Ēmimi i madh i TIFF ka shkuar mbrėmė pėr filmin e regjisorit spanjoll
Abdelatif Hwidar, "Salvador" (Historia e njė mrekullie tė pėrditshme)
i cili u shpall nga juria ndėrkombėtare si filmi mė i mirė i kėtij
edicioni. Nė njė ceremoni tė veēantė mbajtur nė ambjentet e bar
"Piazza" u ndanė edhe shumė ēmime tė tjera pėr filmat e pėrzgjedhur tė
kėtij festivali. Me ēmimin "The Best Fiction" u vlerėsuan tre filma
mes tė cilėve filmi i regjisorit kosovar Burim Haliti "Hekurishtja".
Ēmimin pėr filmin mė tė mirė tė animuar e mori filmi i regjisorit
Grzegor Jonkajtys "Arka", ndėrsa janė dhėnė dhe tre ēmime speciale nė
kėtė gjini pėr filmin "Xhorxhi u rrit" i martin Schmidt, pėr filmin
"Flutur" tė Stefan Taēit dhe "Kujtime qensh" tė Simone Massit. Ēmimin
"The Best Documetary" e mori regjisori nga "Ura" i regjisorit Haris
Bilajbegovic. Me "The Best Experimental" u vlerėsua filmi "Magnetic
movie" e Alexandre O. Philippe, ndėrsa nė garėn e kinemasė shqiptare,
ēmimin "The Best Albanian Short", pėr filmin shqiptar me metrazh tė
shkurtėr e mori regjisorja Parta Kelmendi me filmin e saj "Lindja nuk
pyet". Njė vlerėsim i veēante nė kėtė festival ishte ai i dhėnė nga
njė juri e medias, e pėrbėrė nga njė grup gazetarėsh shqiptarė, tė
cilėt vlerėsuan me "Media Award" filmin e regjisorit egjiptian Sherif
Elbendary "Rise and shine" ("Dielli shndrin"). Po ashtu ēmimi i
pėrhershėm i publikut "The Public Award" ėshtė pritur me mjaft
interes. Nga votimet e publikut rezultoi se me kėtė ēmim ishte
vlerėsuar filmi "Neė boy" i regjisores Steph Green. Njė film i bazuar
nė njė tregim tė shkurtėr tė Roddy Doyle, ky film thumbues dhe komik
arrin tė ngėrthejė eksperiencėn e tė qenit nxėnės i ri i sapoardhur nė
shkollė parė nga sytė e Jozefit, njė djalė i vogėl 9-vjeēar afrikan.
Ceremonia e dorėzimit tė ēmimeve ishte edhe mbyllja e garės sė filmave
tė shkurtėr nė edicionin e pestė tė "Tirana International Film
Festival". Plot 92 filma me metrazh tė shkurtėr, artistikė,
dokumentarė, eksperimentalė dhe animacion, tė ardhur nga vende tė
ndryshme tė botės, qė nga Japonia e Tajlanda e largėt, tek vendet
fqinje, konkurruan pėrgjatė 6 ditėve, pėr tė ardhur nė vijėn e
finishit. Juria ndėrkombėtare pėrbėhej nga regjisorėt Alecandar Manic,
Dania Apolloni, Sam Green, Cristian Palozzi dhe Edmond Topi. Filmat
pjesėmarrės nė festival u pėrzgjodhėn mes 800 prurjeve. Karakteristikė
e kėtij festivali ishte numri i madh i filmave shqiptarė pjesėmarrės.
Nė konkurrimin ndėrkombėtar morėn pjesė 11 filma, ndėrsa nė seksionin
e veēantė 28 prodhime, nė tė gjitha zhanret. Gjatė ditėve tė
festivalit u shfaq edhe njė program special me prodhimet mė tė mira
kinematografike botėrore tė ditėve tona si filmi fitues i shumė
ēmimeve dhe kandidat pėr ēmimin OSCAR pėr filmin e huaj mė tė mirė,
"Eduart", me regji tė Angeliki Antoniut, premiera e filmit irlandez
"Tonight is cancelled", me regji tė Brendan Grant, dy filma tė Gianni
Amelios, filmi i Sam Green kandidat pėr OSCAR "Ėeather Underground",
etj. Edicioni i pestė i TIFF, ndryshe nga tė gjithė vitet e shkuara
nuk u mbėshtet nga Ministria e Turizmit, Kulturės Rinisė dhe Sporteve,
por gjeti mbėshtetjen e njė varg sponsorėsh privatė si dhe tė Qendrės
Kombėtare tė Kinematografisė.
03/12/2007 - 08:27
http://www.balkanweb.com