Zguro aludon se Amerika ka qenė historikisht njė
vend i mallkuar edhe para se ta zbulonte Christofor Colombus. Shikim
tė kėndshėm!!!

www.tiranafilmfest.com
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages