Cilatjane 10 semundjet me te cuditshme dhe me te rrezikshme, qe ekzistojne sot dhe demtojne ne menyre te parikuperueshme trupin njerezor? Nje pyetje te tille e ka drejtuar grupi "Gunslot", i cili ka hartuar ne baze te kerkimit perkates edhe listen me emrat e ketyre semundjeve, te cilat perbejne nje tmerr per njeriun, qe i ze ato. Sipas te dhenave, aktualisht ne bote jane me se 100 milione persona, te cilet vuajne nga 10 patologjite, e ashtuquajtura si me te cuditshmet. Nje nga keto eshte sindroma e "Te vdekurit, te gjalle". Personat e goditur nga kjo semundje kujtojne se kane vdekur dhe se kane humbur kontrollin e vetes se tyre e gjithe pjeseve te trupit. Nje gje e tille shoqerohet me nje gjendje te rende depresioni, si edhe tentativa per vetevrasje. Kjo sindrome iu ben te perjetojne te semureve se jane kthyer ne kufoma dhe se kane larva poshte lekures se tyre.
Nje semundje tjeter eshte edhe ajo "Linja Blashko". Keshtu, personat e goditur prej saj e gjejne trupin e tyre te mbuluar me vizatime te vecanta, si edhe rrudha te pakuptueshme. E zbuluar nga dermatologu gjerman, Alfred Blashko, ne vitin 1901, semundja eshte me origjine gjenetike. Funksioni i ketyre rrudhave apo vijezimeve eshte i panjohur ende, por mendohet se pacientet qe vuajne nga kjo semundje kane edhe patologji te tjera ne mukozat e lekures apo te qelizave te tjera te trupit.
Nga ana tjeter, nje semundje e cuditshme eshte edhe ajo qe mban emrin "Pica". Personat e goditur prej saj kane nje impuls te parezistueshem per te ngrene substanca joushqimore, sic jane dh, leter etj. Ne fakt, nuk ekziston asnje lloj kure deri me sot per te kuruar kete lloj patologjie. Ekziston edhe nje sindrome tjeter, e cila eshte shume interesante, eshte ajo e te ashtuquajtures, "Liza ne boten e cudirave". Ne gjuhen mjekesore quhet ndryshe "Micropsia". Keshtu, personat e goditur prej kesaj semundjeje kane nje perceptim te kohes dhe te ngjarjeve njerezore, ne teresi, ne menyre shume te crregullt. Behet fjale per nje crregullim neurologjik, mjaft te forte dhe te dukshem, i cili ka lidhje direkte me perceptimin viziv te gjerave. Atyre iu behet sikur objektet jane shume larg apo shume afer nga permasat e verteta te hapesires.
3a8082e126