NAMAZI I SHEHIDIT

48 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:10:08 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
NAMAZI I SHEHIDIT
صَلاَةُ الشَّهِيدِ
Shehidi kategorizohet në tri kategori:
1. شَهِيدُ الْحَرْبِ وَ الْقِتَالِ فِي
سَبِيلَ اللهِ تَعَالَى- Shehidi në luftë për
hirë të Allahut xh.sh. I tilli, nëse është musliman, i mençur,
në moshën madhore, i pastër nga xhenabeti dhe ka vdekur prej
shkaktimit të plagës duke mos ngrënë e pirë asgjë. Shehidi i
tillë nuk duhet të lahet, përveç nëse është goditur me ndonjë
ndytësirë përveç gjakut e nëse dihet se është i papastër,
atëherë duhet të lahet. Duhet t’i falet namazi dhe të varroset me
rrobat e tij me gjak, përveç nëse ka ndonjë armë apo diç të
vlefshme, duhet t’i hiqet prej rrobave. Nëse ndodh që ndokush nuk
vdes në betejë ose, menjëherë pas betejës aq sa ka mundësi të
hajë apo të pijë, i tilli duhet të lahet, të mbështillet me qefin
dhe t’i falet namazi, por kjo nuk d.t.th. se i paksohet shpërblimi
dhe kategoria e shehidllëkut.
2. الشَّهِيدُ الْمَقْتُولُ ظُلْمًا-
Shehidi i mbytur pa të drejtë. Kur ndodhë që dikush të mbytet pa
faj si f.v. i mbyturi nga kriminelët, hajnat etj. Me këtë lloj të
shehidit veprohet njëjtë sikur me shehidin që mbytet në luftë.
3. الشَّهِيدُ الْمَيِّتُ بِحَوَادِثٍ
أَوْ عَوَارِضٍ خَاصَّة- Shehidi i cili ka vdekur
për shkaqe normale. Në këtë lloj të shehidëve bënë pjesë ai
që vdes nga përmbytja, djegia, nga rënia e murit etj. Me këtë
lloj të shehidit veprohet sikur me njerëzit e tjerë të zakonshëm,
ky lloj i shehidit duhet të lahet, të mbështillet me qefin dhe i
falet namazi xhenazes.
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages