Behar Beqiri
unread,Dec 25, 2006, 8:08:19 PM12/25/06Sign in to reply to author
Sign in to forward
You do not have permission to delete messages in this group
Either email addresses are anonymous for this group or you need the view member email addresses permission to view the original message
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
NAMAZI NË ANIJE, TREN, AEROPLAN, AUTOBUS DHE HIPUR MBI KALI APO DEVE
الصَّلاَةُ فِي السَّفِينَةِ وَ فِي
الْقِطَارِ وَ فِي الطَّائِرَةِ وَ
عَلَى الْفَرَسِ أَوِ الْجَمَلِ
Nuk lejohet që në namazet farze e vaxhibe të lëshohet qëndrimi
në këmbë (kijami), përveç kur ka arsye të justifikueshme sipas
Sheriatit. Personi i cili është hipur mbi shtazë apo në ndonjë
mjet udhëtimi, si f.v., tren, anije etj. duhet të zbresë dhe ta
falë namazin duke i plotësuar të gjitha shartet dhe ruknet e
namazit. Por kur ndodhë që musaliu nuk mund të zbresë nga shtaza
apo mjeti i udhëtimit, ai do të falet hipur si në shtazë apo në
mjet. F.v. kalorsi do të falet hipur mbi shtazë nëse ka frikë se
pasi të zbresë nuk do të mund të hipë për shkak të ashpërsisë
së shtazës, ka frikë nga hajnat apo huliganët që i paraqesin
rrezik për vete, plaçkat apo kalin (devenë, gomarin etj.), nga frika
prej egërsirave ose nga balta e madhe.
Sa i përket namazit në anije, tren, autobus, aeroplan etj. namazi do
të falet ashtu si mundet. Po që se në këto mjete ka mundësi të
falet në këmbë duhet doemos të falet në këmbë, e nëse nuk ka
mundësi, do të falet ulur. Musaliu në tren, anije etj. është i
detyruar të kthehet drejt kibles nëse i jepet mundësia, e po që se
ndodhë që duke u falur, anija, treni etj. ndërrojnë drejtimin,
musaliu duke u falur do të kthehet prap nga kibla, e nëse ndodhë që
nuk mund të drejtohet nga kibla i tilli do të falet nga cila anë të
mundet.