butk...@gmail.com
unread,Jan 6, 2008, 7:13:07 PM1/6/08Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to FESTIVAL PEOPLE
E diel, 02-12-2007, 03:48pm (GMT)
Nga Giovanni Robbiano
Problematika e prodhimit tė filmit dhe distribucionit nė Evropė ka
qenė nė fokus tė njė diskutimi paraditen e djeshme, nė kuadėr tė
Festivalit Ndėrkombėtar tė Filmit nė Tiranė (TIFF). Regjisori italian
Giovanni Robbiano ka treguar vėshtirėsitė 5-vjeēare pėr realizimin e
filmit tė tij, "Hermano", i shfaqur po dje si "premierė botėrore" nė
sallat e kinema "Imperial" nė Tiranė.
Duke e quajtur kėtė premierė tė parė tė filmit, edhe tė fundit,
Robbiano rrėfeu historinė e gjatė tė realizimit tė filmit tė tij qė
fillon para dhjetė vjetėsh.
Pengesat e hasura nė drejtim tė produksionit, distribucionit, raportet
me laboratorin "e prodhimit", me tė drejtat e autorit etj., janė nė
fakt shqetėsime reale pėr kinemanė evropiane sot, ndėrkohė qė sipas
drejtorit tė TIFF-it, Ilir Butka, qė bėri tė mundur dhe ardhjen nė
Tiranė tė Robbianos dhe filmit tė tij, "shumica e njerėzve qė i hyjnė
kėsaj rruge janė totalisht tė painformuar".
Nė njė sistem "tė ri", nė shumicėn e rasteve, producenti duket se e
ndėrmerr pėrsipėr prodhimin e njė filmi thjesht si biznes, duke bėrė
sė pari llogaritė e fitimit dhe lekėve qė do tė fusė nė xhepat e vet.
Ndėrsa "fati" i filmit ėshtė diēka tjetėr qė nuk ka lidhje fare me
kėtė.
"Gjėrat dukeshin goxha mirė. Kisha bėra njė film. Ky dukej si filmi
im. I xhiruar nė vitin 2000, filmi doli nga prodhimi nė 2007. Mė janė
dashur katėr vite pėr ta mbaruar. Kur filmi pėrfundoi, mendova mė nė
fund se shpėtova dhe filmi mund tė ecė me kėmbėt e veta. Jo, nuk
mundi. Pse? Kjo edhe pėr mua ėshtė kaq misterioze pėr t'u kuptuar. Por
tė gjitha gjėrat nė fund pėrmblidhen nė parashikim fondesh dhe
gjendemi pėrballė njė situate qė nuk arrijmė t'i japim zgjidhje",
thotė Robbiano, ndėrsa rrėfen se nė fakt me producentin ka marrėdhėnie
tė mira, por nėnshkrimi i kontratės pėr filmin ka dy vjet qė vonohet.
Sipas regjisorit Robbiano, nė Itali njė producent bėn film vetėm kur i
mbulohen qind pėr qind shpenzimet dhe ka edhe fitime. Dhe edhe pse
mund tė ndodhi dhe ndryshe; qė producenti ta bėjė njė film me lekėt e
veta, tė cilat mė vonė do t'i kthehen, kjo as nuk i shkon nė mendje.
"Producenti merr njė financim nga shteti italian pėr ata filma qė
konsiderohen me njė vlerė artistike dhe kur ky producent arrin kėtė
shumė, ai aplikon nė Ministrinė italiane tė Kulturės, nė atė qė quhet
fondi i garancisė. Problemi ėshtė i thjeshtė: nuk ėshtė bėrė asnjė
kontratė me autorėt. Kėshtu gjendemi nė njė situatė tė ēuditshme, pasi
ai arrin tė marrė fondet, por ndėrkohė nuk ka kontratė me aktorėt".
Nė Itali ku nuk ka njė Qendėr Kinematografike si nė Shqipėri, ėshtė
Ministria e Kulturės ajo qė supozohet tė jetė rregullatori mes
producentėve dhe krijuesve. E Robbiano fajėson kėtė "strukturė
shtetėrore" se "nuk interesohet fare pėr kėto abuzime, tė kėtyre
shpenzimeve tė ēuditshme qė vijnė nga ana e producentėve".
"Filmi kishte tė drejtėn tė tėrhiqte disa financime qė quhen fondi
distribucion nė Itali, ku mund tė aplikosh dhe distribucioni i filmit
konsiston nė prodhimin e kopjeve dhe shpėrndarjen e tyre nėpėr salla".
Robbiano shpjegon se shteti paguan njė pjesė tė shpenzimeve: pėr
kopjet, pėr promovimin. Porse ka rreth dy vjet qė ministri i Financave
nė atė kohė, bllokoi kėtė "rubinet". Nė kėtė situatė, kur askush nuk
ndėrmori t'u paraprinte shpenzimeve qė nė fund do tė riparoheshin e tė
nxirrte filmin nė kohė, Robbiano vėren se tashmė "askush nuk e di i
kujt ėshtė ky film".
"Rrėnimi" i kinemasė: lekėt?!
Duke bėrė njė retrospektivė, Giovanni Robbiano ndalet nė vitet '70-tė,
kur kinemaja italiane kishte njė prodhimtari mė tė madhe se amerikanėt
dhe njė nivel e cilėsi tė lartė.
"Nė atė kohė bėnim 500 filma nė vit. Natyrisht qė kishim kontroll tė
jashtėzakonshėm mbi tregun kinematografik. Por kjo gjė vdiq nė njė
hark kohor shumė tė shkurtėr". "Natyrisht, ekziston dhe lufta midis
vėllezėrve armiq: televizioni dhe kinemaja", komenton regjisori,
ndėrsa thekson se gjithsesi faji pėr kėtė "humbje vlerash" qėndron te
"paraja". "Producentėt e kuptuan qė mund tė bėnin pak punė dhe mund
t'i marrin shtetit pa i kthyer asgjė mbrapsht. Kur producentėt e
dikurshėm nuk janė mė, arritėn kėta producentėt e rinj, me xhaketa
lėkure tė shndritshme, 35-40 vjeē, totalisht injorantė, qė nuk marrin
vesh asgjė nga filmi, e qėllimi i vetėm i tė cilėve ėshtė tė fitojnė
sa mė shumė nga filmi. Por jo nėpėrmjet filmit, por duke e zhvatur sa
mė shumė atė", komenton Robbiano, ndėrsa shton se pikėrisht pėr kėtė
arsye filmat sot nė Itali janė tė dobėt.
Dhe edhe pse "politikėbėrėsit" nė shtetin fqinj duket se nuk e
pranojnė njė situatė tė tillė ekzistente, pėr Robianon, nėse nuk mund
ta quajmė kėtė dukuri "mafie industriale tė filmit", pa frikė mund tė
flasim pėr korrupsion. "Nė vitin 2002-2003 nė Itali janė bllokuar 32
filma tė autorėve goxha tė rėndėsishėm. Disa prej tyre janė zhdukur.
Unė adhuroj kinemanė amerikane dhe kolegėt e mi nuk janė si ata. Nė
kinemanė amerikane janė shumė mė tė ndjeshėm dhe solidarė", vijon mė
tej regjisori italian, duke marrė si shembull grevėn qė po bėjnė
skenaristėt nė Amerikė, sė cilės i ėshtė bashkuar i gjithė komiteti i
aktorėve dhe krijuesve.
"Kėta skenaristė nuk pėrfitonin tė drejtat e autorit nga shitjet nė
internet. Dhe producentėt e distribucioni refuzonte kėtė hapėsirė duke
thėnė se nė qoftė se nuk e blini, ajo nuk ekziston. Kjo grevė ka
rezultuar shumė mė sociale se komiteti evropian qė reagon ndaj kėtyre
problemeve. I njėjti problem ėshtė dhe nė vende tė tjera evropiane,
por nė Itali mbase pak mė shumė", shton Robbiano.
E ndėrsa producentja italiane Dania Appolloni, pėrmend se nė Itali me
gjithė kėtė ka njė numėr pa fund tė festivaleve tė kinemasė, regjisori
vijėzon se pėr tė ėshtė e vėshtirė tė bėsh kėtė zanat (tė krijimit e
tė prodhimit tė filmit) nė ēdo kėndvėshtrim. "Iu them studentėve tė mi
shpesh: Ju jeni nė skuadrėn qė bėn filma. Skuadra tjetėr janė
producentėt dhe kritikėt...".
Metropol