Arsyet të cilat lejojnë që namazi të falet më vonë
Rastet kur musaliu ka të drejtë për të vonuar faljen e ndonjë
namazi dhe që të mos konsiderohet mëkatar janë:
1. Arsyet të cilat shkaktohen jo nga vullneti i musaliut si, f.v.,
gjumi, alivanosja, harresa etj.
2. Arsyet që shkaktohen jo nga vullneti por janë të natyrshme, si
f.v., sëmundja e papritur, luftimet në luftë, operimi i domosdoshëm
nga ana e mjekut etj.
Arsyet që namazi të mos jetë obligim për shkak të çmendurisë,
alivanosjes dhe dobësimit fizik
Nëse musaliun e ka goditur çmenduria apo alivanosja dhe të ngjashme;
dhe kjo gjendje zgjatë aq sa të kalojnë gjashtë kohë të namazit,
i tilli kur të përmendet nuk duhet bërë kaza namazet që i kanë
mbetur pa falur gjatë kësaj gjendje. E nësë ndodhë që gjatë
kësaj gjendje musaliut t'i kalojnë pesë kohë a më pak, i tilli kur
të përmendet duhet t’i bëjë kaza namazet e tilla.
Shënim:
Nëse ndodhë që njeriu ta humbë vetëdijen me gjëra të ndaluara,
siç është alkooli, ai obligohet me kaza. Po ashtu është obligim
falja e namazit kaza për atë që nuk është në gjendje të mirë
psikike si pasojë e barërave të lejuara. Gjithashtu femra nuk
obligohet për t'i bërë kaza namazet e mbetura për shkak të
menstruacioneve (hajz)dhe gjakderdhjes së lehonisë (nifas) . Kaza nuk
kërkohet të bëhet namazi edhe nga personi i cili është bërë
renegat (murted) ngase i tilli e merr normën e atij që konsiderohet
pabesimtarë (kafir).
Namazet të cilat duhet të bëhen kaza
Namazet që duhet të bëhen kaza janë pesë kohët e namazit, namazi
i vitrit dhe namazet që musaliu ia ka bërë obligim vetes duke bërë
besatim (nedher).
Ai që ka qenë duke falur namaze nafile dhe për një moment e ka
prishur, e ka vaxhib për ta bërë kaza. Namazet sunnete nuk bëhen
kaza, përveç sunnetit të sabahut i cili ka mundësi të bëhet kaza
nëse dëshiron musaliu.
Namazi i bajrameve dhe i xhenazes nuk bëhet kaza.
Si dhe kur bëhën kaza namazet
Namazi i cili ka kaluar pa u falur duhet të bëhet kaza, f.v., nëse
musaliut i kalon pa e falur ndonjë namaz duke qenë udhëtar duhet ta
e bëjë kaza si namaz i udhëtarit edhe nëse është vendas-mukim,
apo anasjelltas. Namazet kaza lejohet të falen në cilën do kohë,
përveç në kohët kur të falurit është ¬mekruhi tahrimen, në të
cilat kohë nuk lejohet të bëhet kaza asnjë namaz.
Sahibu tertibi dhe të bërit kaza
Sahibi tertib konsiderohet ai person i cili e ka falur vazhdimisht
namazin qysh prej kohës kur i është bërë obligim namazi. Të
tillit, kur i ndodhë që ndonjë namaz t'i ketë kaluar pa e falur,
kur të bëjë kaza, duhet falur namazin që ka kaluar, e pastaj
namazin e kohës.
Sahibi tertibi e humb tertibin në namaz për këto shkaqe:
1. Po që se namazet të cilat i kanë kaluar pa i falë janë gjashtë
namaze njëra pas tjetrës. Si psh. i ka mbetur pa e falur sabahu,
dreka, ikindia, akshami, jacia dhe sabahu.
2. Nëse harron të falë namazin e pa falur para namazit të cili i ka
hyrë koha, si f.v., i ka mbetur pa falur dreka, dhe ky duke harruar se
nuk e ka falur drekën, e falë ikindinë, atëherë në këtë rast e
humb të drejtën e tertibit.
3. Kur i ngushtohet koha për t’i bërë kaza namazet e mbetura,
para se të hyjë koha e namazit eda.
Shënim: Personi i cili nuk është sahibi tertib kur të bëjë kaza
namazin e pa falur, duhet që së pari të falë njëherë namazin e
kohës e pastaj namazin e mbetur, si p.sh., nëse i ka kaluar namazi i
drekës dhe ka hyrë koha e ikindisë, ai së pari duhet falur
ikindinë e pastaj namazin e drekës. Ky rregull nuk vlen për atë që
është sahibi tertib.
Të bërit kaza ato namaze kur nuk u dihet numri
Atij personi të cilit i kanë mbetur shumë namaze pa i falur dhe nuk
është në gjendje ta përcaktojë numrin e namazeve të mbetura,
obligohet që të falë kaza derisa të bindet se i ka plotësuar
namazet e mbetura.
Sa i përketë mënyrës së nijjetit, musaliu në këtë rast ka
mundësinë e zgjedhjes, ose të bëjë nijjet që të falë, f.v.,
ikindinë e parë që i ka mbetur pa e falur, ose të bëjë nijjet të
falë ikindinë e fundit që i ka mbetur pa e falur.