TIRANA INTERNATIONAL FILM FESTIVAL ALBANIAN

14 views
Skip to first unread message

butk...@gmail.com

unread,
Dec 5, 2007, 7:03:24 AM12/5/07
to FESTIVAL PEOPLE
Nga Fani Zguro

Kur xhirohej filmi i parė shqiptar "Tana", shumėkush mund tė
ngatėrrohej se aktori kryesor nė film Naim Frashėri, mund tė ishte
edhe njė shaka pa kripė e byrosė pėr tė ngjallur virtualisht
rilindasin e famshėm, por identiteti i aktorit tonė (le tė themi cult)
ishte i vėrtetė dhe aspak lojė, sikurse sot ndodh rėndom nė filozofinė
papa-raciste tė mediave. Mėgjithatė kėto pėrsėritje ndodhin edhe nė
sisteme tė tjera, sikurse nė artin viziv, ku videoartisti anglez Steve
Mcqueen na kujton aktorin e famshėm amerikan tė viteve '60-'70, apo
edhe artisti irlandez Phil Collins teksa na kujton bateristin e
famshėm anglez. Gjithėsesi kėto krahasime nuk kanė pėr qėllim trajtat
paralele qė pėrsėriten, por tė pėrshtasin si metaforė disiplinėn e
shkua tashmė, me prurjet dhe energjinė e re, qė kinemaja shqiptare po
tenton prej mė shumė se 15 vjetėsh, por tė vėshtirė e ka me sa duket.
Megjithatė, krahas gjithė kėtyre vėshtirėsive qė koha na i ka servirur
si mos mė keq, ende mbijetojnė aktivitete dhe iniciativa si Tirana
International Film Festival, qė duke qėnė mė sė miri nė koherencė tė
plotė me gjėndjen e filmave shqiptarė (sidomos ato me metrazh tė
shkurtėr), prapėsėprapė organizon kompeticione mėse inteligjentė si ai
Albanian, pėr tė promovuar edhe njėherė kinemanė e re shqiptare, nė
Tiranė dhe jo vetėm. Le tė shpresojmė qė kėta kineastė tė rinj tė
shprehin nėpėrmjet projekteve tė tyrė modestė, atė energji, mjaltė dhe
gjak, qė mjeshtrat e dikurshėm, ndonėse nė njė kontroll tė hekurt tė
mizerjes byrokratike, i transmetonin publikut shqiptar. Ne tė gjithė
sot i kujtojmė me respekt dhe mirėnjohje gjigandė si Muharrem Fejzo,
qė ditėn tė krijonin pelikula pėrtej misterit si "Fije qė Priten".
Produksion ky, i cili padyshim konsolidoi bazat e filmit noir
shqiptar. Apo tė tjerė kineastė tė padiskutueshėm si Dhimitėr
Anagnosti, qė krijuan atė "Lulėkuqe mbi Mure", film qė i meritonte
padyshim tė gjitha festivalet ndėrkombėtare, duke 'ėndėrruar' qė Jean
Luc Godard t'a pėrmendte nė nouvelle vague-n e kujtimeve. Sipas kėsaj
traditė pak a shumė nė kompeticionin Albanian tė TIFF pėr kėtė edicion
do tė prezantohen: Borin Leka me "Dyqani i riciklimit", Lucjan Bedeni
me "Arkitektura", Gjonaj dhe Bajo me "Pėrse", Parta Kelmendi me
"Lindja nuk pyet", Florian Fejzollari me "Shpuzė", Sabir Kanaqi me
"Unė jam nga Shqipėria", Ujkan Hysaj me "Kaona", Mahir Musliu me
"Skank at 47", Resul Jusufi me "Mos ma prish gjumin pa ardh
pavarėsia", Dragot me "Meno", Citaku dhe Krasniqi me "Lėviz me mua",
Albert Brahaj me Udhėtim nė pafundėsi", Tėrpini dhe Shijaku me "Dita e
fundit", Gledis Bica me Rac-ism", Valon Bajgora me "Dy javė", Arben
Thaci me "Prapa ferrit", Besian Kozma me "Cėshtje kėmbėsh", Hareza
Basha me "Njerėzit e humbur", Urim Bozaxhi me "Kokrra e mistrit",
Edlira Baholli me "Tym", Sabri Pajaziti me "Teshja", Henor Halili me
"Historia e shkurtėr e njė dėrrase", Ilir Kabashi me "Vdekja solemne",
Poshka dhe Maze me "Shfaqja duhet tė vazhdojė", Amir Vitija me "Tek
liqeni", Denald Grepcka me "Pa mbarim" dhe Albulena Kryeziu me "E
dehura".

www.tiranafilmfest.com
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages