NAMAZI I TË SËMURIT

301 views
Skip to first unread message

Behar Beqiri

unread,
Dec 25, 2006, 8:08:43 PM12/25/06
to Forumi i të Rinjve Muslimanë
NAMAZI I TË SËMURIT
صَلاَةُ الْمَرِيضِ
Sëmundja është një proces që e godet njeriun dhe ndikon në
plogështinë e fuqisë fizike të tij. Allahu xh.sh. me vendosjen e
rregullave të fesë ka përcaktuar se mukelefi nuk është i
stërngarkuar, por kur ndodhë që njeriu të ketë arsye të
justifikueshme sipas Sheriatit, atëherë vijnë në shprehje
lehtësimet nga Ligjdhënësi i vetëm- Allahu xh.sh.
Para se të hyhet në shpjegimin e namazit të të sëmurit do t’i
përmendim disa rregulla që kanë të bëjnë më të sëmurin, ato
janë:
1. Kur mukel-lefi merr abdest, por, ndonjë pjesë e trupit do të
dëmtohet apo do t’i keqësohet gjendja, atëherë i tilli në këtë
rast vetëm do t’i japë mes’h asaj pjesë të trupit. E nëse edhe
dhënia mes’h e dëmton, atëherë nuk duhet dhënë fare mes’h.
2. Kur t’i jepet mes’h vendit të sëmurë mjafton që dora të
jetë vetëm e lagur duke mos insistuar që uji të pikë nga dora.
3. Nëse ndodhë që i sëmuri duhet doemos të pastrohet, atëherë i
tilli nuk do t’i lagë pjesët e trupit që i ka të sëmura por
vetëm do t’u japë mes’h.
4. Kur ndodhë që i sëmuri nuk guxon të pastrojë trupin, sepse
nëse pastrohet do t’i keqësohet gjendja, i tilli nuk do të
pastrohet por vetëm do të marrë tejemum.
5. Nës ndodhë që të sëmurin nuk e dëmton përdorimi i ujit, por
dëmtohet nga lëvizjet për t’u pastruar apo për të marrë abdest,
do të marrë vetëm tejemum.
6. Nëse ndodhë që mukel-lefi e ka të thyer dorën apo ndonjë
pjesë tjetër të trupit, dhe e ka të mbështjellur me ndonjë
material që nuk e dëmton si, f.v., gipsi, lejohet që uji ta
përshkojë atë pjesë, pavarësisht nëse mukel-lefi merr abdest apo
pastrohet. Por, nëse ndodhë që e ka ndonjë material të cilin e
dëmton uji, atëherë mjafton vetëm dhënia mes’h, e nëse edhe
mes’hi e dëmton, atëherë nuk jepet as mes’h.
7. Nëse ndodhë që i sëmuri në plagën që ka, ka gjak të
mbledhur, dhe nëse e heq, do t'i dëmtohet plaga, i tilli do të
falet pa e hequr fare atë gjak të mbledhur. E nëse ndodhë që
largimi i gjakut nuk e dëmton plagën, por pas pastrimit paraqitet
gjaku sërish, edhe në këtë rast gjaku i mbledhur nuk duhet të
lahet e as të largohet.

Mënyra e të falurit nga i sëmuri

Kemi përmendur më lart se normat apo dispozitat e Sheriatit nuk janë
stërngarkesë dhe kur ndodhë që mukel-lefi nuk mund t’i zbatojë
ato për arsye të justifikueshme, atëherë vjen në shprehje
lehtësimi. Kur ndodhë që i sëmuri nuk mund të qëndrojë në
këmbë ose frikësohet që, nëse qëndron në këmbë do t’i
keqësohet sëmundja, i tilli ka të drejtë të falet ulur. I sëmuri,
kur falet ulur rukun do ta kryejë duke u kërrusur pak, ndërsa
sexhden do ta bëje normalisht. Po që se ndodhë që i sëmuri nuk
mund të bijë në sexhde, atëherë do të kërruset pak me tepër
për sexhde e pak më pak për ruku. Po nëse i sëmuri nuk mund të
qëndrojë as ulur, ai do të falet i shtrirë në krah apo i shtrirë
në shpinë, në krah është më e preferuar dhe këmbët duhet
drejtuar nga kibla pastaj do të falet duke e levizur kokën. Në
këtë rast është mustehab të ngrihen gjunjtë dhe po ashtu t’i
vendoset një jastëk nën kokë që të drejtojë fytyrën nga kibla.
Nëse i sëmuri nuk mund të bëjë lëvizje me kokë, atëherë nuk e
falë namazin por e le që ta bëjë kaza pasi t’i ketë kaluar
sëmundja, e po që se ndodhë që sëmundja t’i zgjasë aq sa t’i
kalojnë mbi pesë kohë të namazit pa i falur, i tilli, namazet e
kaluara nuk do t’i bëjë kaza.
Shënim: Nëse dikush është i sëmurë në atë gjendje sa që vetë
nuk është në gjendje të marrë abdest, as të lëvizë nga shtrati,
as t’i ndërrojë rrobat, e as të drejetohet nga kibla, i tilli,
sipas imam Ebu Hanifes r.a. duhet të marrë tejemum në vend të
abdestit apo pastrimit dhe të falet me ato rroba që i ka të veshura.
Ndërsa, sipas dy imamëve Ebu Jusufit dhe Muhammedit r.a., nëse ka
mundësi që dikush t’i ndihmojë të marrë abdest apo të
pastrohet, duhet të marrë abdest, të pastrohet dhe të falet, e
nëse nuk ka kush t'i ndihmojë, atëherë vetëm merr tejemum dhe
falet.

Reply all
Reply to author
Forward
0 new messages