Para dorëzimit të kopjeve të certifikuara të librave origjinal civil dhe fetar të lindjes dhe vdekjes nga Serbia te autoritetet e Kosovës, puna ditore e zyrtarëve komunalë të gjendjes civile ishte më e vështirë sesa që është sot. Nuk ishte e lehtë as për një qytetar të rëndomtë të Kosovës të kërkojë ndonjë dokument të gjendjes civile.
Pra, më herët, zyrtarët komunalë të gjendjes civile mund të mbështeteshin vetëm në të dhënat nga librat e ri-konstruktuar, të cilët përmbanin informacion shumë të kufizuar. Mirëpo, gjendja ndryshoi në mënyrë domethënëse kur u bën të disponueshme kopjet e certifikuara.
Kopjet e certifikuara përmbajnë të dhëna të qytetarëve nga momenti i lindjes kjo do të thotë se kurdo që qytetarët e Kosovës kërkojnë dokumente të gjendjes civile ata më nuk kanë nevojë që të paraqesin dëshmi personale për të dëshmuar identitetin e tyre.
Megjithatë, përgjegjësitë e EULEX-it të caktuara nga marrëveshjet në Bruksel nuk përfundojnë këtu. EULEX-i ishte përgjegjës për themelimin e një sistemi të Regjistrit të gjendjes civile plotësisht të besueshëm në Kosovë përmes shfrytëzimit të kopjeve të certifikuara të librave të regjistrit civil.
Nga mesi i prillit 2014, ne filluam me aktivitetin e vizitave në terren nëpër komunat të cilat i kishin pranuar kopjet e certifikuara të librave të Regjistrit civil dhe fetar origjinalet e të cilave mbahen në Serbi. Qëllimi i realizimit të këtyre vizitave ishte vlerësimi i shfrytëzimit të kopjeve të certifikuara gjatë punëve ditore të zyrtarëve komunalë të gjendjes civile dhe identifikimi i të gjitha fushave të cilat kërkojnë përmirësime të mëtejme shpjegon zj. Dineva.
Deri më tani, janë realizuar 68 vizita në terren në rajonin e Prishtinës dhe të Gjilanit; këto vizita do të vazhdojnë në të gjitha komunat tjera të Kosovës. Vizitat në terren kanë dëshmuar se kopjet e vërtetuara ishin shumë të dobishme për punët ditore të zyrtarëve komunal të gjendjes civile dhe të rëndësishme për gjendjen civile të qytetarëve të Kosovës.
Ekipi i EULEX-it synon ndërtimin e bashkëpunimit të ngushtë me Agjencinë për Regjistrim Civil, në mënyrë që të shpërndajë kopjet e certifikuara zyrtarëve të gjendjes civile në komunat që janë në veri të Kosovës.
Vlerësimet paraprake të punës së zyrave të gjendjes civile dhe zyrave për regjistrim civil në veri të Mitrovicës janë planifikuar për të vazhduar me themelimin e një sistemi plotësisht që qëndrueshëm dhe të besueshëm të Regjistrit civil në gjithë Kosovën. Ideja është që të identifikohen fushat potenciale të cilat kërkojnë mekanizma shtesë ligjor dhe administrativ për sigurimin e shërbimeve efektive të regjistrimit.
Përkundër përpjekjeve të institucioneve lokale të Kosovës dhe të UNMIK-ut për ta rikrijuar regjistrin e gjendjes civile, kishte ende shumë qytetarë pa dokumente personale ose me kopje të papërputhshme të certifikatave të gjendjes së tyre civile.
Në vitin 2012, , Kosova miratoi Udhëzimi Administrativ për përdorimin e kopjeve të certifikuara të regjistrave origjinal të gjendjes civile të Kosovës për të përcaktuar procedurat sipas të cilave kopjet e skanuara do të mund të konsideroheshin si origjinale.
Deri në mars të vitit 2014, marrëveshja u zbatua teksa Serbia i ktheu në Kosovë 12,036 kopje të skanuara të librave të gjendjes civile, të cilat për nga origjina i përkisnin komunave si në vijim:
1. Lindja e fëmijës deklarohet te nëpunësi i gjendjes civile nga prindërit, pjesëtarët madhorë të familjes, përfaqësuesit ligjorë ose kujdestarët, dhe, në pamundësi ose në mungesë të tyre, nga personat, që kanë të drejtë të vërtetojnë lindjen. Deklarimi mund të bëhet edhe nga përfaqësues të nënës, me prokurë të posaçme.
35fe9a5643