Përgatitja për namaz
Ekzistojnë dhe kërkohen shumë çështje lidhur me përgatitjen për
të hyr në namaz. Mirëpo sa për shembull mund ti përmendim këto:
a) Përsëritja e ezanit s’bashku me muezzinin; Transmetohet nga Ebu
Seid el Hudriu r. a. se Pejgamberi a. s. ka thënë: “Kur të
dëgjoni thirrjen e muezzinit për namaz, përsëritni edhe ju thëniet
e tija” . Dhe kur muezzini të thotë < hajje ala’s’salah dhe
hajje ala’l’felah, ejani në namaz, ejani në shpëtim> thuhet: La
havle ve la kuvete il-la bil-lah, nuk ka fuqi dhe madhëri tjetër
përveç All-llahut .
b) Leximi i duasë pas ezanit e cila është sunnet;
“All-llahumme Rabbe hadhihi’d da’veti’t tammeti ve’s
salati’l kaimeti âti Muhammedeni’l vesilete ve’l fedilete
ve’bath-hu mekamen mahmudeni’l-ledhi vend-teh” që donë të
thotë: “O All-llah, Zot i kësaj thirrjeje të plot dhe i namazit i
cili do të falet, dhuroi Muhammedit ndërmjetimin dhe begatinë dhe
lartësoje atë në vendin e lavdishëm të cilin ia ke premtuar
(mekami mahmud)” . Në një transmetim tjetër ekziston thënia:
“İnneke la tuhlifu’l miâd” që donë të thotë: “Me të
vërtetë Ti nuk e thyen premtimin”. Bin Bazi lidhur me pjesën e
dytë të hadithit thotë se senedi i kësaj është hasen – i mirë.
Përveç kësaj ka edhe shtesa tjera në ketë lutje të cilat nuk
kanë bazë dhe janë bid’at, si: “ved’derexhete’l alilete’r
refiah”, “nerxhu shefaate” apo “ ve’rzukna shefaatehu jevmel
kijameh”. Sepse lutjet e Pejgamberit (të vërtetat) janë për të
iu afruar Allahut.
c) Lutja në mes ezanit dhe ikametit; lidhur me këtë Pejgamberi ka
thënë: “Nuk e refuzon Allahu lutjen e cila bëhet në mes ezanit
dhe ikametit”
ç) Marrja e abdesin me përpikëri; në fillim është sunnet të
themi Bismil-lah dhe ne fund të lexohet kjo lutje: “Dëshmoj se
All-llahu është Një i vetëm dhe nuk ka shoq, po ashtu dëshmoj se
Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij” . Këndimi i besmeles në
fillim të marrjes së abdesit edhe pse është sunnet, shumë pak
njerëz këtë e praktikojnë, mirëpo Pejgamberi për këtë ka
thënë: “Nuk ka abdest ai i cili nuk fillon me të përmendurit e
emrit të Allahut” . (Këtu bëjnë përjashtim ata të cilët e
harrojnë. Përkthyesi) Në një transmetim tjetër: “Filloni abdesin
me Bismil-lah” . Pastaj hadithi: “O Zot! Më bën mua prej atyre
që pendohen dhe pastrohen” .
d) Përdorimi i misvakit; Me keqardhje shprehemi se përdorimi i
misvakut në mesin e dijetareve mysliman është një sunnet i
braktisur, mirëpo duhet ditur se lidhur me këtë çështje ka afro
100 transmetime të haditheve. Pastrimi i dhëmbëve mund të bëhet
edhe me brushë apo diç tjetër, mirëpo bartja me vete e këtyre në
namaz apo gjatë marrjes abdest nuk është praktike. Pejgamberi a. s.
urdhëron: “Po të mos kisha frikë se do i mundoja myslimanet, do i
urdhëroja për përdorimin e misvakut në çdo namaz” . Misvaku nuk
është vetëm për abdest apo namaz, por atë duhet ta kemi në çdo
qastë dhe ta bëjmë adet bartjen e tij, sepse Aisheja r. anha ka
thënë: “Puna e parë të cilën e ka vepruar Pejgamberi a. s. kur
ka hyr në shtëpi është pastrimi i dhëmbëve me misvak” . Në
këtë mënyrë pra, goja jonë do të jetë e pastër dhe do ketë
një erë të mirë, sepse pak më vonë do fillojmë leximin e
Kur’anit (kur të fillojmë namazin), sepse Pejgamberi ka urdhëruar:
“Pastroni gojët e juaja për Kur’anin” .
e) Veshja e rrobave te bukura dhe pastra; Në lidhje me këtë Allahu
thotë: “O bijtë e Ademit vishuni bukur për çdo namaz (lutje)” .
