PSE E TERE KJO? DERI KUR KESHTU?

10 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 7:33:20 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
PSE E TERE KJO? DERI KUR KESHTU?
Ishte ditë vere, veç sa kishte kaluar mesdita. Më dukej se rrezet e
diellit kishin hyrë në çdo shtepi. Donin që ti gëzonin njerzit,
t'ua ngrohnin zemrat e tyre. Kishte të atill që mezi i kishin
pritur që të kaloj dimri i ftohtë e i mërzitshëm se ndoshta nuk
kishin dru për tu ngrohur. Ndër më të gëzuarit më dukej se ishin
fëmijët që luanin e luanin, thuase nuk dinin gjë tjetër se çka
të bënin.
Unë në dhomën time ka kohë që isha mbyllur dhe rrija duke
menduar.
Mendoja për familjen time, për popullin tim, por ndosht edhe për
tërë njerzin.
Ku do të jemi neser? Pyetje që ndoshta kërkon shumë kohë për
t'iu përgjigjur.
Pse nuk jemi të gjithë të dashur e të afërt për njeri tjetrin?
Pse ia dëshirojm të keqën? A nuk është edhe ai njeri sikur ne? A
nuk ka familje nënë, grua apo fëmij që do të mbesin jetima? A mos
vallë Allahu xh.sh. kështu na ka obliguar që ta urrejm njeri
tjetrin? Apo ndoshta ai kështu dëshiron?
Deri kur njeriu do të jetoj i lumtur vetëm duke e parë se si
vëllau i tij vdes nga uria.
Për këto vepra ç'njerzore fajtor jemi vetë. Shpërblimi na takon
neve si në këtë botë ashtu edhe në Ahiret.
Allahu xh.sh. është Ai që na krijoi. Na dhuroi çdo të mirë të
kësaj bote.
Për të na e bërë më të kuptuar çdo gjë na i dërgoi librat e
shenjëta, pejgamberët. Na e dërgoi Kur'anin si ligjë për tërë
njerëzin, libër që duhet të lexohet çdo ditë e të iu bëhemi
shoku më i ngushtë në jetë. Në çdo kohë mbështetjen duhet ta
kemi në të. Në të i gjejmë gjërat që na takojn ti gëzojm por
edhe ato që është mëkat ti veprojm. E ne kur kemi mundësi të
mendojm, të logjikojm pse gjithëher shkojm nga e kundërta. E gjatë
tërë jetës e mohojn fjalën e Allahut xh.sh.
Ah, sikur të bëhemi të gjithë besimtarë e të dashur ndaj njeri
tjetrit. Të bëhemi të devotshëm në rrugën e Allahut xh.sh.
Ndoshta vetëm atëher do të mbizotroj paqa në çdo vend.
Mos harroni se "Zoti nuk gjykon sipas dukjes dhe shtatit tonë, por
Ai shiqon në zemrat tona dhe i shqyrton veprat tona" dhe se "Ai i
cili i dorzohet krejtësisht Allahut, por që është edhe bamirës,
është kapur për lidhjen më të fortë"
Përfundimi i të gjitha çështjeve i takon vetëm Allahut xh.sh.


Ganimete Shala

studente

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 7:33:21 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages