Veprimet që duhet të zbatohen për personin që është në agoni të
vdekjes dhe menjëherë pas vdekjes së tij.
التَّجْهِيزُ
1. Personi që është në agoni të vdekjes është e rekomanduar që
ta shtrijmë në krah nga ana e djathtë dhe i drejtuar nga kibla,
nëse kjo është e mundur. E nëse nuk mund të kthejmë në krah nga
ana e djathtë atëherë duhet lënë shtrirë në shpinë në atë
mënyrë që koka t’i ngritet pak me jastuk dhe këmbët t’i ketë
të shtrira nga kibla. E kur ndodhë që këto veprimet vështirë të
zbatohen, atëherë i vdekuri duhet të lënë në atë gjendje çfarë
gjendet në ato momente.
2. Sunnet është që personi që është në agoni të vdekjes t’i
përkujtohet qetë shehadeti. Për këtë mund të përmendim hadithin
e Pejgamberit s.a.w.s.:
(لَقِّـنُوا مَوْتَاكُمْ لاَ إِلَهَ
إِلاَّ اللهُ فَإِنَّهُ لَيْسَ
مُسْلِمٌ يَقُولُهَا
عِنْدَ الْمَوْتِ إِلاَّ أَنْجَاهُ
اللهُ مِنَ النَّارِ)
“Shprehjuni atyre që janë në agoni të vdekjes shehadetin, ngase
nuk ka musliman që në momentet e vdekjes e shpreh këtë e që Allahu
të mos e shpëtojë prej Xhehhennemit”.
3. Rekomandohet që të afërmit, miqtë dhe fqinjtë të jenë afër
atij që është në agoni të vdekjes dhe që mundësisht t'ia
lexojnë suren “Jasin”. Disa nga muxhtehidët e mëvonshëm
preferojnë që të lexohet edhe sureja “Err-Rr’ad”.
4. Preferohet dhe rekomandohet që personit i cili është në agoni
të vdekjes nga pak t’i lagën buzët me ujë të ftohtë.
5. Kur personi vdes duhet t'i mbyllen sytë, i mbyllet goja dhe i
drejtohen duart drejt anash, duhet të mbulohet me ndonjë çarçaf dhe
duhet t’i vendoset në bark diçka që të mos i enjtet barku.
6. Ai i cili ia mbyll sytë preferohet të lexojë këtë dua:
بِاسْمِ اللهِ وَ عَلَى مِلَّةِ رَسُولِ
اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ سَلَّمَ
، اَللَّهُمَّ يَسِّرْ عَلَيْهِ
أَمْرَهُ وَ سَهِّلْ عَلَيْهِ
مَابَعْدَهُ , وَ أَسْعِدْهُ
بِلِقَائِكَ وَاجْعَلْ مَا خَرَجَ
إِلَيْهِ خَيْرًا مِمَّا خَرَجَ عَنْهُ
7. Mustehab është që njerëzit të lajmërohen për vdekjen e
personit, më qëllim që sa më shumë të marrin pjesë në faljen e
namazit dhe në varrimin e të tij.
8. Sunnet është që nëse i vdekuri ka pasur borxh, t’i paguhen
borxhet, ngase për këtë Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(نَفْسُ الْمُؤْمِنِ مُعَلَّقَةٌ
بِدَيْنِهِ حَتَّى يُقْضَى عَنْهُ)
“Shpirti i besimtarit është i varur me borxhin e tij, derisa të
paguhet ai”.
9. Për personin e vdekur duhet folur vetëm fjalë të mira dhe duhet
përmendur vetëm të mirat e tij. Për këtë Pejgamberi s.a.w.s. ka
thënë:
(إِذَا حَضَرْتُمْ الْمَيِّتَ
فَقُولُوا خَيْرًا فَإِنَّ
الْمَلاَئَِكَةَ يُؤَمِّنُونَ عَلَى
مَا تَقُولُونَ)
“Kur jeni pran të vdekurit, folni mirë se vërtetë melekët i
thonë “amin” asaj çka ju flisni”.
Pastrimi i personit të vdekur
التَّغْسِيلُ
Pastrimi i të vdekurit është farzi kifaje d.t.th., nëse ndonjëri
prej muslimanëve e zbaton të tjerët janë të liruar nga ky obligim.
Mënyra e pastrimit të të vdekurit është : i vdekuri do të
vendoset mbi teneshir ose mbi ndonjë dërrasë, duhet mbuluar pjesët
e turpshme dhe t’i çveshen rrobat e pastaj me një leckë t’i
pastrohen pjesët e turpshme- t’i jepet istinxha, e pastaj do t’i
jepet abdest duke mos i futur ujë në gojë dhe hundë, përveç nëse
është xhunub apo me hajz dhe nifas, atëherë i lahet goja dhe hunda.
Pasi t’i jepet abdest, të lahet me ujë të ngrohtë, nëse ka,
përndryshe mund të lahet edhe me ujë të rëndomtë. Në fillim i
lahet koka me sapun që ka erë të mirë e pastaj i vdekuri
mbështetet në krahun e majtë që t’i lahet ana e djathtë aq sa
uji ta përfshijë edhe shpinën, e mandej mbështetet në krahun e
djathtë për t’iu larë ana e majtë. Ai i cili e lanë xhenazen do
ta drejtojë pak xhenazen (në pozitë ulur) duke e mbajtur me dorë
ose me gju dhe me dorën tjetër ia lëmon barkun. Kur ndodhë që të
rrjedhë diçka, nuk ka nevojë të përsëritet larja dhe abdesti por
duhet vetëm të shpërlahet. Kur t’i pastrohen pjesët e turpshme,
duart do të mbështillen me ndonjë harrën ose dorëza . Mënyra e
shpjeguar e larjes do të përsëritet tri herë e pastaj do të
fshihet me ndonjë peshqir.
Disa rregulla që kanë të bëjnë me pastrimin e xhenazes
1. Më së miri është që të vdekurin ta lajë i afërmi i tij, e
nëse nuk ka të tillë atëherë duhet ta lajë ndonjë person që
njihet si i devotshëm dhe besnik, i cili, edhe po që se sheh diçka
jo të zakonshme tek i vdekuri, nuk do t’ua kumtojë të tjerëve.
2. Nuk duhet t’i priten thonjtë, as t’i shkurtohen flokët dhe
mjekra. Po ashtu as nuk duhet t’i krihen flokët dhe mjekra, ngase
pas të gjitha këtyre i vdekuri do të mbështillet me qefin dhe më
nuk ka nevojë për zbukurim.
3. Nëse ndodhë që nuk ka pasur ujë dhetë vdekurit i është dhenë
tejemum, e, i është falur namazi, ka ardhur uji, atëherë duhet të
pastrohet dhe prapë t’i falet namazi.
4. Atij të cilit i është enjtur barku mjafton që në bark t’i
hudhet vetëm ujë.
5. Gruaja mund ta lajë bashkëshortin e saj, kurse burri nuk mund ta
lajë bashkëshorten e tij. Nëse ndodhë që gruaja është
shkurorëzuar para vdekjes me shkurorëzim të përhershem (bain), nuk
lejohet që ta pastrojë dhe ta shikojë atë.
6. Fëmijën e vdekur, pavarësisht nga gjinia dhe që ende nuk ka
hyrë në moshën madhore, lejohet ta lajnë edhe mashkulli edhe
femra.
7. Nëse ndodhë që të vdes femra në mesin e meshkujve, atëherë
duhet dhënë vetëm tejemum me ndonjë leckë, apo, nëse ndodhë që
mashkulli të vdesë në mesin e femrave, të tillit i jepet vetëm
tejemum me ndonjë leckë. Po që se në mesin e meshkujve apo femrave
ka ndonjë që është i afërm, mund t’i japë tejemum të vdekurit
pa e përdorur fare leckën.
8. Lejohet të përqafohet dhe të puthet i vdekuri. Për këtë mund
të përmendim transmetimin e Aishes r.a. e cila tregon: (أَنَّ
النَّبِيَّ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ
سَلَّمَ قَبَّلَ عُثْمَانَ بِنْ
مَظْعُونٍ وَ هُوَ مَيِّتٌ) “Vërtetë
Pejgamberi s.a.w.s. e ka puthur Uthman bin Medh’unin i cili ishte i
vdekur”.
9. Lejohet të qahet për të vdekurin, por nuk lejohet të vajtuarit
për të.
10. Nuk lejohet t’i thyhen eshtrat të vdekurit. Për këtë
Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(كَسْرُ عَظْمِ الْمَيِّتِ كَكَسْرِهِ
حَيًّا) “Thyerja e eshtrave të të vdekurit është sikur t'i
thyhen duke qenë gjallë”.
11. Kur ndodhë që përsoni është djegur dhe është frika se po që
se lahet me fërkim, do t’i copëtohet trupi, atëherë mjafton që
vetëm t’i hudhet uji. E nëse edhe hudhja e ujit e copton kufomën,
atëherë do t’i jepet vetëm tejemum.
12. Obligim është që avreti t’i mbulohet të vdekurit, sepse nuk
lejohet shikimi e as prekja e avretit. Po ashtu është obligim që të
mbështillet dora me ndonjë leckë kur t’i pastrohet avreti.
Të veshurit me qefin
التَّكْفِينُ
Të mbështjellurit e të vdekurit me qefin është farzi kifaje.
Sipas numrit të copave të qefinit ai ndahet në tri grupe:
1. qefini sunnet(سُنَّةٌ),
2. qefini i domosdoshëm(ضَرُورَةٌ), dhe
3. qefini i mjaftueshëm (كِفَايَةٌ).
Qefini sunnet te mashkulli përbëhet prej tri pjesëve:
a. اَلْقَمِيصُ- këmisha. Kjo këmishë duhet të jetë e
gjatë prej qafës e deri tek këmbët, por pa krihë.
b. اَلإِزَارُ- izari. Ky është një çarçaf i gjatë prej
kokës e deri tek thembrat e kembëve.
c. اَللِّفَافَةُ- lifafi. Ky është një çarçaf më i
gjatë se izari,me të cilin mund të mbështillet i tërë trupi i
kufomës dhe i cili mund të lidhet mbi kokë dhe nën këmbë.
Sa i përket qefinit sunnet, tek femra, ai, përbëhet prej pesë
pjesëve, tri pjesët e para janë të njëjta me të mashkullit,
ndërsa dy pjeset e tjera janë:
a. lidhësja e flokëve, dhe
b. pëlhura e cila përdoret për t’ia lidhur femrës së vdekur
krahërorin.
Qefini i domosdoshëm është nga çka dhe me çfarë mund të
mbështillet i vdekuri.
Qefini i mjaftueshëm është ai qefin i cili për mashkullin
përbëhet prej izarit dhe lifafit, ndërsa tek femra përbëhet prej
lifafes, izarit dhe lidhëses së flokëve.
Mënyra e veshjes së qefinit
Në fillim duhet të shtrohet lifafi, pastaj izari, mandej këmisha e
cila i vishet të vdekurit, pastaj i palohet izari, së pari në anën
e majtë e pastaj në anën e djathtë dhe kështu duhet të veprohet
edhe me lifafin, në mënyrë që lifafin mund ta lidhim që të mos
shpalohet. Ndërsa sa i përket veshjes së qefinit tek femra është e
njëjtë sikur tek mashkulli, por, përjashtimi është se femrës
flokët do t’ia ndajmë në dy pjesë dhe do t’ia shtrijmë në
krahëror dhe mbi këmishë (nëse janë të gjata), pastaj vjen
lidhësja e flokëve e cila shtrihet mbi këmishë nën lifafi dhe nën
izar, e pastaj do t’i lidhet dizga që të mos hapet qefini.
Shënim: Qefini mund të jetë prej materialit të pambukut, lirit,
leshit etj, kurse për femra mund të jetë prej mëndafshit, por më
mirë është të jetë prej pambukut. Ngjyra e qefinit mund të jetë
çfarëdo, por ngjyra më e preferueshme është ngjyra e bardhë.
Qefini mundet të jetë pëlhurë e bartur, por më rendësi është
që të jetë e pastër.
Të falurit e namazit të xhenazes
صَلاَةُ الْجَنَازَةِ
Të falurit e namazit të xhenazes është farzi kifaje dhe duhet të
falet me xhemat. Edhe namazi i xhenazes ka kushtet, pjesët
përbërëse, vaxhibet dhe sunnetet e veta.
Kushtet e namazit të xhenazes
شُرُوطُ صَلاَةِ الْجَنَازَةِ
1. أَنْ يَكُونَ الْمَيِّتُ مُسْلِمًا-
Që i vdekuri të jetë musliman. Namazi i xhenazes i falet vetëm
muslimanit, ndërsa jomuslimanit nuk i falet kurrsesi, ngase namazi i
xhenazes është lutje për ta falur Allahu xh.sh. dhe për ta
shpërblyer me begatitë e Tij, kështu që një lutje e tillë nuk
lejohet të bëhet për jomuslimanin.
2. أَنْ يَكُونَ الْمَيِّتُ طَاهِرَ
الْبَدَنِ وَ الْكَفَنِ وَ الْمَكَانِ-
Që i vdekuri të jetë i pastruar, të jetë i mbështjellur me qefin
dhe që vendi të jetë i pastër.
3. أَنْ يَكُونَ اْلإِمَامُ
مُتَقَدِّمًا عَلَى الْمُصَلِّينَ- Që
imami të jetë para xhematit.
4. كَوْنُ الْمُصَلِّيِّ عَلَيْهَا
غَيْر رَاكِبٍ وَ غَيْر قَاعِدٍ إِلاَّ
مِنْ عُذْرٍ- Që musaliu të mos jetë hipur apo ulur,
përveç nëse musaliu ka arsye të justifikueshme.
5. أَنْ تُوضَعَ الْجَنَازَةُ عَلَى
اْلأَرْضِ حِينَ الصَّلاَةِ عَلَيْهَا
أَوْ مَالَهُ حُكْمُ اْلأَرْضِ – Që
xhenazeja të jetë e vendosur në tokë kur t’i falet namazi, apo
të jetë e vendosur në ndonjë gurë apo diçka që konsiderohet si
element i tokës. Nuk lejohet të falet namazi i xhenazes nëse
xhenazen e mbajnë në dorë njerëzit apo qoftë e ngarkuar mbi
ndonjë shtazë.
6. أَنْ يَكُونَ الْمَيِّتُ حَاضِرًا
أَوْ أَكْثَرُ بَدَنِهِ- Që i vdekuri të jetë i
pranishëm ose pjesa më e madhe e trupit të tij. Nuk mund t’i
falet namazi i xhenazes kur personi nuk është i pranishëm ose kufoma
nuk e ka pjesën më të madhe të trupit. Kur është gjysma e trupit
të xhenazes me ose pa kokë duhet t’i falet namazi.
Elementet e brendshme të namazit të xhenazes
أَرْكَانُ صَلاَةِ الْجَنَازَةِ
1. اَلتَّكْبِيرَاتُ الأَرْبَعُ- Katër
tekbiret. Tekbiri i parë është edhe shart edhe rukn, ndërsa tri
tekbiret tjera janë rukn i namazit.
2. اَلْقِيَامُ- Të qëndruarit në këmbë. Në namazin e
xhenazes nuk ka ruku, sexhde dhe ulje.
Vaxhibet e namazit të xhenazes
وَاجِبَاتُ صَلاَةِ الْجَنَازَةِ
Namazi i xhenazes e ka vetëm një vaxhib e ai është të dhënit
selam pas leximit të katër tekbireve.
Sunnetet e namazit të xhenazes
سُنَنُ صَلاَةِ اْلجَنَازَةِ
Sunnetet e namazit të xhenazes janë:
1.أَنْ يَقِفَ اْلإِمَامُ بِحِذَاءِ
صَدْرِ الْمَيِّتِ وَ يَصْطَف النَّاسُ
خَلْفَهُ –Që imami të qëndrojë drejt krahërorit të
vdekurit dhe që xhemati të jenë prapa imamit. Të qëndruarit e
imamit në këtë mënyrë duhet të jetë i njëjtë si te kufoma
mashkull ashtu edhe të kufoma femër.
2. بَعْدَ التَّكْبِيرَةِ اْلأُولَى
أَنْ يَقْرَأَ اْلإِمَامُ وَ
اْلمُقْتَدُونَ دُعاَءُ الثَّنَاءِ –
Pas thënies së tekbirit fillestar duhet që imami dhe xhemati të
lexojnë subhaneken.
3. بَعْدَ التَّكْبِيرَةِ
الثَّانِيَّةِ أَنْ يَقْرَأَ
اْلإِمَامُ وَ اْلمُقْتَدُونَ
الصَّلَوَاتِ اْلإِبْرَاهِيمِيَّةَ- Pas
tekbirit të dytë imami dhe xhemati duhet t’i lexojnë salavatet.
4. بَعْدَ التَّكْبِيرَةِ الثَّالِثَة:
الدُّعَاءُ لِلْمَيِّتِ وَ لِنَفْسِهِ
وَ لِجَمَاعَةِ الْمُسْلِمِينَ-Pas tekbirit
të tretë duhet të lexohet duaja për të vdekurin, për vetveten dhe
për të gjithë muslimanët.
Mënyra e të falurit të namazit të xhenazes
Të katër tekbiret e namazit të xhenazes janë si një rekat. Prej
katër tekbireve vetëm në tekbirin e parë ngirhen duart tek veshët
si nga ana imamit po ashtu edhe nga xhemati, ndërsa, në tre tekbiret
e tjerë nuk ngirhen duart, por vetëm shqiptohet tekbiri .
Falja bëhet në këtë mënyrë:
1. Pasi të merret tekbiri i parë duke i ngritur duart deri tek
veshet, lidhen duart dhe lexohet “subhaneke” dhe pas fjalës
(تَعَالَى جَدُّكَ) duhet të lexohet fjala (جَلَّ
ثَنَاءُكَ). Fatihaja nuk lexohet.
2. Pasi të merret tekbiri i dytë pa i ngritur duart tek veshët,
lexohen “salavatet”.
3. Pas tekbirit të tretë lexohet duaja. Duaja e cila preferohet të
lexohet është kjo:
اَللَّهُمَّ اغْفِرْ لِحَيِّنَا وَ
مَيِّتِنَا وَ شَاهِدِنَا وَ
غَائِبِنَا وَ صَغِيرِنَا وَ
كِبِيرِنَا وَ ذَكَرِنَا وَ أُنْثَانَا.
اَللَّهُمَّ مَنْ أَحْيَيْتَهُ مِنَّا
فَأَحْيِهِ عَلَى اْلإِسْلاَمِ وَ مَنْ
تَوَفَّيْتَهُ مِنَّا فَتَوَفَّهُ
عَلَى اْلإِيمَانِ . وَ خُصَّ هَذَا
الْمَيِّتَ (هَذِهِ الْمَيِّتَةَ)
بِالرَّوْحِ وَ الرَّاحَةِ وَ
الْمَغْفِرَةِ وَ الرِّضْوَانِ .
اَللَّهُمَّ إِنْ كَانَ مُحْسِنًا (إِنْ
كَانَتْ مُحْسِنَةً) فَزِدْ فِي
إِحْسَانِهِ (إِحْسَانِهَا) وَ إِنْ
كَانَ مُسِيئًا (إِنْ كَانَتْ
مُسِيئَةً) فَتَجَاوَزْ عَنْهُ
(عَنْهَا) وَ لَقِّهِ اْلأَمْنَ
(لَقِّهَا اْلأَمْنَ) وَ الْبُشْرَى وَ
اْلكَرَامَةَ وَ الزُّلْفَى
بِرَحْمَتِكَ يَا أَرْحَمَ
الرَّحِمِينَ
Duke u falur namazi i xhenazes së fëmijës, mund të lexohet kjo
dua:
(اَللَّهُمَّ اجْعَلْهُ لَنَا فَرَطًا
اَللًّهُمَّ اجْعَلْهُ لَنَا أَجْرًا
وَ ذُخْرًا اَللَّهُمَّ اجْعَلْهُ
لَنَا شَفِيعًا وَ مُشَفَّعًا )
4. Pas tekbirit të katërt menjëherë jepet selam.
Shënim: Imami vetëm tekbiret dhe selamin i shqipton me zë të
lartë, ndërsa tjerat i lexon pa zë.
Disa rregulla që kanë të bëjnë
me namazin e xhenazes
1. Kur ndodhë që i vdekuri të jetë varrosur pa iu falur namazi dhe
pa u pastruar, duhet t’i falet namazi i xhenazes. E po që se i
vdekuri nuk është mbuluar me dhe duhet të merret, të pastrohet dhe
t’i falet xhenazja.
2. Po që se ndodhë që të tubohen shumë xhenaze mund t'u falet
namazi një nga një, por edhe me një namaz mund t'u falet namazi i
xhenazeve. Më e pranuar është ajo që namazi t’i falet secilit në
vete.
3. Ai që është vonuar në namazin e xhenazes dhe i ka kaluar ndonjë
tekbir, i tilli duhet t’i bëjë tekbiret e kaluar pasi që imami të
japë selam.
4. Ai që arrin imamin në namazin e xhenazes pas tekbirit të
katërt, por para se të japë selam, namazi i të tillit i ka kaluar
dhe nuk ka mundësi për ta falur pasi imami të japë selam.
5. Ai që vdes në anije dhe toka është larg dhe, ekziston frika se
mund të infektohemi prej tij, i tilli duhet të lahet, të
mbështillet me qefin, t’i falet namazi dhe të hudhet në det.
6. Kur ndokush që nuk ka abdest dhe kohën e ka të ngusht për të
marrë abdest , të tillit i lejohet të marrë tejemum.
7. Të falurit e namazit të xhenazes brenda në xhami konsiderohet
mekruh.
Disa rregulla që kanë të bëjnë me fëmijën
që lind i vdekur
1. Nëse ndodhë që fëmija të lind para kohe dhe nuk vërehen disa
pjesë të trupit, si, f.v., dora, këmba etj., por është vetëm
copë mishi, të tilli nuk i falet namazi, as nuk pastrohet dhe nëna e
cila e ka lindur nuk konsiderohet me nifas.
2. E po që se fëmija i cili ka lindur para kohës dhe kanë filluar
t’i vërehen disa pjesë të trupit si, f.v., dora, këmba etj., por
nuk i janë formuar krejtësisht, i tilli duhet të mbështillet dhe
të varroset dhe nëna e cila e ka lindur konsiderohet me nifas.
3. Kur ndodhë që fëmija i cili ka lindur para kohe, por që gjitha
gjymyrët i ka të krijuara, ose ka vdekur ende pa dalur jashtë pjesa
më e madhe e trupit, fëmija i tillë duhet të lahet, të emërtohet,
të varroset por namazi nuk duhet t’i falet.
4. Kur fëmija lind i gjallë, apo, pasi të ketë dalë pjesa më e
madhe e trupit jashtë, ka vdekur, i tilli duhet të emërtohet, të
lahet, të mbështillet me qefin, i falet namazi dhe trashëgohet.
Të barturit e kufomës
اَلْحَمْلُ
Të barturit e kufomës është farzi kifaje, ndërsa përcjellja e
saj deri në varr është sunnet për burrat. Mustehab konsiderohet
bartja e xhenazes disa hapa, pastaj të nxituarit për përgatitje dhe
varrim, të ecurit prapa xhenazes, të qëndruarit në heshtje gjatë
ecjes dhe rikujtimi i vdekjes. Pejgamberi s.a.w.s. për atë që e
përcjell xhenazen ka thënë:
مَنْ شَهِدَ الْجَنَازَةَ حَتَّى
يُصَلَّى عَلَيْهَا فَلَهُ قِيرَاطٌ وَ
مَنْ شَهِدَهَا حَتَّى تُدْفَنَ
كَانَ لَهُ قِيرَاطَانِ. قِيلَ وَ مَا
الْقِيرَاطاَنِ؟ قَالَ: مِثْلُ
الْجَبَلَيْنِ الْعَظِيمَيْنِ
“Kush prezenton në faljen e xhenazes ai ka shpërblim një
“kirat” , ndërsa kush prezenton edhe në varrimin e xhenazes, i
tilli ka shpërblim dy “kirate”. I është thënë (Pejgamberit
s.a.w.s.) çka janë dy “kirate”. E ai ka thënë: janë të
njëjtë sa dy kodra të mëdha ( shpërblim).”
Të varrosurit e kufomës
الدَّفْنُ
Kofoma do të varroset në tokë nga e cila edhe është krijuar.
Varri do të mihet thellë sa gjysma e shtatit të njeriut ose deri në
krahëror, por sa më thellë që të jetë, është më mirë. Në
fund të varrit do të bëhet një gropë në anën e kibles e cila
quhet “lahd” në të cilën do të vendoset i vdekuri dhe varri do
të mbetet i zbrazur. I vdekuri duhet të lëshohet në varr i kthyer
drejtë nga kibla pastaj do t’i vihet pak dhe pas shpinës që i
vdekuri të mbështet pak sa të mos bijë në shpinë, kurse ai i cili
e lëshon duhet të thotë:
(بِاسْمِ اللهِ وَ عَلَى مِلَّةِ
رَسُولِ اللهِ صَلَّى اللهُ عَلَيْهِ وَ
سَلَّمَ ).
Pasi të jetë lëshuar i vdekuri duhet t’i zgjidhen lidhëset me të
cilat është lidhur qefini. Pastaj gropa “lahd” do të mbyllet me
qerpiç apo thupra e po që se nuk ka këso, atëherë çkadoqoftë.
Tek ne i vdekuri thjeshtë lëshohet në varr i kthyer në anën e
djathtë nga kibla, e pastaj mbulohet me dërrasa dhe hudhet dheu
sipër.
Disa rregulla që kanë të bëjnë me varrimin
1. Haram është të ndërtohet diçka mbi varr për zbukurim dhe
mburrje. Për këtë Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
(نَهَى أَنْ يُجَصَّصَ الْقَبْرُ وَ
أَنْ يُقْعَدَ عَلَيْهِ وَ أَنْ يُبْنَى
عَلَيْهِ)
“Ka ndaluar Pejgamberi s.a.w.s. që të ndërtohet me gjips varri
(për dekorim), që të ulët mbi të dhe të ndërtohet (ndonjë
ndërtesë) mbi të”.
2. Mekruh është të varroset njeriu në shtëpi.
3. Lejohet që shumë veta të varrosen në një varr, por me kusht që
secilit t’i vendoset nga pak dhe për t'u ndarë mes vete.
4. Kur ndodh që kufoma është shkatërruar krjetësisht dhe është
shndërruar në dhe, lejohet që mbi atë varr të varroset dikush
tjetër.
5. Lejohet të shkruhet emri dhe mbiemri në ndonjë nishan.
6. Nuk lejohet që pasi të varroset, të zhvarroset dhe të bartet në
ndonjë vend tjetër, përveç nëse ai është varrosur në truall të
huaj.
7. Varri lejohet të rihapet kur dihet me siguri se në të ka rënë
diçka me vlerë.
8. Varri nuk lejohet të rihapet nëse në varr vërtetohet se i
vdekuri nuk është vendosur si duhet, f.v., nuk është kthyer nga
kibla etj.
9. Mendub është që të vizitohen varrezat si nga ana e meshkujve
ashtu edhe nga ana e femrave. Për këtë kemi si argument fjalët e
Pejgamberit s.a.w.s. :
(كُنْتُ نَهَيْتُكُمْ عَنْ زِيَارَةِ
الْقُبُورِ فَزُورُوهَا فَإِنَّهَا
تُذَكِّرُ بِالآخِرَةِ )
“Unë ua kam ndaluar t’i vizitoni varrezat, tash vizitoni ato se ua
kujtojnë Ahiretin” .
10. Ai që i viziton varrezat duhet të lexojë këtë dua:
(اَلسَّلاَمُ عَلَيْكُمْ دَارُ قَوْمٍ
مُؤْمِنِينَ وَ إِنَّا إِنْ شَاءَ اللهُ
بِكُمُ اللاَّحِقُونَ أَسَأَلُ اللهَ
لِي وَ لَكُمُ الْعَافِيَّةَ ).
Të përgatiturit e ushqim për familjen e të vdekurit
صَنْعُ الطَّعَامِ لأَهْلِ الْْمَيِّتِ
Mustehab është që të afërmit dhe fqinjtë e familjes së të
vdekurit t'u përgatisin ushqim atë ditë familjes së të vdekurit.
Për këtë si argument kemi hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. i cili ka
thënë: (اصْنَعُوا لآلِ جَعْفَرَ طَعَامًا
فَإِنَّهُ قَدْ جَاءَهُمْ أَمْرٌ
يَشْغَلُهُمْ) “Përgatitni për familjen e Xha’ferit
ushqim, ngase atyre u ka ardhur një gjë që i angazhon (për
çështjen e përgatitjes së të vdekurit)”.
Mekruh është që familja e të vdekurit t'u përgatisë ushqim
njerëzve, përveç nëse ndodhë që ndonjë mysafir është i largët
dhe se nuk mund të kthehet në shtëpinë e tij.
Ngushëllimi
التَّعْزِيَّةُ
Rekomandohet që anëtarët e familjes së të vdekurit të
ngushëllohen, ngase ngushëllimi ua zbut mërzin dhe i qetëson
shprtërisht familjen e të vdekurit. Gjatë ngushëllimit duhet të
përdoren shprehje të cilat kërkojnë faljen e të vdekurit dhe
shtimin e durimit të atyre që janë gjallë. Preferohet që ditët e
ngushëllimit të mos zgjasin më tepër se tri ditë, por përjashtim
nga kjo bëjnë udhëtarët, të sëmurët dhe ata që kanë arsye të
justifikueshme, të cilët kur të munden mund t’u shprehin
ngushëllimin familjes së të vdekurit. Lejohet që ngushëllimi të
bëhet si nga ana e meshkujve ashtu edhe nga ana e femrave, por duke
mos u përzier mes vete. Është mirë që të bisedohet dhe të
përmenden të mirat që i ka pasur i vdekuri gjatë jetës së tij dhe
kurrësesi të mos përmenden të metat dhe të këqijat e të
vdekurit.
Shënim: Të mbajturit zi (اَلْحِدَادُ) për të vdekurin
më shumë se tri ditë konsiderohet mekruhi tahrimen , përveç gruas
së të vdekurit e cila duhet të mbajë zi derisa t’i kaloje
id’deti i cili zgjatë katër muaj e dhjetë ditë. Gruaja kur
është duke mbajtur zi i ndalohet t’i bëjë këto veprime:
1. Nuk i lejohet të zbukurohet me gjëra të çmueshme si ari,
argjendi e të ngjashme.
2. Nuk mund t’i zbukurojë flokët, por lejohet që t’i krehë
flokët vetëm e vetëm që të mos i shpushpuriten.
3. Nuk duhet të përdorë parfume.
4. Nuk duhet të përdorë rroba të shndritshme.