Allahu është Ai i cili e meriton që për të të zbukurohemi,
njashtu veshja e rrobave të mira dhe përdorimi i erës e qetëson
edhe trurin, kurse rrobat e punës apo fjetjes nuk ndikojnë mirë në
tru.
f) Të jen rrobat dhe vendi i pastër për namaz; Transmetohet nga Ebu
Said el-Hudriu r. a. se Pejgamberi a. s. ka thënë: “E gjithë
sipërfaqja e tokës është xhami përveç varrezave dhe
banjave-hamameve” . Ndalimi i faljes së namazit në varreza është
frika nga shirku, sepse në shumë vende të botes janë përhapur
varrperestet apo me një thënie tjetër adhuruesit e varrezave. Në
momentet e vështira dhe kritike, është shirk që të kërkohet
ndihmë nga ndokush tjetër përveç Allahut, ti bëhet dua dikujt
tjetër apo edhe ti mbështetet dikujt tjetër. Shkaku i ndalimit të
faljes së namazit nëpër hamame është se ato janë vende të pa
pastra. Në këtë kontekst përveç hamameve hyjnë edhe vendet tjera
ku kryhet nevoja. Ka edhe vende tjera përveç këtyre dy vendeve ku
është e ndaluar falja e namazit. Dhe nuk duhet të futemi në mendime
apo vesvese për vendin se a është i pastër për namaz apo jo.
- Të dilet me kohë nga shtëpia; sepse transmetohet nga Ebu Umame se
Pejgamberi ka thëne: “Ai i cili del nga shtëpia e tij me qellim të
faljes se një namazi farz në xhami merr sevape sikurse ai i cili
është veshur me ihram dhe shkon në haxh” . Nga ky hadith kuptohet
se marrja e abdestit në shtëpi është më mirë.
- Të shkohet në xhami dalëngadalë dhe me kujdes; sepse transmetohet
nga Ebu Hurejre se Pejgamberi a. s. ka thënë: “Mos vraponi gjatë
shkuarjes në xhami, por shkoni me kujdes. Pjesën e namazit të cilën
e arrini falne (me xhemat) kurse pjesën tjetër e plotësoni (në
vete)” .
- Të mos i kërcasim gishtat .
- Ta presim namazin; transmetohet nga Ebu Hurejre se Pejgamberi të
ketë thënë: “Nëse ka diçka që juve ju mbraps për te shkuar
pran familjes suaj, e nëse ky është namazi të cilin ju e pritni
(për ta falur), ai llogaritet se është në namaz gjatë asaj kohe
kur pret” .
g) Të drejtohen rreshtat/sajfat; transmetohet se Pejgamberi në lidhje
me këtë ka thënë: “Drejtoni sajfat, sepse drejtimi i tyre është
pjesë nga namazit” .
- Të mos lihet hapësirë në mes; sepse në atë hapësirë depërton
shejtani. Për këtë Pejgamberi ka thënë: “Pasha Atë i cili e ka
në dorë shpirtin tim, po e shoh një shejtan i cili endet në mes të
sajfave juaja sikur një dele e zezë” . Pejgamberi a. s. shumë
shpesh i këshillonte sahabet që ti renditin rreshtat gjatë namazit.
Për këtë shkak, sahabet kur falnin namazin i bashkonin shpatullat
dhe këmbët. Për këtë Enesi r. a. thotë: “Çdo kush nga ne
shpatullat dhe këmbët e veta i bashkonte/mbështeste për shpatullat
dhe këmbët e tjetrit” . Po ashtu këtë e transmeton edhe Nu’man
b. Beshiri .
Përktheu: Zymer RAMADANI
Vërejtje: Ky artikull është shkëputur nga një broshurë e cila
shpjegon 33 shkaqe të cilat sigurojnë qetësinë dhe lumturinë në
namaz nga autori: Muhammed Salil el-Munexh-xhid. Në të ardhmen do
vijojnë shkaqet tjera