butk...@gmail.com
unread,Nov 29, 2007, 6:54:32 AM11/29/07Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to FESTIVAL PEOPLE
Vazhdon qė tė jetė nė qendėr tė vėmendjes kinematografike edicioni i
pestė i Festivalit Tirana Internacional Film Festival. Kėshtu edhe
dita e tretė e zhvillimit tė tij ka vazhduar me shfaqjen e disa
filmave qė kanė sjellė nė konkurrim regjisorė dhe skenaristė tė njohur
nga vende tė ndryshme tė botės. Dje nė ambientet ku po zhvillohet
festivali i TIFF u bė edhe prezantimi i Jurisė Ndėrkombėtare qė kishte
nė pėrbėrjen e saj emra tė njohur si: Dania Apolloni, Cristiano
Palozzi, Sam Green dhe Alexandar Manic.Gjatė kėsaj konference shtypi
ata e vlerėsuan faktin qė ishin pjesė pėrbėrėse e TIFF, gjithashtu ata
u shprehėn se ishte akoma shpejt pėr tė folur pėr filmat, pasi nuk i
kishin parė tė gjithė. Sipas tyre e rėndėsishme ishte qė ky festival
kishte sjellė nė konkurrim disa nga prodhimet mė tė mira
kinematografike qė i pėrkiste filmave dokumentarė, me metrazh tė
shkurtėr etj. Pėrveē prezantimit tė filmave, dje nė njė nga takimet qė
zhvillohen nė kuadėr tė TIFF u organizua njė takim mes regjisorėve,
skenaristėve dhe studentėve qė ishin tė interesuar pėr sa i pėrket
historikut dhe prodhimit tė filmave dokumentarė. Sam Green i cili
ėshtė edhe pjesėtar i Jurisė Ndėrkombėtare tė TIFF, dje prezantoi disa
sekuenca nga filmat e tij dokumentarė, gjė e cila shfaqi interes tek
tė pranishmit. Gjatė prononcimit tė tij vetė regjisori amerikan i cili
jetonte nė Kaliforni, Sam Green u pėrgjigj se ishte njė regjisor
indipendent dhe se kishte vite qė merrej me prodhimin e filmave
dokumentarė tė pavarur. Pasi kishte studiuar dhe ishte diplomuar pėr
arte ai u shpreh se: " Bota e artit ėshtė shumė e ndarė nga bota
reale. Unė kam studiuar edhe gazetari dhe tek prodhimi i filmave
dokumentarė kam gjetur emėruesin e pėrbashkėt tė artit dhe tė botės
reale. Puna qė unė bėj i kushtohet filmave dokumentarė dhe unė nė
realizimin e tyre kėrkoj financime nė mėnyrė tė pavarur. Nėpėrmjet
punės qė unė bėj nuk fitohet para, por kjo punė tė merr shumė kohė,
njė realizim i tillė mua mė ka kushtuar rreth pesė vjet kohė. Nga
temat qė mua mė tėrheq ėshtė qė unė tė nxjerr diēka qė tė jetė njė
ngjarje, qė mbahet mend pėr atė qė ajo ka lėnė pas dhe pėr mėnyrė se
si u zhvillua ajo"- u shpreh regjisori Green. Ndėrkohė ndonėse nuk
ėshtė pjesė e konkurrimit ai dje prezantoi disa sekuenca filmime tė
filmit "Rainban man", i cili solli nė sallėn e kinemasė diskutime tė
shumta midis njerėzve tė kinematografisė por edhe atyre qė ishin pjesė
e njė audicioni mė tė ri. Filmi nė ngjarje e tij tregonte pėr tė njė
tė ri, i cili ishte njė personazh qė dilte nėpėr evenimente sportive,
por duke mbajtur gjithmonė njė paruke nė kokė. Ngjarjet vazhdojnė nė
rrjedhėn e tyre, por pas famės qė ai mori duke vazhduar pėr kohė tė
gjatė kėtė mėnyrė prezantimi ai u dėnua me burgim tė pėrjetshėm. Sipas
regjisorit kjo gjė mund tė duket diēka banale por me anė tė kėsaj
historie tregohet ajo qė ndodh ,qė nė dukje ka diēka qė sipas
regjisorit personazhi u bė i famshėm pas vėmendjes qė media i kushtoi
atij nė evenimente tė tilla. Sipas prezantimit qė u bė dje, nė filmin
"Rainban man" tregohet tragjedia e njė njeriu qė u bė viktimė. Ky film
ishte i pari qė ka realizuar Sam Green dhe dje ai u prezantua jo si
konkurrent i festivalit por si njė prodhim qė donte tė tregonte
mesazhin qė mbart dhe se si ishte realizuar. Nė lidhje me filmin ai u
shpreh se: "Ishte interesante pasi edhe pse ishte prodhimi im i parė
mua mė tėrhoqi historia qė kisha dėgjuar por atė njeri. Pasi u njoha
historinė e tij unė fillova tė ,mbledh materiale arkivi dhe pasi e
prezantova mė erdhi mirė qė ky film ishte pranuar nė disa nga
festivalet mė tė rėndėsishme jashtė vendit. Nė Amerikė doli dhe u prit
me shumė sukses"- sqaroi ai. Ndėrkohė po dje nė kuadėr tė kėtij takimi
u prezantua edhe filmi "Wather the underground", njė film dokumentar i
cili pas suksesit qė kishte shfaqur nė disa vende tė botės u prezantua
edhe para publikut shqiptar. Filmi ka kushtuar nė realizimin e tij
rreth 300 mijė dollarė amerikanė. Filmi tregona atė qė kishte ndodhur
me Amerikėn nė vitet '60. Pamjet disi tė trishtueshme tė filmit dhe tė
ndėrthurura me atė qė kishte ndodhur para disa vitesh nė atė qė sot
quhet vendi i demokracisė bėnė qė tė kishte reagime tė shumat nė
sallėn ku u shfaq filmi. Por regjisori u pėrgjigj se audienca
amerikane e priti shumė mirė filmin, por sipas tij ajo pjesė e
politikės sė djathtė nuk e priti mirė ndėrsa ajo pjesė e majtė qė
pėrbėhej nga liberalėt e priti shumė mirė. Ndėrkohė qė vetėm dje u
shfaqėn mbi 20 filma ( dokumentar, me metrazh tė shkurtėr, tė
animuar). Nė mbrėmje nė sallėn e kinemasė sė festivalit tė TIFF, u
prezantua filmi dokumentar "W. R. Mystery of the organism" i cili
erdhi para publikut si njė realizim i regjisorit tė njohur Dushan
Makavejev. Dokumentari i tij trillues surreal fillon si njė investigim
tė jetės dhe tė punės sė psikologut dhe filozofit kundėrshtues Uilhem
Raiq dhe pastaj shpėrthen nė njė tregim tė formės sė lirė tė njė vajze
tė re dhe tė bukur sllave. Njė tjetėr film qė u shfaq nė sallėn e
kinemasė ishte edhe filmi i titulluar "Mirror" ose "Pasqyra" nė shqip.
Ky prodhim kinematografik erdhi i realizuar nga regjisori kosovar
Gentian Koēi. Ngjarjet nė film tregojnė tragjedinė e Kljedit, njė i
paralizuar, i cili edhe nuk flet dot. Ai qėndron nė dritare dhe shikon
jashtė nga njė pasqyrė. Njė vajzė rrėmbehet dhe nuk ka asnjė
dėshmitar. I paaftė pėr tė dėshmuar rrėmbimin qė ai pa, i zhgėnjyer ai
thyen pasqyrėn tė vetmin objekt qė e lidh me kėtė ngjarje tragjike.
Kėtė vit do tė ndahen 6 ēmime pėr secilėn kategori, mes tė cilėve edhe
ēmimi i madh i Festivalit. Kėshtu do tė ndahen ēmimet Filmi mė i mirė
i TIFF (The Best Film of TIFF), Filmi artistik mė i mirė (The Best
Fiction), Dokumentari mė i mirė (The Best Documetary), Filmi mė i mirė
eksperimental (The Best Experimental), Filmi i shkurtėr shqiptar mė i
mirė (The Best Albanian Short), Ēmimi i medias (Media Award) dhe Ēmimi
i publikut (The Public Award). Si ēdo vit, njė juri ndėrkombėtare e
pėrbėrė nga personalitete tė kinematografisė botėrore do tė japė
vlerėsimin nė konkurrimin ndėrkombėtar. Juria kryesore pėrbėhet nga
regjisori serb Alexandar Manic, nė pozicionin e kryetarit tė jurisė,
Dania Apolloni, producente dhe drejtoreshė e Viterbo Film Festival nė
Itali, regjisori amerikan Sam Green, Cristiano Palozzi, drejtor i
Genova Film Festival nė Itali dhe regjisori shqiptar Edi Topi.
Gjithashtu do tė ketė edhe njė juri tė medias tė pėrbėrė nga gazetarė
tė shtypit tė shkruar dhe atij televiziv. Pėr 5 vjet me radhė, pjesė e
pandarė e kėtij festivali janė edhe tė ftuarit. Disa vijnė nga Greqia,
apo Italia, pra shumė pranė nesh, por qė kanė bėrė emėr nė
kinematografinė botėrore dhe kanė rrėmbyer ēmime tė mėdha nė festivale
e gara ndėrkombėtare. Njė ndėr ta ėshtė regjisori italian Gianni
Amelio, jo i pa njohur pėr shqiptarėt pėr filmin e tij "L'America".
Ndėrkohė qė sot nė sallėn e festivalit TIFF do tė prezantohen
regjisorė dhe skenaristė tė tjerė tė cilėt do tė sjellin para publikut
prodhime qė kanė vlera kinematografike por qė pėrēojnė edhe realitetin
qė ekziston sot nė shoqėri.
Gazeta SOT