· Falja e namazit, sexhdeja e tilavetit dhe namazi i xhenazez nuk
lejohet të falen kur dielli është duke lindur, kur është në zenit
dhe kur është duke perënduar. Prej këtij rregulli përjashtohet
falja e namazit të iqindisë të asaj dite.
Pas namzit të sabahut nuk duhet të falet namaz vullnetar ( nafile )
derisa nuk lind dielli. As pas namzit të iqindisë nuk falet namaz
vullnetar derisa nuk perëndon dielli.Namaz vullnetar nuk falet edhe
pas daljes së agimit më shumë se sa dy reqatet e sabahut, as para
akshamit,as para namazit të bajramit e as pasi të dalë imami para
masës ditën e xhuma. Përpos kësaj, dy namze nuk bashkohen në një
kohë, qoftë në udhëtim qoftë ne vendëbanim.dy naze falen me një
kohë vetëm në Arafat dhe në Muzdelife.