NAMAZI ME XHEMAT

846 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:04:24 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
NAMAZI ME XHEMAT
صَلاَةُ الْجَمَاعَةِ

Të falurit me xhemat është sunnet i fortë për meshkujt. Falja e
namazit me xhemat ka vlerë më të madhe se sa të falurit vetëm.
Për këtë kemi argument hadithin e Pejgamberit s.a.w.s. :
(صَلاَةُ الْجَمَاعَةِ أَفْضَلُ مِنْ
صَلاَةِ أَحَدِكُمْ وَحْدَهُ
بِخَمْسَةٍ وَ عِشْرِينَ دَرَجَةً)
“Namazi me xhemat është më i vlefshem se sa ai që falët vetmas
për njezetë e pesë herë”.
Po ashtu, kur lexojmë disa ajete kur'anore vërejmë se ato na
urdhërojnë të bëjmë ruku e sexhde me ata të cilët bëjnë ruku e
sexhde.
Vlera e thevabit të xhematit arrihet edhe me një xhemat, qoftë
fëmijë apo edhe grua. Sa më i madh të jetë numri i xhematit më i
madh është thevabi. Xhemati mund të formohet në shtëpi, xhami
etj., mirëpo xhemati i formuar në xhami është më i vlefshëm.
Është mirë që të mos lihet xhemati pa arsye të justifikueshme.
Kushtet e imamit
Imami përveçqë duhet të jetë musliman dhe i mençur duhet t’i
plotësojë këto kushte:
1. اَلْبُلُوغُ- madhor. Imami duhet të jetë i hyrë në
moshën madhore dhe pa e plotësuar këtë kusht nuk lejohet falja e
namazit pas tij, si imam.
2. اَلذَّكْورَةُ- të jetë mashkull. Femra nuk lejohet
t’u bëhet imam meshkujve.
3. أَنْ يحسن قِرَاءَةَ مَا تَصِحُ بِهِ
الصَّلاَةُ دُونَ فَأْفَأْةٍ- që të lexojë
Kur’anin mirë, që namazi të jetë i vlefshëm dhe të mos ketë
pengesa në shqiptim. Po që se imami ka pengesa të cilat e pengojnë
në shqiptim; dhe pengesa e tillë gjatë shqiptimit ia humb kuptimin
e fjalës, në këtë rast, i tilli nuk lejohet të bëhet imam.
4. السَّلاَمَةُ مِنَ اْلأَعْذَارِ- Të mos
jetë sahibi udhër. Kur personi është sahibi udhër nuk lejohet t'u
bëhet imam atyre që nuk janë sahibi udhër, ndërsa sahibi udhëri
mund t’u bëhet imam atyre që janë si ai.

Kush është më meritor për imam

Namazi si obligim mund të falet në shtëpi, në xhami e në vende
të tjera. Kur namazi falet në shtepi më meritori për të qenë imam
është i zoti i shtëpisë ose ai të cilit i jep leje i zoti i
shtëpisë që të bëhet imam. E po që se namazi falet në xhami,
atëherë më meritori për të dalë imam është ai që është imam
i rregullt në xhami me përjashtim nëse në xhami është
udhëheqësi i muslimanëve-halifi apo muftiu, në këtë rast më
meritorë janë këta.
Kur nuk është asnjëri prej këtyre si halifi, muftiu apo i zoti i
shtëpisë, nëse namazi falet në shtepi, atëherë më meritori
është ai person i cili i plotëson këto kushte:
1. Ai që i njeh më së miri rregullat-dispozitat e namazit.
2. Ai që lexon Kur’anin më së miri.
3. Ai që është më i devotshëm.
4. Ai që është më i moshuar si respekt ndaj tij.
5. Ai që e ka zërin më të bukur.
Mekruh është të bëhet imam fasiku, ai që bën bidate, ai i cili
është injorant dhe i verbëri.
Kur vlerësohen të gjitha këto, atëherë ai që më së shumti i
plotëson këto kushte.

Kushtet që duhet të plotësohen për të qenë i vlefshëm falja me
imam
Kushtet e tilla janë:
1. اَلنِّيَّةُ- Nijjeti. Nuk kushtëzohet që
imami kur ua falë namazin meshkujve të bëjë nijjet se është imam
i meshkujve, ndërsa kur ndodhë që në mesin e xhematit të ketë
edhe femra, imami duhet doemos ta bëjë nijjet se është imam edhe i
femrave. Nijjeti mjafton të jetë i bërë vetëm me zemër. Nuk
kushtëzohet që imami të bëjë nijjet se është imam edhe i femrave
në namazin e xhumasë dhe të bajrameve.
2. أَنْ لاَ يَتَقَدَّمَ الْمُقْتَدِيُّ
عَلَى إِمَامِهِ بَلْ يَتَأَخَّرُ
عَنْهُ أَوْ يُحَاذِيهِ عَلَى
اْلأَقَلِّ- Që muktediu mos të qëndrojë para imamit, por
të qëndrojë pas tij ose se paku të jetë krah për krah me të. Po
që se muktediu qëndron para imamit, namazi i tij konsiderohet i
prishur.
3. أَنْ لاَ تَكُونَ صَلاَةُ اْلإِمَامِ
أَدْنَى مِنْ صَلاَةِ الْمَأْمُومِ- Që
namazi i imamit të mos jetë në gradë me të ulët se namazi i
muktediut. Kur ndodhë që imami është duke falur namaz nafile,
ndërsa muktediu i bashkohet për të falur namaz farz, në këtë rast
muktediu duhet ta përsërisë namazin e tillë, ngase, kategoria e
namazit të tij ka qenë më e fortë se e imamit. Nëse ndodhë që
namazi i muktediut është i kategorisë më të ulët se i imamit,
atëherë namazi i muktediut konsiderohet i pranuar.
4.اِتِّحَادُ فَرْضِ اْلإِمَامِ وَ
الْمَأْمُومِ- Që namazi farz të jetë i njëjtë si i
imamit ashtu edhe i muktediut. Doemos duhet që imami dhe muktediu të
falin farzin e njejtë, f.v., imami është duke falur farzin e drekes
edhe muktediu doemos duhet ta falë farzin e drekës, e nuk lejohet që
imami ta falë farzin e drekës e muktediu t’i bashkangjitet imamit
për ta falur farzin e ikindisë.
5.أَنْ لاَ يَكُونَ الْمُصَلِّيُّ
مَسْبُوقًا بِأَنْ كَانَ تَابِعًا
ِلإِمَامٍ آخَرٍ- Që musaliu të mos jetë i vonuar në
namaz, e t’i bashkohet imamit tjetër për t’i vazhduar rekatet e
mbetura. Nëse ndodhë që musaliu është vonuar në namaz dhe e i ka
kaluar ndonjë rekat pa e falur, nuk guxon që pasi imami i tij ta
kryejë namazin, t’i bashkohet ndonjë imamit tjetër për ta
plotësuar rekatin e kaluar.
6.اَنْ لاَ يُصَلِّي خَلْفَ امْرَأْةٍ
مُقْتَدِيَّةٍ بِإِمَامِهِ- Që musaliu të mos
falet prapa femrës madje edhe nëse ata të dy janë duke u falur
prapa imamit të njëjtë. Nëse femra, para mashkullit, namazi i
mashkullit konsiderohet i prishur, dhe, mu për këtë arsye, nuk
lejohet që mashkullit t’i bashkohet imamit nëse femra është në
rresht para tij.
7.أَنْ لاَ يَفْصَلُ بَيْنَ اْلإِمَامِ
وَ الْمُقْتَدِيِّ طَرِيقٌ عَامٌ- Që të
mos e ndajë imamin prej muktediut ndonjë rrugë frekuentive. Nëse
ndodhë që xhemati të bëjnë rreshta në rrugë dhe kështu të
bëhet lidhshmëria e rreshtave të xhematit, namazi i tillë është i
vlefshëm. Por nëse në mes rreshtave të xhematit gjendet ndonjë
mur, saqë xhemati që mbeten prapa murit nuk mund ta dëgjojnë
imamin, atëherë namazi i tyre konsiderohet i prishur. Po që se ka
mjete të smadhimit të zërit, atëherë namazi mund të vazhdohet dhe
konsiderohet i vlefshëm.
8.تَصِحُ الصَّلاَةُ مُقْتَدِيًّا عَلَى
سَطْحِ الْمَسْجِدِ الَّذِي يُصَلِّي
إِمَامُهُ إِذَا كَانَ يُعْلِمُ
بِتَنَقُّلاَتِهِ وَ لَوْ مِنْ صَوْتِ
الْمُبَلِّغِ- Namazi është i vlefshëm kur muktediu falet
në sipërfaqen e jashtme të xhamisë më kusht, që zëri i imamit
të dëgjohet nga ana e muktediut.
9.إِذَا اشْتَدَّ الزِّحَامُ فِي
الْمَسْجِدِ أَمْكَنَ لِلْمُصَلِّيِّ
الَّذِي لاَ يَجِدُ مَكَانًا يَسْجُدُ
فِيهِ أَنْ يَسْجُدَ عَلَى ظَهْرِ
الْمُصَلِّيِّ أَمَامَهُ إِذَا كَانَ
يُصَلِّي نَفْسَ صَلاَتِهِ – Kur ndodhë të
jenë grumbulluar një numër i madh i xhematit, i lejohet muktediut
të bëjë sexhde në shpinë të muktediut tjetër me kusht, që
namazi i xhematit të jetë i rangut të njëjtë.
Shënim:
Namazi është i vlefshëm po që se imami është me tejmum e muktediu
është me abdest, po ashtu, kur ndodhë që imami t'i ketë larë
kembët, ndërsa muktediu i ka dhënë mes’h këmbëve, namazi në
këtë rast është i vlefshëm.
Namazi konsiderohet i vlefshëm edhe kur imami është udhëtar e
muktediu vendas, por është e rekomanduar që imami ta lajmërojë
muktediun se është udhëtar dhe se do të japë selam në rekatin e
dytë në mënyrë që muktediu të ketë mundësi për të vazhduar
rekatet e tjerë vetmas. Po ashtu, namazi është i vlefshëm kur
ndodhë që imami të jetë vendas e muktediu udhëtar, por, në këtë
rast muktediu edhepse është udhëtar duhet t’i bashkohet imamit
deri në fund dhe nuk duhet ta shkurtojë namazin.
Lejohet që muktediu të falet pas imamit i cili është i sëmurë dhe
nuk mund të qëndrojë në këmbë por falet ulur. Po ashtu lejohet
që muktediu të falët prapa imamit i cili konsiderohet fasik, f.v.,
pi alkool; merret me kamatë etj. pavarësisht prej asaj se ai
konsiderohet mëkatar.
Nuk lejohet që muktediu i cili nuk është sahibi udhër të falet
prapa atij që është sahibi udhër , ndërsa, lejohet që sahibi
udhëri të falët para atij që nuk është sahibi udhër. Po ashtu,
lejohet të falët sahibi udhëri para atij që është sahibi udhër.

Disa veprime të muktediut kur është duke u falur me imam

Muktediu mund të jetë: mudrik, lahik dhe mesbuk.
Mudrik: konsiderohet ai musali i cili e ka arritur namazin prej
fillimit me imamin dhe e ka vazhduar deri në fund.
Lahik: është ai musali i cili e ka arritur namazin prej fillimit me
imamin, por e ka ndërprerë namazin për ndonjë shkak të
justifikueshëm, pastaj, prap i është bashkuar imamit, por, kur t’i
bashkohet imamit i plotëson vetëm ato rekate që i kanë mbetur prej
momentit kur e ka ndërprerë namazin, ndërsa ato që i ka falur me
imamin nuk i plotëson.
Mesbuk: konsiderohet ai musali i cili është vonuar, por e ka arritur
imamin se paku pa dhënë selam. Ky do t’i plotësojë ato rekate që
i kanë kaluar pa i falur.
Si veprime të muktediut mund të përmendim:
1. Kur musaliu hyn në xhami por ikameti për t'u falur farzi është
bërë, ose, është duke u bërë, në këtë rast musaliu duhet t'i
bashkohet xhematit, e jo të filloj faljen e ndonjë sunneti. Nga ky
rregull bënë përjashtim vetëm sunneti i sabahut që, nëse musaliu
mendon se mund ta arrijë imamin pa e përfunduar farzin, do të
fillojë të falë sunnetin, e nëse frikësohet se nuk mund ta
arrijë, atëherë, menjëherë i bashkohet xhematit.
2. Kur muktediu hyn në namaz ndërkohë që imami ka filluar
leximin, atëherë muktediu e ka për obligim të heshtë dhe të mos
lexojë as subhaneken.
3. Po që se muktediu e zë imamin në ruku, ai duhet të drejtohet
në saff, të bëjë tekbirin fillestar e pastaj të shkojë në ruku
dhe nëse e arrin imamin në ruku veç e ka arritur rekatin.
4. Kur ndodhë që muktediu të jetë mesbuk ai duhet ta bëjë
tekbirin fillestar e pastaj të shkojë për t’iu bashkuar imamit.
5. Është mekruh, që nëse musaliu është vonuar dhe kur sheh se
xhemati është formuar të vrapojë sepse në këtë rast mund të
shkaktojë huti në mesin e xhematit. Rekomandohet që kur të arrijë
për të hyrë në xhemat, edhe nëse jemi vonuar, duhet të ecim në
mënyrë të qetë qoftë edhe nëse kalon rekati. Mu për këtë
Pejgamberi s.a.w.s. ka thënë:
إِذَا أُقِيمَتِ الصَّلاَةُ فَلاَ
تَأْتُوهَا تَسْعَوْنَ وَائْتُوهَا
تَمْشُونَ
وَ عَلَيْكُمُ السَّكِينَةُ فَمَا
أَدْرَكْتُمْ فَصَلُّوا وَ مَا
فَاتَكُمْ فَأَتِمُّوا
“Kur të bëhet ikameti për t'u falur namazi, mos shkoni duke
vrapuar, por shkoni duke ecur dhe të jeni të qetë (gjatë ecjes),
atë çka e arrini prej rekateve faleni, e atë që iu ka kaluar pa e
falur plotësojeni.”
6. Kur të arrijë musaliu dhe e gjenë imamin ulur në sexhde, ose
duke shkuar në sexhde, ai duhet ta bëjë tekbirin fillestar e pastaj
të shkojë duke bërë tekbir për t’iu bashkuar imamit aty ku e ka
zënë. Për këtë veprim të tillë ka shpërblim edhepse rekatin nuk
e ka arritur.
7. Kur ndodhë që musaliu e ka zënë imamin në ruku, por imami
ngirhet ende pa thënë musaliu subhane rabijjel adhim, në këtë rast
musaliu do ta ndjekë imamin dhe nuk do të ndalet për të thënë
subhane rabijel adhim, ngase ndjekja e imamit është vaxhib, e thënia
subhane rabbijel adhim është sunnet.
8. Po që se imami ngrihet apo jep selam para se muktediu të lexojë
teshehudin, i tilli duhet ta lexojë teshehudin dhe pastaj ta ndjekë
imamin, dhe nuk duhet t’i lexojë në këtë rast as salavatet e as
duatë, sepse leximi i këtyre është sunnet e ndjekja e imamit
është vaxhib.
9. Kur imami bën sehvi sexhde edhe muktediu duhet të bëjë sehvi
sexhde, pavarësisht nëse muktediu e di arsyen e të bërit sehvi
sexhde apo jo.
10. Kur ndodhë që imami duke lexuar ndalet dhe nuk i kujtohet se
çka të lexojë në vazhdim, muktediu ka të drejtë t'ia rikujtojë
leximin, por, nëse imami ka lexuar aq sa mjafton për t’u kryer
rukni, nuk ka nevojë rikujtimi por imami duhet të shkojë në ruku
dhe të vazhdojë namazin në mënyrë normale.
11. Po që se imami jep selam, muktediu që është mesbuk duhet t'i
plotësojë rekatet e mbetura menjëherë pasi imami të ketë dhënë
selam. Kur ndodhë që mesbuki të ketë falur rekatin e tretë dhe të
katërt me imam, i tilli, kur të ngrihet për t'i plotësuar dy
rekatet e mbetura duhet të lexojë fatihanë dhe suren.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages