Pozita kryesore e Elbasanit

13 views
Skip to first unread message

ino

unread,
Mar 3, 2007, 7:00:30 AM3/3/07
to Elbasani
Rrethit Elbasanit ka klime te pershtateshme per kultivimin e te gjitha
kulturave, qe nga agrumet e perimet ne ambiente te mbrojtura dhe deri
tek arrat e geshtenjat si kultura me nevoja ekstreme. Mesatarisht bien
1170 mm reshje ne vit dhe ka nje temperature mesatare vjetore 15 - 18
° Celcius,me temperature minimale 0 - 3 grade dhe maksimale 32 - 35
grade. Ka mesatarisht 2530 ore ndriçim diellor ne vit dhe 332 dite me
diell. Ka nje lartesi mbi nivelin e detit 70 - 128 metra nga Elbasani
deri ne Dumre dhe me e larta 1411 metra maja e malit Bukanik.
Mbizoteron klima medhetare kontinentale e cila krijon mundesi per
plotesimin e nevojave per te gjitha kulturat.
Rrethi Elbasanit ka rezervat me te medha ujore ne vend. Ai pershkohet
nga dy lumenj, Shkumbini e Devolli,qe veç perdorimit te tyre per
ujitje kane sasi te medha inertesh. Rrethi Elbasanit ka 59 ujembledhes
me nje siperfaqe prej 800 hektare.Ne 700 hektare te tyre kultivohet
peshku.Nga keto,39 jane natyrore,kryesisht ne Dumre,duke I dhene kesaj
zone nje bukuri te rralle dhe mundesi te medha zhvillimi.Ne Komunen
Klos kemi 12 hektare siperfaqe ujore ne te cilen kultivohet rasati i
peshkut.
Thellesia e liqeneve natyrale eshte 7 - 10 m me nje thellesi maksimale
61 m.Temperatura e ujit ne thellesi 25 - 50 cm eshte ne dimer 7.5 °
dhe ne vere 25 ° Celcius,temperature kjo e pershtatshme per gjallesat
nenujore gjate gjithe vitit.Keto liqene me rezerva ujore prej 30
milion metra kub,shtrihen ne nje pllaje prej 280 km katror.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages