BABINJTË, BEHAINJTË dhe AHMEDINJTË (Kadijanit) per ALL-LLAHUN DHE FENË ISLAME

102 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:13:47 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
Me emrin e All-llahut,të Gjithmëshirëshmit,Mëshirëplotit

Parathënie
BABINJTË, BEHAINJTË dhe AHMEDINJTË (Kadijanit) per ALL-LLAHUN DHE
FENË ISLAME

Më të vërtetë falënderimi i takon All-llahut,Atij i
kërkojmë ndihmë,i kërkojmë të na falë gjynahet dhe të na
mbrojë nga të këqijat e vetëve dhe të punëve tona. Atë që e
udhëzon All-llahu në rrugën e drejtë nuk ka kush e humb,dhe atë
që Ai e humbë nuk ka kush e udhëzon. Dëshmoj se nuk ka të adhuruar
tjetër më të drejtë përveç All-llahut,të vetëm dhe të
pashoq,dhe se Muhammedi s.a.v.s është robi dhe i Dërguari i
Tij,paqja dhe shpëtimi i All-llahut qoftë mbi të,familjen dhe
shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që e pasojnë ata deri në
ditën e Gjykimit.
Fjala më e mirë është fjala e All-llahut, udhëzimi më i
mirë është udhëzimi i Muhammedit s.a.v.s, gjërat më të këqija
janë shpifjet në fe,çdo shpifje është bidat,çdo bidat është
humbje dhe çdo humbje përfundimin e ka në zjarr.
Pejgamberi s.a.v.s në një hadith na ka lajmëruar se umeti
islam do të përqahet. Në një hadith që transmeton Tirmidhiu dhe
imam Ahmedi thotë:''Më të vërtetë ata para jush,pasuesit e
librit,u ndanë në 72 grupe,dhe më të vërtetë ky umet do të
ndahet në 73 grupe. 72 në zjarr,ndërsa vetëm një në Xhennet.Ai
është xhemati.''All-llahu i Madhëruar në ajetin 48 të sures
Ali Imran ka thënë:
'' E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u
patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të
madh.''
Ne këtu do të flasim për tri grupe(edhepse jo islame)porse
vehten e konsiderojnë prej muslimanëve,ato janë:babinjtë,behainjtë
dhe kadianinjtë(Ahmedinjtë).

Do ti cekim shkurtimisht disa prej parimeve të tyre në baza
të akides,dhe të shohim se në ç'masë e kanë shtremberuar dinin
e All-llahut s.w.t,dhe me plotë të drejt meritojnë të quhen
pabesimtarë-kafira.
1. Besojnë se baba(porta e madhe-e kan shpjeguar se islami duhet të
kuptohet perms një porte dhe shpikin hadithe kinse pejgamberi
s.a.v.s,ka thenë:''Unë jam pejgamber ndërsa Aliu r.a është
portë e fesë). Pra besojnë se baba e ka krijuar çdo gjë me fjalën
e tij. Ai është fillimi nga i cili është krijuar çdo gjë.
2. E pranojnë-kosiderojnë pejgamberinë e
Budës,Konfuqionizmit,Brahmanizmit,Zorroastrizmit e të ngjashme.
3. E pranojnë thënien e jehudëve dhe të krishterëve për
kryqëzimin e Isait a.s
4. E interpretojnë Kur'anin sipas batinizmit(dije e msheftë) dhe
sipas tekeve dhe pëlqimit të drejtimit të tyre.
5. I mohojnë muxhizet e
pejgamberëve,melaiket,exhinët,Xhennetin,Xhehennemin,të gjitha këto
I konsiderojnë si shpjegim simbolik(në këtë botë)
6. E ndalojnë hixhabin-mbulesën,e lejojnë martesën e përkohshme
dhe e lejojnë barazinë e grave në trashëgimi me burrat.
7. Feja e tyre e ka shfuqizuar sheriatin e Muhammedit a.s.
8. E shpjegojnë kijametin si shfaqje e Behaut,dhe se kibla është në
qytetin Akka-Palestinë.
9. Namazi i ka 9 rekate dhe 9 ruku dhe është tri here në ditë.
Abdesti merret më lëng të trëndafilit dhe nëse nuk ka lëng
trëndafili,5 herë thojnë Bismilah dhe konsiderojnë se kanë abdest.
10. Nuk egziston namaz me xhemat përpos namazit të xhenazes I cili I
ka 6 tekbire ku thuhet''All-llah Ebha''-''All-llahu është
më i shkëlqyer(në ëmer të Behaudinit).
11. Agjerimi bëhet në muajin e 19 nga lindja e diellit e deri në
përendim të tijë dhe është 19 ditë. Ky muaj quhet muaji i
Behaut.Agjërimi fillon nga mosha 11 vjeçare deri në 42 vjet.
12. Ndalojnë rreptësisht xhihadin,dhe duhet t'u sherbehet
okupatorit kushdo që të jetë.
13. E mohojnë pejgamberin a.s si pejgamber të fundit duke pretenduar
vazhdimin e shpalljes vetëm se me librat e tyre.
14. Nuk e pranojnë haxhin në Mekke,poaty ku ndodhet varri I Behaut
në Akka-Palestinë.
Këto ishin disa nga parimet më kryesore të tyre,ata më të madhe e
përkrahin çdo grup që futë përqarje(dyshime) në islam vetëm për
ti përqarë muslimanët.

Në vazhdim do të flasim rreth tefsirit që ata i bejnë disa
ajeteve Kur'anore.
· Materiali në vazhdim është marrë nga libri:''Tefsiret e
fraksioneve islame'',të profesorit të ndruar:Sabri Bajgora.


Babinjtë, Behainjtë dhe Kadianinjtë [Ahmedinjtë]

Dijetarët islam anekënd botës pajtohen që këto sekte të mos
quhen për asgjë si islame,madje as si fraksione,ngase në realitet
nuk kanë asgjë të përbashkët me islamin dhe janë në kundërshtim
të hapët me parimet e larta të tij.
Padyshim,këto sekte të humbura e shkatërrimtare,paraqesin një
rrezik të përhershëm dhe tejet të madh për qenien islame kudo në
botë,ngase duke u përpjekur që të arrijnë qëllimet e tyre të
ndyta,ato fshihen nën petkun islam,ndonëse në të vërtetë janë
shumë larg tij.
Parimet dhe doktrinat e këtyre sekteve janë një sërë
kombinimesh të ideologjive,feve dhe botëkuptimeve të ndryshme,të
cilat kanë vetëm një qëllim,dobësimin dhe shkatërrimin e islamit
nga brenda dhe nga jashtë,duke e paraqitur atë si një fe
mitologjike,besëtyte,si jo të përsosur,ende të papërfunduar si
shpallje hyjnore etj.
Këto sekte janë vazhdimësi e përpjekjeve për ringjalljen e
doktrinës së batininjëve të mëhershëm,qëllimet e të cilëve i
kemi sqaruar më përpara gjerësisht.
Por,të gjitha këto përpjekje,nuk u shpëtuan dot dijetarëve
islamë,të cilët me kohë hetuan rrezikun që sjellin ato,i studiuan
dhe i demaskuan në tërësi idetë dhe mendimet e tyre.
Duke u nisur nga ky parim i demaskimit,edhe ne me ndihmën e
All-llahut s.w.t do të përpiqemi që në pika të shkurtra të
paraqesim parimet e këtyre sekteve me orientime antiislame,për të
parë se në çmasë mund të arrijë marrëzia,çmenduria dhe
verbësia njerëzore.
Babinjtë

Babinjtë janë një prej sekteve-lëvizjeve antiislame të
vonshme;këta janë një vazhdimësi e fraksionit
të''batininjve'' të mëhershëm të cilët qellim të vetëm
kishin bastardhimin e islamit me komentimet e tyre flagrante duke
shkelur parimet e shenjta islame.
Edhe babinjtë vazhduan atë traditë,duke shpifur gënjeshtra e të
paqena ndaj islamit.Të nxitur nga qarqe të ndryshme antiislame,ata u
përpoqën që parimet e shenjta t'i përdhosin dhe të sjellin
parime nga mendja e tyre e sëmurë.
Siç mësojmë nga historia e sekteve antiislame,babinjtë,si
sekt,së pari u paraqiten në Iran,në qytetin Shejraz diku rreth vitit
1844.Themelues i këtij sekti ka qenë Mirza Ali Muhammet Esh
Shejrazi(All-llahu e shkatërroftë me gjithë ata që e pasojnë atë)
i lindur më 1819,i cili veten e quajti''El Babu''.Këtë ofiq
e përvetësoi duke u mbështetur në thënien e sufinjve,te cilet
kishin trilluar hadithin se gjoja Resulullahu s.a.v.s. paskësh
thënë:''Unë jam qyteti i dijes,kurse Aliu është dera e
tij''dhe në ajetin kur'anor''...Në shtëpia hyni kah dyert
e tyre...''-(El-Bekare 189).
Ai filloi të shpifë e të thotë se çdo kohë ka nevojë për
një ''Ali'',e unë jam ''Aliu'' i kësaj kohe.
Me kalimin e kohës,orekset dhe aspiratat e keti të marri,sa vinin
e shtoheshin,saqë veten e quajti''Mehdi Muntedhir'',pastaj
''Mesih i premtuar'' dhe, në fund edhe si pejgamber me
shpallje!Mirepo, ai nuk u kënaq as me kaq,por më vone lancoi shpifjen
se Zoti kinse qenkësh trupëzuar në të dhe se si ai qenkësh njeri i
shenjte me cilësi hyjnore!!!
Ndër të tjera,ai kërkoi nga ithtarët e tij që të shkatërronin
vendet e shenjta,Mekën dhe Medinën !
-Pasuesve të vet,në vend te Haxhit në Qabe,ua bëri obligim Haxhin
në vendlindjen e tij-Shejraz!
-Shpifi se feja e tij e re ka anuluar islamin dhe dispozitat e tij!
-Shpifi se libri i tij i trilluar prej tij''El Bejan''e ka
anuluar Kur'anin si libër të shenjtë,me të cilin nuk ka nevojë
të punohet!!!
-Mohonte botën tjetër(Ahiretin)dhe ringjalljen duke thënë se ardhja
e tij është ''Ringjallja''e vërtetë!
-Sevapin dhe dënimin i komentonte si ndjenjë të kënaqësisë a të
dëshpërimit,atëherë kur rikujtohen të mirat dhe të këqijat e
bëra në të kaluarën!
-Shpifte se shpirtrat e këqinje riinkarnohen në trupat e njërzeve
për së dyti,pas pastrimit nga të këqijat!Megjithatë,dihet fare
mire se islami nuk e pranon riinkarnimin,por qëllimi i El Babiut ishte
që çdo gjë islame ta mohonte dhe ta shtrembëronte,pra edhe njërin
prej kushteve kryesore të besimit islam-besimin në boten
tjetër-Ahiretin!
El Babiu vepronte lirshëm në aspektin e përhapjes së ideve të
tij të helmatisura,ngase kishte përkrahjen pa rezerve të rusëve dhe
të anglezëve,të cilët disa here e shpëtuan nga ekzekutimi me
vdekje. Megjithatë, pushteti i atëhershëm i Iranit,në bazë të
fetvasë së Ulemave të kohës,të cilët e shpallen atë si
murted-renegat,e dënoi me vdekje dhe urdhëroi likuidimin e tij,që e
realizuan në vitin 1850.
Behainjtë

Pas ekzekutimit të Mirza Ali Muhammed Esh Shejraziut,i cili ishte
themelues i sektit babinj,dy pasuesit e tij për postin e udhëheqësit
të babinjve-Mirza Jahja Nuri,i quajtur Subhu Ezel,dhe Mirza Husejn Ali
Nuri,i quajtur El Behaë,që ishin vëllezër,u përçanë rreth
çështjes se cilit duhej t'i takonte posti i udhëheqësit të
babinjve. Derisa Subhu Ezeli dëshironte që mësimet e babinjve të
mbeteshin si në kohën e Mirza Ali Muhammedit-(Babiut),Mirza
Husejni-(Behaiu) i atribuonte vetes disa prej atributeve që ishin
njohur personalitetit të Babiut,madje edhe disa te tjera.Behaiu
thoshte se shfaqja e Mirza Aliut ka qene vetëm paralajmërim për
ardhjen e tij,ashtu siç ishte Jahjai a.s. paralajmërim përgëzues
për ardhjen e Isait a.s.
Pas përçarjes se tyre,Subhu Ezeli për qendër të tij zgjodhi
Qipron,kurse Behaiu-Edrenenë,ku edhe shpalli''fenë''e tij të
re-behaizmin.
Behaiu më vonë u shpërngul në Akka(Palestinë).Ai ndoqi
metodën e Babiut në pretendimet se është ''shkelqim i Allahut
në tokë-''Behaullah''; se është ''Mehdiu i pritur(El
Mutedhir)'';pastaj se është ''Mesihu i premtuar'';pastaj
se është i dërguar me shpallje dhe me librin''El Kitabul
Akdes'',i cili sipas tij është anulues i të gjitha librave të
tjerë hyjnor para tij!Pas një kohe ai shpifi se është hyjnor,duke
thënë se vetë All-llahu është shfaqur në të dhe se do të
shfaqet edhe në të gjithë pasardhësit e tij!!!
Vdiq në Akka në vitin 1892 si i syrgjynosur. Pas tij si
udhëheqës i behainjve erdhi i biri i tij,Abbasi,i quajtur Abdul
Behaë.

Parimet kryesore të behainjve

Sipas tyre,shpallja përmban shpjegime të larta dhe kuptime të
fshehta,të cilat nuk i di askush pos ''zotit''të
tyre-Behaiut. Kur'ani ,thonë ata ka kuptimin e jashtëm-(Dhahir)dhe
te brendshëm-(El Batin),të cilin nuk e di askush përpos Behaiut.
1. Duke u nisur nga ky parim,çdo ajet në të cilin ceket
Ringjallja,Tubimi në Ditën e Gjykimit(El Hashëer)dhe vetë Dita e
gjykimit,behainjtë këto i shpjeguan si parashenja të ardhjes dhe të
shfaqjes së Behaiut. Xhennetin e shpjeguan si sinonim të hyrjes në
''fenë''behaite;Xhehennemin si sinonim të mohimit të
Behaiut;Ditën e Ringjalljes si ditë të shfaqjes së Behaiut;Takimin
me All-llahun si takim me Behaiun;Fryerjen në ''sur''si
shfaqje haptazi të behaizmit,ndërsa Kataklizmën-shkatërrimin e
qiejve dhe te tokës si anulim të shpalljeve të mëparshme me
shpalljen e tij etj.!!!
2. behainjtë shpifin se Isai a.s është kryqëzuar,ka vdekur dhe me
nuk do te kthehet fizikisht ne ketë bote,por shpirti i tij është
futur ne Behaiun dhe tek pasardhësit e tij !.
3. Behainjte mohojnë mrekullitë(muxhizet)e pejgamberëve!
4. Mohojnë te gjitha shpalljet hyjnore,duke thëne se te gjitha janë
te shfuqizuara me''fenë''e tyre behaite ,sepse fetë e
mëparshme nuk janë aspak te përshtatshme për dinamiken e jetës
moderne !
5. Namazi ditor tek ata ka (9)rekate :tri ne agim,tri ne mesdite dhe
tri pas perëndimit te diellit. Namazi me xhemat,si i
detyrueshëm,mohohet ne tërësi,me përjashtim te namazit te xhenazes!
6. Akka është kible sipas tyre,ose kudo qe gjendet Behaiu,aty është
kibla. Haxhi ne Akka është detyrim vetëm për burra.
Mbulesa(hixhabi)ndalohet rreptësishtë,kurse lakuriqësia dhe
përzierja e burrave dhe grave ne çdo vend është e lejuar!Dënimet
trupore te Sheriatit(Hududet)i shendrrojn ne dënime materiale.
7. Behainjtë shpifen se viti ka 19 muaj,kurse një muaj ka 19 ditë.
Agjërimi tek ata është një muaj (19 dite),qe prej lindjes se
diellit deri ne perëndim. Ditët e mbetura me te cilat plotësohet
viti prej 365 ditëve (ngase 19*19=361),janë ditë ne te cilat është
e lejuar çdo gjë .Ne këto dite çdo ndalese e humb vlerën!!!Dita e
parë e festës se tyre është Dita e Nevruzit!
8. Behainjte përvetësuan mendimin e te krishterëve për shfaqjen e
hyjnores ne njerëzoren dhe shpifen se All-llahu s.v.t shfaqet
(trupëzohet)ne secilin prej udhëheqësve -prijësve behainje !

Qëndrimi i Babinjeve dhe behainjeve ndaj tefsirit te Kur'anit

Si çdo sekt tjetër i humbur,qe u përpoq ta dëmtonte islamin,edhe
babinjet e behainjt futen duart e tyre te ndyta ne Kur'anin fisnik
dhe u përpoqën t'i shtrembëronin fjalët e All-llahut s.v.t.Ata,pa
pike turpi vollën helm e vrer ndaj tefsireve te ''Ehli sunetit
'',te cilët mbrojtën vendosmërisht dhe ne mënyre te paluhatshme
parimet e shenjta islame.
Një nder ata qe kane folur kundër këtyre tefsireve, është
Ebul Fedail el Irani,i cili thotë se vetëm dijetaret e tyre(te
babinjve dhe behainjve)jane kompetent për t'u dhëne komentime
meritore alegorive dhe kuptimeve te brendshme te Kur'anit por jo edhe
te tjerët!Ata i dhëne te drejte vetvetes për te hyre ne këso
marrëzish duke keqpërdorur dhe keqinterpretuar shumë prej ajeteve te
Kur'anit.
Këto sekte nuk kanë ndonjë tefsir komplet te Kur'anit,por
kanë komentuar pjesërisht vetëm disa kaptina te tij. Sipas disa
shënimeve, Babiu ka komentuar kaptinen''El
Bekare'',''Jusuf''dhe''El Keuther'',por siq duket,u
kanë humbur gjurmët,përpos disa pjesëve te
kaptinës''Jusuf''.Megjithatë neper disa libra te tije mund te
vërejmë disa nga komentimet e tij te shtrembra, te cilat janë
argument i pakontestueshëm se ai ,me tere qenien e tij ,u përpoq te
shtrembëronte fjalën e All-llahut te Plotfuqishëm.


Disa nga komentimet e el Babiut

Përpos qe përmes mendimeve te tij te ndyta ,El Babiu u përpoq
t'u japë kahje tjetër kuptimeve te Kur'anit;Ai trilloj dhe shpifi
se atij qenkësh shpallur një libër hyjnor ,te cilin e quajti
''El Bejan''.Për ti bindur ithtarët e vet për
vërtetësinë e fjalëve te tije ,ai thoshte edhe Kur'ani gjoja
paskësh cekur librin e tij ''El Bejan'' ,ne kaptinën
''Err RRahman'',
''RRahmani-mëshiruesi (Zoti ynë),Ai ia mësoi Kur'anin,e krijoi
njeriun, ia mësoi atij te folurit (te shprehurit,te
kuptuarit-Bejanin).''-(Err RRahman 1-4)
Për fjalën''El Bejan''ne pjesën e fundit te ajetit te
katërt -thoshte se Kur'ani qysh moti ka aluduar dhe ka dëftuar se
do te zbresë edhe një libër tjetër hyjnore i shenjte, me emrin
''El Bejan''!!!
Shikoni se ne ç'shkalle kishte arritur pacipesia e këtij
renegati te mallkuar,se Kur'ani dhe Muhamedi s.a.v.s janë vulë e
shpalljeve hyjnore dhe e pejgambereve te dërguar.
Për komentimin e kaptinës ''Jusuf'',Babiu noqi një
metodë qe Sheriati nuk e pranon kurrsesi;Ai i komentoj ajetet sipas
mënyrës qe atij i konvenonte për te plasuar idetë e tije. Shihet
qarte se Babiu ka qene shumë i ndikuar nga mësimet e fraksionit te
shiinjeve ekstrem ''ithna asherie''.P.sh,kur e komenton ajetin
4 te sures ''Jusuf'':''(përkujto)Kur Jusufi,i tha babait
te vet:O babai im , unë pashë (ne ëndërr)njëmbedhjet yje dhe
diellin dhe hënën, i pashë duke me bere sexhde!''
Thotë:''këtu All-llahu ka pasur për qellim Husein bin Alij Bin
ebi Talibin ,i cili kinse i paskësh thëne babait te tije,Aliut r,a,:o
babai im,kam pare njëmbëdhjete yje,diellin dhe hënën duke m'u
përkulur. Këtu,vazhdon Babiu ,All-llahu me diellin ka pasur për
qellim Fatimen,me hënën Muhamedin s,a,v,s,kurse me 11 yjet-11 imamët
e vërtetë edhe Babiun si Mehdi Muntedhir''!!!.

Disa nga komentimet e behaiut

Behaiu thotë se fjalët e cekura ne Kur'an
si:Sirati,Zekati,Haxhi,Qabeja,Agjërimi,etj.,nuk kanë për qellim
sinonimet përkatëse,por qellim kanë imamët-prijësit e
behainjve.Ne,vazhdon me tutje Behaiu,jemi Sirati;ne jemi Zekati;ne jemi
Agjërimi;ne jemi Qabeja dhe ne jemi vete 'Zoti',ngase Zoti është
shfaqur në ne!!!
Behaiu ne një vend tjeter ne librin e tij për te cilin shpif se
është hyjnor,thotë:''Disa te pyesin e te thonë:A kanë zbritur
me te vërtete ajete per ty?Thuaj: Po për Zotin e qiejve.Te pyesin ty
ku është Xhenneti dhe Xhehennemi,thuaj:Xhenneti është takimi me
mua,kurse Xhehennemi jeni ju vete,o idhujtar qe ne çdo gjë dyshoni
dhe jeni te luhatshëm!''
Këtu shihet qarte se Behaiu është përpjekur te imitoje stilin
e Kur'anit,kur Allahu i drejtohej Muhammedit s.a.w.s.me
shprehjen:''Jes'eluneke-te pyesin ty(o Muhammed)'',por stili
i tij banal vërehet qysh ne përmbajtjen e fjalive,gjë qe mund ta
vërej çdokush,madje edhe ai qe nuk është i thelluar gjithaq ne
studimin e fjalëve dhe shprehjeve Kur'anore.
* * *
Njeri prej dijetareve te behainjve Ebul Fedail el Irani,ne librin e tij
''El Huxhexh el Behijje''gjate komentimit te ajetit 13 të
kaptinës Esh Shura:Ai ju përcaktoi juve për fe atë qe i pat
përcaktuar Nuhut dhe atë qe Ne ta shpallem ty,dhe atë me se e patëm
porositur Ibrahimin,Musain dhe Isain.(I porositem)Ta praktikoni fenë e
drejte e mos u përçani në të...''
Thotë:''Të gjitha fetë hyjnore dhe ato jo hyjnore në esencë
janë një,ani pse ndryshojnë nga dispozitat ligjore''.
Siç shihet nga ky komentim i paskrupullt,ky i krisur i
konsideron të barabarta
sabeizmin,zerdushtizmin,budizmin,brahmanizmin,hebraizmin,krishterimin
dhe fenë islame,me se vërteton se qëllimi i tij i ndytë ka qenë
mohimi i Islamit,i cili si fe e vetme hyjnore u shpëtoi kthetrave të
devijuesve dhe të shtrembëruesve.
Ebul Fedail,i cili pohonte me ngulm për shenjtërinë e Babiut
dhe të Behaiut,kur komenton ajetin 35 të kaptinës En
Nur:''Allahu është dritë(ndriçues,udhëzues),e qiejve dhe e
tokës. Shembulli i dritës së Tij i gjason kandilit të vendosur
brenda një qelqi si të ishte yll flakërues,që ndizet prej(vajit
të)një druri të bekuar,prej ullirit që nuk mund të quhet as i
lindjes dhe as i perëndimit...''ndjek metodën e shiinjve
ekstrem''ithna asheri'',të cilet thonë se''pema e
bekuar'' është ''Ehli Bejti'',kurse pema e mallkuar janë
familja e Ebu Sufjanit(Benni Umejje),por vetëm më një ndryshim
perfid,ngase si pemë të bekuar e shpjegon shfaqjen e Babiut dhe të
Behaiut si vet shfaqje të fuqisë së Zotit;lindjen e diellit si vet
qenien e Zotit,kurse shkëlqimin dhe rrezet e diellit si emrat dhe
cilësitë e Zotit etj.!!!


Shpifjet behaite rreth shenjëtarisë së rrejshme të numrit-19

Behainjtë,me mish e më shpirt ndihmuan kolonialistët anglez e
pastaj i dhanë mbështetje të fuqishme forcimit të qenies çifute
në botë(e më vonë edhe vet shtetin çifut në trollin e
Palestinës),duke punuar kryekëput për interesat e tyre. Qëllimi i
tyre parësor ishte dhe mbeti futja e dyshimeve dhe shqetësimeve në
zemrat e muslimanëve. Këtë deri diku edhe e arritën me lansimin e
tezës rreth''shenjëterise''se rrejshme të numrit
nëntëmbëdhjetë(19)duke shpifur se edhe Kur'ani është i bazuar
në ketë shenjëteri të nëntëmbdhjetëshit!
Mjerisht,shumë prej muslimanëve ranë viktimë e këtij
mashtrimi perfid. Shumë prej tyre,duke u bazuar në kinse hulumtimet
matematikore të renegatit Dr.Reshad Halife i cili më vonë e shpalli
veten si pejgamber ,ngarendën t'i shfaqin admirimet e tyre për
ketë''mrekulli''!!!
Fatkeqësisht ky libër i dr.Halifes u përkthye në shumë
gjuhë botërore e ndër të tjerat edhe në shqipe! Mirëpo,nuk vonoi
shumë dhe pasoi këndellja nga Ulematë vigjilent të Az-harit të
ndershëm në bashkëpunim me mendjet më të ndritura islame,të
cilët pasi që i analizuan në hollësi këto hulumtime te
dr.Halifes,morën vendim të prerë se tezat e këtij renegati janë
të pasakta dhe fare të pa baza. Ato vetëm se qojnë ujë në
mullirin e lëvizjes behainje,të cilët të gjitha gjërat i kanë
sendërtuar në bazë të numrit 19,si p.sh. se Behaiu është
pejgamberi i shekullit XIX,se viti i ka 19 muaj,se një muaj i ka 19
ditë,se agjërimi zgjat 19 ditë e shumë e shumë gjëra tjera të
marra!!!
Dijetarët e Az-harit të famshëm,qitën në pah mashtrimin e
dr.Halifes i cili në shumë raste kur është ballafaquar me
mospjestueshmërinë e numrit 19 me disa shkronja te Kur'anit,i ka
lënë disa apo edhe ka shtuar diçka prej tyre!
Ne muslimanët,duhet që njëherë e përgjithmonë ta kuptojmë
se Kur'ani është mrekulli e përjetshme e All-llahut,është libër
hyjnor i vlefshëm për çdo vend dhe kohe,andaj nuk ka nevojë që të
lëshohemi nga mendjelehtësia në gjëra të tilla e tu besojmë
aventurierëve eksperimentues,ngase këtë Kur'an All-llahu i
Plotfuqishëm e ka mbrojtur dhe do ta mbrojë nga devijimet pa pasur
nevojë për formula magjike të nëntëmbdhjetëshave dhe shembujve
të tyre. Sigurisht,se shenjtëria e Kur'anit nuk qëndron vetëm
në sekrete numerike siç përpiqen disa ta komentojnë,por shenjtëria
e tij qëndron në fuqinë e fjalës hyjnore,në
vizionet,përcaktimet,ligjet dhe dispozitat e tij. Mjafton vetëm t'i
përkujtojmë fjalët e të Madhërishmit në ajetin 53 të kaptinës
Fussilet:''Ne atyre(jobesimtarëve)do tua bëjmë të mundshme që
të shohin argumentet Tona në horizontet e pakufishme(të
gjithësisë)dhe në veten e tyre deri që t'u behët e qartë se
ai(Kur'ani)është i vërtetë .A nuk mjafton që Zoti yt është
dëshmitar për çdo gjë.''dhe çdo gjë të na kristalizohet,e
të kuptojmë se ky Kur'an është drite dhe udhëzim për mbare
njerëzinë. Ai që don të përudhet do të shpëtojë e ai që
refuzon,do të humbë në dy jetërat .

Kadianinjtë(Ahmedinjtë)

Intrigat dhe komplotet e armiqve të islamit ndaj kësaj feje
hyjnore të zgjedhur prej All-llahut xh.sh për mbarë njerëzimin, nuk
u ndalën qysh prej fillimit të saj. Me kalimin e kohës ndryshonin
vetëm me metodat për luftimin e saj. Kur këta e panë se ballafaqimi
i tyre frontal(ballor)është i paragjykuar të dështojë qysh në
start,ndërruan taktikën dhe u përpoqën ta luftojnë islamin
nëpërmjet vet muslimanëve duke i përdorur si vegla muslimanët e
luhatshëm dhe hipokritët.
Për këtë qëllim u zgjodhi trolli më i plleshëm,koha më e
përshtatshme dhe ''njeriu më besnik''për kryerjen e këtij
misioni të ndytë. Vendi i zgjedhur ishte
Nënkontinenti Indian-India(atëbotë një shtet i përbashkët në
përbërjen e të cilit ishin ende Pakistani dhe Bangladeshi),si një
vend më gërshetim të shumë kulturave dhe qytetërimeve të lashta
që kishin lënë gjurmë të pa shlyeshme në ato vende,pastaj koha
më e përshtatshme,atëherë kur kundër kolonizatorëve anglez kishin
filluar të ngritshin
masat e gjëra popullore në shenjë pakënaqësie më gjendjen e tyre
të mjerueshme nën tutelën e huaj,kurse''njeriu besnik''i
zgjedhur ishte kush tjeter pos renegatit Mirza Gulam Ahmedi,një njeri
me karakter të ulet, mentalisht i çrregulluar,cili vuante për
pozitë,karrierë,nam dhe pushtet.
Misioni i ndytë më të cilin e kishin ngarkuar anglezet Mirza
Gulam Ahmedin,ishte që në fillim të shtiret dhe të paraqitet në
mesin e muslimanëve si njeri më ide reformiste në shoqërinë e
varfër islame,pastaj që gradualisht të paraqitet si reformator i
fesë,më vonë si ''Mehdiu i pritur''e pas kësaj si
''Mesihu i premtuar'' me shpifjet se gjoja shpirti i Isait a.s.
ka hyrë në të,dhe më në fund si i dërguar i All-llahut me
shpallje,më të cilën anulohen të gjitha shpalljet e
mëparshme,përfshirë edhe Kur'anin!!!
Ky renegat filloi të propagandoi më të madhe se
Kadjani(vendlindja e tij)është vend i shenjtë,madje i përmendur
edhe në Kur'an me emërtimin''Mesxhidul Aksa'',se haxhi në
të është detyrim për të gjithë,se kinse All-llahu ia ka zbritur
10000 ajete,se ai që e mohon atë është kafir-pabesimtar,se
Kur'ani,Muhammedi a.s. dhe të gjithë pejgamberët para tij kanë
paralajmëruar për ardhjen dhe profetësinë e tij,duke dëftuar madje
edhe për kohën dhe vendin e shfaqjes së tij,e shumë e shumë
gjepura e te pavërteta tjera,të cilat mendja e njeriu kurrsesi nuk
mund t'i pranojë!!!
Mirza Gulami u bënte thirrje të hapët ithtarëve të tij që
ti nënshtrohen qeverisë angleze dhe ta urrenin fjalën xhihad. Ai që
u kundërvihet anglezëve,thoshte Gulam Ahmedi,ai është kafir,ngase
anglezet janë shpëtimtarët dhe bamirësit tanë të dërguar nga
Zoti për të na shpëtuar!!!
Kur dijetarët më të mëdhenj islam të kohës e panë
rrezikun që po u kanosej muslimanëve nga shpifjet dhe pretendimet e
këtij renegati,ju kundërvunë më të gjitha forcat dhe i demaskuan
në tërësi qëllimet dhe tendencat e këtij djalli-shejtani. Ata
masës së gjerë ia benë me dije se pas tyre fshihen anglezët të
cilët ishin jetikisht të interesuar ta shuanin shkëndijën e
xhihadit të cilës aq shume ia kishin frikën.
Në mesin e këtyre dijetarëve që haptazi e kundërshtuan
lëvizjen kadjane dhe mësimet e tyre te mbrapshta ishin mendimtari i
madh Muhammed Ikballi,Muhammed Ali el Munkiri,e më vonë më të
zëshmit prej tyre ishin Ebu Aëla el Mevdudi,Ebul Hasen en Nedevi dhe
Muhammed Hidër Husejn etj. Këta bënë përpjekje mbinjerëzore
anipse nën tortura dhe reprezalje të vazhdueshme nga anglezet dhe
satelitet e tyre,që kadianinjtë t'i ndajnë nga familja e madhe
islame,të cilën gjë me ndihmën e All-llahut,fatmirësisht edhe e
arritën më fjalë dhe më vepra.
Pas vdekjes së Mirza Gulamit nga kolera në vitin 1908,udhëheqjen mbi
lëvizjen kadianite e mori Nuruddini. Kah fundi i jetës së tij
filluan grindjet dhe përçarjet,e pas vdekjes së tij,ata u ndanë në
dy grupe-degë. Në njërën anë dega e kadianinjve në krye me
Mahmmud bin Gulam Ahmedin të cilët besonin se Mirza Gulami ishte
pejgamber,se ishte ''Mehdi muntedhiri'',se ishte mesihu-Isai
a.s.,kurse në anën tjetër dega e Lahores e cila do të quhet me
emrin Ahmedinjtë,në krye me Muhamed Aliun i njohur me përkthimin e
Kur'anit në gjuhën angleze,të cilin Kur'an liga botërore islame
e shpalli të pavlefshëm dhe si shumë të rrezikshëm për shkak të
komenteve dhe përkthimeve te ti të lira dhe për shkak të refuzimit
të tij të mrekullive të pejgamberëve etj. Kjo degë e lahores nuk
besonin në pejgamberinë e Gulam Ahmedit,por për të thanë se ishte
vetëm reformator i kohës!!!

Qëndrimi i kadianinjve (ahmedinjve) ndaj Tefsirit te Kur'anit

Kadianijte(ahmedinjet)pothuajse ne tërësi mohojnë Kur'anin duke
konsideruar ate si libër te shfuqizuar me librin e Gulam Ahmedit
''Berahin Ahmedije''. Megjithatë ,ata ne shume vende kane
futur duart e tyre për t'i komentuar ajetet Kur'anore siç ishte
rasti te Muhamed Aliu i cili gjate përkthimit te Kur'anit ne gjuhen
angleze,ne mënyre shumë perfide është lëshuar ne shume gjera
kundër islamit dhe parimeve te shenjta,duke anuar qarte kah parimet e
lëvizjes ahmedijte .
Ne këtu do te merremi me shume me përkthimin e Kur'anit ne
gjuhen shqipe nga ana e renegatit Muhamed Zakarija Khan,përkthim ky i
botuar nen mbikëqyrjen ''Hazreti Mirza Tahir Ahmedit ,halifi i
katërt i Mesihut te premtuar dhe kryetar suprem i lëvizjes Ahmediane
ne islam'',nga Internacional Publication L.T.D.
Islamabad,Sheephatch Lane,Tilford ,Surrey,GU10 2 AQ.-United Kingdoom
-Londër.
Nga ky përkthim i Kur'anit ,do te shkëpusim vetëm disa
referenca,pa ndryshuar asgjë nga përkthimi i Zakaria Khanit,për te
pare se ne ç'masë Ahmedinjet u përpoqën t'i shtrembërojnë
faktet Kur'anore ,duke e paraqitur Gulam Ahmedin si një shenjtor me
shpallje nga All-llahu,dhen duke dhëne komentime aq te lira ,te cilat
janë shume larg komentimeve te shenjta te bazuara ne ajetet
Kur'anore dhe hadithet e Muhammedit s a v s.
P.sh:Ne referencën e 19.f q .5,kur komenton ajetin e 4(ajeti i 5
ne përkthimin e tij,ngase ky e numëron ''Bismil-lahin''si
ajet ne qdo kaptine)te kaptines''EL Bekare::''...dhe e besojnë
fuqimisht Ahiretin''thot:''Ahiret''do te thotë një
revolucion shpirtëror qe do te paraqitet ne te ardhmen. Fjala është
për ardhjen e imam Mehdiut e te Mesihut te Premtuar ''!
Në referencen 323,fq.187, kur e komenton ajetin 131(132)të
kaptinës El En'am-''(Profetët u dërguan)Për shkak se Zoti Yt
nuk mund t'i shfaroste padrejtësisht qytetet bashke me banorët e
tyre ne gjendje të paalarmuar''thotë''All-llahu i dërgon
profetët dhe reformatorët e Tij që t'i alarmojnë njerëzit dhe
t'u tregojnë rrugën e shpëtimit''.
Në referencën 614 fq. 395, kur e komenton ajetin 94(95),të
kaptinës El Kehf:''Ata thanë:O Dhulkarnejn,vërtet Jexhuxhi dhe
Mexhuxhi po krijojnë çrregullime në
tokë...''thotë:''Fjalët Jexhuxh dhe Mexhuxh poashtu
aplikohen edhe për kombet krishtere,sepse ato përparojnë shpejt dhe
zjarrin e përdorin shumë. Jexhuxhi dhe Mexhuxhi i përfaqësojnë
disa fuqi të mëdha të perëndimit. Mund të themi se fjala është
për SHBA-të dhe për Rusinë me gjithë shtetet e
perëndimit''!!!
Në referencën 717 fq. 457,kur e komenton ajetin 50(51)të
kaptinës El Mu'minunë:''Dhe birin e Merjemës dhe nënën e tij
e kemi bërë një shenjë dhe u kemi dhënë strehim në një vend të
lartë me plot lugina e burime e më ujë të
rrjedhshëm'',thotë:''Jeta dhe vdekja e Krishtit është bere
një temë që u diskutua në shekujt e kaluar e po diskutohet edhe sot
e kësaj dite. Kur'ani flet më një gjuhë të qarte e të
kuptueshme se ai as nuk ka vdekur mbi kryq e as nuk ka vdekur në një
moshë të re,por ai u shpëtua nga vdekja e kryqit dhe mandej shkoi
në një vend të lartë malor me plot lugina e ujëvara. Ky vend siç
na tregon historia është Kashmiri në Indi. Këtë e vërteton edhe
Bibla,dhe historia e jehudëve dhe e hindusëve. Themeluesi i sektit
ahmedija ka shkruar një libër me titull''Mesihu në Indi'',ku
ai dha do argumente të pathyeshme rreth udhëtimit të Krishtit për
në Indi dhe rreth vdekjes së tij në atë vend ku gjendet edhe varri
i tij. Poashtu edhe një udhëtarë rus Nikolla Notoviçi,i cili i
bëri vizitë lindjes së largët në vitin 1877,në librin e
tij''Jeta e panjohur e Krishtit''shkruan se Krishti erdhi në
Kashmir...''!!!
Në referencën 762 fq. 485 kur e komenton ajetin 47(48) të
kaptinës El Furkan:''Dhe ai eshte (All-llah),i cili natën e bëri
petk për ju,dhe i cili e bëri gjumin mjet pushimi,dhe ditën për
t'u ngritur dhe për të punuar'',thotë:''nata e referon
periodën e errët shpirterore para ardhjes së Reformatorit
Hyjnor,ndërsa'dita' e referon agimin shpirtëror,kur do të vij
reformatori hyjnor(mesihu i premtuar)''.!!!
Në referencën 868 fq.559,ky renegat e zbulon fytyrën e tij
të vërtetë,kur e komenton ajetin 5(6)të kaptinës Es
Sexhde:''Ai(All-llahu)me anë të planit të vet do ta vendos
urdhrin e Tij prej qiellit e deri të toka,mandej ajo (feja islame)do
të ngitet te Ai në një ditë që sipas llogarisë se Tij është sa
njëmijë vjet'',dhe thotë;''ajeti i referon krizat më
serioze më të cilat do të ballafaqohet islami gjatë shekujve.
Profeti i shenjtë(Muhammedi a.s.)ka thënë se tre shekujt e parë të
islamit do të jenë epoka e përparimit dhe e lulëzimit të islamit.
Pra,islami filloi të dobësohej pas tre shekujve të parë dhe sipas
këtij ajeti,rrënimi i islamit do të vazhdojë deri të njëmijë
vjet. Kjo do të thotë se në shekullin XIII(13)hixhrij,do të jetë
feja e rrënuar dhe e degraduar. Vërtetë,ashtu ngjau me islamin. Atë
kohë sipas islamit,do të vijë një Mesih e Mehdi i premtuar që
islamit do t'i jap një jetë e hov të ri. Pra mu në shekullin e
XIV(14)të islamit(hixhrij),u paraqit një reformator,i cili deklaroi
se është Mesihu e Mehdiu i Premtuar dhe e theloi një sekt të ri në
islam që quhet sekti''Ahmedia'' e që mundohet e përpiqet ta
përhapë fenë islame në të gjitha anët e botës''!!!
Në referencat 929,930 dhe 931 fq.596,kur e komenton ajetin
20(21)të kaptinës Jasin;''Dhe nga ana e largët e qytetit erdh
një njeri duke vrapuar dhe tha:O populli im,ndjekni
profetët!Thotë:''fjalët 'nga ana e largët e qytetit' e
referojnë një vend të largët prej Qendrës së Islamit,'Një
njeri e referon Mesihun e premtuar për ardhjen e të cilit ka
paralajmëruar profeti i shenjtë( Muhammedi a.s),kurse fjala'
ndjekni profetët 'tregon se ai Mesihu i premtuar(Ahmedi)do ta
përhap shpejt e shpejt fenë islame''!!!
Në referencën 1093 fq. 720, kur e komenton ajetin 20(21) të
kaptinës Et Tur:''Atë ditë ata do të jenë të mbështetur në
kolltukë të renditur dhe Ne do tu japim për shoqe qupa symëdha e
të zeza'', thotë:''Jeta pas vdekjes është vetëm një
manifestim i kësaj jete dhe shpërblimi e ndëshkimi i botës vijuese
do të jetë përfytyrim i aksioneve të njeriut. Xheneti e Xhehennemi
nuk janë botë materiale,por ato janë vetëm mishërim të fakteve
shpirtërore te kësaj jete''!!!
Në referencën 1124 fq.738, kur e komenton ajetin 31(32) të
kaptinës Err Rrahman:''Ne së shpejti do të angazhohemi për ju,
o dy superfuqi!'',thotë në mënyre të pa skrupullt se:''Dy
superfuqitë simbolizojnë Amerikën dhe Bashkimin Sovjetik''!!!
Në referencën 1181 fq. 773,kur e komenton ajetin 3(4) të
kaptinës El Xhumua:''Dhe Ai do të dërgojë(profetin e Tij)të
një popull tjetër që ende nuk iu bashkuan .All-llahu është i
Plotfuqishëm dhe i Urtë'' thotë:'' Poashtu edhe ky ajet
tregon qartë se më ardhjen e Mesihut të Premtuar njerëzit do të
pastrohen shpirtërisht e moralisht dhe ai do ta formojë një
komunitet besimtarësh të devotshëm''!!!
Në referencën 1245 fq. 818, kur e komenton ajetin e 9(10) të
kaptinës El Kijame:''Dhe dielli e hëna do të bashkohen(do të
eklipsohen së bashku)''thotë:''fjala është për atë
Profetësi të përmendur edhe në hadith, sipas së cilës në kohën
e paraqitjes së Mesihut të Premtuar do të errësohen dielli dhe
hëna në një muaj të Ramazanit. Kjo profetësi u plotësua
letrarishtë në vitin 1894,kur themeluesi i sektit Ahmedia-hazreti
Mirza Ghulam Ahmedi,pat deklaruar se ai është Mesihu dhe Mehdiu i
Premtuar për ardhjen e të cilit lajmëron Kur'ani dhe Profeti i
Shenjtë(Muhammedi s.a.v.s)''
Ne referencën 1261 fq. 826,kur e komenton ajetin 11(12) të
kaptinës El Murselat:''Dhe kur të gjithë Profetët do të
dërgohen në kohën e tyre të caktuar'',thotë:''kur do të
vijë Mesihu i Premtuar e ai do të pagëzohet me emra të të gjithë
profetëve''!!!
Në referencën 1328 fq. 854,kur e komenton ajetin 1(2)të
kaptinës Et Tarik:''Unë paraqes për dëshmi qiellin dhe yllin e
agimit'',thotë:''Fjala është për zëvendësin e Profetit
të Shenjtë-imam Mehdiun,ardhja e të cilit është si ylli i
mëngjesit që lajmëron agimin. Kjo do të thotë se kur vjen imam
Mehdiu,do të agojë dita e triumfit të islamit''
Në referencën 1346 fq, 860,kur e komenton ajetin e 3(4) të
kaptinës El Fexhr:''Dhe qiftin dhe
tekun'',thotë:''...fjala 'qift' i referon Profetin e
shenjtë dhe Mesihun e Premtuar,kurse 'tek' Zotin''!!!
Në referencën 1410 fq. 890,kur e komenton ajetin 1(2) të
kaptinës El Mesed:(el Leheb sipas emërtimit të tij ),:''U
shkatërruan dy duart e Ebu Lehebit dhe u shkatërrua edhe ai
vetë'',thotë:''...fjala është për kombet e Perëndimit që
do ti zbulojnë armët bërthamore,prandaj 'dy duart'i referojnë
dy superfuqitë-Amerikën dhe Bashkimin Sovjetik''!!!
Në referencën 1418 fq, 892,kur e komenton ajetin 5(6) të
sures El Felek:''Dhe prej sherrit të çdo smirëkeqi kur e shfaq
xhelozinë'',thotë:''Ajeti tregon se me anë të Mesihut të
Premtuar,islami do të marr një hov të ri dhe do të përparoj shumë
shpejtë dhe armiqtë e Mesihut të premtuar do të behën xheloz,andaj
duhet t'i lutemi Zotit që të na ruaj e të na mbrojë nga sherri i
zilisë së tyre''.

* * *

Këto ishin disa nga referencat e komentimeve të renegatit Muhamed
Zekerija Khanit nga Kur'ani i përkthyer në gjuhën shqipe,për
t'ua bërë të gjithëve me dije e posaçërisht lexuesve shqiptarë
në Kosovë e në diasporë që të mos shërbehen me përkthimin e
Kur'anit nga ky shejtan i mallkuar,i cili kohëve të fundit është
duke u përpjekur që të konvertojë e të mashtrojë,e të bëjë
për vete sa më shumë simpatizues dhe ithtarë në lëvizjen e
devijuar ahmedite,e cila siç shihet paraqet një rrezik të hapët
për islamin kudo në botë. Qëllimi i kësaj lëvizje (këtij sekti)
është futja e dyshimeve në zemrat e besimtarëve musliman rreth
shenjtërive të paprekshme të besimit islam,të cilave fuqitë e
errëta ia kanë aq shumë frikën. Mirëpo ne muslimanët prehjen e
gjejmë në fjalët e Fuqiplotit e Mëshirëmadhit i cili në Kur'an
thotë:
''Ata duan ta shuajnë dritën e All-llahut me gojët e
tyre,po All-llahu e plotëson(përhap) dritën e vet,edhe pse këtë e
urrejnë jobesimtarët'' (Es Saff-8), dhe kjo na mjafton që për
asnjë moment të mos luhatemi në besimin, bindjet dhe parimet e
shenjta islame.

* * *

Lehtë mund të vërehet se parimet e ketyre tri
sekteve(lëvizjeve)antiislame janë në kundërshtim të plotë me
parimet dhe normat islame. Këto në esencë kanë një
qëllim:shkatërrimin e fesë islame dhe lënien pas dore të
detyrimeve fetare nga ana e muslimanëve.
Pjestarët e këtyre sekteve,nga ana e të gjithë dijetarëve
islam pa dallim,janë shpallur kafira-jobesimtarë,mirëpo rreziku më
i madh është se te tillët,muslimanëve ju shtiren se janë
muslimanë. Ata shpifin se çdo ajet Kur'anor e ka kuptimin e
brendshëm (batil) të cilin nuk e di askush pos prijësve të tyre.
Të tillët,Kur'anin e komentuan sipas hamendjes dhe interesave te
tyre personale.
Të tillët i pamë tek pohojnë se shpallja hyjnore ende nuk ka
përfunduar,duke shpifur se kanë ardhur më shpallje të reja,por
All-llahu xh.sh. i ka demantuar shpifjet e shembujve te tyre ne
Kur'an, ajeti 3-El Maide,kur thotë:''Sot përsosa për ju fenë
tuaj,plotësova ndaj jush dhuntinë Time,dhe zgjodha për ju islamin
fe''.
Ata që pretendojnë pejgamberllak le të kthehen edhe një
herë ne ajetin 40 të kaptinës El Ahzab:''Muhammedi nuk ka qenë
babai i asnjërit prej burrave tuaj,por ai ishte i dërguari i
All-llahut dhe vulë e të gjithë pejgamberëve'',dhe në hadithin
e Muhammedit s.a.v.s :''Nuk ka të dërguar pas meje'',që të
binden se Muhammedi s.a.v.s është pejgamberi i fundit dhe vulë e të
gjithë pejgamberëve.
All-llahu xh.sh i ka përgënjeshtruar të tillët edhe në
lidhje me kryqëzimin e Isait a.s dhe mbytjen e tij kur në ajetin 157
të kaptinës En Nisaë,thotë:''...,po ata as nuk e mbyten e as
nuk e gozhduan(nuk e kryqëzuan në gozhda),por atyre u
përngjau...''
Ndërsa në lidhje me pretendimet e marra te prijësve të
këtyre sekteve antiislame se janë hyjnorë-zotra ,All-llahu s.v.t.
në ajetin 255 të kaptinës El Bekare thotë:''All-llahu ështe
Një, nuk ka zot tjetër përveç Atij .Ai është Mbikëqyrës i
Përherëshem dhe i Përjetëshem...''
Të tillët vërtetë e merituan mallkimin e All-llahut të
Madhërishëm,kur në Kur'an në ajetin 93 të kaptinës El
En'am,për ta thotë:''E kush është më gabimtar (mëkatar)i
madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit,ose thotë:mua po më
shpallet e nuk i është shpallur asgjë,ose ai që thotë:do të thur
diçka të ngjashme me atë që e ka zbritur All-llahu. E sikur t'i
shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes,e engjëjt kanë
shtrirë duart e veta (me ndëshkim)e (u thonë): shpëtonie pra
vetveten (nëse mundeni),tash përjetoni dënimin e turpshëm për
shkak se e thoshit të pa vërtetën për All-llahun dhe ndaj
argumenteve të Tij ishit kryeneç''.

* * *

Ja me ndihmën e All-llahut të Plotfuqishëm arritëm të
përfundojmë punimin,mbi tefsiret e fraksioneve islame . Nëpër
librat e ndryshme të tefsireve të këtyre fraksioneve pamë mendime
dhe komentime të cilat nuk përkojnë fare me parimet e shenjta islame
,disa prej të cilave janë aq ekstreme saqë me plotë të drejtë nuk
llogariten me asgjë islame si Batininjtë,Babinjtë,Behainjtë,dhe
Kadianijtë. Disa prej këtyre fraksioneve kishin më tepër anime kah
mësimet filozofike,disa prej tyre anime politike, por që të gjitha
pothuajse me një qëllim të përbashkët:që duke i komentuar ajetet
Kur'anore sipas nevojave të fraksioneve të tyre të mbizotërojë
mendimi dhe ideja e tyre në përfitimin e sa më shumë ithtarëve
dhe simpatizuesve. Pothuajse që të gjithë këta harruan se këtë
Kur'an e ka marrur në mbrojtje All-llahu i Plotfuqishëm me
garancë të plotë se do ta mbrojë nga çdo devijim dhe
shtrembërim:''Atij (Kur'anit )nuk mund t'i mvishet e
pavërteta nga asnjë anë;është i zbritur prej të Urtit ,të
Lavdishmit''-(Fussilet 42)dhe:''Ne me madhërinë Tonë e
shpallëm (zbritëm)Kur'anin dhe Ne gjithsesi Jemi mbrojtës të tij
''-(El Hixhr 9).
Grupacionet,fraksionet dhe lëvizjet antiislame sot në botë
janë një pakicë shumë e vogël,ndaj veprimeve të të cilëve duhet
të jemi gjithmonë syçelë e vigjilentë që t'iu kundërvihemi sa
herë që dalin me teori dhe mendime që nuk përkojnë me islamin
burimor. Këtë e kemi amanet nga All-llahu s v t si mbrojtës besnik
të fjalës së Tij në Tokë. All-llahu na ndihmoftë në çdo
përpjekje tonën me qëllim të mirë, për ta arritur dhe për ta
merituar kënaqësinë e Tij ndaj nesh si në këtë botë ashtu edhe
në botën e Ahiretit . Dhe lutja jonë e fundit është falënderimi i
takon All-llahut s v t dhe selamet qofshin mbi Muhammedin s.a.v.s.

Tekstin e përgatitën dhe e përshtaten:
Kushtrim Ferataj
Beslim Januzaj dhe
Krenar Ferataj.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages