MINISTRI PANGO DËNOI ME VDEKJE FESTIVALIN - nga ILIR BUTKA

3 views
Skip to first unread message

butk...@gmail.com

unread,
Nov 18, 2007, 2:04:55 PM11/18/07
to FESTIVAL PEOPLE
TIFF ėshtė duke zhvilluar edicionin e pestė dhe tė fundit me sa duket,
pasi ministri Pango nuk e pa tė arsyeshme ta konsideronte kėtė projekt
midis projekteve tė tjerė qė kėtė vit u mbėshtetėn financiarisht nga
ministria qė ai drejton.
Ne kurrikulumin e tij, TIFF numeron 5 edicione tė shkėlqyera me
performancėn e tė cilėve mund tė krenohemi jo vetėm ne organizatorėt,
por e themi pa ekzagjeruar aspak, edhe Shqipėria. Nė kėtė performancė
sigurisht partneri kryesor i Festivalit ka qenė Ministria, qė nė
harkun e 5 viteve jetė tė kėtij festivali ka ndėrruar emrin e saj po
aq sa edhe ministrat qė e kanė drejtuar ( 4 ministra).
Ministri i fundit z. Pango, do tė ketė rastin qė arritjeve tė tij nė
drejtimin e kėtij institucioni t'i shtojė edhe kėtė vendimin padyshim
tė papėrgjegjshėm, duke e identifikuar vehten si: "Ministri qė denoi
me vdekje njė Festival"

MIinistri apo Shteti?
Shpresoj thellėsisht qė reputacioni negativ ti mbetet vetėm ministrit
dhe jo i shtetit. Shteti ne kete rast u tregua indifirent ndaj
vendimit tė papėrgjegjshėm tė njė ministri. Nuk do tė donim qė shteti
shqiptar tė indentifikohej si i tillė pėrpara atyre mijėra kineastėve
nga mbi 75 vende tė botės qė kanė aplikuar kėto pesė vjet nė Tirana
International Film Festival. Reputacioni i tij (shtetit) nė arenėn
ndėrkombėtare nuk mund dhe nuk duhet cėnuar. Sigurisht nuk ka pėr tė
qenė TIFF ai qė mundt ta bėjė kėtė, pėrkundrazi.
Shteti shqiptar ishte ai qė e financoi pėr katėr edicione kėtė
festival. Eshte po ky shtet qe me anen e Qendres Kombetare te
Kinematografise po mundeson realizimin e ketij edicioni. QKK eshte
partnere e TIFF prej dy vitesh, duke konfirmuar keshtu, qe ky
institucion e ka vleresuar aktivitetin e Festivalin dhe kontributin e
tij ne fushen e kinematografise. Gjej rastin te falenderoj publikisht
institucionin e QKK, Kryetarin e saj z. Xhevdet Ferri dhe anetaret e
bordit, per sensibilitetin dhe ndihmen e vyer qe i dhane TIFF ne kete
moment kaq te veshtire.

Ajo qė ne duam tė bėjmė ėshtė tė kontribuojmė nė pėrpjekjet qė
"shteti" pavarėsisht nga kahu politik, bėn pėr tė evidentuar
Shqipėrinė dhe shqiptarėt nėn njė optikė pozitive nė arenėn
ndėrkombėtare.
TIFF, si ēdo festival tjetėr, tenton t'i paraprijė proceseve tė
pashmangshme tė integrimit, duke operuar nė planin kulturoro-artistik,
profesional, edukativ dhe human, duke lėnė tė lira frekuencat politiko-
administrative qė kryesisht mbulohen nga shteti.
Janė kėto, arsyet qė ndonėse tė abandonuar nga indiferenca e shtetit,
i cili nuk mundi tė mbante gjallė tė vetmin festival ndėrkombėtar tė
filmit nė vend, ne nuk do tė donim tė identifikonim aty pėrgjegjėsitė
qė nė fakt duhet tė ketė kurajon t'i marrė mbi vehte njė ministėr.

Indiferenca
Kur dikush pret njė pemė, njerėzit e pranishėm pavarėsisht nga raca,
kombėsia, besimi, bindjet politike, pėrkatėsia sociale, formimi,
prejardhja, mosha, pėrgjithėsisht pozicionohen pa as mė tė voglin
dyshim nė tė njėjtėn mėnyrė, nė mbrojtje tė jetės.
E ndėrsa fati i njė peme ėshtė nė gjendje tė sigurojė kaq kohezion,
fati i njė festivali nuk mund tė shpresojė tė njėjtin reagim?
Nė emėr tė kėtij besimi, me shpresėn e njė reagimi tė pėrbashkėt, ne
pėrgatitem njė peticion, tė bindur qė do tė gjenim nė shumė
institucione, tė vendit dhe tė huaja, artistė, tė vendit dhe tė huaj,
artdashes dhe qytetarė, tė vendit dhe tė huaj, sensibilitetin qė nuk e
gjetėm tek njė ministėr.
Nderkohe kete peticion e kane firmosur mjaft personalitete te
kinematografise, drejtues institucionesh te huaja, drejtues te
festivaleve, regjisore shqiptare dhe te huaj. Listes te gjate prej me
shume 400 firmash i jane bashkangjitur deri me tani, mjaft artdashes
te cilet do te doja ti falenderoja vecanerisht per mbeshtetjen dhe
vleresimin e tyre per TIFF.
Te gjithe ata qe duan te lexojne konsideratat e firmetareve, apo duan
ti bashkangjiten ketij Peticioni mund ta firmosin online ne internet
ne adresen:
http://www.petitiononline.com/ad351de4/petition.html ,
gjithashtu mund ta gjejne ne web sitin e TIFF: http://www.tiranafilmfest.com

Pra ju jeni pėr reagimin?
jo domosdoshmėrisht nė ēdo rast, por njė shoqėri qė nuk reagon pėr mua
ėshtė njė shoqėri ku mungojnė neuronet dhe pėr rrjedhojė nė gjendje
shqetėsuese, pėr tė mos thėnė ndonjė fjalė mė tė rėndė. Reagimi ėshtė
njė e drejtė e padiskutushme, por reagimi emotiv i vazhdueshėm,
konstant, qė nuk arrin tė diferencojė probleme ėshtė mistrecllek,
ėshtė tejkalim i tė drejtės, dhe pėr pasojė zbeh perceptimin e
reagimit duke u kthyer i pa dobishėm. Reagimi pa vend dhe i
sproporcionuar sjell pėr pasojė njė konsum tė sė drejtės sė reagimit.
Personalisht jam qė ēdo problem tė ketė njė reagim tė proporcionuar nė
korrespondencė me gravitetin e problemit.
Njė tjetėr argument tė rėndėsishėm qė do tė doja tė trajtoja kėtu,
ėshtė forma e reagimit.
Njė reagim spontan, pėrveē geniunitetit tė gjestit, pėrveē denoncimit
tė problemit, nuk sugjeron asgjė tjetėr, ndėrkohė qė njė reagim me
pėrmbajtje tė studiuar i bazuar nė argumentim dhe formalisht i
prezantuar mirė, krijon njė impakt mė tė madh nė opinion, duke krijuar
shance mė tė shumta pėr zgjidhjen e problemit. Sepse njė reagim qė nuk
ka pėr qėllim kėtė prerogativė ėshtė tendecioz dhe ka si rezultat
krijimin e njė problemi tjetėr. Tė mos harrojmė qė reagimi nė vetvete
ėshtė njė formė e impenjimit publik dhe pėr kėdo qė ėshtė i mpenjuar
nė jetėn publike etika e mendimit dhe veprimit ka njė rėndėsi tė
veēantė.

Jeta publike ėshtė e pėrbėrė nga angazhimi politik, social, artistik,
kulturor, etj.
Vetė festivali ėshtė njė angazhim artistiko- kulturor me anėn e tė
cilit automatikisht aderon nė jetėn publike.

Ēfarė i kėrkoni ministrit?
Nuk jam unė qė kėrkoj diēka, dhe pėr mė tepėr ministrit, kjo duhet tė
kuptohet mirė.
Festivali i kėrkon Ministrisė mbėshtetjen financiare, por nė plan tė
parė do tė vendosja mbėshtetjen morale. Kemi tė bėjmė me dy
institucione, festivali nga njėra anė dhe ministria nga ana tjetėr.
Ministri gjendet nė kėtė mes pėr faktin se ka marrė mbi vehte
pėrgjegjėsinė e drejtimit tė kėtij institucioni dhe si i tillė tė
pėrballet me problematikėn nė fjalė. Detyra e tij, dhe besoj se nė
kėtė pikė edhe ministri duhet tė jetė dakort me mua, ishte qė me
ardhjen nė kėtė detyrė tė re tė njihej me historikun e aktiviteteve qė
kjo ministri, ky institucion kishte mbėshtetur nė tė shkuarėn e largėt
dhe tė afėrt dhe tė verifikonte rezultatet e arritura. Kjo do t'i
shėrbente pėr tė kuptuar kush mund tė ishin partnerėt e tij tė
mundshėm nė rrugėn e vėshtirė tė drejtimit tė MTKRS -sė. Ai nuk denjoi
ta bėnte kėtė, pra nuk u informua.

Gjithashtu ministri nuk lejoi ballafaqimin institucional tė kėtyre
institucioneve, ministrisė dhe festivalit. Pse e them kėtė? Sepse
procedurat administrative u shkelėn qė nė momentin qė projekti ynė nuk
u parqit kurrė pėrpara komisionit tė vlerėsimit tė projekteve, ndėrsa
projekte tė tjerė u financuan ndėrkohė. Gjithashtu nga ministria nuk u
denjua t'i kthehej festivalit asnjė pėrgjigje zyrtare, qė nė vetvete
ėshtė shkelje e rregullores sė brendeshme e institucionit, pasi
pėrgjigjia me shkrim apo me gojė duhej realizuar brenda 30 ditėve nga
dorezimi i projektit, (projekti eshte protokolluar ne dt.31korrik).
Kanė kaluar mbi 100 ditė dhe asnjė pėrgjigje nuk ėshtė denjuar tė
kthehet. Nuk ishte pėrgjigja ajo qė ne kėrkonim, sepse nė fakt atė e
kishim marrė qė nė veren e kėtij viti, kur realizuam bashkė me Genc
Pėrmetin takimin me ministrin.

Takimi
Nga monologu me zė mjaft tė lartė qė z. Pango mbajti atė takim ne
perceptuam katėr (4) linja kryesore:
1. Qė zoti ministėr kishte jetuar 2 vjet nė USA ?!
2. Ministri kishte shkruar 11 libra ?!
3. Ministri ishte shumė i pakėnaqur dhe i irrituar me faktin qė shumė
aktivitete tė tjera si i yni kėrkonin mbeshtetje financiare?!
4. Qė ministri, (jo ministria) nuk kishte mė asnjė mundėsi pėr tė
mbėshtetur financiarisht festivalin?!
Ai u hodh krejt papritur nė kėtė linjė, duke u bere me mė pak
abstrakt. Filloi tė numėronte: Festivali i Butrintit, mė kėrkon
mbėshtetje! Festivali i Kėngės Operistike "Marie Kraja", mė kėrkon
fonde! Festival i Giffonit, kėrkon tė njėjtėn gjė!
- Vini dhe ju dhe kėrkoni gjithashtu!
- Mė thoni ju si tė veproj?
Me thėnė tė drejtėn na zuri ca si ngushtė pasi pėr ne, tė treja ato
ishin aktivitete qė i kemi vlerėsuar.
"Duhet t'i mbėshtesėsh", i thashė me njė dozė tė dukshme naiviteti. Nė
fakt menjėherė fillova tė preokupohesha se mos naiviteti i fjalėve
ishte ilustruar edhe nė portretin tim.
Ministri shtangu, ndoshta priste qė tė ishim nihilistė. Ndoshta duhet
tė ishim, por ja qė sinqeriteti na tradhėtoi si zakonisht.
Gati gati, ministri na krijoi impresionin se kėtė mbėshtetje
financiare po ia kėrkonim familjes Pango, sepse siē u shpreh ai, lekėt
i kishte mbaruar. Kjo u shoqėrua me njė gjest ilustrues duke treguar
xhepat e tij tė pantallonave, gjė qė e forcoi akoma mė shumė kėtė
impresion.
Ndonėse ishte veēse korrik, buxheti kishte mbaruar, ose ndryshe tė
themi, duke iu pėrshtatur stinės, ishte pėrtharė. Asocimi me njė
tjetėr pėrtharje, por kėsaj rradhe e njė tjetėr materje ishte i
pashmangshėm nė atė stinė tė nxehtė. U krijua idea e enėve komunikuese
midis Fierzės dhe buxhetit tė MTKRS-sė.

U larguam me shqetėsimin pėr impenjimin e marrė, ndėrkohė qė puna pėr
edicionin e ri kishte kohė qė kishte filluar dhe nuk mund tė
tėrhiqeshim, pasi kjo do tė dėmtonte nė mėnyrė tė parikuperueshme
reputacionin e festivalit. Ky reputacion nuk u ngrit nė njė ditė, por
u deshėn 5 vjet punė pėr ta krijuar.
Por ajo qė na la shijen mė tė keqe nga ky takim ishte toni i pėrdorur,
mungesa e etikės dhe e respektit pėr punėn dhe dedikimin, pėr
rezultatet e arritura tė festivalit dhe e gjitha kjo e bazuar mbi
mungesėn e dėshirės pėr t'u informuar rreth kėtij aktiviteti.
Tė refuzosh informacionin rreth diēkaje, do tė thotė tė injorosh
egzistencėn dhe tė injorosh do tė thotė tė ofendosh nė mėnyrėn mė tė
ulėt.

U trajtuam sikur tė kishim shkuar nė kėtė institucion pėr tė lypur,
ndėrkohė qė ishim tė bindur qė meritonim nė mos ndonjė fjalė tė mirė,
tė paktėn njė inkurajim.
Sensacioni i tė gabuarit adresė, dominonte mendjet tona dhe ishte i
pranishėm nė mendimet me zė qė artikulonim nėn shokun e atij takimi.

Ndėrsa koha kalonte dhe pėrgjigja e shumėpritur mungonte, u befasuam
kur pamė tė pasqyruar nė media, prezencėn e ministrit dhe mbėshtetjen
qė ai jepte pėr realizimin e festivalit tė Giffonit nė Shqipėri.

Buxhetet e qeverive dhe pėr rrjedhojė dhe ai i dikasterit qė ai
drejton, nuk krijohen nga hiēi, por nga taksat e marra nga kjo shoqėri
dhe po asaj i duhen kthyer. Domethėnė qė, festivalet e vendeve tė
tjera bėjmė padyshim mirė qė i financojmė, por do tė ishte e udhės qė
tė njėjtėn gjė tė bėnim edhe me festivalin tonė tė filmit, apo jo?
Pastaj nga dolėn lekėt, ndėrkohė qė ato kishin mbaruar?

Ndėrkohė qė ne do tė ishim jashtėzakonisht tė kėnaqur sikur MTKRS tė
merrte pėrsipėr qoftė edhe shpenzimet e qerasė sė kinemasė, atė kinema
qė ministria ofroi pėr festivalin e Giffonit.
Do tė ishim sigurisht dakort qė financimi tė mos i kalonte TIFF-it,
por drejpėrdrejt kinemasė. Pra ne nuk kėrkojmė lekėt, por kinemanė. Pa
dashur tė marrim nė analizė arsyet, vlerat, servilizmin politik, etj.,
etj., do ta kishim tė vėshtirė tė justifikonim mungesėn e koherencės
qė e shtyri ministrin tė mbante kėtė qėndrim tė ndryshėm midis dy
festivaleve.

Eshtė kjo mungesė koherence qė e ka detyruar ministrin Pango tė gjejė
format mė tė parekomandueshme dhe rrugėn mė tė shtrenjtė pėr tė
promovuar Shqipėrinė nė arenėn ndėrkombėtare. Mjafton t'i referohemi
Spotit kaq shumė tė propoganduar nė CNN.

Kosto e lartė, rezultati i dyshimtė
Pėr mė teper kur shikon spote tv te tipit CNN, krijohet asosacioni,
aspak i pėlqyer me republika qė kane fituar pavarėsine sė fundmi; si
p.sh. fqinjėt tanė qė dikur bėnin pjesė tek ish- Republika Jugosllave,
Mali i zi dhe Maqedonia, apo ish- republikat sovjetike si
Azerbajxhani, Kazakistani, etj.

Mund t'ju konfirmojmė qė me buxhetin e spotit tek CNN ne organizojmė 7
edicione tė TIFF, me tė cilat mund t'i japim mundėsinė Shqipėrisė tė
ekspozohet nė njė numėr jo tė vogel mediash tė huaja dedikuar artit e
kinematografisė dhe midis tyre mund te pėrmendim programin
"Agenda" (kulturore) tė EURONEWS.
Janė minuta tė vyera publicitet, nė njė prej mediave mė tė ndjekura nė
Europė, dhe e gjitha kjo totalisht gratis, zoti ministėr.
Ndėrkohė qė Festivali ka pėrfaqėsim tė shkėlqyer nė Internet nga ku e
ka edhe burimin fluksi i aplikimeve qė konsolidohet nga viti nė vit.
Vetėm kėtė vit kanė aplikuar rreth 800 filma nga rreth 70 vende tė
botės. Ka shumė festivale nė botė qė nuk e ėndėrrojnė kėtė fluks
aplikimesh, ndonėse janė tė organizuara nė vende me reputacion mė tė
mirė se Shqipėria dhe disponojnė buxhete qė ne organizatorėt e
festivalit nuk guxojme t'i imagjinojmė. Nėse doni tė dini konsideratat
qė drejtues dhe organizatorė festivalesh apo dhe regjisorėt kanė pėr
festivalin tonė hidhini njė sy peticionit tė firmosur prej tyre. Dhe
ky ėshtė festivali ynė, shqiptar.
Mos harroni qė aplikimi nė festival ka njė kosto qė ėshtė e lidhur me
postimin e DVD apo VHS qė mbėrrin nga tė katėr anėt e boteė, Singapor,
Japoni, Kore, USA , Argjentine, Francė, Indi, Danimarkė etj., etj., nė
adresėn e TIFF. Tė gjithė kėta regjisorė qė duke e njohur apo jo
Shqipėrinė, kanė dėrguar njė zarf nė drejtim tė saj, shumė syresh qė
kanė marrė kurajon tė vizitojnė kėtė vend a nuk e meritojne vallė
respektin e institucioneve tė kėtij vendi? Si i kemi mbushur mendjen
pėr tė sjellė filmat e tyre nė nje festival shqiptar gjithė kėtyre
artistėve? Me pordhė? Jo zoti ministėr, me PUNE, shumė PUNE.

A do tė zhvillohet festivali?
Festivali do tė bėhet edhe pse ministri nuk do qė ai tė bėhet.
Festivali do tė bėhet, sepse pėr fat tė mirė nė kėtė vend ekzistojnė
institucione dhe individė qė sensibilitetin nuk e kanė humbur dhe janė
nė gjendje tė kuptojnė rėndėsinė qė arti dhe kultura ka nė jetėn e njė
shoqėrie, si shoqėria shqiptare, qė ka kaluar trauma tė rėnda dhe ku
vakumi i investimit nė kėtė fushė ėshtė i ndjeshėm. Pėr tė kompesuar
kėtė vakum tė kėsaj shoqėrie nuk do tė mjaftonte buxheti modest i
ministrisė qė zoti Pango drejton, as i tė gjitha ministrive tė marra
sė bashku. Nuk do tė ishte e matshme nė Lekė. Do tė duhej mė shumė
punė, mė shumė dinjitet dhe respekt, mė shumė pėrkushtim, mė shumė
dashuri pėr kėtė vend.

.......................................................................................

Atė qė ministri nuk denjoi tė bėnte, unė do t'ia kėrkoj pėrunjėsisht
publikut. Do t'i lutem tė lexojė me durim disa fragmente tė shkėputura
nga "Rregullore e rishikuar e 2007" tė MTKRS, nė fund tė kėsaj
interviste.

... Nė nenin V. (pesė), Misioni dhe kompetencat, mund tė lexoni:
M.T.K.R.S. bashkėpunon me shoqata joqeveritare nė fushat e turizmit,
kulturės, artit, rinisė dhe sporteve. Nė funksion tė pėrmbushjes sė
misionit, mbėshtet financiarisht subjekte fizikė dhe juridikė, pėr
organizimin e aktiviteteve kulturore, artistike, pėr rininė dhe
sportin, jep ndihmė nė koordinimin e aktiviteteve dhe programeve
ndermjet subjekteve qė zhvillojnė veprimtari nė kėto fusha, brenda
Shqipėrisė dhe jashtė saj, nxit dhe afron mbėshtetje pėr shkėmbime
kulturore e sportive me institucione tė huaja, shtete dhe subjekte tė
ndryshme.
VI. M.T.K.R.S, menaxhon buxhetin e caktuar vjetor, nė funksion tė
misionit, gjithnjė me qėllim administrimin sa mė tė mirė dhe sa mė
transparent tė fondeve publike, krijimin e nje mjedisi tė shėndetshėm
pėr tė gjitha komunitetet artistike, kulturore, rinore dhe sportive,
pėr ushtrimin e veprimtarive individuale dhe kolektive, tė veēanta apo
periodike, qė tė gjitha sė bashku tė jenė nė ndihmė tė lartėsimit tė
imazhit tė Shqipėrisė, integrimit sa mė te shpejtė nė Europė dhe
rritjen e cilėsisė sė jetesės prej burimeve tė artit, kulturės dhe
aktiviteteve sportive.

VII. M.T.K.R.S. udhėheq, programon dhe mbėshtet aktivitete kombėtare
dhe ndėrkombėtare, me qėllim identifikimin dhe zhvillimin e tendencave
kulturore, artistike, rinore dhe sportive brenda vendit, si dhe
pėrfshirjen dhe ballafaqimin e vlerave mė tė mira kombėtare me ato
rajonale, si ato tė trashėguara dhe ato bashkėkohore. ...

Afatet e plotesimit te kerkesave per informacion zyrtar
11. Specialisti i Marredhenieve me publikun, perpunon pergatit dhe jep
informacion qe lidhet me dokumentet zyrtare duke respektuar afatet
ligjore si me poshte:
a) Afati i plotesimit te kerkeses per informacion eshte 30 dite nga
data e depozitimit te saj
b) Ne rast se per shkaqe te vecanta te kerkeses drejtoria ose zyra
perkatese nuk e realizon dhenien e informacionit brenda afatit te
parashikuar me siper, kerkuesi njoftohet me shkrim brenda 7 diteve nga
mbarimi i afatit te meparshem duke dhene arsyet dhe njekohesisht i
propozon atij :
- Caktimin e nje afati te ri, i cili fillon ne mbarim te afatit te
meparshem dhe qe nuk mund te jete me shume se 10 dite pa te drejte
perseritjeje

(M.T.K.R.S , Rregullore e rishikuar 2007)

http://www.tiranafilmfest.com
http://www.petitiononline.com/ad351de4/petition.html
http://groups.google.com/group/festivalpeople
http://movies.groups.yahoo.com/group/tiranafilmfest
http://festivalpetition.blogspot.com
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages